Tag: parkimi

  • Mijëra vende të parkimit publik rrezikohen të hiqen, ja në cilin qytet do të zbatohet

    Mijëra vende të parkimit publik rrezikohen të hiqen, ja në cilin qytet do të zbatohet

    Ndërsa banorët e qyteteve të mëdha përballen çdo ditë me vështirësi për shkak të mungesës së vendeve publike për parkim, po vjen një masë që pritet t’i kufizojë edhe më tej.
    Gjetja e një vendi parkimi është një sfidë e përditshme për mijëra drejtues në qendrat urbane, pasi vendet publike janë të pakta dhe automjetet gjithnjë e më shumë, gjë që rrit dukshëm edhe shkeljet e rregullave.
    Megjithatë, në Francë mijëra vende parkimi publike pritet të hiqen së shpejti për arsye sigurie. Konkretisht, shteti kërkon që të mbahet një distancë prej 5 metrash nga të dyja anët e çdo kalimi për këmbësorë, duke ndaluar parkimin e automjeteve aty.
    Ligji që parashikon këtë masë nuk është i ri. Ai është miratuar në fund të vitit 2019, por shumica e komunave nuk e kanë zbatuar ende. Sipas afatit, ato duhet të jenë në përputhje me udhëzimin deri më 31 dhjetor 2026.
    Qëllimi kryesor i masës është të përmirësohet dukshmëria e këmbësorëve, të reduktohen “pikat e verbëra” për shoferët dhe të ulet numri i aksidenteve pranë kalimeve për këmbësorë.
    Sipas mediave franceze, në qytetin Amiens, për shembull, pritet të hiqen 3.325 vende parkimi, që përbëjnë rreth 7% të totalit të automjeteve të qytetit.
    E njëjta rregull është në fuqi edhe në Shqipëri. Sipas nenit 38 të Kodit të Ri të Qarkullimit Rrugor (“Ndalesa dhe parkimi”), ndalohet ndalesa ose parkimi mbi kalimet për këmbësorë ose biçiklistë, si dhe në një distancë më pak se pesë metra nga to.
    Për shkelësit parashikohet një gjobë prej 30 eurosh dhe heqja e lejes së drejtimit për 20 ditë, pasi kjo sjellje konsiderohet antisociale.

  • Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

    Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

    FIFA ka gjetur një mënyrë tjetër për të rritur të ardhurat e saj nga Kupa e Botës 2026, pasi po ofron vende parkimi pranë stadiumeve për 75 deri në 175 dollarë në ditë për makinë përmes një faqeje zyrtare interneti.
    Ndërsa Gianni Infantino po merr kritika të ashpra për…përqafimin e tij të ngushtë me Donald Trump, presidenti i FIFA-s dhe vetë Federata Botërore e Futbollit po i fryjnë bilbilit në mënyrën e tyre dhe vazhdojnë ta trajtojnë  Kupën e Botës 2026 (që do të mbahet në SHBA, Kanada, Meksikë) si El Doradon e re të futbollit.
    Që nga muaji i kaluar, biletat për ndeshjet kanë qenë në shitje përmes platformës speciale (me çmime rekord), por në të njëjtën kohë patëm edhe lançimin e platformës zyrtare të parkimit të FIFA-s, e cila u drejtohet mbajtësve të biletave dhe teorikisht u jep atyre akses të lehtë në parkimin e stadiumit. Përmes saj, Federata Botërore e Futbollit po komercializon një pjesë tjetër të turneut, duke ndjekur modelin e ligave të mëdha amerikane si NFL.
    Nga 75 dollarë në grupe në 175 në gjysmëfinale
    Çmimet e parkimit ndryshojnë sipas fazës dhe stadiumit. Për stadiumin Hard Rock (Miami), stadiumin Arrowhead (Kansas City), stadiumin Gillette (Massachusetts) dhe stadiumin AT&T (Teksas), kostoja është 75 dollarë për fazën e grupeve dhe raundin e 32-shes, 100 dollarë për raundin e 16-tshes, 125 dollarë ose 145 dollarë për çerekfinalet dhe deri në 175 dollarë për gjysmëfinalet dhe finalen e vogël. Në Filadelfia, parkimi kushton 115 dollarë në fazën e grupeve dhe 145 dollarë në raundin e 16-tshes. Platforma do të mbulojë pothuajse të 16 stadiumet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Megjithatë, disa vende, siç është stadiumi MetLife në New Jersey – ku do të mbahet finalja – dhe stadiumi i Torontos, janë ende të listuara si “nën shqyrtim”.
    Hapësira të kufizuara, të ardhura të rritura dhe… ankesa. Hapësirat e parkimit do të jenë të kufizuara, pasi shumica e hapësirës përreth stadiumeve do të përdoret për mikpritje, siguri ose aktivitete tregtare. Kështu, FIFA po përfiton nga disponueshmëria e reduktuar, duke e shndërruar mungesën e parkimit në një fushë të re fitimi.
    Shumë tifozë kanë vënë re se kostoja e një leje parkimi tejkalon çmimin e një bilete të Kategorisë 3 për Kupën e Botës 2022 në Katar, e cila kushtonte 69 dollarë. Kjo është hera e parë që FIFA ka vënë në dispozicion të publikut lejet zyrtare të parkimit veçmas nga biletat. Në vitin 2025, në Kupën e Botës për Klube, parkimi në Miami kushtonte 40 dollarë, ndërsa në MetLife kushtonte 65 dollarë. Tani, i njëjti privilegj ka një çmim disa herë më të lartë.
    Pavarësisht reagimeve negative, FIFA mbron politikën e saj tregtare, duke argumentuar se të ardhurat riinvestohen në zhvillimin e futbollit në mbarë botën. Sipas vlerësimeve, federata pritet të fitojë më shumë se 13 miliardë dollarë nga Kupa e Botës 2026, që do të thotë se do të bëhet turneu më fitimprurës në historinë e sporteve botërore.

  • Tirana pa rrugë e pa parkingje/ Me ndryshimin e Kodit Penal, qeveria propozon 1 vit burg për parkimin e dyfishtë

    Tirana pa rrugë e pa parkingje/ Me ndryshimin e Kodit Penal, qeveria propozon 1 vit burg për parkimin e dyfishtë

    Kur trafiku në rrugët e Tiranës po rëndohet dhe parkimi është bërë pothuajse i pamundur, e shumë i kushtueshëm, qeveria propozon të fusë në Kod Penal dënimin me burg për “parkim të dyfishtë’

    Më 23 tetor 2025, Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim publik pr/ligji për disa shtesa të Kodit Penal të vitit 1995, njëra prej të cilave është dhe propozimi që ‘parkimi i dyfishtë’ të konsiderohet vepër penale.Sipas propozimit, shoferët që parkojnë në rresht të dytë dhe pengojnë lëvizjen e mjeteve të emergjencës ose kalimin e këmbësorëve, mund të dënohen me gjobë ose deri në një vit burg.Këto ndryshime vijnë në një kohë kur numri i automjeteve në kryeqytet ka arritur 340 mijë, ose rreth një makinë për çdo dy banorë dhe situatë përkeqësohet nga ndërtimet pa fund, mungesa e rrugëve të gjera, e hapësirave për parkim, e transporti publik është i pamjaftueshëm. Çfarë ndodh deri tani? 
    Shoferët që parkojnë në rresht të dytë gjobiten vetëm nëse policia i evidentonte. 

    Në korrik 2025, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, njoftoi se parkimi i dyfishtë mund të dënohej me gjobë ose burg deri në tre vjet. Ky lajm ngjalli reagime të qytetarëve, të cilët e konsideruan të ekzagjeruar dhe absurd, duke argumentuar se institucionet më parë duhet të krijojin më shumë hapësira parkimi dhe rrugë.

     Kodi Penal aktual dhe ndryshimet e propozuara
     Çfarë parashikon Kodi Penal aktualNeni 293 i Kodit Penal
    Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit
    Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

    Ndryshimet që propozohen 

    Në nenin 47 të pr/ligjit  ‘ DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”TËNDRYSHUAR  që ka dalë për konsultim publik propozohet që pas nenit 293 të shtohet neni 293/1. “Neni 293/1
    Pushimi i mjetit në karrexhatë në rresht të dytë
    “Pushimi i mjetit në karrexhatë në rresht të dytë, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me 2 mjete me pedal, 2 ciklomotorë me dy rrota ose 2 motorë me dy rrota, që pengon qartazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lëvizjen e automjeteve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve e të autoambulancave apo shërbimeve të tjera të institucioneve, bllokon tërësisht rrugën, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve të tjera ose shkakton bllokim total të rrugës për këmbësorët, duke u bërë pengesë serioze për sigurinë publike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”

    “Ndryshimet e propozuara synojnë të adresojnë një sërë problematikash të evidentuara në praktikë: parkimi në rresht të dytë që pengon qarkullimin e automjeteve në shërbim të policisë, zjarrfikësve, autoambulancave dhe shërbimeve të tjera publike; bllokimi i rrugëve dhe pengesat serioze për këmbësorët; si dhe efektet e drejtpërdrejta në rrezikimin e sigurisë publike” thuhet në relacionin bashkangjitur pr/ligjit..Çfarë ndodh sot në Tiranë?
    Parkimi i dyfishtë reflekton një problem më të gjerë urbanistik, jo thjesht shkelje individuale. 
    Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte 340 mijë automjete, rreth një për çdo dy banorë, dhe numri i makinave rritet edhe nga ato që hyjnë nga rrethet duke rënduar trafikun çdo ditë.Që nga viti 2018, kur filloi bumi i ndërtimeve në kryeqytet deri në 2024-n, Bashkia e Tiranës ka dhënë mesatarisht 1.25 milionë metra katror ndërtime për banesa në vit.  Në vitin 2024 u shënua një rekord i ri, me 1.8 milionë metra katror, ndërtime për rezidenca këto që do të lartësohen në vitet në vijim. Për të njëjtën periudhë (2018-2024,) Bashkia ka arkëtuar një shumë prej 500 milionë eurosh nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja, raportoi Monitor në prill 2025.

    Lulëzimit të ndërtimeve që ka shtuar dendësinë në Tiranë, trafikun, numrin e automjeteve në qarkullim, dhe zvogëlimit të hapësirave për parkim, pak i është përgjigjur përmirësimi i infrastrukturës, zgjerimi i rrugëve të brendshme të qytetit dhe sidomos transporti publik.

    E para se tu krijohen rrugë dhe parkime të mjaftueshme qeveria po u ofron qytetarëve burgun.

    Këtu Ndryshimi i Kodit Penal

  • Prona, dyqane, poste parkimi, vilë e makina, kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

    Prona, dyqane, poste parkimi, vilë e makina, kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestron pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases Sanja Telhallari me profesion notere si dhe të familjarëve të saj.

    Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë periudhës 2013–2024, 35-vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në një kompleks. Në total janë evidentuar 13 pasuri të paluajtshme, me vlera të larta monetare si dhe llogari të shumta bankare.
    Kjo shtetase ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në makina luksoze dhe sende me vlerë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhurat nga aktiviteti i saj si notere.
    Nga verifikimet, u konstatua një mospërputhje e dukshme midis të ardhurave të ligjshme të deklaruara dhe shpenzimeve të kryera për këto investime. Dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive kanë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, shtetasi K.P., i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.
    Vendosja e masës së sekuestros preventive synon të garantojë ruajtjen e pasurive gjatë hetimit penal dhe të parandalojë transferimin apo përdorimin e tyre për fshehjen e origjinës së paligjshme. Prokurori i çështjes ishte Ndini Tavani, teksa vijon hetimet për dokumentimin e plotë të burimeve financiare dhe të pasurive të dyshuara.
     

    Top Channel

  • Rrëzohet pretendimi i policisë, parkimi i dyfishtë nuk ndëshkohet penalisht

    Rrëzohet pretendimi i policisë, parkimi i dyfishtë nuk ndëshkohet penalisht

    Referimet e para të Policisë së Shtetit, për parkimet dysh si vepër penale po rrëzohen nga prokuroritë.
    Prokurorët mesa duket nuk bien dakord me qasjen se një parkim dysh duhet të ndiqet edhe penalisht krahas masës administrative ndaj drejtuesit të automjetit.
    Prokuroria e Sarandës i tha “Euronews Albania” se për dy shtetas të kallëzuar nga policia për “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, është vendosur mosfillimi i procedimit, përfshi rastin ku u pengua kalimi i një autobuzi me turistë.
    Prokuroria e Vlorës është ende në fazën e verifikimit për rastin kur nga parkimi i gabuar, u bllokua kalimi i një mjeti zjarrfikës në Himarë.
    Në Prokuroritë Tiranë dhe në Lezhë kanë mbërritur 70 referime të policisë por zyrtarisht bëhet me dije se ende prokurorët nuk kanë disponuar me vendimmarrje për mosfillim apo regjistrim procedimi.
    Pak javë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, urdhëroi vartësit që drejtuesit e automjeteve që bëhen pengesë për qarkullimin , të referohen në prokurori për nenin 293 të Kodit Penal.
    Mbi 100 shoferë deri më tani janë kallëzuar në Prokurori krahas masës administrative prej 20 mijë lekësh.

  • Ndeshja Shqipëri – Letoni/ Policia me plan masash, ja rrugët që bllokohen

    Ndeshja Shqipëri – Letoni/ Policia me plan masash, ja rrugët që bllokohen

    Policia e Shtetit ka njoftuar një plan të posaçëm masash për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Letoni, që do të zhvillohet më 9 shtator në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
    Policia njofton se për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes, do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara, si banderola raciste, fishekzjarre, flakadanë, monedha metalike, çakmakë dhe karikues celularësh.
    Një masë e re është përdorimi i pajisjeve anti-dron, me një apel nga Policia për qytetarët që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë rreth stadiumit, pasi do të rrëzohen.
    Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n dhe institucionet e tjera, janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e ekipeve të dyja kombëtareve, si dhe për menaxhimin e rendit në të gjithë qytetin e Tiranës.
    Për të menaxhuar qarkullimin, nga ora 17:00 e datës 9 shtator do të ketë kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore rrugore afër stadiumit, si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, “Dervish Hima” dhe disa rrugë të tjera rreth stadiumit.
    Janë caktuar zona të veçanta parkimi për tifozët që vijnë nga qytete të ndryshme:

    Tifozët nga Korça dhe Elbasani: Parkimi i autobusëve te lokali “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë “Qytetit Studenti”.
    Tifozët nga veriu dhe jugu: Parkimi i autobusëve te “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës. Autoveturat mund të parkojnë te pallati i sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej” dhe në “Bulevardin e Ri”.

    Policia ka bërë të qartë se veprimet e dhunshme në aktivitete sportive do të ndëshkohen sipas Kodit Penal. Hyrja pa autorizim në fushë dënohet me gjobë ose me burg, ashtu si hedhja e sendeve të forta, përdorimi i lëndëve piroteknike dhe dhuna ndaj sportistëve.
    Gjithashtu, bëhet apel që tifozët të mos publikojnë biletat në rrjetet sociale, pasi ato janë personale dhe mund të dublikohen. Hyrja në stadium fillon në orën 18:00.

  • Të shtëna me armë zjarri në Kukës, sherr mes dy të rinjve për një vend parkimi

    Të shtëna me armë zjarri në Kukës, sherr mes dy të rinjve për një vend parkimi

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave për një vend parkimi.
    Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
    Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një sherri me shtetasin A. A..
    “Rreth orës 20:50, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.
    Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.”, njofton policia.
    Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
     

    Top Channel

  • “Kërcet” arma në Kukës, sherr mes dy personave për një vend parkimi

    “Kërcet” arma në Kukës, sherr mes dy personave për një vend parkimi

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4.
    gjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave për një vend parkimi.

    Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
    Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë kryer në ajër dhe deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur apo të lënduar.
    Njoftimi i policisë
    Kukës/ Informacion paraprak
    Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.
    Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
    Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.
    Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

  • Sherr për një vend parkimi/ Të shtëna me armë zjarri në Kukës, policia në vendngjarje blindon zonën

    Sherr për një vend parkimi/ Të shtëna me armë zjarri në Kukës, policia në vendngjarje blindon zonën

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave për një vend parkimi.
    Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
    Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë kryer në ajër dhe deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur apo të lënduar. Zona ku ka ndodhur ngjarja është shumë e populluar dhe me trafik të rënduar.

  • “Kërcet” arma në Kukës, sherr mes dy të rinjve për një vend parkimi

    “Kërcet” arma në Kukës, sherr mes dy të rinjve për një vend parkimi

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave për një vend parkimi.
    Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
    Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë kryer në ajër dhe deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur apo të lënduar.
    Zona ku ka ndodhur ngjarja është shumë e populluar dhe me trafik të rënduar.
     

    Top Channel