Tag: parlamentar

  • Taulant Balla: Sot votojmë Avokatin e Popullit me kandidatët e PD-së

    Taulant Balla: Sot votojmë Avokatin e Popullit me kandidatët e PD-së

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbajtur sot një qëndrim të prerë në seancën plenare të Kuvendit lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ai deklaroi se pavarësisht debateve politike dhe pretendimeve të Partisë Demokratike, mazhoranca do të votojë kandidatët e propozuar nga vetë opozita.
    Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla kundërshtoi deklaratat e PD-së, e cila sot pretendoi se ka tërhequr firmat dhe mbështetjen për kandidaturat që kishte dorëzuar më herët.

    Balla theksoi se situata e krijuar me mungesën e Avokatit të Popullit për mbi tre vite përbën një shkelje flagrante të ligjit dhe detyrimeve kushtetuese të Kuvendit.

    “T’i tregojmë popullit të vërtetat e mëdha të procesit. Jemi mbi 1 250 ditë shkelje të ligjit, si Kuvend,” u shpreh ai.

    Ai iu përgjigj pretendimeve të drejtuesve të PD-së se janë tërhequr firmat për kandidaturat: “U çua drejtuesi i sotëm i grupit parlamentar e tha: Ka një praktikë se janë tërhequr firmat. Nuk është ashtu. Ju kurrë nuk e keni gjetur konsensusin mes vetes.”
    Balla deklaroi se mazhoranca nuk do të lejojë që institucioni i Avokatit të Popullit të vijojë të mbetet bosh për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme të opozitës.
    “Ne po jua themi, sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!” – tha kreu i grupit parlamentar të PS-së.
    Mazhoranca pret që gjatë seancës së sotme procesi të shkojë për votim, megjithëse PD ka paralajmëruar kundërshtime të forta politike, duke akuzuar PS-në se po tenton të “kapë” institucionin e Avokatit të Popullit.

  • Mbrojtja e fëmijëve, prioritet i Kuvendit: Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

    Mbrojtja e fëmijëve, prioritet i Kuvendit: Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

    Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja për konstituimin e Grupit Parlamentar Vullnetar “Miqtë e Fëmijëve”, një nga mekanizmat më aktivë të angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe forcimin e rolit mbikëqyrës të parlamentit në këtë fushë.
    Në takim morën pjesë deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, përfaqësues të UNICEF-it, të kryesuar nga Murat Sahin, si dhe të rinj nga Bordi Këshillimor i Adoleshentëve të UNICEF Albania.
    Kryetari i Kuvendit, në cilësinë e drejtuesit të këtij grupi, theksoi se konstituimi i Grupit “Miqtë e Fëmijëve” nuk është thjesht një procedurë formale, por një angazhim institucional i fortë për ta vendosur mirëqenien e fëmijëve në qendër të ligjbërjes dhe politikëbërjes.

    Ai nënvizoi se, çdo vendim që merret në Kuvend ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi fëmijët dhe se Kuvendi ka përgjegjësinë të miratojë ligje, të ushtrojë kontroll parlamentar efektiv dhe të sigurojë prioritete buxhetore që mbështesin realisht të drejtat e tyre.
    Kryetari Peleshi u ndal edhe te sfidat e reja me të cilat përballen fëmijët sot, duke përmendur teknologjinë, kanalet e reja të komunikimit dhe rreziqet prej zhvillimeve të shpejta digjitale. Ai theksoi se përballimi i këtyre sfidave kërkon dialog, konsensus dhe standarde të matshme, veçanërisht në fusha si parandalimi i dhunës, aksesi i barabartë në arsim e shërbime si dhe mbrojtje në mjedisin digjital.
    Në mbledhje u prezantuan edhe tre nënkryetaret e reja të Grupit, Bora Muzhaqi, Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, të cilat do të bashkëdrejtojnë veprimtarinë dhe nismat e Grupit.
    Pjesëmarrësit vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë me UNICEF-in dhe rolin e tij, si partner kyç në mbështetjen e nismave parlamentare për fëmijët.
    Kuvendi riafirmoi angazhimin për ta bërë Grupin “Miqtë e Fëmijëve” një instrument të qëndrueshëm, aktiv dhe funksional në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, duke u bërë një “sy i kujdesshëm” dhe një zë i vazhdueshëm për brezin e ardhshëm.

  • Endri Shabanin, i preferuari i PS? Zbardhen emrat e deputetëve që firmosën për Avokatin e Popullit

    Endri Shabanin, i preferuari i PS? Zbardhen emrat e deputetëve që firmosën për Avokatin e Popullit

    Si pikë e 18 e rendit të ditës të seancës plenare në parlament të enjten parashikohet votimi i 6 kandidatëve që plotësuan kushtet për Avokatin e Popullit.

    Tërheqja e firmave mbështetëse të kandidatëve prej deputetëve të PD nuk u pranua nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve të martën.
    Mes gjashtë kandidatëve është edhe Endri Shabani që konsiderohet si kandidatura e preferuar e socialistëve, të cilët realizuan një skemë perfekte, duke u tërhequr nga mbështetja me firmë e kandidatëve. I lejuan avancimin e mbështetjes me firma grupit parlamentar të PD ku mes gjashtë kandidatëve është edhe i preferuari i tyre zoti Shabani.
    Në këto kushte firmat i dha PD dhe përmes votës së fshehtë, sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, socialistët priten me votim të fshehtë të votojnë për të.
    Nëse shikojmë listën mbështetëse me firma nga opozita për Endri Shabanin nuk kemi të bëjmë thjesht me deputetë të rinj apo të dorës së dytë nga grupi parlamentar të PD.
    Janë emra të njohur nga opozita si Ina Zhupa, Agron Gjekmarkaj, Tritan Shehu, Luan Baci, Bujar Leskaj, Oerd Bylykbashi dhe Jorida Tabaku firmtarë pro Endri Shabanit.
    Kur grupi parlamentar i PD u ndesh me kundërshtinë socialiste të “formulës të Gaz Bardhit” dhe kur panorama u qartësua se socialistët po avanconin me kandidaturën e Endi Shabanit, demokratët tentuan pa sukses t’i fusin një marsh pas procesit.
    Nuk ia dolën të ishin të suksesshëm me tërheqjen e firmave. E për të shpëtuar nga ndonjë votë e fshehtë e mundshme në drejtim të Endri Shabanit të enjten në parlament, zgjidhjen e shpëtimit e tregoi doktor Berisha. Mos marrje pjesë të grupit parlamentar të PD në votim. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia e mos dhënies së votës së fshehtë nga deputetë të caktuar të PS.
    Gjithsesi kompensimi këtyre votave drejt 84 të nevojshme,  mund të vijë nga deputetët e “Nismës”, Agron Shehaj dhe Erald Kapri që kanë hedhur firmat e tyre në mbështetje të Endri Shabanit, përshirë dhe një nga firmëtarët e opozitës, agrarin Artan Luku nga partia e Agron Dukës.

  • Avokati i Popullit, Brisida Shehaj “shuplakë” PD-së: Grupi parlamentar, si tren pa destinacion

    Avokati i Popullit, Brisida Shehaj “shuplakë” PD-së: Grupi parlamentar, si tren pa destinacion

    Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka bërë një analizë në lidhje me zhvillimet e fundit në PD dhe përplasjet për Avokatin e Popullit.
    Shehaj thekson se grupi parlamentar është kthyer në një tren pa destinacion.
    Sipas ekspertes, procesi për Avokatin e Popullit si herën e parë dhe tani po karakterizohet nga një mungesë totale serioziteti. Ajo nënvizon se, deputetët e Partisë Demokratike nuk mund të dalin në publik për tu justifikuar dhe as të qahen për Partinë Socialiste.
    Shehaj thotë se PD hëngri dy super gola politik gjatë këtij procesi, e para që firmosën mbi një emër si Endri Shabani dhe i dytë kanë 6 emra që do dërgohen në Kuvend me firma të mbledhura nga deputetët opozitar dhe asnjë nga PS, duke treguar se nuk kanë asnjë fibër politike.
    Ekspertja thekson se largimi nga procesi ndihmon PS pasi është PD ajo që ka zvarritur përzgjedhjen e Avokatit të Popullit tani e 4 vite, pikerisht me këto sjellje larg fibrës politike.
    Reagimi i Brisida Shehajt
    Grupi Parlamentar si tren pa destinacion.
    Si çdo ditë e nisa mëngjesin duke ndjekur Flavio Qarrin, i ftuar Saimir Korreshi Deputeti i Partisë Demokratike, tema për të cilën po flitej ishte përzgjedhja e Avokatit të Popullit.
    Ajo që dëgjova ishte të thuash pak skandaloze, përtej humorit që e karakterizon zotin Korreshi, unë si votues, si popull dhe jo militant i asaj partie mund ta përmbledh si më poshtë:
    1-    Sekretari i Përgjithshëm i partisë u kishte thene jepni firma të gjithëve se s’do bëhemi të keq;
    2-    Një koleg/kolege ka mbledh firmat për Endri Shabanin;
    3-    Piruetën për të dal të larë nga një skandal që e prodhuan vetë duke firmosur mbi emrin e Endri Shabanit dhe duke dalë si një turmë pa destinacion dhe me zero fibër politike;
    Proçesi për Avokatin e Popullit si herën e parë dhe tani u karakterizua nga një mungesë totale serioziteti. Deputetët e Partisë Demokratike NUK MUND të dalin sot në publik për tu justifikuar dhe as të qahen për Partinë Socialiste.
    Hëngrën një super gol politik pasi firmosën mbi një emër si Endri Shabani që nuk ka kursyer as PD dhe as liderin e saj duke hedhur akuza shumë të rënda që nga pazarët politike me Edi Ramën e deri të akuzat penale.
    Sot në Kuvend ka 6 emra/kandidatë për Avokatin e Popullit dhe të 6 emrat janë aty vetëm me firmat e Deputetëve opozitar dhe asnjë firmë nga Grupi Parlamentar i PS e ky është goli i radhës që hëngrën si formacion politik duke treguar që në më të paktën nuk kanë asnjë fibër politike.
    Sot Partia Demokratike ka vetëm një mënyrë që mund të shpëtojë fytyrën dhe ajo është të shkojnë me emrin e Adriana Kalasë, e jo sepse Adriana është demorkate por sepse ajo është fytyra e çdo kauze që ka ajo parti duke filluar me Irena Gjokën e deri te i korruptuari më i fundit.
    Largimi nga proçesi ndihmon PS pasi është PD ajo që ka zvarritur përzgjedhjen e Avokatit të Popullit tash e 4 vite, pikerisht me këto sjellje larg fibrës politike.
    Parlamenti është betejë politike e nëse vazhdoni të humbisni për fajin tuaj ky nuk është problem i kundërshtarit që ka për detyrë t’ju mund në atë fushbetejë.
    Ata po e bëjnë detyrën e tyre, PO JU???

  • Mbështesim disa kandidatura për Avokatin e Popullit, Berisha: I kemi përcaktuar, Grupi parlamentar do t’i mësojë sot

    Mbështesim disa kandidatura për Avokatin e Popullit, Berisha: I kemi përcaktuar, Grupi parlamentar do t’i mësojë sot

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se sa i përket kandidaturës për Avokain e Popullit, mbështet disa emra, të cilat theksoi ai janë përcaktuar.
    Berisha deklaroi se grupi parlamentar do i mësojë sot emrat, ndërsa shtoi se “besojmë se e kryejnë më mirë atë detyrë”.
    Berisha: PD ka vendosur të mbështesë kandidaturat e saj për Avokatin e Popullit
    PD ka vendosur të mbështesë kandidaturat e saj që ajo beson se e përmbushin më mirë këtë funksion.
    Pra, firmat mund të jenë dhënë, por ne mbështesim disa kandidatura, i kemi të përcaktuara dhe grupi parlamentar do i mësojë sot, të cilat ne besojmë se e kryejnë më mirë atë detyrë.

  • Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS s’do propozojë asnjë kandidat dhe ia kalon topin PD, zbardhet formula e…

    Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS s’do propozojë asnjë kandidat dhe ia kalon topin PD, zbardhet formula e…

    Socialistët nuk do të propozojnë zyrtarisht me firmat e tyre asnjë prej 26 kandidatëve që kanë shprehur interesin për postin e Avokatit të Popullit, por do votojnë një prej emrave që opozita do të sjellë me firma në seancë plenare. “Do vlerësojmë kandidaturat që janë mbështetura me firma nga opozita. Më pas do vendosim se cilën kandidaturë do mbështesim. Ligji për avokatin e popullit nuk imponon kushtin që një deputet të firmosë vetëm për një kandidat. Pasi të kemi shqyrtuar në grupin parlamentar do të vendosemi se cilën kandidaturë do mbështesim. Do të shprehemi pasi të përmbyllet afati”, deklaroi dje kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një vijë të kuqe, apo kriter të panegociueshëm për zgjedhjen e avokatit të popullit, njësoj si 3 vite më parë kur emri i Ledio Brahos që i shkoi për miratim seancës plenare u rrëzua nga mazhoranca duke e cilësuar atë si një “avokat partie”, Balla nuk vendosi kritere të tjera politike. Kriteret i ka përcaktuar ligji dhe Kushtetuta. Ndërsa sa i përket votës së deputetëve të PS, ai theksoi se: “Kjo do të jetë pas një vendimi politik të grupit parlamentar. Pasi të kemi parë listën.”.  Menjëherë pas këtij komunikimi, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar demokrat, propozoi formulën e zgjedhjes së avokatit të popullit. Bardhi propozon që opozita t’i sugjerojë mazhorancës 6 emra, prej të cilëve shumica zgjedh 3. Më pas, nga 3 emrat e mbetur, opozita zgjedh vetëm një emër të cilin ia propozon seancës plenare për votim. Ky propozim i është depozituar me një letër kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, nga i cili, kryetari i grupit demokrat, Gazment Bardhi, kërkon që të ndjekë një process transparent diskutimi mes grupeve parlamentare në Konferencën e Kryetarëve. 2 dhjetori është afati i fundit që grupet parlamentare mund të mbështesin me firmë kandidatët që kanë shprehur interes për të zëvendësuar Erinda Ballanca në krye të postit të Avokatit të Popullit. Deri më tani demokratët kanë mbështetur me firma disa prej tyre si Jola Hysi, Adriana Kalaja, Endrit Shabani, Besim Ndregjoni, Sajmir Visha, Tartar Bazaj, Dardan Mustafa apo Shkëlqim Sulo.
    Propozimi i plotë i PD-së
    Grupi Parlamentar i PD i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të udhëheqë një proces transparent diskutimi mes grupeve parlamentare për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, në një prej organeve të Kuvendit, ku vlerëson si forumin më të përshtatshëm dhe transparent Konferencën e Kryetarëve.  Në letrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, theksohet se në Progres-Raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ndër të tjera evidentohet se: “……Politizimi i emërimeve parlamentare në pozitat e larta të organeve kushtetuese apo institucioneve të pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze.”. “Në këtë kuptim, procesi i emërimeve vijuese nga ana e Kuvendit të Shqipërisë në të gjitha organet e pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, duhet të jetë transparent dhe pjesë e një procesi konsultimi të sinqertë mes të gjitha grupeve parlamentare, me synim ruajtjen e pavarësisë së këtyre organeve dhe respektimin e parimit të meritokracisë”, thuhet në letrën që Gazment Bardhi i ka drejtuar Kryetarit të Kuvendit dhe për dijeni grupeve parlamentare dhe Trupit Diplomatik në vend. Sipas grupit parlamentar të PD, procesi duhet të garantojë ndërveprimin e sinqertë dhe gjithëpërfshirës të të gjitha grupeve parlamentare në emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, sipas rregullave parimore të përcaktuara paraprakisht dhe që i bëhen të njohura opinionit publik dhe kandidatëve përkatës.
    Skema
    Konkretisht, grupi parlamentar i PD ka propozuar këtë formulë të bashkëveprimit midis grupeve parlamentare:

    Për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, për të cilën kërkohet shumicë e cilësuar (prej 3/5 të anëtarëve të Kuvendit – rasti i Avokatit të Popullit), procesi të jetë i ndërtuar sipas kësaj formule:
    a) Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare propozon deri në 6 (gjashtë) kandidatë të përzgjedhur prej tij, nga lista e kandidatëve që sipas Komisioneve Parlamentare përmbushin kërkesat e kërkuara nga Kushtetuta/Ligji.
    b) Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare të përzgjedhë nga lista e propozuar sipas shkronjës “a” më sipër 3 (tre) kandidatë të pranueshëm sipas tij për votim.
    c) Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare, nga lista e përzgjedhur sipas shkronjës “b” më sipër, propozon për emërim/zgjedhje 1 (një) kandidat.
    d) Seanca plenare voton me konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare kandidatin e përzgjedhur sipas shkronjës “c” më sipër.
    Për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, për të cilën kërkohet shumicë e anëtarëve të Kuvendit, procesi të jetë i ndërtuar sipas kësaj formule:
    a) Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare propozon deri në 6 (gjashtë) kandidatë të përzgjedhur prej tij, nga lista e kandidatëve që sipas Komisioneve Parlamentare përmbushin kërkesat e kërkuara nga Kushtetuta/Ligji.
    b) Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare të përzgjedhë nga lista e propozuar sipas shkronjës “a” më sipër 3 (tre) kandidatë të pranueshëm sipas tij për votim.
    c) Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare, nga lista e përzgjedhur sipas shkronjës “b” më sipër, propozon për emërim/zgjedhje 1 (një) kandidat.
    d) Seanca plenare voton me konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare kandidatin e përzgjedhur sipas shkronjës “c” më sipër.

    Në përfundim, grupi parlamentar i PD thekson se opozita mbetet e vendosur për t’u angazhuar në procesin parlamentar të përzgjedhjes/emërimit, vetëm nëse ndërtohet një proces transparent dhe me rregulla të qarta, që garanton pavarësinë e këtyre institucioneve të rëndësishme, si dhe krijon premisën e nevojshme për të ruajtur besimin e qytetarëve tek këto organe.
    Reagon Berisha
    Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha u pyet dje nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp, nëse i kanë gati kandidaturat për Avokat Populli, në kushtet kur PS nuk do të propozojë asnjë kandidat. Berisha tha se kanë disa emra, por më favorit duket se është ai i Besim Ndregjonit, të cilin PD e ka çuar edhe më herët në seancë plenare për votim. Ky është emri që duhet të votohet tha Berisha. “Ne kemi disa kandidatë që do i paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të ballës, ai ndryshon. I kemi të listuara, njërit prej tyre Besim Ndregjoni ka qenë në seancë. Në çdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare ai duhet të ishte votuar dhe duhet të votohet, pastaj kanë kandidatura të tjera që PD i mbështet”, deklaroi Berisha.

  • PD propozon formulën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Ne propozojmë 6 emra, PS zgjedh 3, nga këta njëri shkon për votim

    PD propozon formulën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Ne propozojmë 6 emra, PS zgjedh 3, nga këta njëri shkon për votim

    partia demokratike

    TIRANË- Grupit parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar formulën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Në kërkesën e firmosur nga kreu i grupit Gazment Bardhi, dërguar kryeparlamentarit Niko Peleshi, PD kërkon që të jetë një proces transparent. Sipas formulës së PD-së, demokratët si pakicë do të zgjedhin 6 emra, ndërsa Partia Socialiste do të zgjedhë 3 prej tyre. Më pas, opozita do të çojë për votim në seancë vetëm njërin prej tyre.
    Njoftim për shtyp
    Konkretisht, grupi parlamentar i PD ka propozuar këtë formulë të bashkëveprimit midis grupeve parlamentare:
    A.    Për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, për të cilën kërkohet shumicë e cilësuar (prej 3/5 të anëtarëve të Kuvendit – rasti i Avokatit të Popullit), procesi të jetë i ndërtuar sipas kësaj formule:
    a)    Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare propozon deri në 6 (gjashtë) kandidatë të përzgjedhur prej tij, nga lista e kandidatëve që sipas Komisioneve Parlamentare përmbushin kërkesat e kërkuara nga Kushtetuta/Ligji.
    b)    Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare të përzgjedhë nga lista e propozuar sipas shkronjës “a” më sipër 3 (tre) kandidatë të pranueshëm sipas tij për votim.c)    Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare, nga lista e përzgjedhur sipas shkronjës “b” më sipër, propozon për emërim/zgjedhje 1 (një) kandidat.d)    Seanca plenare voton me konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare kandidatin e përzgjedhur sipas shkronjës “c” më sipër. 
    B.    Për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, për të cilën kërkohet shumicë e anëtarëve të Kuvendit, procesi të jetë i ndërtuar sipas kësaj formule:
    a)    Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare propozon deri në 6 (gjashtë) kandidatë të përzgjedhur prej tij, nga lista e kandidatëve që sipas Komisioneve Parlamentare përmbushin kërkesat e kërkuara nga Kushtetuta/Ligji.b)    Grupi Parlamentar që përfaqëson pakicën parlamentare të përzgjedhë nga lista e propozuar sipas shkronjës “a” më sipër 3 (tre) kandidatë të pranueshëm sipas tij për votim.c)    Grupi Parlamentar që përfaqëson shumicën parlamentare, nga lista e përzgjedhur sipas shkronjës “b” më sipër, propozon për emërim/zgjedhje 1 (një) kandidat.d)    Seanca plenare voton me konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare kandidatin e përzgjedhur sipas shkronjës “c” më sipër. 

    Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca nuk do të ketë një kandidaturë dhe se do të shqyrtojnë kandidaturat e opozitës për të vendosur më pas se cilin do të mbështesin. /ZËRI

  • Lëvizje për t’i marrë PD-në Berishës? Salianji reagon LIVE: Demokratët janë të uritur…

    Lëvizje për t’i marrë PD-në Berishës? Salianji reagon LIVE: Demokratët janë të uritur…

    Teksa i ftuar në ‘Opinion’ ishte’ kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi, ka ardhur një ndëhyrje e pazakontë nga Ervin Salianji.
    Salianji reagoi duke i dërguar edhe mesazh moderatorit të emisionit.
    “Nuk besoj se të gjithën e sqaroj dot me një mesazh, Do vij tek ju dhe do flas. Takimet unë i bëj përherë, se në politikë vota përcakton hierarkinë dhe peshën e çdo mekanizëm tjetër hileqar, që nuk rri dot. PD ka nevojë për ripërtëritje dhe vlerësim të meritës. Këto i kam thënë në studion tuaj dhe kudo. Fakti që takimi i individëve më të votuar bën lajm, tregon urinë e qytetarëve dhe demokratëve, për vlerësim dhe analizë reale që kemi ne. Unë dëgjoj çdo demokrat, jo më demokratë, që të gjithë ne që ishim në një kafe, kemi mbledhur më shumë se 200 mijë vota për PD-në. Ju kam sjellë edhe një foto”, shkruan në mesazh Salianji.
    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u shpreh se Salianji dhe eksponentët e tjerë të Partisë Demokratike kanë pirë thjesht kafe e se nga ajo mbledhje nuk ka asgjë serioze.

  • Gonzato: Kërkimi parlamentar përmirëson cilësinë e ligjeve dhe i hap rrugën zbatimit të tyre

    Gonzato: Kërkimi parlamentar përmirëson cilësinë e ligjeve dhe i hap rrugën zbatimit të tyre

    Në kuadër të Ditës së Kërkimit Parlamentar, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se kërkimi dhe analiza janë thelbësore për një vendimmarrje të informuar, mbikëqyrje efektive të legjislacionit dhe forcimin e demokracisë.
    Ambasadori theksoi se monitorimi i ligjeve dhe përdorimi i kërkimit cilësor janë të domosdoshëm. Sipas tij, kërkimi nuk duhet të kufizohet vetëm te harmonizimi ligjor me BE-në, por duhet të analizojë edhe ndikimin social dhe ekonomik te bizneset dhe qytetarët, për të arritur standardet e Bashkimit Evropian.
    “Kërkimi dhe analiza janë thelbësore për një vendimmarrje të informuar, për mbikëqyrje efektive legjislative dhe forcon demokracinë. Shqipëria hyn në një fazë thelbësore të anëtarësimit, ajo e çeljes së të gjithë grupkapitujve. Kjo është një arritje e qartë e kryer me shpejtësi të jashtëzakonshme, por faza tjetër do të jetë vendimtare. Po hyjmë në një faze komplekse teknikisht dhe politikisht të procesit të integrimit dhe në këtë fazë parlamenti luan një rol thelbësor ku diskutohet dhe miratohet. Një rol i rëndësishëm është edhe monitorimi i këtij legjislacioni, kërkimi parlamentar është i domosdoshëm, është themeli i politikbërjes bazuar në të dhënat”, tha Gonzato.
    Sipas tij, kërkimi forcon legjitimitetin dhe efektivitetin e parlamentit, rrit transparencën dhe ndikon në besimin publik në procesin e integrimit.
    Gonzato shtoi se anëtarësimi duhet të përfshijë jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën dhe shoqërinë civile, dhe të mbështetet nga një konsensus i gjerë politik dhe shoqëror.
    “Nuk duhet parë vetëm harmonizimi ligjor me BE se nuk është vetëm kjo arsyeja për të pasur kërkimin cilësor parlamentar, por edhe për të analizuar ndikimi social-ekonomik të bizneset dhe qytetarët se kjo është arsyeja për të arritur standardet e BE-së. Kërkuesit duhet të paraqesin ligjvënësve kostot dhe ndikimin strukturor në shoqëri. Kjo përmirëson cilësinë e ligjeve dhe i hap rrugën zbatimit të tyre. Kërkimi forcon legjitimitetin dhe efektivitetin e parlamentit, rrit transparencën dhe ndërton besimin publik në procesin e integrimit.
    Integrimi duhet të ketë një mbështetje të gjera politike e shoqërore, jo vetëm nga qeveria por edhe opozita e qytetarët. Reformat duhen miratuar mbi fakte dhe të shpjegohen përfitimet e tyre për qytetarët”, tha Gonzato.

  • “Pse duhet të presim Oerdin?”, Manja “i tregon vendin” Zegjinesë: Mësohu që ka hierarki grupi parlamentar!

    “Pse duhet të presim Oerdin?”, Manja “i tregon vendin” Zegjinesë: Mësohu që ka hierarki grupi parlamentar!

    komisioni i ligjeve

    TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, e shtyu mbledhjen me 20 minuta për të pritur nënkryetarin Oerd Bylykbashin, i cili kishte kërkuar të ishte prezent gjatë shqyrtimit të draftit. Megjithatë, duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer deputetes së re të Fierit, Zegjine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, duke thënë “Pse duhet pritur”. Por, Zegjinea u ‘suprizua’ nga reagimi i kreut të Komisionit, i cili tha se duhet të mësohet se grupi parlamentar ka hierarki. 

    Pjesë nga momenti:Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.
    Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?
    Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash./ZËRI