Kryeministri Rama foli në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron që këtë vit mblodhi personalitete ndërkombëtare me fokus fuqizimin e bashkëpunimit mes shteteve. Rama theksoi pozicionin e veçantë të Shqipërisë brenda komunitetit ndërkombëtar dhe ngriti shqetësime për drejtimin e politikave europiane ndaj konfliktit dhe paqes.
Rama tha se Shqipëria është një nga shtetet që në dekada nuk ka pasur udhëheqës rus që të vizitojnë vendin dhe se zyrtarët shqiptarë nuk kanë kryer vizita zyrtare drejt Rusisë.
“Nuk na merr malli për ta. Kurrë në këto 35 vite nuk kemi pasur jo vetëm vizita të nivelit rus”, tha Rama, teksa më tej vijoi duke bërë një vlerësim të reagimit ndërkombëtar ndaj luftës.
“U përmend fjala armëpushim që kur Orban e përmendi u shpërfill, si të ishte një fjalë e pistë, ndërkohë kjo fjalë u zbulua në diplomacionë europiane dhe gjithkush filloi të fliste për armëpushim por ishte shumë vonë. Europa duhet të ketë autonominë e saj së paku. Unë besoj në pavarësinë e vet, por së paku autonominë e saj, planin e saj të paqes dhe të bëjë luftën. Unë nuk po them rresht luftën, unë s’po them ti japim Putinit gjithçka që ka marrë dhe do, unë po them bëjë luftën por përgatitu për paqe”, arsyetoi Rama.
Por ai tha se ishte i ndërgjegjshëm për rolin e pa rol të Shqipërisë në zhvillimet delikate ndërkombëtare, duke zgjedhur të bëjë lojëra fjalësh, karakteristike për të.
“Unë jam më i gjati mes të gjithëve, por përfaqësoj një vend që është shumë i vogël për të luajtur çfarëdo lloj roli. Flas të llojit që mund të ndryshoj trajektoren e ndonjë gjëje. Jam shumë i vetëdijshëm për këtë. Nuk duhet të isha këtu nëse do të merrnim në konsideratë madhësinë e vendit. Unë besoj se më duhet të t’u dal për zot mendimeve të mija dhe vendit tim, pastaj nëse ky mendimi i imi është i gabuar apo jo nuk ka rëndësi. Nëse mendimi im është gabim nuk sjell asgjë, por nëse mendimet e atyre që janë më pak të gjatë se unë nuk janë të duhura atëhere problem është i madh”. /tesheshi.com/
Tag: paris
-

Rama gjykon Europën përballë Rusisë në Paris
-

Ankesat e Ramës për median dhe raporti i OSBE/ Kush po shpif?
Në sallën e Forumit të Paqes në Paris, përballë një audience të huaj që e njeh pak ose aspak realitetin shqiptar, Edi Rama foli me tonet e një njeriu të lënduar, me gjuhën e një të politikani të përndjekur dhe të abuzuar nga armata e portaleve dhe e shkrimeve pa emër. Ai e pikturoi veten si viktimë të një bote mediatike të pamëshirshme, ku mbizotëron shpifja dhe zhvatja, ndërsa e vërteta nuk gjen më hapësirë.
Në fjalimin që mori tonet e një rrëfimi personal, Rama foli për një Evropë që “dikur ishte mbretëria e verifikimit të fakteve” por që sot “është bërë mbretëria e kaosit”. Madje në një pasazh të fjalimit të tij, e kaloi cakun kur kujtoi se viktima të këtij ambjenti kaotik në media janë familjarët e politikanëve. “Është thjesht një shtëpi ku të gjithë mund të hyjë, të futet në shtrat, ta trajtojë gruan tënde si kurvë, ta trajtojë veten si kriminel, t’i trajtojë fëmijët e tu si të çoroditur, të bëjë çfarëdo që të jetë dhe nuk duhet ta hapë gojën.”
Duke shtjelluar më tej idenë se politikanët janë shënjestra të pafajshme të një media të ligë dhe të papërgjegjshme, kryeministri i Shqipërisë vazhdoi duke e përshkruar rrezikun nga tepria e fjalës. “Ne vazhdojmë të themi se do të ndërtojmë mure mbrojtëse për të mbrojtur zgjedhjet tona dhe për të mbrojtur demokracinë tonë nga rusët… por kemi një shtëpi pa dyer, pa dritare, pa siguri, pa asgjë”.
Fjalët e Ramës ishin pa asnjë dyshim muzikë për veshët e presidentit të Francës, Emanuel Makron, që kohët e fundit është i shqetësuar për lajmet mbi të kaluarën e bashkëshortes së tij, e cila përflitet se ka ndryshuar gjininë në rininë e saj. Por, për këdo që jeton në Shqipëri, ankesat e Edi Ramës, ky patos viktimizues i kryeministrit tingëllon si një hipokrizi e pastër.
Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama prej muajsh tashmë është në sprovë. Bashkimi Europian po pret miratimin e paketës së re të medias, një ndërhyrje që parashikon dekriminalizimin e shpifjes dhe (të paktën ligjërisht) e ndihmon disi tregun mediatik nga kapja politike.
Rama e preku këtë moment në fjalimin e tij duke kujtuar se “24 nga 27 vende të Bashkimit Europian ende e ruajnë shpifjen në Kodin Penal”, ndërsa Komisioni Europian, OSBE dhe ODIHR kërkojnë pikërisht të kundërtën: dekriminalizimin real të fjalës, për të mbrojtur gazetarët nga ndëshkimi penal.
Sepse ndryshe nga çfarë përshkruan Rama, panorama e tregut mediatik në Shqipëri është krejt e përmbysur dhe për këtë mjafton të lexosh raportin e fundit i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025.
“Pavarësia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve në dispozicion të votuesve është dëmtuar nga varësia e shumicës së mediave ndaj financimeve jotransparente nga interesa politike dhe biznesi, shpesh të mbështetura në kontrata qeveritare,” thekson raporti.
Në të njëjtin dokument thuhet se “ndërhyrjet e përhapura nga pronarët e mediave në autonominë editoriale, së bashku me autocensurën mes gazetarëve, ndikojnë negativisht në cilësinë e informacionit që u vihet në dispozicion publikut.”
Gazetarët, përkundër politikanëve, janë ata që përballen çdo ditë me sulme verbale e ndonjëherë fizike nga zyrtarë publikë, që punojnë në kushte presioni e pasigurie, që nuk kanë qasje të lirë në informacion dhe që shpesh u ndalohet pjesëmarrja në ngjarje publike. “Transmetuesi publik nuk konsiderohet se ka audiencë të gjerë, ndërsa procedura për emërimin e drejtuesve të RTSH dhe AMA nuk siguron pavarësi de facto,” vijon raporti.
Nga ajo që shkruan OSBE/ODHIR kuptohet se media shqiptare nuk është një shtëpi “pa dyer e pa dritare”, siç e përshkruan Rama, por një burg i fjalës për gazetarët, që kontrollohen nga qeveria.
Raporti i OSBE/ODIHR përmend gjithashtu se mbulimi i fushatave zgjedhore dominohet nga partitë e mëdha, ndërsa lajmet “shpesh prodhohen nga vetë partitë politike dhe transmetohen nga mediat si materiale të pavarura, pa etiketim dhe pa distancë profesionale.” Në shumicën e televizioneve kombëtare, Partia Socialiste ka marrë mesatarisht mbi 50% të mbulimit, një shifër që tregon më shumë për një media të kontrolluar, sesa për një treg të lirë.
Në këtë kontekst, thirrja e Ramës në Paris për “mbrojtjen e politikanëve nga shpifjet”tingëllon ironike. Dhe ankesa e tij se “ta trajtojnë gruan tënde si kurvë”, faktet e raportuara nga institucionet ndërkombëtare tregojnë se këtë trajtim e pësojnë më së shumti profesionalisht gazetarët shqiptarë, kur kërcënohen dhe detyrohen të heshtin, në një ambjent mediatik të kapur nga qeveria.
Ndaj përkundër përpjekjeve të Edi Ramës për t’u paraqitur si viktimë e medias në Paris, në Shqipëri ai rezulton të jetë njeriu që e kontrollon fjalën në mediat më të mëdha të vendit duke i financuar me kontrata publike dhe duke i ushqyer me reklamat shtetërore. Prandaj fjalimi i tij në Paris, pavarësisht frazave të fuqishme, tingëllon më shumë si një tentativë për të krijuar idenë e politikanit të persekutuar, ndërkohë që në Shqipëri, ata që janë vërtet të persekutuar, janë gazetarët./Lapsi.al -

“Italianët janë shqiptarë me Versace”, Rama nuk kursen batutat në Paris: Meloni bëhet më e gjatë se unë kur flet
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris, një nismë e presidentit francez Emmanuel Macron. Gjatë bashkëbisedimit me moderatorin italian të panelit, Rama ka bërë disa komente me humor për kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane.
“Jeni nga një Shqipëri e madhe. Georgia Meloni do të ishte dakord. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Keni një kryeministre, një grua, siç do të thoshte Trump, të mrekullueshme. Ajo nuk është e gjatë, por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. Unë jam vetë socialist,” tha Rama.Deklaratat e Ramës erdhën në kuadër të një diskutimi më të gjerë mbi rolet politike, komunikimin dhe balancat në Evropë, gjatë punimeve të Forumit të Paqes në Paris.
/vizionplus.tv -

Rama në Paris ‘kritikon’ BE: Po humbet. Shqipëria, i vetmi vend që nuk ka shkelur një lider rus
Edi Rama
PARIS-Kryeminstri Edi Rama ndodhet në Paris ku është pritur nga presidenti vendas, Emmanuel Macron në rezidencën presidenciale Elysee për Forumin e Paqes. Në fjalën e tij teksa komentonte planin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, Rama sugjeron për Europën autonominë e saj, pasi po humbet në këtë luftë. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është i vetmi vend që prej komunizmit nuk ka pritur një lider rus.
Edi Rama: Që Putin do luftë është e qartë. Kur bëhet fjala për Ukrainën, unë përfaqësoj një vend, Shqipërinë që nuk ka marrëdhënie më Rusisë, apo ka shkallët më të ulët të raportit me Rusinë në Evropë, përfaqësoj të vetmin vend në rajon që asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur qysh prej viteve 1960. I patëm gjatë komunizmit, i patëm në formën më të keqe, nuk na merr malli për ta. Në këta 35 vite, nuk kemi pasur jo vetëm vizita të nivelit të artë, por as pararuse. Evropa po humbet atë që është kryesorja. Kur Orban përmendi fjalën armëpushim, u sulmua sikur të ishte një fjalë e pisët. Kjo fjalë u zbuluara në diplomacinë evropiane dhe çdo kush foli për të por ishte shumë vonë. Evropa duhet të ketë autonominë e saj. Unë besoj pavarësinë, por së paku autonominë, politikën e saj të jashtme, planin e paqes dhe të bëjë luftën. Unë jam më i gjati mes të gjithëve, përfaqësoj një vend shumë të vogël për të luajtur çfarëdolloj roli. Flas të llojit që mund të ndryshojë trajektoren. Si evropian që përfaqësoj një vend të vogël, unë besoj se më duhet tu dal për zot mendimeve të mija dhe vendit tim. Nëse mendimi im është i gabuar nuk vjen asnjë dëm, por nëse mendimet e tyre që nuk janë kaq të gjatë sa unë por kanë pas vende të mëdha janë gabim ,është problem i madh. Jeni nga Italia jeni nga një Shqipëri e madhe nga shumë mënyra. Italianët janë shqiptarët e veshur me Verache. Meloni do të ishte shumë dakord. Keni një kryeministre një grua të shkëlqyer, nuk është e gjatë por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. -

Vizita në Paris, kryeministri Rama pritet nga Macron për darkën zyrtare në Élysée (VIDEO)
edi dhe linda rama-emmanuel dhe brigitte macron
PARIS- Kryeministri Edi Rama është pritur mbrëmjen e sotme për një darkë zyrtare në Pallatin Élysée nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Rama ka publikuar një video nga pritja e Macron, ku siç shihet të dy liderët janë të shoqëruar nga gratë e tyre, Linda Rama dhe Brigitte Macron.
“Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron, me rastin e pjesëmarrjes në Paris Peace Forum”, shkruan Rama krahas videos.Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Francë, ku me ftesë të presidentit Macron po merr pjesë në Forumin e Paqes që po zhvillohet në Paris. Macron ka shtruar sonte një darkë për të ftuarit e tij në Forumin e Paqes. Në këtë pritje morën pjesë edhe liderë të tjerë të ftuar nga Presidenti Macron, për të diskutuar mbi bashkëpunimin global.
Më herët, kryeministri Rama ndau një tjetër video nga pjesëmarrja në Forum. Ai ishte i ftuar në disa aktivitete, mes të cilave në bashkëbisedim me Gilles Gressani Drejtor i “Le Grand Continent” me temë “Diplomacia në një botë të ndarë: Lidershipi rajonal dhe e ardhmja e multilateralizmit”.
-

Vizita në Paris, kreyministri Rama pritet nga Macron për darkën zyrtare në Élysée (VIDEO)
edi dhe linda rama-emmanuel dhe brigitte macron
PARIS- Kryeministri Edi Rama është pritur mbrëmjen e sotme për një darkë zyrtare në Pallatin Élysée nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Rama ka publikuar një video nga pritja e Macron, ku siç shihet të dy liderët janë të shoqëruar nga gratë e tyre, Linda Rama dhe Brigitte Macron.
“Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron, me rastin e pjesëmarrjes në Paris Peace Forum”, shkruan Rama krahas videos.Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Francë, ku me ftesë të presidentit Macron po merr pjesë në Forumin e Paqes që po zhvillohet në Paris. Macron ka shtruar sonte një darkë për të ftuarit e tij në Forumin e Paqes. Në këtë pritje morën pjesë edhe liderë të tjerë të ftuar nga Presidenti Macron, për të diskutuar mbi bashkëpunimin global.
Më herët, kryeministri Rama ndau një tjetër video nga pjesëmarrja në Forum. Ai ishte i ftuar në disa aktivitete, mes të cilave në bashkëbisedim me Gilles Gressani Drejtor i “Le Grand Continent” me temë “Diplomacia në një botë të ndarë: Lidershipi rajonal dhe e ardhmja e multilateralizmit”.
-

Rama vizitë në Francë: Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku po merr pjesë në punimet e Forumit të Paqes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama, teksa ka shpërndarë pamje nga aktiviteti, thotë se ka qenë i ftuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Në videon e shpërndarë, Rama shkruan: Paris – Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum.Kjo vizitë e Ramës në Francë, vjen pas asaj në Arabinë Saudite në Riad, ku u takua dhe me Princin e Kurorës.
/vizionplus.tv
-

Rama ndan pamje nga Parisi: I ftuar nga presidenti francez në Forumin e Paqes
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Paris Peace Forum, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin francez, me qëllim nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit global për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga pjesëmarrja e tij në forum, duke theksuar se ishte i ftuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Në aktivitet morën pjesë liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete nga fusha e diplomacisë, ekonomisë dhe shoqërisë civile.
Paris Peace Forum është krijuar nga Franca në vitin 2018 dhe synon të jetë një platformë ndërkombëtare për bashkëpunim shumëpalësh mbi çështje që lidhen me paqen, sigurinë, klimën dhe qeverisjen globale.
👉 Rama është parë të zhvillojë takime dypalëshe në kuadër të forumit, ndërsa pritet që gjatë qëndrimit në Paris të diskutojë edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. -

I ftuar nga Macron, Rama vizitë në Francë, ndan pamjet nga ‘Forumi i Paqes’ në Paris
edi rama ne forumin e paqes ne paris
PARIS- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, po merr pjesë në ‘Forumin e Paqes’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamjet nga forumi në kryeqytetin francez.
“Paris – Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum”, shkruan kryeministri krahas videos. -

I ftuar nga Macron, Rama vizitë Francë, ndan pamjet nga ‘Forumi i Paqes’ në Paris
edi rama ne forumin e paqes ne paris
PARIS- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, po merr pjesë në ‘Forumin e Paqes’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamjet nga forumi në kryeqytetin francez.
“Paris – Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum”, shkruan kryeministri krahas videos.