Tag: parkut

  • Bie zjarr në Qafën e Butrintit, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Bie zjarr në Qafën e Butrintit, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar

    Një zjarr ka rënë ditën e sotme në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.
    Sipas informacioneve paraprake, era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut.
    Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit.

  • Pedonale e re brenda Parkut të Karavastasë, AKZM shpall fituesin për hartimin e projektit

    Pedonale e re brenda Parkut të Karavastasë, AKZM shpall fituesin për hartimin e projektit

    Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, pritet të ketë një pedonale të re. Kjo e fundit do të jetë zgjatim i asaj ekzistuese që përfundon pranë kullës 360 gradë që ndodhet në zemër të këtij parku. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se ka shpallur fituesin për kantatën “ Hartim Projekti- Ndërtimi i pedonales në Divjakë Karavasta”, kompaninë “INFRATECH”.  Sipas AKZM kjo pedonale është shumë e domosdoshme, pasi u vjen në ndihmë të gjithë vizitorëve të cilët zhvillojnë ecje pasi janë komplet të ‘përjashtuar’’ nga rruga automobilistike dhe ndihen akoma edhe më të sigurt gjatë vizitës në park.“Duke qenë se rruga automobilistike është i vetmi akses i futjes në zonën e parkut për të vazhduar me tej deri në bregdetin e plazhit të Divjakës, lind nevoja për një zgjatje të kësaj pedonaleje ekzistuese. Duke filluar nga përfundimi i pedonales ekzistuese në Kullën 360o ose pranë Zyrave të AdZM Fier dhe për të vazhduar paralel me rrugën automobilistike në të djathtën e saj, duke gjarpëruar midis drurëve të pishës mesdhetare pa i dëmtuar dhe pa prerë asnjë dru deri në zonën që njihet ndryshe edhe si Qendra e Parkut pranë Divjaka Resort” thuhet në dokumentet e procedurës.Pedonalja do të jetë me punim druri duke e bërë atë të përshtatshme për një park kombëtar dhe duke eliminuar kështu ndikimet negative në mjedis.Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një ndër pikat e rëndësishme turistike që vizitohet përgjatë vitit. Në vitin që lamë pas ajo u vizitua nga 274 mijë vizitorë vendas dhe 105 mijë të huaj.Sipas AKZM Zona e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta konsiderohet si një zonë me vlera të veçanta për natyrën dhe biodiversitetin. Ky park shquhet për popullatë të shumëllojshme floristike e faunistike, endemike, subendemike, të rralla, të kërcënuara e të rrezikuara në zhdukje./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Drilon-Tushemisht, infrastruktura e re zgjeron potencialin turistik në një nga perlat e natyrë sonë

    Drilon-Tushemisht, infrastruktura e re zgjeron potencialin turistik në një nga perlat e natyrë sonë

    Kush e viziton Pogradecin, nuk mund të largohet pa kaluar disa momente pranë freskisë që ofron parku natyror i Drilonit apo pa shëtitur në rrugicat me shtëpitë karakteristike dhe oborret e mbushura me lule në Tushemisht.
    Të dyja këto pika turistike edhe në këto ditë të nxehta vere gjallërojnë nga turistët vendas e të huaj, që kanë zgjedhur Pogradecin për të kaluar pushimet ose fundjavat.

    Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, ndodhet vetëm 6 km larg Pogradecit dhe është një ndër atraksionet më të bukura në vendin tonë.
    Pas investimeve të realizuara në Drilon, ku janë ndërtuar rreth 4 000 m rrugica për këmbësorët është zgjeruar sipërfaqja e parkut duke nxjerrë më në pah potencialin turistik të kësaj zone.
    Sapo hyn në Drilon është ngritur Qendra e Vizitorëve, ku po vijon puna me mobilimin e brendshëm për ta vënë në funksion të turistëve të shumtë.
    Ndërsa brenda parkut vizitorët nuk largohen pa shëtitur me varkat e ndodhura buzë liqenit, si dhe për të konsumuar ushqimet tradicionale të zonës.
    Drejtori i Qendrës Parku Ujor Drilon-Tushemisht, Erjon Vesho tha për ATSH-në se “Qendra e Vizitorëve do të shërbejë si pikë koordinimi për turizmin e zonës, informacion dhe do ketë salla ekspozimi të florës, faunës, vlerave, traditës dhe arkeologjisë për gjithë rajonin dhe jo vetëm për Drilon Tushemisht. Ekspozimi do jetë me pajisje teknologjike (ekrane, audio etj) si dhe me ekspozime reale të florës dhe faunës”.
    “Zona për vetë statusin e veçantë natyror që ka, do jetë e aksesueshme kryesisht me mjete eco-friendly (biçikleta dhe mjete elektrike) duke mbajtur automjetet në parkime të veçanta në periferi të parkut”, tha Vesho.
    Sa i përket vizitorëve, Vesho bën të ditur se “në Drilon janë rreth 1 200- 1400 vizitorë në ditë, ku fluksi më i lartë shënohet gjatë sezonit veror dhe në fundjavë”.
    Por edhe Tushemishti, tërheq me bukurinë e tij mijëra turistë gjatë gjithë vitit.
    “Edhe në Tushemisht ka rreth 1200 -1400 vizitorë në ditë duke konsideruar se aty ka edhe turistë, të cilët nuk janë ditorë, por kalojnë më shumë netëqëndrimi në njësitë akomoduese të cilat kanë afërsisht rreth 25.000 turistë në vit nga të cilët rreth 2.500 të huaj dhe pjesa tjetër vendas”, tha Vesho.
    Parku Ujor Drilon-Tushemisht bën pjesë në rajonin e gjerë të liqeneve të Ohrit dhe Prespës, të cilët janë njohur nga UNESCO si Rezervë Ndërkufitare Biosferë në vitin 2014. Për më tepër, pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit ka përfituar statusin e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 2019.
    Prej vitit 2018 në Drilon dhe Tushemisht filloi puna me iniciativën e Fondacionit Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim (AADF) ku u përfshinë Qeveria Shqiptare dhe bashkia Pogradec për rehabilitimin e gjithë zonës, e cila nuk kishte pasur investime prej kohësh.
    “Ideja e qartë e projektit është që përveç investimeve të krijojë një model të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit i cili do të mund të zbatohet në mënyrë të efektshme edhe në zona të tjera të ngjashme anembanë Shqipërisë. Pra duke qenë se zona e Drilonit dhe Tushemisht është një e vetme për shkak të burimeve ujore dhe ka një status të mbrojtur duhet të ketë një menaxhim të përbashkët për ta kthyer në një zonë me turizëm të qëndrueshëm dhe mjedisor”, nënvizoi Vesho.
    Vlerat e investuara janë të konsiderueshme, rreth 8.000.000 USD financuar nga AADF dhe po aq nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar për Zhvillim.
    Punimet kryesore konsistuan në rehabilitimin e gjithë parkut të Drilonit, shtimin e sipërfaqes së vizitueshme të parkut deri në burimet, ngritjen e Qendrës së Vizitorëve, ndërtimin e shëtitores nga Driloni në Tushemisht, rehabilitimin e fasadave të shtëpive në Tushemisht, infrastrukturë (ndriçim, kanalizime etj) në Drilon dhe Tushemisht, mole ne liqen dhe ura në Drilon.
    “Ndërkohë janë kryer dhe shumë punime mbështetëse për ta bërë zonën funksionale si zhvendosja totale e rrugës për në doganën e Tushemishtit, rrugë e re për parkimet etj”, shtoi Vesho.
    Shtëpitë, rrugët e mjediset e Tushemishtit janë të përjetësuara nëpër skenat e dy filmave të njohur shqiptarë, që janë xhiruar atje: “Zonja nga qyteti” dhe “Një shoqe nga fshati”.
    Për të përjetësuar këtë fakt dhe për ta nderuar aktoren e madhe, Violeta Manushi – Teta Ollgën, kryepersonazhin e këtyre filmave, në sheshin e fshatit, pranë një burimi, ruhet shtëpia dhe është ngritur shtatorja e aktores së njohur.
    Ky shesh, me shtatoren e veçantë të aktores tashmë është një pikë referimi për turistët e shumtë.
    Bregu i liqenit, burimet e ujit, klima e shëndetshme, kanë krijuar kushte shumë të mira për zhvillimin e turizmit në Tushemisht.
    ATSH

  • Afera e ‘Eco Park’, ja manovrat e Edi Ramës  për t’ja dhënë tenderin shoferit të Klodian Zotosom

    Afera e ‘Eco Park’, ja manovrat e Edi Ramës për t’ja dhënë tenderin shoferit të Klodian Zotosom

    Prokuroria e Posaçme ka nisur të marrë në pyetje personat e dyshuar si të përfshirë në aferën 19 milionë euro të Eco Parkut në Durrës. Dy javë më parë, prokurori i SPAK Klodian Braho, ka marrë në pyetje për më shumë se tre orë ish-kreun e AKUM, Alqi Bllako, në cilësinë e titullarit të institucionit që zhvilloi procedurat për ndërtimin e Eco Parkut. Afera u denoncua publikisht nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ndërkohë që emisioni Plug në Syri Televizion, një vit më parë zbuloi  se ishte vet kryeministri Edi Rama që  firmosi dokumentet që i hapnin rrugë aferës prej 19 milionë eurosh.
    Pas gati një viti e gjysmë nga denoncimi publik, por edhe kallëzimet zyrtare, SPAK është vënë në lëvizje për hetimin e aferës 19 milionë euro të Eco Park në Durrës. Burime nga SPAK, konfirmuan se dy javë më parë, Prokurori Klodian Braho ka marrë në pyetje për më shumë se tre orë, ish-kreun e Agjencisë Kombëtare të Ujërave dhe Mbetjeve të Ngurta, Alqi Bllako. Ky i fundit është marrë në pyetje në cilësinë e ish kreut të AKUM, funksion që e  ushtronte në vitin 2019, kohë kur u zhvilluan procedurat për tenderin 19 milionë euro të ndërtimit të Eco Parkut.
    Dosja po hetohet nga prokurori Klodian Braho, me objekt verifikimin e shkeljeve në aferën ku në 2019 qeveria vendosi të mbyllë Landfillin e Porto-Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun me negocim të drejtpërdrejtë. Tenderi me vlerë 18.5 milione euro iu dha kompanisë ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’, dhe është denoncuar vazhdimisht nga opozita si një nga aferat më flagrante e cila ka kallëzuar në SPAK mes të tjerëve edhe kryeministrin Edi Rama. Afera e Eco Park u denoncua publikisht nga ish-zëvendëskryeminsitri Arben Ahmetaj, në emisionin Çim Peka Live në muajin shkurt të vitit 2024. Ahmetaj u shpreh në atë kohë, se projekti i Parkut mbi fushën e plehrave, ishte hartuar nga familjarë të Kryeministrit Edi Rama.
    Pak ditë më pas, Emisioni investigativ Plug në Syri Televizion, publikoi të plotë aferën 19 milionë euro, e cila u bë me bekimin e Kryeministrit Edi Rama. Ishte pikërisht kreu i ekzekutivit, që në maj të vitit 2019, do të njoftonte publikisht se në fushën e plehrave në Durrës do të ndërtohej Eko Parku nga kompani private. Plug zbuloi, se para deklaratës së Kryeministrit Rama, kompania e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy Bv spv, kishte kontraktuar studion e arkitekturës Casanova Hernandes, për të kryer projektin e eko parkut.
    Pas këtyre zhvillimeve, tenderi për ndërtimin e EKo Park u hap në tetor të vitit 2019, por u anulua për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të po atij viti. por pak ditë pas tërmetit, Kryeministri Edi Rama firmosi një vendim, që detyronte bashkitë të dërgonin mbetjet inerte të objekteve të shembura nga tërmeti në fushën e plehrave në Durrës. Më pas kreu i AKUM, Alqi Bllako, në zbatim të vendimit të Kryeministrit, lidhi tenderin me negocim të drejtpërdrejtë me kompanitë Viktoria Invest dhe De Mare Albania, të cilat do të paguheshin 19 milionë euro për të ndërtuar Eco Parkun.
    Por këto dy kompani, pasi lidhën kontratë me qeverinë, nënkontraktuan një kompani tjetër për zbatimin e projektit. Bëhet fjalë për kompaninë Artcon, e cila është e lidhur me pronarin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto, pikërisht njeriu që kontraktoi studion e arkitekturës për ndërtimin e Eco Parkut. Projekti nga kompania e shoferit të Klodian Zotos, u zbatua për vetëm 6 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e parave prej 13 milionë eurosh nuk dihen se ku kanë shkuar.
    Më vonë ishte Partia Demokratike që bëri kallëzim në SPAK. Sipas PD, veprimet e dokumentuara tregojnë për një plan të mirëorganizuar korruptiv në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorëve. Sipas kallëzimit, Edi Rama në bashkëpunim me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës ‘Integrated Energy bv SPV’, 6 muaj përpara se të hapej procedura tenderuese për ‘Mbylljen e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park Durrës’ kontraktoi Cassanova Hernandes në cilësinë e projektuesit për këtë investim në Porto Romano.

  • Nën kontroll vatra e zjarrit pranë Parkut Natyror të Gërmenjës, terreni i vështirë për shkak të zonës me municione

    Nën kontroll vatra e zjarrit pranë Parkut Natyror të Gërmenjës, terreni i vështirë për shkak të zonës me municione

    Në qarkun e Korçës aktualisht ka vetëm 1 vatër zjarri aktive, ajo pranë Parkut Natyror të Gërmenjës. Situata sot është më e qetë, por ende ka prezencë aktive të zjarrit. Prefektura e Korçës thotë se në terren janë prezente 40 forca nga MZSH, AdZM, policia kufitare, punonjës shërbimi të bashkisë e vullnetarë të zonës.Terreni ka vështirësi pasi kërkon afro 3 orë për të mbërritur në sipërfaqen e prekur dhe duhet shumë kujdes sepse zona ka edhe municione.
    Prefektura njofton gjithashtu se ;po punohet prej katër ditësh për hapjen e rrugës dhe krijimin e brezave kundër zjarrit, në mënyrë që të mbahet në monitorim situata për të penguar sa është e mundur depërtimin brenda kurorës zonë të mbrojtur. Strukturat vendore janë në komunikim edhe me palën greke, për të koordinuar veprimet.

  • Zjarr pranë kufirit me Greqinë/ Forcat shqiptare në gatishmëri totale, zona e minuar

    Zjarr pranë kufirit me Greqinë/ Forcat shqiptare në gatishmëri totale, zona e minuar

    Bashkia e Kolonjës ka bërë me dije se vatra e zjarrit në në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjes në territorin e bashkise Kolonjë dhe në afërsi me kufirin grek, është nën kontroll.
    Njoftimi i plotë:
    Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjes në territorin e bashkise Kolonjë dhe në afërsi me kufirin grek, është mbajtur që në orët e para të mëngjesit e gjatë gjithë ditës së sotme në kontroll e monitorim, duke punuar për të parandaluar përhapjen e perimetrit të zjarrit brenda kurorës zonë e mbrojtur, nga ekipi i MZSH Kolonjë, punonjësit e drejtorisë rajonale të Agjencisë së Zonave te Mbrojtura e vullnetarë të zonës, mbështetur nga efektivë ushtarakë të xhenjos, të cilët ndërhynë për demontimin e municionave të konstatuara në zonë.
    Shërbimi i bashkisë Kolonjë ka punuar gjithashtu edhe me skrep për të hapur rrugë pyjore, në mënyrë që mjetet zjarrëfikëse të afrohen sa më pranë sipërfaqes së prekur, e cila ndodhet në një distancë rreth dy orë larg në një terren jo të lehtë për t’u përshkruar.
    Shtabi i emergjencave civile vendore po planifikon dhe organizon për vijimin e ndërhyrjes nesër që herët në mëngjes, duke komunikuar e koordinuar veprimet edhe me strukturat e palës greke.
    Falenderim e mirënjohje për punën e palodhur të gjitha forcave!

  • Zjarri pranë Parkut të Gërmenjes/ Shpërthime nga minat, rrezik për efektivët

    Zjarri pranë Parkut të Gërmenjes/ Shpërthime nga minat, rrezik për efektivët

    Nga informacioni i përditësuar marrë nga MZSH-Kolonjë dhe struktura rajonale e Agjencisë së Zonave te Mbrojtura, njoftojnë se zjarri i rënë pasditen e datës 11 Gusht në drejtim të Parkut Natyror të Gërmenjes në territorin e bashkise Kolonjë, nuk ka përhapje më të zgjeruar nga mbrëmë, por mbetet ende aktiv dhe me risk, pasi era e favorizon.
    Forcat po punojnë për të krijuar një perimetër parandalimi. Rreth 40 forca janë aktualisht në terren.
    Shërbimi i Bashkisë ka nisur skrep për të hapur rrugë, në mënyrë që të afrohen sa më shumë me mjete zjarrëfikëse në sipërfaqen e prekur.
    Por duke qene se është zonë kufitare, ka shumë mina dhe dëgjohen herë pas here shpërthime, ndaj paraqet rrezikshmëri për efektivët e nuk mund të afrohen shumë në perimetrin e zjarrit.
    Njëkohësisht, grupi xhenjos që ka mbërritur mbrëmë nga Tirana, po shkojnë në vendngjarje për të bërë bërë demontimin e disa minave të konstatuara në territor.
    Në ndërkohë, pala shqiptare është në komunikim edhe me palën greke për veprime të koordinuara.

  • Helikopterët, operacion për shuarjen e zjarrit te Syri i Kaltër! Evakuohen rreth 400 turistë

    Helikopterët, operacion për shuarjen e zjarrit te Syri i Kaltër! Evakuohen rreth 400 turistë

    Disa zjarre masive në hyrje të Parkut Natyror të Syrit të Kaltër përballë fshatit Krongj i bënë të hënën të detyrueshme ndërhyrjet nga ajri për fikjen e tyre.
    Mijëra litra ujë u lëshuan mbi kodrat në flakë nga dy helikopterë të pajisur me kovat e posaçme.
    Përhapja e shpejtë bëri që zjarri të nisë nga bimësia e ulët dhe të ngrihet në më shumë se dhjetë metra lartësi për shkak të pemëve të ngjeshura.
    Rreth 400 turistë dhe punonjës të parkut janë evakuuar, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.
    Rreziku ndaj Parkut të Syrit të Kaltër u paralajmërua që ditën e diel, duke parë ecurinë e vatrës së zjarrit në zonën e Krongjit. Forcat zjarrfikëse lokale, të ndihmuara edhe me përforcime, punuan deri natën vonë për ta mbajtur zjarrin nën kontroll. Kisha e fshatit dhe një banesë raportohet se u dogjën plotësisht, duke shkatërruar bashkë me to edhe ullishte e pemëtari.
    Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 38 vatra zjarri, prej të cilave rrezikohen edhe banesat dhe zonat e mbrojtura.
    Situata më e rëndë raportohet në qarkun e Vlorës, ku në bashkinë Finiq zjarri ka avancuar drejt fshatit Krane, duke detyruar evakuimin e banorëve. Një tjetër vatër problematike është në fshatin Leshnicë e Poshtme, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe njësitë speciale FNSH. Po në këtë qark, ndërhyrje janë bërë edhe në parkun e Rëzomit, në fshatin Bolenë dhe Lukovë, me mbështetje nga ajri nga avioni kroat Canadair.

  • Rekord vizitash në Butrint! Në shtatë muaj, 150 mijë vizitorë në parkun më të famshëm arkeologjik të Shqipërisë

    Rekord vizitash në Butrint! Në shtatë muaj, 150 mijë vizitorë në parkun më të famshëm arkeologjik të Shqipërisë

    Parku Kombëtar i Butrintit ka shënuar një rekord të ri vizitueshmërie për vitin 2025.

    Vetëm gjatë muajit korrik parku është vizituar nga 44,555 vizitorë, duke e çuar totalin e 7 mujorit në  mbi 150,000 vizitorë. Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e parkut, kjo përfaqëson një rritje me 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Drejtoresha e parkut, Jorida Muho, konfirmon gjithashtu se të ardhurat kanë pësuar një rritje të ndjeshme.
    “Në korrik të këtij viti kemi arkëtuar 165% më shumë të ardhura sesa në korrik të vitit 2024, për një total prej 1.5 milionë eurosh.”
    Fundjavat janë ditët më të ngarkuara për parkun, me radhë të gjata në hyrje. Guidat e parkut vërejnë se përveç vizitorëve nga vendi, numrin më të madh gjatë korrikut e kanë mbajtur turistët polakë. Klaudia Broda, udhërrëfyese me origjinë polake prej 8 vitesh sjell turistë në Butrint.
    “Butrinti mbetet një magji jo vetëm për mua, por për të gjithë bashkëkombasit e mi, që kërkojnë të mësojnë diçka më shumë përtej guidës klasike.Por do t’ju them se ishte vërtet një surprizë për mua sot, pasi më kërkuan të paguaj biletën 10 euro, ndryshe nga çfarë ndodh kudo në Europë, ku udhëheqësi i guidës është falas.”
    Mattia Esposito përfaqëson një grup rotarianësh italianë që sapo kanë themeluar klubin e tyre në Sarandë.
    “Ka qenë një fundjavë shumë e rëndësishme për ne të Rotary. U pasuruam edhe shumë me vizitën në këtë Park Arkeologjik, pasuri botërore. Tani po mendoj se ‘Butrinti’ është emri i duhur që i vendosëm edhe Rotary-t të Sarandës, pasi Butrinti është një pasaportë ndërkombëtare.”
    Për muajin korrik, vëmendje të veçantë ka marrë hapja për publikun e dy mozaikëve ai i Termës Romake dhe mozaiku i Gjimnazit të cilët do të qëndrojnë të ekspozuar deri më 15 gusht. Butrinti është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1992. Parku përfshin një zonë me monumente si Teatri, Bazilika paleokristiane, Tempulli i Asklepit dhe Porta e Liqenit.

    Top Channel

  • (VIDEO) Auron Tare nxjerr pamjet e resortit brenda Butrintit, në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar

    (VIDEO) Auron Tare nxjerr pamjet e resortit brenda Butrintit, në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar

    Studiuesi dhe aktivisti i trashëgimisë kulturore Auron Tare ka denoncuar gjendjen aktuale të një prej zonave më të rëndësishme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në vend — Parkut Kombëtar të Butrintit.
    Ai ka publikuar pamje tronditëse që tregojnë degradimin e një pjese të zonës së mbrojtur, duke ngritur alarmin për mënyrën sesi po trajtohet një pasuri kombëtare me rëndësi ndërkombëtare.
    Sipas Tares, kjo zonë e Butrintit, e cila në vitet ’90 ishte e destinuar për ndërtime nga Qeveria “Berisha 1”, u shpëtua falë përpjekjeve të vazhdueshme të Fondacionit Butrinti dhe ndërhyrjes së Ministres së Kulturës së asaj kohe, Arta Dade, si dhe mbështetjes nga figura të larta shtetërore si Edi Rama, Fatos Nano dhe Presidenti Rexhep Mejdani. Kjo nismë u konsiderua një nga veprat më të mëdha të Partisë Socialiste pas vitit 1997, duke i dhënë mbrojtje ligjore dhe institucionale një pasurie të çmuar kombëtare.

    Por sot, sipas Auron Tares, gjithçka duket se është lënë në mëshirë të fatit. “Falë punës së përkushtësuese të Ministres Kumbaro & Co, pamjet flasin vetë,” shprehet ai me ironi dhe indinjatë. Implikimi është i qartë: politikat aktuale të Ministrisë së Kulturës dhe menaxhimit të Butrintit kanë dështuar të ruajnë integritetin e zonës së mbrojtur.
    Ky denoncim vjen në një kohë kur debati për menaxhimin e Butrintit ka qenë i fortë dhe i polarizuar, veçanërisht pas vendimeve të fundit për ta kaluar administrimin e parkut në një formë të re partneriteti publik-privat, gjë që është kundërshtuar nga shumë zëra të shoqërisë civile dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore.
    Pamjet e publikuara nga Tare përforcojnë shqetësimet se vlerat historike, arkeologjike dhe natyrore të Butrintit janë sot më të rrezikuara se kurrë. Ai i bën thirrje institucioneve të reagojnë me përgjegjësi, përpara se të jetë vonë.
    gijotina.com/