Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në parkingun e një restoranti në Fushë-Krujë. Mësohet se makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci është hedhur në erë.
Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Syri.net sjell pamjet nga vendngjarja ku ndodhet dhe Ilir Loci ndërsa ekspertët po kryejnë veprimet hetimore.
Eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të makinës tip “Range Rover” me targë KR 8778A.
Gjithashtu shpërthimi është dëgjuar në gjithë zonën përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Përveç Range Rover-it, një fuoristradë tjetër e parkuar pranë ka pësuar dëmtime materiale.
Policia informon se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.