Armando Broja ka luajtur për herë të parë si titullar në Premier League me fanellën e Burnley. Një aktivizim ndoshta i papritur për shumë tifozë, por disi i paralajmëruar nga trajneri Scott Parker. Vetëm pak ditë më parë Parker foli sërish për aftësitë e Brojës duke e quajtur si një sulmues të kalibrit të lartë. Një vlerësim që nuk korrenspondonte me minutat që Parker i ka besuar Brojës në fushën e lojës, pasi shqiptari po aktivizohej vetëm nga 10 minuta në çdo ndeshje. Pas disa humbjeve të Burnley, trajneri Scott Parker u shpreh se kundër Neëcastle do të bëhej befasia dhe ajo ndeshje do të fitohej ose barazohej nga Burnley.
Një ndeshje në transfertë ndaj një Neëcastle të pathyeshëm në shtëpi ishte sigurisht një bast i madh. Parker paralajmëroi një surprizë dhe bëhej fjalë për sulmin atje ku u aktivizua Bruno Larrsen dhe Armando Broja si surprizat e mëdha. Armando Broja zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, aq sa luajti për 84 minuta në fushën e blertë.Madje në momentin kur Broja doli, Parker nisi që ta duartrokiste që pa dalë mirë nga fusha. Më pas kur Armando e kaloi vijën kufizuese, trajneri e ka përqafuar duke i dhënë disa fjalë inkurajuese dhe vlerësuese për gjithë ndeshjen e bërë. Sulmuesi ishte ende i pakënaqur me veten pasi nuk shënoi, por për shkak të super ndeshjes së bërë, Parker nuk i kurseu të gjitha lëvdatat për të duke ia thënë në sy për t’i dhënë edhe një dozë morale shumë të madhe.?Sa i përket ndeshjes së bërë, në pjesën e dytë, Armando Broja e ngriti performancën në mënyrë shumë të dukshme. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-0 dhe me një karton të kuq të Burnley. Kështu Broja bëri një repart të sulmit i vetëm, pa asnjë shok të skuadrës dhe mes shumë lojtarëve kundërshtarë. Sa herë që shqiptari prekte topin, rrethohej nga 3-4 lojtarë të Newcastle.
Në shumë raste shqiptari arriti që të fitonte duelet duke marrë një rivënie anësore apo duke fituar një faull i vetëm mes 4 lojtarëve kundërshtarë, pa pasur asnjë shok të ekipit në hapësirë për shkak të penalizimit me karton të kuq dhe forcës së Neëcastle, vecanërisht në shtëpinë e saj. Kjo ishte edhe arsyeja se pse Parker nuk i kurseu duartrokitjet dhe fjalët motivuese për Armando Brojën në sy të publikut. Nëse te Shqipëria ka pasur performanca me ulje-ngritje, performancat e Brojës te Burnley nuk kanë qenë asnjëherë të mira. Por prova e sotme mund të quhet e kaluar për shqiptarin që nëse vazhdon kështu, do të marrë fanellën e titullarit te Burnley. /Sport Ekspres/
Tag: parker
-

VIDEO/ Armando Broja bindi për herë të parë te Burnley, shihni se çfarë i bëri trajneri kur doli nga fusha
-

Trajneri i Bërnlit jep informacion për Brojën: Ka dëmtim të lehtë, tani jemi më të qetë
Adriatik BALLA
Armando Broja duket se ishte me fat këtë herën e fundit kur u dëmtua, pasi, edhe pse në pamje të parë u duk se pati një dëmtim të rëndë, ai nuk ka një shkallë dëmtimi të tillë që shfaq rrezik dhe brenda pak ditëve do të jetë në fushë për të luajtur. Ka qenë një ndrydhje e lehtë e kyçit, por është diçka kalimtare dhe këtë e konfirmoi vetë trajneri i Bërnlit në Angli, Skot Parker. Nga ana tjetër, duhet thënë se rikuperimi në kohë i Brojës mund të ndihmojë Silvinjon në planet e tij afatgjata për muajin mars, ku kemi në short Poloninë dhe nëse e kalojmë atë më 26 mars, në ndeshjen e dytë, atë të 31marsit do të ndeshemi me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Broja është i fuqishëm në sulm, ka teknikë të lartë dhe fuqi fizike si dhe vjen nga një shkollë futbolli e zhvilluar që di të dallojë pozicionin e tij taktik në fushë. Ndaj rikuperimi i tij është me rëndësi për Bërnlin, skuadrën e tij angleze, por edhe për përfaqësuesen kuqezi. Lojtari ka marrë mbështetje nga klubi i tij në këtë periudhë, por edhe nga anëtarët e FSHF-së dhe të Kombëtares kuqezi.
Situata në Angli me Brojën
Armando Broja ia ka hedhur paq këtë radhë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Anglisë, ku ai ndrydhi kaviljen dhe doli nga fusha në lot me barelë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, jo vetëm që ka rikuperuar nga dëmtimi i tij, por siç zbuloi trajneri i Bërnlit, Skot Parker, mund të jetë gati të luajë ndeshjen e fundjavës kundër Çelsit në kampionat. Broja qëndroi pak minuta në fushë dhe pas një rrëzimi ndrydhi kaviljen e tij, duke alarmuar këdo, pasi mendohej se mund të kishte pësuar një tjetër dëmtim të rëndë, siç ka ndodhur shpesh për fat të keq në vitet e fundit. Por trajneri Parker ka zbuluar se lojtari është stërvitur rregullisht këto ditë. “Ai është në rregull. Nuk është aq keq sa padyshim dukej apo siç ishte kur e pashë unë dhe duket mirë të them të drejtën. Unë shpresoj që Armando të jetë i gatshëm për fundjavën, ndaj gjithçka duket pozitive. Ai u stërvit në fushë të mërkurën dhe sot. Të shohim si do të reagojë nesër por për momentin që flasim, gjërat duken mirë”, tha Parker para mediave.
Shkalla e dëmtimit
Më tej ai dha detaje për shkallën e dëmtimit dhe vendin në këmbë ku sulmuesi kishte pësuar dëmtim. Natyrisht, me një frikë jo të vogël nga lojtari vetë e nga stafi, por Parker ishte i sinqertë në rrëfimin e tij. “Ishte kyçi i këmbës, mendoj se ndoshta për shkak të mekanizmit të dëmtimit, kishte një element tronditje për të dhe padyshim edhe pak frikë pasi u duke se ai ndrydhi kyçin dhe e ndjeu që ishte te i njëjti ku kishte pësuar një dëmtim të rëndë gjithashtu. Jam i sigurt se kishte një element të tipit “ok, kam pësuar diçka shumë serioze tani”. Por teksa kishte dhimbje në fillim, tani duket se situata është qetësuar shumë, shumë shpejt. Ka dëmtim, por është shumë, shumë, shumë minimal ndaj duket sikur ia hodhëm paq”, ishte pohimi i sinqertë i Parker, i cili ashtu si të tjerët te Bërnli kishin menduar se Brojën do të vazhdonte ta ndiqte mungesa e fatit me dëmtimet. -

‘Ia hodhëm paq’, Trajneri i Bërnlit tregon situatën e Brojës: Kishte tronditje dhe frikë
Armando Broja ia ka hedhur paq këtë radhë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Anglisë, ku ai ndrydhi kaviljen dhe doli nga fusha në lot me barrelë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, jo vetëm që ka rikuperuar nga dëmtimi i tij, por siç zbuloi trajneri i Bërnlit, Skot Parker, mund të jetë gati të luajë ndeshjen e fundjavës kundër Çelsit në kampionat.
Broja qëndroi pak minuta në fushë dhe pas një rrëzimi ndrydhi kaviljen e tij, duke alarmuar këdo, pasi mendohej se mund të kishte pësuar një tjetër dëmtim të rëndë, siç ka ndodhur shpesh për fat të keq në vitet e fundit. Por trajneri Parker ka zbuluar se lojtari është stërvitur rregullisht këto ditë.
“Ai është në rregull. Nuk është aq keq sa padyshim dukej apo siç ishte kur e pashë unë dhe duket mirë të them të drejtën. Unë shpresoj që Armando të jetë i gatshëm për fundjavën, ndaj gjithçka duket pozitive. Ai u stërvit në fushë të mërkurën dhe sot. Të shohim si do të reagojë nesër por për momentin që flasim, gjërat duken mirë”, tha Parker para mediave.
“Ishte kyçi i këmbës, mendoj se ndoshta për shkak të mekanizmit të dëmtimit, kishte një element tronditje për të dhe padyshim edhe pak frikë pasi u duke se ai ndrydhi kyçin dhe e ndjeu që ishte te i njëjti ku kishte pësuar një dëmtim të rëndë gjithashtu. jam i sigurt se kishte një element të tipit “ok, kam pësuar diçka shumë serioze tani”. Por teksa kishte dhimbje në fillim, tani duket se situata është qetësuar shumë, shumë shpejt. Ka dëmtim, por është shumë, shumë, shumë minimal ndaj duket sikur ia hodhëm paq”, ishte pohimi i sinqertë i Parker, i cili ashtu si të tjerët te Bërnli kishin menduar se Brojën do të vazhdonte ta ndiqte mungesa e fatit me dëmtimet. -

Trajneri i Burnley ka një mendim ndryshe nga një pjesë e shqiptarëve për Brojën: Është top lojtar…
20 Nëntor 2025
21:01
Telesport
Në konferencën e sotme për shtyp para sfidës së fundjavës ndaj Chelsea, trajneri i Burnley, Scott Parker, foli edhe për Armando Brojën dhe ka shumë gjasa që sulmuesi shqiptar të jetë i gatshëm për këtë takim.
Parker e konsideron Brojën si një top lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin, ndryshe nga një pjesë e mirë e tifozëve shqiptarë që kanë vetëm kritika për të, për shkak të paraqitjeve të fundit.
“Kyçi i këmbës së Armandos është mirë, nuk është aq keq sa u duk dhe sa menduam fillimisht. Ka qenë në fushë dje dhe sot, të shohim si do të reagojë nesër. Por, për momentin duket mirë. Jam i kënaqur që lëndimi nuk ka sjellë ndonjë rikujtim të hodhur nga e kaluara sepse është Broja top lojtar dhe shumë i rëndësishëm për ne”, tha Parker.
Në rast se Broja nuk ia del të jetë i gatshëm për sfidën ndaj ish-ekipit të tij, Chelsea-s, atëherë rikthimi pas një jave ndaj Brentford është i sigurt. -

Ish-kampioni i botës në boks konsumonte kokainë para ndeshjes, pritet përjashtimi
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Joseph Parker, mund të përjashtohet nga boksi pasi rezultoi pozitiv për kokainë. 33-vjeçari nga Zelanda e Re dështoi në një test droge ditën e ndeshjes së tij me Fabio Wardley më 26 tetor, sipas The Sun.
Ai u testua nga Agjencia Vullnetare Anti-Doping (Vada) më 25 tetor.
Burime i kanë konfirmuar BBC Sport se Parker rezultoi pozitiv për drogën rekreative dhe jo për drogërat që rrisin performancën. Parker mund të marrë një pezullim dyvjeçar, por gjithashtu mund të pezullohet për vetëm tre muaj në varësi të rrethanave.
Çdo ndalim do të jepet nga Anti-Dopingu i Mbretërisë së Bashkuar (UKAD) dhe Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit. Boksieri Liam Cameron u pezullua për katër vjet në vitin 2019 për shkak se rezultoi pozitiv për benzoilekgoninë, një acid metabolik i kokainës, por rregullat kanë ndryshuar që atëherë, me lojtarin e Ligës së Rugbit, Adam Rusling, i cili u pezullua për tre muaj në vitin 2024 për shkak se rezultoi pozitiv për kokainë dhe MDMA. Parker shpresonte të vendoste veten në pozicion për një shans për t’u përballur me kampionin e padiskutueshëm Oleksandr Usyk, por u mposht nga luftëtari britanik Wardley në O2 Arena.
Parker ishte kampion i peshave të rënda midis viteve 2016 dhe 2018, me mbretërimin e tij që i dha fund britanikut Anthony Joshua në Cardiff. -

Wardley befason Parker, triumfon me KO teknik dhe merr titullin e përkohshëm në peshën e rëndë
26 Tetor 2025
12:29
Telesport
Boksieri 30-vjeçar britanik Fabio Wardley mundi me KO teknik në raundin e 11-të neo-zelandezin Joseph Parker, duke i “rrëmbyer” titullin e përkohshëm të kampionit të botës në kategorinë WBO, në peshën e rëndë.
Sfida mes dy boksierëve u zhvillua në “O2 Arena” të Londrës, aty ku Wardley arriti të ishte më superior në ring. Britaniku është ende i pamposhtur në ring, pasi siguroi fitoren e 20-të në karrierë (ka edhe një barazim e asnjë humbje).
Parker (33 vjeç), dikur kampion bote në peshën e rëndë, nuk arriti të mbrojë titullin e përkohshëm, duke lëshuar pikërisht në fundin e duelit. Disa goditje të njëpasnjëshme të britanikut detyruan gjyqtarin ta ndalë Parker.
Neo-zelandezi edhe pse ende në këmbë, thuajse nuk po reagonte, ndaj dhe gjyqtari ndërhyri. Falë këtij triumfi, Wardley pret të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk vitin tjetër për titujt kampionë bote në peshën e rëndë. -

Usyk në ring vetëm vitin tjetër, dy kampionët e përkohshëm të botës në peshën e rëndë sfidë më 25 tetor
Sfida mes Oleksandr Usyk dhe Joseph Parker, sic dhe kishte urdhëruar WBO, nuk do të zhvillohet. Të paktën për momentin, pasi neo-zelandezi, që mban titullin e përkohshëm të kategorisë WBO, do të duelojë ndaj britanikut Fabio Wardley (19 fitore e 1 barazim në marrierë).
Kjo përballje do të zhvillohet më 25 tetor, në “O2 Arena” të Londrës. Lajmi është zyrtarizuar nga palët, duke shtuar se Usyk nuk do të rikthehet në ring këtë vit, pas një dëmtimi të ukrainasit.
Kjo detyroi stafin e Parker (36 fitore e 3 humbje), ish-kampion bote në peshën e rëndë, të gjejë një alternativë tjetër. Wardley, kampioni i përkohshëm i kategorisë WBA, kaloi një moment të vështirë me Justis Huni herën e fundit, duke marrë një fitore me një nokaut në raundin e 10-të.
Ndërsa Parker, që ka boksuar me Anthony Joshua, Dillian Whyte, Deontay Wilder, Zhiley Zhang dhe Derek Chisora gjatë karrierës së tij të gjatë, duhej të sfidonte Daniel Dubois në shkurt. Ky i fundit u tërhoq dy ditë para sdidës dhe Parker fitoi ndaj Martin Bakole.
Për Parker sfida ndaj Usyk duket se është shtyrë për në vitin 2026, pasi ukrainasi kërkoi një zgjatje të negociatave për shkak të një dëmtimi -

Tony Parker zbulon ëndrrën e tij: Shpresoj që një ditë të bëhem trajner në NBA
29 Gusht 2025
10:11
Telesport
Tony Parker është një legjendë e basketbollit europian dhe një ikonë e San Antonio Spurs dhe NBA. Në një intervistë për “L’Equipe”, Parker ka dhënë një intervistë, duke zbuluar ëndrrën e tij.
Ai ka rrëfyer se ëndrra e tij është të jetë trajner në NBA, për të vijuar edhe më tej aventurën e tij aty ku dhë u bë i famshëm si lojtar. Tashmë 43 vjeç, ai pret të marrë certifikatën e nevojshme për të provuar këtë aventurë.
“E njoh mirë NBA, pasi kam luajtur aty për një kohë shumë të gjatë. Të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja, por do të më pëlqente të isha trajner në NBA një ditë”, tha Parker, që ka fituar 4 tituj kampionë me Spurs. -

Broja nis titullar në Kupë, Parker e vendos…prapa
Sulmuesi kuqezi Armando Broja më në fund do të debutojë me skuadrën e re në Premier league Bërnli. 23 vjeçari u transferua dy javë më parë në klubin e re por trajneri Skot Parker vendosi që ta mbante jashtë ekipet për të mos rrezikuar një dëmtim meqë ai vinte pa një fazë përgatitore gjatë verës.
Sot, Broja është përfshirë në formacionin titullar të ndeshjes së Kupës së Ligës ndaj Derbi Kaunti e cila nis në orën 20:45.
Sakaq, Bërnli duket se ka zyrtarizuar edhe numrin e ri të fanellës Brojës. Pas pak ai zbret në fushë si një mesfushor sulmues dhe do të mbajë numrin 27 -të.
Formacionet zyrtare:
Vazhdo leximin