34-vjeçari që shihni në foto është kuzhinieri Indrit Ismaillari, i cili u vra me thikë nga kolegu i tij picier, Filip Shehu, në ambientet e lokalit ku punonin së bashku, pas një konflikti.
Një person është vrarë me thikë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.
Autori i vrasjes është arrestuar nga blutë, ndërsa mësohet se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh.
Tag: parisit
-

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që u vra me thikë nga kolegu picier në Komunën e Parisit
-

“Po jepja porosinë kur ndodhi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: Pas goditjes, kuzhinieri..
Avokati Kujtim Cakrani ka qenë dëshmitarë në vrasjen e ndodhur në një lokal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Gjatë intervistës së tij për emisionin “Në kohë reale” në RTSH, avokati tha se gjithçka ka ndodhur papritur, ndërsa ai ishte aty për të drekuar.
“Unë isha aty, sepse drekoj zakonisht në atë lokal, që ndodhet poshtë studios sime. I njihja të dy, isha duke dhënë porositë për drekë kur ndodhi ngjarja. Lokali ishte plot me njerëz dhe papritur dëgjuam zhurmë nga kuzhina,” ka treguar Cakrani.
Sipas tij, konflikti nisi mes dy punonjësve të lokalit, ku njëri prej tyre, Filim Shehi, që punonte prej një viti në atë vend, dyshohet se ka goditur kolegun e tij pas një grindjeje të çastit.
“Ata të dy e dinë më mirë si ka nisur sherri. Pas goditjes, kuzhinieri doli nga kuzhina dhe ra te dera e jashtme. Kamarierët po bërtisnin, ndërsa i plagosuri humbi jetën para se të mbërrinte ambulanca. Ka qenë një grindje në kuzhinë.Ai që ka goditur, me emrin Filim Shehi, tha se kishte një vit që punonte aty. I ndjeri kishte diçka më shumë. Kjo ka qenë një grindje e çastit, banale. Ata më thanë se nuk kishin rënë më parë në sy për konflikte,” është shprehur Cakrani.
Sipas të njëjtit burim, autori nuk është përpjekur të largohet nga vendngjarja.
“Ai u mbyll në një dhomë të personelit dhe priti policinë. Kur e arrestuan, ishte krejt i qetë,” ka shtuar Cakrani. -

Foto/ Vrau kamarierin në “Komunën e Parisit”, momenti kur i vihen prangat autorit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet, ku kuzhinieri i mori jetën me thikë kamarierit.
34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.
Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ka thënë se janë zënë për punën.
Në foton e siguruar nga Top Channel, shihet momenti kur Filip Shehu vihet në pranga nga policia.Top Channel
-

Tragjedia tek “Komuna e Parisit”: Konflikti në kuzhinë përfundon me vrasje. Ja kush është autori
Ky qe shikoni ne foto eshte Filip Shehut, picierit që vrau me thikë kolegun e tij, Indrit Ismaillarin, pas një konflikti në vendin e punës. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në një lokal në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Sipas burimeve, mes dy punonjësve kishte pasur debate dhe tensione të vazhdueshme, të cilat kulmuan sot me sherrin fatal. Gjatë konfliktit, Shehu ka qëlluar disa herë me thikë kuzhinierin, i cili nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivacionin e saktë që çoi në krimin brenda vendit të punës. -

Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri pas goditjes me thikë (Emri)
Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ka marrë përmasa tragjike.
Raportohet se personi i plagosur gjatë konfliktit ka ndërruar jetë.
Viktima, i identifikuar si Indrit Salillari, ishte kamarier në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja. Ai u godit me thikë nga kuzhinieri, Filip Shehu, pas një sherri të momentit.
Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit. -

Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri
Një incident është shënuar pak momente më parë në zonën e Komunën e Parisit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërsa mësohet se ka të plagosur me thikë një kamerier, i cili ka humbur jetën në spital. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Indrit Ismaillari, ndërsa autori është Filip Shehu.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se sherri ka ndodhur mes punonjësve të lokalit.Top Channel
-

Vrasja te ‘Komuna e Parisit’, picieri vret kuzhinierin. Zbardhet dëshmia: Më bullizonte
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte, 28 tetor në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një person humbi jetën pas sherrit që degradoi me përdorimin e thikës.
Sipas burimeve, viktima është Indrit Ismaillari, rreth 41 vjeç, i cili punonte si kuzhinier në lokalin “City Lounge” në zonën e Komunës së Parisit.
Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 34 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe dërgimit të të plagosurit në spital, Indrit Ismaillari, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave materiale.
-

Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, ndërron jetë i plagosuri pas goditjes me thikë (EMRAT)
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Picieri Indrit Salillari 34-vjeç ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë nga kolegu i tij, kuzhinieri Filip Shehu 41-vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 15:30 në zonën e Komunës së Parisit, në ambjentet e lokali ‘City Lounge’. Mësohet pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, i plagosuri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI
-
Grabitje spektakolare, por ku gabuan ‘skifterët’ e Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët
Muzeu i Luvrit
PARIS-Një javë pas grabitjes në Luvrin e Parisit, dy të dyshuar janë në paraburgim. Por a do të çojë ndjekja e suksesshme e autorëve në zgjidhjen e krimit dhe në gjetjen e bizhuterive?
Mediat vendase raportuan se njëri nga të dyshuarit u ndalua në aeroportin Paris-Charles-de-Gaulle, ndërsa i dyshuari i dytë u arrestua në rajonin e Parisit, konfirmoi prokurorja e Parisit Laure Beccuau për Agjencinë Gjermane të Shtypit. Dy bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar janë ende në arrati.
Sipas raportimeve gjurmët e ADN-së të gjetura në vendin e krimit thuhet se kanë çuar drejtpërdrejt te të dyshuarit. Njëri prej tyre, i arrestuar në aeroport ndoshta kishte ndërmend të fluturonte për në Algjeri. Ata lanë pas sende të ndryshme në vendin e krimit, duke përfshirë helmeta, një makinë saldimi, një jelek të verdhë me dukshmëri të lartë dhe rrota prerëse, disa prej të cilave ishin të spërkatura me benzinë - dhe rreth 150 gjurmë ADN-je.
Ekspertët vlerësojnë shkallën e kthimit në rreth tetë përqind të të gjitha objekteve të vjedhura të artit. Një vështrim në rastet e mëparshme të vjedhjes së veprave të artit tregon se një pjesë e madhe e sendeve të grabitura është zhdukur përgjithmonë.
Si ndodhi grabitja
Katër persona të veshur me jelekë me dukshmëri të lartë për t’u ngjarë punëtorëve të ndërtimit, thyen një dritare dhe më pas përdorën prerës me disk për të hapur dy vitrina në galerinë e zbukuruar përpara se të zbrisnin me ashensorin dhe të iknin në pjesën e pasme të motoçikletave të drejtuara nga dy anëtarët e tjerë të bandës.
E gjithë grabitja zgjati më pak se shtatë minuta, me dy hajdutët që hynë në galeri që qëndruan brenda 3 minuta e 58 sekonda. Ata kanë vjedhur nëntë objekte nga koleksioni i bizhuterive të Napoleonit dhe Perandoreshës, përfshirë një gjerdan, një karficë dhe një kurorë. Burime brenda muzeut konfirmojnë se diamanti legjendar “Régent”, më i madhi i koleksionit me peshë mbi 140 karatë, nuk është prekur nga grabitja./ZËRI
