Tag: paris

  • Zelensky mbërrin në Paris, presidenti ukrainas pritet nga Emmanuel Macron

    Zelensky mbërrin në Paris, presidenti ukrainas pritet nga Emmanuel Macron

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur paraditen e sotme në Pallatin Élysée, ku u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron.

    Të dy liderët pritet të zhvillojnë bisedime të rëndësishme mbi situatën në Ukrainë dhe mbështetjen e vazhdueshme franceze.
    Sipas burimeve zyrtare, axhenda ka pësuar disa ndryshime dhe deklarata për shtyp e dy presidentëve pritet të mbahet në orët e para të pasdites.
    Pas takimit në Paris, Zelensky do të udhëtojë drejt Dublinit për vizitën e tij të parë zyrtare në Irlandë.

    Top Channel

  • Zelensky do të pritet nga Emmanuel Macron në Paris të hënën

    Zelensky do të pritet nga Emmanuel Macron në Paris të hënën

    Të shtunën, Pallati Elize njoftoi se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vinte në Paris të hënën. Ai do të pritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

    Zyra e Macron tha se të dy udhëheqësit do të “diskutojnë situatën dhe kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, në vazhdimësi me diskutimet e Gjenevës, planin amerikan dhe në koordinim të ngushtë me partnerët tanë evropianë”.

    “Ne do ta mirëpresim Presidentin Zelensky në Paris të hënën për të çuar përpara negociatat”, tha Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot për shtypin vendas.

    “Paqja është e arritshme, nëse Vladimir Putini braktis shpresën e tij iluzive për të rindërtuar Perandorinë Sovjetike duke nënshtruar së pari Ukrainën”, tha ai.

    Ky njoftim vjen në një kohë kur një delegacion ukrainas po viziton Shtetet e Bashkuara për të diskutuar planin amerikan të paqes. Volodymyr Zelensky thotë se pret një raport këtë të diel.

    Negociatorët amerikanë do të vizitojnë Moskën më vonë këtë javë.

    Aleatët evropianë të Kievit janë të vendosur të luajnë një rol në bisedimet që po zhvillohen aktualisht. Takimi i fundit i koalicionit të të vullnetshëmve u mbajt të martën.

    Volodymyr Zelensky vizitoi së fundmi Francën si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje midis dy vendeve.

  • Zelensky të hënën në Paris, do të takohet me Macron për të diskutuar mbi negociatat për paqe me SHBA-në

    Zelensky të hënën në Paris, do të takohet me Macron për të diskutuar mbi negociatat për paqe me SHBA-në

    Presidenti francez Emmanuel Macron do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris të hënën, më 1 dhjetor, njoftoi sot Pallati Elysee, ndërsa një ekip negociator ukrainas u nis për në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar planin amerikan që synon t’i japë fund konfliktit me Rusinë.

    “Të dy udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamje mbi situatën dhe mbi kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, pas diskutimeve në Gjenevë dhe planit amerikan dhe konsultimeve të ngushta me partnerët tanë evropianë. Ata gjithashtu do të diskutojnë punën e bërë mbi garancitë e sigurisë brenda kornizës së koalicionit të vullnetit”, tha presidenca franceze.
    Më parë, Zelensky tha se negociatorët ukrainas ishin nisur për në Uashington për të kërkuar një “paqe dinjitoze” dhe një përfundim të shpejtë të luftës.
    Ekipi negociator tani është kryesuar nga ish-Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov pas ndryshimeve të minutës së fundit mes një skandali korrupsioni në Kiev.
    Misioni është i qartë, shkroi Zelensky në X: “Të përpunohen shpejt dhe në mënyrë thelbësore hapat e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës”.

    Top Channel

  • Grabitën Donnarumma në Paris, merren në pyetje 3 të dyshuarit dhe rikthehen në burg

    Grabitën Donnarumma në Paris, merren në pyetje 3 të dyshuarit dhe rikthehen në burg

    Tre të burgosur u morën nga burgjet pariziene të martën, 25 nëntor, nga Brigada e Luftës kundër Banditizmit (BRB) për t’u marrë në pyetje lidhur me grabitjen e dhunshme ndaj Gianluigi Donnarumma në korrik 2023, në Paris. Sipas “Le Parisien”, dy prej tyre, të njohur si “Ganito” dhe “Kiki”, janë dyshuar si urdhëruesit, të cilët planifikuan sulmin nga qelia, ndërsa i treti, Daril B, 19 vjeç, ka vepruar si roje.
    Pas 48 orësh marrjeje në pyetje, tre të dyshuarit u paraqitën para gjykatës dhe u konfirmuan në paraburgim. Gjatë grabitjes, ish-portieri i PSG-së dhe partnerja e tij u kërcënuan, u rrahën dhe u lidhën, ndërsa hajdutët morën plaçkë të vlerësuar rreth 500.000 euro, përfshirë orë, bizhuteri dhe artikuj luksoz.
    Të dyshuarit kryesorë kanë precedentë për vepra të ngjashme, ndërsa Daril B. mohon përfshirjen e tij direkte. Avokatja e tij, Roxane Best, kritikoi paraburgimin, duke theksuar se ai është tashmë në burg për krime droge dhe nuk do të lirohet para vitit 2028. Hetimi synon të identifikojë me siguri autorët kryesorë dhe mënyrën si u organizua grabitja nga brenda burgut, duke ngritur shqetësime për sigurinë e personazheve të famshëm në Paris.

  • Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

    Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

    Muzeu i statujave prej dylli Grevin në Paris zbuloi të enjten një yll të ri: Princeshën Diana me “fustanin e hakmarrjes”, atë që veshi pasi u publikuan detaje për tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj, Princit Charles.
    Muzeu Grevin në qendër të Parisit, i ngjashëm me Madame Tussauds në Londër, ka tashmë edhe statujat e  Charles-it, i cili tani është Mbreti Charles III, dhe të nënës së tij të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II.
    Por Diana kishte munguar prej kohësh, megjithë lidhjen e saj tragjike me qytetin ku humbi jetën në një aksident automobilistik në gusht të vitit 1997.
    Ajo ekspozohet duke veshur një kopje të fustanit të zi të krijuar nga stilistja Christina Stambolian, të cilin Diana e mbante gjatë një paraqitjeje publike në vitin 1994, mes interesimit të madh mediatik rreth prishjes së martesës me Charles-in.
    Ajo doli me fustanin e mrekullueshëm në të njëjtën ditë kur u transmetua një intervistë në të cilën Charles pranoi se kishte qenë jobesnik.

  • PSG dhe Kylian Mbappe përballen në gjyq; sulmuesi kërkon mbi 240 milionë euro dëmshpërblimi

    PSG dhe Kylian Mbappe përballen në gjyq; sulmuesi kërkon mbi 240 milionë euro dëmshpërblimi

    Paris Saint Germain dhe Kylian Mbappe nisën përballjen e tyre në gjyq. Këtë të hënë nisi procesi me seancën e zhvilluar në Gjykatën e Punës, një proces që parashikohet të jetë i gjatë me një betejë ligjore mes palëve.
    Në qendër të këtij procesi është pikërisht ndarja e klubit dhe futbollistit në verën e vitit 2024. Avokatët e Mbappe kërkuan mbi 240 milionë euro dëmshpërblim, ndërsa ata të klubit i kërkojnë futbollistit 180 milionë euro. Drejtësia sportive në dy shkallë të saj vendosi në favor të Mbappe, por vetëm vendimi i Gjykatës do të jetë ai që do të jetë i vlefshëm
    Sipas përfaqësuesve të Mbappe, gjithcka nisi në pranverën e vitit 2022 kur francezi rinovoi me PSG deru në 2024 me opsion zgjatjen e saj deri në 2025. Pikërisht është ky opsion edhe ‘molla e sherrit’ duke qenë se futbollisti këmbëngul se ishte i lirë që të mos e aktivonte atë dhe se klubi i kishte bërë shumë presione duke nisur që nga 2023 për të nënshkruar  duke arritur deri aty sa e kërcënoi se nuk do ta aktivizonte gjatë gjithë sezonit 2023/24, sezoni që ishte edhe i fundit i tij në Paris.
    Ndërsa avokatët e Paris Saint Germain shpjeguan se objektivi i rinovimit ishte që Mbappe të mos largohej nga skuadra me parametra zero dhe që një shitje e mundshme të realizohej o në verën e 2023 ose ne 2024 pasi të ishte nënshkruar rinovimi deri në 2025
    Sipas avokatëve të klubit, Mbappe ua njoftoi dëshirën për të mos rinovuar në verën e 2023, por e ka bërë me një letër me datën e një viti më parë që tregon se e kishte marrë prej kohësh vendimin e tij për të lënë Paris Saint Germain. Në këtë pikë, sulmuesi u la jashtë skuadre në pritje të largimit, por më pas u rikthye në skuadër pas një sërë tratativash. Marrëveshja që duket se ishte vetëm verbale parashikonte ok e mosrinovimit të kontratës, por edhe për heqjen dorë nga 79 milionë eurot nga ana e futbollistit. Ndërkohë, në atë moment Mbappe hequr dorë edhe një megaofertë nga Al Hilal, një operacion prej rreth 300 milionë euro. Kjo mungesë të ardhuash është baza e pretendimeve të klubit kundrejt ish futbollistit të tij.
    Por Paris Saint Germain ka edhe një cështje tjetër; atë Kheira Hamraui, ish futbollistja e kësaj skuadre që në 2021 ishte viktimë e një agresioni për të cilën në fillim u arrestua shoqja e saj Aminata Diallo. Avokatët e Hamraoui kërkojnë dëmshpërblim për sjellje prepotente ndaj futbollistes në muajt në vijim pas incidentit, ndërsa Paris Saint Germain këmbëngul në qëndrimin e tij se gjithnjë e ka mbrojtur futbollisten dhe e konsisderon të pabazë cdo pretendim për dëmshpërblim. Verdikti do të jepet në 16 dhjetor

  • Paris Hilton reagon ndaj pretendimeve të reja që e lidhin me Ghislaine Maxwell dhe Jeffrey Epstein

    Paris Hilton reagon ndaj pretendimeve të reja që e lidhin me Ghislaine Maxwell dhe Jeffrey Epstein

    Paris Hilton ka reaguar publikisht pas deklaratave të një miku të dikurshëm të Ghislaine Maxwell, i cili pretendon se trashëgimtarja amerikane ishte përzgjedhur për t’i prezantuar Jeffrey Epstein, në kohën kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe. Sot, Hilton është 44 vjeç dhe thotë se nuk e mban mend të ketë pasur ndonjëherë kontakt apo takim me Maxwell, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të ekzagjeruara.
    Në një intervistë të dhënë së fundmi, Hilton u shpreh se historitë e këtij lloji shpesh përdorin emrin e saj për efekt sensacionesh mediatike. “Jam një emër i lehtë për t’u përdorur si ‘joshje’ për klikime,” deklaroi ajo, duke lënë të kuptohet se komentet e fundit nuk i sheh si të bazuara në realitet, por si pjesë të ciklit të zakonshëm të spekulimeve që e kanë shoqëruar për vite me radhë.
    Pretendimet u rikthyen në qendër të vëmendjes pas deklaratave të Christopher Mason, i cili ka sugjeruar se Maxwell e kishte vënë re Hiltonin në një festë në fillim të viteve 2000 dhe e konsideronte “të përshtatshme për Epstein”. Ai përmendi madje edhe foto të tyre në të njëjtin event, megjithëse Hilton mohon kategorikisht çdo njohje.
    Në atë periudhë, Paris Hilton sapo kishte nisur të hidhte hapat e parë drejt famës ndërkombëtare, duke punuar me agjencinë e modelimit të Donald Trump dhe duke u shfaqur në një sërë eventesh të modës në New York. Për Hilton, rikthimi i kësaj historie është thjesht një tjetër shembull i mënyrës se si mediat përdorin imazhin e saj për të krijuar narrativat më të nxehta të momentit.

  • Kur në Paris mësohej gjuha shqipe

    Kur në Paris mësohej gjuha shqipe

    “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të premten e 31 marsit 1939, në faqen n°4, një shkrim në lidhje çeljen e një kursi të gjuhës shqipe në Paris, që, Aurenc Bebja e sjell për publikun shqiptar:

    Shoqëria për mësimin e gjuhëve të huaja në Francë

    “Shoqata për përhapjen e gjuhëve të huaja në Francë njofton çeljen e një kursi në gjuhën shqipe, i cili na duket interesant ta lajmërojmë jo vetëm për gjuhëtarët, por edhe për turistët që duan të shkojnë me pushime gjatë brigjeve të Adriatikut dhe kështu mund të përfitojnë nga njohja, madje edhe minimale e kësaj gjuhe, për të shkëmbyer me popullatën shqiptare.

    Regjistrimi bëhet në sekretariatin e Shoqërisë – Hôtel des Sociétés savantes, 28 rue Serpente, Paris.”

    ObserverKult

    LEXO EDHE:

    Çka shkruante shtypi francez për Mit’hat Frashërin më 1909?

  • Paris Jackson tregon pasojat e abuzimit me drogë: Kam një vrimë në mes të hundës

    Paris Jackson tregon pasojat e abuzimit me drogë: Kam një vrimë në mes të hundës

    Paris Jackson, vajza 27-vjeçare e Michael Jackson, ka zbuluar një nga pasojat serioze që i ka lënë abuzimi me drogë, duke treguar se ka një vrimë në mes të hundës.
    Në një video të fundit në rrjetet sociale, Paris shpjegoi se kishte zhvilluar një septum të shpuar, një gjendje që shkakton fishkëllimë gjatë frymëmarrjes. “E kuptova që nuk e kisha trajtuar kurrë dhe ndonjëherë mund të jetë shumë e dukshme”, tha Paris, duke treguar gjendjen e saj përmes dritës së telefonit celular, raporton DailyMail.
    Ajo sqaroi se problemi i kishte ardhur nga përdorimi i drogës, që kishte nisur rreth moshës 20-vjeçare dhe kishte vuajtur prej shtatë vitesh. Ekspertët thonë se një septum i shpuar mund të shkaktohet nga kokaina, lëndime, infeksione ose sëmundje të tjera, dhe në disa raste kërkohet trajtim kirurgjikal ose medikamentesh për të parandaluar komplikime.
    Drejt fundit të videos, Paris bëri një paralajmërim të qartë për ndjekësit: “Mos përdorni drogë, fëmijë”. Megjithatë, ajo shtoi se secili duhet të përjetojë jetën sipas rrugës së vet: “Nuk do t’i them askujt çfarë të bëjë.”
    Ky rrëfim i Paris Jackson rikujton rreziqet serioze që lidhen me përdorimin e drogës dhe pasojat që mund të jenë fizike dhe të dukshme, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit e saj dhe publikun.