Tag: parcelë

  • Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

    Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

    Një 53 vjeçar u arrestua pasi u kap teksa kujdejes për një parcelë me kanabis në fshatin Ndërfanë të Mirditës.

    Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Ndërfanë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 85 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

    Petrit Luli banues në Durrës, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

     Operacioni policor antikanabis u kodua “Koordinata”

  • Parcelë me kanabis, pranga 59 vjeçarit në Mirditë, asgjësohen bimët narkotike

    Parcelë me kanabis, pranga 59 vjeçarit në Mirditë, asgjësohen bimët narkotike

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Shpërdhazë, njësia administrative Kaçinar, u zbulua një parcelë me 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
    Autori i dyshuar, shtetasi F. B., 59 vjeç, banues në Kurbin, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

  • Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë

    Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë

    Kultivuan bimë Cannabisi, në fshatin Osmëzezë, kapen në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas, kushërinj me njëri-tjetrin.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    ‘Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan.
    Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë në parcelë, shtetasit S. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. M, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte dhe disa fishekë të armës së gjahut’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

  • Kapen ‘mat’ në parcelë 2 kushërinjtë në Berat/ Kishin kultivuar 64 bimë kanabisi, sekuestrohet një armë gjahu çifte…

    Kapen ‘mat’ në parcelë 2 kushërinjtë në Berat/ Kishin kultivuar 64 bimë kanabisi, sekuestrohet një armë gjahu çifte…

    Në kuadër të operacionit policor, “Koordinata”, arrestohen shtetasit Sefedin dhe Ronaldo Mehmetaj. Ato u kapën në parcelën ku kishin kultivuar kanabis.
    Njoftimi i Policisë:
    Berat/Vijon plani operacional policor anticannabis, i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kultivuan bimë Cannabisi, në fshatin Osmëzezë, kapen në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas (kushërinj).
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve me metoda proaktive, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan.
    Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë në parcelë, shtetasit S. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. M, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte dhe disa fishekë të armës së gjahut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

  • Mallakastër – Arrestohet 58-vjeçari, u kap në parcelën me 77 bimë kanabis

    Mallakastër – Arrestohet 58-vjeçari, u kap në parcelën me 77 bimë kanabis

    Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një 58-vjeçar gjatë operacionit antikanabis “Koordinata”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë kontrolleve në fshatin Visokë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    I arrestuari u kap në flagrancë në parcelë dhe akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Plani operacional “Koordinata” vijon me kontrolle intensive në të gjithë qarkun Fier, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit.

  • ‘Koordinata’ kap mat 58-vjeçarin teksa kujdesej për bimët/ Kultivoi parcelën me hashash, arrestohet nga policia

    ‘Koordinata’ kap mat 58-vjeçarin teksa kujdesej për bimët/ Kultivoi parcelën me hashash, arrestohet nga policia

    Pak pasi gjatë aksionit të koduar “Koordinata”, u gjetën 77 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara dhe u kap në flagrancë brenda parcelës autori i dyshuar.
    Një parcelë hashashi është zbuluar nga Policia e Mallakastrës orët e fundit gjatë një operacioni për monitorimin e territorit. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se i ndaluari është 58-vjeçari Kastriot Xhemalaj.
    Njoftimi i Policisë:
    “Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • 190 bimë kanabisi në mes të ferave, zbulohet plantacioni në Fier, arrestohet autori

    190 bimë kanabisi në mes të ferave, zbulohet plantacioni në Fier, arrestohet autori

    Një parcelë kanabisi është zbuluar në fshatin Çipllakë të Fierit, të fshehura mes shkurreve.
    Bëhet fjalë për 190 bimë kanabisi të cilat u asgjësuan gjatë aksionit të koduar “Koordinata”.
    Uniformat blu arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të bimëve narkotike, 41-vjeçarin Leo Tafa.
    Ndërsa bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies.
    Njoftimi i Policisë Fier:
    Fier/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
    Gjenden në një parcelë në fshatin Çipllakë, 190 bimë narkotike.
    Arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar bimët në mes të një sipërfaqeje me shkurre, me qëllim fshehjen.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve intensive dhe hetimeve me metoda proaktive, që vijojnë të kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Çipllakë, njësia administrative Libofshë, u gjet një parcelë me 190 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin L. T., 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpëmjet djegies.
    Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..

    Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..

    Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë një operacioni të kryer së fundmi, në një parcelë në Fushë-Milot janë gjetur dhe asgjësuar 50 bimë narkotike cannabis sativa.
    Sipas policisë autori i dyshuar, shtetasi A. P., 34 vjeç, u kap në flagrancë duke u përkujdesur për bimët.
    ‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
    Gjatë kontrollit të territorit, në Fushë-Milot, Njësia Administrative Milot, u zbulua një parcelë me 50 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa, të kultivuara ndërmjet një kulture misri.
    Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi A. P., i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për bashkëshorten e tij, shtetasen E. P., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe bashkëpunim në këtë veprimtari të kundërligjshme’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. opinion/al

  • Mbolli kanabis mes misrit, arrestohet pronari i parcelës në Kurbin – Nën hetim edhe gruaja e tij

    Mbolli kanabis mes misrit, arrestohet pronari i parcelës në Kurbin – Nën hetim edhe gruaja e tij

    Rreth 50 bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në Fushë-Milot në një parcelë të mbiellë me misër.

    Policia bën me dije se në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm është arrestuar 34-vjeçari Armando Përdoda, i cili u kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike.

    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për bashkëshorten e tij, shtetasen me iniciale E. P., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe bashkëpunim në këtë veprimtari të kundërligjshme.

    Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Njoftimi i policisë

    Kurbin / Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

    Gjatë operacionit, në një parcelë në Fushë-Milot, janë gjetur dhe asgjësuar 50 bimë narkotike cannabis sativa.

    Autori i dyshuar, shtetasi A. P., 34 vjeç, u kap në flagrancë duke u përkujdesur për bimët.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

    Gjatë kontrollit të territorit, në Fushë-Milot, Njësia Administrative Milot, u zbulua një parcelë me 50 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa, të kultivuara ndërmjet një kulture misri.

    Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi A. P., i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për bashkëshorten e tij, shtetasen E. P., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe bashkëpunim në këtë veprimtari të kundërligjshme.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

    Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

  • Zjarr i madh në Lushnjë, digjen disa toka dhe një parcelë me ullinj! Flakët favorizohen nga era e fortë

    Zjarr i madh në Lushnjë, digjen disa toka dhe një parcelë me ullinj! Flakët favorizohen nga era e fortë

    Flakët kanë djegur edhe një parcelë me ullinj, me sipërfaqe rreth 4 dynymë.Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse nga Lushnja, ndërsa banorët e zonës janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, duke ndihmuar me pompa uji për të mbushur zjarrfikëset dhe për të hedhur ujë mbi flakët.

    Zjarri ka përparuar në drejtim të banesave të fshatit Krutje e Poshtme, që ndodhen shumë pranë vatrës, por aktualisht po bëhet gjithçka për të parandaluar përhapjen e tij.