Tag: paris

  • Fitorja e PSG, tifozët i vënë “flakën” Parisit! 5 viktima dhe mbi 130 të arrestuar

    Fitorja e PSG, tifozët i vënë “flakën” Parisit! 5 viktima dhe mbi 130 të arrestuar

    PAMJE NGA NGJARJA

    FRANCË- Festimet në Paris për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve patën një fund tragjik. Gëzimi në rrugët e Parisit u kthye shpejt në kaos me viktima, të plagosur dhe arrestime.  
    Një 17-vjeçar u vra me thikë, dhjetëra të tjerë u plagosën, dyqanet u plaçkitën, makinat u dogjën dhe qindra njerëz u arrestuan në përleshjet me policinë. Situata shqetësuese u raportua edhe në jug të Francës, ku një makinë u përplas me një turmë tifozësh dhe vrau katër këmbësorë, sipas Le Parisien.
    Një dyqan këpucësh u vu në shënjestër të sulmuesve që hodhën raketa dhe sende drejt qepenave, të njëjtin fat pësoi edhe një dyqan tjetër, që i përkiste një rrjeti të njohur mobiljesh. Një makinë u dogj, policia u përpoq të përmbante trazirat duke përdorur gaz lotsjellës.
    Në Pau, një qytet në Pirenej, rreth pesëdhjetë persona shkatërruan një autobus dhe një vitrinë dyqani. Në Paris, një vajzë mbeti e plagosur në Place de la Bastille pasi u rrëzua mbi barriera metalike përreth kolonës. Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, dënoi dhunën dhe autorët e saj duke i quajtur “barbarë”, duke theksuar se ata po shkatërrojnë gëzimin e tifozëve të vërtetë të PSG-së që festojnë në mënyrë paqësore./ZËRI

  • PSG çoi trofeun e Champions në shtëpi, por Parisi shndërrohet në “arenë lufte”! Prangosen rreth 300 persona

    PSG çoi trofeun e Champions në shtëpi, por Parisi shndërrohet në “arenë lufte”! Prangosen rreth 300 persona

    Fitorja e Champions League nga Paris Saint Germain duket se ka entusiazmuar së tepërmi fansat në Francë, pasi krijuan disa trazira në kryeqytet, duke pasuar kështu dhe në qindra arrestime.
    Të paktën 294 arrestime u shënuan në Paris.
    Trazirat e para u regjistruan që pas golit të parë nga PSG kundër Inter, duke hedhur flakëdanë e fishekzjarre. Pasimi në golat pasardhëse rriti e më shumë “adrenalinën” e parisienëve, duke vijuar me trazirat përgjatë festimeve e pas përfundimit të ndeshjes.
    Paris Saint-Germain është fituesje e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finalen me rezultatin e thellë prej 5-0. Kjo është hera e parë në histori që francezët fitojnë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh.

  • Video/ PSG solli trofeun në shtëpi! ‘Arenë lufte’ në Paris, në pranga 294 persona

    Video/ PSG solli trofeun në shtëpi! ‘Arenë lufte’ në Paris, në pranga 294 persona

    Pasi PSG fitoi finalen e Ligës së Kampioneve, kjo gjë ka entusiazmuar së tepërmi fansat në Francë, pasi krijuan disa trazira në kryeqytet, duke pasuar kështu dhe në qindra arrestime. Raportohet për të paktën 294 arrestime në Paris.
    Trazirat e para u regjistruan që pas golit të parë nga PSG kundër Inter, duke hedhur flakëdanë e fishekzjarre. Pasimi në golat pasardhëse rriti e më shumë “adrenalinën” e parisienëve, duke vijuar me trazirat përgjatë festimeve e pas përfundimit të ndeshjes.
    Paris Saint-Germain është fituesje e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finalen me rezultatin e thellë prej 5-0. Kjo është hera e parë në histori që francezët fitojnë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh.

  • Video/PSG solli trofeun në shtëpi!‘Arenë lufte’ në Paris, pranga rreth 300 persona

    Video/PSG solli trofeun në shtëpi!‘Arenë lufte’ në Paris, pranga rreth 300 persona

    Pasi PSG fitoi finalen e Ligës së Kampioneve, kjo gjë ka entusiazmuar së tepërmi fansat në Francë, pasi krijuan disa trazira në kryeqytet, duke pasuar kështu dhe në qindra arrestime. Raportohet për të paktën 294 arrestime në Paris.
    Trazirat e para u regjistruan që pas golit të parë nga PSG kundër Inter, duke hedhur flakëdanë e fishekzjarre. Pasimi në golat pasardhëse rriti e më shumë “adrenalinën” e parisienëve, duke vijuar me trazirat përgjatë festimeve e pas përfundimit të ndeshjes.
    Paris Saint-Germain është fituesje e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finalen me rezultatin e thellë prej 5-0. Kjo është hera e parë në histori që francezët fitojnë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh.

  • PSG fiton Champions-in, por festimet “e çmendura” në Paris shoqërohen me 300 arrestime dhe trazira

    PSG fiton Champions-in, por festimet “e çmendura” në Paris shoqërohen me 300 arrestime dhe trazira

    Festa historike e Paris Saint-Germain për fitoren e tyre të parë në Ligën e Kampionëve të shtunën u njollos nga afër 300 arrestime, pasi mijëra tifozë mbushën rrugët e Parisit. Shumica e arrestimeve lidhen me mbajtjen e fishekzjarrëve dhe prishje të rendit publik pranë bulevardit Champs-Élysées dhe stadiumit Parc des Princes, pas fitores së thellë 5-0 ndaj Inter në Mynih.

    Ndërkohë që shumica festonin në mënyrë paqësore, policia përdori topa uji për të ndaluar turmat që të arrinin në monumentin Arc de Triomphe. “Personat problematikë në Champs-Élysées kërkonin të krijonin incidente dhe u përplasën disa herë me policinë duke hedhur fishekzjarre dhe sende të tjera,” tha policia në një deklaratë.

    Champs de bataille sur les Champs-Élysées, plusieurs blessés, un enfant en pleurs perdu, pour cette victoire en Ligue des champions du Paris Saint-Germain face à l’Inter de Milan.#ChampionsLeague #PSG #FinalUCL #PSGINT pic.twitter.com/fk2a7KMydM
    — Adrien AdcaZz (@AdrienAdcaZz) May 31, 2025

    Një incident i përmasave më të mëdha ndodhi në Grenoble, në juglindje të Francës, ku një makinë goditi tifozët që po festonin fitoren e PSG-së, duke plagosur katër anëtarë të një familjeje, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Drejtuesi i mjetit më pas dorëzoi veten në polici, ndërsa hetuesit besojnë se ngjarja nuk ka qenë me qëllim.
    Në stadiumin Parc des Princes, 48,000 tifozë ndoqën ndeshjen nëpërmjet ekranëve të mëdhenj dhe shprehën gëzimin me këngë, valle dhe duke me bori makinash pas fitores historike. Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se do të presë ekipin fitues të dielën për t’i uruar për suksesin.
    /vizionplus.tv

    L’horreur absolue à Grenoble.
    Une famille fauchée par une raclure lancée à pleine vitesse dans un bolide sur les voies de tramway.
    Le kéké en BMW a voulu faire le malin en tentant un burn… Résultat : deux jeunes hommes de 17 ans et deux femmes de 23 et 46 ans fauchés.
    Il les… pic.twitter.com/nLf2kMcuRs
    — Matthieu Valet (@mvalet_officiel) May 31, 2025

  • PSG solli trofeun e CHL në shtëpi, Parisi shndërrohet në ‘arenë lufte’, mbi 300 të arrestuar

    PSG solli trofeun e CHL në shtëpi, Parisi shndërrohet në ‘arenë lufte’, mbi 300 të arrestuar

     

    Fitorja e Champions League nga Paris Saint Germain duket se ka entusiazmuar së tepërmi fansat në Francë, pasi krijuan disa trazira në kryeqytet, duke pasuar kështu dhe në qindra arrestime.

    Të paktën 294 arrestime u shënuan në Paris.

    Trazirat e para u regjistruan që pas golit të parë nga PSG kundër Inter, duke hedhur flakëdanë e fishekzjarre. Pasimi në golat pasardhëse rriti e më shumë ‘adrenalinën’ e parisienëve, duke vijuar me trazirat përgjatë festimeve e pas përfundimit të ndeshjes.

    Paris Saint-Germain është fituesje e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finalen me rezultatin e thellë prej 5-0. Kjo është hera e parë në histori që francezët fitojnë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh.

     

  • Champions: a e dini se ç’ishte ky flamur nga tifozët e Paris Saint-Germain?

    Champions: a e dini se ç’ishte ky flamur nga tifozët e Paris Saint-Germain?

    Emocionuese!
    Çfarë gjesti nga tifozët e Paris Saint-Germain… Ekipi i tyre bëri histori me Ligën e tyre të parë të Kampionëve, por ata nuk e harruan Sanën, vajzën e ndjerë të Luis Enrique-s e cila ndërroi jetë nga kanceri në moshën 9 vjeçe në vitin 2019.
    Katër vjet para se të merrte frymën e fundit, Sana e vogël kishte festuar fitoren e babait të saj në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, duke mbjellë një flamur në mes të Stadiumit Olimpik të Berlinit, duke prekur zemrat me ëmbëlsinë dhe pafajësinë e saj fëminore.
    “Jam i motivuar të vazhdoj të ec përpara me atë që më jep jeta, duke e ndarë atë me familjen time”, tha trajneri spanjoll, i cili në fund të ndeshjes u shfaq me një bluzë të dizenjuar posaçërisht që ia kishte dhuruar një nga njerëzit e tij nga tribunat. /tesheshi.com/
     
     

  • Fitorja e PSG-së, tifozët i vënë “flakën” Parisit, mbi 130 të arrestuar. Në Grenoble makina futet mes turmës, përplas 4 persona

    Fitorja e PSG-së, tifozët i vënë “flakën” Parisit, mbi 130 të arrestuar. Në Grenoble makina futet mes turmës, përplas 4 persona

    Fitorja e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve ndezi menjëherë atmosferën në kryeqytetin francez, i cili priste me ankth këtë trofe prej vitesh.

    Por gëzimi në rrugët e Parisit u kthye shpejt në kaos: më shumë se 130 persona janë arrestuar, disa dyqane janë plaçkitur dhe makina janë djegur.Skenat më të rënda u regjistruan në Champs-Elysées, ku trazirat nisën që pas golit të parë të PSG-së. Një dyqan këpucësh u sulmua me raketa dhe sende të forta, ndërsa një tjetër, pjesë e një zinxhiri të njohur arredimi, pësoi të njëjtin fat. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
    Makina përplas turmën në Grenoble

    Anarchy on the streets of Paris tonight as PSG fans ‘celebrate’ their Champions League victory 🇫🇷 pic.twitter.com/GoK6e33Jiu
    — Football Fights (@footbalIfights) May 31, 2025

    Në Grenoble, në jug të Francës, një automjet goditi një grup njerëzish që po festonin, duke plagosur katër persona. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa një është në gjendje kritike. Sipas “Le Parisien”, shoferi dyshohet se humbi kontrollin e makinës dhe nuk kishte qëllim të shkaktonte aksidentin. Pas përplasjes, ai tentoi të ikte për t’i shpëtuar turmës së zemëruar, por më pas u dorëzua tek forcat e rendit.

    #BREAKING: PARIS BURNS IN BLAZE! ⚽
    PSG’s 5-0 UCL rout sparks chaos as fans and North African gangs torch, smash shops, and fling flares, per police reports.
    Over 5,000 cops scramble, Macron’s “secure” Paris crumbles.
    Experts sneer: “Import chaos, get a third-world circus.” https://t.co/jvOabQGZor pic.twitter.com/eFfdwjKXdO
    — GeniusRogueX 🏴‍☠️ (@GeniusRogueX) May 31, 2025

    Në Pau, një qytet në Pirenej, rreth pesëdhjetë persona shkatërruan një autobus dhe një vitrinë dyqani. Në Paris, një vajzë mbeti e plagosur në Place de la Bastille pasi u rrëzua mbi barriera metalike përreth kolonës.Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, dënoi dhunën dhe autorët e saj duke i quajtur “barbarë”, duke theksuar se ata po shkatërrojnë gëzimin e tifozëve të vërtetë të PSG-së që festojnë në mënyrë paqësore.
    Tension edhe në Gjermani
    Edhe në Munih, ku u luajt finalja, pati incidente. Përplasjet nisën që në metro gjatë pasdites dhe vazhduan pas ndeshjes. Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, dhe futbollisti Dembélé, bënë thirrje për qetësi:“Ju lutem, na duhet qetësi, jo incidente. Duam të festojmë në siguri me të dashurit tanë, kjo është gjëja më e rëndësishme,” tha Al-Khelaifi për Canal+. “Festoni pa shkatërruar gjithçka,” shtoi Dembélé.

    Top Channel

  • Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

    Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

    Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0.
    Francezët fitojnë për herë të parë në histori, trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh.
    Parisienët ishin dominues nga fillimi, duke kërkuar me ngulm avantazhin.
    Dominimi i skuadrës së Luis Enrique, u shpërblye në minutën e 12-të, kur Hakimi zhbllokoi takimin. Vetëm 8 minuta më vonë, Doue dyfishoi shifrat.
    Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta tregoi të njëjtën tablo.
    Doue kompletoi dopietën personale në minutën e 63-të, para se Kvaratskhelia të realizonte të katërtin. Golin e pestë dhe të fundit e shënoi Mayulu në minutën e 87-të.

  • PSG shkrin Interin në finale, 5-0 për rekord

    Paris SG mposht me goleadë Interin në finalen e Mynihut, fiton Champions League të parë dhe vendos rekord në shifra. Kristjan Asllani në fushë që nga minuta e 70’të.

    Finale e Chapions League në Allianz Arena” (Mynih, Gjermani):

    PSG- Inter 5-0 (Hakimi 12′, Doue 20′, 63′, Kvaratskhelia 73′, Majulu 85′)

    Paris Saint-Germain është kampion i Europës për herë të parë në historinë e tij. Në finalen e Ligës së Kampionëve 2024/25, djemtë e Luis Enrike dominuan ndeshjen kundër Interit të Simone Inzahi-t, të cilët nuk ishin kurrë në lojë dhe u mposhtën 5-0 pa të drejtë ankimimi.

    Ndeshja u zhbllokua në minutën e 12-të nga ish-lojtari Hakimi, i cili nuk festoi, me një asist nga Desire Doue, protagonisti i një mbrëmjeje ëndrrash. Lojtari francez i lindur në vitin 2005, dyfishoi epërsinë në minutën e 20-të, duke gjetur edhe dy gola në minutën e 63-të në fund të një aksioni vertikal.

    Dhjetë minuta më vonë vjen pokeri i Kvaratskelias, i cili filloi festimet e tifozëve francezë shumë kohë më parë. Në minutat e fundit, i riu Majulu gjeti dhe të pestin duke mbyllur diferencën më të madhe në një finale të Ligës së Kampionëve.

    Vazhdo leximin