Një zjarr ka rënë në një hapësirë afërsi të Parkut Kombëtar të Llogorasë në Vlorë
U bë me dije se flakët ndodhen pranë parkut në një hapësirë të mbjellë me pisha dhe bimësi të zonës.
Terreni në atë zonë është i thyer dhe mbetet e vështirë ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse dhe automjeteve të tyre.
Ndërkohë mësohet se flakët po avancojnë për shkak të erës. Deri me tani nuk ka ndërhyrje nga zjarrfiksja Vlorë apo Orikum.
Tag: parkut
-

Zjarr në Llogora/ Era ndihmon në avancimin e flakëve, terreni nuk i lejon zjarrfikëset
-

Parku Arkeologjik Bylis/Klos, Gonxhja: Plani i menaxhimit bën bashkë vlerat historike dhe bukurinë natyrore
Parku Arkeologjik Bylis/Klos do të ketë një plan të ri menaxhimi. Plani i ri ka ngjallur dhe më parë diskutime mes specialistëve të trashëgimisë kulturore, por Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja thotë se bën bashkë vlerat historike të parkut me bukurinë natyrore. “Një nga thesaret më të çmuar të arkeologjisë shqiptare: Parku Arkeologjik Bylis/Klos. Shtëpia e qyteteve antike Ilire Bylis dhe Nikaia, do t’i ofrohet vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj përmes një plani të ri menaxhimi. Plani bën bashkë vlerat historike të parkut, bukurinë natyrore të kodrinave përreth luginës së Vjosës dhe zhvillimin e komunitetit të Mallakastrës. Rruga e re që lidh autostradën me parkun, së bashku me planin e menaxhimit të financuar nga EU dhe AICS, do e shndërrojnë parkun në një destinacion të rëndësishëm të ofertës turistike të Shqipërisë”, shprehet Gonxhja në rrjete sociale.
Plani i menaxhimit në fjalë, me vizion fillestar 5-vjeçar, është përgatitur nga AICS (Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Tiranë) falë financimit të BE në kuadër të projektit IPA 2018 (“BE për Zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik dhe vendor me fokus mbi trashëgiminë kulturore”), të nënshkruar mes Komisionit Europian dhe qeverisë. Në vitin 2019 qeveria e Shqipërisë ra dakord me Delegacionin Europian në Tiranë për një investim me vlerë 6 milionë euro në një periudhë 5-vjeçare për projektin e Parkut Arkeologjik Bylis përmes ndërhyrjeve të rëndësishme konservuese restauruese në monumentet e Parkut Bylis, përmirësimit rrënjësor të vlerave të trashëgimisë kulturore, krijimit të faciliteteve për rritjen e fluksit dhe kualitetit të vizitave turistike dhe një impakt pozitiv të këtyre ndryshimeve në zhvillimin ekonomik të zonës së Mallakastrës përmes turizmit kulturor. Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë. -

Fazani i egër rikthehet në Parkun e Divjakës
Rreth 30 çifte fazanësh të egër janë lënë të lirë në habitatin natyror të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Individët e lëshuar janë gati për folenizim dhe shtimi i fazanit do të mbikqyret nga banorët e zonës.
Ata thonë se në bashkëpunim me shoqatat e gjuetarëve do të ruajnë këtë popullatë fazanësh dhe do të kujdesen edhe për hedhjen e ushqimit. Kjo specie e egër është hedhur në kufirin e zonës së lirë të gjuetisë midis Libofshës dhe pjesës jugore të parkut kombëtar. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
30 vjet nga zhdukja e tyre, ripopullimi i fazanit është në fazën e parë të shtimit të tyre. Federata Shqiptare e Gjuetisë ka zgjedhur habitatin e duhur natyror për të lëshuar fazanët, ndërsa pas disa muajsh do të lëshohen edhe disa çifte thëllëzash të fushës.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Ata i bëjnë thirrje gjuetarëve dhe banorëve të zonës të kujdesen deri në shtimin e popullatës së fazanëve, pasi kjo është periudha e duhur.
“Prandaj po hedhim në këtë kohë sepse janë në kushtet e pjelljes dhe këta direkt fillojnë foletë e tyre, shumohen. Në qoftë se ne sot hodhëm 30 fazanë, në qoftë se shikojmë dhe sa mund të rriten, sa mund të mos rriten kështu, ne në Tetor themi që mund t’i kemi mbi 100 fazanë. Po vitin tjetër bëhen 500 dhe 600 fazanë”, është shprehur president i Federatës Shqiptare të Gjuetisë Themi Perri.
“Kjo lloj specie është mbarështuar edhe më parë me sukses në këtë lloj territori dhe e dimë që dhe pjesa që është e punuar do të mbillet me misër, gjë që do t’i shërbejë edhe për maskim edhe si burim ushqimi”, shtoi Enton Mele.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Thëllëza, derri dhe lepuri i egër janë lëshuar në natyrë nga Shoqata e Gjuetarëve disa vite më parë, por gjuetia e paligjshme solli zhdukjen e tyre.
Sot gjahtarët kërkojnë sa më shpejt nxjerrjen e ligjit të ri, pasi janë shtuar në masë kafshët e egra duke prishur raportin midis specieve të tjera.
“Gjuetia e paligjshme që gjuhet natën dhe jashtë sezonit, është shumë kriminale. U gjuajt pa ligj, edhe gjuetarët bënë gabimet e tyre që gjuajtën kohë pas kohë”, tha kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve në Peqin, Ahmet Deliu.
Fazanët kane qenë pjesë mjaft e rëndësishme e ekosistemit të Parkut Kombëtar dhe së shpejti disa çifte të tjera do të hidhen edhe në pjesën e brendshme të pyllit në Divjakë.
Pas 12 vitesh në Shqipëri, gjuetia është e ndaluar, ndërsa në Qershor mbaron moratoriumi dhe pritet rishikimi i ligjeve të gjuetisë.