Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të shpërndajë bazën materiale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Këtë të shtunë KZAZ-të kanë nisur të administrojnë një pjesë të kësaj baze që ka të bëjë me materialet për formimin e dhomave të fshehta të votimit si dhe pajisje të tjera që I shërbejnë këtij procesi.
Ndërkohë që materialet zgjedhore që kanë të bëjnë me kutitë, fletët e votimit dhe regjistrat e zgjedhësve do të nisin të shpërndahen në fillim të javës.
Tv Klan
Tag: parlamentare
-

Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
-

Rama poston foton me gratë në Berat: Qyteti i Rilindur me 5 yje që sot shkëlqeka mrekullisht
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berat, ku po zhvillon takime elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një foto me pesë gra të këtij qarku që kanë krijuar numrin 5 me duar, simbolin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. ”Ato ishin pesë si Berati me 5 yje që shkëlqeka mrekullisht sot”, shkruan Rama. Gjatë një takimi që zhvilloi sot në Dimal, Berat, kryeministri Rama tha se ”se nuk i solli koha solli 1 milion turistë në qarkun e Beratit, i sollën gjithë këto investime dhe gjithë kjo punë komplekse që nga infrastruktura rrugore tek përmirësimet e jashtëzakonshme”.
-

“Nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin sot, cilën parti do votonit?”/ Ja çfarë tregon sondazhi i McLaughlin
Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.
Pyetja: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit?
PS – 48.9%
PD – 34.4%
Koalicioni Euroatlantik – 0.9%
PSD – 2.9%
Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%
Lëvizja Bashkë – 1.1%
Mundësia – 5%
Partitë e tjera – 0.4%
Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%
Krahasimi me sondazhin e parë: -

Kosovë, Kuvendi mbetet i bllokuar, dështon edhe përpjekja e shtatë për konstituimin e parlamentit të ri
Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as në tentativën e shtatë radhazi, këtë të dielë.
Arsyeja mbetet e njëjtë, kandidatja e partisë fituese Albulena Haxhiu nuk siguroi votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur.
Në prag të seancës, përfaqësues të partive parlamentare kishin paralajmëruar dështimin duke thënë se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara.Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mosdakordimit mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për emrin e kryetarit të Kuvendit.
Vetëvendosja nuk i ka numrat e nevojshëm, e megjithatë nuk pranon ta ndërrojë emrin e Haxhiut me një kandidat më konsensual.
Nga ana tjetër, opozita mbetet e vendosur për të mos i dhënë mbështetje Haxhiut.
Nga partitë e mëdha kanë paralajmëruar se e njëjta situatë nuk mund të vazhdojë përgjithmonë dhe nëse nuk ka një konsensus, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve iu duhen të paktën 61 vota për t’u zgjedhur.
/vizionplus.tv -

Zgjedhjet parlamentare, mbi tre mijë të dënuar dhe të paraburgosur pritet të votojnë
3.027 të dënuar dhe të paraburgosur pritet të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Me qëllim ushtrimin sa më të sigurt të kësaj të drejte, Prezenca e OSBE-së dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizuan sot një trajnim për rreth 45 punonjës të nivelit të lartë të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
Programi përfshiu një gamë të gjerë temash, që nga kuadri ligjor që rregullon të drejtën e votës së të burgosurve, masat praktike për lehtësimin e votimit në burgje e deri te praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra nga zgjedhjet e mëparshme. Pjesëmarrësit u angazhuan në sesione ndërvepruese për të nxitur pjesëmarrjen në zgjedhje të të burgosurve me të drejtë vote. Trajnimi, gjithashtu, adresoi sfidat logjistike dhe ligjore me të cilat përballet administrata e burgjeve gjatë zgjedhjeve dhe ofroi udhëzime praktike për të siguruar transparencë, akses dhe siguri gjatë procesit të votimit, thuhet në deklaratën e Prezencës së OSBE-së.
Trajnimi është pjesë e mbështetjes së Prezencës së OSBE-së për autoritetet e zbatimit të ligjit në prag të zgjedhjeve të 11 majit.Top Channel
-

Tentativa e dytë, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot, pritet konstituimi i legjislaturës së re
Vazhdimi i seancës për konstituimin e përbërjes së legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, do të mbahet të enjten në orën 12:00, thuhet në kalendarin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca, e ndërprerë të martën, duhej të vazhdonte brenda 48 orëve nga ndërprerja, dhe vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që ajo të vazhdonte në përputhje me ligjet.
Të mërkurën më herët, Osmani tha në përgjigjen e saj për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, se“…Funksionalizimi i institucioneve të dala nga vullneti i qytetarëve është obligim kushtetues i çdo institucioni dhe çdo personi të veshur me autoritet publik”.
“Në rastin konkret, ky është obligim i juaji si kryesues i seancës konstituive si dhe i të gjithë deputetëve të zgjedhur në Legjislaturën e Nëntë të Kuvendit. Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë orëve nga ndërprerja e saj”, thuhej në letër.
Dehari i ishte drejtuar Osmanit të mërkurën në mëngjes me një kërkesë për të sqaruar se si të veprohej më tutje pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën.
Kuvendi i Kosovës dështoi të martën ta konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.
Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të jepnin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betoheshin si deputetë të përbërjes së re parlamentare.
Osmani tha të mërkurën në Facebook se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve “që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se e mirëpret përgjigjen e presidentes, por e përsëriti se partia e tij do të kërkojë përsëri nga Kurti me ministra të japin dorëheqje formale.
Disa orë më herët, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje “të pamatura”, që do të rrezikonin një vakum institucional.
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë vazhdimisht se ekzekutivi është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar më 23 mars.
Nga LVV-ja i kanë akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe – që abstenoi – se kanë shkaktuar një krizë, duke e futur shtetin në një terren të panjohur.
Miratimi i këtij raporti do t’i hapte rrugë kalimit në pikën e radhës, atë të betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – hapa të nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re parlamentare.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, do të mund të bëheshin hapa drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.
Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA.
Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës. -

Presidentja Osmani kërkon që seanca konstituive të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë të martën, duhet të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja, ashtu siç e parashohin ligjet.
“Ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituiv ta vazhdoni jo më vonë se brenda 48 orëve nga ndërprerja e saj”, thuhet në përgjigjen e Osmanit për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari.
Dehari i ishte drejtuar Osmanit të mërkurën në mëngjes me një letër për të sqaruar se si të veprohej më tutje pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën.Osmani tha se është e gatshme të takohet me Deharin dhe me kryetarët e partive politike parlamentare, për të biseduar për rrugën përpara, nëse ato e shohin të nevojshme një gjë të tillë.
Kuvendi i Kosovës dështoi të martën ta konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.
Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Osmani tha të mërkurën në Facebook se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve “që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se e mirëpret përgjigjen e presidentes, por e përsëriti se partia e tij do të kërkojë përsëri nga Kurti me ministra të japin dorëheqje formale.
Disa orë më herët, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje “të pamatura”, që do të rrezikonin një vakum institucional.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të jepnin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betoheshin si deputetë të përbërjes së re parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë vazhdimisht se ekzekutivi është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar më 23 mars.
Nga LVV-ja i kanë akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe – që abstenoi – se kanë shkaktuar një krizë, duke e futur shtetin në një terren të panjohur.
Miratimi i këtij raporti do t’i hapte rrugë kalimit në pikën e radhës, atë të betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – hapa të nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re parlamentare.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, do të mund të bëheshin hapa drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.
Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.
Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA. Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës. /REL -

“Mbështesim SPAK që të kirjoj sa më shumë grupe parlamentare te 313-ta”,Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik për..
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatja për deputete Taulanda Jupi, zhvilloi sot takime me qytetarë dhe sipërmarrës në Njësinë 5 në Tiranë.
Gjatë bashkëbisedimit, Basha foli për prioritetet e programit që sipas tij, në një kohë kur ekonomia shqiptare vuan nga taksat e larta, mungesa e konkurrencës së ndershme dhe favorizimi klientelist, Koalicioni Euroatlantik propozon një model që i jep frymëmarrje sipërmarrjes, nxit punësimin dhe vendos qytetarin dhe familjen në qendër të zhvillimit.
Ky është një plan që synon të rikthejë dinamikën e tregut, të largojë pengesat burokratike dhe të krijojë kushte reale për rritje ekonomike.
Masat kryesore për ekonominë dhe biznesin janë:
9% taksë e sheshtë
9% tatim fitimi
9% dividenti
0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja
Ulim detyrimet që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit lokal në vlerën jo më të lartë se 1% e xhiros vjetore
Duke aplikuar pullën fiskale, do të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla
Kompensimi, apo rimbursimi automatik nga sistemi i TVSH-së për çdo tatimpagues përfituesBashkojmë në një institucion të vetëm tatimet dhe doganat, duke përgjysmuar burokracinëEliminojmë privilegjet fiskale për investitorët strategjik
Për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit:
Mbështetje pa kushte për SPAK-un dhe drejtësinë e pavarur, për të çuar deri në fund hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit.
Vetting për politikanët dhe heqje të imunitetit për deputetët, për të rikthyer besimin në institucionet.
Njësi të posaçme për sekuestrimin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura, për t’ua kthyerqytetarëve atë që u takon me të drejtë.
Gjatë takimeve, Basha theksoi se zgjedhja është e qart, “një mbështetje për SPAK, që t’i shkojë deri në fund, t’i bëjë dy e tre grupe parlamentare tek 7×7-313, po votuat për ne merrni mbështetje për SPAK-un, paratë në xhepat e qytetarëve. Vota për ata është votë për të nxjerrë shokët nga 7×7-313, vota për këtë tjetrin është votë për të nxjerr Ilir Metën nga burgu, kaq e thjesht është.” -

A u vonua Albin Kurti me konsultimet për ekzekutivin e ri?
Marrë me shkurtime nga radio “Europa e Lirë”-
Politologu Dritëro Arifi vlerëson se LVV-ja ka “humbur kohë”, pasi është dashur t’i fillojë bisedimet me partitë e tjera parlamentare për formimin e qeverisë së re menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare.“Nga këndvështrimi im, është dashur që më 10 shkurt të fillojnë negociatat me partitë parlamentare, që të shohin se në cilat pikat pajtohen nga aspekti programor. Por, LVV-ja ka bërë të kundërtën”, thotë ai.
Ai beson se nevojitet “një koalicion më i madh shqiptar”, për ta krijuar “një momentum të mirë për t’i bërë ballë edhe ndryshimeve të mëdha gjeopolitike që po ndodhin, por edhe reformave që janë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarit”.
Emir Abrashi nga organizata joqeveritare Demokracia Plus thekson se një qeveri e re mund të formohet me mbështetjen e komuniteteve pakicë joserbe, vetëm nëse edhe Nisma e Fatmir Limajt bëhet pjesë e koalicionit qeverisës.
Bashkëpunimi me partitë shqiptare, “i domosdoshëm”
Për dallim nga partitë e tjera shqiptare – që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë – Limaj ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti. As PDK s’ka vija të kuqe, por është shprehur se preferon një ekzekutiv pa LVV-në.
Megjithatë, Abrashi thekson se një qeveri e tillë nuk do të ishte e qëndrueshme dhe do të përballej me vështirësi në miratimin e ligjeve në Kuvend. “Pyetja e parë e madhe me të cilën do të përballej ajo do të ishte zgjedhja e presidentit vitin e ardhshëm,” thotë ai, duke kujtuar se për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota të deputetëve – në dy rundet e para, e më pas kërkohen vetëm 61.
“Mbështetja e njërës prej partive më të mëdha opozitare do të jetë e domosdoshme, përndryshe do të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme. Megjithatë, retorika e Kurtit në të kaluarën lë pak hapësirë për marrëveshje”, thekson Abrashi.
Komunitetet joshumicë
Në Kuvendin e Kosovës, nga 120 deputetë, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë: 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet e tjera.
As të 10 votat e komuniteteve joserbe, që tradicionalisht e kanë mbështetur koalicionin qeverisës, Kurti s’i ka të sigurta, edhe pse shumica kanë thënë se do ta votonin një ekzekutiv të udhëhequr nga ai.
E nëntë votat që i ka Lista Serbe, as që merren në konsideratë. Kjo parti, që nga themelimi i saj më 2013, ka qenë pjesë e të secilës qeveri, pasi ka fituar gjithmonë të gjitha ulëset e rezervuara për serbët.
Kësaj radhe ekziston bazë ligjore që Lista Serbe të përjashtohet nga qeveria, pasi një deputet e ka fituar Partia serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.
Abrashi vlerëson se Lista Serbe nuk do të luajë rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re dhe si arsye përmend përfshirjen e drejtpërdrejtë të ish-nënkryetarit të saj, Millan Radoiçiq, në sulmin e armatosur në Banjskë.
Ai shton se Lista Serbe nuk është partnere e besueshme, sepse prej më shumë se dy vjetësh i bojkoton institucionet e Kosovës.
“Është imperativ që komuniteti serb të gjejë një mënyrë për përfaqësim më të shëndetshëm në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të shmanget një skenar ku ndonjë parti e madhe politike në Kosovë mendon se nuk është e mundur asnjë lloj bashkëpunimi me përfaqësuesit e tyre”, thekson ai.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, një post ministri në Qeverinë është i rezervuar për komunitetin serb dhe një tjetër për komunitetet tjera joserbe. Nëse ekzekutivi më shumë se 12 ministri, atëherë emërohet edhe një ministër tjetër nga radhët e komuniteteve joshumicë.
Zgjedhja e këtyre ministrave bëhet në konsultim me partitë parlamentare. Nëse emërohet dikush jashtë partive parlamentare, atëherë kërkohet miratimi nga shumica e deputetëve nga komuniteti që i përket ministri.
Nëse LVV-ja s’arrin t’i sigurojë 61 vota, atëherë është në dorën e presidentes Vjosa Osmani që të mandatojë partinë që e siguron se i ka votat për ekzekutivin. PDK-ja ka thënë se është e gatshme për këtë përgjegjësi, nëse i vjen radha. Por, edhe nëse mandatari i dytë dështon, atëherë kosovarët sërish do t’iu drejtohen kutive të votimit.
Por, para zgjedhjes së Qeverisë, fillimisht le të presim zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Sandra Cvetkoviq
