Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: parkun
-

Ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës, Rama poston pamjet: Ndaluni, është e kotë
Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga heqja e ndërtimeve pa leje në luginën e Alpeve. IKMT shembi në Valbonë objektin 3-katësh me nënçati, me konstruksion betonarme dhe muraturë tulle, i ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
Rama shtoi se duhet të ndalen të gjithë ata që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male. “Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, theksoi më tej kreu i qeverisë.”Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI. Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”,-shkruan Rama.
Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet. E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.
-

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës/ Rama: Ndaluni, është e kotë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë thirrje që ndërtimet pa leje duhet të ndalen dhe se do të ketë pasoja të rënda.
“Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës
U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI
Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, shkruan Rama. -

Fadromat në Parkun e Valbonës/ Aksioni i IKMT shemb 20 objekte betoni pa leje në 2 ditë
Shembja e ndërtimeve të paligjshme ka vijuar në Parkun Kombëtar të Valbonës. Në dy ditë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit ka shembur 20 objekte.
Të enjten u prishen 8 ndërtesa me beton arme ndërsa 12 ngrehina dhe struktura prej betoni të ndërtuara pa leje u shembën të premten.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se do të vijojë të evidentoi dhe të godasë pa ndërprerje paligjshmërinë duke garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.
Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi nga Thethi me prishjen e godinave me strukturë druri dhe beton duke u shtrirë më pas në të gjithë vendin.
Sipas kryeministrit aksioni ndaj paligjshmërisë nuk do të ndalet ndërsa hapësirat e përbashkëta do të lirohen nga zaptuesit e do ti kthehen publikut. -

Incident në parkun e lojërave, humb jetën 12-vjeçari në Britani
Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti tragjik në një park lojërash në qytetin Winsford.
Viktima, Logan Carter, u gjet me plagë serioze në ambientet e Wharton Recreation Ground, afër rrugës Ledward Street, të premten pasdite. Sipas deklaratës së policisë, dyshohet se Logan ra nga një pajisje e parkut, ndërkohë që po luante. Shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në vend.
Familja e tij e përshkroi Logan-in si një fëmijë të dashur dhe plot jetë. “Ishte djalë plot jetë që e bënte çdo ditë të veçantë. Ai ishte qetësia e të gjithëve dhe do të na mungojë më shumë sesa mund të shprehim me fjalë”, u shprehën ata mes emocionesh.
Policia e Cheshire ka nisur një hetim të plotë për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe ka kërkuar ndihmën e publikut.Top Channel
-

Festivali i yjeve, në parkun e Shebenikut organizohet vëzhgimi i yjeve me teleskop
Vëzhgimi i yjeve me teleskop nga Parku Kombëtar i Shebenikut nisi disa vite më parë si një iniciativë e një grupi të rinjsh të cilët shfrytëzuan pozicionin gjeografik dhe pamjen fantastike që ofronte qielli në Fushë Studë.
Tashmë këtë ide të bukur Bashkia e Librazhdit e shndërroi në një festival yjesh i cili për të dytin vit me radhë mbledh mijëra njerëz.
Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e të huaj, vizitorët kanë shijuar ajrin e pastër, peizazhet fantastike të Shebenikut, gatimet tradicionale dhe muzikën e zgjedhur.
“Unë jam nga Gjermania, nga Berlini dhe ne erdhëm këtu me një grup kolegësh. Është hera imë e parë në Shqipëri dhe mendoj që është një vend shumë i bukur i mbushur me histori. Patëm një drekë shumë të këndshme dhe gatimet tradicionale ishin shumë të shijshme. Nga ana tjetër ky park të mahnit me pamjen e tij. Në këtë periudhë të vitit mbizotëron ngjyra jeshile dhe është kaq bukur”, tha një turiste gjermane.
Pas asfaltimit të rrugës Librazhd-Bulqizë, vizitorët në Parkun Kombëtar të Shebeniku janë dyfishuar duke i dhënë një hov ekonomisë së zonës. Në këto kushte tashmë mbetet detyrë e banorëve të shtojnë njësitë pritëse.
Festivali i Yjeve këtë vit u organizua në dy ditë, por nëse nuk keni gjetur mundësinë për tu akomoduar në disa dhjetëra njësi kampingu të vendosura, vitin tjetër do të duhet të prenotoni shumë më herët sepse pjesëmarrja në këtë aktivitet të veçantë është e jashtëzakonshme.Top Channel
-

Zjarri në parkun natyror të Gërmenjës, si paraqitet situata ditën e sotme
Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror të Gërmenjës, në qarkun e Korçës, poshtë piramidës 15.
Fatmirësisht zjarri nuk është përhapur drejt Rezervatit Gërmenj-Shelegur, ndërsa mësohet se rreth 60 forca nga disa institucione po punojnë për izolimin e flakëve.
Ndihmë në terren po ofrohet edhe nga ushtria dhe vullnetarë. Ndërkohë parashikimet e motit tregojnë për reshje shiu rreth mesditës, çka mund të ndihmojë në shuarjen e zjarrit.
Njoftimi:
SITUATA NË PARKUN NATYROR TË GËRMENJËS, Dt. 18.08.2025 Ora 09:00.
Në bazë të hartës kemi një përhapje të zjarrit poshtë piramidës 15 në thellësi të territorit tonë, por në drejtim të Rezervatit Gërmenj-Shelegur nuk ka përhapje të re. Forcat (rreth 60) nga MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, janë afër perimetrit të prekur, për të punuar për parandalimin e depërtimit të mëtejshëm në masivin pyjor të zonës së mbrojtur. Nga parashikimi i motit, duket se mund të kete reshje shiu në zonë rreth mesditës, duke shpresuar se do na ndihmojë për neutralizimin e vatrave. -

Zjarri në parkun natyror të Gërmenjës, ja si paraqitet situata ditën e sotme
Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror të Gërmenjës, poshtë piramidës 15.
Zjarri nuk është përhapur drejt Rezervatit Gërmenj-Shelegur, ndërsa rreth 60 forca nga disa institucione po punojnë për izolimin e flakëve.
Ndihmë në terren po ofrohet edhe nga ushtria dhe vullnetarë. Parashikimet e motit tregojnë për reshje shiu rreth mesditës, çka mund të ndihmojë në shuarjen e zjarrit.
SITUATA NË PARKUN NATYROR TË GËRMENJËS, Dt. 18.08.2025 Ora 09:00.
Në bazë të hartës kemi një përhapje të zjarrit poshtë piramidës 15 në thellësi të territorit tonë, por në drejtim të Rezervatit Gërmenj-Shelegur nuk ka përhapje të re.
Forcat (rreth 60) nga MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, janë afër perimetrit të prekur, për të punuar për parandalimin e depërtimit të mëtejshëm në masivin pyjor të zonës së mbrojtur.
Nga parashikimi i motit, duket se mund të kete reshje shiu në zonë rreth mesditës, duke shpresuar se do na ndihmojë për neutralizimin e vatrave.
-

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca
Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja e prekur është zgjeruar më shumë. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e qarkut të Korçës sipas të cilave, në terren sot janë rreth 65 forca të MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë. Ao janë mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, duke qenë se përhapja dje depërtoi në zonën e mbrojtur të pyllit dhe risku është i lartë.
“Besojmë që falë kësaj përpjekjeje sot situata të normalizohet, duke shpresuar që do të favorizohemi sot apo nesër edhe nga reshje shiu, sepse parashikimi i motit është i vranët”, njofton prefektura.
-

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit/ S’ka vatra të reja, por është zgjeruar sipërfaqja e djegur
Sipas informacionit më të përditësuar, situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet sot më e qetë, pa vatra të reja, megjithëse sipërfaqja e prekur është zgjeruar.
Në terren janë angazhuar rreth 65 forca te zjarrfikëses se Kolonjës, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor dhe vullnetarë, të mbështetur nga forcat e ushtrisë nga reparti i Drenovës.
Kjo ndërhyrje është e domosdoshme pasi përhapja e zjarrit dje depërtoi në zonën e mbrojtur të pyllit dhe rreziku mbetet i lartë.
Sipas parashikimeve, përpjekjet e forcave në terren pritet të stabilizojnë situatën gjatë ditës, ndërsa reshjet e mundshme të shiut, që parashikohen për sot ose nesër, mund të ndihmojnë në kontrollin e zjarrit.
