Brigjet e lumit Vjosë, tashmë zemra e Parkut të parë Kombëtar të Lumenjve në Europë, po mbushen çdo ditë e më shumë me vizitorë nga e gjithë bota. Nga dashamirët e natyrës e deri te aventurierët me kanoe, Vjosa po shndërrohet në një prej destinacioneve më të kërkuara për ekoturizëm në rajon.Me rrjedhën e saj të lirë që përshkon kanione spektakolare, pyje të dendur dhe fusha të gjelbra, Vjosa është cilësuar nga ekspertët si “lumi i fundit i egër në Europë” – një mrekulli natyrore që ka shpëtuar nga ndërhyrjet industriale dhe që ruan një biodiversitet të jashtëzakonshëm.Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale foto nga brigjet e Vjosës të mbushura me turistë vendas e të huaj, duke theksuar vlerat natyrore dhe potencialin që ky park ka për të nxitur turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri.“Vjosa nuk është vetëm një lum, por një pasuri kombëtare dhe europiane. Ruajtja e saj është një investim për të ardhmen e gjelbër të vendit,” – është shprehur ndër të tjera Kryeministri në postimin e tij.Turistët, të tërhequr nga bukuritë e paprekura dhe mundësitë për aktivitete si eksplorimet me kanoe, kampingjet ekologjike dhe shëtitjet në natyrë, e shohin Vjosën si një oaz të rrallë autenticiteti dhe qetësie larg betonit dhe zhurmës së qytetit.Autoritetet vendore dhe organizatat mjedisore janë të angazhuara për të ruajtur këtë pasuri natyrore përmes menaxhimit të qëndrueshëm dhe edukimit të vizitorëve mbi rëndësinë e mbrojtjes së ekosistemit unik të lumit./KultPlus.com
Tag: parkut
-

Parku fotovoltaik rikthehet në rend dite – Banorët kundërshtojnë ndërtimin në tokën që e pretendojnë pronë
Parku fotovoltaik rikthehet në rend dite – Banorët kundërshtojnë ndërtimin në tokën që e pretendojnë pronë
Bashkia Sarandë ka futur sërish në rendin e ditës për mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që do të mbahet më 28 korrik 2025, projekt-vendimin për dhënien e lejes për ndërtimin e një parku fotovoltaik në një zonë të njohur si Heremec.
Kjo çështje ka qenë më herët në qendër të debatit, pasi është kundërshtuar publikisht nga banorët e Nivicës, të cilët pretendojnë pronësinë e tokës ku parashikohet ndërtimi i parkut diellor.
Zhvillimet e mëparshme:
Në muajin shkurt 2024 u organizua një dëgjesë publike për projektin, ku banorët e Nivicës shprehën qartë kundërshtimin e tyre. Ata argumentuan se toka në fjalë është pronë private dhe se nuk janë konsultuar më parë për zhvillimin e projektit.Link i artikullit
Më pas, në prill 2024, Bashkia Sarandë shpalli një thirrje për zhvillim të parkut energjetik, duke hapur garën për kompanitë që dëshirojnë të ndërtojnë një impiant për prodhimin e energjisë elektrike përmes paneleve diellore.Link i artikullit
Projekt-vendimi për këtë park fotovoltaik ishte planifikuar të diskutohej edhe më parë në Këshillin Bashkiak, por u tërhoq nga rendi i ditës për shkak se nuk kishte numrat e nevojshëm për miratim.Link i artikullitQëndrimi i banorëve të Nivicës:
Banorët janë shprehur të shqetësuar dhe të vendosur për të kundërshtuar ndërtimin e parkut, duke deklaruar se toka është pjesë e pronës së tyre të trashëguar dhe se vendimmarrja po ndodh pa respektuar të drejtat e tyre. Ata kërkojnë të mos miratohet asnjë vendim pa zgjidhjen e pronësisë.Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 28 korrik 2025, pritet të rikthehet për diskutim dhe votim projekt-vendimi për miratimin e ndërtimit të parkut fotovoltaik. Ky zhvillim pritet të sjellë sërish debat, pasi pala e banorëve ka paralajmëruar kundërshtime të forta nëse nuk merren parasysh pretendimet për pronësinë e tokës.
Rikthimi i projektit në rendin e ditës ngre pyetje të rëndësishme për respektimin e pronës private, procesin e konsultimeve publike dhe transparencën vendimmarrëse. Të gjitha palët bien dakord se energjia e gjelbër është një domosdoshmëri për të ardhmen, por ajo nuk mund të ndërtohet mbi konflikt dhe padrejtësi.
Dëgjesa për Parkun Fotovoltaik, banorët kundërshtojnë projektin – VIDEO e PLOTË
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Nuk ndalet zjarri në Dukat, flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë
Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë mbetet ende aktiv, pavarësisht se një ditë më parë u raportua se ishte vënë nën kontroll.
Flakët janë përqendruar në dy vatra kryesore: një mbi fshatin Dukat dhe tjetra në drejtim të Parkut të Llogarasë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, përfaqësues të Forcave të Armatosura dhe të Emergjencave Civile, të angazhuara për neutralizimin e zjarrit.
Zjarri ka shpërthyer më 5 korrik dhe që prej asaj kohe ka përpirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bredha, ndërsa në disa raste ka rrezikuar edhe banesat përreth.
Për të ndihmuar në përballimin e situatës, nga Greqia, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, kanë mbërritur dy avionë zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë me hedhje uji për të ndaluar përhapjen e flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Zona e Dukatit është përfshirë nga flakët prej më shumë se dy javësh. Zjarri u përhap sot, 23 korrik, me intensitet, duke iu afruar Parkut Kombëtar të Llogarasë, një prej zonave më të bukura dhe të mbrojtura të bregdetit jugor.
Ndërkohë për mikrofonin e Klan News, Prefekti i Qarkut Vlorë, Plator Nesturi, deklaroi ditën e djeshme se zjarri ka qenë tejet problematik që prej datës 6 korrik, ndërsa është riaktivizuar në 5 ditët e fundit. -

Flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë/ Nuk ndalet zjarri në Dukat
Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë mbetet ende aktiv, pavarësisht se një ditë më parë u raportua se ishte vënë nën kontroll.
Flakët janë përqendruar në dy vatra kryesore: një mbi fshatin Dukat dhe tjetra në drejtim të Parkut të Llogarasë. Siç raporton Tv Klan, në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, përfaqësues të Forcave të Armatosura dhe të Emergjencave Civile, të angazhuara për neutralizimin e zjarrit.
Zjarri ka shpërthyer më 5 korrik dhe që prej asaj kohe ka përpirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bredha, ndërsa në disa raste ka rrezikuar edhe banesat përreth.
Për të ndihmuar në përballimin e situatës, nga Greqia, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, kanë mbërritur dy avionë zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë me hedhje uji për të ndaluar përhapjen e flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Zona e Dukatit është përfshirë nga flakët prej më shumë se dy javësh. Zjarri u përhap sot, 23 korrik, me intensitet, duke iu afruar Parkut Kombëtar të Llogarasë, një prej zonave më të bukura dhe të mbrojtura të bregdetit jugor.
Ndërkohë për mikrofonin e Klan News, Prefekti i Qarkut Vlorë, Plator Nesturi, deklaroi ditën e djeshme se zjarri ka qenë tejet problematik që prej datës 6 korrik, ndërsa është riaktivizuar në 5 ditët e fundit. -

Zjarri përfshin parkun e Llogorasë, dyshohet e qëllimshme
Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme brenda Parkut Kombëtar të Llogorasë, mbi fushën e sportit, duke rrezikuar seriozisht zonën e mbrojtur me pyje pishe dhe bimësi karakteristike.
Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa dëmet në sipërfaqe pyjore janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht. Banorë të zonës, kryesisht pronarë restorantesh dhe punonjës të tyre, janë mobilizuar menjëherë për të përballuar situatën me mjete rrethanore, deri në mbërritjen e dy mjeteve zjarrfikëse që kanë mundur të vendosin vatrën nën kontroll pas një ndërhyrjeje të përqendruar.Zjarri ka ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme, pasi vatra është shumë larg zonës së fshatit Dukat, ku prej pesë ditësh po vijon një tjetër zjarr masiv në malin e Shën Gjergjit, që rrezikon po ashtu shtrirjen në drejtim të parkut të Llogorasë.
-

Zjarri në Dukat të Vlorës vazhdon për të pestën ditë, flakët afrohen rrezikshëm pranë Parkut Kombëtar të Llogorasë
Zjarri që ka përfshirë malin “Shën Gjergji” në Dukat të Vlorës vijon të digjet për të pestën ditë radhazi, pas riaktivizimit të vatrave. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe këtë të mërkurë i janë afruar ndjeshëm Parkut Kombëtar të Llogorasë, duke krijuar një kërcënim serioz për ekosistemin dhe hapësirën e mbrojtur.
Në vendngjarje ndodhen aktualisht 80 forca ushtarake dhe 32 të tjera nga bashkia e Vlorës, të cilat po luftojnë me zjarrin në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm. Dy helikopterë janë angazhuar gjithashtu në operacion, duke marrë ujë në Orikum dhe duke e hedhur në majën e malit për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Era e fortë dhe thatësira e kanë bërë më të vështirë ndërhyrjen, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi si në drejtim të Dukatit, ashtu edhe drejt parkut të Llogorasë. Autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë dhe vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll.
-

Zjarri vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh, flakët po i afrohen Parkut të Llogorasë!
Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët.
Raportohet se ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili prej pesë ditësh po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat si dhe është në pikën kritike duke ju afruar Parkut të Llogorasë.
Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogoranë, ku terreni mjaft i vështirë, e bën te pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërkohë që janë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore.
Sipas emergjencave civile, situata deri tani duket në kontroll, por era që rreth orës 11 nis në ketë zonë e bën të rrezikshme situatën.
-

Dukati prej 10 ditësh nën flakë, pritet sërish ndërhyrje nga ajri
Prej më shumë se 10 ditësh, zjarri në malin e Dukatit në Vlorë vijon të jetë aktiv. Flakët janë përhapur me intensitet, duke iu afruar rrezikshëm Parkut Kombëtar të Llogarasë, një prej zonave më të bukura dhe të mbrojtura të bregdetit jugor, raporton “Tv Klan”.
Pavarësisht ndërhyrjeve nga toka dhe ajri, përfshirë dy avionët zjarrfikës të ardhur nga Greqia, situata mbetet kritike. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në zonën e Llogarasë për të mos lejuar përhapjen drejt pyjeve të parkut dhe zonave turistike.
Ndërhyrjet ajrore pritet të rinisin sërish gjatë ditës së sotme, 23 korrik, me të njëjtët avionë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Bashkimi Evropian ka vendosur në dispozicion flotën e tij për ndihmë, në kuadër të mobilizimit ndërkombëtar për të përballuar situatën me zjarret në vend.
Edhe Ministria e Mbrojtjes doli dje, 22 korrik, me një plan masash duke marrë parasysh temperaturat e larta në të gjithë territorin e vendit. -

Zjarri vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh, flakët po i afrohen Parkut të Llogorasë! Terreni i vështirë pengon punën e zjarrfikësve
Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët.
Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, raporton se ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili prej pesë ditësh po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat si dhe është në pikën kritike duke ju afruar Parkut të Llogorasë.
Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogoranë, ku terreni mjaft i vështirë, e bën te pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërkohë që janë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore.
Sipas emergjencave civile, situata deri tani duket në kontroll, por era që rreth orës 11 nis në ketë zonë e bën të rrezikshme situatën.Top Channel
-

Luani kafshon një djalë 4-vjeçar në Parkun Kombëtar të Uashingtonit
Një djalë 4-vjeçar u sulmua nga një luan në një park kombëtar në shtetin e Uashingtonit.
Sipas ABC News, incidenti ndodhi të dielën pasdite në Parkun Kombëtar Olimpik, pranë zonës Victoria Overlook, ku luani e kafshoi djalin ndërsa ai po ecte në një shteg të njohur të parkut me familjen e tij.
Mjekët dhe zyrtarët e parkut nxituan në vendngjarje dhe e transportuan me helikopter djalin 4-vjeçar në një spital të Seattle-it, ku po trajtohet.
Pas sulmit, rojet e parkut filluan menjëherë kërkimin për luanin, i cili u gjet dhe u neutralizua të hënën në mëngjes, sipas zyrtarëve të parkut.Top Channel
