Tag: parlamentare

  • Konjufca drejt dështimit? Po skadon afati kushtetues, pasuesi i Kurtit nuk i ka votat për qeverinë e re

    Konjufca drejt dështimit? Po skadon afati kushtetues, pasuesi i Kurtit nuk i ka votat për qeverinë e re

    Kosova E Shtunë, 15 Nëntor 2025 14:31
    Vetëm katër ditë para përfundimit të afatit kushtetues për formimin e qeverisë së re nga mandatari i dytë, Glauk Konjufca, situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar. Sipas mediave në Prishtinë, Konjufca – i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje pas dorëheqjes së Albin Kurtit – ende nuk ka siguruar shumicën parlamentare për të votuar kabinetin e tij qeveritar.
    Ndërkohë, subjektet kryesore opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë bërë të qartë se nuk do ta mbështesin Konjufcën për postin e kryeministrit, duke e lënë procesin politik drejt një dështimi të mundshëm.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, deklaroi se LDK nuk do të japë votë për qeverinë e re të Vetëvendosjes:

    “S’ka votë për Lëvizjen Vetëvendosje. Zgjidhjen e kemi propozuar që në prill dhe është refuzuar. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja. Presim që situata të shkojë deri ditën e fundit dhe të ketë një show politik.”

    Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban të njëjtin qëndrim. Deputeti Lahi Brahimaj konfirmon se pavarësisht përpjekjeve të LVV-së për të lobuar votat, mbështetje nuk do të ketë:
    “Nuk do të ketë votë për Glauk Konjufcën. LVV dhe Kurti nuk kanë qenë të interesuar të ndërtojnë institucione. E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.”
    Analisti politik Albinot Maloku shprehet skeptik për arritjen e marrëveshjes:
    “Nuk ka asnjë indikacion se mund të ketë votim për këtë qeveri. Nuk bëhet fjalë për një qeveri teknike, por politike. Nuk shoh mundësi reale që procesi të ecë përpara.”
    Institucionet e bllokuara dhe rreziku për buxhetin
    Kanë kaluar nëntë muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por Kosova ende nuk ka arritur të krijojë institucione funksionale. Ngërçi politik, sipas ekspertëve, mund të ndikojë edhe në mosmiratimin e buxhetit 2026, duke rrezikuar stabilitetin financiar dhe investimet publike.
    Nëse Konjufca nuk arrin të sigurojë shumicën deri në skadimin e afatit, pritet që Presidentja të shpallë zgjedhje të reja parlamentare.

  • REL/ Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

    REL/ Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), aktualisht forca e dytë më e madhe parlamentare në vend, po shkon drejt zgjedhjes së udhëheqësit të ri, në përpjekje për ta sjellë në krye dikë që mund ta sfidojë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, partia e së cilit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka qenë në pushtet nga viti 2021 dhe ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
    Kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje papritmas të mërkurën dhe e thirri Konventën e partisë për të hënën e 17 nëntorit, duke thënë se ka ardhur koha për një momentum dhe mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.
    Një ditë më vonë, Bedri Hamza, kandidati i saj për kryeministër në zgjedhjet e këtij viti, njoftoi se do të garojë për kryetar, duke premtuar reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”.
    Derisa po dukej se gjithçka po shkonte sipas planit, deputeti dhe dikur ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, doli me kundërshtime.
    Ai bëri thirrje që Konventa të shtyhet për 23 nëntor, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për një garë më cilësore, dhe se një parti demokratike duhet të ketë në garë më shumë sesa thjesht një kandidat të vetëm.
    “PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra, ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’ia hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
    PDK-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse Hamza do të ketë kundërshtarë në garën për udhëheqës të partisë.
    REL-i e ka kontaktuar edhe Hoxhajn, mirëpo ai nuk ka treguar nëse do të jetë pjesë e garës.
    Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, thotë për REL-in se, ndonëse dorëheqja e Krasniqit ishte e befasishme, “ishte akt i duhur”.
    Ai beson se zgjedhjet për kryetar mund të shndërrohen në një “përshpejtues të ndryshimeve në PDK, nëse edhe kushtet e tjera të domosdoshme plotësohen”.
    Sipas tij, për PDK-në do të jetë e rëndësishme se si zhvillohet gara, pasi nëse procesi do të jetë vetëm formalitet, atëherë mund të ketë pasoja.
    “PDK-ja ka nevojë të domosdoshme për një rigjallërim të udhëheqjes, të strukturave për kërkim të resurseve profesionale brenda partisë, si dhe për ndryshimin e imazhit dhe të ndikimit në publik, sepse me zgjedhjet që na presin nuk mund të vazhdojë me këtë inerci”, thekson Muhaxhiri.
    Kandidatura eventuale e Hoxhajt
    Enver Hoxhaj nuk kishte garuar as në Konventën e vitit 2021 kur u zgjodh Memli Krasniqi për herë të parë kryetar, pavarësisht se për më shumë se 200 ditë e kishte udhëhequr partinë si ushtrues i detyrës.
    Këtë vit, ai ka qenë i zëshëm në qëndrimet e tij që dallonin me ato të vetë partisë, pasi në verë ai kishte thënë se do ta mbështeste një koalicion me LVV-në e Kurtit, dhe kishte nënvizuar se mund të kishte rol kur kishte folur për zgjedhjet e mundshme brenda partisë.
    Nëse Hoxhaj vendos të garojë, sipas Muhaxhirit, ai duhet ta ketë një ekip pas vetes dhe një platformë me “ide të freskëta dhe kreative”, me të cilat do të mund t’i bindte edhe anëtarët e PDK-së që mund ta sfidojë Kurtin.
    Muhaxhiri beson se Hoxhaj është pjesë e rëndësishme e PDK-së, pavarësisht se ai nuk e ka më ndikimin që kishte në parti kur ajo udhëhiqej nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që tani po gjykohen në Hagë për krime lufte, të cilat i mohojnë.
    “Gjithsesi, ai është pjesë shumë e rëndësishme e PDK-së dhe nëse ka platformë dhe ekip, mund ta sfidojë Hamzën, por duket se kjo garë tashmë është e përfunduar dhe Hoxhaj është duke u përpjekur ta krijojë një imazh të një rebeli përbrenda PDK-së që nuk pajtohet me të gjitha vendimet”.
    A mund të sjellë ndryshime Hamza?
    Muhaxhiri vlerëson se PDK-ja u tregua e “sinqertë” duke i shpallur zgjedhjet për kryetar për t’u ballafaquar me gjendjen e tanishme, dhe për të kërkuar mundësi për t’u kthyer në pushtet.
    “Sepse më nuk ka kuptim që PDK-ja të jetë në këtë gjendje ku është shumë larg Lëvizjes Vetëvendosje dhe pa ndonjë ide të qartë se si ta sfidojë pushtetin e madh të Kurtit”, shprehet Muhaxhiri.
    Nën udhëheqjen e Krasniqit – nga viti 2021 – PDK-ja doli e dyta në zgjedhje parlamentare në shkurt, duke ngelur goxha mbrapa LVV-së.
    Ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhjet lokale, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal, në krahasim me zgjedhjet paraprake.
    Muhaxhiri nënvizon se PDK-ja nuk ka pasur strategji, plan apo ide sesi ta sfidojë Kurtin dhe LVV-në në këto pjesë vjetët e fundit.
    “Siç u pa në zgjedhjet lokale tani, Kurti vetëm sa e zgjeroi pushtetin me komuna të reja. Ky është rrezik i madh për PDK-në, sepse, nëse zoti Kurti i fiton sërish zgjedhjet parlamentare me rreth 40 për qind, kjo do të jetë shenjë se absolutisht nuk kanë mundur t’ia zvogëlojnë pushtetin as për një milimetër, dhe kjo është e pafalshme nëse zgjat gjashtë a shtatë vjet”, sipas Muhaxhirit.
    Kosova mund të shkojë në zgjedhje parlamentare hiç më larg se në dhjetor, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka shumicën e nevojshme, e as vullnetin për bashkëqeverisje, pas zgjedhjeve të shkurtit.
    Dhe, nëse Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së, gjë që duket e pashmangshme, duke e parë se ai e mori edhe mbështetjen publike të Krasniqit në ditën e dorëheqjes së tij, atëherë ai e ka vetëm një detyrë, sipas Muhaxhirit.
    “Të kërkojë me zell brenda strukturave të PDK-së në gjithë Kosovën njerëz të ri, personalitete të reja, profesionistë të rinj dhe t’i sjellë në fokus si përfaqësues të një gjenerate të re të PDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një lloj shpresë se PDK-ja mund të reformohet dhe ta rrisë pushtetin e saj”.
    PDK-ja, e formuar në fund të vitit 1999, ka bashkëqeverisur në vitet 2001-2004, ndërsa në vitin 2007, ajo për herë të parë doli partia më e votuar në Kosovë.
    Ajo qeverisi për shtatë vjet me Hashim Thaçi si kryeministër të Kosovës. Për 17 vjet me radhë, PDK-në e drejtoi Thaçi, i cili shërbeu edhe si president edhe si kryeministër i vendit në disa faza.
    Më 2016, kur Thaçi u bë president, partinë e udhëhoqi Kadri Veseli deri kur u nis në Hagë, më 2020.

  • Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

    Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

    Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese pasi u refuzua kërkesa për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për McGonigal dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    “38 deputetët të opozitës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për: Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit:
    “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”;
    “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.
    Deklarimin e vendimit nr. 77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.Deklarimin e vendimit nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
    Deputetët e opozitës argumentojnë se rrëzimi me votë politike të mazhorancës i një të drejte kushtetuese të opozitës, e bën rolin e deputetëve të saj në Kuvend, jo thjesht të papërfillshëm, por mbi të gjitha fasadë e një normaliteti të rremë që vret cdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik. Kjo ka vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën e prezencës së opozitës në Kuvend, por nga ana tjetër dëmton interesin publik për shkak se deputetët nuk ushtrojnë dot përgjegjësitë dhe funksionet e tyre kushtetuese. Nëse opozita nuk diskuton dot në Kuvend cështje që kanë interes për qytetarët, nëse nuk ushtron dot kontroll ndaj qeverisjes, nëse nuk shtyn dot përpara miratimin e ligjeve/amendamenteve në interes të qytetarëve, nëse nuk përfillet në të drejtat e saj që ia njeh Kushtetuta e Shqipërisë, atëherë roli i saj në Kuvend është thjeshtë formal duke mos përmbushur përgjegjësitë e veta në një shoqëri demokratike dhe duke dëmtuar kështu sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve, si garanci për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar.
    Deputetët e opozitës evidentojnë se mazhoranca parlamentare ditë pas dite po e trajton Kuvendin si njëpartiak, dhe ku cdo vendimmarrje diktohet jo nga forca e arsyes/argumentit, por nga forca e kartonave të tyre. Ajo vazhdon të mohojë ushtrimin e cdo të drejte parlamentare të deputetëve të opozitës, duke i penguar ata në ushtrimin e përgjegjësive të tyre në mbrojtje të interesit publik. Deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkesë e pakicës parlamentare për “mocion me debat”, “interpelancë me Kryeministrin apo ministrat”, seancë dëgjimore në Komisione me ministrat, apo ngritja e Komisioneve Hetimore
    “Ne deputetët e pakicës parlamentare jemi të vendosur për të qëndruar të angazhuar në proceset demokratike brenda sistemit institucional, por nuk do të pajtohemi kurrë me asgjësimin e parlamentarizimit apo mohimin e të drejtave tona kushtetuese. Një vend që pretendon antarësimin në Bashkimin Europian, që cenon rregullat minimale të bashkëjetesës demokratike brenda Kuvendit, ku mazhoranca ka rolin e saj dhe opozita përgjegjësitë e saj, nuk mund të jetë asgjë më shumë se një propagandë e papërgjegjshme për një normalitet të rremë demokratik. Këtë realitet të rremë mund dhe duhet ta korrigjojë sistemi i garancive kushtetuese institucionale – ku rolin kyc e ka Gjykata Kushtetuese.” – theksohet në kërkesë.
    Në kërkesën e 38 deputetëve të opozitës theksohet në mënyrë të përmbledhur se vendimet e Kuvendit për rrëzimin e dy kërkesave të opozitës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, bien ndesh me nenit 77 të Kushtetutës dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, sepse:
    Është cenuar e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor, e cila nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare. Ajo është një e drejtë kushtetuese që çon detyrimisht në ngritjen e komisionit;Në rastin konkret, objekti i hetimit të Komisionit Hetimor ishte në përputhje me natyrën e këtij komisioni, si dhe me kriteret dhe standardet kushtetuese të analizuara dhe trajtuara nga jurisprudenca kushtetuese;Shkaku i lindjes së mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit duhet kërkuar te mohimi, nga ky i fundit (Kuvendi), i kompetencës kushtetuese të pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor me argumentin jokushtetues; Mazhoranca nuk ka bërë asnjë përpjekje dhe asnjë formulim alternativ në raport me objektin e hetimit”-thuhet në njoftimin nga grupi parlamentar i PD.

  • Refuzimi i komisioneve hetimore për McGonigal dhe 11 majin, PD dorëzon ankimim në Gjykatën Kushtetuese

    Refuzimi i komisioneve hetimore për McGonigal dhe 11 majin, PD dorëzon ankimim në Gjykatën Kushtetuese

    Top Channel

  • Pas bojkotit të djeshëm, PD rikthehet në komisione, Kaso: Na është ngushtuar hapësira parlamentare

    Pas bojkotit të djeshëm, PD rikthehet në komisione, Kaso: Na është ngushtuar hapësira parlamentare

    Një ditë pasi bojkotoi të gjitha punimet në komisionet parlamentare, opozita iu është rikthyer punimeve duke iu bashkuar komisioneve. Ligjvënësi demokrat, Ivi Kaso tha sot se opozita është hasur me një ngushtim të hapësirave parlamentare dhe të debatit. Në fjalën e tij gjatë Komisionit për Nismat Qytetare, Kaso u shpreh se arena e debatit është thuajse e mbyllur dhe ekziston sa për formalitet.
    Kaso theksoi po humbet edhe rëndësia e Kuvendit si institucion.
    “Doja të ngrija shqetësimin e madh që kemi ne si opozitë, për ngushtimin e hapësirave parlamentare dhe mbylljen e hapësirës së debatit. Kjo është çështje kardinale që duhet të shqetësojnë Kuvendin dhe arenën e debatit, për fat të keq në një ushrim krejt formal që i humbet rëndësinë Kuvendit.
    Shumë nga kolegët mund të çuditen që e diskutoj në komisoin. Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj se është një çështje që duhet diskutuar, jo vetëm se është shansi për t’u përballur me një komision parlamentar, por edhe në kuadër të mirëfunksionimit të Parlamentit”, tha Kaso.
    Ditën e djeshme bazuar në një udhëzim të kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, deputetët kanë bojkotuar mbledhjet e komisioneve parlamentare, në seancat për diskutimin e projektbuxhetit. Por pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD pasditen e djeshme në seli, u vendos rikthimi në Komisione Parlamentare.

  • Opozita rikthehet në komisione, Kaso: Na është ngushtuar hapësira parlamentare, arena e debatit sa për formalitet

    Opozita rikthehet në komisione, Kaso: Na është ngushtuar hapësira parlamentare, arena e debatit sa për formalitet

    Një ditë pasi bojkotoi të gjitha punimet në komisionet parlamentare, Opozita duket se ka reflektuar dhe i është bashkuar atyre mëngjesin e kësaj të marte.
    Ligjvënësi demokrat, Ivi Kaso tha sot se opozita është hasur me një ngushtim të hapësirave parlamentare dhe të debatit.
    Në fjalën e tij gjatë Komisionit për Nismat Qytetare, Kaso u shpreh se arena e debatit është thuajse e mbyllur dhe ekziston sa për formalitet.
    Kaso tha se në këtë gjendje po humbet edhe rëndësia e Kuvendit si institucion.
    “Doja të ngrija shqetësimin e madh që kemi ne si opozitë, për ngushtimin e hapësirave parlamentare dhe mbylljen e hapësirës së debatit. Kjo është çështje kardinale që duhet të shqetësojnë Kuvendin dhe arenën e debatit, për fat të keq në një ushrim krejt formal që i humbet rëndësinë Kuvendit.
    Shumë nga kolegët mund të çuditen që e diskutoj në komisoin. Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj se është një çështje që duhet diskutuar, jo vetëm se është shansi për t’u përballur me një komision parlamentar, por edhe në kuadër të mirëfunksionimit të Parlamentit”,-tha Kaso.

  • Kaso: Opozitës i është ngushtuar hapësira parlamentare, debati është sa për formalitet

    Kaso: Opozitës i është ngushtuar hapësira parlamentare, debati është sa për formalitet

    Deputeti demokrat, Ivi Kaso tha sot se opozita është hasur me një ngushtim të hapësirave parlamentare dhe të debatit.
    Në fjalën e tij gjatë Komisionit për Nismat Qytetare, Kaso u shpreh se arena e debatit është thuajse e mbyllur dhe ekziston sa për formalitet.
    Kaso tha se në këtë gjendje po humbet edhe rëndësia e Kuvendit si institucion.
    “Doja të ngrija shqetësimin e madh që kemi ne si opozitë, për ngushtimin e hapësirave parlamentare dhe mbylljen e hapësirës së debatit. Kjo është çështje kardinale që duhet të shqetësojnë Kuvendin dhe arenën e debatit, për fat të keq në një ushrim krejt formal që i humbet rëndësinë Kuvendit.
    Shumë nga kolegët mund të çuditen që e diskutoj në komisoin. Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj se është një çështje që duhet diskutuar, jo vetëm se është shansi për tu përballur me një komision parlamentar, por edhe në kuadër të mirëfunksionimit të Parlamentit”,-tha Kaso.

  • Këlliçi: Përjashtimi i Berishës nga parlamenti, veprim i paprecedentë dhe politikisht i motivuar

    Këlliçi: Përjashtimi i Berishës nga parlamenti, veprim i paprecedentë dhe politikisht i motivuar

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit të Etikës në Kuvend për përjashtimin e kryetarit të PD-se, Sali Berisha nga punimet parlamentare për 10 ditë.

    Në një intervistë për ‘Ora News’, Këlliçi e cilësoi këtë vendim si ‘të turpshëm, të paprecedentë dhe politikisht të motivuar’.

    ‘Një mbledhje e turpshme e Komisionit të Etikës vendosi përjashtimin e kreut të opozitës për një deklaratë të dhënë jashtë ambienteve të Parlamentit. Në 34 vite pluralizëm nuk ka ndodhur që të merret një masë disiplinore për një deklaratë jashtë sallës apo komisioneve parlamentare,’ tha Këlliçi.

    Deputeti demokrat theksoi se deklarata e Berishës, e cila u bë shkak për vendimin, ishte ‘krejt korrekte dhe pa asnjë fyerje’, duke shtuar se ajo ishte bazuar ‘në citime të sakta të Ambasadorit të BE-së në Shqipëri’.

    ‘Zoti Berisha është përjashtuar për një deklaratë ku ka respektuar të gjitha liritë dhe dinjitetin e njeriut, madje edhe të vetë ambasadorit. Ky vendim është i stisur nga Taulant Balla dhe grupi parlamentar i PS-së, që kërkojnë të prishin seancën e së enjtes dhe të fusin sërish në kaos jetën parlamentare,’ shtoi Këlliçi.

    Sipas tij, ky është një tjetër hap që tregon ‘kontrollin e plotë politik të mazhorancës mbi institucionet parlamentare dhe përpjekjen për të mbytur zërin e opozitës’.

  • Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!

    Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!

    Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!
    Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar tha se, opozita në parlament po privohet nga e drejta e saj kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin dhe zbatimin e ligjit.
    “Mblidhemi sot në këtë mbledhje jashtë radhe apo të jashtëzakonshme të grupit parlamentar për shkak të një situate të jashtëzakonshme në të cilën ne ndodhemi për shkak të vendosmërisë të pandalshme të narkoqeverisë për të shtypur me të gjitha potencialet opozitën dhe opozitarizmin.
    Për ta shndërruar atë në një vegël apo në një instrument pa vlerë për asnjë funksion për qytetarët, mbrojtjen e interesave të tyre, për t’ia mbyllur asaj gojën, de facto për ta asgjësuar atë politikisht si forcë politike parlamentare.
    Ne jemi dëshmitarë që me seancën e fundit u bënë 10 seanca parlamentare në të cilat qeveria në 9 prej tyre i mohoi opozitës çdo debat për çdo çështje që erdhi në parlament, duke filluar nga programi i qeverisë, miratimi i Këshillit të Ministrave, duke përfunduar tek miratimi i buxhetit dhe çdo gjë tjetër.
    Ju jeni dëshmitarë sepse në 10 seanca ka pasur vetëm një seancë me debat dhe kjo ka qenë seanca ku është diskutuar për institucionet e drejtësisë.
    Janë kaluar ligje, projektvendime, akte normative dhe në asnjërën prej tyre në mënyrë absolute nuk është lejuar opozita të debatojë, të marrë fjalën, të paraqesë mendimet, të mbrojë interesat e zgjedhësve të saj që kanë votuar kundër një qeverie si kurrë ndonjëherë në historinë 33-vjeçare të parlamentit pluralist.
    Nuk ka ndodhur kurrë sepse nuk mund të ndodhë si rregull.
    10 seanca parlamentare ku vetëm në njërën opozita ka pasur mundësi të shprehet.
    Dhe, të mos harrojmë, 10 seanca parlamentare të paraprira nga qindra mbledhje komisionesh, në të cilat opozita ka marrë pjesë në mënyrën më serioze. Në të cilat opozita është përkushtuar me seriozitetin më të madhe për të paraqitur objeksionet, sugjerimet, propozimet për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
    Pra, me gjithë këtë punë shumë serioze që ju keni bërë në komisionet parlamentare- dhe më serioze shumë se puna e të tjerëve- por kur vjen puna pas komisioneve në aulën e parlamentit, Edi Rama urdhëron të mbyllë mikrofonat për opozitën.
    Me gjithë kontrollin e jashtëzakonshëm që ka në media, kontrollon më shumë, më lehtë lajmet që dalin nga komisionet parlamentare, por rikthimi apo mbyllja i veprimtarisë në komisione, një veprimtari shumë serioze e deputetëve të opozitës, has në asgjësimin e të drejtës së tyre për të debatuar për ligjet, për projektet, për vendimet që janë miratuar në ato komisione. Që janë hedhur poshtë në ato komisione.
    Janë bërë 10 seanca në të cilat si kurrë ndonjëherë në histori, ministrat nuk lejohet të vijnë në interpelanca.
    Janë bërë 10 seanca që refuzohet çdo mocion me debat. Të drejta të sanksionuara në Kushtetutë këto për opozitën.
    Janë bërë 10 seanca, refuzohen në mënyrë antikushtetuese të gjitha kërkesat e opozitës për komisione hetimore parlamentare.
    Pra, opozita privohet jo vetëm nga e drejta, por nga detyra e saj themelore për të kontrolluar ekzekutivin, për të kontrolluar zbatimin e ligjit.
    Nuk mund ta kryejë këtë.
    Në tërësi ministrat nuk refuzojnë vetëm interpelancat, por refuzojnë edhe paraqitjen para komisioneve.
    Dhe nxjerrin mbi parlamentin ata që nuk mund të jenë kurrë, zëvendësministrat apo drejtorët.
    Në parlament, deputetëve u mohohen të drejtat më themelore që Kushtetuta dhe rregullorja e parlamentit u garanton atyre.
    Opozita trajtohet si një vasale e partisë-shtet me të cilën ajo mund të bëjë ç’të dojë”, u shpreh Berisha.

  • “Qeveria kërkon ta asgjësojë opozitën”, Berisha: Në 10 seancat e fundit na kanë mohuar debatin

    “Qeveria kërkon ta asgjësojë opozitën”, Berisha: Në 10 seancat e fundit na kanë mohuar debatin

    Kreu i PD Sali Berisha, theksoi se qeveria kërkon të shtypë të gjitha potencialet e opozitës, ku sipas tij, kërkon ta shndërrojë në instrument të pavlerë.
    “ Mblidhemi sot në këtë mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të një situatë të jashtëzakonshme ku ne ndodhemi për shkak të vendosmërisë të pandalshme të narkoqeverisë për të shtypur me të gjitha potencialet opozitën dhe opozitarizmin.
    Për ta shndërruar atë në një vegël apo në një instrument pa vlerë, për të ndaluar mbrojtjen e interesave të tyre për t’ja mbyllur asaj gojën politikisht për ta asgjësuar atë si forcë politike parlamentare. Ne jemi dëshmitarë që në seancën e fundit u bënë 10 seanca parlamentare. Në të cilat qeveria në 9 prej tyre i mohoi opozitës çdo debat për çdo çështje që erdhi në parlament. Duke filluar nga programi i qeverisë duke përfunduar në miratimin e buxhetit.
    Ju jeni dëshmitarë sepse në 10 seanca ka pasur vetëm 1 seancë me debat. Dhe këtu është diskutuar për institucionet e drejtësisë. Janë kaluar ligje projektvendime akte normative dhe në asnjërën prej tyre nuk është lejuar opozita të debatojë të marrë fjalën të paraqesë mendimet të mbrojë interesat e zgjedhësve. Si kurrë ndonjëherë në hsitorinë 33-vjeçare parlamentit pluralist nuk ka ndodhur. Sepse nuk mund të ndodhë 10 seanca parlamentare vetëm në njërën opozita ka pasur mundësi të shprehet.”, tha Berisha.