Tag: parkimeve

  • Fund parkimeve kaotike/ Bashkia dhe Policia nisin aksionin për lirimin e rrugëve kryesore

    Fund parkimeve kaotike/ Bashkia dhe Policia nisin aksionin për lirimin e rrugëve kryesore

    Për të gjithë drejtuesit e pabindur të cilët parkojnë në vende që nuk lejohet, policia ka gjetur si përgjigje përdorimin e karroatrecit.
    Sipas bluve, në vijim të zbatimit të masave për lehtësimin e qarkullimit rrugor në Tiranë, kanë nisur kontrollet e shumta për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, apo parkimet në korsitë e emergjencave dhe të urbanëve.
    Automjetet e konstatuara në shkelje janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec.
    Policia shprehet se këto masa ndërmerren me qëllim lirimin e trafikut, rregullimin e qarkullimit në zonat me fluks të lartë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

  • Aksion kundër parkimeve të dyfishta në Tiranë, dhjetëra gjoba dhe makina të hequra me karrotrec

    Aksion kundër parkimeve të dyfishta në Tiranë, dhjetëra gjoba dhe makina të hequra me karrotrec

    Rrugorja e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake kanë vijojuar kontrollet për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, të parkimit të automjeteve në korsitë e dedikuara për autobusët etj.
    Automjetet e konstatuara në shkelje janë gjobitur, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec.
    Njoftimi i policisë
    Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në kryeqytet, po vijojnë kontrollet intensive për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, të parkimit të automjeteve në korsitë e dedikuara për autobusët dhe emergjencën dhe çdo tjetër shkelje që pengon qarkullimin normal të automjeteve.
    Automjetet e konstatuara në shkelje janë ndëshkuar me masa administrative, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec.
    Këto masa ndërmerren me qëllim lirimin e trafikut, rregullimin e qarkullimit në zonat me fluks të lartë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
    Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në çdo kohë, dhe ndaj drejtuesve të automjeteve që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve/përdoruesve të rrugës, do të merren masa të menjëhershme dhe ligjore.
    Policia e Tiranës apelon për respektimin e sinjalistikës dhe të rregullave të qarkullimit dhe të mos pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe emergjencës.

  • Fier – Parkimi i gabuar bllokon rrugën, procedohet penalisht 39-vjeçari

    Fier – Parkimi i gabuar bllokon rrugën, procedohet penalisht 39-vjeçari

    Screenshot

    Ok Një rast tjetër i parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin ka rënë në sy në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Automjeti i shtetasit J. H., 39 vjeç, banues në Fier, ishte parkuar në mënyrë të tillë që pengonte lëvizjen e mjeteve të tjera, duke krijuar shqetësim për banorët dhe përdoruesit e rrugës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier ndërhynë menjëherë, bllokuan automjetin dhe nisën procedimin penal ndaj 39-vjeçarit për veprën “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Materialet u referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Policia e Fierit paralajmëron se kontrollet ndaj parkimeve të parregullta do të jenë të vazhdueshme dhe çdo shkelës do të përballet me masa ligjore, për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal në rrugët e qytetit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Përbindëshi me firmën e Edi Ramës zhduk trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

    Një kompani e dyshimtë, me një pasqyrë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi në mes të verës së vitit të kaluar nga dora e vetë kryeministrit Edi Rama dhe më të besuarës së tij Belinda Balluku. Me 20 gusht 2024, Refki Peposhi mori një leje ndërtimi për një kullë në zemër të kryeqytetit me 18 kate mbi tokë e 3 nën tokë. Pas sigurimit të lejes sipas projektit me 3 kate nën dhe, ky ndërtim miratohet nga kreu i qeverisë me 4 kate parkingu poshtë tij. Lëvizje kjo që mund të jetë përshtatur me nevojat e qytetit, por ngjall dyshime të forta për falsifikim ose nevojën për një studim të ri të impaktit në mjedis dhe strukturës së themeleve.
    Për t’u ndërtuar ky pallat preken interesat e banorëve të pallateve rreth tij. Më konkretisht: Bllokohet hyrja për parkimet nëntokësore të pallatit Swarovski dhe të tjetrit ngjyrë portokalli pranë tij, si edhe shkatërrimi i lulishtes së ndërtuar nga vetë banorët.
    Më shumë se 50 parkime nëntokësorë do të jenë pa hyrje pasi ajo po bllokohet, jo përkohësisht, nga ndërtimi i Titan Konstruksion duke i kthyer këto prona private jashtë funksionit duke cënuar rëndë të drejtën kushtetuese të çdo qytetari për ta gëzuar atë. Ndërsa pronarët e parkimeve nën tokë të pallatit portokalli nuk do i kenë më ato në përdorim për rreth 4 vite.
    Tentativa për rrethimin e servitytit të kalimit ngjalli reagimin e banorëve duke e penguar përkohësisht këtë lëvizje.

    gijotina.com/