Parku kombëtar i Butrintit një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, por studiuesi Auron Tare që ka publikuar pamje me plehra në hyrje të parkut thotë se është një turp për autoritetet tona.
Studiuesi Auron Tare herë pas here në reagimet e tij ka folur për problemet në Butrint, por këtë herë përmes një video në rrjetin social Facebook tregon çfarë ndodh në hyrje të parkut dhe sjell në vëmendje se janë pamje, të cilat i shohin vizitorët çdo ditë. “Kjo është hyrja e Parkut Kombëtar të Butrintit më 8 shtator 2025. Pamjet flasin vetë. Qyteza e Ksamilit hedh plehrat përditë në hyrje të Parkut ndërkohë administrata “Amerikane” e Parkut ngre supet. Nuk do ta publikoja këtë pamje të turpshme për një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore nëse nuk do ti shikoja kazanët e plehrave edhe sot të pa lëvizur mbushur me mbeturina. E para është turp për autoritetet tona që lejojnë të tilla pamje në hyrje të Parkut të Butrintit.
E dyta imagjinoni se çfarë shikojnë vizitorët që hynë në park çdo ditë”, shprehej studiuesi Auron Tare në reagimin e tij të shtunën në Facebook. Studiuesi Auron Tare edhe më parë ka folur për problemet sipas tij në menaxhimin e ri të parkut, duke pohuar se shteti shqiptar nuk e kontrollon dot më Butrintin. Për problemet në parkun kombëtar të Butrintit kanë reaguar herë pas here edhe specialistë të tjerë të trashëgimisë sonë kulturore, ku kritikat nuk kanë munguar edhe në drejtim të Ministrisë së Kulturës. Butrinti u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e Kulturës. Në vitin 1992, Butrinti u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.
Tag: parkut
-

Auron Tare: Turp për autoritetet tona, që lejojnë të tilla pamje me plehra në hyrje të parkut të Butrintit
-

Syri i Kaltër mirëpret vizitorë edhe në vjeshtë, uji kristal dhe ngjyrat e natyrës tërheqin turistët
Edhe në ditët e vjeshtës, Parku Natyror i “Syrit të Kaltër” vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituar në jug të vendit. Bukuria e ujit kristal, gjelbërimi përreth dhe qetësia që ofron natyra, tërheqin dhjetëra vizitorë vendas e të huaj çdo ditë.
Edhe pse temperaturat kanë rënë, turistët nuk hezitojnë të shijojnë shëtitjet përgjatë rrugicave të parkut dhe të bëjnë foto pranë burimit magjik. Shumë prej tyre e cilësojnë Syrin e Kaltër si “një mrekulli të natyrës që nuk humbet bukurinë në asnjë stinë të vitit.
“E kam parë shumë herë në foto, por nga afër është diçka krejt ndryshe. Uji është aq i pastër dhe ngjyrat ndryshojnë sipas dritës, sa duket sikur po sheh një pikturë. Është një vend që të qetëson dhe të bën ta duash natyrën edhe më shumë”, u shpreh një turiste.
“Kam udhëtuar në shumë vende të botës, por Syri i Kaltër është ndër më mbresëlënësit. Kombinimi i ujit të ftohtë kristal, pyjeve përreth dhe paqes që ndjen këtu është i rrallë. Është një vend që të mbetet gjatë në kujtesë”, tha një turist tjetër.
Në mesin e vizitorëve ka nga ata që rikthehen çdo vit. Për ta, “Syri i Kaltër” është simbol i mrekullive që ofron Shqipëria
“Këtë park e vizitoj çdo vit, që nga hera e parë kur e pashë rastësisht gjatë një udhëtimi familjar. Çdo herë ndjej të njëjtën mrekulli, sikur po e zbuloj për herë të parë. Edhe tani në vjeshtë, ka një bukuri të veçantë që më bën të rikthehem përsëri”, theksoi një turiste tjetër.
Vëmendja ndaj mirëmbajtjes dhe ruajtjes së ekosistemit të parkut është thelbësore, në mënyrë që “Syri i Kaltër” të mbetet një destinacion i pastër dhe i gjallë për brezat që vijnë. Vjeshta i ka dhënë parkut një ngjyrë të veçantë, duke e bërë edhe më magjepsës për çdo vizitor. -

Rama publikon videon, ja si do të transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku prezantohet projekti i arkitektit japonez Kengo Kuma për transformimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
“Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit që po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik nga një problem në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës, si edhe po vë në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore”, shkruan Rama.Kreu i ekzekutivit thotë se qasja unike arkitekturore e studios japoneze do të jetë një vlerë e shtuar për Butrintin, duke shprehur bindjen se do të shëndërrohet në një qendrat më të mira për pritjen e vizitorëve në botë.
“Me këtë prezantim sot mund të jemi vërtetë krenar. Është radha tashmë e Martinit dhe Aleksandrit ta ndërtojnë. Nuk është e lehtë, është një prekje japoneze që kërkon cilësi, përsosmëri. Është e jashtëzakonshme dhe besoj që mund të shndërrohet a të bëhet një prej qendrave më të mira, në mos më e mira, për vizitorët në botë”, shprehet Rama. -

Pamjet nga projekti fitues, ja si do të duket Parkut i Besimit në Petrelë (FOTO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e projektit fitues të “Parkut të Besimit”, një vepër arkitekturore nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group).
“Dhe me projektin fitues të Parkut të Besimit nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group), që i shton vendit tonë një tjetër destinacion unik të arkitekturës ndërkombëtare e jo vetëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij. -

Turistët evropianë zbulojnë thesaret shqiptare/ Parku i Bylisit mikpret vizitorë nga Polonia, Gjermania, Franca e Çekia
Rreth tetë mijë turistë vendas e të huaj kanë vizituar Parkun Arkeologjik të Bylisit në gjashtë muajit e parë të vitit.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar vihet re një rritje me 20%, ndërsa vizitorët e huaj janë kryesisht polakë, çekë, gjermanë, francezë, por edhe spanjollë. Teatri antik mbresëlënës, pesë bazilikat paleokristiane, dhe agoraja, janë pjesët më të vizituara të parkut. Ndërtimi i rrugës së re Levan-Tepelenë-Parku Arkeologjik është një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve.
“Të huajt që vizitojnë parkun i surprizon natyra e mrekullueshme piktoreske që ofron Lugina e Vjosës por dhe kodrat që e rrethojnë”, shprehet Ardit Shehu, përgjegjës i Parkut Arkeologjik të Bylisit.
“Po bëjmë një tur prej 6 ditësh dhe jemi të interesuar për arkeologjinë dhe ushqimin duke qenë se kuzhina shqiptare është e mirë. Kjo është arsyeja që jemi këtu, për murin e madh rreth kodrës”, shprehet një vizitor.
“Erdhëm nga Belgjika me makinë në Shqipëri, të vizitojmë vendin tuaj. Ka shumë asete të bukura arkeologjike, natyrore. Është një vend i panjohur për ne dhe na ka impresionuar sepse mund të vizitosh shumë vende, nuk është i mbipopulluar. Pjesa e detit është shumë e këndshme, ndërsa përshtypja e parë këtu është për një vend të bukur, nga fillimi i kodrës, deri te muret e mëdha, dhe ne do të vazhdojmë të vizitojmë akoma më shumë”, thotë një tjetër turist.
“Ne jemi nga Republika Çeke, nga Praga. Është hera e parë në Shqipëri, dhe mendojmë se është një vend i bukur, natyrë shumë e këndshme. Ne e kemi njohur Shqipërinë nëpërmjet Domap sepse ne kemi hyrë në site arkeologjike për tu informuar, do të jetë një eksperiencë e bukur për ne”, thotë turistja nga Republika Çeke.
Ndërkohë, duke patur parasysh rritjen e numrit të turistëve nga viti në vit në Bylis, dhe për shkak të rëndësisë së tij kulturore dhe potencialit turistik ,në janar të vitit 2026 pritet të fillojë zbatimi i programit prej 6 milionë e 250 mijë euro, që BE do të ofrojë për punime restaurimi, përmirësime të infrastrukturës si dhe përkrahje të potencialeve të zhvillimit ekonomik
“Falë këtij projekti, Parku Arkeologjik i Bylisit pritet të hyjë në një fazë të re të ruajtjes dhe promovimit falë mbështetjes së Bashkimit Europian”, thotë Ardit Shehu, përgjegjës i Parkut Arkeologjik të Bylisit.Top Channel
-

Afera 410 mln lekë në kulmin e krizës/ Rama përgënjeshtron veten për ‘Parkun Eden’ te Kryeministria
Nga Esmeralda Topi, FAKTOJE
Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur emergjencën dhe qytetarët përballeshin me paralajmërime për rritje të faturave të energjisë.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama i kishte hapur rrugën një projekti prej 410 milionë lekësh në oborrin e Kryeministrisë: “Parkut Eden”.
Vendimi ndezi debat publik dhe shkaktoi një lumë akuzash nga opozita. Rama u përpoq ta shuante polemikën duke mohuar kategorikisht se qeveria kishte shpenzuar para për këtë instalacion.
Por tre vite më vonë, kryeministri ndryshoi qëndrim.
Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ai pranoi se ndërtimi i “Parkut Eden” ishte një “investim shtetëror”. Pa përmendur shifra konkrete, Rama u kujdes të theksonte se “shpenzimet ishin të papërfillshme krahasuar me vlerën e shtuar që krijojnë”
“Ky nuk është oborri i shtëpisë time, është një park inovativ i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do të jetë një vlerë e kësaj godine, shumë e shtuar”, deklaroi ai.
Kjo deklaratë bie ndesh me qëndrimin e tij të shtatorit 2022.
“Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave,” shprehej Rama.
Nëse atëherë “Parku Eden” ishte një shpenzim i mohuar, në vitin 2025 është shndërruar në simbol krenarie për Kryeministrin.
Si duket sot ‘Parku Eden’?
Për herë të parë, pamjet e “Parkut Eden” u publikuan këtë fillimviti nga vetë kryeministri Edi Rama. Ai zgjodhi që urimin për Vitin e Ri 2025 ta përcillte nga instalacioni prej druri i ndërtuar në oborrin e Kryeministrisë, i cili ishte pjesërisht i përfunduar.
Në videon e shpërndarë nga Rama, kamera ndjek kryeministrin teksa përshkon hapësirat e reja. Pamjet nisin me akuariumin që rrethon strukturën vertikale prej druri, ku shfaqen peshq të shumtë. Më pas, Rama ngjitet në çdo kat të parkut duke treguar ambientet e mbushura me gjelbërim, lule dhe pemë të vendosura në mënyrë dekorative.
Në fund të videos, kryeministri ngjitet shkallëve spirale që çojnë në tarracë, nga ku ofrohet një panoramë mbi Tiranën, përpara se të zbresë sërish dhe të japë urimin për shqiptarët.
‘Parku Eden’ u inagurua në muajin qershor.
“Ky ishte kulmi i jetës sime arkitekturore. Hapja e Kopshtit tonë ishte e mbushur me heronj, mentorë dhe miq. Nuk mund të mos ndihem pak si një fëmijë që i tregon prindërve një vizatim dhe thotë: “Shiko çfarë bëra.”- shkruante arkitekti austriak Chris Precht teksa ndante pamjet e inagurimit të ‘Parkut Eden’.
Përgënjeshtrimi nga Faktoje
Edhe tre vite më parë, Faktoje përgënjeshtroi deklaratat e Ramës duke sjellë prova të kundërta. Nga verifikimi i bërë në shtator 2022 rezultoi se qeveria kishte ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e instalacionit prej druri në oborrin e Kryeministrisë, të quajtur “Parku Eden”. Projekti parashikonte edhe prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore, me një kosto totale prej 410 milionë lekësh ose rreth 3.7 milionë euro me kursin e kohës. Projekti ishte hartuar nga studio austriake Precht, e specializuar në ndërtim ekologjik me materiale natyrale nën drejtimin e arkitektit Chris Precht.
Objekti parashikonte, ngritjen e një parku të gjelbër vertikal, me mjedise pune, hapësira për takime dhe eventesh publike, në funksion të aktivitetit të Kryeministrisë, të institucioneve të tjera apo edhe shoqërisë civile.
Po ashtu, mbulimin e tarracës së kryeministrisë me 1,700 m² panele fotovoltaike si dhe sisteme të riciklimit të ujit të shiut.
Asokohe FSHZH e përshkruante projektin si “unik” dhe “model të qëndrueshmërisë mjedisore”.
Përfundim
Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave” e kategorizojmë të pavërtetë.
-

Mashtrimi/ Si Rama përgënjeshtroi veten për Parkun Eden brenda kryeministrisë (Video)
Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur emergjencën dhe qytetarët përballeshin me paralajmërime për rritje të faturave të energjisë.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama i kishte hapur rrugën një projekti prej 410 milionë lekësh në oborrin e Kryeministrisë: “Parkut Eden”.
Vendimi ndezi debat publik dhe shkaktoi një lumë akuzash nga opozita. Rama u përpoq ta shuante polemikën duke mohuar kategorikisht se qeveria kishte shpenzuar para për këtë instalacion.
Por tre vite më vonë, kryeministri ndryshoi qëndrim.
Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ai pranoi se ndërtimi i “Parkut Eden” ishte një “investim shtetëror”. Pa përmendur shifra konkrete, Rama u kujdes të theksonte se “shpenzimet ishin të papërfillshme krahasuar me vlerën e shtuar që krijojnë”
“Ky nuk është oborri i shtëpisë time, është një park inovativ i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do të jetë një vlerë e kësaj godine, shumë e shtuar”, deklaroi ai.
Kjo deklaratë bie ndesh me qëndrimin e tij të shtatorit 2022.
“Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave,” shprehej Rama.
Nëse atëherë “Parku Eden” ishte një shpenzim i mohuar, në vitin 2025 është shndërruar në simbol krenarie për Kryeministrin.
Si duket sot ‘Parku Eden’?
Për herë të parë, pamjet e “Parkut Eden” u publikuan këtë fillimviti nga vetë kryeministri Edi Rama. Ai zgjodhi që urimin për Vitin e Ri 2025 ta përcillte nga instalacioni prej druri i ndërtuar në oborrin e Kryeministrisë, i cili ishte pjesërisht i përfunduar.
Në videon e shpërndarë nga Rama, kamera ndjek kryeministrin teksa përshkon hapësirat e reja. Pamjet nisin me akuariumin që rrethon strukturën vertikale prej druri, ku shfaqen peshq të shumtë. Më pas, Rama ngjitet në çdo kat të parkut duke treguar ambientet e mbushura me gjelbërim, lule dhe pemë të vendosura në mënyrë dekorative.
Në fund të videos, kryeministri ngjitet shkallëve spirale që çojnë në tarracë, nga ku ofrohet një panoramë mbi Tiranën, përpara se të zbresë sërish dhe të japë urimin për shqiptarët.
‘Parku Eden’ u inagurua në muajin qershor.“Ky ishte kulmi i jetës sime arkitekturore. Hapja e Kopshtit tonë ishte e mbushur me heronj, mentorë dhe miq.Nuk mund të mos ndihem pak si një fëmijë që i tregon prindërve një vizatim dhe thotë: “Shiko çfarë bëra.”- shkruante arkitekti austriak Chris Precht teksa ndante pamjet e inagurimit të ‘Parkut Eden’.
Përgënjështrimi nga Faktoje
Edhe tre vite më parë, Faktoje përgënjeshtroi deklaratat e Ramës duke sjellë prova të kundërta. Nga verifikimi i bërë në shtator 2022 rezultoi se qeveria kishte ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e instalacionit prej druri në oborrin e Kryeministrisë, të quajtur “Parku Eden”. Projekti parashikonte edhe prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore, me një kosto totale prej 410 milionë lekësh ose rreth 3.7 milionë euro me kursin e kohës. Projekti ishte hartuar nga studio austriake Precht, e specializuar në ndërtim ekologjik me materiale natyrale nën drejtimin e arkitektit Chris Precht.
Objekti parashikonte, ngritjen e një parku të gjelbër vertikal, me mjedise pune, hapësira për takime dhe eventesh publike, në funksion të aktivitetit të Kryeministrisë, të institucioneve të tjera apo edhe shoqërisë civile.
Po ashtu, mbulimin e tarracës së kryeministrisë me 1,700 m² panele fotovoltaike si dhe sisteme të riciklimit të ujit të shiut.
Asokohe FSHZH e përshkruante projektin si “unik” dhe “model të qëndrueshmërisë mjedisore”.
Përfundim
Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave” e kategorizojmë të pavërtetë.
/Faktoje.al/ -

Zjarr në Butrint, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Sipas informacioneve paraprake, era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut.
Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit -

Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar
Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 18:37
Një zjarr ka rënë në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë edhe pjesë të Parkut Kombëtar të Butrintit. Era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit. -

VIDEO/ Zjarr te Qafa e Butrintit, flakët rrezikojnë zonën e gjelbër të Parkut
Një zjarr ka rënë në vendin e quajtur Qafa e Butrintit. Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit.
Era rrezikon që zjarri të përhapet në brendësi të Parkut.
Zjarrfikësja ndodhet në vendin ku ka rënë zjarrit për shuarjen e plotë të flakëve. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.