Tag: parimin

  • Presion ndaj Kushtetuese? Rama: Jam për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve…

    Presion ndaj Kushtetuese? Rama: Jam për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve…

    Kryeministi i vendit, Edi Rama ka reaguar pas deklaratave se ai po i bën presion gjykatës Kushtetuese. Me anë të një video të postuar në rrjetin Facebook, Rama tha se nuk po i bën nuk po i bën presion Gjykatës Kushtetuese dhe shtoi se e ka ankimuar çështjen si kryeministër jo si Edi Rama.
    Lideri i qeverisë u shpreh se e ka bërë këtë, për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve. Ai tha se nuk i bën presion askujt dhe se flet për balancën e pushteteve të pavarura në Shqipëri. Në fund, ai tha se pezullimi i Ballukut do të krijonte precedent të rrezikshëm, real dhe kërcënues.
    “Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor? E kam ankimuar unë, natyrisht si kryeministër jo si Edi Rama. Për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve. Kjo është betejë institucionale gjyqësore, atë që nga Komisioni i Venecias quhet shkelje e kufijve ndarëse të pushteteve. Unë jam palë, nuk i bëj presion askujt. Flas për balancën e pushteteve të pavarura në Shqipëri.
    Pezullimi do krijonte precedent të rrezikshëm, real dhe kërcënues. Të pezullosh një ministër, do thotë ta asgjesosh pa afat. Nëse ministri pezullohet, zv.ministri nuk e ushtron dot autoritetin ekzekutiv që kushtetuta ia jep vetëm ministrit. As nuk dua t’i hyj fare dokrrave dhe teorive konspirative për betejën ligjore. Këtu nuk është fjala për Belinda Ballukun, por mbrojtjen e kufijve kushtetues të pushteteve,” tha Rama.

    Ministrja Belinda Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
    Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria.

  • “Ankimimin e firmosa unë”, Rama: Gjykata nuk mund të pezullojë zv.kryeministren. Cenohet balanca e pushteteve

    “Ankimimin e firmosa unë”, Rama: Gjykata nuk mund të pezullojë zv.kryeministren. Cenohet balanca e pushteteve

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pezullimin e numrit dy të qeverisë Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme.
    Me anë të një videomesazhi për ndjekësit në Facebook, kreu i qeverisë sqaroi se ankimimi në Kushtetuese është dërguar me firmën e tij.
    Dhe një herë riktheksoi se gjykata nuk mund të pezullojë nga detyra një anëtar të kabinetit qeveritar pasi këto vendime destabilizojnë balancën e pushteteve, opinion ky sipas Ramës i dhënë dhe nga komisioni i Venecias.

    Për Ramën, këto lëvizje të GJKKO vënë nën presion qeverisë për të sjellë deri në shkarkimin e Ballukut, prandaj dhe hapi i radhës mbetet fjala e Kushtetueses.
    Rama: Presion gjykatës. Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor. Mesa duket me një pjesë nuk jemi kuptuar dhe prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen e dini kush e ka ankimuar në gjykatën Kushtetuese pezullimin e ministres nga një prokuror dhe një gjykatës? E kam ankimuar unë si kryeministër, jo si Edi Rama dhe jo për një individ. Por për parimin, për parimin e mos cenimit të balanës mes pushteteve, për parimin e mos ndërhyrjes së një pushteti tjetër të pavarur në përbërjen e pushtetit ekzekutiv, për parimin e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidentit nga një prokuror dhe një gjykatës. Kjo është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lejuar ate që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Pra unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt dhe nuk flas për një proces gjyqësor. Unë flas për një proces që vendos jo për mua si individ, por për diçka më të madhe, për balancën mes pushteteve të pavarura në Shqipëri.  Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe një gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike shqiptare do të krijonte një precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues.
    Të martën, Gjykata Kushtetuese pritet që të vendosë nëse çështja ndaj Belinda Ballukut do të kalojë për gjykim. Më herët, Kryeministri Edi Rama është shprehur se deri në vendimin e gjykatës më të lartë të vendit, qeveria do të mbetet pa një numër dy.

  • Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Masa e arrestit me burg cënon parimin e prezumimit të pafajësisë

    Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Masa e arrestit me burg cënon parimin e prezumimit të pafajësisë

    Erion Veliaj ka goditur në Kushtetutese vendimin që e mban atë të izoluar që nga 10 shkurti i këtij viti.
    Përmes mbrojtjes ai pretendon se masa e arrestit në burg është në disproporcion dhe cënon parimin e prezumimit të pafajsisë.
    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka kryer korrupsion pasiv në 9 raste dhe ka fshehur origjinën e parave.

  • Në prag të takimit Trump-Zelensky, BBC: Qeveria britanike e pranon privatisht parimin e dhënies së tokës Rusisë për të arritur paqen

    Në prag të takimit Trump-Zelensky, BBC: Qeveria britanike e pranon privatisht parimin e dhënies së tokës Rusisë për të arritur paqen

    “Sir Keir Starmer nuk e ka thënë hapur, por më është thënë se Britania e Madhe e pranon privatisht parimin e ‘tokë për paqe’”.

    Lajmin e bën të ditur Joe Pike, korrenspondent politik i BBC-së pranë qeverisë britanike.
    Negociatat mbi të ardhmen e Ukrainës pritet të përqendrohen, pra, në përcaktimin e asaj se çfarë territori mund të jepet dhe si të sigurohet paqja.
    Megjithatë, burime të qeverisë britanike theksojnë se vendimet për territorin janë çështje vetëm për Ukrainën.
    Udhëheqësit europianë kanë mirëpritur mbështetjen e të dërguarit të Donald Trump, Steve Witkoff, për garancitë e tyre të propozuara të sigurisë.
    Witkoff i quajti ato “ndryshues loje”.
    Por ata do të shpresojnë për një angazhim të qartë publik nga Trump mbi rolin që SHBA do të ketë në mbrojtjen e Ukrainës në rast se arrihet një marrëveshje paqeje.

    Top Channel

  • Dash Sula apel Berishës: Doktor je komunist, jep dorëheqjen pas humbjes

    Dash Sula apel Berishës: Doktor je komunist, jep dorëheqjen pas humbjes

    Dashnor Sula edhe pse e pranoi se Sali Berisha është babai i tij shpirtëror në politikë, i bëri thirrje kreut të PD nga studio e “Off the Record” në A2 CNN, që të dorëhiqet pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.
    “Berisha për mua ka qenë babai shpirtëror i imi. Dhe nuk kam turp ta them mo vlla. E kam deklaruar në këtë studio, se nëse Berisha e mund Edi Ramën unë do ti ulem në gjunjë, do t’i puth këmbët. Pikë! Ama nuk i fitoi zgjedhjet sepse i premtoi demokratëve, dhe mua, dhe gjithë të tjerëve se do ta rrëzojmë, zhbëjmë Edi Ramën. Zotëri jep dorëheqjen të vij burri tjetër, kush ka këllqe ta mbaj këtë post. Edhe ai tjetri ta kuptojë vetë. Dhe jo si ai tjetri që s’mbushi asnjëherë pantallonat. Ai që thotë ‘o Rameee’, që s’i bën as 700 vota”, deklaroi Sula.
    Në vijim, Sula, i cili mbeti jashtë listave të PD, u tregua i ashpër me lidershipin e kësaj force politike, duke thënë se kanë humbur kontaktin me elektoratin. Sipas tij PD duhet të shkëputen nga kjo mendësi, të cilën e quajti komuniste.
    “Këta janë shkëputur nga realiteti, janë njerëz që nuk e dinë. Këta flenë gjumë dhe dalin në mëngjes e mendojnë se do kenë jetë politike të pavdekshme. Dhe duhet ta kuptosh që kur s’të do i joti, s’të do demokrati, s’të do familja jote, lagjja jote. Mos prittë të dojë komshiu, lagjja, fshati apo qyteti. S’kam asgjë personale dhe do t’ia them dhe doktorit. ‘Doktor, sa kohë nuk do ndryshojë mentaliteti komunist brenda forcës tonë politike, që të vlerësohet ai që ka meritokraci, ai që votohet në mënyrë të drejtë nga anëtarësia, kjo punë nuk do të zgjidhet, Nuk e kam për veten time, e kam për parimin. Parimin se anëtari zgjedh, jo kryetari. Si mund ta zhbësh parimin ti, që kryetari vendos kur anëtari zgjedh. Dhe erdhi dita kur kryetari tha s’më pëlqen fytyra e shëmtuar e Dash Sulës, por dua një fytyrë të bukur si Albana Vokshi”, deklaroi Sula.

  • Zgjedhjet e 11 majit, Ambasada amerikane: Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i qytetarëve ka rëndësi

    Zgjedhjet e 11 majit, Ambasada amerikane: Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i qytetarëve ka rëndësi

    Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e zv. presidentit të SHBA, J.D. Vance përmes një postimi në ‘Facebook, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
    Në mesazhin e Vance theksohet se demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi, teksa shton se nuk ka vend për pengesa, ose i përmbahesh këtij parimi ose jo.
    “Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo.”- Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance”, shkruhet në mesazhin e Vance të shpërndarë nga ambasada.

  • Zëvendëspresidenti Vance, mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i qytetarëve ka rëndësi

    Zëvendëspresidenti Vance, mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i qytetarëve ka rëndësi

    Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e zëvendëspresidentit të SHBA-ve, J.D. Vance përmes një postimi në ‘Facebook, lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
    Në mesazhin e Vance theksohet se demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi.

    “Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo”, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance“, shkruhet në mesazhin e Vance të shpërndarë nga ambasada.

  • JD Vance mesazh për Shqipërinë: Demokracia mbështetet mbi parimin se zëri i njerëzve ka rëndësi

    JD Vance mesazh për Shqipërinë: Demokracia mbështetet mbi parimin se zëri i njerëzve ka rëndësi

    Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka dhënë një mesazh për Shqipërinë, e cila për pak ditë futet në procesin zgjedhor parlamentar.
    Mesazhi i Vance është shpërndarë nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale.
    I dyti në radhë pas Trump, shprehet se njerëzit duhet të jenë të lirë të votojnë preferencën e tyre, pa hasur pengesa. Demokracia qëndron mbi parimin se zëri i tyre ka rëndësi, siç shprehet Vance.
    “Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë së zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo.” – Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance

  • 11 Maji, JD Vance mesazh për Shqipërinë: Demokracia mbështetet mbi parimin se zëri i njerëzve ka rëndësi

    11 Maji, JD Vance mesazh për Shqipërinë: Demokracia mbështetet mbi parimin se zëri i njerëzve ka rëndësi

    Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka dhënë një mesazh për Shqipërinë, e cila për pak ditë futet në procesin zgjedhor parlamentar.
    Mesazhi i Vance është shpërndarë nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale.
    I dyti në radhë pas Trump, shprehet se njerëzit duhet të jenë të lirë të votojnë preferencën e tyre, pa hasur pengesa. Demokracia qëndron mbi parimin se zëri i tyre ka rëndësi, siç shprehet Vance.
    “Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë së zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo.” – Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance

  • “Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi”, Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e zv. presidentit amerikan

    “Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi”, Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e zv. presidentit amerikan

    Ambasada amerikane ka shpërndarë mesazhin e zv. presidentit të SHBA, J.D. Vance në profilin e saj zyrtar këtë të premte.

    Ai thekson se demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi, ku shton se ose i përmbahesh këtij parimi ose jo.
    “Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo.” – Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance”, shkruhet në mesazhin e Vance.

    Top Channel