Tag: paris

  • Deklarata e fortë e SHBA: Do tërhiqemi nga përpjekjet për marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

    Deklarata e fortë e SHBA: Do tërhiqemi nga përpjekjet për marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

    Presidenti amerikan Donald Trump do të tërhiqet nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës brenda disa ditësh, nëse nuk ka shenja të qarta se një marrëveshje mund të arrihet, tha të premten Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

    “Nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë dhe muaj me radhë. Prandaj duhet të përcaktojmë shumë shpejt, dhe kur them shpejt, e kam fjalën për disa ditë, nëse kjo është e realizueshme në javët e ardhshme,” tha Rubio në Paris pas takimeve me liderë evropianë dhe ukrainas.
    “Presidenti ndjen shumë fort për këtë çështje. Ai i ka kushtuar shumë kohë dhe energji … kjo është e rëndësishme, por ka edhe shumë gjëra të tjera me rëndësi të madhe që meritojnë po aq, në mos më shumë vëmendje.”
    Paralajmërimi i Rubios erdhi në një kohë kur ka shenja përparimi në bisedimet SHBA–Ukrainë.
    Trump tha të enjten se priste të nënshkruante një marrëveshje me Kievin javën e ardhshme që do t’i jepte SHBA-ve akses në mineralet e Ukrainës. Një përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet në shkurt dështoi pas përplasjes së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy me Trumpin dhe Zëvendëspresidentin JD Vance në Zyrën Ovale.
    Pas bisedimeve në Paris të enjten – të parat bisedime të nivelit të lartë dhe ballë për ballë mbi përpjekjet e paqes së Trump që përfshinin fuqitë evropiane – Rubio tha se një kornizë paqeje amerikane u prit me “reaksion inkurajues”. Zyra e Zelenskiyt i quajti bisedimet konstruktive dhe pozitive.
    Komentet e Rubios të premten nënvizojnë zhgënjimet në rritje në Shtëpinë e Bardhë për mungesën e përparimit në përpjekjet për të zgjidhur një listë në rritje sfidash gjeopolitike.
    Trump premtoi gjatë fushatës elektorale se do ta përfundonte luftën në Ukrainë brenda 24 orëve të para në Shtëpinë e Bardhë. Ai e zbuti këtë premtim pasi mori detyrën, duke sugjeruar një marrëveshje deri në prill ose maj, ndërsa pengesat u shtuan.
    Rubio tha se kishte folur me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov pas bisedimeve në Paris dhe i kishte thënë se ato kishin qenë konstruktive, si dhe e kishte informuar për “disa nga elementët e” kornizës së paqes amerikane.
    Rubio tha se çështja e garancive të sigurisë nga SHBA si pjesë e çdo marrëveshjeje u diskutua në bisedimet në Paris, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ai tha se garancitë e sigurisë janë një çështje “që mund ta zgjidhim në një mënyrë që është e pranueshme për të gjithë,” por “kemi sfida më të mëdha që duhet të kuptojmë, nëse është edhe e mundur të zgjidhen në afat të shkurtër.”
    Ai tha se ishte e qartë që një marrëveshje paqeje do të ishte e vështirë për t’u arritur, por duhej të kishte shenja që mund të bëhej shpejt. “Nuk ka askush që thotë se kjo mund të bëhet për 12 orë. Por duam të shohim se sa larg janë palët dhe nëse ato dallime mund të ngushtohen, nëse është edhe e mundur të ketë përparim brenda periudhës që kemi në mendje,” tha ai. As presidenca franceze dhe as ministria e jashtme nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

    Top Channel

  • Macron: Bisedimet në Paris janë mundësi për “konvergjencë” të përpjekjeve për paqe në Ukrainë

    Macron: Bisedimet në Paris janë mundësi për “konvergjencë” të përpjekjeve për paqe në Ukrainë

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten se një takim në Paris me zyrtarë të lartë nga vendet kryesore evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina, është “mundësi shumë e rëndësishme për konvergjencë”.Takimi i së enjtes vjen disa ditë pas bisedimeve të drejtpërdrejta midis Uashingtonit dhe Moskës, të cilat synojnë t’i japin fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
    Lufta në Ukrainë, të cilën Moska e nisi më 2022, është më e madhja në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.“Mendoj se të gjithë duan paqe, sigurisht, madje paqe të fortë dhe të qëndrueshme”, tha Macron në fillim të bisedimeve disaorëshe.
    Kjo është hera e parë që zhvillohen takime ballë për ballë midis liderëve të lartë evropianë dhe ukrainas dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, pas takimit të tij më të fundit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, javën e kaluar.

  • Liderë të lartë ukrainas, evropianë dhe amerikanë takohen në Paris

    Liderë të lartë ukrainas, evropianë dhe amerikanë takohen në Paris

    Zyrtarë të lartë nga vende të rëndësishme evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë mbledhur në Paris, disa ditë pas bisedimeve të drejtpërdrejta midis Uashingtonit dhe Moskës, të cilat synojnë t’i japin fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.Lufta në Ukrainë, të cilën Moska e nisi më 2022, është më e madhja në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
    Kjo është hera e parë që do të zhvillohen takime ballë për ballë midis liderëve të lartë evropianë dhe ukrainas dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, pas takimit të tij më të fundit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, javën e kaluar.Moska nuk ka pranuar ta nënshkruajë një marrëveshje të gjerë armëpushimi, e cila u propozua nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ukraina e ka pranuar atë tashmë.
    Rusia ka thënë se çdo marrëveshje është e kushtëzuar me ndalimin e përpjekjeve për mobilizim nga Kievi, si dhe me ndërprerjen e furnizimit të Ukrainës me armë nga Perëndimi. Këto kërkesa janë hedhur poshtë nga Ukraina.
    Megjithatë, Witkoff tha së fundmi për Fox News se beson që një marrëveshje për paqe është “duke ndodhur”.
    Ai tha se ka dëgjuar “cilat janë kërkesat e Putinit për një paqe të përhershme këtu”, duke shtuar se bëhej fjalë “për të ashtuquajturat pesë territore”. Kjo i referohet pjesëve të Ukrainës të pushtuara pjesërisht nga Rusia.
    Derisa bisedimet filluan, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se teksa Uashingtoni po punon për paqen, “nga evropianët ne shohim një përqendrim në vazhdimin e luftës”.
    Ndërkohë, Rusia nuk i ka ndalur sulmet vdekjeprurëse me raketa mbi qytetet ukrainase ditët e fundit. Më 16 prill, një sulm me dronë rusë në qytetin Dnipro vrau të paktën pesë njerëz.
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje pjesëmarrësve në bisedimet në Paris që të ushtrojnë trysni ndaj Rusisë për ta pranuar armëpushimin.
    “Rusia e përdor çdo ditë dhe çdo natë për të vrarë. Ne duhet të ushtrojmë trysni mbi vrasësit… për ta përfunduar këtë luftë dhe për të garantuar paqe të qëndrueshme”, tha Zelensky në një postim në Telegram.
    Përveç Witkoffit, në bisedime do të marrin pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe i dërguari i presidentit ukrainas, Andriy Yermak.
    Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Britanisë, Jonathan Powell, dhe Jens Ploetner, këshilltar i lartë i kancelarit gjerman Olaf Scholz, mbajtën takim paraprakisht me Witkoffin në Pallatin Elize.
    Para bisedimeve në Paris, analisti politik Anton Penkovsky tha për Current Time të Radios Evropa e Lirë se nuk priste vendime të mëdha.
    “Mendoj se mund të presim disa çështje teknike, disa vendime lidhur me armëpushimet 30-ditor, që janë shpallur tashmë dhe që lidhen me Detin e Zi dhe infrastrukturën energjetike, të cilat nuk janë respektuar. Mendoj se mund të kemi lajme për zgjatjen e tyre”, tha ai.
    Në prag të mbërritjes së Rubios të enjten, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se qëllimi i bisedimeve ishte “ta çojnë përpara synimin e presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për të ndalur gjakderdhjen”.
    Yermak shkroi, pasi mbërriti në Paris: “po punojmë për çështje të rëndësishme për sigurinë e Ukrainës dhe të gjithë Evropës”.
    Ndërsa Uashingtoni është përpjekur t’i shtyjë përpara bisedimet për armëpushim midis Kievit dhe Moskës, vendet evropiane janë fokusuar në mbështetjen e Ukrainës dhe në planifikimin e një misioni të mundshëm ushtarak për ta forcuar çfarëdo marrëveshje armëpushimi./REL

  • Lufta Ukrainë-Rusi, Serketari amerikan i shtetit dhe i dërguari i posaçëm i Trump në Paris për negociata

    Lufta Ukrainë-Rusi, Serketari amerikan i shtetit dhe i dërguari i posaçëm i Trump në Paris për negociata

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, së bashku me Steve Witkoff, të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump, do të udhëtojnë sot në Paris për bisedime mbi luftën në Ukrainë, siç njoftoi Departamenti i Shtetit.

    Rubio dhe Witkoff do të kenë “biseda me homologët e tyre evropianë për të çuar përpara qëllimin e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë dhe përfundimin e robërisë”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit.
    Udhëtimi vjen pas një sulmi vdekjeprurës rus të dielën në Sumy, në Ukrainën verilindore, që vrau të paktën 35 civilë, duke theksuar luftën vdekjeprurëse në vazhdim.
    Edhe pse ai kishte thënë se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda një dite pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, negociatat e Trump për një armëpushim të përgjithshëm në Ukrainë nuk kanë dhënë deri tani asnjë rezultat.
    Witkoff tha të hënën, tre ditë pas takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin, se bisedimet për një zgjidhje paqësore janë “në prag” të përparimit. Bisedimet në Paris për çështjen e Ukrainës po zhvillohen në mes të negociatave amerikano-iraniane për programin bërthamor iranian.

    Top Channel

  • Marquinhos vlerëson shokun e skuadrës: Ishte ai që na kualifikoi në gjysmëfinalet e Champions

    Marquinhos vlerëson shokun e skuadrës: Ishte ai që na kualifikoi në gjysmëfinalet e Champions

    16 Prill 2025

    9:30

    Telesport

    Paris Saint-Germain është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Champions League edhe pse humbi 2-3 ndaj Aston Villa në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve. Një humbje që nuk pengoi kampionët e Francës të avancojnë, pasi kishin fituar 3-1 në Paris.
    Kapiteni Marquinhos komentoi rezultatin e ndeshjes dhe kualifikimin për në gjysmëfinale: “Kam kaluar periudha të vështira ndaj po e shijoj këtë moment. Ky ekip po tregon vlera”.
    “Kjo është një skuadër e cila po rritet, por ka gjithmonë diçka për të punuar dhe për t’u përmirësuar. Kemi një trajner kërkues. Do të analizojmë gabimet që kemi bërë për t’i korrigjuar në funksion të gjysmëfinales”, tha Marquinhos.
    Ai nuk u kurseu lëvdatat për portierin Donnarumma: “Ekipet fitojnë edhe sepose kanë portierë që shpëtojnë skuadrën në momentet kyçe. Gigi po bëhet gjithnjë e më i vlefshëm mes shtyllave. Ne vërtet kemi nevojë për një portier të madh dhe ai po e dëshmon vlerën e tij”.

  • Paris/ Djegia e pikës së mbetjeve vë në alarm mjekët për ndotjen

    Paris/ Djegia e pikës së mbetjeve vë në alarm mjekët për ndotjen

    Zjarri i rënë në një pikë grumbullimi mbetjesh vuri në alarm autoritetet shëndetësore në Paris. Banorëve u kërkuan të mos hapin dyer e dritare edhe se autoritetet thanë se niveli i ndotjes është brenda normave. Në të kundërt me ta mjekët ngritën shqetësimin për pasojat që shkaktojnë grimcat

    Mbrëmja e së hënës dhe deri në orët e para të kësaj të marte një pjesë e parisit u pushtua nga tymi i shkakruar nga djeia e një pike të madhe grumbullimi dhe trajtimi të mbetjeve. Nga pamjet shihet përmasat e zjarrit ndërsa për vënien nën kontroll u angazhuan mbi 100 zjarrëfikës.
    Prefektura e policisë së Parisit u bëri thirrje banorëve të zonës përreth që të qëndrojnë brenda, të mbajnë dritaret mbyllur dhe të kërkojnë ndihmë në rast të vështirësive në frymëmarrje. Megjithatë, mëngjesin e së martës, këto masa paraprake u hoqën, pasi analizat e para nuk zbuluan prani të niveleve të larta toksiciteti.

    Ministrja e Tranzicionit Ekologjik, deklaroi se sipas matjeve të kryera, tymi nuk përmban substanca toksike. Por mjekët paralajmërojnë se përbërja e tymit nga mbetjet e djegura – plastikë, metale, substanca organike dhe kimike – mund të përmbajë grimca të dëmshme si monoksidi i karbonit, dioxina dhe metale të rënda, veçanërisht të rrezikshme për personat me sëmundje të frymëmarrjes.

    Sipas Airparif, niveli i ndotjes së ajrit në rajonin e Île-de-France mbetet nën kufijtë e rekomanduar dhe kushtet atmosferike ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve. Megjithatë, cilësia e ajrit pritet të jetë mesatare deri e përkeqësuar, me ozonin si ndotës kryesor.
    Kryetari i bashkisë shprehu shqetësimin se tymi dhe erërat e rënda janë ende shumë të ndjeshme në zonë. Ai kërkoi zgjerimin e matjeve të ajrit edhe në zonat përreth, përfshirë komunat e Hauts-de-Seine.

  • Tubimi në mbështetje të Marine Le Pen organizohet në Paris në një klimë tensioni politik

    Tubimi në mbështetje të Marine Le Pen organizohet në Paris në një klimë tensioni politik

    Dy vjet para zgjedhjeve presidenciale në Francë, e djathta ekstreme organizon sot një tubim në Paris në mbështetje të lideres së saj Marine Le Pen, e cila u dënua me heqje të të drejtave politike, në një atmosferë të tensionuar me demonstrata që priten në kryeqytetin francez.

    Dënimi i rëndë i shkallës së parë të Le Pen në një rast shpërdorimi të fondeve evropiane dhe mundësia serioze që ajo nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2027, pasi gjykata e skualifikoi atë si kandidate për pesë vjet, kanë rritur tensionet në Francë.
    Gjykata e Apelit në Paris ka afat deri në verën e vitit 2026 për të vendosur për fatin e Le Pen, tre herë kandidate presidenciale e cila konsiderohet si favorit për vitin 2027.
    Kryeministri francez i qendrës, Francois Bairou i tha gazetës Le Parisien se nuk është “as e arsyeshme dhe as e dëshirueshme” të organizohet një tubim proteste kundër një vendimi gjyqësor.
    Nga ana e tij, krahu i djathtë Xavier Bertrand, president i këshillit rajonal të Au-de-France ku zgjidhet Le Pen, shprehu shqetësimin se tubimi i sotëm do të ishte “një përsëritje e keqe e Kapitolit”.
    Le Pen mbështetet edhe nga liderë nga jashtë. Presidenti i SHBA Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij Jay Dee Vance kanë denoncuar një “gjueti shtrigash” të kryer nga liderët evropianë “të majtë”.

    Top Channel

  • Euroleague: Ballkanasit komandojnë renditjen, betejë e fortë për një vend në play off

    Euroleague: Ballkanasit komandojnë renditjen, betejë e fortë për një vend në play off

    Janë luajtur ndeshjet e raundit të 33-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj. Olympiacos, që kryeson renditjen, Fenerbahce e Panathinaikos, janë të vetmet skuadra që kanë siguruar kualifikimin.
    Direkt në fazën play off shkojnë edhe ekipet e kualifikuara në vendet 4-6, ku aktualisht janë Monaco, Anadolu Efes e Real Madrid. Ajo që bie në sy është ngjitja e menjëhershme në renditje e “los blancos”, që fituan 105-104 ndaj Paris Basketball.
    Ekipet e renditura në vendet 7-10, ku aktualisht janë Bayern Munich, Barcelona, Crvena Zvezda e Paris Basketball, luajnë në play out, për dy vende në cerekfinale. Gjithcka do të vendoset mesjavën e ardhshme, në takimet e javës së fundit.
    Euroleague-Raundi i 33-të
    Fenerbahce – Barcelona, 75-83
    Zalgiris Kaunas – Partizan Beograd, 70-66
    Monaco – Panathinaikos, 76-88
    Maccabi Tel Aviv – Bayern Munich, 93-90
    Real Madrid – Paris Basketball, 105-104
    Crvena Zvezda – Anadolu Efes, 96-97
    Alba Berlin – Olympiacos, 92-100
    Virtus Bologna – Armani Milano, 90-70
    Baskonia Gasteiz –Villeurbanne, 111-75

  • Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?

    Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?

    Nga Aurenc Bebja Revista rumune “Oglinda Lumii” ka botuar, me 9 janar 1932, në faqen n°192, një ndodhi të veçantë për Aleksandër Moisiun në Gare du Nord, në Paris.
    Si e humbi adresën Moisiu

    Burimi : Oglinda Lumii, 9 janar 1932, f.192
     Pak muaj më parë, Moisiu erdhi në Paris për të kaluar dy-tre ditë dhe qëndroi në një hotel shumë modest pranë Gare de Nord. Pasi la valixhet në dhomën e tij, aktori i madh doli në qytet për të blerë dy-tri gjëra.Në mesnatë, duke u kthyer në shtëpi dhe duke mbërritur në Gare de Nord, Moisiu vuri re se kishte harruar të shkruante emrin dhe adresën e hotelit.
    Kulmi i fatkeqësisë : hotelet, shumë të shumtë në këtë lagje, i ngjajnë të gjithë njëri-tjetrit. Më në fund, pas një shëtitjeje të gjatë, Moisiu vuri re një, hyrja e të cilit dukej e njohur.
    — Zotëri, nuk e di, a banoj këtu ? — pyeti ai derëtarin (rojen) me sinqeritet.
    — Jam i lodhur nga shakatë në këtë orë ? — u përgjigj ai me inat dhe përplasi derën.
    Moisiu provoi fatin më pas në hotelin fqinj.
    — A jeton këtu zoti Moisi ? — pyeti ai me ndrojtje.
    Si përgjigje, portieri e mori me forcë në krahë, e futi në ashensor dhe në katin e dytë ia besoi shërbëtorit :
    — Vendoseni në shtrat menjëherë; Është krejtësisht i dehur.
    https://www.darsiani.com/la-gazette/oglinda-lumii-1932-cfare-i-ndodhi-aleksander-moisiut-ne-gare-du-nord-ne-paris/

  • Liderët e Bashkimit Evropian mblidhen në Paris, konfirmojnë mbështetjen për Ukrainën: Nuk i heqim sanksionet ndaj Rusisë

    Liderët e Bashkimit Evropian mblidhen në Paris, konfirmojnë mbështetjen për Ukrainën: Nuk i heqim sanksionet ndaj Rusisë

    Pamje nga takimi

    PARIS- Liderët e Bashkimit Evropian zhvilluan samitin e radhës në Paris, ku i pranishëm ishte edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Gjtë takimit ata përjashtuan mundësinë e heqjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe në vend të kësaj ranë dakord t’i forcojnë ato për të rritur presionin ndaj Moskës.
    Samiti zgjati tre orë dhe synonte të formulonte garancitë e sigurisë për Kievin, duke përfshirë vendosjen e mundshme të forcave ushtarake evropiane në kontekstin e një marrëveshjeje paqeje që mund të arrihet në të ardhmen.
    “Rusia nuk dëshiron asnjë lloj paqeje”, theksoi Zelenskyy sot në përfundim të samitit të aleatëve të Kievit në Paris dhe paralajmëroi se heqja e sanksioneve tani do të ishte një fatkeqësi për diplomacinë.
    Aleatët e Ukrainës ranë dakord se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe forcat e saj ushtarake dhe se tani nuk është koha për të hequr sanksionet kundër Moskës, tha presidenti francez Emmanuel Macron.
    Kryeministri britanik Keir Starmer gjithashtu deklaroi pas përfundimit të samitit se tani nuk është koha për të hequr sanksionet kundër Rusisë.
    “Është absolutisht e qartë se Rusia po përpiqet të vonojë, po luan lojëra dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë”, tha kryeministri britanik së bashku me Volodymyr Zelenskyyn./ZËRI