Arma e sekuestruar nga policia
TIRANË- Pas njoftimit se në orën 01:20, datë 18.05.2025, në spital kishte shkuar për mjekim një i person i plagosur në këmbë me armë zjarri, Policia nisi hetimet dhe në përfundim të tyre arrestuan tre persona. Mes tyre edhe 28-vjeçari, Kristjan Kaçori, i cili rezulton se është vetëplagosur aksidentalisht në një lokal në “Komunën e Parisit” në Tiranë.
Në pranga ranë, Kristjan Kacori, 28 vjeç, Airold Cami, 33 vjeç dhe Arnold Malci, 30 vjeç, të tre banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim E. E., 41 vjeç, banues në Kucovë.
Aktualisht, 28-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Airold Cami dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi Arnold Malci (kamarieri i lokalit) ka pastruar vendin e ngjarjes./ZËRI









