Tag: paris

  • Në Paris mblidhen aleatët për planin e paqes, Putin: Po ecim përpara me një ritëm të qëndrueshëm

    Në Paris mblidhen aleatët për planin e paqes, Putin: Po ecim përpara me një ritëm të qëndrueshëm

    Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 1,387-të, ndërsa zhvillimet diplomatike dhe ushtarake po intensifikohen.

    Të shtunën, zyrtarë të lartë nga Ukraina, SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të takohen në Paris për të diskutuar planin e paqes për Kievin.
    Ky takim vjen para një samiti të rëndësishëm që do të mbahet të hënën në Berlin, ku pritet të marrin pjesë kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron, sipas kancelarit gjerman Friedrich Merz.
    Pjesëmarrja e ish-presidentit amerikan Donald Trump në këtë samit mbetet ende e paqartë, duke shtuar pasiguri mbi qasjen amerikane në këtë fazë kritike të konfliktit.
    Putin: “Iniciativa strategjike është në duart tona”
    Nga Moska vijnë deklarata të forta. Gjatë një videokonference me komandantët ushtarakë, presidenti rus Vladimir Putin tha se “iniciativa strategjike është plotësisht në duart e Forcave të Armatosura Ruse”, duke theksuar se përparimi në rajonet e Donetskut, Luganskut, Zaporizhias dhe Khersonit “po vazhdon në mënyrë progresive dhe të qëndrueshme”.
    Kremlini njoftoi gjithashtu se operacionet në terren mbeten aktive dhe se objektivat strategjike po ndiqen sipas planeve të ushtrisë ruse.
    Nga ana tjetër, pala ukrainase ka marrë përgjegjësinë për një sulm me dron ndaj një platforme nafte në Detin Kaspik. Sulmi konsiderohet një tjetër sinjal i zgjerimit të objektivave të Ukrainës për të prekur infrastrukturën energjetike ruse përtej zonave të zakonshme të konfliktit.

    Top Channel

  • Jo vetëm Paris Saint Germain, Al Khelaifi blen edhe një klub futbolli në Belgjikë

    Jo vetëm Paris Saint Germain, Al Khelaifi blen edhe një klub futbolli në Belgjikë

    Përpara dy javësh gjatë një komunikimi me median, Luis Campos nuk e përjashtoi mundësinë që Paris Saint Germain të studionte modelin e shumëpronësisë. Këtë të martë, Qatar Sports Investments, pronari i kampionëve në fuqi të Evropës që nga viti 2011 formalizoi blerjen e KAS Eupen, klub i divizionit të dytë në futbollin belg.

    Ky është klubi i tretë ku QSI bëhet aksioner pas blerjes së plotë të PSG në 2011 dhe 21% të aksioneve të Sporting Club të Bragës. Objektivi është krijimi i një skuadre kompetitive në Belgjikë dhe dhënies së mundësisë për KAS Eupen që gjendet në vendin e 7 në Divizionin e Dytë, të kthehet në elitën e futbollit belg
    Në vitin 2012, klubi belg u shit te Aspire Zone Foundation (Aspire),  selia e së cilës, ashtu sikurse edhe e QSI është në Katar. Objekti i kësaj marrëveshjeje është lejimi i lojtarëve më premtues afrikanë të Akademisë që të integrohen në Evropë.
    Dyshimi kryesor që është ngritur në Francë është që KAS Eupen mund të shndërrohet në një skuadër satelit të Paris Saint Germainit, Shumë klube si Chelsea e Manchester City apo edhe Lyon së fundmi kanë aplikuar këtë model duke thithur kështu shumicën e talenteve të së njëjtës organigramë per të forcuar ekipet e tyre.

  • Media britanike: Rama artist për të pastruar imazhin nga korrupsioni

    Media britanike: Rama artist për të pastruar imazhin nga korrupsioni

    Media britanike: Rama artist për të pastruar imazhin nga korrupsioni
    Nga James Imam – The Art Newspaper
    Në panairet e këtij viti të ‘Frieze London’ dhe ‘Art Basel Paris’, shumë vizitorë u habitën kur gjetën vepra nga një artist i papritur: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama, i cili siguroi një mandat të katërt të paprecedentë në maj pas fushatës për ta sjellë Shqipërinë në BE është gjithashtu një artist i afirmuar. I trajnuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës, ai kaloi disa vite duke punuar në Paris përpara se t’i rikthehej politikës në fund të viteve 1990.
    Që atëherë, ai ka vazhduar të bëjë art, duke ekspozuar në Qendrën Pompidou në Paris dhe dy herë në Bienalen e Venecias, dhe shpesh është shprehur se vizatimi e ka ndihmuar të durojë mbledhjet e gjata qeveritare.
    Më 9 tetor, galeria ‘Société’ e Berlinit njoftoi se kishte shtuar Ramën-një udhëheqës karizmatik dhe shpesh kontrovers, aktualisht i përfshirë në skandale të shumta-në listën e saj prej një duzine artistësh.
    Galeria nuk humbi kohë duke shfaqur prurjen e saj më të re, duke i kushtuar një mur të tërë në ‘Frieze London’ në tetor rreth 25 vizatimeve shumëngjyrëshe me stilolaps dhe vaj të Ramës, të shoqëruara nga dy skulptura bronzi të pikturuara të ekspozuara në bazamente qeramike. Një përzgjedhje më e vogël veprash-3 vizatime dhe një skulpturë-u shfaqën në ‘Art Basel Paris’ në javën pasardhëse.
    Julia Ballantyne-Way, një partnere në Société, i tha revistës ‘The Art Newspaper’ se rreth gjysma e vizatimeve u shitën dhe po vazhdojnë diskutimet me blerës potencialë për 3 skulpturat. ‘U prit shumë mirë’,-thotë ajo për artin e Ramës. ‘Shumë njerëz nuk e dinë [për Ramën artist] dhe sigurisht që janë shumë të befasuar dhe të intriguar ta zbulojnë atë.’
    ‘Kemi gjithashtu njerëz që e kanë ndjekur prej kohësh dhe janë të emocionuar ta shohin atë tek ne tani të përfaqësuar’-shton ajo
    Ballantyne-Way thotë se kishte qenë prej kohësh ‘në kontakt të ngushtë’ me Ramën dhe së fundmi filloi të diskutonte për pjesëmarrjen pasi mori pjesë në ekspozitën e tij personale në Galerinë ‘Marian Goodman’ në Paris vitin e kaluar. ‘Është një profil i ri për ne-nuk kemi asnjë artist-politikan tjetër’,-thotë ajo. ‘Vepra e re është vërtet emocionuese. Ai po përfshin shumë më tepër bronz në qeramikë.’
    Oltsen Gripshi, një artist dhe kritik bashkëkohor shqiptar i cili botoi një libër mbi artin e Ramës vitin e kaluar, thotë se artisti ishte larguar nga Realizmi i epokës Komuniste për të krijuar një gjuhë unike abstrakte të frymëzuar nga Kandinsky. ‘E konsideroj atë një formë të re të neo-Ekspresionizmit për përzierjen e saj të ekspresionizmit, abstraksionizmit dhe formalizmit’, thotë Gripshi.
    Po pastron imazhin e tij?
    Rama u kthye në Shqipëri në vitin 1998 për të shërbyer si ministër i kulturës, duke fituar më vonë vëmendjen ndërkombëtare si kryetar bashkie i Tiranës (2000-2011) për lyerjen e blloqeve të apartamenteve të zymtë të epokës komuniste me ngjyra të theksuara. Që kur u bë kryeministër në vitin 2013, qeveria e tij ka mbikëqyrur restaurimin e vendeve të mëdha të trashëgimisë, duke përfshirë Muzeun Historik Kombëtar, Kullën Veneciane të Durrësit dhe Urën e Kurçajt.
    Megjithatë, administrata e tij është ndjekur edhe nga skandale korrupsioni. Në vitin 2023, ish-ministri i mjedisit Lefter Koka mori një dënim me 5 vjet burg për pranim ryshfeti në të ashtuquajturin ‘skandali i inceneratorëve’, ndërsa Arben Ahmetaj, një ish-zëvendëskryeministër, mbetet në kërkim ndërkombëtar për akuzat e pastrimit të parave, deklarimit të rremë të pasurisë dhe shpërdorimit të detyrës.
    Pasi Rama kritikoi prokurorinë antikorrupsion të Shqipërisë (SPAK) pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një aleat i ngushtë, ky institucion e akuzoi atë në shkurt për cenim të pavarësisë së gjyqësorit.
    Armando Lulaj, një artist bashkëkohor dhe kritik i gjatë i Ramës, e quajti artin e kryeministrit një marifet PR për të pastruar imazhin e tij, duke pretenduar se kryeministri u ndaloi fondet kritikëve. ‘Grupi im, i cili kritikon artin e tij dhe përdorimin që pushteti i bën artit kulturor, është i margjinalizuar dhe nuk mund të marrë asnjë para publike’,-thotë ai.
    Ballantyne-Way mohon se aktiviteti artistik i Ramës ka të bëjë me politikën. ‘Ai studioi art, dha mësim arti dhe ishte një artist praktikues në Paris para se të hynte në politikë’, thotë ajo.
    Veprat e Ramës u shfaqën gjithashtu në ‘Art Basel Miami Beach’ javën e kaluar dhe do të shfaqen në një ekspozitë personale gjatë ‘Gallery Weekend Berlin’ prillin e ardhshëm.

  • Arrestohet aktori i njohur i “Emily in Paris”!

    Arrestohet aktori i njohur i “Emily in Paris”!

    Aktori i njohur amerikan Jeremy O. Harris, i njohur për rolin e tij në serialin “Emily in Paris”, është ndaluar në Japoni ku po mbahet në paraburgim prej 18 ditësh. Ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor, kur 36-vjeçari është arrestuar në aeroportin Naha, në ishullin Okinawa, pasi oficerët e doganës dyshohet se gjetën 0.78 gramë kristale që përmbanin MDMA në çantën e tij. Në një vend me ligje tejet të rrepta ndaj substancave narkotike, sasia e vogël e drogës ka mjaftuar që autoritetet të nisin hetime të plota dhe të ngrejnë akuza zyrtare më 4 dhjetor.
    Rasti i Harris ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi ai është një figurë e njohur si në teatër ashtu edhe në televizion. Përveç karrierës së tij si aktor, ai ka krijuar famë edhe si dramaturg. Ndërsa studionte në Universitetin Yale, ai shkroi dramën e shumëvlerësuar Slave Play, e cila theu rekorde në Broadway me 12 nominime për çmimin Tony, numri më i madh i nominimeve për një dramë jo-muzikore deri në atë kohë.
    Si aktor, Harris u bë i njohur për publikun e gjerë falë rolit të tij si Grégory Elliott Dupree në serialin e suksesshëm Emily in Paris. Ai është shfaqur gjithashtu në Gossip Girl dhe What We Do in the Shadows, ndërsa ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për historitë e tij virale, përfshirë një rrëfim të famshëm për këngëtaren Adele.
    Ndërkohë, autoritetet japoneze nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi procedurat e ardhshme, ndërsa pritet që çështja të marrë zhvillime të reja në ditët në vijim.

  • Kim Kardashian rrëfen detaje tronditëse nga grabitja në Paris: Mendova se do të vdisja

    Kim Kardashian rrëfen detaje tronditëse nga grabitja në Paris: Mendova se do të vdisja

    Publikohen detaje të reja rreth grabitjes së Kim Kardashian në Paris, ngjarje që ajo e quan “momentin që i ndryshoi jetën përgjithmonë”. Episodi i 4 dhjetorit i serialit The Kardashians e çoi publikun pas Kim Kardashian, 45 vjeçe, teksa ajo rikthehej në Paris për të dëshmuar në gjyqin ndaj dhjetë personave të akuzuar për grabitjen e vitit 2016, ku iu morën bizhuteri me vlerë rreth 10 milionë dollarë.
    Në episod, Kim dhe të afërmit e saj rikujtuan natën e frikshme të Fashion Week, kur ajo ndodhej në apartamentin e saj të hotelit bashkë me motrat Kourtney Kardashian, Kendall Jenner dhe mikeshat Simone Harouche e Stephanie Shepherd. Simone, e cila ishte në dhomën poshtë Kim, kujtoi ulërimat e saj, duke i përshkruar si “tmerr i pastër”, ndërsa Kourtney tregoi se mori një mesazh nga Simone ku shkruhej se kishte dëgjuar Kim të thoshte: “Merrni çdo gjë që doni.”
    Kourtney zbuloi në një rrëfim se vetëm pak orë para grabitjes, gjatë një dreke, ato kishin diskutuar se si do të vepronin nëse do të grabiteshin dhe të gjitha ishin shprehur se do t’u thoshin grabitësve pikërisisht ato fjalë. “Koha ishte e frikshme, si një shenjë,” tha ajo.
    Kim tregoi se gjatë momentit kur u lidh, u mbajt në shënjestër të armës dhe mendoi se mund të përdhunohej, kishte frikë se do të vritej dhe se Kourtney do ta gjente trupin e saj. Megjithatë, ajo tha se në ato çaste lutja e mbajti të qetë: “E dija që ekziston një plan më i madh. Është plani i Zotit, dhe cilado qoftë rruga, do të jetë në rregull.”

  • Publikohet data dhe traileri i sezonit të 5-të të “Emily in Paris”

    Publikohet data dhe traileri i sezonit të 5-të të “Emily in Paris”

    Netflix ka publikuar trailerin zyrtar për sezonin e pestë të serialit të famshëm “Emily in Paris”, duke konfirmuar se aventurat e reja të Emily Cooper do të zhvillohen këtë herë në Romë. Lily Collins rikthehet në rolin e saj ikonik, por këtë sezon sfidat, intrigat dhe romanca do të marrin një kthesë krejt të re nën diellin italian.
    Në këtë sezon, Emily merr përsipër menaxhimin e zyrës së re të Agence Grateau në Romë, duke u përballur me sfida të reja profesionale në një treg krejtësisht të ndryshëm nga ai francez. Energjia dhe ambicia e saj testohen sërish, teksa ajo përpiqet të ruajë ritmin, kreativitetin dhe influencën që e karakterizojnë.
    Sipas sinopsisit zyrtar, një ide profesionale e gabuar e vendos në vështirësi Emily-n, duke shkaktuar kriza të njëpasnjëshme që ndikojnë jo vetëm karrierën e saj, por edhe marrëdhëniet personale.
    Në përpjekje për të gjetur qetësi dhe stabilitet, Emily i drejtohet gjithnjë e më shumë filozofisë franceze të jetesës – joie de vivre – edhe pse realiteti italian i sjell situata të reja plot humor, kaos dhe ndjenja të papritura.
    Megjithatë, një sekret i fshehur del në sipërfaqe dhe rrezikon të shkatërrojë një nga marrëdhëniet më të rëndësishme të saj, duke krijuar tension dhe mister rreth rrugëtimit të Emily-t këtë sezon.
    Përfshirja e aktorëve italianë dhe ndërkombëtarë premton një dimension të ri kulturor dhe emocional në dinamikat e serialit.
    Sezoni i ri i “Emily in Paris” do të ketë premierën globale më 18 dhjetor në Netflix, duke u kthyer në një nga prodhimet më të pritura të fundvitit.
    Fansat tashmë mund të shikojnë trailerin zyrtar, i cili lë të kuptohet se romanca, moda dhe drama do të jenë më të forta se kurrë.

    The post Publikohet data dhe traileri i sezonit të 5-të të “Emily in Paris” appeared first on iconstyle.al.

  • Po planifikonin një sulm terr*rist kundër hebrenjve, në pranga 2 të rinj në Paris

    Po planifikonin një sulm terr*rist kundër hebrenjve, në pranga 2 të rinj në Paris

    Dy 16-vjeçarë janë vënë në pranga nga policia franceze në Paris. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist kundër hebrenjve.
    Mësohet se njëri prej të arrestuarve është shtetas rus. Ai kishte 4 vite që kishte mbërritur në Francë së bashku më nënën e tij. I riu kishte dërguar një foto në WhatsApp duke mbajtur një thikë dhe kishte njoftuar se do të vriste hebrenjtë brenda pesë ditësh.
    Ai ishte në kontakt me 16-vjeçarin tjetër, i cili jetonte në rajonin e Parisit, dhe kërcënoi se do të shënjestronte një vend adhurimi fetar. Ata janë në paraburgim në Paris
    Franca ka akuzuar 20 të mitur për vepra penale të lidhura me terrorizmin në vitin 2025 deri më tani, me prokurorët që tregojnë një rritje të të rinjve që akuzohen për komplote të tilla gjatë pesë viteve të fundit.

  • Takimi Macron-Zelensky në Paris/ Mesazhi i presidentit ukrainas për negociatorët: Rusia nuk mund të shpërblehet për pushtimin

    Takimi Macron-Zelensky në Paris/ Mesazhi i presidentit ukrainas për negociatorët: Rusia nuk mund të shpërblehet për pushtimin

    Për herën e dytë brenda dy javësh, dhe të dhjetën që nga fillimi i pushtimit rus, Volodymyr Zelensky u takua dje në Paris me udhëheqësin francez Emmanuel Macron.

    Negociatat për paqe vazhdojnë, por mbrëmë Putin deklaroi se trupat e tij kishin pushtuar Pokrovskun, një qytet strategjik për përparimin rus. Më pas, sipas Kremlinit, “ai kërkoi t’u siguronte ushtarëve gjithçka që u nevojitet për të kryer operacione ushtarake gjatë dimrit”. Këto fjalë nuk sugjerojnë një armëpushim të afërt, përkundrazi, ato nënkuptojnë një armëpushim.
    Presidenti ukrainas u kthye në Pallatin Elize për të kërkuar para botës riafirmimin e mbështetjes politike dhe diplomatike europiane, pas skandalit të korrupsionit që disa ditë më parë çoi në dorëheqjen e shefit të kabinetit dhe mikut të tij, Andriy Yermak.
    Ky ishte një hap i rëndësishëm për Zelenskyn, gjithashtu për hir të ekuilibrit të brendshëm ukrainas, në prag të udhëtimit të ri në Moskë të negociatorit amerikan Steve Witkoff, i cili do të takohet me Putinin sot. Witkoff do të shoqërohet nga dhëndri i Trump, Jared Kushner. “Unë refuzoj t’i jap leksione Ukrainës mbi korrupsionin”, tha Macron gjatë konferencës për shtyp pas drekës së punës.
    Takimi në Paris ofroi mundësinë për një telefonatë me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe më pas me udhëheqësit e BE-së, përfshirë Giorgia Melonin. Zelensky dhe Macron më pas folën gjithashtu me Steve Witkoff dhe ukrainasin Rustem Umerov, të cilët po zhvillonin diskutime paralele në Florida, për të përsëritur nevojën që “lufta të përfundojë me dinjitet”, tha Zelensky. “Rusia nuk mund të shpërblehet për pushtimin”, shtoi ai.
    Një nga çështjet kryesore është çështja territoriale dhe kërkesa e Rusisë për njohjen e rajoneve që ka pushtuar që nga viti 2022 dhe mbi të cilat nuk ka as kontroll të plotë pavarësisht se ka dërguar gjithnjë e më shumë njerëz në front.
    “Në momentin që flasim për paqen, Rusia vazhdon të vrasë dhe shkatërrojë. Nuk ka asnjë plan paqeje sot që zgjidh çështjen territoriale”, tha Macron.
    Në mbrëmje, Macron foli në telefon me Presidentin Trump për ta përditësuar atë mbi dialogun me Zelenskyn dhe europianët e tjerë, dhe për të diskutuar “kushtet për një paqe të fortë dhe të qëndrueshme dhe fazat e ardhshme të ndërmjetësimit të SHBA-së”. Macron theksoi “dimensionin qendror të garancive të nevojshme të sigurisë” për të siguruar Ukrainën se nuk do të ketë pushtime të reja.
    Europianët po kërkojnë ndihmën amerikane për të ofruar së bashku këto garanci sigurie, por ata po përballen me përçarje dhe vonesa, të cilat u theksuan nga Presidenti Sergio Mattarella në forumin Itali-Spanjë në Pallatin Quirinale: “Dështimi për të arritur një mbrojtje të përbashkët europiane, e parashikuar për më shumë se shtatëdhjetë vjet që nga Traktati i Parisit i vitit 1952, sot tregon të gjitha pasojat dramatike të mosveprimit në procesin e integrimit”.
    Ndërsa një zgjidhje kufitare në Ukrainë vazhdon, tensionet po rriten për shkak të luftës hibride të Rusisë në Evropë. Admirali italian Giuseppe Cavo Dragone, kreu i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se aleanca po shqyrton veprime më vendimtare, duke përfshirë mundësinë e një sulmi kibernetik parandalues ​​ndaj Rusisë, në përgjigje të operacioneve kibernetike, sabotimit dhe shkeljeve të hapësirës ajrore. “Po shqyrtojmë mundësinë e të qenit më agresivë”, tha ai në një intervistë me Financial Times.
    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e quajti deklaratën e Cavo Dragone “një hap jashtëzakonisht të papërgjegjshëm”.
    Më vonë atë mbrëmje, Ministri i Jashtëm Antonio Tajani u përpoq të minimizonte rëndësinë e vërejtjeve: “Ishte një intervistë me Admiralin Cavo Dragone. Ne duhet të mbrojmë interesat tona, të ruajmë sigurinë tonë dhe gjithashtu të përgatitemi për t’u mbrojtur nga një luftë hibride, por unë nuk do të debatoja për këtë.”

    Top Channel

  • Zelensky paralajmëron negociatorët në Paris, përplasen NATO e Moska

    Zelensky paralajmëron negociatorët në Paris, përplasen NATO e Moska

    Për herë të dytë brenda dy javësh dhe të dhjetë që pas fillimit të pushtimit rus, Volodymyr Zelensky u takua me presidentin francez Emmanuel Macron të hënën në Paris. Negociatat për paqen vijojnë, por mbrëmjen e së dielës Putin deklaroi se trupat e tij kishin shtënë në duar Pokrovsk, një qytet strategjik për përparimin e tyre, edhe pse ukrainasit nuk e kanë konfirmuar.
    Më pas, sipas Kremlinit, “ai kërkoi që ushtarët të pajiseshin me gjithçka kanë nevojë për të kryer operacionet ushtarake gjatë dimrit.” Këto fjalë nuk lënë vend për një armëpushim të afërt, përkundrazi, shkruan Il Corriere della Sera.
    Presidenti ukrainas u rikthye në Pallatin Elysée për të kërkuar dhe marrë para botës, rikonfirmimin e mbështetjes politike dhe diplomatike europiane pas skandalit të korrupsionit të disa ditëve më parë që shkaktoi dorëheqjen e shefit të kabinetit dhe mikut të tij, Andriy Yermak.
    Ky ishte një hap i rëndësishëm për Zelensky, edhe për hir të baraspeshës së brendshme të Ukrainës teksa Steve Witkoff udhëton drejt Moskës për t’u takuar me Putin. Witkoff shoqërohet nga dhëndri i Trump, Jared Kushner. “Refuzoj t’i jap leksione Ukrainës” për korrupsionin, tha Macron gjatë konferencës për shtyp.
    Takimi në Paris i dha mundësinë për një telefonatë me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe liderët europianë, përfshirë Giorgia Meloni. Zelensky e Macron folën edhe me Witkoff dhe Rustem Umerov që po mbanin diskutime paralele në Florida për të përsëritur që “lufta të mbarojë me dinjitet”, tha Zelensky. “Rusia s’mund të shpërblehet për pushtimin.”
    Një nga pikat kryesore është kërkesa territoriale që Rusia kërkon t’i njihen rajonet e pushtuara që në 2022, mbi të cilat nuk ka kontroll të plotë. “Në momentin që ne po flasim për paqen, Rusia vazhdon të vrasë dhe shkatërrojë. Nuk ka plan paqeje sot që zgjidh çështjen territoriale”, tha Macron.
    Në mbrëmje, ai foli në telefon me presidentin Trump për ta përditësuar lidhur me Zelensky dhe për të diskutuar “kushtet për një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë dhe fazat e ardhshme të ndërmjetësimit amerikan.” Macron theksoi “dimensionin qendror të garantuesve të nevojshëm të sigurisë” për të siguruar Ukrainën që s’do të ketë pushtime të reja. Europianët po kërkojnë ndihmën e SHBA-ve për të mundësuar së bashku garantuesit e sigurisë, por po përballen me ndarje e vonesa që u vunë në pah nga presidenti Sergio Mattarella në forumin Itali-Spanjë në Pallatin Quirinale: “Dështimi për të arritur një mbrojtje të përbashkët europiane, të parashikuar për thuajse 70 vjet që pas Traktatit të Parisit në 1952, sot tregon gjithë pasojat dramatike të mosveprimit në procesin e integrimit.”
    Ndërkohë po rriten tensionet për luftën hibride të Rusisë në Europë. Admirali italian Giuseppe Cavo Dragone që udhëheq komitetin ushtarak të NATO-s tha se aleanca po merr në konsideratë veprime më vendimtare, përfshirë një sulm kibernetik në Rusi si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të saj, sabotimeve dhe cenimeve të hapësirave ajrore.
    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e quajti deklaratën e admiralit “një hap tmerrësisht të papërgjegjshëm.” Atë mbrëmje, ministri i Jashtëm Antonio Tajani u përpoq ta zbuste kuptimin e deklaratës. “Ishte një intervistë me admiralin Cavo Dragone. Ne duhet të mbrojmë interesat tona, të përforcojmë sigurinë tonë dhe të përgatitemi të vetëmbrohemi për një luftë hibride, por s’do ta kundërshtoja këtë.”

  • Takimi Macron-Zelensky në Paris: Nuk ka një plan të finalizuar paqeje për Ukrainën

    Takimi Macron-Zelensky në Paris: Nuk ka një plan të finalizuar paqeje për Ukrainën

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp me Emmanuel Macron në Paris, përsëriti se asnjë diskutim mbi garancitë e sigurisë nuk mund të zhvillohet pa ukrainasit dhe evropianët.
    Zelensky theksoi se qeveria e tij po bën çdo përpjekje për të arritur një fund të luftës , duke vënë në dukje se kjo duhet të bëhet “me dinjitet”. Ai shtoi se vendi i tij ka nevojë për “garanci të forta sigurie” për të siguruar pavarësinë e tij.
    “Rusia duhet ta ndalojë luftën që e nisi vetë. Është lufta e saj dhe duhet ta përfundojë”, tha ai.

    Në të njëjtën kohë, ai theksoi se thelbi i qëndrimeve ukrainase mbetet i pandryshuar: “të ruhet pavarësia e Ukrainës”.