Tag: parlamentare

  • Albana Vokshi denoncon korrupsionin qeveritar në Asamblenë Parlamentare te KE

    Albana Vokshi denoncon korrupsionin qeveritar në Asamblenë Parlamentare te KE

    Deputetja e PD, Albana Vokshi në Asamblenë Parlamentare te KE deklaron se”Korrupsioni në Shqipëri po vret përmes koncesioneve, PPP-ve dhe kontratave në Shëndetësi! Paratë shkojnë tek oligarkët dhe klientët e qeverisë”.
    Ndiq videon e plotë

  • Pas zgjedhjeve parlamentare, nis sot regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës

    Pas zgjedhjeve parlamentare, nis sot regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës

    Regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare fillon sot në Kuvendin e Kosovës, duke shënuar hapin e parë drejt konstituimit të legjislaturës së re. Sot do të regjistrohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.
    Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025. Në atë seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare. Regjistrimi i deputetëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për t’i dhënë kohë të gjithë anëtarëve të rinj të kryejnë procedurat zyrtare para se të fillojë puna legjislative.
    Nesër, e premte, do të regjistrohen deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, të hënën deputetët e koalicionit AAK-Nisma dhe ata nga radhët e pakicave. Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar më 8 prill kryetarët e partive politike në vend, lidhur me përgatitjet për seancën konstituive. Presidentja Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit, pasi Kosova mbajti zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt.

  • Eurodeputeti social demokrat: Pse Rama nuk do hetimet parlamentare, çfarë kërkon të fshehë?

    Eurodeputeti social demokrat: Pse Rama nuk do hetimet parlamentare, çfarë kërkon të fshehë?

    Eurodeputeti social demokrat: Pse Rama nuk do hetimet parlamentare, çfarë kërkon të fshehë?Në seancën dëgjimore për Shqipërinë mbajtur sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg eurodeputeti social demokrat, Sebastião Bugalho shprehu shqetësim pse qeveria nuk lejon hetimet parlamentare, kur ka shumë deputetë që duan ti bëjnë këto hetime.

    “Doja të bëja një ndërhyrje të vogël dhe e kuptoj shqetësimin e disa kolegëve këtu, për mbajtjen e kësaj seance para zgjedhjeve, por ne në fakt nuk jemi dy javë para zgjedhjeve, por më shumë se 1 muaj.

    Dua të them, dhe është ironike se, jemi kritikuar që po e mbajmë këtë takim para zgjedhjeve, por unë e di se disa anëtarë të këtij komisioni do të thonë se, nëse ne e mbajmë këtë takim pas zgjedhjeve, do të thonë se nuk e njohim rezultatin, dhe mbajtja e këtij takimi do të ishtë ndërhyrje.

    Nëse ne nuk do ta mbajmë këtë takim, pas para por as pas zgjedhjeve, atëherë kur do të mund ta mbanim? Asnjëherë!

    Zgjidhja për të mos kritikuar dhe po flas për deputetët jo anëtarë të këtij komisioni, është thjeshtë të mos flasin.

    Dy çështje të vogla.

    Është e njohur se qeveria aktuale nuk është në fanse e hetimit parlamentar dhe ka refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore. Dua të di nëse kjo është çështje principi, është një zakon, apo është diçka për të cilën ata nuk duan të flasin.

    Pse ata nuk duan hetime parlamentare, kur ka shumë deputetë që duan ti bëjnë këto hetime.

    Dhe pyetja e dytë e imja është për të gjithë ju folës këtu që marrin pjesë në këtë takim është e thjeshtë; sipas mendimi tuaj, Kremlini apo Uashingtoni janë më të interesuar që Shqipëria të mos jetë pjesë e BE-së që sot” deklaroi eurodeputeti Sebastião Bugalho

  • PE diskuton përgatitjen e “11 majit”, PS dhe PD me qëndrime të ndryshme për situatën para zgjedhjeve

    PE diskuton përgatitjen e “11 majit”, PS dhe PD me qëndrime të ndryshme për situatën para zgjedhjeve

    Komiteti i jashtëm i Parlamentit Europian ka diskutuar përreth 1 orë për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
    “Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm dhe mbetet e përkushtuar në qëllimin e saj për të përmbyllur negociatat për anëtarësim në vitin 2027. Por ka ende punë përpara, sidomos përsa i përket zbatimit të reformave që lidhen me kapitullin e themeloreve dhe shtetin ligjor. Ne gjithashtu vazhdojmë të shohim një polarizim të fortë në Shqipëri që qartësisht nuk ndihmon vendin”, tha Alberico Gambino, zv/kryetar i Komitetit të Jashtëm.
    Sipas kërkesës së europarlamentarëve, partitë politike dërguan në Bruksel dy përfaqësues nga shoqëritë civile dhe bota akademike, Partia Socialiste Gledis Gjipalin dhe Partia Demokratike Artan Hoxhën.

    “Situata në Shqipëri tani që jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare ka qenë në përgjithësi e qetë. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku ne kemi parë shumë kërcënime për bojkot apo ankesa për organizimin e zgjedhjeve. Mazhoranca, PS, po kërkon mandatin e 4 dhe po garon mbi premtimin për vazhdimin e reformave dhe bërjen gati të vendit për përfundimin e negociatave në 2027”, deklaroi Gledis Gjipali.
    Opozita e udhëhequr nga PD po garon me tezën e antikorrupsionit, një axhendë më populiste dhe e ndikuar nga fushata e Trump, pasi kanë punësuar edhe strategjistin kryesor të fushatës së Trump.
    “Pritshmëritë e mia janë negative, zgjedhjet e 2025 do të jenë më keq se ato të 2021. Kufijtë mes shtetit dhe partisë në pushtet janë zhdukur, krimi i organizuar ka mbështetur në zgjedhjet e kaluara fitoren e PS, sistemi i drejtësisë në zgjedhjet e kaluara ka dështuar të ndëshkojë krimin e organizuar dhe kjo do të inkurajojë që ata të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Artan Hoxha.
    Diskutimet e europarlamentarëve reflektuan aleancat që dy partitë e mëdha kanë në Bruksel, përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane mbrojtën tezat e PD, ndërsa të majtët në Parlamentin Evropian interesat e PS.
    “Ne po flasim për një situatë shumë të polarizuar dhe ne po sjellim këtu këtë polarizim. Kjo nuk ndihmon marrëdhëniet e Parlamentit dhe Bashkimit Evropian me vendin. Kur e diskutuam këtë seancë kolegët insistuan që ti japin një zë opozitës dhe e mbaj mend që thashë ne nuk jemi vendi për debatin e brendshëm politik, ne jemi Bashkimi Evropian. Dhe kolegu mori atë që donte ekzaktësisht, i dha zë opozitës. Ne ramë dakord të kishim këtu akademikë dhe pamë qëndrime shumë politike. Dhe unë do u bëja apel kolegëve, ju lutem frenohuni të mos përfshiheni në debate përpara zgjedhjeve”, u shpreh N.Sanchez Amor.
    “Bazuar edhe mbi diskutimet sot, unë do doja të shprehja shqetësimin tim të thellë për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare. Nëse ka shqetësime serioze, ne nuk duhet t’i neglizhojmë ato, edhe pse social-demokratët duan të bëjnë kështu. A duhet të ndihmojmë Shqipërinë t’i shmangë disa gabime apo duhet të shqetësohemi pasi ato të ndodhin? Ne duhet të diskutojmë dhe të vëzhgojmë fushatën elektorale dhe zgjedhjet nga afër, pasi ka pasur probleme në zgjedhjet e kaluara. Blerja e votës, manipulimi i listës së votuesve dhe abuzimi me burimet shtetërore nuk janë gjëra të reja për Partinë Socialiste në pushtet. Për një vend kandidat për në BE, nuk është kjo mënyra si zhvillohen zgjedhjet”, tha Riho Terras.
    Kërkesa për seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian u bë nga Partia Demokratike, e cila kërkon të ndërgjegjësojë faktorin ndërkombëtar për zgjedhjet e 11 majit.
    /vizionplus.tv

  • Në prag të zgjedhjeve, zbulohet ‘risia’ e Partisë Socialiste në çeljen e fushatës elektorale

    Në prag të zgjedhjeve, zbulohet ‘risia’ e Partisë Socialiste në çeljen e fushatës elektorale

    Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke se kanë nisur ethet për partitë plitike. PS kësaj here duket se ka gati strategjinë për të çelur zyrtarisht fushatën elektorale me 11 Prill, duke sjellë një risi krahasuar me zgjedhjet e shkuara parlamentare. Sipas burimeve të gazetarit Top Channel, Muhamed Veliu mësohet se se fushata zgjedhore këtë vit do të hapet krejt ndryshe.
    Në datën 11 Prill, që shënon edhe ditën e parë të çeljes së fushatës, Partia Socialiste ka vendosur të zhvillojë jo një miting të madh hapës siç jemi mësuar të shohim ne çdo fushatë zgjedhore, por 12 evente në çdo qark të Shqipërisë paralelisht ku fokusi do të jetë gruaja. Bëhet me dije se në aktivitetet do të flasin përfaqësuese gra nga çdo qark dhe në fund do të jetë kryeministri Edi Rama që do të përshëndesë elektoratin.

  • Përfaqësuesit e OSBE takim me Berishën, në fokus zgjedhjet e 11 Majit

    Përfaqësuesit e OSBE takim me Berishën, në fokus zgjedhjet e 11 Majit

    Përfaqësuesit e OSBE

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR në selinë blu. Takimi mes tyre, po zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
    Ndërsa, një ditë më parë përfaqësuesit të vëzhgimit u takuan me përfaqësues të Partisë së Lirisë. Pjesë e diskutimeve janë problemet apo shqetësimet që kanë forcat politike për zgjedhjet parlamentare.
    OSBE-ODIHIR do të ketë 300 vëzhgues në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare, ndërsa 26 prej tyre do të qëndrojnë për një periudhë të gjatë për të vëzhguar si zbatohen rekomandimet e ODIHR./ZËRI

  • Berisha nga Strasburgu: Mora garanci të plota për vëzhgimin e hollësishëm të zgjedhjeve! Narkoshteti i Ramës rrezikon Europën

    Berisha nga Strasburgu: Mora garanci të plota për vëzhgimin e hollësishëm të zgjedhjeve! Narkoshteti i Ramës rrezikon Europën

    Duke folur për mediat pas takimeve të shumta në Strasburg, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se, ka marrë garanci të plota nga grupet parlamentare të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, për dërgimin e delegacioneve me qëllim mbikëqyrjen e zgjedhjeve të 11 majit.

    Gjatë këtyre takimeve, Berisha u shpreh se ka informuar ndërkombëtarët për rrezikun e madhe që paraqet narkoshteti i Edi Ramës jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë Europën. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Pyetje: Keni pasur disa takime në Asamblenë Parlamente të Këshillit të Europës. Keni mbajtur dy fjalime, në dy grupe parlamentare të ndryshme. A ishin të informuar për situatën dhe për atë që ndodh në Shqipëri, gjatë këtyre takimeve informale, përveç fjalës tuaj të hapur.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Sali Berisha: Nuk mund të them se ishin të informuar, por natyrisht krejtësisht pa informacion nuk ishin. Megjithatë, kjo për mua ishte një ditë shumë e rëndësishme, ku pata mundësinë të paraqes gjerësisht, para një audience të gjerë, para dy grupeve parlamentare dhe të disa delegacioneve, të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, dhe të grupit parlamentar të Konservatorëve dhe Patriotëve Europian, të takohem me disa delegacione, siç ishte delegacioni i Suedisë, i Greqisë, delegacioni i Italisë.

    Të takoj në një takim të veçantë dhe shumë të rëndësishëm me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Theodoros Roussopoulos dhe takime të tjera pastaj me miq. Mendoj se ekspozeja dhe paraqitja e situatës, e një Shqipërie që në 30 vjetorin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës është kthyer në një narkoshtet që përbën rrezik jo vetëm për qytetarët e vet, por për rajonin dhe Europën. Kishte një rëndësi shumë të madhe për vendin, kishte një rëndësi shumë të madhe për të ardhmen e Shqipërisë.

    Faktet janë aq kokëforta dhe aq bindëse sa që, mund të them siç u pa dhe pata fatin gjatë ditës të marr përshtypje falënderuese dhe falënderim për ekspozetë që paraqita në këto dy grupe parlamentare dhe në delegacionet e vendeve anëtare që takova.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Qëllimi kryesor ishte të zgjoja vëmendjen e madhe që duhet të tregojnë për zgjedhjet dhe mora garanci të plotë se, përfaqësuesit e këtyre grupeve do të jetë të pranishëm dhe me interesin më të madh për vëzhgimin më të hollësishëm të zgjedhjeve të ardhshme. I njohja me gjithë mekanizmat që ka krijuar Edi Rama. Arrestimin e liderëve të opozitës vitin elektoral, etj., etj., kështu që them se u bë një punë shumë e mirë.

    Pyetje: Ju më herët keni denoncuar faktin se Edi Rama i keqinformon europianët. A ka ndryshuar kjo situatë tashmë.

    Sali Berisha: Kjo situatë po ndryshon, them se po ndryshon, nuk mund të them se ka ndryshuar plotësisht, sepse ju e patë edhe në takimin e fundit që pata, njerëzit mbetën të habitur nga ato që dëgjonin. Kjo situatë ndryshon. Ajo që është shumë e rëndësishme është se, nuk është më një situatë e mbuluar nga heshtja, nga censura, nga terri. E thashë dhe në takimin e fundit, janë përpjekur shumë ta izolojnë PD-në dhe të mbulojnë të gjithë këtë veprimtari të Edi Ramës. Por tani kjo ka marrë fund. Gjërat po dalin në dritën e diellit dhe po kuptohet shumë mirë se ç’përfaqëson regjimi i Tiranës.

  • Takimet në Strasburg/ Berisha: Isha zëri i shqiptarëve në Këshillin e Europës pas atij skandali ndërkombëtar të Ramës

    Takimet në Strasburg/ Berisha: Isha zëri i shqiptarëve në Këshillin e Europës pas atij skandali ndërkombëtar të Ramës

    Kreu i PD, Sali Berisha ka zbuluar detaje mbi vizitën e tij në Strasburg në Këshillin e Evropës.Në një konferencë për media, Berisha thotë se i informoi përfaqësuesit e lartë të KiE për “regjimin e Edi Ramës dhe narko shtetin në Shqipëri”.
    Ai thotë se ka qenë zëri i të gjithë shqiptarëve në Këshillin e Evropës, gjë që sipas tij ka munguar prej vitesh.“U ktheva nga një udhëtim, qëndrim dhe vizitë njëditore në Strasburg, i ftuar nga grupi i Partisë Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por edhe grupi i demokratëve konservatorë në këtë asamble, për të shkëmbyer mendime për gjendjen në Shqipëri.
    Në këtë vizitë, u prita në një takim të veçantë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rusopulos. U takova në takime të veçanta me delegacionin parlamentar në këtë asamble të Italisë, Suedisë, Greqisë.
    Zhvillova një takim të veçantë në komitetin prestigjioz të antitorturës në këtë institucion. Takova zyrtarë dhe miq të shumtë. Në karrierën time politike, ky institucion është institucioni i parë që unë kam vizituar si President Republike.Këshilli i Europës është institucioni më i vjetër evropian pas Luftës së Dytë Botërore, i cili në themel ka zgjedhjet e lira, liritë dhe të drejtat e qytetarëve evropiane.
    Me këtë institucion kam pasur marrëdhënie intensive, qoftë si president apo kryeministër, qoftë si kryetar i partisë më të madhe opozitare.Këshilli i Europës me bankën e tij dhe me ekspertizat e jashtëzakonshme i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë shumë ët madhe financiare, teknike në betejën kundër korrupsionit, në të gjitha problemet e autonomisë lokale dhe rajonale, në çështjet e demokracisë.
    Ai këshill, me iniciativën e Sali Berishës ka votuar rezoluta kundër regjimit socialist në kohën kur isha në opozitë. Kësaj here, pas 13 vitesh, unë përsëri aty isha në shtëpinë time dhe pata një pritje shumë miqësore dhe të përzemërt.
    Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq e kaq vite. Por duhet t’u them këtu, ishte një kënaqësi shumë e veçantë, pas të themi pothuajse skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës, çka kishte detyruar në një akt të pashembullt me një lider evropian, kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare të parashikuar për kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai nuk ishte i denjë për këtë darkë.
    Nuk ishte i denjë, ia anuluan darkën.Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës që janë një turp i madh për të mos thënë dhe gjer më shumë.
    Por tani po informoj shqiptarët se unë aty isha zëri i tyre, zë që u paraqiti grupeve parlamentare të vërtetat mjerisht pak të njohura mbi regjimin e Edi Ramës, narkoshtetin dhe narkodiktaturën në Shqipëri.
    Mendoj se ishte shumë e dobishme dhe e domosdoshme që parlamentaret e grupeve kryesore parlamentare siç është grupi i PPE në këtë institucion, të mësonin me dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme, të vërtetat e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të cilat u ndoqën me interes shumë të madh”, tha Berisha.

  • “Informova për torturën publike ndaj Ilir Metës”/ Berisha në Asamblenë e KiE: Paraqita fakte tronditëse, shteti është shkrirë me drogën dhe krimin!

    “Informova për torturën publike ndaj Ilir Metës”/ Berisha në Asamblenë e KiE: Paraqita fakte tronditëse, shteti është shkrirë me drogën dhe krimin!

    Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se në takimet në Strasburg ka paraqitur një historik të shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, me të cilat sipas tij u hodhën themelet e narkoshtetit.Gjatë fjalës së tij në konferencën për media, Berisha tha se një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kanë shprehur angazhimin e tyre për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
    Më tej ai ka folur për arrestimin e kreut të PL, Ilir Meta si dhe për gjendjen e burgjeve në Shqipëri.“Unë informova audiencën e nderuar të parlamentarëve nga e gjithë Europa se Edi Rama arrestoi në vit elektoral, apo vuri në proces penal, tre liderët e partive kryesore opozitare dhe tre të tjerëve u mori mandatet, i mban në arrest shtëpie apo i mban në burg.
    Një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje. Shqipëria tejkalonte Bjellorusinë e Lukashenkos dhe ngjiste diku me një vend si Tunizia apo më keq. Në këto takime bëra historikun e shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, me të cilat u hodhën themelet e narkoshtetit.
    Hapjen e Shqipërisë ndaj kokainës. Shkrirjen në një sipërmarrje të përbashkët të shtetit me drogën dhe krimin. Vendimmarrjen në të gjitha nivelet të krimit të organizuar në Shqipëri. Këto ishin tezat kryesore që unë paraqita aty të faktuara me dokumente dhe që mund të them se ishin tronditëse për audiencën e nderuar. Natyrisht impakti, receptiviteti i kësaj ekspozeje ishte shumë pozitive.
    Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, shprehën direkt angazhimin e tyre për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Pata një takim të veçantë në komitetin antitorturë. Ai është një komitet i vetëm i kësaj natyre, me lidhje të fuqishme me institucionet e tjera.
    E informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe jo vetëm të burgjeve, për torturën që ushtrohet në komisariate, në qeli. Për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga.Për gjobën e tmerrshme që paguajnë të burgosurit gjer në 2 mijë euro për të pasur kushtet më minimale.
    Një vëmendje të veçante kishte këtu tortura publike që ata i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta.Këta zotërinj i informova se shqiptarët kanë humbur përfundimisht parimin e prezumimit të pafajësisë, pasi në burgjet e tyre, 67 përqind janë të paraburgosur. Nuk ka një vend të dytë në botë.
    Nga 15-20 përqind që është norma e fryrë, këtu është 67 përqind dhe kjo nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste. Mendoj se ky ishte një takim shumë i çmuar, shumë i dobishëm me komitetin e antitorturës”, shprehet Berisha.

  • Berisha për mediat në Strasburg: KE vëzhgimi të hollësishëm zgjedhjeve të 11 majit! Narkoshteti i Ramës rrezikon Europën!

    Berisha për mediat në Strasburg: KE vëzhgimi të hollësishëm zgjedhjeve të 11 majit! Narkoshteti i Ramës rrezikon Europën!

    Berisha për mediat në Strasburg: KE vëzhgimi të hollësishëm zgjedhjeve të 11 majit! Narkoshteti i Ramës rrezikon Europën!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për mediat pas takimeve të shumta në Strasburg, është shprehur se, ka marrë garanci të plota nga grupet parlamentare të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, për dërgimin e delegacioneve me qëllim mbikëqyrjen e zgjedhjeve të 11 majit.

    Gjatë këtyre takimeve, Berisha u shpreh se ka informuar ndërkombëtarët për rrezikun e madhe që paraqet narkoshteti i Edi Ramës jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë Europën.

    Pyetje: Keni pasur disa takime në Asamblenë Parlamente të Këshillit të Europës. Keni mbajtur dy fjalime, në dy grupe parlamentare të ndryshme. A ishin të informuar për situatën dhe për atë që ndodh në Shqipëri, gjatë këtyre takimeve informale, përveç fjalës tuaj të hapur.

    Sali Berisha: Nuk mund të them se ishin të informuar, por natyrisht krejtësisht pa informacion nuk ishin. Megjithatë, kjo për mua ishte një ditë shumë e rëndësishme, ku pata mundësinë të paraqes gjerësisht, para një audience të gjerë, para dy grupeve parlamentare dhe të disa delegacioneve, të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, dhe të grupit parlamentar të Konservatorëve dhe Patriotëve Europian, të takohem me disa delegacione, siç ishte delegacioni i Suedisë, i Greqisë, delegacioni i Italisë.

    Të takoj në një takim të veçantë dhe shumë të rëndësishëm me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Theodoros Roussopoulos dhe takime të tjera pastaj me miq.

    Mendoj se ekspozeja dhe paraqitja e situatës, e një Shqipërie që në 30 vjetorin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës është kthyer në një narkoshtet që përbën rrezik jo vetëm për qytetarët e vet, por për rajonin dhe Europën. Kishte një rëndësi shumë të madhe për vendin, kishte një rëndësi shumë të madhe për të ardhmen e Shqipërisë.

    Faktet janë aq kokëforta dhe aq bindëse sa që, mund të them siç u pa dhe pata fatin gjatë ditës të marr përshtypje falënderuese dhe falënderim për ekspozetë që paraqita në këto dy grupe parlamentare dhe në delegacionet e vendeve anëtare që takova.

    Qëllimi kryesor ishte të zgjoja vëmendjen e madhe që duhet të tregojnë për zgjedhjet dhe mora garanci të plotë se, përfaqësuesit e këtyre grupeve do të jetë të pranishëm dhe me interesin më të madh për vëzhgimin më të hollësishëm të zgjedhjeve të ardhshme.

    I njohja me gjithë mekanizmat që ka krijuar Edi Rama. Arrestimin e liderëve të opozitës vitin elektoral, etj., etj., kështu që them se u bë një punë shumë e mirë.

    Pyetje: Ju më herët keni denoncuar faktin se Edi Rama i keqinformon Europianët. A ka ndryshuar kjo situatë tashmë.

    Sali Berisha: Kjo situatë po ndryshon, them se po ndryshon, nuk mund të them se ka ndryshuar plotësisht, sepse ju e patë edhe në takimin e fundit që pata, njerëzit mbetën të habitur nga ato që dëgjonin. Kjo situatë ndryshon. Ajo që është shumë e rëndësishme është se, nuk është më një situatë e mbuluar nga heshtja, nga censura, nga terri. E thashë dhe në takimin e fundit, janë përpjekur shumë ta izolojnë PD-në dhe të mbulojnë të gjithë këtë veprimtari të Edi Ramës.

    Por tani kjo ka marrë fund. Gjërat po dalin në dritën e diellit dhe po kuptohet shumë mirë se ç’përfaqëson regjimi i Tiranës.

    Pyetje: Gjatë fjalimeve tuaja denoncuat arrestimet politike të liderëve të opozitës. Pati një qëndrim për drejtësinë e re edhe nga përfaqësuesit e Asamblesë Parlamente në KE gjatë takimeve informale?

    Sali Berisha: Nuk ka diskutim që proceset politike janë procese tipike të diktaturave, dhe ky është vlerësimi, nuk mund të ketë vlerësim tjetër. Në këtë aspekt sigurisht, unë garantova se ne jemi të përkushtuar në luftën ndaj krimit të organizuar me zero tolerancë, ndaj korrupsionit me zero tolerancë, por kjo nuk do të thotë se, lufta kundër korrupsionit të përdoret për të mbuluar luftën kundër kundërshtarëve politikë, nuk do të thotë të përdoret kjo të vendosësh censurës, siç po vendos Edi Rama mbi mediat, mbi Tik Tok-un. Denoncova siç e nigjuat edhe pajisjen DIP të kontrollit të internetit. Pra, praktikisht Shqipëria po degradon gjithnjë e më shumë në një shtet policor.

    Pata edhe takime të tjera të rëndësishme, në të cilat diskutuam për çështje deliktare, shumë të rëndësishme për të drejtat e njeriut, dhunime, abuzime të papranueshme, të dënueshme të të drejtave të njeriut.

    Pyetje: A keni ju besim tek premtimi i këtyre përfaqësuesve në dërgimin e delegacioneve në zgjedhje dhe monitorimin e tyre?

    Sali Berisha: Plotësisht besim, kam shumë besim. Me siguruan në mënyrë shumë të vendosur. Kanë ngarkuar përfaqësuesit e tyre dhe unë mund të them se, nga e gjithë Europa, edhe tek rrimë në korridore na kapën deputetë, anëtarë të këtyre grupeve duke na thënë se, do të vijnë për vëzhgim, ose të tjerë do të vijnë. Ishte shumë i dobishëm në këtë drejtim.

    Pyetje: Në pak muaj jeni rikthyer në CDU, PPE ndërsa sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ku është rikthimi tjetër?

    Sali Berisha: Dështoi tërësisht një politikë e cila synoi të izolojë Partinë Demokratike. Gjarprit ju pre koka në Uashington dhe politika e izolimit mori fund. Partia Demokratike sot është forca politike më e përkrahur në rrafshin ndërkombëtar.

    Faleminderit!