Zbardhen detaje nga operacioni i një dite më parë ndaj punonjësve të IMT. Mësohet se pronari i një objekti në zonën e Kombinatit kallëzoi në polici, se 4 punonjës të IMT shkuan në biznesin e tij ku konstatuan një tendë që përdorej për lokalin e vendosur brenda oborrit të banesës.
Pas konstatimit, e kanë njoftuar se do të prishet pasi është pa leje. Pasi largohen, njëri prej tyre kthehet pas disa minutash dhe takon pronarin (kallëzuesin) duke i thënë se i ofron marrëveshje që në këmbim të 1000 eurove, nuk do ia prishnin tendën.
Ky i fundit menjëherë kallëzoi në polici, ku kjo e fundit mori autorizim nga SPAK për përgjime e vëzhgime ambientale si dhe simulim të dhënies së parave. Shuma e parave është vendosur në dispizicion nga policia e cila ia ka dhënë kallëzuesit t’ua jepte. Gjatë kësaj kohe, kur shuma e parave iu dorëzua njërit prej punonjësve të IMT, përkatësisht Klajdi Zhillës, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali në afërsi të objektit.
Brenda këtij lokali kanë mbërritur punonjësit e policisë ku brenda mes të tjerëve ndodhej Geraldo Fuçia. Punonjësit e IMT kanë kuptuar prezencën e policisë dhe kanë lënë paratë në banakun e lokalit, Klajdi Zhilla arriti të largohej ndërsa 3 të tjerët u ndaluan.
Nga 3 të ndaluarit, vetëm Geraldo Fuçia mbahet në arrest ndërsa u shpall në kërkim Klajdi Zhilla pasi për dy të tjerët nuk u gjetën prova. Zhilla dhe Fuçia akuzohen për korrupsion pasiv.
Tag: parave
-

“Për 1 000 euro, nuk ta prishim tendën”/ Zbardhen detaje nga aksioni ndaj punonjësve të IMT, u denoncuan nga…
-

‘Na jep 1 mijë euro ose prishim tendën…’, Përgjimet që zbuluan 4 inspektorët e IMT-së Tiranë
Nga Fatjon Gjinaj/ Syri Tv
Zbardhen detaja nga operacioni i një dite më parë ndaj punonjësve të IMT. Pronari i një objekti në zonën e Kombinatit kallëzoi në polici, se 4 punonjës të IMT vajtën në biznesin e tij ku konstatuan një tende që përdorej për lokalin e vendosur brenda oborrit të banesës.
Pas konstatimit, e kanë njoftuar se do të prishet pasi është pa leje. Pasi largohen, njëri prej tyre kthehet pas disa minutash dhe takon pronarin (kallëzuesin) duke i thënë se i ofron marrëveshje që në këmbim të 1000 eurove, nuk do ia prishnin tendën.
Ky i fundit menjëherë kallëzoi në polici, ku kjo e fundit mori autorizim nga SPAK për përgjime e vëzhgime ambientale si dhe simulim të dhënies së parave.
Shuma e parave është vendosur në dispizicion nga policia e cila ia ka dhënë kallëzuesit t’ua jepte.
Gjatë kësaj kohe, kur shuma e parave iu dorëzua njërit prej punonjësve të IMT, përkatësisht Klajdi Zhillës, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali në afërsi të objektit në pronësi të ish deputetit, Mark Frrokut që nuk ka qenë objekt hetimi por rastësor.
Drejt kësaj adrese Zhilla u largua me një automjet tip “Audi”. Brenda këtij lokali kanë mbërritur punonjësit e policisë ku brenda mes të tjerëve ndodhej Geraldo Fuçia.
Punonjësit e IMT kanë kuptuar prezencën e policisë dhe kanë lënë paratë në banakun e lokalit, Klajdi Zhilla arriti të largohej ndërsa 3 të tjerët u ndaluan.
Nga 3 të ndaluarit, vetëm Geraldo Fuçia mbahet në arrest ndërsa u shpall në kërkim Klajdi Zhilla pasi për dy të tjerët nuk u gjetën prova. Policia sekuestroi paratë që u gjetën në banakun e lokalit të cilat konvenonin me numrat serial të monedhave që policia i dha kallëzuesit. Policia kqyri edhe kamerat e sigurisë së lokalit, ku u evidentuan lëvizjet e punonjësve të IMT. Zhilla dhe Fuçia akuzohen për korrupsion pasiv.
-

Energji dhe motivim, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju ditën e sotme
Dashi
Nivelet tuaja të energjisë do të jenë të larta. Vendosjet planetare të sotme mund të mos jenë më të favorshmet për ju për sa i përket parave, kështu që tregohuni vigjilent ndaj financave tuaja. Do të jeni krenarë për arritjet e fëmijëve tuaj. Mund të takoni dikë nga i cili do të tërhiqeni menjëherë.
Demi
Mundohuni të mos e humbni qetësinë, veçanërisht në një kohë krize. Sot mund të jeni dëshmitarë të fitimeve të moderuara në aktivitetet e biznesit. Një sipërmarrje ekzistuese e biznesit mund të jetë në prag të arritjes së lartësive të reja. Një vizitë nga një mysafir mund të pushtojë mbrëmjen tuaj.
Binjakët
Nëse nuk keni qenë mirë, ka mundësi që të shëroheni nga një sëmundje dhe të përfshiheni në aktivitete në natyrë. Ata që kanë shpenzuar më shumë para sesa duhet, do ta kuptojnë vlerën e kursimit të parave, pasi mund të lindë një nevojë urgjente financiare. Bashkohuni me familjen ose miqtë e ngushtë për ta bërë këtë një ditë të mbushur me argëtim.
Gaforrja
Etja juaj për njohuri do t’ju ndihmojë të bëni miq të rinj. Nëse mendoni se i dashuri juaj është shumë kërkues ndaj jush, jini të vendosur dhe refuzoni me mirësjellje ta kënaqni atë. Besnikëria dhe aftësia juaj për t’i bërë gjërat me përsosmëri do t’juvihet në dukje në punë. Sot studentët duhet të shmangin shtyrjen e punës për nesër dhe të kryejnë detyra të rëndësishme në kohë.
Luani
Mos e humbni energjinë tuaj duke menduar për të pamundurën, përqendrohuni më shumë në atë që mund të arrini. Do të jeni në humor për të udhëtuar dhe për të shpenzuar para, por kjo mund të çojë në pendim. Natyra juaj e mprehtë do t’ju vërë në qendër të vëmendjes në eventet shoqërore. Ngatërresat romantike do të “shtojnë erëza” në jetën tuaj.
Virgjëresha
Një ëndërr e dashur mund të realizohet. Mbani nën kontroll emocionet tuaja, pasi kjo mund të çojë gjithashtu në probleme të papritura. Edhe pse pozicioni juaj financiar do jetë i qëndrueshëm, një dalje e vazhdueshme e parave do t’ju pengojë të realizoni plane të reja.
Peshorja
Entuziazmi dhe sipërmarrja juaj do t’ju mundësojnë të arrini diçka të dukshme. Një lajm i mirë i papritur drejt mbrëmjes do të sjellë lumturi në familjen. Romanca do të jetë emocionuese, ndaj kontaktoni personin që doni. Mos hyni në asnjë sipërmarrje të përbashkët, pasi partnerët ka gjasa të përpiqen të përfitojnë nga ju.
Akrepi
Mund ta keni të vështirë të kontrolloni emocionet tuaja, sjellja juaj e pazakontë do të ngatërrojë njerëzit përreth jush dhe do t’ju bëjë më pas të mos ndiheni mirë. Sot mund të shpenzoni para për riparimin e një pajisjeje shtëpiake me defekt. Mund të ketë emocione dhe një energji të re në jetën tuaj të dashurisë.
Shigjetari
Mos u shqetësoni kur përballeni me situata të ndërlikuara. Fati mund të jetë ciklik, ndonjëherë të përjetojmë pak pakënaqësi është thelbësore që të vlerësojmë të gjitha gjërat e mira në jetën tonë. Ndjenjat romantike do të jenë reciproke sot. Biznesmenët e kësaj shenje ka gjasa të pësojnë humbje sot për shkak të ndonjë investimi të vjetër.
Bricjapi
Bëni kujdes nga konsumimi i ndonjë ushqimi të ndenjur apo të keq sot. Në këtë ditë, fuqia e dashurisë do t’ju japë një arsye për të dashuruar. Ka gjasa t’ju vijë një ofertë punë nga një përson që nuk do ta kishit menduar kurrë.
Ujori
Natyra juaj fëmijërore do të dalë në sipërfaqe dhe do të jeni në humor. Në fillim të ditës mund të pësoni një humbje financiare. I dashuri juaj mund të mërzitet nga diçka që ju thoni. Pranoni gabimet tuaja dhe korrigjoni ato.
Peshqit
Sot do të jeni të relaksuar dhe në disponimin e duhur për t’u kënaqur. Një letër me postë mund të sjellë një lajm të papritur për ju. Sot do të takoni dikë që ju do shumë. Një rritje e përgjegjësisë duket e mundshme në frontin profesional. -

Horoskopi për ditën e sotme, 23 gusht 2025
Showbiz E Shtunë, 23 Gusht 2025 08:01
Dashi
Nivelet tuaja të energjisë do të jenë të larta. Vendosjet planetare të sotme mund të mos jenë më të favorshmet për ju për sa i përket parave, kështu që tregohuni vigjilent ndaj financave tuaja. Do të jeni krenarë për arritjet e fëmijëve tuaj. Mund të takoni dikë nga i cili do të tërhiqeni menjëherë.Demi
Mundohuni të mos e humbni qetësinë, veçanërisht në një kohë krize. Sot mund të jeni dëshmitarë të fitimeve të moderuara në aktivitetet e biznesit. Një sipërmarrje ekzistuese e biznesit mund të jetë në prag të arritjes së lartësive të reja. Një vizitë nga një mysafir mund të pushtojë mbrëmjen tuaj.
Binjakët
Nëse nuk keni qenë mirë, ka mundësi që të shëroheni nga një sëmundje dhe të përfshiheni në aktivitete në natyrë. Ata që kanë shpenzuar më shumë para sesa duhet, do ta kuptojnë vlerën e kursimit të parave, pasi mund të lindë një nevojë urgjente financiare. Bashkohuni me familjen ose miqtë e ngushtë për ta bërë këtë një ditë të mbushur me argëtim.
Gaforrja
Etja juaj për njohuri do t’ju ndihmojë të bëni miq të rinj. Nëse mendoni se i dashuri juaj është shumë kërkues ndaj jush, jini të vendosur dhe refuzoni me mirësjellje ta kënaqni atë. Besnikëria dhe aftësia juaj për t’i bërë gjërat me përsosmëri do t’juvihet në dukje në punë. Sot studentët duhet të shmangin shtyrjen e punës për nesër dhe të kryejnë detyra të rëndësishme në kohë.
Luani
Mos e humbni energjinë tuaj duke menduar për të pamundurën, përqendrohuni më shumë në atë që mund të arrini. Do të jeni në humor për të udhëtuar dhe për të shpenzuar para, por kjo mund të çojë në pendim. Natyra juaj e mprehtë do t’ju vërë në qendër të vëmendjes në eventet shoqërore. Ngatërresat romantike do të “shtojnë erëza” në jetën tuaj.
Virgjëresha
Një ëndërr e dashur mund të realizohet. Mbani nën kontroll emocionet tuaja, pasi kjo mund të çojë gjithashtu në probleme të papritura. Edhe pse pozicioni juaj financiar do jetë i qëndrueshëm, një dalje e vazhdueshme e parave do t’ju pengojë të realizoni plane të reja.
Peshorja
Entuziazmi dhe sipërmarrja juaj do t’ju mundësojnë të arrini diçka të dukshme. Një lajm i mirë i papritur drejt mbrëmjes do të sjellë lumturi në familjen. Romanca do të jetë emocionuese, ndaj kontaktoni personin që doni. Mos hyni në asnjë sipërmarrje të përbashkët, pasi partnerët ka gjasa të përpiqen të përfitojnë nga ju.
Akrepi
Mund ta keni të vështirë të kontrolloni emocionet tuaja, sjellja juaj e pazakontë do të ngatërrojë njerëzit përreth jush dhe do t’ju bëjë më pas të mos ndiheni mirë. Sot mund të shpenzoni para për riparimin e një pajisjeje shtëpiake me defekt. Mund të ketë emocione dhe një energji të re në jetën tuaj të dashurisë.
Shigjetari
Mos u shqetësoni kur përballeni me situata të ndërlikuara. Fati mund të jetë ciklik, ndonjëherë të përjetojmë pak pakënaqësi është thelbësore që të vlerësojmë të gjitha gjërat e mira në jetën tonë. Ndjenjat romantike do të jenë reciproke sot. Biznesmenët e kësaj shenje ka gjasa të pësojnë humbje sot për shkak të ndonjë investimi të vjetër.
Bricjapi
Bëni kujdes nga konsumimi i ndonjë ushqimi të ndenjur apo të keq sot. Në këtë ditë, fuqia e dashurisë do t’ju japë një arsye për të dashuruar. Ka gjasa t’ju vijë një ofertë punë nga një përson që nuk do ta kishit menduar kurrë.
Ujori
Natyra juaj fëmijërore do të dalë në sipërfaqe dhe do të jeni në humor. Në fillim të ditës mund të pësoni një humbje financiare. I dashuri juaj mund të mërzitet nga diçka që ju thoni. Pranoni gabimet tuaja dhe korrigjoni ato.
Peshqit
Sot do të jeni të relaksuar dhe në disponimin e duhur për t’u kënaqur. Një letër me postë mund të sjellë një lajm të papritur për ju. Sot do të takoni dikë që ju do shumë. Një rritje e përgjegjësisë duket e mundshme në frontin profesional. -

RAIFFEISEN BANK futet në ‘rrjetën e SPAK’: Paratë e krimit po pastrohen me bankat
Pak ditë më parë, një grup i dyshuar si ndër më aktivët në trafikun e drogës në Europë, përmes Amerikës Latine, është goditur nga autoritetet shqiptare dhe të huaja.
Në qendër të hetimeve ndodhen vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, por përveç tyre një tjetër emër që doli në dosje është Fadil Balla, i njohur ndryshe si “Shijaksi”. Ai është edhe pronari i resortit të sekuestruar nga SPAK “Ajman Park Resort”.
Por hetimi është zgjeruar edhe më shumë ku sekuestrimi i 17 tonëve kokainë dhe aseteve, ka zbuluar përfshirjen e Raiffeisen Bank.
Gjatë prezantimit të raportit të SPAK në vitin 2024, kryeprokurori i posaçëm, z. Altin Dumani, deklaroi se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri janë të përfshira në skemat e pastrimit të parave.
“Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare që të integronte të ardhurat në sektorin bankar, përmes shtresëzimit të transfertave që do të kalonin nëpërmjet këtij biznesi.”,- tha Dumani.
Një hetim i finalizuar pak ditë më parë me masa arresti dhe një njoftim zyrtar të SPAK për sekuestrimin e 17 tonëve kokainë dhe aseteve, mes tyre edhe “Ajman Park Resort”, ka zbuluar përfshirjen e Raiffeisen Bank.
Sipas dokumenteve të siguruara nga weblajm.com, rezulton se të gjitha aksionet dhe të drejtat pasurore që dispononte Fadil Balla, i janë kaluar Raiffeisen më datë 25 prill 2023. Ky transferim është bërë afro dy vite para goditjes dhe aksionit të SPAK, periudhë që përkon edhe me nisjen e hetimeve ndaj anëtarëve të grupit ku bënte pjesë Balla.
‘Depozitimi i marrveshjes siguruese Nr 1166 Rep, Nr 593/2
datë 25.04.2023, per krijimin e nje barre siguruese 100% te kapitalit qe zotëron Z. Fadil
Balla ne shoqerinë “AMR” SHPK (barredhenes), ne favor te “RAIFFEISEN BANK” SHA
Kontrata Kredisë / Barrëmarrës
Kalimi i aksioneve është kryer pasi Balla kishte marrë një kredi në Raiffeisen Bank dhe si garanci për shlyerjen e saj kishte lënë aksionet e tij në masën 100% të “Ajman Park”.
Kjo pasuri, që nga data 14 gusht, ka kaluar në administrimin e shtetit si pronë e sekuestruar, ndërsa banka që kishte dhënë kredinë është njoftuar për këtë veprim.
Sekuestro dhe caktimi i Administratorit Shtetëror
Burime pranë SPAK bënë me dije për weblajm.com se pjesë e hetimeve për pastrimin e parave dhe trafikun ndërkombëtar të drogës do të jetë edhe kontrata e kredisë së dhënë këtij biznesi nga Raiffeisen Bank.
Fadil, alias Julian Balla, është shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Prej vitesh ai njihej në Shqipëri si ish-president i klubit të futbollit “Erzeni”, si dhe si biznesmen e pronar i “AMR Ajman Park”.
Njoftimi i SPAK:
Datë 08.08.2025
SPAK godet organizatën kriminale shqiptare që ndikonte në tregun e kokainës në Evropë — rreth 17 tonë kokainë të sekuestruar
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka kryer hetime kundër një organizate kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave. Hetimet, të cilat përfshijnë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj.
Kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.Në kontekstin e kësaj organizate kriminale, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.187/2023 për veprat penale te “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a, 287, 333/1 dhe 2 e 334/1 të Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 16 (gjashtëmbëdhjetë) shtetasve shqiptarë, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr.82 akti datë 06.08.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale për 14 (katërmbëdhjetë) persona dhe për 2 (dy) të tjerëve ka caktuar masën e sigurimit detyrim për tu paraqitur ne policinë gjyqësore.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë ekzekutuar masat e sigurimit për 9 të hetuar (përfshirë edhe një nga drejtuesit), prej të cilëve 7 me masën“arrest me burg” dhe 2 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa një prej të hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar në një vend të BE – së (drejtues i organizatës). Po punohet për ekzekutimin e masave të sigurimit për 6 persona të tjerë.
Masa “arrest me burg” në Shqipëri:
Ervis Çela, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami, Elidon Çela.
Masa “detyrim paraqitje” në Shqipëri:
Kujtim Gjyla, Ditjon Pepa.
I arrestuari në një vend të BE-së:
Franc Çopja
Për interesat e hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona të cilat janë në vijim e sipër.
Sekuestrimet e sasive të kokainës:
Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe më konkretisht:
Shtator 2020 – Paraguaj → Belgjikë (Anvers)
Grupi i drejtuar nga E.Ç. dhe F. G., në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi trafikimin e 11.6 ton kokainë, fshehur në kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon “Fox”. Ngarkesa u nis nga porti i Villeta (Paraguaj) dhe mbërriti në Anvers më 04.11.2020.
Në vijim, gjatë operacioneve të policisë në Roterdam, u sekuestruan 600 kg kokainë dhe 2 milionë euro, si dhe u arrestuan shtetasit shqiptarë M.D. dhe N.B.
Dhjetor 2020 – Shkurt 2021 – Paraguaj → Gjermani (Hamburg)
E.Ç. dhe F.G. organizuan dhe financuan trafikimin e 16.4 ton kokainë, fshehur në bombola metalike me bojë/kollë ndërtimi dhe të stampuara me logo (“sy me rrufe të kuqe”, “Puma”, “shenja infinit”), me vlerë tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shpërndarë në disa kontejnerë, mbërriti në Hamburg më 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane. (Cocaine ‘worth billions’ seized in record Germany and Belgium haul).
Tipologjia e organizatës kriminale
Hetimet e kryera në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve të përgjuara në aplikacionin SkyECC kanë zbuluar një strukturë kriminale të përmasave ndërkombëtare, e udhëhequr nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., e cila kontrollonte në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi, magazinimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i të ardhurave të fituara.
Ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatës E. Ç. (i cili së bashku me vëllanë e tij A. Ç. ishin vendosur në Paraguai), magazinoheshin dhe bëheshin gati për transport në Paraguai. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjikë) dhe Hamburgu (Gjermani), ku më pas shpërndaheshin përmes rrjeteve të brendshme të tregut të drogës në BE.
Qarkullimi dhe menaxhimi i parave
Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin:
Evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;
Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;
Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.
Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.
Koordinimi i pagesave
Figura kyçe si F.G., E.Ç., si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, luanin rol aktiv në organizimin e këtyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin përmes transaksioneve të tjera të fshehta, të dizajnuara për të mos lënë gjurmë në sistemin financiar zyrtar.
Përveç transportit fizik, rrjeti përdorte edhe sistemin informal të transfertave të njohur si “haëala” ose “token”, ku shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa asnjë evidencë bankare. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt Bolivisë, e cila, për shkak të nivelit të ulët të kontrollit financiar dhe pozicionit të saj strategjik, shërbente si nyje kyçe për përfundimin e transaksioneve ndërkombëtare të parave.
Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.
Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, theksojnë se:
“Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga organizatat shqiptare më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ajo kishte kapacitetin për të ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane dhe për të menaxhuar sasi të mëdha të lëndës narkotike në periudha të shkurtra kohore. Fuqia financiare e lartë e kësaj organizate, strukturimi dhe organizimi i një niveli shumë të lartë si dhe aftësia për të rikuperuar humbjet që vinin nga sekuestrimet e dallojnë atë nga grupet e tjera kriminale të hetuara nga SPAK .”
Pronat e sekuestruara
Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim si më poshtë:
Resorte turistike:“A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës.
Vila dhe apartamente:
Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.
Truall, toka dhe ndërtesa:Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.
Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:
Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
Shoqëri tregtare, Durrës.Automjete:
Tre automjete.
Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:Mbi 111 800 Euro Cash;
4000 USD
000 LekëBashkëpunimi ndërkombëtar
Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, Eurojust, agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE-së. Nga partnerët ndërkombëtarë u angazhuan Policia Federale Gjyqësore e Belgjikës, Policia Kombëtare dhe SIRASCO nga Franca, Zyra Federale e Policisë Kriminale dhe Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale Karlsruhe nga Gjermania, Policia e Holandës, si dhe Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (SCIP) të shtetit italian. Ky bashkëpunim i ngushtë ndërmjet këtyre institucioneve ishte thelbësor për suksesin e operacionit dhe goditjen e kësaj organizate kriminale me ndikim ndërkombëtar.
Një falenderim i veçantë u drejtohet hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për punën voluminoze dhe cilësore të kryer si edhe Policisë së Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e masave të sigurisë. -

“Nuk është hetuar kurrë burimi i parave në ndërtim”, ‘The Telegraph ‘jehonë’ goditjes së Çopjave
Ervis Cela dhe Fadil Balla
TIRANE- Gazeta britanike “The Telegraph” ka kushtuar një artikull aksionit më të fundit të SPAK ku u godit klani “Çela- Çopja” të përfshirë në trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Në artikull, gazeta përmend fshehjen e parave nën ullinj apo kthimin e tyre në lingota ari. Në shkrim, theksohet fakti se është hera e parë që autoritetet shqiptare kryejnë sekuestro të pasurive, edhe pse nuk kanë hetuar kurrë cili është burimi i parave që investohet në turizëm dhe ndërtim në vend.
SHKRIMI I PLOTË:
Klanit Cela-Çopja dikur ishte një nga sindikatat më të fuqishme kriminale në Evropë – aq ndikues, sa vendimet e tij mund të lëkundnin çmimin e kokainës në të gjithë kontinentin.
I drejtuar nga Franc Çopja, 33 vjeç, dhe Ervis Cela, 41 vjeç, karteli shqiptar trafikoi miliarda paund kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Bashkimit Europian. Fitimet e përfituara u pastruan më pas përmes një perandorie tregtare të gjerë: prona luksoze, një resort turistik pesë-yjor, vila dhe apartamente të shumta.
Shefat e drogës kishin grumbulluar aq shumë pasuri saqë debatet shpërthenin edhe mbi mënyrën se si duhej fshehur ajo: të varrosnin paratë nën rrënjët e ullinjve apo t’i shndërronin në ar. “Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga më të fuqishmet shqiptare në tregtinë ndërkombëtare të kokainës,” deklaruan në një komunikatë të përbashkët prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara.
Autoritetet thonë se klani kontrollonte të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi në laboratorët e Paraguajit, deri te transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet evropiane – përpara se të riciklonte fitimet përmes rrjeteve haëala dhe korrierëve me para në dorë. Një pjesë e ngarkesave përfundonte edhe në Britani, ku grupet shqiptare sot dominojnë tregun fitimprurës të kokainës. Aty, një kilogram kokainë arrin deri në 40 mijë paund, dyfishi i vlerës në kontinent.
Mesazhet e koduara në Sky Eç më vonë zbuluan mekanizmat e brendshëm të perandorisë. Edhe pse platforma u mbyll, hetuesit analizuan qindra miliona komunikime, përfshirë një bisedë të dhjetorit 2020 ku Cela fliste për varrosjen e milionave eurosh nën 200 ullinjtë e tij. Çopja e paralajmëroi se kartëmonedhat do të kalbeshin dhe i sugjeroi që t’i kthente në ar.
“Nuk ka ar… më duhet të grabis një bankë,” u tall Cela, përpara se të negocionte blerjen e deri në 200 kilogramëve përmes kontakteve të nëndheshme.Shtrirja e klanit u konfirmua në shkurt 2021 kur 16.4 ton kokainë me pastërti të lartë, fshehur në qindra kuti me llaç muri, u sekuestrua në portet evropiane – një sasi me vlerë mbi 3 miliardë paund, kapja më e madhe në historinë e kontinentit. Një tjetër ngarkesë që kaloi nëpër Antuerp një vit më parë kishte vlerën e 1.3 miliardë paundëve.
Ndërsa Cela drejtonte operacionet nga Paraguaji, e shkuara kriminale e ndoqi deri në fund. Më 29 qershor 2024, pas 11 vitesh arrati, ai u arrestua në fshatin bregdetar Qeparo, në jug të Shqipërisë.
Cela dhe vëllai i tij Ardian ishin prej kohësh në arrati, të dënuar në Itali për vrasjen brutale të Petrit Keçit në vitin 2008. Keçi u rrah, u qëllua gjashtë herë në kokë dhe trupi iu dogj në një përpjekje për të fshehur krimin. Megjithëse të dy u dënuan me dekada burg, ata u liruan në apel në vitin 2014 pasi u skadoi afati i paraburgimit – duke fituar kështu mundësinë të zhdukeshin në botën e krimit.
Cela tani do të duhet të vuajë një dënim me 21 vite burg për akuza që përfshijnë vrasje, rrëmbim, tentativë për fshehje trupi, kërcënime, posedim të paligjshëm të eksplozivëve dhe municioneve, si dhe pengim të drejtësisë – përveç çdo dënimi tjetër që mund t’i jepet për trafik droge dhe veprat penale të lidhura me të.
Një nga asetet më të spikatura të bandës ishte resorti luksoz “Ajman Park” në Shijak, rreth 27 kilometra në perëndim të Tiranës, i cili u sekuestrua nga SPAK. Në faqen e tij ende aktive, hoteli ofron “siguri 24 orë” për ata që duan të marrin me qira sallën madhështore në stilin greko-romak “Marvel Palace” për dasma ose të shijojnë restorantin e tij të Sushi-t dhe Steakhouse-it.
Sekuestrimet shënuan një ndërhyrje të rrallë nga autoritetet shqiptare, të cilat pothuajse kurrë nuk kanë nisur hetime mbi origjinën e kapitaleve të mëdha që derdhen në sektorët e turizmit dhe ndërtimit në vend./ZËRI -

Nga kampet për refugjatët tek garancia e trafikantëve, ja kush është detyra e fundit e kukullës së Sorosit
Giorgio Bianchi një fotoreporter italian, fotograf dokumentarësh dhe regjisor, ka ndarë në profilin e tij në Instagram një foto të kryeministrit Edi Rama me Alex Soros nga dasma e këtij të fundit.
Bashkangjitur fotos Bianchi shkruan Rama, është një nga njerëzit e rrallë që ka marrë pjesë si në dasmën e Alex Soros në qershor 2025 ashtu edhe në atë të George Soros në vitin 2013.
Ai shkruan se sukseset kryesore të Ramës përfshijnë “privatizimin e shtyrë përtej kërkesave të FMN-së, kampet e riatdhesimit për emigrantët, një bazë të re të NATO-s dhe garancitë e sigurisë për trafikantët e drogës, trafikantët e qenieve njerëzore dhe pastruesit e parave. Detyra e fundit e Edi Ramës është ta transformojë Shqipërinë në një terren prove për distopinë e një shoqërie pa para të gatshme. Meqenëse krimi i organizuar merr trajtim preferencial, përdoruesit e kriptomonedhave nuk kanë pse të shqetësohen.”
Fotoreporteri bashkangjit dhe shkrimin e Politico e cila i ka kushtuar një artikull vendit tonë për mënyrën sesi përdoret leku në Shqipëri dhe sa i përdorin bankat dhe kartat bankare shqiptarët.
Politico shkruan se në Shqipëri paraja në dorë është si mbret, teksa thekson se për vite me radhë, shqiptarët kanë preferuar ta mbajnë paratë nën jastëk, pranë kallashit.
ARTIKULLI I PLOTE
Në një vend ku “paraja në dorë është mbret”, ambicia e kryeministrit Edi Rama për të zhdukur përdorimin e saj deri në vitin 2030 do të përmbyste tërësisht shoqërinë.
Për vite me radhë, shqiptarët kanë preferuar t’i mbajnë paratë e tyre nën dyshek – pranë AK-47-shit të tyre, siç thuhet në shakanë kombëtare – në vend që t’i mbajnë në banka. Por nëse Rama dëshiron, Shqipëria do të bëhet ekonomia e parë pa para të cash në botë.
Një pjesë e madhe e arsyes për këtë është se për momentin shumë transaksione ndodhin nën banak. Eliminimi i parave cash “është një përparësi absolute për vendet me informalitet të lartë dhe sasi destabilizuese të parave të paligjshme në sistemin financiar”, tha Selami Xhepa, profesor i shkencave ekonomike në Universitetin e Tiranës.
Problemi është se sistemi bankar dhe shoqëria mund të mos jenë gati për të ndërmarrë këtë hap.
Shumica e shqiptarëve preferojnë t’i menaxhojnë kursimet e tyre jashtë sistemit bankar, duke i fshehur kartëmonedhat në vende të padukshme dhe duke këmbëngulur në pagesat me para në dorë sa herë që është e mundur.
Edhe në guidat turistike për Shqipërinë, shprehja “paraja është mbret” shfaqet shpesh si këshillë për vizitorët. Edhe pse shumica e dyqaneve zinxhir ose restoranteve më të mëdha pranojnë karta, kafenetë, sallonet e bukurisë, butikët, kompanitë e telekomunikacionit dhe dyqanet ushqimore nuk e bëjnë këtë.
Në një dyqan rrobash në qendër të Tiranës, kur POLITICO u përpoq të paguante me një kartë dixhitale, arkëtari dukej i hutuar dhe pyeti, “para në dorë?”
Ishte një histori e ngjashme në taksi dhe në autobus – kur fatorino përsëriti me zë të lartë, “40 lekë”.
Qeveria e majtë dëshiron ta çlirojë Shqipërinë nga ajo që raporti i vendit i Komisionit Evropian për vitin 2024 e përshkroi si një “ekonomi e madhe informale” që pengon biznesin dhe konkurrencën (për të mos përmendur uljen e të ardhurave tatimore).
Vlerësimet e vendosin ekonominë gri – pjesën e ekonomisë që nuk përfshihet në statistikat zyrtare – në midis 29 dhe 50 përqind të produktit të brendshëm bruto.
Spiro Brumbulli, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Shqiptare, i tha POLITICO-s se qeveria dhe institucionet do të hartojnë një plan për të hapur rrugën për një kalim pa para në dorë, me hapat e mëtejshëm që përfshijnë një kufi për blerjet e bëra me monedhë fizike, integrimin me sistemin e pagesave SEPA të BE-së deri në tetor dhe lançimin e pagesave të menjëhershme SEPA menjëherë pas kësaj.
Kapërcimi i traumës bankare në Shqipëri
Një nga problemet është se shqiptarët thjesht nuk i pëlqejnë bankat. Një anketë e kohëve të fundit nga Shoqata Shqiptare e Bankave zbuloi se vetëm 34 përqind e popullsisë u besonte atyre. Banka Botërore raportoi se më pak se 50 përqind e shqiptarëve kanë një llogari bankare.
Banka e Shqipërisë thotë se 78 përqind “kanë akses” në një llogari bankare, më pak se mesatarja evropiane prej 96 përqind.
Jo të gjithë janë të bindur se plani ka kuptim. Genc Pollo, bashkëthemelues i Partisë Demokratike të opozitës dhe ish-zëvendëskryeministër, i tha POLITICO-s se përpjekja për të mbyllur zonat gri të ekonomisë duke ndaluar paratë cash ishte “si të vrisje pula duke përdorur artileri”. Ai e quajti idenë një “sulm ndaj lirisë personale të mbajtësve legjitimë të kartëmonedhave”.
Ndërsa ai pranoi se bankat shqiptare mund të jenë “të ngathëta dhe të shtrenjta”, rregullimi më i zgjuar dhe më shumë konkurrencë nga platformat e parave online dhe kriptovalutat do të ishin një rrugë më e mirë sesa ndalimi i parave cash. Ai kishte pak shpresë se një shoqëri pa para cash do të zvogëlonte pastrimin e parave.
Erald Kapri, një anëtar i sapozgjedhur i parlamentit për Partinë e Mundësive të qendrës së djathtë, i tha POLITICO-s se dyshonte se politika ishte në lojë.
“Është thjesht një nga ato ide të Ramës për të tërhequr vëmendjen dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale të vendit, siç janë korrupsioni ose kostoja e lartë e jetesës”, tha ai.
Trauma post-komuniste
Ideja e kalimit gjithnjë e më shumë pa para në dorë po ndiqet nga shumë vende të zhvilluara, si Suedia, Estonia dhe Irlanda. Megjithatë, Shqipëria është një çështje tjetër dhe skepticizmi publik është i kuptueshëm.
Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, bankat dhe institucionet financiare, së bashku me “kompanitë e investimit”, filluan të shfaqeshin dhe të premtonin norma interesi tepër të larta deri në 19 përqind për depozitat.
Disa firma u rritën shpejt në më shumë se 25, dhe në kulmin e kësaj çmendurie, një në gjashtë shqiptarë kishin investuar para – në shumë raste, të gjitha kursimet e jetës së tyre – në skemat piramidale. Investitorët e hershëm morën pagesa bujare, por këto u bënë më të vogla dhe më të rralla ndërsa sistemi u përkul nën peshën e vet.
Deri në janar të vitit 1997, firmat e para filluan të falimentonin, duke i shtyrë shqiptarët të përpiqeshin të tërhiqnin fondet e tyre në masë, duke krijuar një rreth vicioz të rënies së mëtejshme. Deri në mars, vendi ishte në kaos dhe kishte filluar rebelimi. Ushtarët dhe policia braktisën postet e tyre, dhe turma shqiptarësh të zemëruar e të pafuqishëm akuzuan qeverinë se nuk i ndaloi mashtrimet dhe madje kishte përfituar prej tyre.
Rreth 2,000 njerëz u vranë në përleshjet midis qytetarëve dhe autoriteteve, si dhe nga bandat e armatosura me më shumë se një milion armë të grabitura nga depot shtetërore të armëve. Në përgjithësi, u humbën rreth 1.2 miliardë dollarë – ekuivalente me gjysmën e PBB-së në atë kohe.
-

SPAK-u e vë edhe Zvicrën në shënjestër
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK) e ka vënë Zvicrën në shënjestër, shkruajnë mediat zvicerane “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar para nga trafiku i drogës për vite me radhë, nëpërmjet një agjencie udhëtimesh në Luzern, një qytet në Zvicrën qendrore.
Në Shqipëri, SPAK-u ka konfiskuar dy prona dhe shuma të mëdha parash nga dy bosë të dyshuar. Akuza ndaj tyre është se pasuritë e tyre dyshohet se burojnë nga veprimtaritë kriminale.
Për shkak të dyshimeve për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe trafik droge, Prokuroria Federale e Zvicrës kishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar gjashtë të dyshuar. Katër prej tyre kanë lidhje me një agjenci udhëtimesh në Luzern. Një person i pestë ka vepruar si kurier parash dhe shofer.
Nëpërmjet të ashtuquajturit “Hawala-Banking”, klani dyshohet se ka transferuar miliona nga Zvicra drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Por si funksionon saktësisht ky sistem? Dhe si arriti prokuroria shqiptare të zbulojë gjurmët e klanit kriminal?
Hawala-Banking është një sistem joformal dhe i bazuar në besim për transferimin e parave, i cili po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi edhe në Zvicër, njoftojnë mediat e lartpërmendura. Ky sistem funksionon kryesisht jashtë strukturave zyrtare financiare dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u kontrolluar, gjë që e bën atë mjet të preferuar për pastrim parash dhe transaksione të paligjshme.
Një person që, për shembull, dëshiron të dërgojë para nga Luzerni në Shqipëri, i drejtohet një të ashtuquajturi Hawaladar. Ky është një ndërmjetës joformal parash, i cili shpesh ka edhe një biznes të ligjshëm, si një agjenci udhëtimesh, restorant apo dyqan.
Paratë dorëzohen në dorë, ndërsa Hawaladari i jep dërguesit një kod, i cili më pas e njofton marrësin e parave në vendin e destinacionit. Paralelisht, Hawaladari në Luzern kontakton partnerin e tij në Shqipëri, i cili, pas njoftimit të kodit, i jep marrësit shumën përkatëse në monedhën vendase – shpesh brenda së njëjtës ditë.
Mes Hawaladarëve, diferencat shlyhen më vonë, për shembull, përmes tregtisë ose transferimeve të ndara që shpesh nuk mund të gjurmohen. As marrësi, as dërguesi nuk duhet të identifikohen, nuk ka dokumente ose dëshmi zyrtare – dhe kështu, thuajse asnjë gjurmë për organet hetimore.
Megjithatë, pas disa muajsh të tërë vëzhgimesh, veprimtaria e klanit shqiptar u zbulua. Çelësi ishte agjencia e udhëtimeve në Luzern, e cila shërbente si qendër për transferimet joformale të parave. Pamjet nga kamerat tregonin se si korrierët e parave dorëzonin ose merrnin herë pas here shuma të mëdha parash. Po ashtu, bisedat telefonike dhe përgjimet dhanë prova të forta: nga bisedat rezultonte se të përfshirët në këtë veprimtari flisnin për shuma të mëdha parash, bënin marrëveshje për oraret e dorëzimeve dhe e përdornin agjencinë e udhëtimeve si pikë qendrore të veprimtarisë -

Shoferët merrnin 2% të lekëve, zbardhen rrugët e transferimit të parave të kokainës në Shqipëri
SPAK ka zbardhur dy rrugët që përdorte grupi i organizuar kriminal i trafikut të kokainës nga Amerika Latinë në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndërsa konsiderohet si një nga organizatat shqiptare më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës, grupi i drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Gergely alias Franc Çopja kalimin e parave të përfituara nga trafiku i drogës e realizonin përmes një skeme të mirëorganizuar dhe shumë të sofistikuar, që kishte për qëllim shmangien e gjurmimit financiar dhe fshehjen e origjinës së tyre kriminale.
Dy ishin metodat kryesore të përdorura: transporti fizik i parave “cash” dhe sistemi informal i transfertave të njohur si “hawala”.
Paratë transportoheshin kryesisht nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, në mënyrë të fshehtë, përmes rrjeteve të shoferëve të besuar të linjave ndërkombëtare të pasagjerëve. Kjo i ndihmonte të shmangnin sistemet bankare dhe kontrollet doganore.
Në të njëjtën kohë, rrjeti përdorte metoda alternative transferimi pa gjurmë bankare, duke i kanalizuar fondet edhe drejt vendeve si Bolivia, që ofronin kushte të favorshme për pastrimin e parave.
Ky kombinim teknikash i garantonte organizatës kriminale një qarkullim të vazhdueshëm dhe të sigurt të qindra milionë eurove nga aktiviteti i trafikut të drogës.
Qarkullimi dhe menaxhimi i parave:
Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin:
Evitimi i gjurmimit bankardhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.
Figura kyçe si Ervis Çela dhe Franc Çopja si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, luanin rol aktiv në organizimin e këtyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin përmes transaksioneve të tjera të fshehta, të dizajnuara për të mos lënë gjurmë në sistemin financiar zyrtar.
Përveç transportit fizik, rrjeti përdorte edhe sistemin informal të transfertave të njohur si “haëala” ose “token”, ku shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa asnjë evidencë bankare. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt Bolivisë, e cila, për shkak të nivelit të ulët të kontrollit financiar dhe pozicionit të saj strategjik, shërbente si nyje kyçe për përfundimin e transaksioneve ndërkombëtare të parave.
Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare. -

“Hawala” ishte zgjidhja! Si transferoheshin paratë e drogës nga Zvicra në Shqipëri, kamuflimi pas agjencisë turistike
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria Speciale e Shqipërisë (SPAK) pak javë më parë kishte në shënjestër një grup kriminal me qendër të Zvicrës. Klani kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar paratë e drogës për vite me radhë përmes një agjencie udhëtimesh në Lucernë. Sipas medias zvicerane, shtatorin e kaluar, Zyra e Prokurorit Federal Zviceran arrestoi 6 persona me dyshimet se ishin pjesë e një organizate kriminale që merrej me pastrim parash dhe trafik droge. Katër prej këtyre individëve ishin të lidhur me një agjenci udhëtimesh në Lucernë. Një i pestë punonte si korrier parash dhe shofer.
Bankë e fshehtë
Duke përdorur të ashtuquajturin sistem bankar “hawala”, klani ka transferuar miliona nga Zvicra në Kosovë dhe Shqipëri. Por si funksionon saktësisht ky sistem? Dhe si e gjurmoi prokuroria e Shqipërisë klanin kriminal? Sistemi bankar “Hawala” është një sistem informal i transferimit të parave i bazuar në besim, i cili po fiton rëndësi edhe në Zvicër. Sistemi zakonisht vepron tërësisht jashtë strukturave zyrtare financiare dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u kontrolluar, duke e bërë atë një mjet të njohur për pastrim parash dhe transaksione të paligjshme.
Si funksionon sistemi bankar “Hawala” në Zvicër?
Për shembull, dikush që dëshiron të dërgojë para nga Lucerna në Shqipëri kërkon një të ashtuquajtur “hawaladar”. Ky është një ndërmjetës parash informal, i cili shpesh drejton një biznes të ligjshëm, siç është një agjenci udhëtimesh, restorant ose dyqan. Paratë dorëzohen në para të gatshme dhe “hawaladari” i jep dërguesit një kod numerik, i cili më pas i komunikohet marrësit në vendin e destinacionit. Në të njëjtën kohë, “hawaladari” i Lucernës kontakton partnerin e tij të biznesit në Shqipëri, i cili, pasi i jepet kodi numerik, ia shpërndan paratë marrësit në monedhën vendase – shpesh në të njëjtën ditë.
Asnjë faturë ose provë
Dallimet zgjidhen më vonë midis “hawaladarëve”, për shembull, përmes transaksioneve tregtare ose dërgesave të ndara, të cilat shpesh nuk mund të gjurmohen. As marrësi dhe as burimi i dërgesës nuk kërkohet të paraqesin identifikim, nuk ka fatura ose prova zyrtare – dhe për këtë arsye vështirë se ka ndonjë pistë për autoritetet hetuese.
Megjithatë, muaj të tërë mbikëqyrjeje zbuluan makinacionet e klanit shqiptar. Çelësi i kësaj ishte agjencia e udhëtimit në Lucernë, e cila shërbente si një pikë qendrore kontakti për transfertat informale të parave. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin korrierë parash që linin ose merrnin vazhdimisht shuma të mëdha parash atje. Bisedat telefonike zbuluan prova inkriminuese pasi gjithë kohës anëtarët e grupit flisnin për shuma të mëdha parash, binin dakord për orare specifike për transfertat e parave dhe e përdornin agjencinë e udhëtimit si një qendër takimi.Më 20 korrik, SPAK njoftoi arrestimin e Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj. Ndërkohë që në kuadër të këtij hetimi, në Zvicër është arrestuar edhe Ervis Ferizaj. Të arrestuarit kanë transferuar dhe kanë transportuar nga Zvicra për në Shqipëri, sasi të konsiderueshme të parave që kanë pasur si burim të origjinës së tyre trafikun e drogës, por nuk kanë bërë me dije një shifër konkrete për sa para bëhet fjalë. Trafiku i drogës bëhej në Zvicër por edhe në disa vende të tjera. Kalimi i parave përmes këtij sistemi ka nisur të paktën që prej vitit 2020 e deri më sot. Por përmendet se shumat e parave që kanë ardhur në vendin tonë mund të kenë kapur miliona euro./ZËRI