Tag: parkim

  • Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

    Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

    Durrësi ka 7 sheshe dhe 16 segmente rrugësh të destinuara për parkim me pagesë, por qyteti mbetet çdo ditë në kaos. Në buxhetin 2025 bashkia nuk kishte asnjë projekte për të zgjidhur këtë problematikë, ndërsa qytetarët përballen me mungesë hapësirash dhe betejën e pafundme për një vend parkimi bosh.

    Qyteti bregdetar përballet çdo ditë me kaos parkimesh: lagjet janë të mbushura me makina në të dy anët e rrugëve dhe qytetarët hasin vështirësi të gjejnë një vend parkimi bosh, pavarësisht se zyrtarisht ekzistojnë 7 sheshe dhe 16 segmente rrugësh të destinuara për parkim me pagesë, ndërsa parkimi pa pagesë aplikohet vetëm për rezidentët në hapësirat mes pallateve.

    “Në buxhetin e vitit 2025 nuk është parashikuar ndërtimi i parkimeve të reja”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Bashkisë Durrës për Median Amfora.

    Rrugët kryesore dhe lagjet janë të mbushura me automjete të parkuara në disa raste deri në trotuare, duke e kthyer gjetjen e një vendi parkimi në një sfidë të përditshme për çdo drejtues automjeti.

    Bashkia Durrës thekson se sistemi i parkimeve është i rregulluar me vendime të Këshillit Bashkiak, ku janë përcaktuar zonat e administrimit dhe tarifat për parkim me pagesë, si në sheshe ashtu edhe në rrugët e qytetit.

    “Me Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 66 të 25 qershorit 2024 ‘Për përcaktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe në territorin e Bashkisë Durrës’, dhe Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 113 të datës 24 dhjetor 2024 ‘Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2025’, janë të miratuara sheshet e destinuara për parkim me pagesë në rrugë me tarifat respektive për vendparkime në sheshe”, shpjegoi Bashkia e Durrësit.

    Megjithëse janë përcaktuar shtatë sheshe të destinuara për parkim me pagesë, numri i tyre mbetet shumë i vogël krahasuar me fluksin e përditshëm të automjeteve në Durrës, ndërsa situata bëhet edhe më kaotike gjatë sezonit veror, kur shtimi i numrit të automjeteve rritet ndjeshëm.

    Sipas Bashkisë së Durrësit, shtatë sheshet e përcaktuara për parkim me pagesë janë: Sheshi pranë Bar Portofino, sheshet në rrugën “Mars 91” (dy sheshe), sheshi poshtë Urës së Dajlanit, sheshi “Jorgji Ziu” tek Mauzoleumi i Dëshmorëve, sheshi në territorin e brendshëm të Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, sheshi pranë tregut industrial në rrugën “Hysen Myshketa” dhe sheshi Vollga pranë Autoritetit Portual Durrës.

    Edhe pse janë të ashtëquajturat Zona A dhe Zona B që përfshijnë 16 rrugë të qytetit, sistemi i parkimeve në Durrës mbetet larg funksionimit.

    Këshilli Bashkiak ka miratuar parkimin pa pagesë, por vetëm për rezidentët në hapësirat publike midis pallateve në të gjithë territorin administrativ të bashkisë Durrës përfshirë edhe zonën A dhe B.

    Mungesa e vendeve të parkimit ka hapur rrugë abuzimeve: qytetarëve iu është dashur madje të paguajnë edhe në hapësira ku parkimi është falas. Më 29 gusht 2024, Policia e Durrësit arrestoi dy persona të cilët i’u merrnin para qytetarëve në një vendparkim publik pranë stadiumit, i cili sipas Bashkisë ishte i destinuar si hapësirë pa pagesë.

    Nga vendimet e miratuara të Këshillit Bashkiak nuk rezulton të ketë asnjë hapësirë të dedikuar falas për parkim në qytet, përveçse rasteve të rezidentëve. Përjashtim bën vetëm qëndrimi deri në 5 minuta në sheshe, i cili është më shumë simbolik sesa një zgjidhje reale. Kjo do të thotë se çdo drejtues automjeti në Durrës duhet të paguajë për parkim, edhe pse hapësirat e ofruara janë të pamjaftueshme.

    Megjithëse qytetarët përballen çdo ditë me parkime të paligjshme dhe hapësira publike të zëna, Bashkia shprehet se situata është nën kontroll dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ndiqen procedurat ligjore ndaj abuzuesve.

    “Lidhur me çështjen e parkimeve të paligjshme Policia Bashkiake monitoron dhe kontrollon zënien e hapësirave publike, gjatë konstatimit të këtyre hapësirave nga subjekte apo individë në bashkëpunim me institucione të tjera si Policia e Shtetit kryejmë procedurat ligjore deri në ndjekje penale për subjektet apo individët”, tha Bashkia e Durrësit.

    Ndryshe nga sa deklaron Bashkia Durrës për kontrollin e parkimeve të paligjshme, qytetarët përballen ende me abuzime të hapura. Siç ka konstatuar Media Amfora në terren, qytetarët ende janë konfuzë në disa vende të dedikuara për parkime. Në rrugën e Currilave, afër Muzeut Arkeologjik, drejtuesit e automjeteve u është dashur të paguajnë në një parkim që ka qenë publik.

    Veç faktit që Bashkia e Durrësit ka dështuar të zgjidhë çështjen e parkimeve publike, institucionit i mungon edhe transparenca për mënyrën se si menaxhohen parkimet me pagesë. Media Amfora i kërkoi Bashkisë informacion mbi administrimin e parkimeve gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë bilancet vjetore dhe të ardhurat përkatëse, por nuk mori një përgjigje.

    Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, parkimi në sheshe është falas për 5 minutat e para, ndërsa më pas tarifa rritet sipas kohës së qëndrimit: 100 lekë deri në 2 orë, 200 lekë për 2-5 orë, 300 lekë për 5-8 orë, 400 lekë për 8-12 orë dhe maksimumi 500 lekë për një qëndrim deri në 24 orë.

    Tarifat për parkimin në rrugë ndryshojnë sipas sezonit dhe zonës. Nga 1 qershori deri më 30 shtator, parkimi me pagesë zbatohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa nga 1 tetori deri më 31 maj, parkimi paguhet nga ora 08:00 deri në 16:00, vetëm nga e hëna në të premte. Çmimi është 100 lekë/orë në Zonën A dhe 40 lekë/orë në Zonën B.

    Këshilli Bashkiak ka miratuar që prej vitit 20224 tarifën fikse vjetore prej 10.000 lekë përsa i përketë parkimit të rezidentëve në zonën A dhe B, për të drejtën e parkimit në rrugët e destinuara për parkim publik publik me pagesë brenda njësisë së banimit ku janë rezident, vetëm për një automjet.

    Për parkimin në ndërtim pranë Stacionit të Trenit, një nga zonat më problematike të qytetit, Bashkia Durrës duket se nuk ka marrë rol aktiv. Projekti nuk është hartuar apo ndjekur prej saj, por financohet dhe administrohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa Bashkia është vetëm përfituese e investimit.

    “Parkimi tek Stacioni i Trenit nuk është projekt i hartuar nga Bashkia Durrës, Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike dhe nuk ndiqet si investim nga Sektori i Ndjekjes së Investimeve Publike. Ky projekt financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili përgjigjet edhe për mbarëvajtjen e procedurave të tjera administrative, ndërsa Bashkia në këtë rast është vetëm përfituese e investimit,” tha Bashkia e qytetit bregdetar.

    Derisa Bashkia të hartojë një plan real për menaxhimin e parkimeve, qytetarët e Durrësit do të vijojnë të paguajnë çmimin e kaosit urban çdo ditë./Amfora.al

  • “Po sfidon shtetin”/ Braçe denoncon sërish parkimin me pagesë: E mbyllëm dhe e hapën prapë

    “Po sfidon shtetin”/ Braçe denoncon sërish parkimin me pagesë: E mbyllëm dhe e hapën prapë

    Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret për parkim me pagesë.
    Braçe, që e raportoi edhe më herët të njëjtin rast, thotë se ‘zaptuesit’ janë rikthyer, ‘për t’i marrin shpirtin banorëve’.
    “Këtyre banorëve u vjen shpirti në majë të hundës për këtë parkim që vazhdon të funksionojë në mënyrë skandaloze. M’u në penxhere. Pluhur pafund, zhurmë pafund, ndotje e gjithçka tjetër. E mbyllën, u hap dhe nuk po mbyllet dita e dytë a e tretë sot dhe nuk po mbyllet, duke u marrë shpirtin këtyre njerëzve“, shprehet Braçe.

  • “Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

    “Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

    Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret për parkim me pagesë.
    Braçe, që e raportoi edhe më herët të njëjtin rast, thotë se ‘zaptuesit’ janë rikthyer, ‘për t’i marrin shpirtin banorëve’.
    “Këtyre banorëve u vjen shpirti në majë të hundës për këtë parkim që vazhdon të funksionojë në mënyrë skandaloze. M’u në penxhere. Pluhur pafund, zhurmë pafund, ndotje e gjithçka tjetër. E mbyllën, u hap dhe nuk po mbyllet dita e dytë a e tretë sot dhe nuk po mbyllet, duke u marrë shpirtin këtyre njerëzve“, shprehet Braçe.

  • Erion Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: Po sfidon shtetin, e mbyllëm dhe e hapën prapë

    Erion Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: Po sfidon shtetin, e mbyllëm dhe e hapën prapë

    Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret për parkim me pagesë.

    Braçe, që e raportoi edhe më herët të njëjtin rast, thotë se ‘zaptuesit’ janë rikthyer, ‘për t’i marrin shpirtin banorëve’.
    “Këtyre banorëve u vjen shpirti në majë të hundës për këtë parkim që vazhdon të funksionojë në mënyrë skandaloze. M’u në penxhere. Pluhur pafund, zhurmë pafund, ndotje e gjithçka tjetër. E mbyllën, u hap dhe nuk po mbyllet dita e dytë a e tretë sot dhe nuk po mbyllet, duke u marrë shpirtin këtyre njerëzve“, shprehet Braçe.

    Top Channel

  • ‘Po sfidon shtetin’, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

    ‘Po sfidon shtetin’, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

    Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret për parkim me pagesë.

    Braçe, që e raportoi edhe më herët të njëjtin rast, thotë se ‘zaptuesit’ janë rikthyer, ‘për t’i marrin shpirtin banorëve’.
    “Këtyre banorëve u vjen shpirti në majë të hundës për këtë parkim që vazhdon të funksionojë në mënyrë skandaloze. M’u në penxhere. Pluhur pafund, zhurmë pafund, ndotje e gjithçka tjetër. E mbyllën, u hap dhe nuk po mbyllet dita e dytë a e tretë sot dhe nuk po mbyllet, duke u marrë shpirtin këtyre njerëzve“, shprehet Braçe.

  • “Po sfidon shtetin, e mbyllën dhe e hapën prapë”/ Erion Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal

    “Po sfidon shtetin, e mbyllën dhe e hapën prapë”/ Erion Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal

    Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret për parkim me pagesë. 
    Braçe, që e raportoi edhe më herët të njëjtin rast, thotë se ‘zaptuesit’ janë rikthyer, ‘për t’i marrin shpirtin banorëve’. 
    “Këtyre banorëve u vjen shpirti në majë të hundës për këtë parkim që vazhdon të funksionojë në mënyrë skandaloze. M’u në penxhere. Pluhur pafund, zhurmë pafund, ndotje e gjithçka tjetër. E mbyllën, u hap dhe nuk po mbyllet dita e dytë a e tretë sot dhe nuk po mbyllet, duke u marrë shpirtin këtyre njerëzve“, shprehet Braçe. 
     
     

  • Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

    Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me lirimin e hapësirave publike.
    Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Shkodra, ku shihet transformimi i territorit që më parë ishte i zaptuar në kundërshtim me ligjin.
    Rama thotë se hapësira e lirë do të shfrytëzohet për t’u bërë park për fëmijët dhe familjet në zonë.
    “Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat. Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”,-shkruan Rama./Opinion.al

  • Nga parkim makinash të braktisura prej 30 vitesh në park lojërash, Rama: Sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete

    Nga parkim makinash të braktisura prej 30 vitesh në park lojërash, Rama: Sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete

    Me një video të postuar në rrjetet sociale, Edi Rama ka treguar se tashmë Shkodra ka një hapësirë të re për të luajtur fëmijët, e cila për 30 vite ishte përdorur për grumbullimin e makinave që nuk përdoreshin më.

    “Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat.
    Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Parkim i gabuar në fshatin Lusen, procedohet 42-vjeçari në Kukës/ Në pranga një 45-vjeçar për dhunë në familje

    Parkim i gabuar në fshatin Lusen, procedohet 42-vjeçari në Kukës/ Në pranga një 45-vjeçar për dhunë në familje

    Qarku i Kukësit është përfshirë nga disa ngjarje ditët e fundit, ku është arrestuar një person dhe proceduar një tjetër.

    Një rast dhune në familje është regjistruar në fshatin Has, ku një burrë është arrestuar pas kallëzimit nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.

    Po ashtu, një tjetër rast ka ndodhur në fshatin Lusën, ku një person u procedua për parkim të gabuar, duke penguar qarkullimin e automjeteve.

    Ndërkohë, një shpërthim i një bombole gazi ka shkaktuar dëme materiale dhe ka lënduar një grua në qytetin e Krumës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton këto raste për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

    Njoftimi/ DVP Kukës

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Has, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 42 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. Kallëzuesja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Lusën, pasi me automjetin që ka parkuar në mënyrë të parregullt, ka penguar qarkullimin e automjeteve të tjera.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

    Has/ Informacion paraprak

    Rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, në depon e banesës së shtetases Sh. D., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

    Si pasojë është dëmtuar shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.