Tag: parlament

  • Muçollari zbulon strategjinë/ Si do të vijojë foltorja e opozitës

    Muçollari zbulon strategjinë/ Si do të vijojë foltorja e opozitës

    Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçollari i ftuar në një studio televizive me gazetaren Erla Mëhilli tha se qëllimi i foltores është që t’u japë mundësi deputetëve të flasin me qytetarët pasi në Parlament u është mohuar mundësia.
    Muçollari tha se ky është një instrument për të realizuar qëllimin për ringritjen e demokratëve dhe deklaroi se opozita e ka për detyrë të zbresë në shesh dhe arritjet e kësaj do të shihen në vijim.
    “Qëllimi i parë i protestës është t’u jepet mundësia përfaqësuesve të opozitës të flasin me qytetarët, ajo që e kanë të pamundur ta kryejnë në Parlament deputetët e zgjedhur.
    Në bazë takohen strukturat e partisë, në shesh dhe në foltore takon përtej strukturave ke komunikim me qytetarët për problematikat dhe fjalën e cunguar dhe censuruar që ata duhet ta kishin në Parlament.
    Kjo do të jetë një foltore që në bindjen time duhet të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë si një instrument për të realizuar edhe atë qëllimin e ringritjes së demokratëve pas demoralizimit se ai i përdor të gjithë. Opozita pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale e ka për detyrë të zbresë dhe forma e zgjedhur është foltorja. Arritjet e kësaj lëvizjeje do t’i shohim dhe mendoj se duhet të kulmojë me disa protesta shumë të mëdha”, tha Muçollari.

  • Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit/ Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit/ Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Tetëdhjetë e katër përqind e qytetarëve europianë e duan, 352,000 italianë kanë firmosur një peticion për këtë gjë, e tani, në Itali, çështja shkon në Parlament: Ndryshimi i orës është kthyer sërish në temë të nxehtë të momentit, me gjithmonë e më shumë njerëz që shprehen kundër tij.

    Në Spanjë, vetëm pak javë më parë, Kryeministri Pedro Sánchez e riktheu këtë çështje në tryezën europiane, duke e quajtur ndryshimin e orës si “krejtësisht të pakuptimtë” dhe duke e nxitur Brukselin të rihapë një diskutim që ka mbetur në vendnumëro prej vitesh.
    Ky është ende një veprim paraprak, pa votim apo debat formal, por është i mjaftueshëm për ta rikthyer çështjen në qendër të axhendës, thotë Corriere della Sera. Itali, ideja e një ore që nuk ndryshon për dymbëdhjetë muaj po bën një hap përpara, e mbështetur nga shifra që premtojnë kursime dhe përfitime për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë. Zyrtarisht, çështja paraqitet në Parlament të hënën, ku do të prezantohet kërkesa për një hetim faktmbledhës nga Komiteti i  Aktiviteteve Produktive, promovuar nga shoqata mjekësore SIMA, nga një organizatë jofitimprurëse si dhe nga deputeti i LEGA-s, Andrea Barabotti.
    Me atë rast, do të dorëzohen edhe 352,000 firmat e qytetarëve të mbledhura përmes peticionit online, i cili bën thirrje që ora e verës të respektohet gjatë gjithë vitit. Hetimi, nëse miratohet, do të duhet të vlerësojë në mënyrë sistematike ndikimet e masave: konsumin e energjisë, ndikimin në mjedis, shëndetin publik, sigurinë dhe zakonet sociale.

    Top Channel

  • Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit! Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit! Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Tetëdhjetë e katër përqind e qytetarëve europianë e duan, 352,000 italianë kanë firmosur një peticion për këtë gjë, e tani, në Itali, çështja shkon në Parlament: Ndryshimi i orës është kthyer sërish në temë të nxehtë të momentit, me gjithmonë e më shumë njerëz që shprehen kundër tij.
    Në Spanjë, vetëm pak javë më parë, Kryeministri Pedro Sánchez e riktheu këtë çështje në tryezën europiane, duke e quajtur ndryshimin e orës si “krejtësisht të pakuptimtë” dhe duke e nxitur Brukselin të rihapë një diskutim që ka mbetur në vendnumëro prej vitesh.
    Ky është ende një veprim paraprak, pa votim apo debat formal, por është i mjaftueshëm për ta rikthyer çështjen në qendër të axhendës, thotë Corriere della Sera. Itali, ideja e një ore që nuk ndryshon për dymbëdhjetë muaj po bën një hap përpara, e mbështetur nga shifra që premtojnë kursime dhe përfitime për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë. Zyrtarisht, çështja paraqitet në Parlament të hënën, ku do të prezantohet kërkesa për një hetim faktmbledhës nga Komiteti i Aktiviteteve Produktive, promovuar nga shoqata mjekësore SIMA, nga një organizatë jofitimprurëse si dhe nga deputeti i LEGA-s, Andrea Barabotti.
    Me atë rast, do të dorëzohen edhe 352,000 firmat e qytetarëve të mbledhura përmes peticionit online, i cili bën thirrje që ora e verës të respektohet gjatë gjithë vitit. Hetimi, nëse miratohet, do të duhet të vlerësojë në mënyrë sistematike ndikimet e masave: konsumin e energjisë, ndikimin në mjedis, shëndetin publik, sigurinë dhe zakonet sociale.

  • “Parlament të rëntë pika”, 10 vite larg politikës, Namik Dokle ka një mesazh për Kuvendin

    Përmes disa vargjeve që siç rrëfeu në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN se i kishte shkruar në një nga fletët ku pasqyrohej rendi i ditës gjatë kohës që ishte në Parlament, ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle, i ka përçuar politikës shqiptare një mesazh.
    “Parlament të rëntë pika, shtatë sahat veç duke sharë por më shumë se helmi e thika vret një fjalë e palarë”. “Këto vargje shkrova unë për atë punën e grindjes”, tha Dokle teksa i mëshoi qëndrimit të tij se “Parlamenti nuk duhet të ketë fjalë të palara”.
    “Duhet të ketë kulturën, fjalën e argumentin, fjalën e mençur e kështu me radhë”, ish-deputeti socialist teksa promovonte librin e tij më të ri “Asnjë trokitje në qiell”.
    Më tej ai iu përgjigj edhe pyetjes nëse Parlamenti sot është më keq nga ai i kohës kur ai ishte ligjvënës. Dokle tha: “Këtë në fakt unë e ndjej më shumë nga vlerësimet e të tjerëve të cilët thonë: ‘Oh ju ishit krejt ndryshe, ju ishit krejt ndryshe e të tjera, e të tjera’. Ajo që mua më më mërzit është gjuha e pakulturuar, gjuha sharëse. Domethënë shajnë njëri-tjetrin pa doganë, pa teklif. Tallen me njëri-tjetrin pa doganë, pa teklif. Unë njëherë kur ka ndodhur njëherë një grindje kur isha edhe unë prezent… se edhe atëherë kishte grindje edhe unë në atë pjesën e mbrapme të ligjeve shkruaja nga disa vargje”.
    Sipas tij vesin e të hedhurit vargje në fletët e rendit të ditës e kishte përftuar prej qëndrimit pranë shkrimtarit Dritëro Agolli, nga koha kur edhe ky i fundit ishte deputet në Partinë Socialiste.
    “Ma kishte futur këtë si me thënë yshtje, këtë nxitje Dritëroi se në parlamentin e parë pluralist isha i ulur afër Dritëroit dhe sapo filloi parlamenti, Dritëroi mori një nga ato rendi i ditës të asaj dite e ktheu mbrapsht që ishte e bardhë dhe shkroi një vjershë dhe unë atë e kam origjinal e mbaj në shtëpi. Po atë e mbaj mend si tani edhe thotë: Ata që në sheshe gjëmuan nuk hyn as në lista, ata që në sheshe vështruan u bënë ministra’”, rrëfeu Dokle në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN.
    I pyetur nëse i mungon politika, tashmë kur janë bërë 10 vite larg saj, Dokle tha se nuk e ka marrë malli dhe se ndjek vetëm një edicion lajmesh në ditë për t’u informuar, por jo parlamentin.
    “Jo, nuk më ka marrë malli. Të them sinqerisht nuk më ka marrë malli sepse unë e lash politikën në momentin që kisha dy konstatime brenda vetes. Konstatimi i parë që në politikë kam arritur aq sa nuk kam ku të shkoj përtej. Dhe ndërkohë tjetra ishte që duke u marrë me politikën po humbisja atë që ju me të drejtë e quajtët ëndrra e vjetër, dashuria e parë e të tjera me radhë. E kam fjalën që e filloja dhe jo se politika rri 24 orë në punë në politikë, por e humbisja kohën nganjëherë edhe kot, të presim derisa të bëhet një komision. Po jo kjo, jo po ajo. Jo e vërteta është jo. Nuk kishe kohë për t’u marrë me letërsi dhe unë kuptova që edhe letërsia edhe politika ka një të përbashkët. Secila prej tyre kërkon një përkushtim. O me njërën o me tjetrën, me të dyja ishte vështirë për t’u marrë. Në 2013-ën që u zgjodha deputet mendova që unë nuk duhet të vazhdoj më tutje dhe realisht isha edhe më i vjetri i socialistëve dhe më takoi sipas Kushtetutës të hapja parlamentin dhe hapësi i parlamentit është në krye të Kuvendit vetëm dy ditë. Dita e parë raporti i mandateve, dita e dytë zgjedhja e kryetarit edhe e nënkryetarëve. Dhe sapo ftova kryetarin të ulet në tavolinën e tij, zbrita në sallë dhe i thashë kryetarit të grupit dhe kryetarit të partisë, unë nuk kandidoj më. Nuk kandidoj më, sepse kam disa projekte të cilat dua t’i realizoj. Lidhur me këtë politikën unë nuk është se e ndjek shumë. Dëgjoj gjithmonë çdo ditë një emision lajmesh të plotë për tu informuar, parlamentin nuk e ndjek shumë. Ka raste që filloj ta ndjek dhe kur shoh ndonjë gjë që më mërzit e mbyll”, tha ish-deputeti socialist.

  • La fshatin për Parlamentin, rrëfimi i ‘Neomalësores’: Nuk e mendoja se do më zgjidhnin! Jam e zhgënjyer nga Kuvendi

    La fshatin për Parlamentin, rrëfimi i ‘Neomalësores’: Nuk e mendoja se do më zgjidhnin! Jam e zhgënjyer nga Kuvendi

    Dy vjet më parë emri i Marjana Koçekut do të lakohej në median shqiptare dhe atë botërore, mes tyre “Financial Times”, për faktin sesi një vajzë e sapodiplomuar jashtë Shqipërisë kishte zgjedhur të kthehej në rrënjët e saj. 
    Agroturizëm “Neomalsore”, një bujtinë e vendosur buzë Liqenit të Komanit u kthye në një atraksion turistik, e bashkë me të, Marjana. Vajza e cila e kujton një fëmijëri plot ngjyra, aventura e ëndrra që lundrojnë mes Shkodrës, maleve e lumenjve të Dukagjinit, pasi preku nga afër jetën – tani nën detyrën e deputetes ka vendosur të çojë në parlament zërin e mijëra banorëve të zonës që besuan tek ajo. 
    Në një intervistë për revistën Bordo, pa humbur asgjë nga thjeshtësia që e njohin të gjithë, Marjana rrëfen jetën e saj të re: me zgjimet e hershme, rrugën e përditshme nga Shkodra në Tiranë si e zgjedhur e Qarkut të Shkodrës, me një mision të ri: për t’i dhënë zë komunitetit që ajo përfaqëson. 
    Marjana, je 24 vjeçe dhe deputete, a jeni ju deputetja më e re në parlament? 
    Po, jam 24 vjeçe, jam deputetja më e re e parlamentit shqiptar, por jo vetëm, sepse mesa më kanë thënë miq dhe kolegët e mi dhe mesa kam parë, jam në mos më e reja e Bashkimit Evropian, po ashtu në parlament. 
    A e kishe menduar një vit më parë që do të lije fshatin, bujtinën për të qenë në parlament? 
    As se kisha menduar, as nuk e kisha imagjinuar realisht, sepse e kisha sistemuar deri diku atë jetën time si sipërmarrëse, si Marjana e maleve dhe agroturizmit, nuk e kisha menduar aspak përfshirjen në politikë kaq shpejt 
    Në sa seanca ke marrë pjesë deri tani dhe çfarë përshtypje ke pasur? 
    Deri tani kemi zhvilluar rreth pesë seanca. Përshtypjet kanë qenë të ndryshme, por deri tani ka qenë shumë surprizuese për mua si e përfshirë në politikë së fundmi, pasi kam pritur shumë gjëra ndryshe realisht dhe i kam gjetur ndryshe. 
    Ke pasur mundësi të flasësh deri tani? 
    Fatkeqësisht jo deri tani, sepse kur zhvillojmë debatet, në vend që të jenë konstruktive, për të mirën e njerëzve dhe komuniteteve të cilat përfaqësojmë, përfundojnë deri tani të paktën, në grindje dhe seancat kanë mbaruar më herët dhe nuk kam pasur mundësi për të folur. 
    Cila është tema e parë për të cilën do të flisje në parlament? 
    Dua shumë të flas për zonën që përfaqësoj, për gjithë qarkun e Shkodrës, specifikisht për vendin nga vij, Dukagjinin – pasi nevojat e kësaj zone janë jashtëzakonisht shumë të mëdha. 
    Po në afatgjatë, cilat janë temat që do të doje të ngrije më shumë zërin? 
    Janë shumë gjëra për të cilat Qarku Shkodër ka nevojë dhe nuk mund të kufizohem në pak tema, pasi nevojat e pasionet e mia në të njëjtën kohë, janë të shumta, që nga zhvillimi rural, turizmi, mundësia për të rritur sidomos ato të zonave rurale, por edhe integrimi në Bashkimin Evropian, pjesë e këtij komisioni ku jam si sekretare, por gjithashtu mbrojtja sociale të cilën besoj se është më kryesorja. 
    Në këndvështrimin tënd, çfarë është parlamenti? 
    Parlamenti vjen prej fjalës ‘parla’ që do të thotë për të folur – të ulemi, të flasim për një qëllim të përbashkët, të mirën e komunitetit dhe të mirën publike. E konsideroj vendin ku pavarësisht logove që përfaqësojmë ne, duhet të flasim për zhvillimin, për ligje dhe për mundësi të reja të vendit tonë që deri tani shumë pak kemi folur për diçka të tillë. 
    Në këtë legjislaturë përse do të doje të mbaheshe mend më shumë? 
    Për mua është shumë e rëndësishme pikë së pari, të ruaj vlerat njerëzore, duhet të jemi njerëz dhe më pas profesionistë, politikanë të mirë. Për mua është shumë e rëndësishme që të mbahem mend si vajza e njerëzve të thjeshtë që ruajti thjeshtësinë, por edhe që ju dha zgjidhje njerëzve. 
    Cila është rutina jote tani që ke lënë bujtinën “Neomalsore”? 
    Tani ka ndryshuar krejtësisht. Zgjohem pak më herët, sepse vij nga Shkodra për të qenë pjesë e seancave të parlamentit, komisioneve të grupeve parlamentare dhe njerëzit me të cilën rrethohem, temat që diskutoj e dëgjoj më së shumti gjatë ditës janë totalisht ndryshe, kështu që rutina ime ka ndryshuar bashkë me outfitin, e detyruar për të ndjekur protokollin, me xhaketa dhe veshje formale. 
    Po në bujtinë a shkon dhe a je më aktive? 
    Tani jam më pak aktive. Detyrohem të jem më pak aktive se “të gjithë këta kunguj nën një sqetull nuk mund të çohen”, siç thonë shkodranët. 
    Të vjen keq që arsyeja përse u ktheve në Shqipëri doli jashtë planeve të tua apo fitorja për një karrierë personale, një zë të fortë të zonës suaj mund të jetë më e fortë se kurrë? 
    Nuk më vjen keq sepse qëllimi dhe dëshira me të cilën i kam hyrë politikës dhe i kam thënë “Po” kësaj oferte, ka qenë pikërisht për komunitetin nga unë vij. Jam frymëzuar nga vendi nga vij, sepse besoj dhe mendoj që politika është e vetmja rrugë për t’iu dhënë zgjidhjeve problemeve të mëdha. Përfshirjen time e shoh si një mundësi për t’i dhënë zgjidhje dhe zë një komuniteti i cili nuk ka pasur përfaqësim, as zë në këto nivele deri sot. 
    Marjana, në valixhen e ëndrrave të tua kur erdhe nga studimet çfarë kishe futur? 
    Shumë pasion për jetën, kreativitet edhe shumë energji, por jo një plan konkret realisht. 
    Cilën do të veçoje si eksperiencën më të bukur ose një mësim që ke marrë nga shtetet ku ke jetuar? 
    Thjeshtësia e njerëzve që në vendet e perëndimit realisht më ka lënë shumë përshtypje. Thjeshtësia në mënyrën e jetesës, në veshje, në të folur, në sjellë si dhe të qenit njerëz pa komplekse, por mbi të gjitha disiplinat që ata kanë për punën. 
    Sot kur kthen kokën pas, për çfarë të merr malli nga Stokholmi, Gjenova, Frankfurti? 
    Merr malli për shumë gjëra. Kryesisht në Gjenova më merr malli për rininë studentore prej të gjithave vendeve të botës, për festat, udhëtimet që keni bërë, pra shkëmbime ndërkulturore shumë të bukura që kam pasur asokohe. Në Stokholm kam qëndruar shumë pak, por më merr malli ndonjëherë për të ftohtin e Stokholmit, që ka një të ftohtë pa lagështinë që mua më pëlqen dhe për mënyrën se si veshin njerëzit, kanë një modë totalisht minimaliste dhe me ngjyra të çelëta. Ndërsa nga Frankfurti realisht nuk merr malli për asgjë se ka vetëm shumë mjegull dhe njerëz që vetëm vrapojnë për të arritur në punë. 
    Në punën tuaj në “Neomalsore” çfarë ke vënë re, përse të huajt janë të tërhequr e vijnë aty? 
    Të huajt e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë origjinalitetin, traditën, kulturën, identitetin tonë që ka mbetur i paprekur, por mbi të gjitha natyrën e jashtëzakonshme që na ka falur Zoti bashkë me gastronominë autentike të vendit tonë. 
    Cila është pjata që atyre u pëlqen më shumë? 
    Të huajt mbarojnë për kulaç, kollomoqi misri dhe groshë. 
    Por, raporti me klientët shqiptarë si ka qenë? A i pëlqejnë vështirësitë, aventurat derisa të mbërrijnë në “Neomalsore”? 
    Kemi pasur miq shqiptarë që kanë vizituar bujtinën tonë, kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe i falënderoj, sepse janë bërë frymëzim i suksesit që kemi pasur dhe i rrugëtimit tim. Ndihem shumë mirë që e kanë vlerësuar dhe mbështetur maksimalisht nismën time dhe të familjes time. 
    Pas 10 vitesh sheh një Marianë me një karrierë politike apo një Marianë që pasi ka provuar politikën drejton bujtinën dhe pret sërish turistët e huaj? 
    Unë shoh një Marianë që njihet mirë me veten, që bën një jetë dinjitoze edhe që ndjek pasionin edhe ëndrrat e saj. 
    Cila është përshtypja jote për parlamentin dhe çfarë pret nga vetja këto katër vite? 
    Kam shumë përshtypje edhe zhgënjime realisht. Prisja një vend ku, kur të veshim xhaketën dhe të shkojmë aty, vëmendjen ta kemi për të folur, diskutuar, krijuar dhe t’iu japim zgjidhje gjithë atyre problemeve shumë të mëdha që vijnë ngakomunitetet që ne përfaqësojmë. Deri tani kam gjetur një mjedis krejt tjetër, ku më shumë ka ngatërresa e fyerje, sesa debat për atë çka duhet të jetë. Pres që t’u jepet hapësirë më shumë të rinjve sepse kemi shumë për me thënë, për të bërë edhe për të kallëzuar realisht, t’u jepet mundësia për të folur dhe ngritur zërin për shumë çështje të komunitetit që përfaqësojnë. Njerëzit kanë nevojë për të dëgjuar problemet e tyre në atë parlament, edhe për të na parë që realisht angazhohemi që t’iu japim zgjidhje. Prej këtij parlamentit pres rrugëzgjidhje të shumë problemeve të Shqipërisë, të qarkut Shkodër dhe qarqeve të tjera. Edhe prej Marianës, prej vendit tim që përveç se të jem Marjana e njerëzve të thjeshtë, Marjana e thjeshtë siç jam dhe e konsideroj veten, të jem edhe Marjana që jep zgjidhje problemeve të zonës që përfaqësoj. 
    Si ka qenë fëmijëria jote dhe si ka ndikuar në këtë që je sot? 
    Fëmijëria ime ka qenë e jashtëzakonshme. Kam jashtë masë nostalgji në çdo gjë që bëj. Gjithmonë kujtoj prindërit e mi dhe u jam mirënjohëse, sepse ata kanë ndërtuar vetëbesimin tim, sigurinë në vetvete dhe ëndrrat e mia, si baba ashtu edhe nëna. Duke qenë se kam jetuar një fëmijëri midis Shkodrës që është një qytet jashtëzakonisht i bukur dhe midis maleve e lumenjve të Dukagjinit, fëmijëria ime ka qenë plot ngjyra, aventura, por Fëmijëria ime ka qenë e jashtëzakonshme. Kam jashtë masë nostalgji në çdo gjë që bëj. Gjithmonë kujtoj prindërit e mi dhe u jam mirënjohëse, sepse ata kanë ndërtuar vetëbesimin tim, sigurinë në vetvete dhe ëndrrat e mia, si baba ashtu edhe nëna. Duke qenë se kam jetuar një fëmijëri midis Shkodrës që është një qytet jashtëzakonisht i bukur dhe midis maleve e lumenjve të Dukagjinit, fëmijëria ime ka qenë plot ngjyra, aventura, por edhe plot ëndrra të cilat vazhdoj t’i mbaj sot edhe si parlamentare./ Revista Bordo 
     

  • “Drejtues Policie të lidhur me kr*min”, Qafoku: E tha vetë Altin Dumani në Parlament

    “Drejtues Policie të lidhur me kr*min”, Qafoku: E tha vetë Altin Dumani në Parlament

    Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 21:41
    Gazetari Roland Qafoku flet për shqetësimin për mos bashkëpunimin e Policisë e Shtetit me komunitetin, por edhe për mos marrjen e asnjë mase pas deklaratës së bujshme në parlament të Altin Dumanit, i cili tha që drejtues të policisë së shtetit janë të lidhur me krimin. ”Ç’është kjo shkëputje e policisë me komunitetin. Nëse nuk ke bashkëpunim me komunitetin me kë të ke? Me krimin. Ajo që ka thënë drejtuesi i SPAK që drejtues të policisë së shtetit janë të lidhur me krimin, e tha në parlament. Puna është a ka marrë ndonjë masë pas kësaj? As u shkarkua njeri, asgjë. Ata nuk bëjnë asnjë konferencë për shtyp, jo të vijnë në studio”.

  • Miratohet dënimi me vdekje për arabët, ministri izraelit shpërndan ëmbëlsira në Parlament

    Miratohet dënimi me vdekje për arabët, ministri izraelit shpërndan ëmbëlsira në Parlament

    Parlamenti izraelit ka miratuar në lexim të parë një projektligj shumë të debatueshëm, i cili do të mundësonte dënimin me vdekje për militantët palestinezë të dënuar për vrasjen e qytetarëve izraelitë. Votimi u zhvillua mbrëmjen e së hënës, më 10 nëntor, dhe përfundoi me 39 vota pro dhe 16 kundër, në një parlament prej 120 deputetësh. Ky ishte hapi i parë nga katër që nevojiten për ta kthyer projektligjin në ligj përfundimtar.
    Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, një nga promotorët kryesorë të kësaj nisme, u bëri thirrje të gjitha forcave politike të mbështesin projektligjin, duke e cilësuar atë si një instrument të domosdoshëm për “krijimin e një efekti parandalues ndaj terrorizmit arab”. Pas përfundimit të votimit, ai deklaroi se “kjo është mënyra se si luftojmë terrorin” dhe se pas miratimit final, “terroristët do të çlirohen vetëm drejt ferrit”. Ben-Gvir madje shpërndau edhe ëmbëlsira në sallën e Parlamentit për të shënuar votimin e parë të suksesshëm.
    Projektligji do t’i kalojë tani një komisioni parlamentar për diskutime të mëtejshme, përpara se të votohet për herë të dytë dhe të tretë. Miratimi i tij nuk është i sigurt, pasi disa parti kyçe bojkotuan votimin fillestar, duke shprehur kundërshtime për përmbajtjen dhe implikimet e nismës.
    Izraeli e ka hequr dënimin me vdekje për rastet e vrasjes që në vitin 1954. Personi i vetëm i ekzekutuar ndonjëherë pas një gjyqi civil në Izrael mbetet Adolf Eichmann, një nga arkitektët e Holokaustit nazist, i dënuar dhe i ekzekutuar në vitin 1962. Miratimi i mundshëm i këtij projektligji do të përbënte një ndryshim të madh në juridiksionin izraelit dhe pritet të nxisë debate të ashpra brenda dhe jashtë vendit.

  • PD nuk do bojkotojë Kuvendin/ Boçi: Berisha s’ka lidhje me 21 Janarin

    PD nuk do bojkotojë Kuvendin/ Boçi: Berisha s’ka lidhje me 21 Janarin

    Nënkryetar i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sqaruar se nuk do të ketë bojkot të parlamentit apo komisioneve nga PD, por se ajo do të vijojë aksionin e saj politik jashtë këtyre institucioneve përmes protestave dhe “platformës së rezistencës”.
    Gjatë një interviste në “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, Boçi theksoi se PD do të zhvillojë një aksion politik jashtë tij për të rikthyer komunikimin me qytetarët.
    “Në kushtet kur opozita është sulmuar në rolin e saj në parlament, duhet një zgjidhje komunikimi. Fjala e saj është ndërprerë tashmë, dhe në këto kushte PD-së i duhet ajo “dritare komunikuese” me qytetarin, si dhe i duhet një aksion i fortë politik jashtë parlamentit. Nuk ka bojkot; ka marrëdhënie të kushtëzuara në momente të caktuara me institucionet e parlamentit. Ne do të jemi në parlament dhe komisione dhe do të kompensojmë këtë komunikim të penguar me një platformë para Kryeministrisë. Kjo do të jetë njëkohësisht edhe një thirrje për grumbullim për protesta kombëtare. Do të vazhdohet edhe me betejën në parlament, edhe me platformën e rezistencës, me analizën dhe, pse jo, me diskutime me qytetarët për problemet që ka vendi, por edhe për vetë forcat politike”, tha Boçi.
    Ai komentoi edhe çështjen e 21 Janarit ku SPAK i ka dërguar një fletëthirrje Sali Berishës, duke thënë se ish-kryeministri nuk ka lidhje me ngjarjen.
    “Nuk ka lidhje Berisha me 21 Janarin dhe ai kërkon që ajo ngjarje të zbardhet. Nëse ka një inicim kriminal të asaj ngjarje, hetimi duhet të nisë nga kryetari i PS. Nëse ka një hetim serioz, le ta marrë Ramën si person që ka dijeni, ne nuk kemi shqetësime të tilla”, tha ai.
    Sa i përket zgjedhjeve të pjesshme vendore, Boçi theksoi se rezultati nuk është çështja kryesore, por se problemi më i madh është humbja e besimit të qytetarëve ndaj votës dhe institucioneve.
    “Çështja është nëse kemi një përkthim të vullnetit të qytetarëve, pasi kandidatët që u zgjodhën me një përqindje kaq të vogël nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve. Kjo është situata problematike: nuk kemi vullnet qytetarësh, pasi ata janë treguar cinikë ndaj “partisë-shtet” duke mos shkuar në zgjedhje. Nëse ka diçka që duhet të shqetësojë sot të gjithë, është rrëzimi i besimit të qytetarit ndaj themelit të demokracisë, ndaj votës, dhe këtu duhet ngritur i gjithë debati”, tha Boçi.
    Boçi shtoi se mbështetja për kandidatët nga shoqëria civile do të vijojë, por duhet të jenë të propozuar nga forcat politike dhe jo më të pavarur.
    “Nuk mendoj se duhet të përdoren formula të tilla. Nuk mund të marrësh një kandidat apolitik ose një që nuk ka profil politik të qartë. Duhet të drejtojmë shoqërinë civile, të tërheqim njerëz me pasion dhe të formuar si politikanë. Edhe nëse vijnë nga shoqëria civile, duhet t‘i propozojnë forca politike”, tha ai.

  • Gjin Gjoni paralajmëron: Mund të futemi në grevë urie, PD të ngujohet në Kuvend

    Gjin Gjoni paralajmëron: Mund të futemi në grevë urie, PD të ngujohet në Kuvend

    Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se kjo parti duhet të radikalizohet duke ndërmarrë hapa të tillë si ngujimi në Parlament ose grevën e urisë.
    “Elementët që kanë dalë në raportin e OSBE/ODIHR-it duhet të sanksionohen menjëherë. Nuk është e lehtë sepse kërkohet konsensusi edhe i mazhorancës dhe mazhoranca nuk ta jep konsensusin. Heqja e koalicioneve parazgjedhore krijoi një defekt shumë të madh te opozita, e cila humbi disa mandate. Partia Socialiste, pavarësisht këmbënguljes së PD-së, nuk ka pranuar ndryshimet dhe ka pranuar vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Partia Demokratike duhet të radikalizohet. Parlamenti nuk mund të vazhdojë dhe ne të jemi fasadë sepse neve kemi marrë një kosto edhe për shkak të futjes në Parlament. Qytetarët nuk janë të kënaqur”, deklaroi Gjoni.
    “Kur flas për radikalizim, mendoj për ngujimin në Parlament. Tjetër mundësi është vajtja drejt grevës së urisë, por këto hapa duhet të bëhen të mirëmenduara. Deputetët duhet të sakrifikojnë për t’i dhënë një adrenalinë të shtuar qytetarëve që presin nga ne. Dhe nëse ndërmerret një hap, duhet të kemi sukses. Jo të ndërmerret veprimi dhe të mos kemi rrugëdalje. Pastaj, kthehemi përsëri dhe Parlamenti kthehet në situatën që është sot. Nuk është normale sepse nuk respektohet as Kushtetuta dhe as rregullorja. Imagjinoni, çështja e barazisë gjinore u përpoq të lihej në 3 të mëngjesit. U ndërpre debati dhe u kalua në votim”, shtoi deputeti demokrat.

  • Këlliçi: Delegacioni i BE i keqinformuar, deklarata e Berishës nuk ishte fyese

    Këlliçi: Delegacioni i BE i keqinformuar, deklarata e Berishës nuk ishte fyese

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi reagon ashpër ndaj vendimit të Komisionit të Etikës në Parlament, duke e cilësuar përjashtimin e Berishës si një veprim të paprecedentë dhe politikisht të motivuar.
    “Një mbledhje e turpshme e Komisionit të Etikës në Parlament, i cili në rastin më të paprecedentë dhe të tupshëm për jetën parlamentare shqiptare vendosi përjashtimin e kreut të opozitës, e kryetarit të Partisë Demokratike, doktor Berishës me 10 ditë, për një deklaratë të dhënë jashtë ambjenteve të Parlamentit.

     Zoti Berisha është përjashtuar ditën e sotme nga PS-ja për shkak të një deklarate krejt korrekte, pa cënuar dinjitetin dhe figurën e askujt, madje duke respektuar të gjitha liritë dhe dinjitetin e njeriut, në këtë rast edhe të vetë Ambasadorit të BE-së në Shqipëri duke cituar gërmë për gërmë ato që vetë ambasadori ka thënë dhe duke ruajtur krejt etikën dhe kornizën e etikës pa asnjë lloj fyerje.

    Zoti Berisha është përjashtuar për këtë deklaratë të dhënë jashtë dhe kjo ka qenë e gjitha e stisur nga Taulant Balla dhe grupi parlamentar i PS që gjetën një mënyrë për të prishur seancën e ditës së enjte dhe për ta futur sërish në kaos jetën parlamentare”, u shpreh Këlliçi.