Tag: parisit

  • Vapa përvëluese mbyll kullën Eiffel në Francë, treni Paris-Milano pezullohet për shkak të…stuhive

    Vapa përvëluese mbyll kullën Eiffel në Francë, treni Paris-Milano pezullohet për shkak të…stuhive

    Trafiku hekurudhor është ndërprerë “të paktën për disa ditë” mes Parisit dhe Milanos pas stuhive të fuqishme që goditën luginën e Maurienne në Alpet franceze.

    Këtë e ka njoftuar kompania hekurudhore franceze SNCF për agjencinë France Presse, pas stuhive në zonën e Modane, në Luginën e Maurienne, në Savojë. Operacionet e pastrimit janë në zhvillim. Ndërkohë, për shkak të vapës së madhe, Kulla Eiffel në Paris është mbyllur për vizitorët. Në kryeqytetin francez është shpallur alarm i kuq për temperaturat e larta, çka ka çuar në mbylljen e Kullës Eiffel të paktën deri nesër.
    Agjencia meteorologjike franceze Météo France ka lëshuar sot alarmin e kuq për valë të të nxehtit në 16 rajone.Sa i përket dëmeve hekurudhore, kompania franceze SNCF shpreson që të mos ketë dëme në binarë, pasi kjo do ta zgjaste edhe më shumë ndërprerjen e lidhjeve mes Parisit dhe Milanos. Sipas Prefekturës së Savojës, pas të nxehtit përvëlues që ka përfshirë zonën, stuhitë e dhunshme shkaktuan një përmbytje të rrallë në 70 vite të përroit Charmaix, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në Modane dhe zonat përreth, pranë kufirit me Italinë. Nuk raportohet për viktima.
    Për pezullimin e trafikut hekurudhor ka reaguar edhe grupi FS, duke sqaruar se “pezullimi prek vetëm segmentin ndërkufitar, ndërsa shërbimet italiane vazhdojnë normalisht deri në Bardonecchia. Si pasojë e ndërprerjes, lidhjet me shpejtësi të lartë Frecciarossa mes Milanos dhe Parisit janë anuluar për sot. Udhëtarëve u ofrohet rimbursim i plotë i biletës ose mundësia për të riprogramuar udhëtimin në një datë tjetër pa kosto shtesë. Aktualisht nuk është e mundur të përcaktohet me siguri një datë për rifillimin e shërbimit ndërkombëtar.
    Lidhjet e brendshme Frecciarossa brenda Francës mes Parisit dhe Lionit, si dhe mes Parisit dhe Marsejës, përfshirë ndalesat ndërmjetëse, mbeten në funksion të rregullt. Grupi FS dhe Trenitalia France janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet hekurudhore franceze (SNCF Réseau) për të monitoruar situatën dhe për të ofruar përditësime të shpejta për pasagjerët.”

    Top Channel

  • VD- Zjarr te rrethi i ‘Komunës së Parisit’, merr flakë një zgarë, tymi mbulon zonën

    VD- Zjarr te rrethi i ‘Komunës së Parisit’, merr flakë një zgarë, tymi mbulon zonën

    Pamje nga zjarri

    TIRANË- Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një zgarë, shumë pranë rrethit të Komunës së Parisit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, as nga klientët dhe as nga punonjësit e stafit, por vetëm dëme materiale.
    PAMJET NGA ZJARRI: 

    Dyshohet se zjarri ka nisur nga një pjesë e kuzhinës, teksa po gatueshin porositë. Me të marrë sinjalin, zjarrfikësit kanë shkuar me urgjencë në zonë dhe aktualisht i kanë shuar flakët. Por e tërë zona është pushtuar nga një shtëllungë e madhe./ZËRI

  • Tiranë/ Përfshihet nga flakët biznesi te “Komuna e Parisit” – Video

    Tiranë/ Përfshihet nga flakët biznesi te “Komuna e Parisit” – Video

    Një zjarr ka rënë pak momente më parë tek zgara “Dragon” në zonën e Komunës së Parisit.
    Zjarrëfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të shuar flakët.
    Për shkak të zjarrit që ka përfshirë biznesin janë bllokuar edhe rrugët, ç’ka ka sjellë edhe bllokim të trafikut.
    Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar pasi është edhe orar dreke ku lokali mund të ketë patur shumë klientë.

  • Fitorja e PSG, tifozët i vënë “flakën” Parisit! 2 viktima, dhjetëra të plagosur dhe mbi 500 të arrestuar

    Fitorja e PSG, tifozët i vënë “flakën” Parisit! 2 viktima, dhjetëra të plagosur dhe mbi 500 të arrestuar

    PAMJE NGA NGJARJA

    FRANCË- Festimet në Paris për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve patën një fund tragjik. Gëzimi në rrugët e Parisit u kthye shpejt në kaos me viktima, të plagosur dhe arrestime. Konkretisht 2 të rinj kanë humbur jetën, 192 persona janë plagosur, përfshirë 22 efektivë policie dhe 7 zjarrfikës. Të paktën 559 persona janë arrestuar, kryesisht në Paris, ku pati përplasje mes tifozëve dhe forcave të rendit.
    Një 17-vjeçar u vra me thikë, dhjetëra të tjerë u plagosën, dyqanet u plaçkitën, makinat u dogjën dhe qindra njerëz u arrestuan në përleshjet me policinë. Një 23-vjeçar që po ngiste një skuter në qendër të Parisit u vra gjithashtu pasi u godit nga një automjet.
    Situata shqetësuese u raportua edhe në jug të Francës, ku një makinë u përplas me një turmë tifozësh dhe vrau katër këmbësorë, sipas Le Parisien.
    Një dyqan këpucësh u vu në shënjestër të sulmuesve që hodhën raketa dhe sende drejt qepenave, të njëjtin fat pësoi edhe një dyqan tjetër, që i përkiste një rrjeti të njohur mobiljesh. Një makinë u dogj, policia u përpoq të përmbante trazirat duke përdorur gaz lotsjellës.
    Në Pau, një qytet në Pirenej, rreth pesëdhjetë persona shkatërruan një autobus dhe një vitrinë dyqani. Në Paris, një vajzë mbeti e plagosur në Place de la Bastille pasi u rrëzua mbi barriera metalike përreth kolonës. Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, dënoi dhunën dhe autorët e saj duke i quajtur “barbarë”, duke theksuar se ata po shkatërrojnë gëzimin e tifozëve të vërtetë të PSG-së që festojnë në mënyrë paqësore./ZËRI

  • Fitorja e PSG, tifozët i vënë “flakën” Parisit! 5 viktima dhe mbi 130 të arrestuar

    Fitorja e PSG, tifozët i vënë “flakën” Parisit! 5 viktima dhe mbi 130 të arrestuar

    PAMJE NGA NGJARJA

    FRANCË- Festimet në Paris për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve patën një fund tragjik. Gëzimi në rrugët e Parisit u kthye shpejt në kaos me viktima, të plagosur dhe arrestime.  
    Një 17-vjeçar u vra me thikë, dhjetëra të tjerë u plagosën, dyqanet u plaçkitën, makinat u dogjën dhe qindra njerëz u arrestuan në përleshjet me policinë. Situata shqetësuese u raportua edhe në jug të Francës, ku një makinë u përplas me një turmë tifozësh dhe vrau katër këmbësorë, sipas Le Parisien.
    Një dyqan këpucësh u vu në shënjestër të sulmuesve që hodhën raketa dhe sende drejt qepenave, të njëjtin fat pësoi edhe një dyqan tjetër, që i përkiste një rrjeti të njohur mobiljesh. Një makinë u dogj, policia u përpoq të përmbante trazirat duke përdorur gaz lotsjellës.
    Në Pau, një qytet në Pirenej, rreth pesëdhjetë persona shkatërruan një autobus dhe një vitrinë dyqani. Në Paris, një vajzë mbeti e plagosur në Place de la Bastille pasi u rrëzua mbi barriera metalike përreth kolonës. Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, dënoi dhunën dhe autorët e saj duke i quajtur “barbarë”, duke theksuar se ata po shkatërrojnë gëzimin e tifozëve të vërtetë të PSG-së që festojnë në mënyrë paqësore./ZËRI

  • Policia e Parisit merr masa ekstreme për finalen e Champions, 5400 agjentë në terren dhe mbyll bizneset nga frika e dhunës

    Policia e Parisit merr masa ekstreme për finalen e Champions, 5400 agjentë në terren dhe mbyll bizneset nga frika e dhunës

    Vëmendja mbrëmjen e së shtunës do të jetë e gjitha në Mynih, ku do të luhet finalja e Champions League mes PSG dhe Inter. Por edhe në Francë marrin masat për të kaluar një mbrëmje të qetë, cilido qoftë rezultati.
    Siguria e Parisit para, gjatë dhe pas finales së Ligës së Kampionëve është prioriteti kryesor. Rreth 5,400 oficerë policie do të vendosen në kryeqytetin francez të shtunën në mbrëmje, sipas deklaratës së dhënë nga Laurent Nunez, kreu i policisë së Parisit.
    Ky është pothuajse dyfishi i numrit të oficerëve të vendosur për gjysmëfinalen kundër Arsenal. “Një pjesë e madhe e mobilizimit do të zhvillohet në Champs-Élysées dhe rreth Parc des Princes“, tha Laurent Nunez për gazetën “Le Parisien”.
    Përdorimi dhe transporti i alkoolit do të ndalohet të shtunën, si dhe fishekzjarrët. Trafiku do të mbyllet në Champs-Élysées nga ora 18:00 dhe të gjitha bizneset në zonë do të qëndrojnë të mbyllura të shtunën deri në mesnatën e së hënës.
    “Nuk duam që bizneset të qëndrojnë të hapura dhe popullata të përplaset me individë që besojmë se mund të shkaktojnë trazira publike, të dëmtojnë dyqanet ose të sulmojnë policinë”, shpjegoi shefi i policisë së Parisit.
    “Nuk duam të përsëriten ngjarjet e gushtit 2020, pas disfatës në finale. Rezultati i mbrëmjes ishte 11 biznese të grabitura, 17 të dëmtuara dhe 45 kosha plehrash dhe makina të djegura”, tha Bubez. Në rast fitoreje, një paradë e PSG-së është planifikuar të dielën në Champs-Élysées.

  • Fermerët francez protestojnë projektligjet e propozuara për pesticidet, bllokojnë disa rrugë kryesore të Parisit me traktorë

    Fermerët francez protestojnë projektligjet e propozuara për pesticidet, bllokojnë disa rrugë kryesore të Parisit me traktorë

    Fermerët francezë bllokuan trafikun në rrugët në hyrje të Parisit dhe marshuan përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare Franceze me traktorët e tyre të martën, duke protestuar kundër amendamenteve të paraqitura nga ligjvënësit e opozitës për një projektligj që do të lehtësonte rregulloret mjedisore në bujqësi.

    Projektligji propozon thjeshtimin e miratimeve për fermat dhe rezervuarët e ujitjes dhe riautorizimin e një pesticidi të ndaluar që përdoret në kultivimin e panxharit të sheqerit, për të cilin ambientalistët thonë se është i dëmshëm për bletët.
    Iniciativat legjislative janë pjesë e një trendi në vendet e Bashkimit Evropian për të lehtësuar ligjet mjedisore, ndërsa fermerët përpiqen të përballojnë kostot në rritje dhe familjet përpiqen të përballojnë koston e jetesës.
    Aktivistët mjedisorë dhe disa shoqata që përfaqësojnë fermat e vogla dhe organike thonë se projektligji u sjell dobi bizneseve të mëdha agro në kurriz të profesionistëve të pavarur.
    Kundërshtarët e krahut të majtë të presidentit, Emmanuel Macron kanë paraqitur një sërë amendamentesh që fermerët thonë se kërcënojnë projektligjin.
    “Ne po u kërkojmë deputetëve tanë, të jenë seriozë dhe ta miratojnë atë pikërisht ashtu siç është paraqitur”, tha Julien Thierry, një prodhues drithërash nga Yvelines, jashtë Parisit, duke kritikuar ligjvënësit e të Gjelbërve dhe të Francës së Pabindur.
    Fermerët bllokuan të paktën gjashtë rrugë kryesore që të çojnë në Paris me traktorët e tyre këtë mëngjes, duke shkaktuar kaos trafiku gjatë orës së pikut të tij.
    Dhjetëra vetë u mblodhën përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare në brigjet e lumit Sena, ndërsa ligjvënësit debatuan rreth projektligjit. Sindikata e fermerëve FNSEA argumenton se rregulloret duhet të thjeshtohen për t’i bërë fermerët francezë më konkurrues.

    Top Channel

  • Gjendet pas 37 vitesh busti i vjedhur i Jim Morrison në Paris

    Gjendet pas 37 vitesh busti i vjedhur i Jim Morrison në Paris

    Një skulpturë e këngëtarit dhe poetit të ndjerë amerikan Jim Morrison, e cila u zhduk nga varri i tij në Paris pothuajse katër dekada më parë, është gjetur, sipas policisë franceze.

    “Pas 37 vitesh mungese, është gjetur busti i Jim Morrison, i vjedhur në vitin 1988 nga varrezat Père Lachaise”, shkroi Drejtoria Rajonale e Policisë Gjyqësore të Parisit në një postim në Instagram të premten.
    Ai shtoi se “ky simbol ikonik për fansat e këngëtarit u gjet” gjatë një hetimi të kryer nga Brigada Financiare dhe Kundër Korrupsionit, nën autoritetin e Zyrës së Prokurorit Publik të Parisit.
    “Ky ishte një zbulim i rastësishëm i bërë gjatë një kontrolli të urdhëruar nga një magjistrat hetues në gjykatën e Parisit”, tha zyra e prokurorit për CNN në një deklaratë të martën.

    Jeff Jampol, menaxher i Pasurive të Jim Morrison, i tha CNN në një deklaratë të martën se ata ishin “të lumtur që dëgjuan” për rizbulimin e statujës, duke shtuar: “Padyshim që është një pjesë e historisë dhe e rëndësishme sepse familja e Jim-it e donte atje në varrin e tij, kështu që është kënaqësi të shohësh që është rikuperuar.”
    «Tani do të duhet të shohim se çfarë forme ka busti», vazhdoi ai.
    Morrison, vokalisti karizmatik i grupit rok psikedelik të viteve 1960, The Doors, vdiq në vitin 1971, vetëm 27 vjeç.
    Varri i tij në kryeqytetin francez tërheq shumë adhurues të muzikës.
    I vendosur në varrezat Père Lachaise, është një nga varret më të njohura në Paris, sipas faqes zyrtare të internetit për turizmin e qytetit, me turma njerëzish që mblidhen atje në përvjetorin e vdekjes së tij, më 3 korrik çdo vit.
    Busti, i krijuar nga skulptori kroat Mladen Mikulin, u vendos në gurin e varrit të tij në 10-vjetorin e vdekjes së tij, sipas faqes zyrtare të internetit të qytetit të Parisit. Megjithatë, ai u zhduk në vitin 1988.
    Gurvari i varrit, i cili u dëmtua në vitet 1980, u zëvendësua nga prindërit e tij në vitin 1990 me mbishkrimin “Besnik ndaj Shpirtit të Tij” të shkruar në greqisht. Në 20- vjetorin e vdekjes së Morrison në vitin 1991, policisë iu desh të shpërndante tifozët nga varrezat me gaz lotsjellës për shkak të sjelljes së padisiplinuar.
    Deri në 30-vjetorin, alkooli dhe muzika ishin ndaluar, por mijëra njerëz ende merrnin pjesë në komplotin e tij për të vendosur kurora dhe për të bërë foto.
    «Çdo ditë, diku në botë, luhet një këngë e Doors», tha ish-tastieristi i Doors, Ray Manzarek, në atë kohë. «Energjia e Jim Morrison është ende me ne».
    Morrison, i cili njihej edhe si “Mbreti i Hardhucave”, krijoi reputacion për konsumimin e tepërt të alkoolit dhe sjelljet tronditëse në skenë. Bashkia holandeze thotë se mund të ketë hedhur aksidentalisht një vepër të Andy Warhol-it
    Morrison u largua nga grupi në vitin 1971 për t’u përqendruar në shkrimin e poezisë dhe u zhvendos në Paris me të dashurën e tij, Pamela Courson. Megjithatë, ai vdiq në apartamentin e tyre në Paris më vonë atë vit.
    Courson u tha autoriteteve se e kishte gjetur këngëtarin të vdekur në vaskë.
    Shkaku i vdekjes së tij është regjistruar zyrtarisht si arrest kardiak, por nuk u krye asnjë autopsi, duke nxitur teori konspiracioni.