Tag: paris

  • Paris, parandalohet atentati i mundshëm, arrestohen 3 të reja të radikalizuara

    Paris, parandalohet atentati i mundshëm, arrestohen 3 të reja të radikalizuara

     

    Autoritetet franceze kanë arrestuar tre vajza të reja 18, 19 dhe 21 vjeç të dyshuara për planifikimin e një atentati në vende publike në Paris.

    Arrestimet u kryen në Lyon, Vierzon dhe Villeurbanne, vetëm pak ditë përpara përvjetorit të dhjetë të sulmeve të 13 nëntorit 2015, ku 130 persona humbën jetën në sallën e koncerteve ‘Bataclan’ dhe në zona të tjera të kryeqytetit francez.

    Sipas Prokurorisë Kombëtare Antiterroriste (PNAT), vajzat dyshohet se kishin diskutuar për mundësinë e përdorimit të armëve dhe eksplozivëve, megjithëse hetimet tregojnë se nuk kishin zgjedhur ende një objektiv konkret. Autoritetet i kanë cilësuar ato si ‘të radikalizuara’, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkallën e seriozitetit të synimeve të tyre.

    Avokatët e mbrojtjes kanë kërkuar kujdes, duke paralajmëruar kundër përfundimeve të nxituara. Sipas tyre, deklaratat e vajzave mund të kenë qenë më shumë shprehje të ‘fantazive apo ndjenjave të rebelimit’, sesa plane reale për dhunë.

     

  • Franca parandalon atentatin e mundshëm në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

    Franca parandalon atentatin e mundshëm në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

    Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një atentati ndaj vendeve publike në Paris.
    Arrestimet ndodhën pak ditë para përvjetorit të dhjetë të sulmeve të 13 nëntorit 2015 në Bataclan.
    Sipas Prokurorisë Kombëtare Antiterroriste, të rejat, të konsideruara të radikalizuara, u ndaluan në Lyon, Vierzon dhe Villeurbanne. Hetimet tregojnë se ato kishin diskutuar për përdorimin e armëve dhe eksplozivëve, megjithëse nuk kishin zgjedhur ende një objektiv konkret.
    Avokatët e tyre kërkojnë kujdes dhe paralajmërojnë kundër përfundimeve të nxituara, duke theksuar se vajzat mund të kenë shprehur fantazi, jo plane reale. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar seriozitetin e synimeve të tyre.

  • Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen tre vajza në Paris

    Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen tre vajza në Paris

    Prokurorët francezë të antiterrorizmit kanë akuzuar dhe burgosur tre vajza, të dyshuara për planifikimin e një sulmi terrorist.

    Vajzat të moshave, 18, 19 dhe 21 vjeç, u vunë zyrtarisht nën hetim dhe u lanë në paraburgim, sipas Zyrës së Prokurorit Kombëtar Antiterrorizëm të Francës.
    Sipas Le Parisien , një nga të dyshuarat, e referuar si ‘B’, kishte rreth 20,000 ndjekës në TikTok, ku dyshohet se postonte përmbajtje pro-xhihadiste.
    Hetuesit besojnë se ajo mund të ketë luajtur një rol udhëheqës në grupin me tre vajza.
    Dyshohet se vajzat kanë diskutuar për veprime të dhunshme në internet, ku kanë përmendur armë zjarri  si dhe objektiva të mundshme si një sallë koncertesh ose një bar në Paris.

    Top Channel

  • Parisi në panik! Po planifikonin sulme terroriste, arrestohen tre vajza në Francë

    Parisi në panik! Po planifikonin sulme terroriste, arrestohen tre vajza në Francë

    foto ilustruese

    PARIS- Prokurorët francezë të antiterrorizmit kanë akuzuar dhe burgosur tre gra të reja të dyshuara për planifikimin e një sulmi xhihadist – komploti i parë i dyshuar që përfshin të dyshuara femra në disa vite.
    Treshja, të gjithë rreth 20 vjeç, u vunë zyrtarisht nën hetim dhe u lanë në paraburgim në tetor, sipas Zyrës së Prokurorit Kombëtar Antiterrorizëm të Francës ( PNAT ).
    Hetimi gjyqësor, i hapur më 10 tetor, ka të bëjë me “shoqatë terroriste kriminale me qëllim kryerjen e akteve të dhunës kundër personave”, konfirmoi zyra të shtunën, duke verifikuar një raport të botuar për herë të parë nga Le Parisien.
    Një burim pranë çështjes i tha AFP-së se “një komplot u parandalua këtë vjeshtë”, duke e përshkruar atë si tentativën e parë të veprimit të dhunshëm që përfshinte gratë në njëfarë kohe.
    Sipas Le Parisien , një nga të dyshuarat – e referuar si B – kishte tërhequr rreth 20,000 ndjekës në TikTok, ku dyshohet se postonte përmbajtje pro-xhihadiste. Hetuesit besojnë se ajo mund të ketë luajtur një rol udhëheqës në grupin e vogël.
    Gratë dyshohet se kanë diskutuar për veprime të dhunshme në internet, duke përmendur armë zjarri dhe një rrip vetëvrasës, si dhe duke përmendur objektiva të mundshëm si një sallë koncertesh ose një bar në Paris.
    Policia arrestoi dy nga gratë në rajonin e Rhône dhe një tjetër në departamentin Cher, pas një sërë takimesh ballë për ballë në Lyon që ngritën dyshime.
    Arrestimet vijnë ndërsa Franca përgatitet të shënojë dhjetëvjetorin e sulmeve të nëntorit 2015 në Paris dhe Saint-Denis – një natë e koordinuar terrori që la 130 të vdekur dhe qindra të plagosur.
    Një ditë kombëtare përkujtimore për viktimat do të mbahet të enjten.

  • Bayerni, i pandalshëm edhe në Paris. Kompany: Ndeshje e vështirë, fitorja jonë ishte e merituar

    Bayerni, i pandalshëm edhe në Paris. Kompany: Ndeshje e vështirë, fitorja jonë ishte e merituar

    5 Nëntor 2025

    8:52

    Alfred Lleshi

    Bayern Munich triumfoi 2-1 ndaj PSG në një përballje dramatike të Ligës së Kampionëve, në kryeqytetin francez. Trajneri Vincent Kompany komentoi pas ndeshjes: “Më e rëndësishmja, gjë të cilën e shpresojmë, është që Hakimi të rikuperohet shpejt.
    Sot ishte një ndeshje me shumë punë dhe emocione, këto janë ndjenjat e mia pas fundit të lojës. Në fund, ia dolëm së bashku. Do të donim të kishim vazhduar në pjesën e dytë si në të parën, por ndonjëherë gjërat ndryshojnë, siç ndodhi pas kartonit të kuq”.
    Ai shtoi: “Dua që skuadra ta shijojë edhe momentin kur duhet të mbrohemi. Punojmë shumë për këtë në stërvitje, ndaj nuk u habita që e bëmë mirë. Pjesa e parë ishte shumë e kënaqshme, në të dytën duhej të luanim ndryshe. E dimë që Champions-i nuk është vendosur ende, por sot morëm tri pikë shumë të rëndësishme”.

  • Një ofertë e pazakontë në Paris: Fitoni një truall në një varrezë të famshme me një kusht

    Një ofertë e pazakontë në Paris: Fitoni një truall në një varrezë të famshme me një kusht

    Autoritetet e qytetit të kryeqytetit francez do t’u ofrojnë parisienëve mundësinë për të fituar një vend varrimi midis disa prej artistëve më të mëdhenj, siç janë këngëtari i Doors, Jim Morrison, shkrimtari Oscar Wilde dhe legjendarja Edith Piaf, të cilët janë varrosur në varrezat Père-Lachaise, Montparnasse dhe Montmartre.

    Në këto tre varreza u ofruan 10 parcela për varre, me një çmim prej 4,000 eurosh, dhe kushti është që fituesi të restaurojë së pari gurin e varrit në parcelë, u njoftua në faqen e internetit të qytetit të Parisit .

    Siç u tha nga administrata e qytetit, kjo marrëveshje përfaqëson një kompromis midis respektimit të të ndjerit dhe dhënies së mundësisë parizienëve për t’u varrosur në territorin e qytetit të tyre.

    Siç shtohet, aktualisht ka shumë pak vende varrimi në territorin e kryeqytetit, dhe varrezat janë mbushur kryesisht që nga fillimi i shekullit të 20-të.

    Qyteti shpreson se programi i ri do të ndihmojë në restaurimin e gurëve të varreve në varreza të njohura që tashmë janë bërë destinacione të njohura turistike për shkak të personazheve të famshëm që janë varrosur atje.

    Përveç Morrison, Piaf dhe Wilde, Marcel Proust dhe kompozitori polak Frederic Chopin janë varrosur gjithashtu në Pere-Lachaise, ndërsa shkrimtarët Jean-Paul Sartre, Simone de Beauvoir, Samuel Beckett dhe këngëtari Serge Gainsbourg janë varrosur në Montparnasse.

    Piktori Edgar Degas, shkrimtari Emile Zola dhe regjisori Francois Truffaut janë varrosur në varrezat e Montmartre.

    Aplikimet për një vend varrimi mund të dorëzohen vetëm nga njerëz që aktualisht jetojnë në Paris, dhe këshilli i qytetit vendosi për këtë projekt pasi shumë veta shprehën interes.

    Fituesi do të shortohet në janar të vitit të ardhshëm.

    Fituesit do të kenë shpenzime të konsiderueshme, sepse përveç restaurimit të monumentit, është edhe çmimi i qirasë së truallit për 10, 30 ose 50 vjet, i cili varion nga 976 deri në 5,260 euro.

  • Festë e madhe në Paris, shënon Dembele… por gëzimi zgjat shumë pak (video)

    Festë e madhe në Paris, shënon Dembele… por gëzimi zgjat shumë pak (video)

    4 Nëntor 2025

    21:32

    Telesport

    Ashtu siç edhe pritej, supersfida nw “Parc des Princes” mes PSG-sw dhe Bayern po dhuron spektakël. Bavarezët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 3-të. Tentativa e parë nga Michael Olise u ndal nga Lucas Chevalier, por Luis Diaz ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 22-të, Zaire-Emery kroson në zonë, Fabian Ruiz godet fluturimthi, dhe ishte Ousmane Dembele që shtyu topin në rrjetë. Festë e madhe në Paris, por që zgjati vetëm pak. Goli anullohet për pozicion jashtë loje të Dembele. Bayern vazhdon të udhëheq 0-1.
    SHIKOVIDEON
    Në supersfidën, Liverpool-Real Madrid, mungon ende goli. Në sfidat e tjera, Tottenham po udhëheq 1-0 ndaj Copenhagen me golin e Brennan Johnson, Olympiacos po fiton 1-0 ndaj PSV-së.

  • “U ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë, por u qëllua me një plumb”- Vrasja e Avni Rustemit, çfarë ndodhi me 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri

    “U ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë, por u qëllua me një plumb”- Vrasja e Avni Rustemit, çfarë ndodhi me 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri

    Muzeu Historik Kombëtar kujtoi dje në 100- vjetorin e ndarjes nga jeta, “Heroin e Popullit”, Avni Rustemin. Avni Rrustemi, emri i të cilit sot është vendosur në shenjë nderimi në shkolla dhe rrugë të ndryshme, lindi në Libohovë në një familje atdhetare.

    I ati ishte qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vazhdoi Normalen e Elbasanit dhe pastaj kolegjin e Shën Mitër Korone në Itali, kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit. Më 1910 tentoi për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane, gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke.

    Gjatë veprimtarisë së tij, më 1910, ai punoi si mësues në Libohovë, në Tragjas të Vlorës më 1913 dhe në Tepelenë e në Vlorë në vitet 1916-1918. Më 1918 me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin “Djalëria e Vlorës” dhe në krye të saj organizoi demonstratën e 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi “Lidhjen e Rinisë Shqiptare”, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris, Esat Pashë Toptanin. Gazeta e njohur franceze “Le Meiroir”, më datë 20 qershor 1920 publikoi një fotografi të panjohur deri me sot të Avni Rustemit. Në këtë foto, ai shihet i torturuar barbarisht nga policia franceze pasi kishte kryer atentat ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris. Megjithatë, Avni Rrustemi u lirua pas vetëm 6 muajve. Me rikthimin e Avni Rustemit në Shqipëri, veprimtaria e tij politike vjen duke u intensifikuar. Pikërisht, më dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri, që mori emrin federata “Atdheu”. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi.
    Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës “Atdheu”, në gusht 1922, përsëri me nismën e Avni Rustemit, më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike “Bashkimi”. Avni Rustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Daljen e vendit nga prapambetja, Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. “Pa pavarësi ekonomike, – shkruan ai, – nuk mund të ketë pavarësi politike”. Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fudullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi. Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit nga njerëz të vënë prej qeverisë së asaj kohe, atij i bëhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë, ku vdes 2 ditë më vonë pikërisht më 22 prill 1924. Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjes, që triumfoi më 10 qershor 1924.

    VEPRIMTARIA – Në mars 1908 ndërpreu mësimet në Medresenë e Janinës dhe u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit. Më pas ndoqi Shkollën Normale të Elbasanit (1909-1910) dhe kolegjin francez të Lozanës (1912-1913), ku themeloi shoqatën patriotike të studentëve shqiptarë “Burimi”. Në vitin 1914 mori pjesë në trupat vullnetare që luftuan kundër bandave të andartëve grekë. Organizoi më 28 nëntor 1918 demonstratën e popullit të Vlorës kundër trupave pushtuese italiane. Kreu kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër të Kalabrisë dhe më pas studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës (1919). Avni Rustemi, më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Toptanin.
    Në fund të vitit 1920 u kthye në Shqipëri dhe filloi menjëherë ngritjen e organizatave profesionale të arsimtarëve, duke bashkuar të gjitha shoqëritë demokratike të vendit në federatën “Atdheu” (1921). Më pas themeloi shoqërinë “Bashkimi”. Avni Rustemi vdiq pas një atentati që iu bë në Tiranë më 22 prill 1924. Në varrimin e tij në Vlorë me një pjesëmarrje të madhe të popullit u mbajtën fjalime të zjarrta nga përfaqësuesit e forcave demokratike. Kjo ngjarje afroi shpërthimin e Lëvizjes së Qershorit (1924). Shqiptarët e shohin Avni Rustemin si një hero kombëtar që luftoi për demokratizimin e Shqipërisë dhe vrau Tradhtarin Kombëtar Esat Pashë Toptani, i cili do t’ua shiste vendin fqinjëve. Avni Rustemi ka qenë objekt edhe i shumë filmave artistikë, në shumicën e tyre ai shfaqet si hero kombëtar, që vrau tradhtarin e kombit. “Dy Krisma në Paris” është një dramë e Sheri Mitës, Pëllumb Kullës me temë vrasjen e Essad Pashë Toptanit në Paris dhe gjyqin e Avni Rustemit.

    ATENTATI – Më 31 maj shkoi në Paris ku zuri një dhomë në hotelin “Prince Albert”. Ndërroi vend dy herë dhe më pas mori një banesë me qira në nr. 32 të lagjes “Montmartre”, në hotelin “Toulerie” ku hyri më 2 qershor. Kishte bërë një vizitë mjekësore për sëmundje veneriane. Më 13 qershor 1920 i bëri atentat Esat Pashës duke i shtënë dy herë pas shpine, tek po dilte nga restoranti ku po drekonte, në rr. “Castiglione”. Rustemi u rrah nga kalimtarët, shoferët dhe personeli i hotelit e çarmatosi. U mbajt në hotel deri kur mbërriti policia.

    Në gjyqin që iu bë u radhitën dëshmitë: Rustemi që kur kishte mbërritur në Paris kishte kërkuar për një dyqan armësh dhe një poligon, i kishin gjetur një shumë parash në kartëmonedha franceze e italiane – për të cilën deklaroi se ia kishte dhënë vëllai, kishte zënë me qira një shtëpi pranë hotelit ku kreu atentatin dhe hante në restorant. Më 1 dhjetor 1920 vendimi i gjykatës i jep pafajësinë, sipas burimeve të përdorura nga historiani Kastriot Dervishi, atentati ishte i shtyrë nga Aqif pashë Biçakçiu – djali i tezes dhe rivali politik i Esai Pashës – dhe paratë për ta financuar u nxorën nga fondet e Këshillit të Naltë.
    RIKTHIMI – Më 24 dhjetor u kthye në Shqipëri. Kur u kthye, u përpoq të bashkonte shoqëritë e ndryshme, kongresi i mbajtur më 25-28 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata “Atdheu” me 25 shoqëri dhe 15 katundari. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi, Tromara sekretar, Gurakuqi sekretar, Seit Qemali këshilltar e Pejani inspektor. Deputetët miratuan një ndihmë financiare për këtë federatë, të cilën e hoqën pak kohë më pas. Federata kishte qëllim depërtimin tek nëpunësit e shtetit. Nisur nga kjo, qeveria Ypi urdhëroi mbylljen e kësaj federate. Në këto kushte Rustemi më 13 tetor 1922 themeloi në Tiranë shoqërinë “Bashkimi”.

    Prej kontakteve me të dërguarit sovjetik në Romë, shoqëria qe vendosur të krijohej që kur ndodheshin në kryeqytetin italian Rustemi, Jonuz Blakçori dhe S. Gàzulli. Synimi i kësaj shoqërie ishte tërheqja e rinisë në radhët e saj dhe shkatërrimi i klasës politike në pushtet. Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 i rreshtuar si armik i Zogut dhe duke pasë bërë aleancë me Bajram Currin, kandidoi në dy zona: në prefekturën e Gjirokastrës ku kishte vendlindjen dhe në prefekturën e Kosovës. Rustemi humbi në trevën e tij dhe fitoi në atë të Kosovës falë ndërhyrjes së Bajram Currit në këto votime. Por edhe në prefekturën ku doli fitues, në dy qendra mori zero vota. Qendra e vetme që nxori fitues Rustemin, njohu forcën e çdollojshme të Bajram Currit. Veprimi i shoqërisë “Bashkimi” dhe simpatizantëve të saj ishte orvatja për vrasjen e Zogut në sallën e Kuvendit Kushtetues nëpërmjet Beqir Valterit më 23 shkurt 1924.

    Organizator i ngjarjes ishte Rustemi dhe të tjerë të implikuar ishin Sali Hidri (Hoxha), Sejfulla Malëshova, Omer Nishani etj.. Rrustemi pasi kishte marrë pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12 prill 1924, rikthehet në Tiranë më 20 prill, duke u paraqitur në Kuvend për të kërkuar leje tremujore. Kishte nisur procedurat për marrjen e një vize amerikane. Rreth orës 16-17.00 i shoqëruar nga disa miq po shkonte për të takuar në shtëpi ministrin e Arsimit, Fahri Rashit Gjilanin. Kur arritën në Varrezat e Pashës (më pas sheshi “Avni Rustemi”, Pazari i Ri), në çastin që Rustemi u ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë me Hoxhë Kadriun, u qëllua me një plumb nga mullixhiu Jusuf Reçi. Ali Këlcyra e strehoi në shtëpi, më pas e çuan në spital. Pas një qëndrimi dyditor në spital, Rustemi vdiq më 22 prill 1924 nga hemorragjia.
    VARRIMI – Opozita organizoi një varrim me efekte revolucionare të Rustemit në Vlorë. Ceremonia u bënë si në Tiranë, ashtu dhe në Vlorë. Filluan më 28 prill me ceremonitë e zhvilluara para sheshit të xhamisë së vjetër në Tiranë. Një kamion i mbuluar me të zeza barti trupin e viktimës nga Tirana për në Durrës, ku shoqëruesit hipën në vaporin “Beograd”, i cili nisi rrugën drejt Vlorës me flamujt jugosllavë e shqiptarë, për të mbërritur më 29 prill 1924.
    Sipas gazetarit Roland Qafoku, zemrën ia nxorën Avni Rustemit për ta ruajtur dhe trupin ia balsamosën për ta transportuar në Vlorë për varrim”. “Si një objekt trofe zemra e Avni Rustemit u vendos në kushte ruajtjeje në një vazo, e zhytur në një solucion që e ruante përjetësisht dhe iu dorëzua farmacistit të Vlorës Nasho Qirko, që shërbente në farmacinë numër 1 të qytetit. Për 39 vjet zemra u ekspozua në farmaci, e vetmja farmaci në Shqipëri që shërbente për dy funksione; për të blerë ilaçe, por edhe si një ekspozitë për të parë zemrën e Avni Rustemit. Pas vitit 1963 nuk ka asnjë të dhënë se ku përfundoi zemra. Ekziston një kërkesë që zemra të kthehej në vendlindjen e Avniut në Libohovë, por nuk është konfirmuar kurrë që zemra të ketë shkuar atje”, – është shprehur ai. Xhenazja u bart përsëri nga një kamion i zi për në xhaminë e qytetit, ku u bënë sërish lutjet e rastit. Vrasja e Esat Pashë Toptanit, njërës prej figurave më të stigmatizuara nga historiografia shqiptare, theksoi mundësinë e zhdukjes fizike të personazheve politike me rëndësi dhe bejlerëve në veçanti. Ndër shtresat e mesme dhe në të rinjtë përhapi idenë e shkatërrimit të kastës politike të formuar kryesisht nga bejlerët.
    Këto ide u mishëruan në formimin e shoqërisë “Atdheu” dhe shoqërisë “Bashkimi” pas saj, të cilat gjithashtu u bënë ndër provat e hershme të organizimit të një lloj “rinie fashiste shqiptare”, e cila më vonë u bë bërthama e parë komuniste me grupin komunist që shkoi në Bashkimin Sovjetik. Sipas Ali Këlcyrës, meqë opozita e kohës kishte bindjen se vrasja e Rustemit ishte vetëm një komplot qeveritar, i vendosi kusht qeverisë që brenda 48 orëve të dorëzoheshin komplotistët. Pas mosmarrjes së masave, u organizua varrimi, me anë të të cilit opozita dhe partizanët e saj intelektualë u nisën drejt Vlorës ku dhe ndenjën të tërhequr. Atje u formua një komitet revolucionar i drejtuar nga Fan Noli, prej të cilit lindi Lëvizja e qershorit.
    Eqrem bej Vlora e përshkruan te “Kujtimet” si “një nga studentët më të pasuksesshëm, të cilët tentojnë të shfryjnë me heroizma politike dëshirën e tyre për hakmarrje… me anë të një vrasjeje të pabesë i dha një fund të beftë jetës aventurore të Esatit. Ky djalosh që me këtë vrasje donte të bënte emër në Shqipëri, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat Pashës”. Pas pushtimit italian, qe ndër figurat antizogiste të cilat u nderuan nga administrata bashkëpunuese, duke iu dhënë emri sheshit ku u vra, ndërsa në Vlorë u zhvillua një ceremoni nderimi ku përmendej se ideali i tij ishte fashizmi. Nderimi i tij vijoi përgjatë regjimit komunist, ku përpos të qenit antizogist që përputhej me narrativën fashiste, shtohej edhe aspekti revolucionar kundër shtresave të pasura, duke u nderuar me titullin “Hero i Popullit”.
    © Panorama.al

  • Kate Middleton dhe Princi William fitojnë çështjen gjyqësore kundër revistës franceze “Paris Match”

    Kate Middleton dhe Princi William fitojnë çështjen gjyqësore kundër revistës franceze “Paris Match”

    Princi William dhe Kate Middleton kanë fituar një çështje gjyqësore në Francë kundër revistës “Paris Match”, pasi kjo e fundit publikoi pa leje fotografi të tyre dhe tre fëmijëve gjatë pushimeve familjare në Alpe në prill të këtij viti.
    Një gjykatë në Nanterre vendosi se revista kishte shkelur privatësinë e çiftit mbretëror dhe të drejtën e tyre mbi imazhin, duke e cilësuar publikimin “ndërhyrës dhe të pajustifikueshëm”. Në fotografi shfaqeshin Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, së bashku me prindërit e tyre gjatë pushimeve.
    Sipas vendimit, botuesit e “Paris Match” janë detyruar të publikojnë një njoftim gjyqësor në revistë dhe të mbulojnë shpenzimet ligjore të çiftit. William dhe Kate vendosën të mos kërkojnë dëmshpërblim financiar, por të theksojnë parimin e mbrojtjes së privatësisë familjare.
    Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësi i çiftit tha: “Pavarësisht detyrave publike si anëtarë të Familjes Mbretërore, Princi dhe Princesha e Uellsit dhe fëmijët e tyre kanë të drejtë për respekt dhe mbrojtje të jetës private.” Ai shtoi se çifti “nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime ligjore në të ardhmen” nëse përballet me shkelje të ngjashme.
    Kjo nuk është hera e parë që çifti përballet me mediat franceze. Në vitin 2012, ata fituan një tjetër proces kundër një botimi që publikoi foto të Kate gjatë pushimeve në jug të Francës, të cilat po ashtu u cilësuan si shkelje e rëndë e privatësisë.