Tag: parfum

  • SHBA, Politika e parfumit andej dhe e bastunit këtej

    SHBA, Politika e parfumit andej dhe e bastunit këtej

    Nga Lorenc Vangjeli

    Në Uashington, një shishe parfumi me emrin Trump, linja Victory 45-47, kushton rreth 250 dollarë. Dy shishe njëkohësisht kushtojnë 200 dollarë. Rikthimi triumfator i amerikanëve në Siri, simbolikisht ka “kushtuar” po kaq. Një politikan atipik si presidenti Trump, njeriu që po rishkruan ndryshe arkitekturën e re botërore në më pak se një vit presidencë, bëri atë që dy paraardhësit e tij demokratë, filozofi Obama dhe i urti Biden, nuk mundën ta bëjnë dot më parë. Madje as ai vetë në presidencën e tij të parë. Në “këmbim” të dy shisheve parfum për homologun e tij sirian – deri dje për kokën e tij si terrorist paguheshin disa milion dollarë – ai riktheu SHBA-në në Siri. E riktheu politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Natyrisht që në prapaskenë ka pasur shumëçka tjetër. Si rregull, është më mirë ta demonstrosh sesa ta përdorësh forcën.

    Në Tiranë shumëkush i ka mundësitë financiare të blejë parfumin Trump, linja Victory 45-47. Madje edhe për të mbushur dyzina me vaska në dyzina apartamentesh e vilash me luks brutal, brenda e jashtë vendit. Por në Tiranë nuk ka mbërritur ende ky parfum presidencial. Në Tiranë ndjehet kundërmimi i rëndë i frikës. I frikës së ngritur mbi supozimin se çfarë po e nxit SPAK-un të shkojë deri në sfera të paimagjinueshme më parë. Aty ku pak nga të fortët e Tiranës kishin krijuar fluskën e paqes reciproke: S’më ngave, s’të ngas!

    Sali Berisha dhe Belinda Balluku veç e veç e të dy bashkë janë dy bastet më të mëdha dhe më të rëndësishme që SPAK-u ka firmosur nën dyshimin mbi fajësinë e tyre. Pyetjet themelore që kanë prishur gjumin dembel të politikës shqiptare kanë të bëjë pikërisht me këtë dilemë të shumëfishtë:

    A janë realisht amerikanët frymëzues të vullnetit të SPAK-ut?

    A qëndron garancia amerikane mbas shpinës së prokurorëve dhe i nxit ata të veprojnë?

    A kanë shterrur mjetet lokale – politika, biznesi i madh, media e krimi i organizuar – për të ndikuar e kufizuar SPAK-un apo faktorë të tjerë kanë hyrë egërsisht në lojë?

    A është ky një zhvillim normal i “ndeshjes” mes pushteteve, kontrollit dhe balancës së tyre apo mbas gjithçkaje qëndron një plan amerikan (ndoshta edhe britanik) për të rrënuar një klasë të tërë politike në Shqipëri e për të çmontuar krimin brutal shqiptar?

    Këto janë vetëm një seri pyetjesh që e adresojnë lehtësisht përgjigjen tek teoritë konspiracioniste. Por prania e një nukli të FBI-së në SPAK, aktivizimi i DEA-s në Shqipëri, prania e jashtëzakonshme e britanikëve jodiplomatë në vend dhe jo vetëm, shpallja e karteleve të drogës si organizata terroriste nga SHBA, roli gjithmonë e më i dukshëm i krimit të organizuar shqiptar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe shndërrimi i tij në personazh të mediave ndërkombëtare, janë disa arsye të tjera reale që ushqejnë po këto teori.

    Amerikanët nuk kanë dashuri. Amerikanët nuk kanë miqësi të përjetshme dhe nuk udhëhiqen nga emocionet. Ata janë pragmatikë e logjikë. Ju shërbejnë çdo herë interesave të tyre. Dhe nën drejtimin e politikanit biznesmen, njeriut që premtoi “Make America Great Again”, kjo gjë është më e qartë se kurrë!

    Në Tiranë, një numër mbreslënës politikanësh shqiptarë veshin të njëjtin t-shirt ngjyrë gri me banditët. Me të njëjtin mbishkrim në gjoks: Unë jam budalla! Të dy palët e demonstrojnë pasurinë e vjedhur në një mënyrë fëminore, naive e vanitoze. Pozojnë tek vilat, kullat e resortet e tyre. I lumturohen kontove bankare dhe stilit të çmendur e arrogant të jetës. Prodhojnë çdo herë kompani kërpudha që shumëfishojnë dhe pastrojnë paratë.

    “Nëse nuk di të fshehësh, më mirë mos vidh!”, proverbi i vjetër i hajdutëve, nuk i ka mësuar asgjë kësaj kategorie sipërore e shpesh edhe budallaqe në Tiranë. Që gjithashtu kanë kohë që ndajnë të njëjtat fallxhore në Tiranë, Durrës e Kavajë, në Prishtinë, në Shkup tek Çarshia e Vjetër e në Sarajevë, në Sofje e natyrisht edhe në qendrën e ish-perandorisë së vjetër, në Stambollin fantastik në dy anët e Bosforit. Nga ku marrin po të njëjtën përgjigje: Kohë të liga kanë ardhur dhe më e keqja është ende udhës me bastun në dorë! E pa yshtur me parfum në qafë.

  • Koncerti “Parfum” bën bashkë Kastriot Tushën dhe Ardian Trebickën në Tetovë

    Koncerti “Parfum” bën bashkë Kastriot Tushën dhe Ardian Trebickën në Tetovë

    Qendra e Kulturës në Tetovë do të mirëpresë më 21 nëntor 2025 koncertin “Parfum”, një ngjarje që premton finesë artistike dhe emocion të pastër. Dy zërat e njohur, Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka, do të ngjiten në skenë me një program të kuruar me kujdes, ku harmonizohen eleganca vokale dhe interpretimi me ndjeshmëri të thellë.

    Të shoqëruar nga Gent Rushi Band, artistët do të sjellin një mbrëmje të ndërtuar mbi balancën mes këngës së kultivuar shqiptare, krijimeve ndërkombëtare dhe kompozimeve që ruajnë delikatesën e një qasjeje të rafinuar. “Parfum” synon të ofrojë jo vetëm një përjetim muzikor, por një atmosferë të ngrohtë dhe të paharrueshme për publikun.

    Koncerti vlerësohet si një ndër ngjarjet më të veçanta të sezonit, falë kombinimit të vokalit të përpunuar, orkestrimit profesional dhe prezencës skenike që arti i dyshes Tusha–Trebicka garanton.

    Koncerti do të mbahet më 21 nëntor, prej orës 20:00 në Qendrën e Kulturë në Tetovë.

    Organizatorët tashmë kanë bërë të ditur se biletat janë në shitje çdo ditë prej orës 12:00 deri në 21:00, në biletarinë e institucionit.

    Publiku është i ftuar të bëhet pjesë e një mbrëmjeje ku arti dhe emocioni bashkohen në një harmoni të rrallë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JAVA E KULTURËS KOMBËTARE BASHKON INSTITUCIONET E KOSOVËS E TË SHQIPËRISË NË TIRANË

  • VIDEO-“Sa gra ke, me ju kurrë si dihet?”, Batutat e Trump/ Spërkat me parfum homologun sirian

    VIDEO-“Sa gra ke, me ju kurrë si dihet?”, Batutat e Trump/ Spërkat me parfum homologun sirian

    Një gjest i papritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, befasoi homologun e tij sirian, Ahmed Al Sharaa, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë. 
    Gjatë bisedës kokë më kokë të hënën më 10 nëntor, Trump i dhuroi Al Sharaa-s parfum-in e tij personal me emrin “Victory 45-47”, të prezantuar verën e kaluar si referencë për dy mandatet e tij presidenciale. 
    Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, presidenti amerikan shihet duke spërkatur fillimisht veten me parfum dhe më pas homologun sirian dhe anëtarët e delegacionit të tij. 
    “Eja këtu… ky ka aromën më e mirë! Edhe ti merr pak”, thotë presidenti Trump. 
    Trump përfundoi gjestin duke i dhuruar Al Sharaa-s një shishe tjetër, versionin femëror të të njëjtit parfum, të cilin tha se e kishte për gruan e presidentit të Sirisë. 
    “Dhe ja një shishe për gruan tënde! Sa gra ke? Vetëm një? Epo, me ju, kurrë si dihet”, i thotë Trump. 

    A perfume from Trump… and a message sealed in the bottle. pic.twitter.com/KYg2oZ0KUL
    — SilencedSirs◼️ (@SilentlySirs) November 12, 2025

  • I shkoi te shtëpia për ta surprizuar me një parfum të shtrenjtë, moderatorja sajoi një takim dhe futi në burg mjekun që e përndiqte..  

    I shkoi te shtëpia për ta surprizuar me një parfum të shtrenjtë, moderatorja sajoi një takim dhe futi në burg mjekun që e përndiqte..  

    Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko. 
    Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj. 
    Mjeku psikiatër jo vetëm kishte miqësi me moderatoren, por dinte edhe banesën e saj, madje Kamberi është nisur nga Kosova dhe është shfaqur para shtëpisë së moderatores, për t’i bërë një surprizë, një parfum të shtrenjtë. 
    Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes. 
    Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim. 
     
     
     
     

  • Parfumi i përsosur i vjeshtës sipas shenjës së horoskopit

    Parfumi i përsosur i vjeshtës sipas shenjës së horoskopit

    Dashi: Rose 31 Eau de Parfum-Le Labo
    Dashi nuk ka punë fare me aromat e lehta. Ju doni një aromë të fuqishme që tërheq vëmendjen sapo hyni në një dhomë. Rose 31 nga Le Labo është një aromë me trëndafil pikant dhe një nuancë të ëmbël, e përkryer për vjeshtë. Është aromë uniseks dhe ideale për shpirtin e zjarrtë të Dashit.

    Demi: Fall Cashmere-Skylar
    Demit i pëlqejnë gjërat e mira të jetës, përfshirë këtu edhe parfumet. Ata kërkojnë një aromë që ndihet si një triko e shtrenjtë kashmiri: luksoze dhe e denjë. Fall Cashmere nga Skylar ka nota bajameje dhe xhenxhefili, që kalojnë në aroma më të thella si kanellë, karafil dhe çaj matcha, një aromë tipike vjeshtake.
    Binjakët: Burberry Goddess Eau de Parfum-Burberry
    Binjakët janë të shumëanshëm, prandaj edhe parfumi i tyre duhet të pasqyrojë këtë karakteristikë. Goddess nga Burberry nis me lavandë të freskët dhe më pas kalon në nota të ëmbla vaniljeje. Një parfum që përfaqëson në mënyrë perfekte natyrën e dyfishtë të Binjakëve.
    Gaforrja: Gris Charnel Eau de Parfum-BDK Parfums
    Gaforret kërkojnë komoditet dhe ngrohtësi emocionale, edhe në parfumin e tyre. Gris Charnel është një aromë e butë që të kujton një filxhan çaji në një ditë të freskët vjeshte. Me nota kardamomi, fiku dhe çaji të zi, aroma është ideale për t’u mbështjellë në një batanije duke lexuar një libër të mirë.
    Luani: Fleurs Éclair Eau de Parfum-Régime des Fleurs
    Luanët duan të shkëlqejnë dhe parfumi i tyre duhet të jetë po aq i paharrueshëm. Fleurs Éclair hapet me nota si gjalpë kakaoje, sheqer dhe trëndafil dhe theksohet me lule portokalli, jasemini dhe amber. Një aromë luksoze që përfaqëson energjinë e ndritshme të Luanit.
    Virgjëresha: Xtra Milk Eau de Parfum-DedCool
    Virgjëreshat janë praktike dhe perfeksioniste. Kërkojnë një parfum që funksionon në çdo ambient, nga zyra te një darkë jashtë. Xtra Milk ka një aromë të pastër me myshk të bardhë që të kujton rrobat e sapolara, freski dhe qëndrueshmëri në një shishe.
    Peshorja: Bo Eau de Parfum-Liis
    Peshoret kërkojnë barazpeshë dhe harmoni, edhe në parfum. Bo nga Liis është një aromë vaniljeje shumë e ekuilibruar, me nota të gjetheve të duhanit, pishës dhe kedrit. Asgjë nuk dominon, thjesht një kombinim perfekt i të gjithave.
    Akrepi: You Rêve Eau de Parfum-Glossier
    Akrepat janë misteriozë dhe joshës, si vetë kjo aromë nga Glossier. Nuk mund të përcaktosh saktësisht se çfarë ndjen, por thjesht të tërheq. Me nota të tilla si krem gjalpi, kumbull, bajame, irisi dhe dru sandali, është një version më i thellë i aromës Glossier You, personal dhe ndryshe për çdo njeri.
    Shigjetari: Mrs. Smith Body Mist-Phlur
    Shigjetarët janë energjikë dhe aventurierë. Ata kërkojnë një aromë që është po aq e gjallë sa vetë ata. Mrs. Smith nga Phlur është një aromë e freskët që të kujton një mollë të kuqe të sapo këputur, perfekte për shpirtin e lirë të kësaj shenje.
    Bricjapi: Rare Eau de Parfum-Rare Beauty
    Bricjapët janë ambiciozë dhe të përmbajtur, por edhe duan momente pushimi. Parfumi nga Rare Beauty kombinon karamelin, piperin rozë dhe pistacin me një bazë të butë vaniljeje. Një aromë relaksuese për t’ju kujtuar që të merrni frymë dhe të kujdeseni për veten.
    Ujori: Vanilla Verve Perfume Oil-Cyklar
    Ujorët janë krijues dhe unikë dhe një parfum i zakonshëm nuk u shkon. Vanilla Verve nga Cyklar ka nota të veçanta si bergamot, dru kedri, amber dhe tonka. Një aromë druri me ngrohtësi, që pasqyron karakterin origjinal të Ujorit.
    Peshqit: Liberty Maze Eau de Parfum-Liberty LBTY
    Peshqit e adhurojnë verën dhe kanë vështirësi ta lënë pas. Prandaj, një parfum vjeshtak për ta duhet të ruajë ndjesinë e freskët verore. Liberty Maze ka nota çaji dhe lule të bardha, një aromë e freskët dhe e lehtë që e bën kalimin më të butë nga vera në vjeshtë.