Tag: parkun

  • Nisja e votimit nga diaspora, fillon sot administrimi i fletëve të votimit në Parkun Olimpik në Tiranë

    Nisja e votimit nga diaspora, fillon sot administrimi i fletëve të votimit në Parkun Olimpik në Tiranë

    Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit nga diaspora që u procesuan në sistemin postar një ditë më parë, ndërkohë që të tjerat u nisën drejt qendrës së përpunimit në Leipzig duke u procesuar për në Tiranë.

    Avioni me dërgesa mbërriti rreth orës 17.00, më pas u dërguan për administrim në Parkun Olimpik.
    KQZ njoftoi partitë politike se janë të mirëpritura të marrin pjesë në pritjen e dërgesave të para në Parkun Olimpik.
    Pasi u skanuan zarfet, në total janë 735 vota të mbërritura në Parkun Olimpik.

    Top Channel

  • Votimi nga diaspora, mbërrijnë fletët e para në Shqipëri, KQZ: Partitë mund të marrin pjesë në pritjen e dërgesave në Parkun Olimpik

    Votimi nga diaspora, mbërrijnë fletët e para në Shqipëri, KQZ: Partitë mund të marrin pjesë në pritjen e dërgesave në Parkun Olimpik

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se kanë mbërritur në territorin e Shqipërisë disa fletë votimi nga diaspora që po procesohen në sistemin postar, ndërkohë të tjera janë në qendrën e përpunimit në Leipzig duke u procesuar për në Tiranë.

    Sipas njoftimit të KQZ, drejtuar partive politike, avioni me dërgesa mbërrin nesër në orën 17.25, koha për të kaluar procedurat në aeroport dhe rruga për në Tiranë, dukë marrë parasysh trafikun, pritet të mbërrijë për administrim rreth orës 19.00 në Parkun Olimpik.
    Sa më sipër, KQZ njofton partitë politike se janë të mirëpritura të marrin pjesë në pritjen e dërgesave të para në Parkun Olimpik.

    Top Channel

  • ‘Balluku mori 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë’, Berisha: Ndërton rrugë për të falimentuar bizneset

    ‘Balluku mori 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë’, Berisha: Ndërton rrugë për të falimentuar bizneset

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për marrjen e 50 milionë eurove nga projekti i tunelit të Llogarasë. Berisha tha se ky projekt ka shkatërruar pamjen natyrore të zonës dhe ka pasur si qëllim përfitime personale. Ai shtoi se ky projekt ka mbyllur një nga pamjet më madhështore të detit, për të ndihmuar korrupsionin në shërbim të interesave të përkohshme.
    Po ashtu, Berisha akuzoi Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama për ndërmarrjen e projekteve që, sipas tij, po dëmtojnë bizneset në parkun e Llogarasë. Berisha premtoi se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, kjo situatë do të korrigjohet dhe investimet në parkun e Llogarasë do të jenë të mirëplanifikuara dhe të qëndrueshme.
    Berisha:“A e dini ju që me tunelin e Llogarasë, ja mbylli sytë qafës më të bukur që ka Shqipëria, që hapet pamja më madhështore e detit, për të marrë 50-60 milionë euro me Lubi Ballukun dhe tani ndërton rrugën për ti falimentuar të gjitha bizneset e parkut të Llogarasë. I garantoj ata se ajo do korrigjohet. Investimet në parkun e Llogarasë janë investimet më të mira.”

  • VIDEO/ Fletët e votimit të diasporës dhe ambienti i numërimit të tyre në Parkun Olimpik, ja datat kur shpërndahen në Europë dhe kontinentet e tjera

    VIDEO/ Fletët e votimit të diasporës dhe ambienti i numërimit të tyre në Parkun Olimpik, ja datat kur shpërndahen në Europë dhe kontinentet e tjera

    Komisioni zgjedhor i Zgjedhjeve ka bërë me dije se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 deri më 22 prill.

    Sipas njoftimit zyrtar, në kontinentet e tjera do të mbërrijë nga data 15 deri më 25 prill
    Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Kujtojmë se ky proces nuk ka asnjë kosto për votuesit pasi posta paguhet nga KQZ.
    Nga ana tjetër fletët e votimit të diasporës kanë mbërritur në ambientin ku edhe do të numërohen, në Parkun Olimpik në Tiranë, “Feti Borova”.

    Top Channel

  • VIDEO/ Fletët e votimit të diasporës dhe ambienti i numërimit të tyre në Parkun Olimpik, ja datat kur shpërndahen fletët në Europë dhe kontinentet e tjera

    VIDEO/ Fletët e votimit të diasporës dhe ambienti i numërimit të tyre në Parkun Olimpik, ja datat kur shpërndahen fletët në Europë dhe kontinentet e tjera

    Komisioni zgjedhor i Zgjedhjeve ka bërë me dije se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 deri më 22 prill.

    Sipas njoftimit zyrtar, në kontinentet e tjera do të mbërrijë nga data 15 deri më 25 prill
    Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Kujtojmë se ky proces nuk ka asnjë kosto për votuesit pasi posta paguhet nga KQZ.
    Nga ana tjetër fletët e votimit të diasporës kanë mbërritur në ambientin ku edhe do të numërohen, në Parkun Olimpik në Tiranë, “Feti Borova”.

    Top Channel

  • LAJM I MIRË – BERZH jep 731 mijë euro për parkun ligatinor në hyrje të liqenit të Shkodrës…

    LAJM I MIRË – BERZH jep 731 mijë euro për parkun ligatinor në hyrje të liqenit të Shkodrës…

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Një tjetër kontratë e lidhur për Shkodrën, një tjetër investim për Liqenin e Shkodrës!
    Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar lidhjen e kontratës me vlerë 731,000 euro për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës, ku autoriteti kontraktor është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky investim ka si qëllim rritjen e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkun Shkodër.
    Parku Ligatinor do të ofrojë funksione rekreative për qytetarët, si zona për ecje dhe pushim me pamje nga ligatinat dhe objektet sportive. Bashkia Shkodër është përfituese e këtij projekti që vjen në kuadër të mbështetjes për infrastrukturën dhe turizmin në Shqipëri që financohet nga Bashkimi Evropian.

    Continue Reading

  • Sukses i jashtëzakonshëm në Parkun e Bletëve në Kreshpan të Fierit në rritjen e mbretëreshave

    Sukses i jashtëzakonshëm në Parkun e Bletëve në Kreshpan të Fierit në rritjen e mbretëreshave

    Dy bletarë shqiptarë, Ferdinant Muskaj nga Fieri dhe Luan Merdani nga Gjirokastra, kanë arritur një sukses të rrallë në industrinë e bletarisë duke prodhuar mbretëresha bletësh në muajin mars, një periudhë që zakonisht konsiderohet e pamundur për këtë proces.

    Zakonisht, shumimi i mbretëreshave realizohet në prill, por falë teknikave të avancuara dhe kushteve të favorshme në parkun e Kreshpanit në Fier, bletarët kanë arritur ta bëjnë këtë një muaj më herët. Ky zhvillim u mundëson bletarëve të forcojnë kolonitë e tyre më shpejt dhe të rrisin prodhimin e mjaltit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Sot është dita e verifikimit të parë dhe mbretëreshat tona kanë filluar të pjellin, duke konfirmuar suksesin e këtij eksperimenti. Kjo është një arritje e madhe për bletarinë shqiptare,” u shpreh Luan Merdani.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ky është një moment historik për bletarinë në jug të Shqipërisë, duke hapur mundësi të reja për zhvillimin e këtij sektori dhe rritjen e prodhimit të mjaltit në vend.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”