Tag: parisit

  • Montmartre, një nga lagjet më të bukura dhe magjepsëse të Parisit

    Montmartre, një nga lagjet më të bukura dhe magjepsëse të Parisit

    Montmartre është një nga lagjet më unike dhe piktoreske të Parisit, ku çdo ditë e më shumë rritet numri i vizitorëve që tërhiqen nga historia, arti dhe atmosfera e tij bohemiane.

    Kjo lagje historike mban gjurmët e disa prej artistëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar, si Pablo Picasso dhe Henri de Toulouse-Lautrec, të cilët e shndërruan Montmartre në një qendër të rëndësishme krijimtarie. Megjithatë, rritja e vazhdueshme e turizmit po ushtron presion mbi infrastrukturën lokale dhe po ndikon në mënyrën e jetesës së përditshme të banorëve.

    Sipas tregtarëve lokalë, bizneset gjithnjë e më shumë po orientohet drejt nevojave të turistëve, ndërsa shumë prej shtëpive tradicionale janë kthyer në qira afatshkurtra, duke ndryshuar fytyrën autentike të lagjes.

    Parisi, kryeqyteti i Francës, është vlerësuar si qyteti më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm turistik në botë, sipas një raporti të Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC). Pas Parisit, në renditjen e qyteteve turistike më të spikatura ndjekin Pekini, Londra dhe New Yorku./KultPlus.com

  • Zjarri është më i madh se përmasat e Parisit, evakuohen mijëra persona! Autoritetet franceze mbyllin rrugët: Situatë e rrezikshme

    Zjarri është më i madh se përmasat e Parisit, evakuohen mijëra persona! Autoritetet franceze mbyllin rrugët: Situatë e rrezikshme

    Një grua e moshuar ka humbur jetën dhe një person tjetër është zhdukur pas një zjarri masiv që ka përfshirë rajonin e Aude në Francën jugore, duke shkatërruar të paktën 25 shtëpi dhe duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen.

    Zjarri shpërtheu të martën pranë fshatit La Ribaute dhe ka djegur tashmë mbi 13,000 hektarë, një sipërfaqe më e madhe se qyteti i Parisit, duke u konsideruar si zjarri më i madh në Francë këtë vit.
    Shtatë zjarrfikës janë trajtuar për thithje tymi, ndërsa dy persona janë në spital, njëri në gjendje kritike. Më shumë se 1,800 zjarrfikës dhe 500 automjete janë mobilizuar në operacionin e shpëtimit.
    Zyrtarët lokalë thonë se zjarri po përparon me shpejtësi, i nxitur nga erëra të forta, thatësira ekstreme dhe temperaturat e larta.
    Kryetari i fshatit Jonquières, Jacques Piraud, deklaroi për Le Monde se 80% e fshatit është djegur, duke përshkruar pamjen si “dramatike” dhe “e zezë nga hiri”.
    Sipas BBC, të paktën 2,500 familje janë pa energji elektrike, ndërsa autoritetet kanë mbyllur rrugët dhe kanë paralajmëruar se është tepër e rrezikshme për kthim në shtëpi.
    Sipas shërbimit francez të menaxhimit të emergjencave, mbi 15,000 hektarë janë djegur këtë verë në të gjithë Francën, por zjarri në Aude përbën pjesën më të madhe të dëmit.

    Top Channel

  • Zjarri është më i madh se përmasat e Parisit, evakuohen mijëra persona! Autoritetet franceze mbyllin rrugët: Situatë e rrezikshme

    Zjarri është më i madh se përmasat e Parisit, evakuohen mijëra persona! Autoritetet franceze mbyllin rrugët: Situatë e rrezikshme

    Një grua e moshuar ka humbur jetën dhe një person tjetër është zhdukur pas një zjarri masiv që ka përfshirë rajonin e Aude në Francën jugore, duke shkatërruar të paktën 25 shtëpi dhe duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen.

    Zjarri shpërtheu të martën pranë fshatit La Ribaute dhe ka djegur tashmë mbi 13,000 hektarë, një sipërfaqe më e madhe se qyteti i Parisit, duke u konsideruar si zjarri më i madh në Francë këtë vit.
    Shtatë zjarrfikës janë trajtuar për thithje tymi, ndërsa dy persona janë në spital, njëri në gjendje kritike. Më shumë se 1,800 zjarrfikës dhe 500 automjete janë mobilizuar në operacionin e shpëtimit.
    Zyrtarët lokalë thonë se zjarri po përparon me shpejtësi, i nxitur nga erëra të forta, thatësira ekstreme dhe temperaturat e larta.
    Kryetari i fshatit Jonquières, Jacques Piraud, deklaroi për Le Monde se 80% e fshatit është djegur, duke përshkruar pamjen si “dramatike” dhe “e zezë nga hiri”.
    Sipas BBC, të paktën 2,500 familje janë pa energji elektrike, ndërsa autoritetet kanë mbyllur rrugët dhe kanë paralajmëruar se është tepër e rrezikshme për kthim në shtëpi.
    Sipas shërbimit francez të menaxhimit të emergjencave, mbi 15,000 hektarë janë djegur këtë verë në të gjithë Francën, por zjarri në Aude përbën pjesën më të madhe të dëmit.

    Top Channel

  • Ana e errët e nëntokës së Parisit, një nga vendet më misterioze e të frikshme në botë (Foto)

    Ana e errët e nëntokës së Parisit, një nga vendet më misterioze e të frikshme në botë (Foto)

    Parisi i shekullit të 18-të ishte në atë kohë një nga destinacionet më të mëdha dhe më të njohura në perëndim. Megjithatë, për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në qytet, një varr nëntokësor u krijua dhe u përdor për qëllime të ndryshme gjatë shekujve.

    Rritja e shpejtë e popullsisë së qytetit solli ndotje dhe epidemi. Për shkak të kësaj situate numri i vdekjeve u shtua dhe nuk mbeti vend në varrezat e qytetit. Përveç kësaj, era e kufomave filloi të përhapej në të gjithë qytetin. Shëndeti i banorëve të Parisit ishte në rrezik serioz dhe u kërkua një zgjidhje sepse diçka duhej bërë.

    Si zgjidhje, u gjet një mënyrë shumë e zgjuar, por edhe e frikshme. Numri i të vdekurve tejkaloi 6 milionë.

    Për këtë duket se mendoi Charles-Axel Guillaumot, arkitekti i Katakombeve të Parisit, i cili i dha leje Karlit, Mbretit të kohës, të rregullonte këtë tunel, i cili përdorej si minierë dhe u deshën vite për të bërë rregullimet e nevojshme.

    Kishte shumë gjëra që duhej të stabilizoheshin përpara se të fillonte përforcimi dhe varrimi i katit të sipërm.

    Pavarësisht vështirësisë, Charles i konsolidoi tunelet në një periudhë 8-vjeçare. Në vitin 1785, tuneli ishte tashmë i paprekur, por u deshën tetëdhjetë vjet që trupat të gërmoheshin dhe të transportoheshin sipas ritualeve.

    Fati i varrezave filloi të evoluonte drejt një rruge tjetër. Iniciatori i këtij procesi ishte Mbreti i famshëm i Francës, Napoleon Bonaparte. Napoleoni bëri marrëveshje në qytet pasi erdhi në pushtet pas Revolucionit. Një prej tyre ishte Katakombet e Parisit.

    Sipas Napoleonit, varrezat ishin një vend që mund të tërhiqte shumë vëmendje me tiparin e saj misterioz dhe tërheqës.

    Kjo është arsyeja pse Napoleoni emëroi Hericart de Thury, inspektorin e përgjithshëm të qytetit, dhe donte që Katakombet të bëheshin një vend që njerëzit do të donin ta shihnin.

    Me urdhër nga Mbreti, Hericart de Thury rregulloi eshtrat që ishin gërmuar dhe rivarrosur si stoli kockash.

    Muret e tuneleve ishin të shtruara me kafka dhe eshtra kufomash siç shihen edhe sot.

    U vendosën simbole dhe tabela për t’u bërë përshtypje vizitorëve. Për të rritur tmerrin e varrezave, dhomat sekrete u hapën në katakombe dhe u mbushën me labirinte.

    Dhomat e ekspozitës janë të vendosura në shumë dhoma, figura më e paharrueshme dhe misterioze e varrezave është një seri gdhendjesh në gurë të formuara nga një figurë e quajtur Decure.

    Ajo që i jep misterin kësaj gdhendjeje në gur është se ajo është e fshehur në një nga dhomat sekrete që çon në katakombet dhe ende nuk është gjetur.

    Katakombet e Parisit, e cila është më shumë se 250 km e gjatë, është e hapur për vizitorët dhe kushdo mund ta shohë atë nga afër, por humbja aty do të thotë “vdekje”./ gazetatema.net

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LOT, DASHURI DHE SHQELMA: HISTORIA PASIONANTE QË TRONDITI PARISIN

    Lidhja e dashurisë mes Kiki de Montparnasse dhe Man Ray ishte në “epiqendër të dadaizmit”. Muza frymëzoi artistin e madh. Kjo lidhje zgjati gjashtë vjet.

    Mbretëresha e Montparnasse, emri artit i së cilës ishte Kiki, në fakt quhej Alice Prin ( Châtillon-sur-Siene, 2 tetor 1901- Paris, 29 prill 1953).

    Ajo ishte modele franceze. Ishte një prej grave më të bukura të Parisit. Kjo në vitet ’20. Pas shumë furtunave në lidhjet e saj dashurore. Vetëm njëra prej tyre do të kishte fatin të ndryshonte historinë. Pra historinë e modernizmit bohèm.

    Marrëdhënia që pati me Man Ray ( Filadelfia, 27 gusht 1890- Paris, 18 nëntor 1976) e cila e ktheu në muzën e tij erotike.

    Tekstin e potë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Çlirohet” komuna e Parisit! (video)

    “Çlirohet” komuna e Parisit! (video)

    Aktualitet Politikë E Diel, 20 Korrik 2025 21:22

    Edi Rama vazhdon të publikojë video e statuse për spastrimin e trotuarëve dhe rikthimin e hapësirave publike. Tani në mbrëmje Rama poston videon nga Komuna e Parisit dhe ku shkruan në status “Nga zemra e çliruar e Komunës së Parisit”.

  • “Nga zemra e çliruar e Komunës së Parisit”, Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    “Nga zemra e çliruar e Komunës së Parisit”, Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama vijon fokusin e tij te lirimi i hapësirave publike, teksa ka publikuar pamje të tjera nga dita e sotme.
    Pamjet e fundit janë nga nga kryeqyteti, me Ramën që shkruan në postimin e tij: Nga zemra e çliruar e Komunës së Parisit.

  • Prokuroria e Parisit nis hetimet ndaj platformës X,  për ndryshimin e algoritmit dhe ndërhyrje të huaja

    Prokuroria e Parisit nis hetimet ndaj platformës X, për ndryshimin e algoritmit dhe ndërhyrje të huaja

    Seksioni i krimit kibernetik i Zyrës së Prokurorit të Parisit ka hapur një hetim ndaj X, rrjetit social të njohur (më parë Tëitter) në pronësi të Elon Musk. Sipas prokurorisë, platforma dyshohet se ka modifikuar algoritmin e saj për qëllime ndërhyrjeje të huaja.

    Pas marrjes së dy raporteve në janar që pretendojnë “përdorim të dyshuar të algoritmit të X për qëllime ndërhyrjeje të huaja”, xhandarmëria kombëtare është ngarkuar me detyrën për të hetuar X si një entitet juridik, si dhe “personat fizikë” që e menaxhojnë atë, megjithatë, pa e përmendur drejtpërdrejt Elon Musk.

    Hetimi u hap më 9 korrik, por u bë publik vetëm sot. “Bazuar në verifikime, kontribute nga studiues francezë dhe prova të ofruara nga disa institucione publike”, – shpjegon një deklaratë nga Prokuroria e Parisit, “më 9 korrik 2025, Prokuroria e Parisit hapi një hetim në Drejtorinë e Përgjithshme të Xhandarmërisë Kombëtare kundër platformës X (më parë Twitter), një entitet juridik dhe disa individëve”.

    Hetimi do të përqendrohet, në veçanti, në krimet e mëposhtme: “ndryshim i funksionimit të një sistemi të automatizuar të përpunimit të të dhënave nga një bandë e organizuar” dhe “nxjerrje mashtruese e të dhënave nga një sistem i automatizuar i përpunimit të të dhënave nga një bandë e organizuar”.

  • Kustoja kolosale prej 1.4 miliardë euro, kthen në jetë Senën e Parisit legjendar, pas 125 vitesh braktisje

    Kustoja kolosale prej 1.4 miliardë euro, kthen në jetë Senën e Parisit legjendar, pas 125 vitesh braktisje

    Banhistas nadando no rio com vista para a Torre Eiffel – Créditos: Josephine Brueder/Cidade de Paris
    Nga Albert Vataj
    Një ëndërr që dikur dukej e pamundur në zemër të Parisit është kthyer në realitet. Për herë të parë në më shumë se 100 vjet, banorët e qytetit dhe miliona turistë do të mund të lahen dhe notojnë në ujërat e lumit Sena, simbolit historik të kryeqytetit francez. Kjo ngjarje shënon një kthesë të rëndësishme mjedisore dhe urbane, fryt i një projekti kolosal me vlerë 1.4 miliardë euro, që synoi pastrimin e lumit dhe rivënien e tij në shërbim të jetës publike.Ky projekt i nisur si pjesë e përgatitjeve për Lojërat Olimpike Paris 2024, nuk ishte thjesht estetik apo sportiv, ishte një operacion kompleks inxhinierik dhe ekologjik që transformoi rrënjësisht marrëdhënien e qytetit me lumin e tij. Për dekada, Sena ishte ndaluar për përdorim rekreativ për shkak të ndotjes së rëndë dhe prurjeve të ujërave të zeza urbane. Por, përmes ndërtimit të rezervuarëve gjigantë nëntokësorë për mbledhjen e ujërave të ndotura gjatë reshjeve, përmirësimit të sistemit të kanalizimeve dhe mbikëqyrjes së ndotjes bakteriale, lumi u kthye në një mjedis të sigurt për larje.Një nga pikat kyçe të këtij transformimi ishte ndërtimi i rezervuarit të madh “Austerlitz”, një strukturë nëntokësore që kap rreth 50,000 metra kub ujë, duke parandaluar që ujërat e zeza të derdhen në lum gjatë shirave të forta, një problem që dikur e kthente Senën në një kolektor të hapur.Autoritetet e qytetit të Parisit kanë shpallur tre vende zyrtare ku larja dhe noti do të jenë të lejuara dhe të mbikëqyrura:Bassin de la Villette – një zonë popullore që tashmë do të zgjerohet për larje,Parc Rives de Seine, pranë qendrës historike të qytetit,Bercy, në pjesën juglindore të Parisit.Zona do të jenë të pajisura me vëzhgim sigurie, dushe dhe struktura shërbimi, dhe do të hapen në korrik 2025 për publikun e gjerë, ndërsa sportistët i paraprinë këtij hapi gjatë Lojërave Olimpike të vitit të kaluar, ku gara si triatloni dhe noti në ujëra të hapura u zhvilluan në Senë për herë të parë që nga viti 1900.Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, e ka quajtur këtë projekt “një akt qytetërimi”, duke theksuar rëndësinë e kthimit të hapësirave natyrore urbane në shërbim të komunitetit dhe mjedisit. Pastrimi i Senës nuk është vetëm një arritje për Parisin, por një shembull për botën, se si qytetet mund të ripërqafojnë lumenjtë e tyre, jo si kanale ndotjeje, por si arterie të gjalla të jetës qytetare dhe natyrore.Ky rilindje urbane përkon edhe me një tjetër simbolikë: në Lojërat Olimpike të vitit 2024, ceremonia hapëse nuk u zhvillua në një stadium të mbyllur, por në një paradë madhështore përgjatë lumit Sena, duke e bërë lumin jo vetëm rrjedhë uji, por rrjedhë e krenarisë kombëtare, e historisë dhe e së ardhmes.

  • Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

    Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

    Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas më shumë se një shekulli ndalim për shkak të ndotjes së ujërave.
    Hapja sezonale për publikun vjen si pjesë e trashëgimisë së Lojërave Olimpike Paris 2024, ku sportistët e disiplinave si notin në ujëra të hapura dhe triatloni garuan në ujërat e pastruara posaçërisht të lumit.

    Të shtunën në mëngjes, rreth orës 08:00 me orën lokale, dhjetëra notarë amatorë ishin ndër të parët që u hodhën në ujë, në përurimin zyrtar të hapjes për publikun.
    Janë krijuar tre zona të dedikuara për not në lumë: një pranë Kullës Eifel, një tjetër pranë Katedrales Notre-Dame, dhe një në pjesën lindore të qytetit. Këto hapësira janë të pajisura me dhoma zhveshjeje, dushe dhe mobilie plazhi, dhe mund të presin deri në 300 persona njëherësh.

    Deri në fund të muajit gusht, këto hapësira do të jenë të hapura falas në orare të caktuara për të gjithë qytetarët, me kufizime të moshës që variojnë nga 10 deri në 14 vjeç, në varësi të vendndodhjes. Në vendngjarje do të jenë të pranishëm edhe rojet e shpëtimit për të garantuar sigurinë e pushuesve.
    Përpjekjet për të hequr ndalimin e notit në Sena datojnë që nga viti 1988, kur ish-kryebashkiaku i Parisit dhe më vonë president i Francës, Jacques Chirac, u shpreh për herë të parë në favor të kësaj nisme.
    Investimet dhe përmirësimet infrastrukturore të realizuara gjatë dy dekadave të fundit kanë sjellë një reduktim të ndjeshëm të ndotjes bakteriale në lumë. Për plot 100 vjet, ndalimi i notit kishte qenë në fuqi për shkak të ndotjes së lartë që përbënte rrezik për shëndetin publik.
    Për përgatitjen e Lojërave Olimpike të vitit 2024, autoritetet investuan mbi 1.4 miliardë euro në pastrimin e lumit.

    Megjithatë, pak muaj para fillimit të Olimpiadës, u ngritën dyshime mbi gatishmërinë e Senës për t’u përdorur për garat, pasi rezultatet e analizave të cilësisë së ujit nuk ishin të kënaqshme. Organizatorët fajësuan reshjet e dendura për shtimin e ndotjes, e cila pengoi edhe përgatitjet e sportistëve në disiplina si triatloni, noti maratonë dhe paratriatloni.
    Në korrikun e kaluar, kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, së bashku me anëtarë të Komitetit Olimpik, hynë vetë në lumin Sena për të demonstruar se uji ishte i sigurt për not.

  • Për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh, Parisi lejon qytetarët që të lahen në Senë

    Për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh, Parisi lejon qytetarët që të lahen në Senë

    Duke filluar nga data 5 korrik, qytetarët parisienë dhe turistët do të mund të notojnë lirshëm në lumin Sena, një ngjarje historike për kryeqytetin francez.

    Vendimi vjen pas përfundimit të një fushate të gjerë pastrimi dhe dezinfektimi të ujërave, të kryer nga autoritetet lokale.
    Për herë të parë që nga vitet 1920, tre zona të caktuara përgjatë brigjeve të Senës janë zyrtarisht të hapura për not të lirë, sipas njoftimit nga Bashkia e Parisit. Këto hapësira do të jenë të disponueshme për publikun deri më 31 gusht 2025.
    Projekti për pastrimin e Senës nisi me intensitet të lartë në prag të Lojërave Olimpike Verore të Parisit 2024, pasi lumi ishte planifikuar të përdorej për gara noti dhe triathloni. Investimet dhe angazhimi i qeverisë lokale dhanë rezultat: uji i Senës tashmë është i certifikuar për larje, duke përmbushur standardet evropiane të cilësisë.
    Tre vendet e hapura për not ndodhen në zona të njohura të Parisit, me siguri të garantuar nga roje bregdetarë dhe me monitorim të përditshëm të cilësisë së ujit.

    Top Channel