Tag: parkim

  • Policia Rrugore Tiranë: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina gjatë një jave

    Policia Rrugore Tiranë: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina gjatë një jave

    Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin javor të kontrolleve në territorin e kryeqytetit.
    Gjatë javës u proceduan penalisht 21 shoferë për parkim të gabuar në zona të ndaluara. Po ashtu, u bllokuan 60 automjete dhe u arrestuan/proceduan 45 persona për vepra të ndryshme penale.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë
    Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo sjelljeje që cënon rendin, sigurinë dhe funksionimin normal të qarkullimit rrugor.
    Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas:
    – 21 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal, për parkim të gabuar në rrugë apo në korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët, korsitë e transportit publik dhe stacionet e autobusëve;
    – 60 automjete janë bllokuar dhe tërhequr me mjet ngritës;
    – 45 shtetas janë arrestuar/ proceduar për vepra të ndryshme penale.
    Policia Rrugore do të vijojë me kontrolle intensive dhe pa asnjë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, me synimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e rrugës.
    Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të hapësirave publike, si një domosdoshmëri për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe garantimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.

  • “Ça po bëni?”/ Qytetari prangoset me dhunë në mes të Tiranës, shkak një parkim i gabuar (Video)

    “Ça po bëni?”/ Qytetari prangoset me dhunë në mes të Tiranës, shkak një parkim i gabuar (Video)

    Një rast dhune është regjistruar me video dhe po qarkullon në rrjetet sociale ku dy policë kapin me forcë një burrë në Tiranë.
    Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brrylit ndërsa dyshohet se gjithë skena e dhunshme ka ndodhur për një parkim gabim.
    Siç shihet nga pamjet e publikuara nga JOQ, dy policët e kanë rrethuar personin të cilin nuk e lejojnë që të filmojë momentin. Ata i marrin telefonin ndërsa ai kërkon që t’ia rikthejnë.
    Më tej policët e shtrinë atë derisa e prangosin. Qytetari ka tentuar të rezistojë ndërsa të dy policët e kanë mbajtur me forcë teksa më pas e dërgojnë drejt mjetit të policisë.

  • Shteti privat i Ramës/ I riu arrestohet dhunshëm për parkim të gabuar

    Shteti privat i Ramës/ I riu arrestohet dhunshëm për parkim të gabuar

    Një ngjarje shqetësuese është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Brrylit në Tiranë, ku një i ri është arrestuar me dhunë nga efektivët e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se kishte parkuar gabim.

    Sipas informacionit të siguruar ekskluzivisht nga redaksia jonë, i riu ka nxjerrë telefonin dhe ka nisur të filmojë ndërhyrjen ndaj tij. Ky veprim duket se ka acaruar një nga efektivët, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke ia marrë telefonin nga dora me forcë.

    Pamjet tregojnë të riun teksa proteston me zë të lartë: “Më ke marrë telefonin, ma jep telefonin!”.

    Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se gjithçka ndodhi brenda pak çastesh dhe se ndërhyrja e policisë u shoqërua me agresivitet të tepruar, duke shkaktuar tension mes kalimtarëve.

    Ngjarja ngre shqetësime serioze për mënyrën si po ushtrohet forca nga strukturat e rendit, sidomos kur qytetarët përpiqen të dokumentojnë sjelljen e tyre përmes telefonave. Në vijim po publikojmë mesazhin e plotë të ardhur në redaksine e Jeta Osh Qef.

    “Përshëndetje JOQ, për parkim të gabuar arrestojnë shoferin. Djali po e filmonte, polici i mori telefonin nga dora. Djali bërtiste: ‘Më ke marrë telefonin, ma jep telefonin’. ‘Jam punonjës i shtetit’, i thotë kur e shtrin. Para 10 min tek Brryli, Tiranë.”/ JOQ

  • ‘Plazh i lirë’/ Vijon ashpër, aksioni i hapësirave publike, “zhduket” parkingu pa leje

    ‘Plazh i lirë’/ Vijon ashpër, aksioni i hapësirave publike, “zhduket” parkingu pa leje

    Një hapësirë publike e kthyer në parkim të paligjshëm, në lagjen “Rilindja” të Vlorës, është liruar në Vlorë.
    Pas ankesave të qytetarëve për një hapësirë publike që ishte zënë dhe po përdorej në mënyrë të paligjshme si parkim automjetesh, midis pallateve të banimit në lagjen “Rilindja”, shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë, ndërhynë dhe bënë të mundur lirimin e kësaj hapësire, duke rikthyer aksesin për të gjithë banorët e zonës.
    Paralelisht, gjatë 48 orëve të fundit, strukturat e DVP Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar kontrollet për ndëshkimin e drejtuesve që parkojnë në mënyrë të gabuar, duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, veçanërisht në zonat më të frekuentuara si “Muradia”, bulevardi “Ismail Qemali”, Lungomare, si dhe në akse të tjera me fluks të shtuar për shkak të sezonit turistik“, njofton policia.
     

  • Aksioni për lirimin e hapësirave vazhdon edhe në Kryeqytet/ Procedohet 54-vjeçari që ktheu tokën publike në parkim…

    Aksioni për lirimin e hapësirave vazhdon edhe në Kryeqytet/ Procedohet 54-vjeçari që ktheu tokën publike në parkim…

    Pas patrullimeve dhe verifikimeve të kryera në terren, u konstatuan zaptime të paligjshme në rrugën “Teodor Keko”, ku një sipërfaqe publike ishte kthyer në parkim të mbyllur për automjete. Automjetet e parkuara janë tërhequr, ndërsa personi përgjegjës është proceduar penalisht.
    Një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme dhe e shndërruar në vendparkim privat në zonën e Astirit është liruar sot nga autoritetet. Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT).
    Bëhet fjalë për shtetasin F. M., 54 vjeç, ndaj të cilit është nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimi i tokës”, sipas njoftimit të policisë.

  • Veliaj ndan lajmin nga qelia: Një tjetër parkim nëntokësorë do t’i shtohet Tiranës

    Veliaj ndan lajmin nga qelia: Një tjetër parkim nëntokësorë do t’i shtohet Tiranës

    Erion Veliaj ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin për ndërtimin e një parkimi tjetër nëntokësorë në Tiranë.
    Përmes një postimi nga qelia, Veliaj shkruan se projekti i ri do të zhvillohet te sheshi ‘Shopen’, në hyrjen e Parkut të Liqenit.
    Kryebashkiaku i kryeqytetit ka renditur po ashtu edhe të gjithë parkimet që janë ndërtuar këto 10 vite në Tiranë dhe shton se ka akoma punë për të bërë.
    Postimi i plotë i Veliajt:
    A të pëlqen projekti i parkingut nëntokësorë te sheshi “Shopen”, në hyrje të Parkut të Liqenit?
    Në 10 vjet kemi ndërtuar 6 parkime nëntokësore në Tiranë: te Sheshi ‘Skënderbej’, te Bulevardi i Ri, ish ‘7 Xhuxhat’, te Kopshti Zoologjik dhe te sheshi ‘Italia’; si dhe disa vendparkime mbi tokë, te stadiumi ‘Selman Stërmasi’, ‘Asllan Rusi’, Diga e Liqenit etj. Vendosëm edhe kushtin se çdo pallat i ri që ndërtohej në qytet duhet të kishte edhe dy kate parkim për rezidentët.
    Ama, puna jonë nuk ndalet këtu. Kemi ende për të bërë. Ndaj, jam shumë i lumtur që do t’i shtojmë Tiranës edhe një tjetër parkim te sheshi ‘Shopen’, për të gjithë banorët e Njësisë 5 dhe vizitorët e Parkut. E mezi pres të mbarojmë parkingjet nëntokësore që po ndërtojmë te Teatri i Ri dhe sheshi ‘Avni Rustemi’.
    E di që parkimi në Tiranë është një problem për qytetarët, por kjo mund të zgjidhet vetëm me punë dhe jo me fjalë.

  • Veliaj jep lajmin e mirë: Një tjetër parkim nëntokësor për Tiranën; Parkimi zgjidhet vetëm me pune dhe jo me fjalë

    Veliaj jep lajmin e mirë: Një tjetër parkim nëntokësor për Tiranën; Parkimi zgjidhet vetëm me pune dhe jo me fjalë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një lajm të mirë për qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ai ka bërë me dije se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i një parkimi të ri nëntokësor pranë sheshit “Shopen”, në hyrje të Parkut të Liqenit.Veliaj thekson se në 10 vitet e fundit në kryeqytet janë ndërtuar gjashtë parkime nëntokësore.
    “A të pëlqen projekti i parkingut nëntokësor te sheshi “Shopen”, në hyrje të Parkut të Liqenit?
    Në 10 vjet kemi ndërtuar 6 arkime nëntokësore në Tiranë: te Sheshi ‘Skënderbej’, te Bulevardi i Ri, ish ‘7 Xhuxhat’, te Kopshti Zoologjik dhe te sheshi ‘Italia’; si dhe disa vendparkime mbi tokë, te stadiumi ‘Selman Stërmasi’, ‘Asllan Rusi’, Diga e Liqenit etj. Vendosëm edhe kushtin se çdo pallat i ri që ndërtohej në qytet duhet të kishte edhe dy kate parkim për rezidentët.
    Ama, puna jonë nuk ndalet këtu. Kemi ende për të bërë. Ndaj, jam shumë i lumtur që do t’i shtojmë Tiranës edhe një tjetër parkim te sheshi ‘Shopen’, për të gjithë banorët e Njësisë 5 dhe vizitorët e Parkut. E mezi pres të mbarojmë parkingjet nëntokësore që po ndërtojmë te Teatri i Ri dhe sheshi ‘Avni Rustemi’.
    E di që parkimi në Tiranë është një problem për qytetarët, por kjo mund të zgjidhet vetëm me pune dhe jo me fjalë”, shprehet kryebashkiaku Veliaj.

  • “Aeroporti i Tiranës, me veshje të re”/ Rama: Do ketë shesh këmbësoresh dhe parkim të ri nëntokësor

    “Aeroporti i Tiranës, me veshje të re”/ Rama: Do ketë shesh këmbësoresh dhe parkim të ri nëntokësor

    Aeroporti i Tiranës do të ketë një veshje të re, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili ka ndarë edhe pamjet në rrjetet sociale. Rama shprehet se do të ketë shesh të madh e të bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete.
    “E gjeni dot çfarë është? Veshja e re spektakolare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, e cila do ta mbështjellë të tërin si shembëlltyrën tërheqëse të Shqipërisë, Europës së Ballkanit. Një shesh i madh e i bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete, do të jenë së shpejti në dispozicion të udhëtarëve e turistëve, të cilët e kanë bërë aeroportin tonë, kampionin e rajonit, me rritjen më të lartë mes aeroporteve të Europës në vitet pas pandemisë”, shkruan Rama.