Tag: parave

  • ‘Shteti i pafuqishëm’, Çoçoli: Shqipëria po mbytet nga paratë e pista, po na hyjnë ‘nën hundë’!

    ‘Shteti i pafuqishëm’, Çoçoli: Shqipëria po mbytet nga paratë e pista, po na hyjnë ‘nën hundë’!

    I ftuar në emisionin Kafe Shqeto, eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, foli me tone të forta për fenomenin e pastrimit të parave dhe rreziqet që i kanosen ekonomisë shqiptare nga mungesa e kontrolleve efektive.

    Ai theksoi se ekonomia jonë është sot thellësisht e privatizuar, ndërsa strukturat shtetërore shpesh nuk arrijnë të ndalojnë qarkullimin e parave të dyshimta, që hyjnë përmes rrugëve të padukshme.

    Sipas tij, rritja e pikave të këmbimit dhe mungesa e deklarimeve për transfertat e vogla janë sinjale alarmante që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme ligjore.

    Pjesë nga deklarata:

    Sot, ekonomia jonë, me të gjitha shërbimet që ofron, është thellësisht dhe rrënjësisht e privatizuar. Megjithatë, kemi mundësi të bëjmë më shumë.

    Në vitin 2018, pati një rast gjyqësor që tërhoqi vëmendje: një 93-vjeçar nga Palermo tentoi të transferonte 18 milionë euro drejt Tajlandës. Rasti u bë lajm në media, por transaksioni u bllokua për shkak të ligjit për ndalimin e pastrimit të parave. Bankat janë shumë të kujdesshme nëse dërgon, për shembull, 10 mijë paund, kërkojnë menjëherë dokumentacion mbi origjinën e tyre. Por kjo nuk është e mjaftueshme.

    Po na hyjnë nga “deriçka” (nën hundë) para të paligjshme. Jo të gjitha janë para kriminale, por një pjesë e mirë e tyre janë në zonën gri (rreth ¾ janë të dyshimta ose të paligjshme), dhe vetëm një e katërta janë para të zeza, të lidhura drejtpërdrejt me krimin. Ne duhet të parandalojmë hyrjen e tyre në ekonomi.

    Duhet pasur parasysh se gjatë katër viteve të fundit janë shtuar ndjeshëm pikat e këmbimit valutor. Sot, ato gjenden pothuajse çdo 20 metra, gjë që nuk është normale. Shumë nga paratë që vijnë nga jashtë, tashmë kalojnë përmes këtyre pikave të këmbimit, shpesh nën pragun e 900 eurove, dhe pa asnjë deklarim mbi burimin e tyre.

    Kjo është një pikë ku duhet të ndërhyjmë ligjërisht. Edhe nëse një shumë është më e vogël se 10 mijë euro që është kufiri kur bankat fillojnë kontrollin pikat e këmbimit duhet të kenë detyrimin të raportojnë. Ne duhet të jemi vigjilentë edhe kur vijnë shuma të vogla, si 5 mijë apo 500 paund, nëse ato përsëriten 10 herë në ditë përmes transfertash aty duhet të ndizet alarmi.

    Praktika është testi i së vërtetës. Fakti që nuk kemi raste të bujshme, nuk do të thotë që nuk ka problem. Përkundrazi, tregon që kemi nevojë për përmirësim.

  • Zyrtare/ Altin Dumani bisedoi në SHBA për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës

    Zyrtare/ Altin Dumani bisedoi në SHBA për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të hënën, më 8 shtator, se drejtuesi i saj, prokurori Altin Dumani, zhvilloi disa takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të gushtit dhe në fillim të këtij muaji, në kuadër të bashkëpunimit kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
    Në njoftim thuhet se Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., më 2 dhe 3 shtator. “Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI), u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të narkotikëve dhe pastrimin e parave”, citohet në njoftim.
    Po ashtu, sqarohet se me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e zhvilluar në Nashville, Tennessee, në datat 26-28 gusht.
    Gjatë konferencës së titulluar “Uniteti global për një të ardhme më të sigurt: Forcimi i aleancave kundër krimit transnacional”, Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, z. Terrance Cole, ku u diskutua mbi bashkëpunimin ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, si dhe mbi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.
     
     
    Gjithashtu, drejtuesi i SPAK zhvilloi takime edhe me përfaqësues të agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konferencë, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit dhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, me qëllim luftimin e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
    gijotina.com/

  • Nëpunës civilë dhe drejtorë ministrish ‘pastruan’ para përmes kompanive të basteve – Luajtën deri në 1 mln euro, në shënjestër mbi 200 persona

    Nëpunës civilë dhe drejtorë ministrish ‘pastruan’ para përmes kompanive të basteve – Luajtën deri në 1 mln euro, në shënjestër mbi 200 persona

    Një skandal ka shpërthyer në Greqi, teksa autoritetet kanë zbuluar një rrjet të gjerë zyrtarësh të lartë që pastrojnë paratë e tyre të korrupsionit nëpërmjet lojërave të fatit.

    Presidenti i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, ish-zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë, Charalambos Vourliotis, tha se po i mbyllet rruga pastrimit të parave përmes kompanive të basteve që veprojnë ligjërisht, por “pastrojnë shumë para të zeza”.

    Bëhet fjalë për të paktën 200 zyrtarë të lartë të zbuluar deri tani, ndërsa shumat e luajtura shkojnë nga 1 mijë euro, deri në 1 mln euro.

    Midis lojtarëve të fatit janë nëpunës të lartë publikë, si drejtorë ministrish, shërbimesh publike etj., të cilët nuk mund të justifikojnë nga të ardhurat e tyre të ligjshme paratë që kanë luajtur në kompanitë e basteve që ofrojnë lojëra fati (në fushën e sportit).

    Nën mikroskopin e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, u gjetën afërsisht 200 lojtarë të fatit të cilët, nën petkun e ligjshmërisë, luanin përmes afërsisht 10 kompanive sistematike të basteve që ofronin lojëra fati, shuma parash që arrinin në një milion euro. Ka dyshime se në këtë rrjet kryhej skema e pastrimit të parave.

    Autoriteti i ka identifikuar këta 200 individë dhe ka filluar tashmë auditimin, duke krahasuar deklaratat e tyre tatimore me shumat e mëdha që kanë luajtur bixhoz.

    Skema u zbulua pas një hetimi disamujor nga zyrtarë të specializuar të Autoritetit. Pastrimi i parave të zeza u krye përmes afërsisht dhjetë kompanive sistemike të lojërave të fatit që përdorin si agjentë-mbledhës pronarë dyqanesh që nuk kanë të bëjnë fare me sektorin financiar dhe lojërat e fatit, si dyqane ushqimore, minimarkete, stacione benzine, etj. Paratë depozitoheshin nga lojtarët në para të gatshme cash.

    Shumat e parave që ishin me origjinë të panjohur fillimisht depozitoheshin në llogari lojërash fati, të cilat më pas transferoheshin në llogari bankare personale, etj. dhe kështu visheshin me petkun e legjitimitetit.

    Konkretisht, klientët – lojtarë fillimisht hapnin një llogari me kompani legjitime të lojërave të fatit online dhe merrnin një kod unik nga kompania specifike, nëpërmjet të cilit mund të depozitonin para direkt në këtë llogari, raporton Protothema.

    Domethënë, këto shuma të supozuara të lojërave të fatit janë të përziera me fondet e ligjshme që kompanitë kishin në llogaritë e tyre bankare, kartat e kreditit etj., dhe dukeshin si aktivitet lojërash fati, i cili, megjithatë, ishte një mashtrim./ Protothema.

  • Pushtetarët në baste/ 200 zyrtarë të lartë zbardhen në skemën e pastrimit të parave, ja si funksiononte skema

    Pushtetarët në baste/ 200 zyrtarë të lartë zbardhen në skemën e pastrimit të parave, ja si funksiononte skema

    Greqi- Një skandal ka shpërthyer në Greqi, teksa autoritetet kanë zbuluar një rrjet të gjerë zyrtarësh të lartë që pastrojnë paratë e tyre të korrupsionit nëpërmjet lojërave të fatit.
    Presidenti i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, ish-zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë, Charalambos Vourliotis, tha se po i mbyllet rruga pastrimit të parave përmes kompanive të basteve që veprojnë ligjërisht, por “pastrojnë shumë para të zeza”.

    Bëhet fjalë për të paktën 200 zyrtarë të lartë të zbuluar deri tani, ndërsa shumat e luajtura shkojnë nga 1 mijë euro, deri në 1 mln euro.
    Midis lojtarëve të fatit janë nëpunës të lartë publikë, si drejtorë ministrish, shërbimesh publike etj., të cilët nuk mund të justifikojnë nga të ardhurat e tyre të ligjshme paratë që kanë luajtur në kompanitë e basteve që ofrojnë lojëra fati (në fushën e sportit).
    Nën mikroskopin e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, u gjetën afërsisht 200 lojtarë të fatit të cilët, nën petkun e ligjshmërisë, luanin përmes afërsisht 10 kompanive sistematike të basteve që ofronin lojëra fati, shuma parash që arrinin në një milion euro. Ka dyshime se në këtë rrjet kryhej skema e pastrimit të parave.
    Autoriteti i ka identifikuar këta 200 individë dhe ka filluar tashmë auditimin, duke krahasuar deklaratat e tyre tatimore me shumat e mëdha që kanë luajtur bixhoz.
    Skema u zbulua pas një hetimi disamujor nga zyrtarë të specializuar të Autoritetit. Pastrimi i parave të zeza u krye përmes afërsisht dhjetë kompanive sistemike të lojërave të fatit që përdorin si agjentë-mbledhës pronarë dyqanesh që nuk kanë të bëjnë fare me sektorin financiar dhe lojërat e fatit, si dyqane ushqimore, minimarkete, stacione benzine, etj. Paratë depozitoheshin nga lojtarët në para të gatshme cash.
    Shumat e parave që ishin me origjinë të panjohur fillimisht depozitoheshin në llogari lojërash fati, të cilat më pas transferoheshin në llogari bankare personale, etj. dhe kështu visheshin me petkun e legjitimitetit.
    Konkretisht, klientët – lojtarë fillimisht hapnin një llogari me kompani legjitime të lojërave të fatit online dhe merrnin një kod unik nga kompania specifike, nëpërmjet të cilit mund të depozitonin para direkt në këtë llogari, raporton media greke.
    Domethënë, këto shuma të supozuara të lojërave të fatit janë të përziera me fondet e ligjshme që kompanitë kishin në llogaritë e tyre bankare, kartat e kreditit etj., dhe dukeshin si aktivitet lojërash fati, i cili, megjithatë, ishte një mashtrim.
     
     
     

  • “Individët s’mund t’i tërheqin paratë nga TXEX”, Braçe apel: S’ka qenë bursë, por skemë piramidale, denonconi…

    “Individët s’mund t’i tërheqin paratë nga TXEX”, Braçe apel: S’ka qenë bursë, por skemë piramidale, denonconi…

    Deputeti socialist, Erion Braçe vazhdon të denoncojë platformën TXEX, përmes së cilës kanë rënë pre e mashtrimit mijëra qytetarë. Në një tjetër reagim në rrjete sociale, deputeti shprehet se ende qytetarët nuk kanë mundësi që të tërheqin paratë e tyre, ndryshe nga sa ka premtuar platforma, duke paralajmëruar se nuk bëhej fjalë me një bursë, por një skemë piramidale.
    Ai thotë se qytetarët nuk po mund të marrin dot paratë e tyre për shkak të bllokimit të krijuar nga platforma në fjalë. Deputeti apelon qytetarët që të denoncojnë grabitjen te autoritetet shqiptare, në mënyrë që të zgjerohet hetimi me ato të huaja dhe të gjurmohet se kush qëndron pas tyre.
    “Denonconi pranë autroriteteve shqiptare këtë grabitje të parave tuaja. aduhet ta bëni këtë si csdo qytetar evropianë, e kanë bërë për call centerat e famshëm që nëpërmjet Forex kanë grabitur qytetarë evropiane me bazë në Shqipëri bëjeni tani që autoritetet me ato ndërkombëtare të zgjeriojnë hetimet dhe të zbulojnë se kush është pas tyre.”, thotë deputeti.
    Braçe thotë se këto platforma mashtrimi nuk kanë asnjë lidhje me shtetin shqiptar, nuk janë të licensuar këtu, dhe se veprojnë fiktivisht.
    “Këto emra që funksionojnë online nuk kanë lidhje me shtetin shqiptar, nuk janë të licensuar këtu. Kanë veprimtari fiktive me sinjalet e blerjes që ju dërgojnë. Janë mashtrime për t’ju grabitur para.”, tha ai.
    Më 28 gusht, policia nisi hetimet për këtë platformë të dyshimtë, përmes së cilës iu kërkohet qytetarëve që të investojnë shuma të mëdha parash, me premtimin se do të kenë fitime të menjëhershme. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike tha se platforma prezantohet për investime në kriptovaluta, por mbart tiparet e një skeme mashtruese digjitale. Ajo nuk është e regjistruar apo licencuar në Shqipëri dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar.
    Reagimi i plotë i Braçes:
    5 DITË – 120 ORË NGA DITA KUR XUEX BLLOKOI TËRHEQJEN E PARAVE NGA PIRAMIDA;5 DITË – 120 ORË NGA PREMTIMI I LEO SMITH PËR TË NDËRTUAR NJË BLOK-PROGRAM (sic shkruante) TË RI QË DO T’JU MUNDËSONTE TËRHEQJEN E PARAVE!
    ASGJË NUK KA NDODHUR!
    JU KENI 5 DITË PA MUNDËSINË PËR TË TËRHEQUR PARATË TUAJA!U kisha paralajmëruar për këtë, PIRAMIDAT KËSHTU VEPROJNË, ja ku jemi tani!Për të gjithë ata që më shkruajnë e më pyesin: “A do na lejoni të marrim paratë tona e pastaj mbyllini?”, dua të them:
    AS UNË E AS KUSH TJETËR NUK UA MUNDËSON KËTË!UA THOTË LEO SMITHI VETË NË MESAZHET NË GRUPIN E TELEGRAMIT – VETËM AI, GRUPI I TIJ EG, PLATFORMA E TIJ XUEX, JOANA, NË BASHKËPUNIM ME AGJENTËT TUAJ,KANË KËTË MUNDËSI!JANË ATA ZOTËRUESIT E PLATFORMËS-PIRAMIDË DHE PARAVE TUAJA, ASKUSH TJETËR!Ndërkohë, nëse doni një këshillë nga unë:DENONCONI PRANË AUTORITETEVE GRABITJEN E PARAVE TUAJA, SIÇ QYTETARËT EVROPIANË BËNË PRANË AUTORITETEVE TË TYRE PËR CALL CENTER-AT ME BAZË NË SHQIPËRI QË I GRABISNIN;BËJENI QË AUTORITETET SHQIPTARE NË BASHKËPUNIM ME ATO NDËRKOMBËTARE TË NDJEKIN ZOTËRUESIT E PIRAMIDAVE!
    Asgjë tjetër nuk ka mbetur më për t’u bërë!PARATË TUAJA I KA DHE I KA BLLOKUAR, GRABITUR LEO SMITH – XUEX NË KËTË RAST, TXEX MË PARË, GROKR ETJ.!

  • “Ju paralajmërova”/ Skemat piramidale online, deputeti Braçe: Xuex ka bllokuar paratë e qytetarëve

    “Ju paralajmërova”/ Skemat piramidale online, deputeti Braçe: Xuex ka bllokuar paratë e qytetarëve

    Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon të denoncojë rastet e skemave piramidale online. Në një videomesazh në rrjetin social, Facebook, socialisti i drejtohet qytetarëve duke u thënë se i kishte paralajmëruar. Ai thotë se Xuex ka bllokuar paratë e shqiptarëve, ndërsa u bën thirrje autoriteteve që të ndërdyjnë urgjentisht.
    Reagimi i deputetit të PS, Erion Braçe:
    5 ditë – 120 orë nga dita kur Xuex bllokoi tërheqjen e parave nga piramida;
    5 ditë – 120 orë nga premtimi i Leo Smith për të ndërtuar një blok-program (siç shkruante) të ri që do ju mundësonte tërheqjen e parave!
    Asgjë nuk ka ndodhur!
    Ju keni 5 ditë pa mundësinë për të tërhequr paratë tuaja!
    U pata paralajmëruar për këtë; piramidat kështu veprojnë, ja ku jemi tani!
    Për të gjithë ata që më shkruajnë e më pyesin “a do na lejoni të marrim paratë tona e pastaj mbyllini”, dua të them:
    As unë e as kërkush nuk ua mundëson këtë!
    Ua thotë Leo Smithi vetë në mesazhet në grupin e Telegramit – vetëm ai, grupi i tij EG, platforma e tij Xuex, Joana, në bashkëpunim me agjentët tuaj,
    kanë këtë mundësi!
    Janë ata zotëruesit e platformës piramide dhe parave tuaja, askush tjetër!
    Ndërkohë nëse doni një këshillë nga unë:
    Denonconi pranë autoriteteve grabitjen e parave tuaja, sic qytetarët evropianë bënë pranë autoriteteve të tyre për call center-at me bazë në Shqipëri që i grabisnin;
    Bëjeni që autoritet shqiptare në bashkëpunim me ato ndërkombëtare të ndjekin zotëruesit e piramidave!
    Asgjë tjetër nuk ka mbetur për t’u bërë!
    Paratë tuaja i ka dhe i ka bllokuar, grabitur Leo Smith – Xuex në këtë rast, Txex më parë, Grokr etj!

  • Skemat piramidale online/ “Ju paralajmërova”, deputeti Braçe: Xuex ka bllokuar paratë e qytetarëve

    Skemat piramidale online/ “Ju paralajmërova”, deputeti Braçe: Xuex ka bllokuar paratë e qytetarëve

    Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon të denoncojë rastet e skemave piramidale online.

    Në një videomesazh në rrjetin social, Facebook, socialisti i drejtohet qytetarëve duke u thënë se i kishte paralajmëruar.
    Ai thotë se Xuex ka bllokuar paratë e shqiptarëve, ndërsa u bën thirrje autoriteteve që të ndërdyjnë urgjentisht.
    Reagimi i deputetit të PS, Erion Braçe:
    5 ditë – 120 orë nga dita kur Xuex bllokoi tërheqjen e parave nga piramida;
    5 ditë – 120 orë nga premtimi i Leo Smith për të ndërtuar një blok-program (siç shkruante) të ri që do ju mundësonte tërheqjen e parave!
    Asgjë nuk ka ndodhur!
    Ju keni 5 ditë pa mundësinë për të tërhequr paratë tuaja!
    U pata paralajmëruar për këtë; piramidat kështu veprojnë, ja ku jemi tani!
    Për të gjithë ata që më shkruajnë e më pyesin “a do na lejoni të marrim paratë tona e pastaj mbyllini”, dua të them:
    As unë e as kërkush nuk ua mundëson këtë!
    Ua thotë Leo Smithi vetë në mesazhet në grupin e Telegramit – vetëm ai, grupi i tij EG, platforma e tij Xuex, Joana, në bashkëpunim me agjentët tuaj,
    kanë këtë mundësi!
    Janë ata zotëruesit e platformës piramide dhe parave tuaja, askush tjetër!
    Ndërkohë nëse doni një këshillë nga unë:
    Denonconi pranë autoriteteve grabitjen e parave tuaja, sic qytetarët evropianë bënë pranë autoriteteve të tyre për call center-at me bazë në Shqipëri që i grabisnin;
    Bëjeni që autoritet shqiptare në bashkëpunim me ato ndërkombëtare të ndjekin zotëruesit e piramidave!
    Asgjë tjetër nuk ka mbetur për t’u bërë!
    Paratë tuaja i ka dhe i ka bllokuar, grabitur Leo Smith – Xuex në këtë rast, Txex më parë, Grokr etj!

    Top Channel

  • Megavjedhja me XUEX, Braçe denoncon mikun e Edi Ramës që po grabit shqiptarët

    Megavjedhja me XUEX, Braçe denoncon mikun e Edi Ramës që po grabit shqiptarët

    Erion Braçe njihet si një ndër demagogët më të shquar të pushtetit, si një socialist i konvertuar në rilindas, Braçe shpesh bën kinse qan hallet e popullit, por në fakt i përdor hallet e tyre për të zënë një vend në lostë deputetësh ose për ndonjë post ministri.

    Kështu është duke bërë edhe së fundi Braçe, gjoja duke “denoncuar” skemën e grabitjes së parave të shqiptarëve me platformat TXEX edhe XUEX.

    Pyetja që lind pas këtyre denoncimeve të Braçes është: A nuk e di ai që kompania miliarderit të Biance, Changpeng Zhao, është e përfshirë në këtë skemë vjedhje?
    Po që shefi i tij, Edi Rama e ka takuar dhe e ka mik nuk e di Braçe?
    Apo mos ka ndërmend të marrë pjesë në audicionet e kabinetit të ri dhe bë rolin e përhershëm të kones, që kjo mund të jetë me afër së vërtetës për qëndrimet e tij.

    LEXO EDHE: Takimi me miliarderin e Binance/ Rama promovonte kriptomonedhat, qytetarët shqiptarë paguajnë çmimin e skemave mashtruese

    Skema XUEX operon pa licencë, përdor rrjetet sociale si Telegram dhe Signal për të joshur investitorët dhe përfshin edhe shqiptarë nga diaspora, duke rritur humbjet dhe shqetësimet për privatësinë dhe keqpërdorimin e të dhënave personale. Autoritetet shqiptare ende nuk kanë ndërmarrë masa për të mbrojtur qytetarët, ndërsa edhe Rama vazhdon i qetë, pa asnjë deklaratë publike mbi këto kriptoskandale, pa marrë përgjegjësi për pasojat që sjellin politikat e tij.

    Rikujtojmë që në 2023, qeveria amerikane i dha një goditje masive firmës Binance ku firma ra dakord që paguajë një gjobë prej rreth 4 miliardë dollarësh, ndërsa themeluesi dhe shefi i kompanisë Changpeng Zhao u deklarua fajtor për një krim që lidhej me dështimin e tij për të parandaluar pastrimin e parave në platformë.

    Në bazë të marrëveshjes, Departamenti amerikan i Thesarit tha se Binance do t’i nënshtrohej vëzhgimit për pesë vite, mes të tjerash, edhe sigurimin e largimit të plotë të firmës nga Shtetet e Bashkuara. Binance është një kompani me qendër në Ishujt Cayman.

    LEXO EDHE: Edhe një tjetër mik i Edi Ramës pranon fajësinë para drejtësisë amerikane për pastrim parash në vlera miliarda dollarë

    Sipas raportimeve kompania lejoi mbi 1.5 milionë dollarë shkëmbime me monedha virtuale çka bie ndesh me sanksionet amerikane, përfshirë veprimtaritë nga Brigadat al-Qassam të Hamasit, al-Kaida dhe organizata të tjera kriminale.

    Postimi i Braçes:

    BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;

    48 ORE DHE BOSET E PIRAMIDES KANE BLLOKUAR CDO TERHEQJE TE PARAVE NGA ANETARET!

    LEO SMITH, domethënë PROFESORI, domethënë ROBOTI,

    KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TERHEQJES SE PARAVE;

    Pra daljen nga PIRANIDA duke kaluar PARATE nga LLOGARIA-MURI I ANETAREVE NE BINANCE E PASTAJ NE EXCHANGE NE KOSOVE PER TI MARRE CASH! Këtë gjë bëri dhe shpalli TXEX 10 DITE ME PARE;

    Pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë.

    PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTE!

    Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;

    Lexoini mesazhet e tij; CDO FJALI ESHTE PROVE E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDE, JO SI BURSE!

    E reja tjetër sot-zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëj me faktin se paske edhe SHQIPTARE nga jashtë Shqipërisë që paskan futur para në PIRAMIDE!!!!

    Pas gjithë asaj që kaloi thuajse cdo familje në 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë të binin në gropën e piramidave!

  • “Kemi një sulm hakerash, prisni me durim të merrni paratë”/ Skemat piramidale online, Braçe publikon mesazhet nga grupi në Telegram: Krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë!

    “Kemi një sulm hakerash, prisni me durim të merrni paratë”/ Skemat piramidale online, Braçe publikon mesazhet nga grupi në Telegram: Krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë!

    Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon të denoncojë rastet e skemave piramidale online.

    Ai ka publikuar Braçe mesazhe nga brenda grupit në Telegram, ku thotë se ‘krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë’. Ai tregon se personat që qëndrojnë pas Xuex kanë bllokuar çdo tërheqje të parave nga anëtarët.
    “Anëtarët në rajonin e Shqipërisë aktualisht nuk janë në gjendje të tërheqin fonde në llogaritë e tyre të portofolit. Ne kemi pasur komunikim të hollësishëm me XUEX për këtë çështje dhe ata më thanë se për shkak të një sulmi hakerash, zinxhiri i blockchain-it për tërheqjet e të gjithëve ishte dëmtuar, duke rezultuar në një vonesë në tërheqjen e fondeve”, thuhet në një nga mesazhet.
    “Anëtarët që e kanë anuluar tërheqjen e tyre mund të përdorin lidhjen e re të bllokimit të tërheqjes për të rinisur tërheqjen pasi lidhja e re e bllokimit të tërheqjes të jetë vendosur me sukses. Anëtarët që duan të vazhdojnë të përdorin lidhjen e mëparshme të bllokimit të tërheqjes për të tërhequr para duhet të vazhdojnë të presim me durim”, thuhet në një tjetër mesazh, ku përpiqen të justifikojnë arsyen se përse anëtarët nuk mund të tërheqin para.
    Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri. Këto platforma janë bërë aq shumë të besueshme sa vetëm gjatë muajit gusht, grupi TXEX ALBANIA ka grumbulluar nga qytetarët shqiptarë afërsisht 20 milionë dollarë.
    Por kjo nuk është platforma e vetme në Shqipëri. Monetarisht janë edhe 6 të tjera që po mundohen të joshin shqiptarët duke u premtuar dyfishimin e parave të hedhura, por me një kusht: çdo depozitë nuk është më e vogël se 1000 euro. Por që këto para t’i tërheqësh, mashtruesit vendosin një tjetër detyrim – të shtosh në grup pesë anëtarë të rinj.
    E më pas, për të rritur besueshmërinë, të japin mundësinë të tërheqësh paratë. Dhe lokacionet nuk mungojnë – burime për Top Channel bëjnë me dije se në qytetin e Lushnjës, paratë e skemës piramidale qarkullojnë në një bar-kafe. Edhe pse tashmë kjo skemë është bërë publike, ata vazhdojnë punën e tyre, duke u kërkuar qytetarëve shqiptarë 400 dollarë për të siguruar llogarinë e tyre – në të kundërt, nuk lejohet asnjë tërheqje.
    Postimi i plotë i Erion Braçes:
    BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;
    48 ORE DHE BOSET E PIRAMIDES KANE BLLOKUAR CDO TERHEQJE TE PARAVE NGA ANETARET!
    LEO SMITH, domethënë PROFESORI, domethënë ROBOTI,
    KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TERHEQJES SE PARAVE;
    Pra daljen nga PIRANIDA duke kaluar PARATE nga LLOGARIA-MURI I ANETAREVE NE BINANCE E PASTAJ NE EXCHANGE NE KOSOVE PER TI MARRE CASH! Këtë gjë bëri dhe shpalli TXEX 10 DITE ME PARE;
    Pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë.
    PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTE!
    Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;
    Lexoini mesazhet e tij; CDO FJALI ESHTE PROVE E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDE, JO SI BURSE!
    E reja tjetër sot-zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëj me faktin se paske edhe SHQIPTARE nga jashtë Shqipërisë që paskan futur para në PIRAMIDE!!!!
    Pas gjithë asaj që kaloi thuajse cdo familje në 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë të binin në gropën e piramidave!

    Top Channel

  • ‘Na jep 1 mijë euro ose prishim tendën…’, përgjimet që zbuluan 4 inspektorët e IMT-së Tiranë

    ‘Na jep 1 mijë euro ose prishim tendën…’, përgjimet që zbuluan 4 inspektorët e IMT-së Tiranë

    Pas konstatimit, e kanë njoftuar se do të prishet pasi është pa leje. Pasi largohen, njëri prej tyre kthehet pas disa minutash dhe takon pronarin (kallëzuesin) duke i thënë se i ofron marrëveshje që në këmbim të 1000 eurove, nuk do ia prishnin tendën.
    Ky i fundit menjëherë kallëzoi në polici, ku kjo e fundit mori autorizim nga SPAK për përgjime e vëzhgime ambientale si dhe simulim të dhënies së parave.
    Shuma e parave është vendosur në dispizicion nga policia e cila ia ka dhënë kallëzuesit t’ua jepte.
    Gjatë kësaj kohe, kur shuma e parave iu dorëzua njërit prej punonjësve të IMT, përkatësisht Klajdi Zhillës, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali në afërsi të objektit në pronësi të ish deputetit, Mark Frrokut që nuk ka qenë objekt hetimi por rastësor.
    Drejt kësaj adrese Zhilla u largua me një automjet tip “Audi”. Brenda këtij lokali kanë mbërritur punonjësit e policisë ku brenda mes të tjerëve ndodhej Geraldo Fuçia.
    Punonjësit e IMT kanë kuptuar prezencën e policisë dhe kanë lënë paratë në banakun e lokalit, Klajdi Zhilla arriti të largohej ndërsa 3 të tjerët u ndaluan.
    Nga 3 të ndaluarit, vetëm Geraldo Fuçia mbahet në arrest ndërsa u shpall në kërkim Klajdi Zhilla pasi për dy të tjerët nuk u gjetën prova. Policia sekuestroi paratë që u gjetën në banakun e lokalit të cilat konvenonin me numrat serial të monedhave që policia i dha kallëzuesit. Policia kqyri edhe kamerat e sigurisë së lokalit, ku u evidentuan lëvizjet e punonjësve të IMT. Zhilla dhe Fuçia akuzohen për korrupsion pasiv.