Prokuroria e Posaçme (SPAK) dyshon se një lokal i njohur në Myslym Shyri në Tiranë fsheh një sagë të përgjakshme hakmarrjeje si dhe një rrjet i pastrimit të parave që rrjedhin nga aktivitete të paligjshme. Rreth orës 6:30 të mëngjesit të premten, lokali u rrethua nga forca të shumta policore të repartit të ndërhyrjes së shpejtë, ndërkohë që hetuesit e Prokurorisë së Posaçme ushtruan kontrolle edhe më vonë gjatë ditës, duke urdhëruar shoqërimin e dy personave. Sipas burimeve të prokurorisë, kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimit ndaj pronarit të lokalit, A.Hoxha, 36 vjeç, i dyshuar si porositësi i rrëmbimit dhe vrasjes së të riut Klevis Lleshi pesë vjet më parë. Po ashtu, Hoxha po hetohet për pastrim parash që dyshohet se janë përfituar nga trafiku i narkotikëve. “Njerëzit shkonin dhe pinin kafe të qetë aty. Unë s’kam qenë asnjëherë”, tha me habi një banore e zonës, pasi mësoi arsyen e kontrollit policor. Të tjerë kureshtarë, kur shikojnë automjetet e policisë, pyesin se çfarë ka ndodhur dhe pasi marrin informacion, largohen duke ngritur supet. Disa prej punonjësve të dyqaneve përreth i thanë BIRN se kur kishin mbërritur në punë, rreth orës 08:00, policia gjendej aty.
Pastrim parash dhe vrasje
Hetimi i Prokurorisë së Posaçme për zbardhjen e vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020 u krye në bashkëpunim me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë. Ndaj katër personave të proceduar rëndojnë akuzat “Vrasje me pagesë dhe për gjakmarrje”, përfshirë fshehjen e kufomës dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit; si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj. Sipas SPAK, hetimet janë përqendruar tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve kundrejt pagesës të territorin e Shqipërisë. Prokuroria vlerëson se këta persona kanë vepruar në formën e grupit kriminal dhe disa prej anëtarëve dyshohet se kanë mundësuar injektimin e parave të përfituara në mënyrë të paligjshme në sistemin financiar shqiptar. Kjo është realizuar përmes investimeve me karakter dyshues, ndërkohë që një pjesë e parave është përdorur për rrëmbimet dhe vrasjet. Si organizator i grupit që merrej me pastrimin e parave akuzohet A.Hoxha, pronari i lokalit. Të ardhurat e kundraligjshme dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Këto të dhëna janë siguruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian, si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC. “Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”, citohet në njoftimin e SPAK. Me të ardhurat e fituara nga pastrimi i parave të paligjshme, dyshohet se është sponsoricuar dhe vrasja e të riut Lleshi. Nga hetimet ka rezultuar se Klevis Lleshi është rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar kundrejt vlerës së 50 mijë eurove. Në njoftim thuhet se vrasja e tij është kryer në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të A.Hoxhës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012. Si ndihmës dhe ndërmjetës për të realizuar vrasjen e Lleshit dyshohet të jetë shtetasi me inicialet S.K., ndërsa si ekzekutor shtetasi S.N. Policia ka ndaluar dy nga të dyshuarit, ndërsa një i tretë u arrestua në Itali. Ndërkohë, A. Hoxha me origjinë nga fshati Shqefën i Macukullit dhe me banim të mëvonshëm në Mamurras dhe Tiranë është shpallur në kërkim. Ndaj Hoxhës rëndojnë akuzat “Vrasje për gjakmarrje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. Sipas SPAK, dyshohet se ka dhe bashkëpunëtorë të tjerë të paidentifikuar.
Saga e vrasjeve për gjakmarrje
Në prill të vitit 2012, një prej djemve të familjes Hoxha, Agim Hoxha 25 vjeç u gjet i vrarë dhe i djegur në një automjet nga autoritetet ligjzbatuese britanike në afërsi të Southampton, një qytet port në jug të Britanisë. Atëherë u dyshua si autor Arben Lleshi nga Burreli, djali i xhaxhait të Klevisit, i cili u arrestua në Itali me kërkesë të autoriteteve britanike. Sipas një raportimi të BBC më 20 shkurt të vitit 2013, Arben Lleshi u dënua me burgim të përjetshëm, me një afat minimal prej 32 vitesh. Sipas deklaratave të atëhershme të hetuesit Scott Clarke, edhe pse nuk mund të dihej kurrë motivi i saktë i vrasjes 25-vjeçarit Hoxha me origjinë nga fshati Shtjefën i Macukullit, ata dyshonin se ngjarja kishte lidhje me përfshirjen në tregtinë e drogës. Vrasja e Agim Hoxhës është pasuar me vrasjen e katër anëtarëve të familjeve Lleshi dhe zhdukjen e një tjetri. Në tetor të 2013-ës u vra babai i Klevisit, Xhavit Lleshi dhe në maj të vitit 2016 u vra vëllai i këtij të fundit, Hajredin Lleshi. Në vitin 2017 u rrëmbye djali i Hajredinit, Artan Lleshi, i cili konsiderohet i zhdukur. Të njëjtin fat pësoi dhe Klevisi në vitin 2020, por trupi i tij i pajetë u zbulua vetëm në vitin 2023 në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Pas zhdukjes, nëna e Klevisit, Fatbardha Lleshi akuzoi familjen Hoxha për zhdukjen e djalit të saj. Në vitin 2023, u vra në burgun e Peqinit edhe Arben Lleshi, autori i vrasjes së Agim Hoxhës, pasi ishte ekstraduar në Shqipëri në vitin 2016.
Tag: parave
-

SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit: U paguan 50 mijë € për gjakmarrje, 3 në pranga, njëri u kap në Itali,në kërkim…
-

Rama në takime me narkotrafikantë, Abilekaj: Shqipëria është kthyer në ‘varrezë betoni’ të parave të pista
Gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, ka botuar një libër ku përmendet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij në biseda të përgjuara me elementë të krimit të organizuar. Sipas librit, Rama dhe njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së tij kanë qenë të lidhur me takime sekrete në Aruba me narkotrafikantë. Trocchia thekson se këto referenca janë të dokumentuara nga Antimafia italiane, e cila ka konfirmuar një takim të zhvilluar në vitin 2019.
Duke komentuar këto zhvillime, gazetari Enton Abilekaj në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV tha se çështja e Arubës është një problem shumë i madh, pasi hetimet janë kryer nga prokuroria e Firences për zyrtarë të lartë shqiptarë. Ai theksoi se minimalisht qeveria shqiptare duhej të reflektonte dhe jo të mbronte apo të censuronte informacionin.
“Është turp që zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare jo vetëm që nuk u larguan, por u strehuan dhe iu dha imunitet,” deklaroi Abilekaj, duke shtuar se futja e parave të krimit në Shqipëri ka shkatërruar konkurrencën e lirë dhe bizneset e ndershme.
Sipas tij, ide si amnistia fiskale dhe pasaporta e artë kanë lindur nga presioni i këtyre grupeve kriminale për të investuar paratë e pista në Shqipëri. “Këto politika qeveritare kanë sjellë një ekonomi të ngjashme me atë të Havait, një ekonomi të polarizuar me para që nuk dihet nga vijnë dhe ku do të shkojnë. Shqipëria është kthyer në një varrezë betoni të parave të pista,” theksoi Abilekaj.
Abilekaj:
Çështja e Arubës ka një problem shumë të madh për mendimin tim, përveç se atë e hetoi një prokurori e Firences, pra prokuroria e Firences ishte duke hetuar për zyrtarë shumë të lartë shqiptarë, dhe minimalisht qeveria shqiptare duhet të reflektonte diçka nga kjo gjë, jo t’i mbronte ata dhe jo ta mbyllte çështjen dhe jo të censurojë lajmet për këtë gjë, është një fakt shumë i rëndësishëm që na tregon se pse jemi në këtë situatë sot.
Ata trafikantë të mëdhenj që qarkullojnë para shumë të mëdha, ata investojnë siç thotë dhe gazetari italian, investojnë në gjithë Europën, por të futen në ekonominë shqiptare me ato para, me ato fonde të mëdha, ata shkatërrojnë strukturën ekonomike të vendit, shkatërrojnë konkurrencën e lirë, dhe shkatërrojnë biznesmenët e ndershëm.
Futja e tyre këtu ka shkaktuar gjithçka që ne kemi sot. Ky është një rast ku ne kemi të gjithë krimin e organizuar shqiptar, në të gjitha vendet ku ndodhet, siç e thoshte gazetari italian, janë territorialë.
Është turp që janë zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare dhe qeveria shqiptare nuk i largon minimalisht, por i strehon e u jep imunitet.
Por edhe kjo që ne janë mbledhur paratë e të gjithë këtyre, siç thoshte gazetari italian, që janë territorialë, që ata vërtetë mund të investojnë në vendet ku jetojnë ose ku zhvillojnë aktivitetin, por kanë tendencën gjithmonë që një pjesë të parave t’i investojnë në Shqipëri. Dhe nëqoftëse ju kujtohet 2019, përveç dorëzimit të mandateve dhe zgjedhjeve lokale që u quajtën terroriste nga opozita, në fakt ndërkohë që mazhoranca po bashkëpunonte me krimin e organizuar, atëherë filluan idetë e para të amnistisë fiskale dhe pastaj filloi pasaporta e artë.
U hodh ideja, këto ide që vijnë nga këto takime, që vijnë nga ky presion për investime të parave të krimit, dhe këto po shndërroheshin në politika qeveritare.
Dhe këto politika qeveritare sot kanë dhënë një rezultat, kanë sjellë një ekonomi të ngjashme me atë të Havait, një ekonomi të polarizuar me para që nuk dihet se nga vijnë, dhe që nuk dihet ku do ta çojnë. E kanë bërë Shqipërinë një varrezë betoni të parave të pista.
-

“Shqipëria është kthyer në ‘varrezë betoni’ të parave të pista”/ Shokon gazetari: Rama në takime me narkotrafikantë
Gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, ka botuar një libër ku përmendet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij në biseda të përgjuara me elementë të krimit të organizuar. Sipas librit, Rama dhe njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së tij kanë qenë të lidhur me takime sekrete në Aruba me narkotrafikantë. Trocchia thekson se këto referenca janë të dokumentuara nga Antimafia italiane, e cila ka konfirmuar një takim të zhvilluar në vitin 2019.
Duke komentuar këto zhvillime, gazetari Enton Abilekaj në një emision televiziv tha se çështja e Arubës është një problem shumë i madh, pasi hetimet janë kryer nga prokuroria e Firences për zyrtarë të lartë shqiptarë. Ai theksoi se minimalisht qeveria shqiptare duhej të reflektonte dhe jo të mbronte apo të censuronte informacionin.
“Është turp që zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare jo vetëm që nuk u larguan, por u strehuan dhe iu dha imunitet,” deklaroi Abilekaj, duke shtuar se futja e parave të krimit në Shqipëri ka shkatërruar konkurrencën e lirë dhe bizneset e ndershme.
Sipas tij, ide si amnistia fiskale dhe pasaporta e artë kanë lindur nga presioni i këtyre grupeve kriminale për të investuar paratë e pista në Shqipëri. “Këto politika qeveritare kanë sjellë një ekonomi të ngjashme me atë të Havait, një ekonomi të polarizuar me para që nuk dihet nga vijnë dhe ku do të shkojnë. Shqipëria është kthyer në një varrezë betoni të parave të pista,” theksoi Abilekaj.
Abilekaj:
Çështja e Arubës ka një problem shumë të madh për mendimin tim, përveç se atë e hetoi një prokurori e Firences, pra prokuroria e Firences ishte duke hetuar për zyrtarë shumë të lartë shqiptarë, dhe minimalisht qeveria shqiptare duhet të reflektonte diçka nga kjo gjë, jo t’i mbronte ata dhe jo ta mbyllte çështjen dhe jo të censurojë lajmet për këtë gjë, është një fakt shumë i rëndësishëm që na tregon se pse jemi në këtë situatë sot.
Ata trafikantë të mëdhenj që qarkullojnë para shumë të mëdha, ata investojnë siç thotë dhe gazetari italian, investojnë në gjithë Europën, por të futen në ekonominë shqiptare me ato para, me ato fonde të mëdha, ata shkatërrojnë strukturën ekonomike të vendit, shkatërrojnë konkurrencën e lirë, dhe shkatërrojnë biznesmenët e ndershëm.
Futja e tyre këtu ka shkaktuar gjithçka që ne kemi sot. Ky është një rast ku ne kemi të gjithë krimin e organizuar shqiptar, në të gjitha vendet ku ndodhet, siç e thoshte gazetari italian, janë territorialë. Është turp që janë zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare dhe qeveria shqiptare nuk i largon minimalisht, por i strehon e u jep imunitet.
Por edhe kjo që ne janë mbledhur paratë e të gjithë këtyre, siç thoshte gazetari italian, që janë territorialë, që ata vërtetë mund të investojnë në vendet ku jetojnë ose ku zhvillojnë aktivitetin, por kanë tendencën gjithmonë që një pjesë të parave t’i investojnë në Shqipëri. Dhe nëqoftëse ju kujtohet 2019, përveç dorëzimit të mandateve dhe zgjedhjeve lokale që u quajtën terroriste nga opozita, në fakt ndërkohë që mazhoranca po bashkëpunonte me krimin e organizuar, atëherë filluan idetë e para të amnistisë fiskale dhe pastaj filloi pasaporta e artë.
U hodh ideja, këto ide që vijnë nga këto takime, që vijnë nga ky presion për investime të parave të krimit, dhe këto po shndërroheshin në politika qeveritare.
Dhe këto politika qeveritare sot kanë dhënë një rezultat, kanë sjellë një ekonomi të ngjashme me atë të Havait, një ekonomi të polarizuar me para që nuk dihet se nga vijnë, dhe që nuk dihet ku do ta çojnë. E kanë bërë Shqipërinë një varrezë betoni të parave të pista. -

Guardiola bën ironikun: Nëse Arsenali fiton diçka, do të jetë vetëm prej parave të shpenzuara, apo jo?!
20 Shtator 2025
10:49
Alfred Lleshi
Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Arsenalit, Guardiola nuk kurseu ironinë dhe sinqeritetin. Ai komentoi shpenzimet e mëdha të Manchester City dhe të klubeve të tjera të Premier League, duke sfiduar idenë se sukseset vijnë vetëm nga investimet e klubeve:
“Do të doja t’i thoja mikut tim Arteta se, nëse e fiton titullin, do të jetë vetëm për shkak të parave të shpenzuara, jo sepse punon shumë apo lojtarët e tij janë të mirë, si Liverpool-i. Nëse Slot fiton përsëri, do të ndodhë sepse ka shpenzuar shumë, apo jo? Pra, nuk është vetëm Manchester City që ka sheoznuar shumë, apo jo?”
Guardiola përdori provokimin për të mbrojtur ekipin e tij, duke theksuar se City ka fituar gjithçka jo vetëm për shkak të investimeve, por edhe të cilësive të lojtarëve e stafit: “Çdo klub ka bërë atë që ka dashur. Ambiciozët kanë qenë të zgjuar duke shpenzuar për të konkurruar me më të mirët në Premier League dhe Europë”.“Only I want to say to my friend Mikel Arteta, if he wins the title it will be just because he’s spent a lot of money!” 😉💰 pic.twitter.com/pIARq2OP0d
— Hayters TV (@HaytersTV) September 19, 2025 -

Transfertat e parave drejt Europës bëhen 10 herë më të lira, ja çfarë ndryshon pas 7 tetorit për çdo familje shqiptare
Transfertat e parave në 41 shtete të Europës do të bëhen më të lira pas datës 7 tetor. Për të dërguar 100 euro, bankat do të mbajnë vetëm 1 euro komision, nga 10 që mbajnë aktualisht.
Aktualisht, nëse dërgon 100 euro nga Shqipëria në Itali përmes një banke apo zyre transfertash, shuma që arrin te marrësi është 88–90 euro.
Pjesa e munguar merret nga banka si komision, që arrin deri në 10%.
E njëjta logjikë aplikohet edhe për shuma më të mëdha, si për shembull 500 euro drejt Gjermanisë, ku komisioni mund të shkojë deri në 15 euro.
Por nga 7 tetori, këto tarifa do të bien ndjeshëm. Për të njëjtat dërgesa, komisionet e bankave do të variojnë nga 1 deri në 3 euro.
Me përfshirjen e Shqipërisë në sistemin SEPA, Këshilli Evropian i Pagesave ka publikuar listën e shteteve që do të përfitojnë nga komisionet e ulëta.
Në tetor, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia do t’u bashkohen vendeve të BE-së, Zonës Ekonomike Evropiane dhe disa vendeve të tjera evropiane jashtë BE-së.
Kjo do të thotë se komisionet e transfertave do të jenë të ulëta në 41 shtete, përfshirë 27 vende të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Zvicrën, Britaninë e Madhe, Monakon, San Marinon, Andorën dhe Vatikanin.
Sipas dokumentit zyrtar, institucionet shqiptare të licencuara nga Banka e Shqipërisë janë të autorizuara të marrin pjesë në skemat SEPA. Vlerësohet që qytetarët shqiptarë do të kursejnë deri në 20 milionë euro në vit nga komisionet.
Ky zhvillim përfaqëson një hap përpara në integrimin e tregut financiar shqiptar me atë evropian, duke rritur efikasitetin, ulur kostot dhe rritur sigurinë e transfertave ndërkufitare në euro. -

“Po bëj gropën zemra, i bëre 60 mln?”/ Si i groposi Ervis Çela nën tokë me fuçi 1 milionë e 750 mijë euro
Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë një rol kryesor në të gjithë zinxhirin komandues të trafikut të këtyre ngarkesave me kokainë.
Emisioni “Në Shënjestër”, duke iu referuar bisedave te zbardhura nga aplikacioni Sky Ecc, tregoi se ky trafik nis nga zonat e thella të Paraguajt, që ndryshe njihen si ‘kuzhina’, deri në sigurimin e logjistikës që lidhet me vendin e dorëzimit në Evropë.
Nga ku rezulton se këto para nuk qarkullojnë vetëm në forma të thjeshta parash në dorë të cilat kryesisht dërgohen në Shqipëri, por shpesh përdoren edhe në një sistem informal transferte, të njohur në terminologjinë kriminale si ‘token’ ose ndryshe sistemi ‘hawala’.
Por edhe pse janë një grup i sofistikuar kriminal që qarkullojnë vlera të mëdha parash, ajo që vihet re nga bisedat është se një pjesë e mirë e parave që atyre u vijnë në Shqipëri, fshihen apo groposen në tokë.
Kjo për shkak të pamundësisë për t’i kaluar në sistemin bankar. Gjë që vihet re edhe nga bisedat që Albin Çela bën me vëllain e tij Ervisin, që drejton punët nga Paraguaji.
Ku ai i dërgon këtij të fundit foto të parave që ka groposur nën tokë me fuçi. Konkretisht 1 milion e 750 mijë euro
Në këtë mënyrë, rrjeti i dyshuar jo vetëm që arrin të menaxhojë në mënyrë të sofistikuar trafikun fizik të drogës, por edhe të qarkullojë dhe pastrojë të ardhurat e përfituara përmes një skeme të mirëorganizuar dhe të shumëfishtë.
Ky sistem mundëson transferimin e shumave të mëdha të parave pa lënë gjurmë të dokumentuara në sistemin bankar zyrtar, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun e sekuestrimit apo evidentimit nga autoritetet ligjzbatuese.
Në veçanti, dyshohet se një pjesë e konsiderueshme e parave dërgohen drejt Bolivisë, një shtet që për shkak të nivelit relativisht të ulët të kontrollit mbi sistemin bankar dhe financiar, si dhe pozicionit të tij gjeostrategjik – pasi kufizohet me disa vende që kanë dalje në det – përbën një pikë të favorshme per finalizimin e transaksioneve të paligjshme financiare.
Biseda Sky Ecc
Albin Çela bisedon me Ervis Çelën
‘Po bëj gropën zemra…’.
‘Se paske mbush 2M…’.
‘I bëre 60 mln?…’
‘Jo nuk i kam bërë’
‘Ok se do i bësh… Të rregullosh kalamajtë…’
Sipas bisedave në vazhdim, anija me dy kontejnerët e ngarkuar me drogë, mbërrin në portin e Hamburgut më datë 9 Shkurt 2021, dy ditë me vonesë nga data e përcaktuar më herët.
Shqëtësimi është se më datë 10 Shkurt, autoritetet doganore kanë marrë vendimin për të kaluar në skaner pikërisht kontejnerët ku ndodhet e fshehur sasisa prej 14 ton kokainë.Shqetësim që vihet re edhe në bisedat midis Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.
Ku ata vendosin në diskutim edhe nisjen e një sasie tjetër kokaine prej 14 ton që ndërkohë ishte në pritje në Paraguaji.
Ervis Çela bisedon me Franc Çopjan
‘Ishalla po mbaron punë nesër…Për ndryshe duhet të anullojmë punën këtu…’
Pas këtij mesazhi Franc Çopja i shkruan Ervisit
‘Mbaroj kjo puna ime, duket se u kap… Dogana ka marr 3 kuti për t’i çuar në skanerin e vet…’.
Ervisi i shkruan ‘Na fikën’
Dhe frika e tyre rezultoi e vërtetë.
Pasi sasia e jashtëzakonshme me kokainë, siç u pa edhe në vazhdim u sekuestrua nga autoritetet doganore në portin e Hamburgut në Gjermani.
Të cilët në bazë të analizës së riskut kishin kishin përzgjedhur për kontroll 5 kontejner që ishin nisur nga Paraguaji me destinacion Izraelin.
Nga të cilat 576 bombola prej teneqeje ishin të kontaminuara me nga 8 pako ‘kokainë’ secila.
Nga ku më pas doli se ishin 13 824 pako kokainë në 1 728 bombola teneqeje, të fshehura dhe të mbuluara me mbushës, me peshë bruto 16 174 kg.
Por ky grup i gjerë kriminal nuk mund të funksiononte pa atë që mund të quhet infrastruktura e tyre.
E cila shërben si një zgjatim edhe për transportin e parave në Shqipëri. /gazeta SHQIP/ -

Divjaksit si familje në ‘rrjetën’ e piramidave online! Investonin 5 mijë $, agjenti u tremb nga media dhe Braçe
Alma dhe Ereledio Shebeku
TIRANË-ZËRI ka ndjekur një skemë mashtrimi ku rreth 6 mijë shqiptarë kanë rënë pre e saj. Të fokusuar në qytete me numrin më të lartë të përdoruesve, ZËRI u intersua nga afër për mënyrën se si funksionon skema në Divjakë, ku banorët treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra s ii tërheqin lekët.
Skema piramidale e plaftormës “XUEX”, në qytetin e Divjakës është shtrirë gjerësisht ku në dosjen e siguruar nga Prokuroria raportohet se janë regjistruar rreth 580 banorë, të cilët kanë investuar vlera që variojnë nga 1,000 (njëmijë) dollar deri në 5,000 (pesë mijë) dollar dhe të ardhurat e fituara në këtë platformë tërhiqen çdo 45 ditë. Pëveç investimit personi i njohur me emrin Leo Smith, i cili dyshohet të jetë ideatori i kësaj skeme, u kërkonte lojtarëve ti bënin “like” faqeve që u dërgonte.
Nga invetimi tek tërheqja e parave
Të gjithë pjesëmarrësit që janë regjistruar në këtë platformë, paratë i derdhin në bankë në llogaritë e tyre bankare me pretendim se duan të investojnë në shitblerjen e kriptomendhave dhe blerje online. Personat që luanin në këtë platformë dhe bënin ‘like’ përfitonin shumën prej 1% të investimit të tyre. Pra çdo ditë e shtojnë investimin e tyre me 1% të vlerës së investuar. Shumën që duan të tërheqin e transferojnë në një llogari në “Binancë bankë” dhe nga kjo llogari këtë shumë e transferojnë në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dhe më pas kryejnë tërheqjen e parave rregullisht, ku banka ju mban komision për këto tërheqje dhe ju jep kopje të mandatit të tërheqjes së parave.
Qytetarë e Divjakës drejtoheshin në një prej agjentëve të shpallur në kërkim, bashkë me gruan e tij, Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku. 38-vjeçari ka hapur filimisht një grup me 5 persona dhe më pas në rolin e agjetit ka shtuar në platformë familjarët e tij dhe persona të tjerë, ku secili prej tyre investon vlera monetare në shumat që variojnë nga 1.000 deri në 5.000 dollarë. Më pas secili nga pjesëmarrësit, ashtu si dhe banorët treguan për ZËRI, krijonin grupet e tyre duke shtuar vëllezër, motra, fëmijë apo bashkëshortët. Qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt përmes investimeve që në fakt ishin mashtrime të strukturuara.
Në dojen hetimore raportohet se Ereledio Shebeku, ishte në tension dhe i frikësuar pasi situata u bë mediatike, madje deputeti socialist Erion Braçe e kishte përmendur në një postim në rrjetet e tij sociale. Pas kësaj situate 38-vjeçari ka bërë të mundur vetëm regjistrimin në platformën ‘Binanc’, ku ju ka depozituar edhe 700 euro dhe ju ka thënë agjentëve të policisë se duhet të gjenjë një person tjetër që ti bëjë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, sepse ai vet nuk mundej pasi i kishte bërë tashmë pesë persona./ZËRI -

VD- Me mushama dhe kapuç vodhi marketin, arrestohet brenda orësh i riu në Tiranë
momenti kur del nga marketi
TIRANË- Eljado Prendaj, 32-vjeç, është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pak orë pasi kishte vjedhur një market në zonën e Rrugës së Dibrës në Tiranë. Në pamjet filmike, i riu i veshur me mushama dhe kapuç, shfaqet duke dalë nga marketi së bashku me arkën që përdoret për ruajtjen e parave. Prendaj rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në orët e para të mëngjesit, vodhi me thyerje, një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës, kapet menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari.
I arrestuari, me precedent në të njëjtën fushë.
Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe veshjet dhe sendet e përdorura gjatë krimit.
Menjëherë pas njoftimit për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit, në një subjekt në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u kap dhe u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën shuma e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

“Ramaformë” afera më e madhe korruptive”/ Reagon PL, vijojnë akuzat: Pastrimi i parave i garantojnë Ramës, pushtetin
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaroi gjatë një dalje për mediat se, Rama ka të gjithë shtetin dhe pushtetin në dorë.
Deklarata e plotë e Tedi Blushit:
“Ramaformë” është një nga aferat më të mëdha korruptive që ka ndodhur në vendin tonë dhe që ka rrëmbyer pushtetin e drejtësisë. Por edhe më tronditëse janë dëshmitë e dhëna para autoriteteve amerikane nga ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal.
Akoma me shokuese janë dëshmitë e pohuara së fundmi në media nga ish-partnerja e tij, e cila konfirmon publikisht se “McGonigal donte të futej te pastrimi i parave të drogës përmes Tiranës”.
Këto dëshmi tronditëse, të konstatuara edhe në gjetjet e raportit të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, faktojnë ndërkombëtarisht shpërfytyrimin kriminal të institucioneve të shtetit shqiptar nga Edi Rama, për pasurim të paligjshëm të tij dhe ortakëve mafiozë ndërkombëtarë si McGonigal dhe George Soros.
Për Ramen dhe hajdutët e tij shqiptare dhe te huaj ishte periudha e artë e pasurimit në kurriz të popullit të më të varfër dhe më të vjedhur të kontinentit. Ky zhvleresim goditi rende vleren e remitancave me te cilat mbijetojne qindra mijra shqiptare si dhe rrenoi minra bisnese te ndershme dukeshkaktuar humbjen e mijra vende pune dheduke stimuluar shpopullimin.
Nëpërmjet Ramaformës në drejtësi dhe skemave mafioze të pastrimit të parave të pista të drogës u ndërtuan dhe u fuqizuan kartelet dhe bandat më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, që sot janë partnerët më të afërt elektorale të Edi Ramës, që i garantojnë atij pushtetin dhe penguan rotacionin politik në vend më 11 Maj, siç u evidentua edhe nga kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Michael Gahler.
Nisja e hetimeve të thelluara mbi përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës në aferën McGonigal është më shumë se kurrë një domosdoshmëri. Transparenca e plotë mbi marrëdhënien korruptive mes Edi Ramës dhe Charles McGonigal është më shumë se kurrë një domosdoshmëri dhe asnjë alibi apo përpjekje e dëshpëruar për të fshehur të vërtetën dhe relativizuar një komplot të madh kundër sistemit demokratik në vend nuk do ta ndalojë nevojën për drejtësi. -

Xhaferri: Edvin, kreu i SPAK nuk u thirr në DASH për kioskat pa leje, por për paratë e drogës që pastrohen me firmën tënde!
Kreu i Forimit Rinor të Partisë Demokratike ka reagur me një shenim në faqen e tij në facebook pas vizitës së kreut të SPAK në SHBA.
“Edi Rama ka marrë monopolin e lejeve të ndërtimit pasi ashtu si kanabizimi edhe pastrimi i parave të narkotrafikut në ndërtim është një projekt qeveritar që ka arkitekt Edi Ramën”, shkruan Besart Xhaferri.
Postimi i plotë:
Edvin, kreu i SPAK nuk u thirr për të dhënë llogari në DASH për kioskat pa leje, por për paratë e drogës që pastrohen në ndërtim me firmën tënde!
Sot Edvin Rama që ka 13 vite në pushtet mbajti një konferencë të gjatë që kishte në fokus aksionin për ndërtimet e paligjshme nga veriu në jug, ku nuk kurseu as ndërtuesit, as arkitektët, as qytetarët por as vartësit e tij që në 13 vite toleruan ndërtimet e paligjshme.
Problemi real i sektorit të ndërtimit dhe ekonomisë në terësi është pastrimi masiv i parave të inceneratorëve dhe trafikut ndërkombëtar të drogës dhe lejet e Edi Ramës për subjeket e SPAK, që duhet ta bëjnë Ramën target të SPAK.
Edi Rama ka marrë monopolin e lejeve të ndërtimit pasi ashtu si kanabizimi edhe pastrimi i parave të narkotrafikut në ndërtim është një projekt qeveritar që ka arkitekt Edi Ramën.
Prej dy vitesh e kam denoncuar faktin se pastrimi i parave në ndërtim do kishte pasoja fatale për ekonominë, ndaj një ndër propozimet e mia në programin e Partisë Demorakratike ka qënë projekti “Një çati për çdo çift të ri” si një mekanizëm për të mbrojtur të rinjtë nga pasojat e biznesit të Edi Ramës.
Gropat e kullave që nuk do ndërtohen kurrë do jenë dhe varri politik i Noriegës së Ballkanit.