Tag: parisit

  • Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Komunës së Parisit

    Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Komunës së Parisit

    Një apartament u përfshi nga flakët këtë pasdite në kryeqytet.

    Zjarri ra rreth orës 14:50 në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit, në rrugën “Tish Daija”.
    Paraprakisht, raportohet se në banesë nuk ka pasur banorë në momentin e rënies së zjarrit, ndaj nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, po bëhet ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

    Top Channel

  • Shpërthen në flakë apartamenti te Komuna e Parisit, ja çfarë dyshohet

    Shpërthen në flakë apartamenti te Komuna e Parisit, ja çfarë dyshohet

    Një apartament është pushtuar nga flakët në zonën e “Komunës së Parisit”.

    Flakët kanë shpërthyer në ballkonin e apartamentit, teksa kati i lart e bën të vështirë ndërhyrjen.

    Mësohet se shkak për zjarrin ka qenë shpërthimi i një bombole gazi.

    Njoftimi:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”.

    Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.

    Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

  • Zjarr në një apartament në zonën e Komunës së Parisit, ende nuk dihet për të lënduar

    Zjarr në një apartament në zonën e Komunës së Parisit, ende nuk dihet për të lënduar

    Një apartament është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
    Deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve, nëse është e nevojshme.
    Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.

  • Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Komunës së Parisit (Video)

    Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Komunës së Parisit (Video)

    Një zjarr i fuqishëm është regjistruar vetëm pak minuta më parë në një apartament në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.
    Zjarri dyshohet se ka shpërthyer në një apartament në katet e sipërme të ndërtesës, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.
    Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi.
    Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

  • Francë/ Le Pen i kërkon Gjykatës së Parisit që të rishikojë vendimin për dënimin e saj

    Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Parisit që e shpalli atë fajtore për përvetësimin e fondeve publike.

    Le Pen po apelon një vendim që i dha një goditje shumë të rënë asaj që përveç dënimit me burg dhe gjobës, asaj iu ndalua që të garojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2027.

    Përveç Le Pen, Gjykata e Parisit dënoi dhe 24 persona të tjerë të partisë së ekstremit të djathtë Rally National. Gjykata i akuzoi këta persona bashkë me Le Penin se kishin shpërdoruara tri milionë euro fonde të ofruara nga Parlamenti Evropian për të paguar njerëzit e ndryshëm që punonin në parti.

    Gjykata e Apelit të Parisit njoftoi se do të shqyrtonte kërkesën e Le Penit për një vendim përfundimtar në verën e vitit 2026. Syri.net-CNN.gr.

  • Ekrem Imamoglu shpallet qytetar nderi i Parisit: Simbol i vlerave demokratike

    Ekrem Imamoglu shpallet qytetar nderi i Parisit: Simbol i vlerave demokratike

    Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Parisit pas propozimit të kryebashkiakut të kryeqytetit francez, Anne Hidalgo.

    Vendimi përkatës u miratua unanimisht nga Këshilli i Qytetit të Parisit dhe synon të shprehë solidaritetin e kryeqytetit francez me Imamoglun, të cilin Hidalgo e përshkroi si “të penguar padrejtësisht nga përfaqësimi i partisë së tij” dhe “të privuar nga të drejtat e tij themelore”.
    Ai theksoi gjithashtu se Parisi, si “kryeqyteti i të drejtave të njeriut”, duhet të mbështesë një njeri që mishëron vlerat demokratike.

    Top Channel

  • Një natë speciale në zemër të Parisit ku Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura…

    Një natë speciale në zemër të Parisit ku Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura…

    “Një natë speciale në zemër të Parisit ku Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe Musique de la Garde Républicaine sollën një bashkim unik mes dy kulturave përmes muzikës së luajtur nga shërbëtorët e dy shteteve nën uniformë, të cilët u bashkuan në një hapësirë mjeshtërinë e Kujtim Laros dhe magjinë e Georges Bizet”- shkruan kryeministri Rama.