Tag: paris

  • Yjet e ‘Emily in Paris’ i japin fund lidhjes pas 2 vitesh së bashku!

    Yjet e ‘Emily in Paris’ i japin fund lidhjes pas 2 vitesh së bashku!

    Një tjetër histori dashurie në Hollywood ka marrë fund. Ashley Park dhe Paul Forman, të dy të njohur për rolet e tyre në serialin hit të Netflix Emily in Paris, janë ndarë pas më shumë se dy vitesh lidhje. Lajmi është konfirmuar nga TMZ, duke shtuar se ndarja e tyre vjen vetëm pak ditë pasi Ashley mori pjesë në dasmën e ngushtës së saj, Selena Gomez, pa praninë e Paul.
    Ashley, e cila së fundmi ka spikatur edhe në sezonin e tretë të Only Murders in the Building krah Selenës, e kaloi fundjavën me mikeshat e saj të famshme Cara Delevingne dhe Nina Dobrev, duke treguar se ndodhet në një periudhë të re të jetës së saj.
    Raporti i TMZ thekson se mbetet e paqartë se çfarë ka çuar çiftin drejt ndarjes, por një gjë është e sigurt: Ashley dhe Paul nuk janë më bashkë në një marrëdhënie romantike.
    Dy aktorët ndezën për herë të parë thashetheme për një lidhje në vitin 2023, kur filluan të shfaqeshin shpesh së bashku në evente dhe tapete të kuq. Megjithatë, ata kurrë nuk e konfirmuan publikisht statusin e tyre deri në vitin 2024, kur Ashley përjetoi një shqetësim shëndetësor dhe Paul u pa vazhdimisht pranë saj, duke i dhënë kështu fund dyshimeve të fansave.
    Ndarja e tyre vjen në një moment të rëndësishëm për karrierën, pasi sezoni i pestë i Emily in Paris sapo ka përfunduar xhirimet dhe pritet të sjellë zhvillime të reja jo vetëm në historinë e serialit, por edhe në jetën profesionale të kastit. Ndërsa fansat janë kureshtarë për të parë vijimin e roleve të tyre në ekran, jeta personale e aktorëve duket se ka marrë një kthesë të re.
    Ashley Park, e dashur për publikun për rolin e saj si Mindy Chen, dhe Paul Forman, që interpreton karakterin e Nicolas de Léon, mbeten dy nga emrat më të pëlqyer të serialit. Edhe pse marrëdhënia e tyre ka marrë fund, të dy vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes si në botën e televizionit, ashtu edhe në jetën e tyre jashtë kamerave.

  • ‘Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe Gjermani’ – provokimet e 11 serbëve të arrestuar

    ‘Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe Gjermani’ – provokimet e 11 serbëve të arrestuar

    Autoritetet e Serbisë i kanë arrestuar njëmbëdhjetë shtetas serbë, të dyshuar për një sërë aktesh provokative me prapavijë raciste dhe fetare, të kryera nga prilli deri në shtator të këtij viti në territorin e Francës dhe Gjermanisë.

    Mes veprimeve për të cilat dyshohen janë: hedhja e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit dhe disa sinagoga në Paris, vendosja e kokave të derrave para objekteve fetare myslimane, si dhe vendosja e mbishkrimeve me përmbajtje antisemite dhe islamofobe.

    Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe përgjatë asaj periudhe pritet të merren në pyetje nga prokurorët. Autoritetet franceze, gjermane dhe ato serbe ende nuk kanë dhënë më shumë përgjigje në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me rastin.

    Sipas burimeve të afërta me hetimet, personi i identifikuar me inicialet M.G., që dyshohet se ka organizuar dhe trajnuar grupin në Serbi, është në arrati.

    Provokimet filluan me ‘kokat e derrave’

    Fillimi i shtatorit shënoi njërin prej incidenteve më të rënda: para nëntë xhamive në Paris u vendosën koka derrash dhe disa mbanin edhe emrin e presidentit francez, Emmanuel Macron. Ministri i Brendshëm i Francës reagoi menjëherë, duke njoftuar nisjen e një hetimi të plotë.

    Policia franceze njoftoi se përmes kamerave të sigurisë është identifikuar një makinë me targa serbe dhe dy persona që i kanë lënë kokat e derrave para xhamive. Një fermer nga Normandia ka dëshmuar se u ka shitur 12 koka derrash dy personave që udhëtonin me veturë ‘me targa që dukeshin si të Serbisë’.

    Ngjyrë e gjelbër mbi simbolet hebraike

    Tre muaj më herët, në fund të majit, Muzeu i Holokaustit, tri sinagoga dhe një restorant hebraik në qendër të Parisit u vandalizuan me ngjyrë të gjelbër. Për këtë incident nuk mori përgjegjësi asnjë grup, por policia arrestoi tre shtetas serbë disa ditë më vonë.

    Sipas gazetës The Brussels Times, hetuesit dyshojnë se pas këtyre veprimeve mund të qëndrojë Rusia. Të arrestuarit, thuhet në raportin e gazetës, ishin ‘ekzekutues të zakonshëm, të motivuar nga paraja dhe të pavetëdijshëm për implikimet gjeopolitike të veprimeve të tyre’.

    Hetime për ndikimin rus

    Sipas të përditshmes franceze Le Monde, autoritetet franceze po hetojnë nëse këto aksione janë pjesë e një strategjie të ndërhyrjes së huaj, me synimin për të shkaktuar përçarje në shoqërinë franceze. Një shtetas serb dyshohet se ka organizuar dy operacione të tilla në Paris dhe rrethinë, për të cilat është lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar.

    Hetuesit francezë, bazuar në bashkëpunimin me shërbimet partnere, dyshojnë për përfshirjen e shërbimit ushtarak rus të inteligjencës (GRU), megjithëse nuk ekzistojnë ende prova konkrete që konfirmojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me Moskën.

    Rasti i ‘duarve të kuqe’

    Ngjarjet e fundit janë krahasuar nga zyrtarët francezë me të ashtuquajturin ‘rasti i duarve të kuqe’ të majit të vitit 2024, kur mure të Memorialit të Holokaustit në Paris u spërkatën me grafite të duarve të kuqe – një akt që u dënua ashpër nga Presidenti Macron si ‘antisemitizëm i neveritshëm’.

    Në një prononcim për televizionin BFMTV, prokurorja franceze, Laure Beccuau ka deklaruar se autorët e këtyre sulmeve janë shtetas të Evropës Lindore, të cilët shpesh fotografojnë aktet e tyre dhe ua dërgojnë personave jashtë Francës.

    Francë është vendi me komunitetin më të madh hebraik, pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, dhe gjithashtu strehon popullatën më të madhe myslimane në Evropë.

    Pas sulmit të Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tjera – ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe ofensivës së mëvonshme izraelite në Gazë, tensionet brenda Francës janë rritur dukshëm.

    Në këtë kontekst, Franca ka akuzuar më herët Rusinë për përpjekje për destabilizim përmes fushatave të dezinformimit dhe nxitjes së ndarjeve sociale.

    Kampet e trajnimit në Serbi për destabilizimin e Moldavisë?

    Vetëm disa ditë para arrestimeve në Francë dhe Gjermani, në Serbi janë ndaluar dy persona të tjerë, të dyshuar për organizimin e trajnimeve luftarake për qytetarë nga Moldavia dhe Rumania. Trajnimet dyshohet se kishin për qëllim përgatitjen e pjesëmarrësve për përleshje me policinë moldaviane gjatë zgjedhjeve të 28 shtatorit.

    Sipas autoriteteve moldaviane, pjesa më e madhe e të dyshuarve për këtë plan ishin trajnuar në Serbi dhe vepronin në koordinim me elementë kriminalë të lidhur me Federatën Ruse.

    Serbia, e cila synon integrimin në Bashkimin Evropian, ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë, dhe është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës. /REL/

  • Mesi përgëzon Dembelenë: Jam i lumtur për ty

    Mesi përgëzon Dembelenë: Jam i lumtur për ty

    Njeriu që ka fituar më shumë Topa të Artë në historinë e futbollit (gjithësejt 8) donte ta përgëzonte lojtarin më të mirë të shpallur mbrëmë në Paris. Lionel Mesi, duartrokiti personalisht Ousmane Dembele për arritjen historike në karrierën e tij gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Théâtre du Châtelet në Paris.

    Anësori 28-vjeçar i PSG-së e arriti këtë sukses, duke tejkaluar edhe rivalin e tij të madh Lamine Jamal dhe duke fituar njohje për një sezon të famës absolute në Francë dhe Europë me pesë tituj, përfshirë titullin e parë të klubit në Ligën e Kampionëve.

    Kampioni ardgjentisa teksa luan në MLS te Inter Majemi shkruan: “Urime të mëdha! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”, shkroi ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së në Instagram.

    Vazhdo leximin

  • Osman Dembele i Paris san Zhermen fiton “Topin e Artë”, triumfoi në finale përballë Lamine Jamal

    Osman Dembele i Paris san Zhermen fiton “Topin e Artë”, triumfoi në finale përballë Lamine Jamal

    Adriatik BALLA
    Osman Dembele fitoi mbrëmë “Topin e Artë”, si më i votuari, duke triumfuar përballë talentit të madh të Barcelonës, Lamine Jamal. Kështu, mbrëmë në Paris u mbajt ceremonia e 69-të e dhënies së çmimit “Topi i Artë” për futbollistin më të mirë të vitit 2025. Ceremonia u mbaj në “Theatre du Chatelet” të kryeqytetit francez. Në finale shkuan Lamine Jamal e Osman Dembele, i pari i Barcelonës dhe tjetri i Paris San Zhermen. Në fund fitues doli Dembele, që e mori çmimin nga një ikonë si braziliani Ronaldinjo.
    Ndërkohë, trajneri i Paris San Zhermen, Luis Enrike, i cili fitoi tripletën dhe e çoi klubin francez te trofeu i parë i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke luajtur një futboll të mrekullueshëm, fitoi mbrëmë çmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2025. Sigurisht, ai nuk është në gjendje të jetë në ceremoni pasi ndodhet në Marsejë për ndeshjen e riorganizuar të ligës së PSG-së. PSG-ja mposhti në finale të Champions Interin, teksa e fitoi ligën dhe Kupën e Francës. Trofeu Lev jashin që jepet për portierin më të mirë të vitit, iu dha portierit italian të Paris San Zhermen, Xhixhi Donaruma. Donaruma ishte faktor kyç për për PSG-në në triumfin spektakolar sezonin e kaluar. Ai e fitoi Ligën e Kampionëve, ligën dhe Kupën e Francës me PSG-në. Ndërkohë, holandezja Sarina Viegman është trajnerja më e mirë e vitit. Ajo e ka fituar trofeun “Johan Cruyf” në ceremoninë “Topi i Artë”.
    Viegman është selektore e Anglisë dhe po e udhëheq atë me shumë sukses. Në ceremoninë e mbrëmshme në Paris, një lojtare e Barceonës e ka fituar “Trofeun Kopa” për futbollisten më të mirë të re të vitit. Bëhet fjalë për Vicky Lopez, mesfushoren e Barçës. Lopez është 19-vjeçare. “Superylli” adoleshent, Lamine Jamal i Barcelonës fiton çmimin për lojtarin më të mirë të ri në ceremoninë e “Topit të Artë”. Ai e fiton atë për vitin e dytë radhazi. Po mbrëmë, Luis Figo u ngjit në skenë për të shpallur fituesit e çmimit “Gerd Muller” për sulmuesin më të mirë në futbollin e meshkujve dhe të femrave. Ky çmim vendoset nga lojtari që ka shënuar më shumë gola. Fituesit janë Eëa Pajor e Barcelonës dhe Viktor Gyokeres i Arsenalit. Xhiokeres e fiton këtë çmim falë paraqitjeve të tij te Sporting, ku shënoi 54 gola në 52 ndeshje. Ashtu siç pritej, Paris San Zhermen është shpallur klubi më i mirë i vitit. PSG-ja fitoi titullin e kampionit në Francë dhe Ligën e Kampionëve për edicionin 2025/2026. Fitoi po ashtu edhe Superkupën e Evropës. Kurse fituesja e “Topit të Artë” për edicionin e tretë radhazi në futbollin e femrave është spanjollja Aitana Bonmati.

  • Topi i Artë 2025/ Real Madrid dhe Ronaldo nuk marrin pjesë, shkak ‘Vinicius’

    Topi i Artë 2025/ Real Madrid dhe Ronaldo nuk marrin pjesë, shkak ‘Vinicius’

    ‘Topi i Artë’ 2025 do të mësohet këtë mbrëmje në Paris duke filluar nga ora 20:00. Kandidatët kryesor janë Ousmane Dembele (PSG) dhe Jamine Jamal (Barcelona). Sidoqoftë në sallë priten të jenë prezentë shumë personalitete të futbollit të luajtur, trajnerë, njerëz të medias, politikanë etj.

    Megjithatë në këtë mbrëmje ‘gala’ do të mungojë sërish Real Madrid. Klubi i famshëm i drejtuar nga Florentino Perez mban ende inatin e sezonit të shkuar teksa e quanin Vinicius Zhunior si fituesin e vërtetë të Topit të Artë përpara Rodrit fitues.

    Ndërkaq edhe Kristiano Ronaldo, 5 herë fitues i këtij trofeu, ka konfirmuar se nuk do të asistojë këtë mbrëmje në Paris./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Topi i Artë 2025, Real Madrid dhe Ronaldo nuk marrin pjesë, shkak ‘Vinicius’

    ‘Topi i Artë’ 2025 do të mësohet këtë mbrëmje në Paris duke filluar nga ora 20:00. Kandidatët kryesor janë Ousmane Dembele (PSG) dhe Jamine Jamal (Barcelona). Sidoqoftë në sallë priten të jenë prezentë shumë personalitete të futbollit të luajtur, trajnerë, njerëz të medias, politikanë etj.

    Megjithatë në këtë mbrëmje ‘gala’ do të mungojë sërish Real Madrid. Klubi i famshëm i drejtuar nga Florentino Perez mban ende inatin e sezonit të shkuar teksa e quanin Vinicius Zhunior si fituesin e vërtetë të Topit të Artë përpara Rodrit fitues.

    Ndërkaq edhe Kristiano Ronaldo, 5 herë fitues i këtij trofeu, ka konfirmuar se nuk do të asistojë këtë mbrëmje në Paris.

  • Topi i Artë: kush janë favoritët për çmimin prestigjioz?

    Topi i Artë: kush janë favoritët për çmimin prestigjioz?

    Topi i Artë do të mbahet sonte, më 22 shtator 2025, në Paris, në Teatrin e famshëm du Chatelet.
    Kjo ceremoni e 69-të do të mbledhë lojtarët më të mirë në planet, me çmime shtesë për talentet e reja, portierët dhe trajnerët.
    Nëse mendonit se rëndësia e Topit të Artë kishte mbaruar pas përfundimit të epokës së dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duket se gaboheshit.
    Pas një prej garave më sfiduese në vitet e fundit, Rodri doli i pari në vitin 2024, duke mposhtur Vinicius Jr. i cili doli i dyti, ndërsa Real Madridi bojkotoi në mënyrë dramatike ceremoninë në Paris në shenjë proteste ndaj yllit të tyre që nuk u shpall fitues. “Klubi Mbretëror” njoftoi të njëjtën gjë këtë vit, duke marrë parasysh se asnjë nga lojtarët e tyre nuk e gjeti veten në rolin e favoritëve për të fituar çmimin.
    Për fat të keq për Rodrin, ai nuk është në gjendje të mbrojë kurorën e tij në vitin 2025, pasi mesfushori i Manchester City-t pësoi një dëmtim të rëndë në gju shtatorin e kaluar. Prandaj, dera është e hapur për një mori lojtarësh që të pasojnë yllin spanjoll, dhe beteja për Topin e Artë rezultoi të ishte një emocion i vërtetë gjatë sezonit të kaluar, si dhe Kupës së Botës për Klube të mbajtur këtë verë.
    Sezoni 2024/25 nuk pati të njëjtat turne ndërkombëtare si dy paraardhësit e tij, kështu që destinacioni i Topit të Artë do të përcaktohet pothuajse ekskluzivisht nga arritjet e klubit. Kjo ka krijuar një mundësi për të gjitha llojet e individëve që mund të mos ndajnë të njëjtin sukses me ekipet e tyre kombëtare si të tjerët.
    Cilët janë favoritët për çmimin individual më prestigjioz në futbollin botëror? Ja një listë prej 20 lojtarësh që besohet se kanë performuar më mirë në sezonin e kaluar dhe që me të drejtë do të jenë në garë për çmimin prestigjioz.
    I pari në listë është Ousmane Dembele i Paris Saint-Germain. Sezonin e kaluar, Dembele shënoi 37 gola dhe dha 16 asiste, dhe gjithashtu fitoi Ligue 1, Kupën dhe Superkupën Franceze, si dhe Ligën e Kampionëve UEFA dhe Superkupën UEFA. Në sezonin 2024/2025, nuk kishte lojtar më efektiv dhe të mbushur me trofe se ai, dhe për këtë arsye ai konsiderohet favoriti i parë për të fituar Topin e Artë.
    Menjëherë pas tij është Lamine Yamal, ylli i Barcelonës, i cili ka mundësinë të bëhet lojtari i parë nën 21 vjeç që fiton këtë trofe prestigjioz. 18-vjeçari ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 26 asiste, dhe ka fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën Spanjolle, duke konfirmuar talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe duke njoftuar një karrierë fantastike.
    Në vendin e tretë, ndoshta çuditërisht, është Vitinha. Mesfushori i PSG-së nuk u përzgjodh në listën e ngushtë për Topin e Artë vitin e kaluar, por falë një sezoni fantastik për parisienët dhe ekipin kombëtar portugez, këtë vit ai meriton të jetë ndër favoritët kryesorë për çmimin prestigjioz. Edhe pse arriti një rezultat prej “vetëm” tetë golash dhe tetë asistesh, ai mori medalje nga sezoni i kaluar si fitues i Ligue 1, Kupës dhe Superkupës së Francës, Ligës së Kampionëve dhe Superkupës UEFA, dhe fitues i Ligës së Kombeve UEFA me Portugalinë.
    Këta të tre pasohen nga:
    Raphinha (Barcelona)
    Mohamed Salah (Liverpool)
    Kylian Mbappe (Real Madrid)
    Achraf Hakimi (PSG)
    Desiree Doue (PSG)
    Khvicha Kvaratskhelia (PSG)
    Nuno Mendes (PSG)
    Harry Kane (Bayern Munich)
    Cole Palmer (Chelsea)
    Pedri (Barcelona)
    Robert Lewandowski (Barcelona)
    Gianluigi Donnarumma (Manchester City)
    Viktor Gyokeres (Arsenal)
    Joao Neves (PSG)
    Vinicius Jr. (Real Madrid)
    Michael Olise (Bayern Munich)
    Scott McTominay (Napoli)
    Sonte në Paris do të zbulojmë se kush do ta marrë titullin e destinuar për lojtarin më të mirë të futbollit të sezonit të kaluar. /tesheshi.com/

  • Protestat paralizojnë Francën, përplasje të ashpra me policinë

    Protestat paralizojnë Francën, përplasje të ashpra me policinë

    Franca përballet me protesta masive, pasi qytetaret janë kundër masave të reja shtrënguese. Këto përfshijnë një rishikim të përfitimeve të papunësisë, shkëputjen e pensioneve nga inflacioni dhe rritjen e kostove mjekësore.

    Pritet që qindra mijëra persona t’i bashkohen grevave dhe demonstrative.

    8 sindikata të mëdha kanë thirrur qytetarët të dalin nëpër rrugë kundër planeve buxhetore. Rënia e qeverisë së François Bayrou javën e kaluar nuk i ka penguar drejtuesit sindikatave, të vazhdojnë thirrjen e tyre për mobilizim.

    Autoritetet dhe shërbimet e inteligjencës vlerësojnë se midis 600,000 dhe 900,000 persona mund të marrin pjesë në gjithë vendin, përfshirë deri në 100,000 vetëm në Paris.

    Të paktën 58 persona janë arrestuar. Në Paris, 11 persona u ndaluan gjatë përplasjeve të mëngjesit.Qarkullimi në kryeqytetin francez është rënduar. Metroja e Parisit dhe trenat e linjave periferike funksionojnë me kapacitet të reduktuar.

    Në shkolla, bojkotimi është i madh. Një e treta e mësuesve të shkollave fillore janë në grevë. Në shkollat e mesme, pothuajse gjysma e stafit mungon nga klasat.

    Rreth 80,000 policë dhe xhandarë janë mobilizuar në të gjithë Francën, me një prani të fortë në Paris.

    Shefi i policisë Laurent Nuñez paralajmëroi se qindra apo edhe mijëra grupe të dhunshme të së majtës ekstreme po përgatiten të përfshihen në protestat sindikale. Ai u bëri thirrje tregtarëve përgjatë itinerarit të protestës që të mbyllin bizneset dhe të mbrojnë dyqanet e tyre.

  • Përplasje të dhunshme në Paris para ndeshjes në Champions, arrestohen 19 tifozë

    Përplasje të dhunshme në Paris para ndeshjes në Champions, arrestohen 19 tifozë

    Paris Saint-Germain dhe Atalanta do të përballen mes tyre në raundin e parë të Champions League këtë të mërkurë.
    Ndeshja është planifikuar të zhvillohet nga ora 21:00, por tifozët e kanë nisur më herët duelin mes tyre.
    Në Paris është regjistruar një përplasje masive mes tifozëve të Atalantës dhe atyre të PSG-së. Për disa minuta, tifozët u përleshën mes tyre, ndërsa pas shkatërrimeve, duhej ndërhyrja e policisë, për të qetësuar situatën.
    Si pasojë, policia ka arrestuar 19 tifozë të Atalantës, ndërsa PSG-ja ka njoftuar se tifozët e përshfirë në përplasje, nuk ishin pjesë të ultrasve parisienë.

  • Ndeshja e mbrëmjes kthehet në makth! Policia valë arrestimesh para sfidës së Champions-it, ja çfarë po ndodh në Paris

    Ndeshja e mbrëmjes kthehet në makth! Policia valë arrestimesh para sfidës së Champions-it, ja çfarë po ndodh në Paris

    Nëntëmbëdhjetë tifozë të skuadrës italiane Atalanta janë arrestuar në Paris pas përleshjeve që shpërthyen të martën në mbrëmje, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër kampionëve në fuqi, Paris Saint-Germain.

    Sipas raportimeve nga radiostacioni francez Europe 1, incidentet ndodhën pranë Qendrës Pompidou dhe zonës Les Halles, ku grupe ultrasish të Atalantës dhe PSG-së u përleshën në rrugën Rue des Lombards. Disa persona, të veshur me maska, thuhet se nisën provokimet dhe shkaktuan dëmtime të konsiderueshme në pronë.
    Njësitë e Drejtorisë së Rendit Publik dhe Trafikut (DOPC) ndërhynë në vendngjarje, duke arrestuar 19 persona, disa prej të cilëve posedonin armë të ftohta dhe mjete të tjera të rrezikshme.
    Në një reagim zyrtar, klubi francez PSG theksoi se individët e përfshirë në përleshje që pretendojnë se janë tifozë të klubit janë përjashtuar prej kohësh nga stadiumi Parc des Princes dhe nuk janë pjesë e Collectif Ultras Paris (CUP) – grupi i vetëm ultras i njohur zyrtarisht nga klubi.
    Autoritetet franceze kanë shtuar masat e sigurisë në prag të ndeshjes që pritet të zhvillohet sonte në mbrëmje, për të shmangur incidente të tjera mes tifozërive.