Tag: parkuara

  • Digjen dy automjete të parkuara në rrugë në Shkodër

    Digjen dy automjete të parkuara në rrugë në Shkodër

    Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

    Mësohet se makinat ishin të parkuara në rrugë, ndërsa incidenti ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”.
    Deri më tani nuk dihet shkaku u zjarrit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Aksident në Tiranë/ Autobusi i Unazës tenton të shmangë biçikletën, përplaset me makinat e parkuara

    Aksident në Tiranë/ Autobusi i Unazës tenton të shmangë biçikletën, përplaset me makinat e parkuara

    Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa makina të parkuara.

    Nga informacionet e mësuara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shoferi tentoi të shmangte një biçikletë që i kishte dalë përpara dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre makina të parkuara.
    Nga aksidenti mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.

    Top Channel

  • Aksidentohet autobusi në rrugën e Kavajës në kryeqytet(FOTO)

    Aksidentohet autobusi në rrugën e Kavajës në kryeqytet(FOTO)

    Një aksident raportohet në rrugën e “Kavajës” në Tiranës. Mësohet se është përplasur me disa mjete të parkuara.

    Nga raportimet paraprake nuk raportohet për të lënduar. Sipas deshmitareve, shoferi tentoi të shmangte një biçikletë që i kishte dalë përpara dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre makina të parkuara. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

    gijotina.com/

  • Reshjet e dendura shkaktojnë kaos, uji ‘mori me vete’ dhjetëra vetura të parkuara në shtratin e një lumi në Budva të Malit të Zi

    Reshjet e dendura shkaktojnë kaos, uji ‘mori me vete’ dhjetëra vetura të parkuara në shtratin e një lumi në Budva të Malit të Zi

    Reshjet e dendura të shiut në Budva kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme gjatë orëve të fundit.

    Si pasojë, siç raportojnë mediat vendase, uji “ka marrë me vete” edhe dhjetëra automjete të parkuara në shtratin e thatë të një lumi në qendër të qytetit, përcjell Telegrafi.

    Siç edhe shihet në pamje, ujin ngrihet me shpejtësi dhe mbart çdo gjë që gjen përpara.
    Kjo zonë thuhet se shfrytëzohet prej vitesh si parking i madh, pasi në Budva mungojnë hapësirat e mjaftueshme për parkim dhe në qytet janë ngritur qindra ndërtesa të reja.

    Përmbytjet kanë goditur rëndë edhe disa lagje të tjera, ku rrugët janë kthyer në lumenj të vegjël dhe qarkullimi është bërë thuajse i pamundur.

    E banorët e zonës thonë se ndërtimet e shumta kanë bllokuar kanalet e dikurshme të ujërave të shiut.

     

  • Tiranë: Vodhi automjetin dhe përplasi dy makina të parkuara

    Tiranë: Vodhi automjetin dhe përplasi dy makina të parkuara

    Policia e Tiranës ka ndaluar një 35-vjeçar, i dyshuar për vjedhje automjeti dhe shkaktim dëmi në rrugë publike.
    Ngjarja ndodhi në rrugët “Bardhyl” dhe “Mihal Duri”

    Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi D. M., 35 vjeç, dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30 tetor 2025 ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”. Gjatë tentativës për t’u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ai ka përplasur dy automjete të parkuara në rrugën “Mihal Duri”.

    Pas përplasjes, i dyshuari ka braktisur automjetin e vjedhur në vendngjarje dhe është ndaluar më pas nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.

    Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj. Ndaj 35-vjeçarit pritet të merren masat ligjore për veprat penale të dyshuara.
     

  • Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat, nuk kursen as Lamborghinin

    Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat, nuk kursen as Lamborghinin

    Në vijim të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në kryeqytet, Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit vijojnë kontrollet në disa nga akset më të ngarkuara të qytetit.
    Gjatë ditës së sotme janë hequr me karroatrec automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme në Rrugën e Kavajës, Bulevardin “Gjergj Fishta”, Rrugën “Muhamet Gjollesha”, si dhe në çdo korsi të dedikuar për autobusët dhe mjetet e emergjencës.

    Mjetet që konstatohet se pengojnë lëvizjen e lirë të transportit publik apo bllokojnë qarkullimin normal të automjeteve ndëshkohen me masa administrative, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara po zhvendosen menjëherë me karrotrec.

  • Pengonin qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, “zhduken” mjetet e parkuara në anë të rrugës në Vlorë

    Pengonin qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, “zhduken” mjetet e parkuara në anë të rrugës në Vlorë

    Policia e Vlorës vijon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar në qytet.

    Gjatë kontrolleve, disa automjete që ishin vendosur në vende të palejuara apo që pengonin qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, janë hequr me karotrec.
    Sipas njoftimit zyrtar, ky operacion do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim krijimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, si dhe lirimin e hapësirave publike që shpesh bllokohen nga parkimet abuzive.
    Policia e bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe rregullat e parkimit, për të shmangur gjobat dhe masat administrative që parashikon ligji.
    Aksioni është zhvilluar në disa nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, përfshirë zonën e qendrës dhe Lungomaren.

    Top Channel

  • Në timon nën efektin a alkoolit, AMP arreston punonjësin e policisë! Përplasi edhe 5 automjete të parkuara

    Në timon nën efektin a alkoolit, AMP arreston punonjësin e policisë! Përplasi edhe 5 automjete të parkuara

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Rinia”, Pogradec një punonjës policie për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’.
    Sipas njoftimit të AMP bën me dije se efektivi rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit.
    Ndërkohë që ishte në lëvizje punonjësi i policisë përplasi edhe 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.
    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. O., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
    Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:31, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “Rinia” Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale në pesë automjete të parkuara.
    Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.36 mg/l dhe 1.33 mg/l.
    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Korçë”, njoftoi AMP

  • Digjen 4 makina në Spitallë, ishin të parkuara në garazh

    Digjen 4 makina në Spitallë, ishin të parkuara në garazh

    Një zjarr i përmasave të konsiderueshme është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës në Durrës.

    Pamjet e siguruara nga Syri TV, tregojnë momentin kur zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje dhe nisin ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Sipas banorëve të zonës, nga zjarri janë përfshirë dy automjete që ndodheshin brenda një ndërtese, një makinë tip fuoristradë dhe një triçikël. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

    Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të japin sqarime mbi rrethanat e ngjarjes.

  • Përfshihet nga flakët ndërtesa në Vlorë/ Mjetet e parkuara, vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve

    Përfshihet nga flakët ndërtesa në Vlorë/ Mjetet e parkuara, vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve

    Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, në një objekt në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës. Sipas pamjeve të siguruara, ndërhyrja e zjarrfikësve u bë e vështirë për shkak se rruga ishte e bllokuar nga automjete të parkuara.
    Megjithatë zjarrfikësit arritën të vendosin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në ndërtesat përreth. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar.
    Jashtë kamerave, efektivët e zjarrfikëses shprehën shqetësimin se kjo nuk është një situatë e pazakontë.
    “Është një problem i përhershëm në rrugët e ngushta të qytetit, sidomos në zona ku ka banesa të braktisura dhe parkim pa kriter,” thanë ata, duke theksuar se shpesh humbet kohë e çmuar në situata emergjente.
    Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes me vendparkimin e automjeteve, në mënyrë që të mos bllokojnë mjetet e emergjencës, të cilat në raste të tilla mund të bëjnë diferencën mes shpëtimit dhe humbjes.