Ka përfunduar pas 4 orësh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të cilët në focus të diskutimeve kanë pasur vijimësinë e aksionit opozitar.
Gazetari Ardit Hoxha raporton nga selia e PD-së se në rend dite përfshiheshin disa çështje lidhur me atë se çfarë duhet të bëjë PD në Parlament por dhe jashtë tij lidhur me aksionin e saj.
“Kjo mbledhje ishte vijim i disa mbledhjeve të mëparshme të Grupit Parlamentar të PD-së, ku në fokus ishte aksioni i opozitës dhe qasja e PD-së në raport me Parlamentin.
Ka pasur deputetë që kanë deklaruar dhe shprehen të mendimit se opozita duhet të shfrytëzojë maksimalisht të gjitha hapësirat që i janë dhënë nga mazhoranca në Parlament. Sipas tyre duhet të bëhet debat dhe duhet të diskutohen çështjet kryesore, duke përfshirë atë të ligjit për barazinë gjinore.
Më tej, gazetari Hoxha shton se sipas deputetëve të PD-së, duhet ngritur disa propozime të reja për shkak se ata nuk kanë pasur hapësirën e nevojshme për të përçuar mesazhet e tyre ndaj qytetarëve.
“Ka pasur propopzime nga një numër i madh i deputetëve që kanë kërkuar që PD të rikthehet në bazë.
Ka pasur dhe variante të tjera për një platformë alternative e cilësuar nga shumë deputetë për t’u dëgjuar, pasi sipas tyre opozita nuk po mundet të ketë hapësirën që i takon në Parlament dhe të ketë mundësi ëpr të përcjellë mesazhet ndaj qytetarëve”, raportoi Hoxha.
Tag: parlament
-

Si do vijojë aksioni opozitar? Gazetari jep detaje: Ja çfarë deklaruan deputetët
-

Berisha akuza Ramës dhe Ballukut: Duhet të dorëhiqen të dy për tunelin e Llogarasë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu çdo koment sot për humbjen në zgjedhjet e 9 nëntorit, duke u fokusuar tek beteja e opozitës në Parlament. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha akuzoi mazhorancën se ka mbyllur çdo hapësirë debati në Kuvend, pasi shumica dërrmuese e seancave janë mbyllur pa lejuar diskutimet; dhe sipas kryetarit të PD, opozita duhet të ndërtojë një strategji për t’u përballur me PS-në.
“Nuk duan parlament ata, por ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre. Ne lamë çdo gjë, shkojmë në parlament. Ju shkoni çdo ditë në komisione, dhe shkojmë aty, dhe ai e mbyll dyqanin aty. Merr mesazhin, ‘mbylle’ i thotë Edi Rama, e mbyll ai. Është Edi Rama ai që i bën të gjitha këto.”
Berisha shfrytëzoi mbledhjen e grupit parlamentar për të akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku, si përgjegjës për tunelin e Llogarasë, por edhe për aeroportin e Vlorës; duke theksuar se në çdo vend demokratik, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen.“Por në vend që të japë dorëheqjen së bashku me Lubinë e tij, ai ka deklaruar në mbledhjen e partisë, në mbledhjen e Tiranës, se ky është një sulm që Skapi i partisë i bën Edi Ramës dhe Lubia nuk ka asnjë përgjegjësi. Nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore. Asnjë gjë prej gjëje. Dhe në fakt, siç e shihni, ajo vazhdon veprimtarinë, ndonëse si një fantazmë, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sepse autori i kësaj është Edi Rama dhe kjo ka zbatuar urdhrat e tij kriminalë.”
Deri më tani, PD ka deklaruar se nuk do ta bojkotojë Kuvendin, pavarësisht situatës politike, por sot deputetët demokratë nuk shkuan në asnjë komision parlamentar, derisa të merret vendimi përfundimtar për marrëdhënien e opozitës me Kuvendin.
/vizionplus.tv -

Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!
Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!
Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar tha se, opozita në parlament po privohet nga e drejta e saj kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin dhe zbatimin e ligjit.
“Mblidhemi sot në këtë mbledhje jashtë radhe apo të jashtëzakonshme të grupit parlamentar për shkak të një situate të jashtëzakonshme në të cilën ne ndodhemi për shkak të vendosmërisë të pandalshme të narkoqeverisë për të shtypur me të gjitha potencialet opozitën dhe opozitarizmin.
Për ta shndërruar atë në një vegël apo në një instrument pa vlerë për asnjë funksion për qytetarët, mbrojtjen e interesave të tyre, për t’ia mbyllur asaj gojën, de facto për ta asgjësuar atë politikisht si forcë politike parlamentare.
Ne jemi dëshmitarë që me seancën e fundit u bënë 10 seanca parlamentare në të cilat qeveria në 9 prej tyre i mohoi opozitës çdo debat për çdo çështje që erdhi në parlament, duke filluar nga programi i qeverisë, miratimi i Këshillit të Ministrave, duke përfunduar tek miratimi i buxhetit dhe çdo gjë tjetër.
Ju jeni dëshmitarë sepse në 10 seanca ka pasur vetëm një seancë me debat dhe kjo ka qenë seanca ku është diskutuar për institucionet e drejtësisë.
Janë kaluar ligje, projektvendime, akte normative dhe në asnjërën prej tyre në mënyrë absolute nuk është lejuar opozita të debatojë, të marrë fjalën, të paraqesë mendimet, të mbrojë interesat e zgjedhësve të saj që kanë votuar kundër një qeverie si kurrë ndonjëherë në historinë 33-vjeçare të parlamentit pluralist.
Nuk ka ndodhur kurrë sepse nuk mund të ndodhë si rregull.
10 seanca parlamentare ku vetëm në njërën opozita ka pasur mundësi të shprehet.
Dhe, të mos harrojmë, 10 seanca parlamentare të paraprira nga qindra mbledhje komisionesh, në të cilat opozita ka marrë pjesë në mënyrën më serioze. Në të cilat opozita është përkushtuar me seriozitetin më të madhe për të paraqitur objeksionet, sugjerimet, propozimet për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
Pra, me gjithë këtë punë shumë serioze që ju keni bërë në komisionet parlamentare- dhe më serioze shumë se puna e të tjerëve- por kur vjen puna pas komisioneve në aulën e parlamentit, Edi Rama urdhëron të mbyllë mikrofonat për opozitën.
Me gjithë kontrollin e jashtëzakonshëm që ka në media, kontrollon më shumë, më lehtë lajmet që dalin nga komisionet parlamentare, por rikthimi apo mbyllja i veprimtarisë në komisione, një veprimtari shumë serioze e deputetëve të opozitës, has në asgjësimin e të drejtës së tyre për të debatuar për ligjet, për projektet, për vendimet që janë miratuar në ato komisione. Që janë hedhur poshtë në ato komisione.
Janë bërë 10 seanca në të cilat si kurrë ndonjëherë në histori, ministrat nuk lejohet të vijnë në interpelanca.
Janë bërë 10 seanca që refuzohet çdo mocion me debat. Të drejta të sanksionuara në Kushtetutë këto për opozitën.
Janë bërë 10 seanca, refuzohen në mënyrë antikushtetuese të gjitha kërkesat e opozitës për komisione hetimore parlamentare.
Pra, opozita privohet jo vetëm nga e drejta, por nga detyra e saj themelore për të kontrolluar ekzekutivin, për të kontrolluar zbatimin e ligjit.
Nuk mund ta kryejë këtë.
Në tërësi ministrat nuk refuzojnë vetëm interpelancat, por refuzojnë edhe paraqitjen para komisioneve.
Dhe nxjerrin mbi parlamentin ata që nuk mund të jenë kurrë, zëvendësministrat apo drejtorët.
Në parlament, deputetëve u mohohen të drejtat më themelore që Kushtetuta dhe rregullorja e parlamentit u garanton atyre.
Opozita trajtohet si një vasale e partisë-shtet me të cilën ajo mund të bëjë ç’të dojë”, u shpreh Berisha. -

Berisha: Nuk do pajtohemi me dhunimin e të drejtave të opozitës në parlament. Do u japim përgjigjen që meritojnë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se nuk do të pranojnë kurrë dhunimin e të drejtave të opozitës në parlament dhe se do t’u japin një përgjigje të merituar atyre që po i cenojnë këto të drejta.
Berisha theksoi se opozita është e vendosur të qëndrojë e bashkuar dhe të vazhdojë përfaqësimin në institucionet ligjvënëse, pavarësisht pengesave dhe bllokimeve të kryeministrit Edi Rama dhe të bashkëpunëtorëve të tij, të cilët sipas Berishës, po përdorin mekanizma të padrejtë për të minuar rolin e opozitës.
Deklarata e plotë”
Natyrisht, me të drejtat e opozitës, ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë dhunim që u bëhet.
Prandaj, mendoj që sot të diskutojmë për një përgjigje të merituar.
Nuk duan parlament ata, por ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre.
Ne lamë çdo gjë, shkojmë në parlament.
Ju shkoni çdo ditë në komisione, dhe shkojmë aty, dhe ai e mbyll dyqanin aty. Merr mesazhin, mbylle i thotë Edi Rama, e mbyll ai.
Nuk është e Taulantit ajo, Taulanti është vetëm përcjellës. Se Taulanti është njeriu më i keqpërdorur në Shqipëri.
Por ky është kapitull tjetër.
Është Edi Rama ai që i bën të gjitha këto. -

“Kuvendi po shndërrohet në noter të qeverisë”, Bylykbashi shpërthen ndaj mazhorancës:Çdo vendim vjen me urdhër nga lart
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën në Parlament, duke akuzuar mazhorancën se po pengon qëllimisht debatin demokratik.
“Në Parlament, mazhoranca nuk do debat. Dje ishte hera e dytë që mbaja fjalën. Kam kërkuar të flas në çdo seancë, por nuk më është dhënë mundësia. Kanë kthyer në mekanizëm heqjen e fjalës duke mbyllur seancën,” u shpreh Bylykbashi, duke e cilësuar këtë praktikë si shkelje të rregullores dhe të të drejtave të opozitës.
Sipas tij, Partia Demokratike është një forcë e madhe që përfaqëson një elektorat të gjerë dhe të larmishëm, ndaj duhet të ketë hapësirë për debat. “Ne kemi debatin parlamentar si instrument të fuqishëm, por jo vetëm atë. Kemi protestat, veprime të tjera, forma të ndryshme të reagimit politik,” theksoi ai.
Bylykbashi shprehu gjithashtu pakënaqësi për mënyrën se si drejtohet Kuvendi nga kryetari aktual, Niko Peleshi, duke nënvizuar se ai po vepron nën ndikimin e Kryeministrit Edi Rama.
“Drejtimi i Parlamentit me kryetar Niko Peleshin është problematik. Kuptohet se Rama i jep porositë. Kryetari i Kuvendit është numri dy i Republikës dhe duhet të garantojë balancën e procesit parlamentar,” tha Bylykbashi.
Deputeti demokrat shtoi se mbyllja e parakohshme e seancave po përdoret si mënyrë për të shmangur transparencën dhe për të bllokuar zërin e opozitës: “Kur u mbyll seanca dje, u mbyllën edhe votimet dhe iu hoq e drejta për të folur deputetëve që kishin çështje të rendit të ditës. Po shkelet hapur rregullorja. Është e dukshme që urdhrat vijnë nga kreu i grupit parlamentar të PS,” përfundoi Bylykbashi. -

Partia Demokratike rikthen foltoren, Berisha: Aksioni do të zhvillohet para selisë së Qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lajmëroi nisjen e një foltoreje përpara Kryeministrisë, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të mazhorancës një ditë më parë për të ndërprerë diskutimet në Parlament e për të kaluar direkt në votim. Berisha, në një konferencë me gazetarët, vuri në dukje se, prej fillimit të legjislaturës, Partia
Socialiste ka lejuar diskutimet vetëm në një seancë, ndaj opozita do të krijojë një hapësirë të re komunikimi me qytetarët.
“Do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet.”Berisha sqaroi se kjo strategji nuk do të thotë bojkot, pasi opozita do të vazhdojë betejën në Parlament.
“Kjo nuk do të thotë bojkot i Parlamentit, jo. Por kjo do të thotë se opozita do të zhvillojë betejë edhe brenda Parlamentit. Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë, dhe kësaj dhune të pandërprerë, kësaj mbyllje goje të opozitës në Parlament, ajo do t’i përgjigjet me mjete adekuate, si në komisione, ashtu edhe në sallën e Parlamentit.”
Ndërkaq, lideri i opozitës lajmëroi se beteja kundër ligjit të barazisë gjinore nuk ka marrë fund.
“PD nuk pajtohet me këtë ligj. Ajo do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues, do të rikonsiderojë referendumin dhe çdo gjë të mundshme dhe të nevojshme për anulimin e këtij ligji, i cili në fakt përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar, pasi rrëzon të paktën katër nene të Kushtetutës.”
Një ditë më parë, mazhoranca vendosi të mos lejojë asnjë diskutim për ligjin për barazinë gjinore dhe katër ligjet e tjera, duke kaluar direkt në votim, në shenjë proteste ndaj deklaratave të Sali Berishës për ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.
Prej paraqitjes së këtij ligji, Partia Demokratike është pozicionuar kundër, pasi sipas saj, ai i hap rrugë gjinive të tjera, përveç burrë dhe grua, dhe dëmton familjen e shoqërinë shqiptare.
/vizionplus.tv -

Berisha: Do hapim platformën parlamentare para kryeministrisë, do flasin deputetë dhe qytetarë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë, ku do flasin deputetët dhe qytetarët. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se gjatë 9 seancave të zhvilluara në parlament, opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë. Sipas tij ky është një rast i shkelmimit të Kushtetutës, rregullores së parlamentit dhe rendit kushtetues të vendit.
Lideri i opozitës deklaroi se nisur nga ky rast, PD do të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, ku deputetët e opozitës dhe qytetarët do të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet. Në fund, nga zyra e selisë blu Berisha tha se ky është një hap i domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, dhe të shkelmimit të ligjeve në funksionimin e këtij institucioni.
“Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem. Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit. Çka do të thotë shkelmim i Kushtetutës, rregullores së parlamentit, rendit kushtetues të vendit. Çka do të thotë mohim i të drejtave të opozitës.Plas çdo skandal, jo tanimë kryeministri, por as ministrat nuk paraqiten në interpelancë.
Në këto kushte do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet. Pas 9 seancash, opozita është lejuar të debatojë vetëm një ditë në parlament. Atëherë ne kalojmë në debat me qytetarët. Kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, shkelmimit të ligjeve, të Kushtetutës, në funksionimin e këtij institucioni.” tha Berisha. -

BIRN/ Balluku e pandehur, socialistët shmangin llogaridhënien e saj në Kuvend
Belinda Balluku, zv.kryeministrja nën akuzë e qeverisë “Rama”, mungoi të enjten në Parlament, ndërkohë që opozita kërkonte një interpelancë urgjente me të për hetimin e Prokurorisë së Posaçme mbi paracaktimin e fituesit të tunelit të Llogarasë – një nga veprat më të kushtueshme infrastrukturore të pesë viteve të fundit.
Ndërsa në Parlament debatohej për emrin e saj, Balluku postoi në rrjetet sociale foto dhe video nga një inspektim rutinor në nënstacionin “Tirana 2”.
Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, por vazhdon të mbajë pozicionet e saj në qeveri.
Në mungesë të saj, deputetët socialistë vendosën të rrëzonin me votë kërkesën për interpelancë, duke pretenduar se nuk përfshiheshin në punët e drejtësisë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e justifikoi vendimin me balancën mes pushteteve.
“Kushtetuta ka theksuar se kontrolli parlamentar dhe interpelanca duhet të zhvillohet që mos të cenohet pavarësia e pushteteve tjera dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë që janë objekt të proceseve gjyqësore apo hetimore, referuar objektit të kësaj kërkese, ajo lidhet me një çështje në hetim nga SPAK. Zhvillimi i interpelancës është i pamundur për t’u realizuar”, tha Peleshi.
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, një nga nismëtarët e kërkesës për interpelancë akuzoi socialistët se po mbronin një të pandehur nga drejtësia.
Në mënyrë simbolike, ai kishte marrë pranga dhe kërkoi që Balluku të vinte në parlament për të dhënë llogari, ndërsa shtoi se përgjimet e publikuara nga dosja hetimore “tregojnë fytyrën e shëmtuar të pushtetit: njerëz që flasin me gjuhë rrugësh dhe bëjnë pazare me paratë e qytetarëve”.
Edhe deputetë të tjerë të opozitës kërkuan prezencën e Ballukut në seancë si një detyrim ligjor për dhënie llogarie publike.
“Ku e keni sot zv kryeministren e Shqipërisë? Ku e keni drejtuesen politike të 10 qarqeve? T’i japë llogaritë shqiptarëve se ku janë paratë e tyre”, iu drejtua socialistëve, deputejta e PD-së Ina Zhupa.
“Halli dihet se nëse Balluku vjen, gjëja e parë që do të pyetet është kush është personi që e kërcënon atë?”, tha deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, duke iu referuar përgjimeve në dosje.
Kryeministri Edi Rama i është shmangur gjithashtu komenteve mbi çështjen e Ballukut dhe nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse do ta shkarkonte atë nga detyra që të përballet me drejtësinë, sipas një standardi të vendosur nga vetë ai më herët për bashkëpunëtorë të tjerë kur janë hetuar nga drejtësia.
Sipas dosjes hetimore dhe mesazheve të shkëmbyera në Signal, zv.kryeministrja Belinda Balluku akuzohet se kontrolloi në çdo hap procedurën e prokurimit me vlerë 18.9 miliardë lekë për tunelin e Llogarasë dhe paracaktoi fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit. -

‘U diskutua gjerësisht për protestën’ Berisha: Grupi do të vijojë betejën fuqishëm në parlament
Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi pas mbledhjes së kryesisë së partisë se grupi parlamentar do vijojë betejën e fuqishme në parlament.
Sakaq, Berisha shtoi se në mbledhje u diskutua edhe për protestën e mundshme të ardhshme.
Berisha: Kryesia vendosi të shqyrtohen dhe do konkretizohen në veprime konkrete qoftë në analizën brenda partisë dhe veprime prej të premtes së zezë të shqiptarëve.
Grupi vendosi që të vazhdojmë betejën fuqishëm në parlament apo nuk kemi eksperiencë ne. A do rikthehen ato që ishin apo do ketë të tjera? Beteja nuk diskutohet. Në çdo terren. Është diskutuat gjerësisht për protestën. Vendimet do merren në ditët që vijnë. Ishte fushatë elektorale. Në Tiranë nuk ka më fushatë.
