Ky është momenti kur 32-vjeçari Franci Canaj, pas plagosjes së 29-vjeçarit Gerald Hoxha, braktis automjetin taksi dhe hipën në një tjetër makinë për t’u arratisur.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se Canaj, pasi zbret nga taksia në ngjyrë të verdhë, shkon drejt një makine tip ‘Audi’, raporton gazetari Sokol Dema.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 prillit pranë urgjencës së re të QSUT-së, ku Canaj qëlloi me armë zjarri ndaj Hoxhës, pasi ky i fundit kishte zënë një vend parkimi që dyshohet se ishte pretenduar nga autori.
Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kujtojmë që një ditë më parë Policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin.
Në 2016 Franci Canaj ka qenë më parë i arrestuar në Itali, ku akuzohej për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.
Tag: parkimi
-

Plagosi me armë të riun për një vend parkimi, publikohen pamjet kur 32-vjeçari ‘braktis’ taksinë dhe arratiset me një makinë tjetër
-

Durrës/ Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave, policia dhe ambulanca në vendngjarje
Dy vajza janë përfshirë në një konflikt mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas dëshmitarëve, situata mes vajzave është përshkallëzuar, duke shkaktuar shqetësim në zonë.Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e përplasjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një parkim që njëra prej vajzave ka pretenduar se ishte i saj. -

Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave në Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje
Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt, që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.
Sipas dëshmitarëve, situata është përshkallëzuar papritur, duke shkaktuar shqetësim në zonë. Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e përplasjes dhe pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një parkim që njëra prej vajzave ka pretenduar se ishte i saj.