Tag: parave

  • Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas krimit! Si pika e Bashkim Likës u kthye në bankën e vëllezërve Çopja

    Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas krimit! Si pika e Bashkim Likës u kthye në bankën e vëllezërve Çopja

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Brenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret.
    Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë tyre, dhjetra burra mbajnë topa me para ndër duar.
    Bizneset e këmbimit valutor vështirë se dallojnë nga njëri-tjetri; ato kanë sportele të ngjashme për klientët dhe reklamojnë në ngjyra të ndezura simbolet e Euros, Dollarit apo paundit britanik.
    Por përtej fasadës, njëri prej tyre funksiononte si një kanal i fshehtë i qarkullimit të miliona eurove të paligjshme për llogari të njërit prej grupeve më të fuqishme shqiptare të narkotrafikut ndërkombëtar.
    Pika e këmbimit valutor “B.Lika, Cimi &Keni” kryente, sipas Prokurorisë së Posaçme, lunate rolin e një banke informale për organizatën e drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja – të akuzuar për një serial të përgjakshëm ekzekutimesh në Shqipëri dhe trafikimin e tonelatave me kokainë nga Amerika Jugore drejt vendeve të Bashkimit Europian përgjatë viteve 2018-2022.
    Dokumentet hetimore sugjerojnë se brenda pikës së ngushtë të kambizmit ruheshin depozita të parave të krimit, të cilat u shpërndaheshin në këste më të vogla anëtarëve të grupit ose transferoheshin përmes skemave të komplikuara mijëra kilometra larg Shqipërisë, për të garantuar pagesat e kokainës.
    Prokurori i SPAK, Klodian Braho i tha BIRN se gjatë hetimeve 2-vjeçare kishin dokumentuar transferimin e vlerave të mëdha të parave përmes sistemit Hawala apo transaksioneve me kriptovaluta.
    “Është provuar nga hetimet se personat e përfshirë në këtë veprimtari kanë transferuar para për llogari të organizatës kriminale në disa vende të Evropës, në Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe në vendet e Amerikës Qendore dhe Amerikës Jugore,” tha ai.
    Pika e këmbimit valutor “B.Lika, Cimi &Keni” është në pronësinë e Bashkim Likës, 55 vjeç dhe Maklen Micit, 45 vjeç – të dy të arrestuar në gusht të vitit të kaluar për veprën penale të pastrimit të parave, kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale. Por ajo nuk është e vetmja.
    Transformimi i grupeve shqiptare të krimit të organizuar në sipërmarrje me shtrirje globale duket se ka krijuar një terren pjellor për ngritjen e sistemeve paralele të qarkullimit të shpejtë të parave, jashtë kanaleve të gjurmueshme zyrtare. Institucionet ligjzbatuese besojnë se pjesë e këtij mekanizmi janë edhe biznese të caktuara të këmbimit valutor apo agjencitë e transfertave të parave, të cilat po funksionojnë si struktura më vete në funksion të grupeve kriminale për të maksimizuar fitimet e tyre.
    Ndërsa përmasat e këtij fenomeni janë ende të paqarta, ekspertët e ekonomisë besojnë se rrjetet kriminale po shfrytëzojnë boshllëqet ligjore dhe mekanizmat e dobët të monitorimit dhe mbikëqyrjes në tregun e këmbimit valutor.
    “Inspektimet e Bankës së Shqipërisë dhe autoriteteve tatimore shpesh kryhen në mënyrë formale… pa analizuar në thellësi origjinën e fondeve ose modelet e transaksioneve,” tha Eduart Gjokutaj, një konsulent i ekonomisë dhe drejtues i qendrës “Altax”.
    “Në këtë kontekst, aktorët kriminalë kanë shfrytëzuar hapësirat ligjore, duke regjistruar pikat në emër të të afërmve ose përdorur llogari të ndara për të fshehur transaksionet, duke shmangur kontrollin e drejtpërdrejtë,” shtoi ai.
    Avokati i të akuzuarve, Ardian Visha i tha BIRN se dyshimet e ngritura ndaj Bashkim Likës janë inekzistente, ndërsa ato ndaj Maklen Micit janë ngritur vetëm mbi bazën e komumikimeve në aplikacionin SKY ECC, pa u mbështetur në prova të tjera. Visha i quan akuzat për pjesmarrje në organizatë kriminale si  absurde.
    “Dyshimi i Prokurorisë së Posaçme është i mbështetur në hamendësime që burojnë nga të dhënat e përftuara nga burime të paligjshme të kërkimit të provës. Për më tepër, këto të dhëna nuk jepen në versionin autentik të tyre, por si përzgjedhje e selektuar dhe e komentuar nga autoriteti procedues,” tha avokati, duke pretenduar se mes Micit dhe Çopjes ka njëherazi mungesë të raportit njerëzor si dhe të bashkëpunimit kriminal.
    Probleme sistemike
    Në dhjetëvjeçarin e fundit, numri i zyrave të këmbimit valutor pothuajse është dyfishuar në Shqipëri; nga 356 biznese të licensuara në vitin 2014 në 640 të tilla në fund të vitit 2024. Por ky është një treg me luhatje të mëdha, pasi sipas Bankës së Shqipërisë, çdo vit ndërpresin aktivitetin me dhjetra biznese dhe po kaq operatorë të rinj shfaqen në horizont. Tregu duket se ka gjithashtu probleme të mëdha.
    Nga 166 inspektime të kryera nga Banka e Shqipërisë në tre vitet e fundit, janë revokuar 132 licensa, janë marrë masa administrative ndaj 46 bizneseve dhe u është tërhequr vëmendje 18 të tjerave.
    Edhe pse pikat e këmbimit valutor janë subjekte të ligjit për “Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, sipas së cilit duhet të identifikojnë çdo person që kryen transferta mbi 100 mijë lekë dhe të raportojnë çdo transaksion mbi 1 milion lekë, këto detyrime shpeshherë anashkalohen.
    Banka e Shqipërisë i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se inspektimet kanë identifikuar si shkelje kryesore mungesën e raportimeve, mosrespektimin e procedurave dhe mangësi në ruajtjen e dokumentacionit mbështetës për këmbimet valutore. Inspektimet kanë zbuluar gjithashtu mungesën e një sistemi të centralizuar për analizimin dhe identifikimin e parregullsive si dhe mungesë dokumentimi të rasteve të dyshimta.
    Edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare, një institucion në varësi të Ministrisë së Financave dhe autoritet përgjegjës për zbatimin e ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave…,” i konsideron bizneset e këmbimit të valutave si aktivitete me risk. Megjithatë, Agjencia i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informacion se raportimet ndaj tyre ishin sporadike.
    Duke iu referuar raportimeve nga bankat apo noterët, Agjencia tha se dyshimet kryesore lidhen me transaksionet e kryera në cash, mungesën e dokumenteve justifikuese si dhe përfshirjen e aksionerëve të pikave të këmbimit valutor në investime biznesi apo në pasuri të paluajtshme për llogari të persove të dyshuar.
    Referimet drejt Prokurorisë janë gjithsesi të papërfillshme. Agjencia e Inteligjencës Financiare i tha BIRN se gjatë vitit 2024 kishte referuar vetëm 1 rast në institucionet ligjzbatuese, i cili kishte si tipologji tërheqjen në cash të shumave të larta që nuk dihet se ku kishin përfunduar nga llogari të personave nën hetim.
    Nga Hawala te kriptovalutat
    Një skemë e thjeshtëzuar e sistemit Hawala të transferimit të parave. Ilustrim: Jurgena Tahiri.Në gusht të vitit 2020, një emisar i Franc Çopjes ngatërroi fillimisht adresë, ndërsa po kërkonte Exchange-in në pronësi të Bashkim Likës dhe Maklen Micit në vendin e njohur si “Dollari”. Tre burra u vunë në lëvizje dhe shkëmbyen detaje dhe fotografi përmes aplikacionit SKY ECC, për ta orientuar atë drejt pikës së duhur, ku do të tërhiqte më pas 215, 500 Euro të ndara në katër këste.
    Mesazhet e shkëmbyera në SKY ECC ranë në duart e Prokurorisë së Posaçme tre vjet më vonë, duke bërë të mundur një zbulim domethënës për evolucionin e krimit të organizuar shqiptar.
    Hetimet dokumentuan ekzistencën e një grupi personash që e përdornin biznesin e këmbimit valutor si kamuflim, ndërsa kryenin në të vërtetë operacione të qarkullimit të shpejtë të parave për llogari të grupit Çopja.
    Prokuroria beson se Lika dhe Mici e kryenin këtë shërbim përmes sistemit Hawala dhe transaksioneve në kriptovaluta. Hawala është një sistem informal i përdorur që prej shekullit të 8-të në Indi dhe në vendet e botës arabe për transferimin e parave nga njëri shtet në tjetrin, pa qenë nevoja që paratë të zhvendosen fizikisht.
    Skema funksionin mbi marrëdhënien e besimit dhe përfshin një rrjet agjentësh në shtete të ndryshme, të cilët pranojnë dhe shpërndajnë depozita për llogari të njëri-tjetrit. Nëse paratë dorëzohen fjala vjen në Londër, një person mund t’i tërheqë ato brenda pak orësh tek një agjent i dytë në Tiranë duke paraqitur një kod unik – i njohur si Token – ndërkohë që agjenti në Londër dhe ai në Tiranë rakordojnë librat e llogarive.
    Përveç metodave arkaike të transfertave të parave, nga pika e këmbimit valutor “B.Lika, Cimi &Keni” dyshohet se janë transferuar gjithashtu miliona dollarë përmes monedhave virtuale. Gjatë hetimeve të grupit Çopja, prokurorët gjurmuan dhe sekuestruan kriptovaluta në vlerën e 11.5 milionë dollarëve.
    Pas arrestimit të Likës dhe Micit në gusht të vitit 2024, Prokuroria e Posaçme zbuloi një grup të dytë të ngjashëm në korrik të vitit 2025, i cili akuzohet se mundësoi transferimin e vlerave të konsiderueshme me burim nga trafiku i drogës mes Zvicrës dhe Shqipërisë.
    I akuzuari kryesor në këtë dosje, Ervis Ferizaj, 47 vjeç u arrestua në shtator të vitit 2024 në Lucernë të Zvicrës me akuzën e trafikimit të narkotikëve, pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal. Ferizaj ishte i paarritshëm për koment. Në Tiranë, Ferizaj dyshohet se kontrollonte dy pika të këmbimit valutor në pronësinë e babait dhe bashkëshortes së tij, për të kamufluar transferimin e parave të paligjshme nga Zvicra drejt Shqipërisë.
    Sipas të dhënave të dërguara nga Prokuroria Federale e Zvicrës, paratë qarkullonin gjithashtu sipas sistemit Hawala për llogari të personave të tjerë.
    “…shtetasi Ervis Ferizaj dhe bashkëpunëtorët e tij, në Zvicër dhe në Shqipëri, kanë ruajtur dhe kanë menaxhuar paratë që vijnë nga aktivitetet kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, kanë siguruar para në dorë si pjesë e një sistemi “hawala” me qëllim transferimin e parave te persona të tjerë,” thuhet në dosjen e Prokurorisë.
    Sipas prokurorit Klodian Braho, personat e përfshirë në sistemet informale të transfertave të parave ndajnë një interes të përbashkët me grupet kriminale; atë të sigurimit të fitimeve të shpejta. Këto rrjete përfitojnë komisione në përqindje si për transfertat në cash përmes sistemit Hawala, ashtu edhe për transaksionet në kriptovaluta.
    Sipas Brahos, një agjent përfiton nga 6 deri në 15 për qind të vlerës totale që transferon në para fizike përmes sistemit Hawala, ndërkohë që komisionet e transaksioneve në kriptovaluta variojnë nga 0.5 deri në 2 për qind të vlerës totale. Në çdo rast, këto rrjete ofrojnë si avantazh për grupet kriminale shmangien e gjurmimit të parave përmes aktiviteteve të tyre formale.
    “Ky sistem informal mundëson transferimin e parave në një kohë të shpejtë dhe njëkohësisht shmang raportimin dhe kontrollin e origjinës së parave, pasi agjentët nuk zbatojnë dispozitat ligjore dhe nënligjore për regjistrimin dhe identifikimin e personave dërgues dhe marrës, nuk zbatojnë dispozitat ligjore për verifikimin e burimit të ligjshëm të parave që transferohen dhe për shumat tavane të transferta,” tha Braho për BIRN.
    Biznese me risk
    Përveç infrastrukturave financiare që operojnë në hije, grupet kriminale shqiptare vlerësohet se kanë shfrytëzuar edhe faktorë të tjerë ekonomikë dhe socialë që lidhen kryesisht me periudhën që shoqëroi pandeminë e COVID-19. Sipas Gjokutajt nga Altax, pas pandemisë shumë aktivitete ekonomike u zhvendosën në informalitet, duke rritur ndjeshëm përdorimin e valutës së huaj dhe kriptomonedhave për transaksione të padokumentuara.
    “Një tjetër faktor ishte rritja e kërkesës për para cash dhe kanale alternative për transferim parash, që ka lehtësuar operimin e sistemeve ilegale si Hawala,” tha Gjokutaj.
    “Ndërkohë, mekanizmat ligjorë dhe kontrollet e Bankës së Shqipërisë nuk u adaptuan në kohë me ndryshimet e tregut, ndërsa shtimi i pikave të këmbimit nuk u shoqërua me monitorim të shtuar,” theksoi ai.
    Gjokutaj vlerëson gjithashtu se me rritjen e transaksioneve virtuale, menaxhimi i tregut të këmbimit valutor është bërë shumëfish më i ndërlikuar.
    “Mungesa e kapaciteteve teknologjike për të monitoruar lidhjet midis valutës virtuale dhe transaksioneve cash dhe rreziqet që para të pista të integrohen në ekonominë formale përbëjnë një sfidë të vazhdueshme për autoritetet mbikqyrëse,” theksoi ai.
    Edhe institucionet e zbatimit të ligjit apelojnë për vigjilencë të shtuar ndaj këtyre bizneseve, si nga autoritetet e mbikëqyrjes administrative, ashtu edhe nga ato të hetimit.
    “Në vlerësimin tonë, aktivitetet e këmbimit valutor dhe të transfertave të parave duhet që të vlerësohen si aktivitete që janë me risk të lartë për përfshirjen e tyre në transferimin informal të parave, që mundet të kenë origjinë kriminale…,” tha prokurori Klodian Braho.
    Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, Banka e Shqipërisë deklaroi se është në procesin e miratimit të një rregulloreje të re për pikat e këmbimit valutor, që parashikon sipas saj verifikimin e origjinës së kapitalit dhe reputacionin e aksionerëve, por edhe kufizimin e vlerave që mund të mbahen cash apo t’u nënshtrohen transaksioneve.
    “Këto ndryshime lidhen me aspektet e parandalimit tё pastrimit tё parave dhe financimit të terrorizmit, por edhe me nevojën e forcimit të rregullave të hyrjes në treg të subjekteve që janë financiarisht të qëndrueshëm dhe me integritet,” deklaroi Banka e Shqipërisë./BIRN

  • “Investimet e huaja po bien”, Balliu paralajmëron: Qeveria Rama përdor tregun e pronave për pastrim parash droge

    “Investimet e huaja po bien”, Balliu paralajmëron: Qeveria Rama përdor tregun e pronave për pastrim parash droge

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas raportimeve për rritjen e çmimeve të pronave në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një manovër të qeverisë për të justifikuar pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale.
    Sipas Balliut, pas çdo ‘rritjeje të çmimeve të pronave’ që publikohet në media, fshihet një skemë e mirëorganizuar që përfshin agjencitë imobiliare, ndërtuesit dhe njerëz pranë qeverisë.‘Agjencitë imobiliare po blejnë cash miliona euro prona! Rama i ka futur në skemën e pastrimit të parave, ndërsa SPAK hesht!’, shkruan Balliu në faqen e tij në Facebook.
    Deputeti opozitar thekson se raportet ndërkombëtare kanë paralajmëruar për këtë fenomen, duke cituar në veçanti raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).
    ‘Raporti i DASH-it thotë qartë: investimet e huaja po bien, sepse ekonomia shqiptare është mbushur me paratë e drogës,’ shton ai.
    Balliu akuzon kryeministrin Rama për manipulim të opinionit publik përmes propagandës mediatike dhe institucioneve shtetërore.
    ‘Rama ka urdhëruar mediat dhe Bankën e Shqipërisë të propagandojnë ‘rritjen e çmimit të pronave’ për të justifikuar paratë e pista të narkotrafikut,’ shprehet deputeti demokrat.
    Në vijim, ai ngre alarmin për një fenomen të ri në tregun imobiliar, ku sipas tij, pas zbulimeve nga komunikimet në aplikacionin SKY EÇ, shumë agjenci imobiliare janë përfshirë në blerje masive pronash me para në dorë, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare.
    ‘Pas komunikimeve në SKY EÇ, agjencitë imobiliare blejnë masivisht prona me para cash në Tiranë e bregdet. Qeveria ka krijuar terrenin ideal për pastrimin e parave të drogës në ndërtim,’ deklaron Balliu.
    Në përfundim të reagimit të tij, ai e quan Edi Ramën ‘arkitektin e kësaj skeme kriminale’.
    ‘Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme kriminale,’ përfundon deputeti Klevis Balliu në reagimin e tij në rrjetet sociale.

  • VIDEO/ Balliu: Rama po përdor tregun e pronave për pastrimin e parave të drogës, ndërsa SPAK hesht

    VIDEO/ Balliu: Rama po përdor tregun e pronave për pastrimin e parave të drogës, ndërsa SPAK hesht

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas raportimeve për rritjen e çmimeve të pronave në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një manovër të qeverisë për të justifikuar pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale.

    Sipas Balliut, pas çdo ‘rritjeje të çmimeve të pronave’ që publikohet në media, fshihet një skemë e mirëorganizuar që përfshin agjencitë imobiliare, ndërtuesit dhe njerëz pranë qeverisë.

    ‘Agjencitë imobiliare po blejnë cash miliona euro prona! Rama i ka futur në skemën e pastrimit të parave, ndërsa SPAK hesht!’, shkruan Balliu në faqen e tij në Facebook.

    Deputeti opozitar thekson se raportet ndërkombëtare kanë paralajmëruar për këtë fenomen, duke cituar në veçanti raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

    ‘Raporti i DASH-it thotë qartë: investimet e huaja po bien, sepse ekonomia shqiptare është mbushur me paratë e drogës,’ shton ai.

    Balliu akuzon kryeministrin Rama për manipulim të opinionit publik përmes propagandës mediatike dhe institucioneve shtetërore.

    ‘Rama ka urdhëruar mediat dhe Bankën e Shqipërisë të propagandojnë ‘rritjen e çmimit të pronave’ për të justifikuar paratë e pista të narkotrafikut,’ shprehet deputeti demokrat.

    Në vijim, ai ngre alarmin për një fenomen të ri në tregun imobiliar, ku sipas tij, pas zbulimeve nga komunikimet në aplikacionin SKY EÇ, shumë agjenci imobiliare janë përfshirë në blerje masive pronash me para në dorë, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare.

    ‘Pas komunikimeve në SKY EÇ, agjencitë imobiliare blejnë masivisht prona me para cash në Tiranë e bregdet. Qeveria ka krijuar terrenin ideal për pastrimin e parave të drogës në ndërtim,’ deklaron Balliu.

    Në përfundim të reagimit të tij, ai e quan Edi Ramën ‘arkitektin e kësaj skeme kriminale’.

    ‘Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme kriminale,’ përfundon deputeti Klevis Balliu në reagimin e tij në rrjetet sociale.

  • “Shqipëria ‘lavatriçe’ e pastrimit të parave?”/ Rama i përgjigjet pyetjes: Ja si e etiketojnë mediat e huaja Tiranën

    “Shqipëria ‘lavatriçe’ e pastrimit të parave?”/ Rama i përgjigjet pyetjes: Ja si e etiketojnë mediat e huaja Tiranën

    Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp, u pyet edhe për etiketimin e vendit si “lavatriçe” e pastrimit të parave. Kryeministri përmendi se Tirana në 95% të rasteve përmendet nga mediat ndërkombëtare si një vend i jashtëzakonshëm për t’u vizituar, por shtoi se nga një 5% që flet për “lavatriçe e frigoriferë”, siç theksoi ai.
    Rama përmendi gjithashtu edhe intervistën e parë me një gazetare të huaj që kur iu fut politikës, e cila i kishte thënë se Tirana ishte i pari në vend që kishte vizituar kur nuk mund të bënte dot një foto për shkak të gjendjes së saj.
    “E para, Tirana është si kurrë më parë në media ndërkombëtare si një kryeqytet në zhvillim, për t’u vizituar, me arkitekturë të admirueshme, për shkak të disa veprave arkitektonike etj. Natyrisht që siç ka 95% të artikujve në media që flasin për këtë Tiranë, ka edhe një 5% që flet për këto historitë e lavatriçive. Por unë nuk merrem as me lavatriçe e frigoriferë por merrem me Tiranën dhe Shqipërinë që po transformohet dita ditës dhe që është në sytë e të gjithë ky transformim. Edhe në Danimarkë kur ishim dje, për iu them që akoma ma përsërisnin sa bukur Tirana, sa bukur kaluam…Tirana, Tirana. Imagjino një kryeqytet kur kur unë kam pritur gazetaren e parë të huaj si ministër kulture, një gazetare italiane e revistës Panorama. Më ka mbetur gozhdë ajo që më tha sy ‘Ky është i pari qytet që shoh në jetën time ku nuk bëj dot një fotografi’… Unë besoj që të quhesh sy nuk do të thotë te kesh ekskluzivitetin të punosh me gojën sa herë të shkoj mendja, ndërkohë që këtu merret mikrofoni, bëhet oyetja, jepet përgjigjia dhe vazhdohet. Kjo është përgjigjia ime për çështjen e frigoriferit. Sa i përket pyetjes së dytë të kostove. Ca domethenë kjo pyetje? Është si puna e një debati që kam dëgjuar në Komisionin e Ligjeve që donin gjoba sociale, pra gjobat që kishim propozuar për shkeljet e rregullave të qarkullimit ishin shumë të larta dhe disa deputetë të frigoriferit i kërkonin gjobat sociale. Ka një gjë të thjesht në këtë punën e kostos, mos bëj shkelje dhe s’ke arsye të kesh kosto, mos ndërto pa leje dhe s’ke arsye të pagushd për krimin që ke berë Mos shto jashtë lejes sipërfaqe dhe nuk ke kosto, kur të vijnë dhe ta konfiskojnë. Mbi të gjitha kostot e ndërtuesve nuk më interesojnë fare. Ajo që më intereson është kostoja e qytetarëve që paguajnë

  • Mega-procesi ‘Sky ECC’/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të krimit në Shqipëri: Fitonin 50 mijë euro në orë

    Mega-procesi ‘Sky ECC’/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të krimit në Shqipëri: Fitonin 50 mijë euro në orë

    Në qytetin Namur të Belgjikës ka nisur një mega-proces gjyqësor i mbiquajtur ‘Sky ECC’. Kjo për shkak se banda kriminale shqiptare u zbërthye pas dekriptimit të mesazheve në telefonat e koduar. Hetuesit kanë zbardhur edhe skemën se si pastroheshin paratë e krimit në Shqipëri
    Ata hyjnë në zemër të sallës së gjyqit. Disa me veshje sportive, të tjerë të veshur për mrekulli me këmisha të ngushta. Të gjithë përpiqen të përzihen me detin e togave të zeza të avokatëve. Vetëm njëzet të pandehur, nga rreth pesëdhjetë të thirrur, u paraqitën këtë të martë para gjykatës korreksionale të Namurit. Të gjithë dyshohen se kanë marrë pjesë në një organizatë të gjerë kriminale të specializuar në prodhimin dhe shitjen e kanabisit.
    Mes tyre, një emër përsëritet vazhdimisht: Alket V.. Ky shqiptar konsiderohet si truri i rrjetit. I dënuar me dhjetë vjet burgim dhe i kërkuar nga policia shqiptare, ai kishte ikur në Spanjë. Që nga gadishulli Iberik, ai thuhet se ka drejtuar prodhimin e marijuanës, e cila ishte shpërndarë në dhjetë plantacione në Valoni dhe në Bruksel. I arrestuari kundërshton rolin e drejtuesit. Megjithatë, portreti i paraqitur nga zëvendësprokurorja Emilie De Fays është i qartë: Alket V. rekruton, paguan, organizon, shet dhe importon.
    Biznesi i tij po ecte për mrekulli. Në dhjetor të vitit 2020, një shitje prej trembëdhjetë kilogramësh kanabis arrinte në 59.800 euro. Çdo javë, një klient i “madh” blinte mes 40 dhe 50 kilogramë. Në dosje, një tjetër i pandehur krenohej se kishte fituar 50.000 euro për vetëm një orë.
    Pra, si mund të pastrohej kjo shumë e madhe parash të pista nga drejtuesi i dyshuar? Transferimet bankare ishin shumë të dukshme. Valixhet plot me para, tepër të rrezikshme…
    “Metoda kryesore e pastrimit konsistonte në dërgimin e parave drejt Shqipërisë përmes një sistemi tradicional dhe joformal, të quajtur hawala,” shpjegon magjistratja e Namurit.
    Në arabisht, hawala do të thotë “transferim” ose “mandat”. E përdorur prej shekujsh në Azi dhe në Lindje, kjo metodë lejon transferimin e shpejtë dhe të fshehtë të parave nga një vend në tjetrin. Ajo mbështetet plotësisht mbi besimin mes ndërmjetësve: pa gjurmë, pa dokumentim, pa kontroll. Kjo e bën këtë mekanizëm të lashtë një sistem shumë të preferuar edhe nga grupet terroriste dhe organizatat kriminale.
    Në praktikë, klienti ia dorëzon paratë një ndërmjetësi të quajtur hawaladar, i cili lidhet me një bashkëpunëtor që ndodhet në vendin ku duhet të shkojnë paratë. Aty, shuma i dorëzohet marrësit në këmbim të një fjalëkalimi të dhënë nga dërguesi, pasi të jetë zbritur komisioni për punën e agjentëve.
    Transferta nga Shqipëria dhe kompani fiktive
    Në këtë dosje, fondet përfundojnë në Shqipëri, tek kunati dhe motra e Alketit. Një pjesë e shumës më pas bën rrugën e kundërt dhe kthehet në Belgjikë në formën e “huave familjare”. Ato më pas riinvestohen, ndër të tjera, në sektorin e pasurive të paluajtshme përmes një kompanie fiktive.
    Në letër, kjo firmë është e specializuar në ndërtim dhe rinovim. “Drejtuesi i kompanisë pretendon se ajo realizon fitime çdo vit. Por gjatë bastisjeve, nuk u gjet asnjë pajisje apo mjet pune,” shpjegon zëvendësprokurorja. Një guaskë bosh që shërben për pastrimin e parave, sipas prokurorisë.
    Në nëntor të vitit 2023, policia regjistroi një bisedë mes V. Alketit dhe bashkëshortes së tij. Pa dorashka, ata flisnin për transferimin e 70.000 eurove përmes rrjetit hawala. Zyrtarisht, bëhej fjalë për një hua. Jozyrtarisht, sipas aktakuzës, ishte para e ricikluar që vinte nga trafiku i drogës.
    “Paratë e huazuara në këtë mënyrë nga familja shqiptare më pas deklarohen në Belgjikë si kontribut personal për blerjen e një shtëpie,” shton Emilie De Fays. “Alketi i kombinon këto fonde me kursime të supozuara dhe të ardhura të paraqitura si legjitime. Operacioni krijon pamjen e një financimi ligjor, ndërkohë që në të vërtetë shërben për të futur sërish në qarkullim para me origjinë të paligjshme”.
    Në fund të seancës gjyqësore, prokuroria kërkoi një dënim me katërmbëdhjetë vjet burg për Alketin.

  • Vodhi 5 miliardë £ Bitcoin në Kinë dhe bleu prona në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet “perëndesha e pasurisë”

    Vodhi 5 miliardë £ Bitcoin në Kinë dhe bleu prona në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet “perëndesha e pasurisë”

    Një shtetase kineze është shpallur fajtore në Mbretërinë e Bashkuar për përfshirje në një nga mashtrimet më të mëdha me kriptomonedha të regjistruara ndonjëherë.

    Sipas Policisë Metropolitane, Qian udhëhoqi midis viteve 2014 dhe 2017 një mashtrim masiv në Kinë, duke mashtruar më shumë se 128 mijë persona dhe duke fshehur të ardhurat e paligjshme në kriptovalutë.
    Pas arratisjes nga Kina me dokumente të falsifikuara, Qian hyri në Mbretërinë e Bashkuar ku nisi përpjekjet për të pastruar paratë përmes investimeve në prona luksoze dhe aktivitete të tjera financiare. Hetimi i nisur nga një informacion për transferim të paligjshëm të aseteve u kthye në një operacion kompleks që përfshiu bashkëpunim ndërkombëtar dhe hetim të rrjetit global të pastrimit të parave.
    Megjithatë, mbetet e paqartë nëse paratë do t’u rikthehen viktimave, pasi disa raporte sugjerojnë se qeveria britanike mund të kërkojë t’i mbajë asetet e sekuestruara.
    Në këtë aferë ishte e përfshirë edhe 44-vjeçarja Jian Wen, një punonjëse në një restorant, e cila ndihmoi në pastrimin e aseteve dhe më pas jetoi në një shtëpi luksoze në veri të Londrës. Wen u dënua në vitin 2024 me gjashtë vjet e tetë muaj burg, pasi u zbulua se kishte blerë prona edhe në Dubai me vlerë mbi 500,000 paund.
    Sipas raportimeve të revistës kineze Lifeweek, shumica e viktimave ishin investitorë të moshës mes 50-75 vjeç, përfshirë biznesmenë, punonjës bankash. Ata u mashtruan përmes skemave të promovuara nga Qian, e cila njihej si “Perëndesha e Pasurisë”.
    “Bitcoin dhe kriptovalutat po përdoren gjithnjë e më shumë nga rrjete kriminale për të fshehur gjurmët e të ardhurave të paligjshme”, tha zëvendëskryeprokurori Robin Weyell, duke theksuar se ky është rasti më i madh i sekuestrimit të kriptomonedhave në Mbretërinë e Bashkuar.
    Qian po mbahet në paraburgim dhe pritet të përballet me dënimin përfundimtar pas gjyqeve të tjera që lidhen me rrjetin kriminal.
    Ministri i Sigurisë, Dan Jarvis, deklaroi se rasti dërgon një sinjal të qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tolerojë pastrimin e parave dhe krimin e organizuar.
    “Pastrimi i parave minon sistemin tonë ekonomik dhe fuqizon grupet kriminale”, tha ai.

    Top Channel

  • 4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë para cash

    4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë para cash

    Informaliteti, ulja e besimit në banka, shmangia e komisioneve dhe taksave si dhe tradita e të mbajturit para nëpër duar, janë këto arsyet që po I nxisin më shumë qytetarët drejt cash-it.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sasia e cashit në ekonomi është rritur ndjeshëm, teksa vlera ka arritur 4.8 miliardë euro në muajin gusht.
    Në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar, ku paraja që qarkullonte jashtë bankave ishte gati 4.2 miliardë euro, rritja ka vijuar me 600 milionë euro.
    Kjo është vlera më e lartë e arritur ndonjëherë në vitet e fundit. Kjo lëvizje e lartë e parave në dorë, ka kosto të shumta për ekonominë pasi rrit hapësirat për informalitet, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar.
    Gjithsej në ekonominë shqiptare qarkullojnë 1.9 trilionë lekë, ndërsa paraja cash përbën 24.4%. Pothuajse 3 herë më shumë se norma mesatare në Bashkimin Europian.
    Një tendencë rritëse e vazhdueshme e parasë cash pasqyron edhe nivelin e lartë të informalitetit në ekonominë shqiptare.
    Për reduktimin e pagesave në dorë, Ministria e Financave parashikon në strategjinë afatmesme caktimin e një limiti për pagesat cash.

    Top Channel

  • DASH raport për klimën e biznesit, vlerësohet stabiliteti makroekonomik, por nënvizohet korrupsioni, pastrimi i parave dhe informaliteti

    DASH raport për klimën e biznesit, vlerësohet stabiliteti makroekonomik, por nënvizohet korrupsioni, pastrimi i parave dhe informaliteti

    Departamenti i Shtetit, ka publikuar raportin për Klimën e Biznesit në Shqipëri, për vitin 2025.
    Dokumenti vlerëson stabilitetin makroekonomik të vendit, por gjithashtu ngre disa shqetësime që lidhen me ambientin e biznesit.
    “Situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme. Në vitin 2024, rritja ekonomike arriti në 4 përqind, e nxitur nga rritja e fuqishme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme dhe politikat e kujdesshme makroekonomike”, njofton DASH.

    Sipas raportit të DASH, Shqipëria mbetet një destinacion me potencial të madh për investime, falë sektorëve premtues si energjia, turizmi, teknologjia dhe bujqësia por gjithashtu nxjerr në pah disa nga shqetësimet më të cilat përballen investitorët e huaj në vendin tonë.
    “Investitorët e huaj përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri për shkak të:

    Korrupsionit në sektorin publik, gjyqësor dhe prokurimeve publike
    Konkurrencës së padrejtë dhe të shtrembëruar
    Një ekonomie të madhe informale
    Pastrimit të parave
    Ndryshimeve të shpeshta në legjislacionin fiskal
    Të drejtave të pronësisë
    Zbatimit të dobët të kontratave”, tha më tej DASH.

    Raporti nënvizon se vetëm përmes forcimit të sundimit të ligjit, rritjes së transparencës dhe një lufte më të qëndrueshme kundër korrupsionit, Shqipëria mund të shfrytëzojë plotësisht avantazhet e saj dhe të pozicionohet si një treg konkurrues në rajon dhe më gjerë.
    /vizionplus.tv

  • BQE i prish ëndrrat Ramës: Thirrje qytetarëve europianë, mbani para cash në shtëpi

    BQE i prish ëndrrat Ramës: Thirrje qytetarëve europianë, mbani para cash në shtëpi

    Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka theksuar rëndësinë e parave të gatshme si një mjet për përgatitjen kombëtare për kriza, duke u kërkuar familjeve të mbajnë para’ në shtëpi për raste urgjente. Thirrja vjen pas praktikave që tashmë janë në fuqi në vende si Holanda, Finlanda dhe Austria, ku qytetarëve u këshillohet të kenë 70-100 euro për person në para të gatshme. Programe të ngjashme janë zhvilluar nga Suedia dhe Norvegjia.

    Argumenti kryesor është se sistemet digjitale mund të shemben në një moment të caktuar. Thirrja vjen pas një këshille të ngjashme për qytetarët në shtetet anëtare për të grumbulluar mjaftueshëm para, ushqim, ujë dhe ilaçe për të mbijetuar për 72 orë në rast të një ndërprerjeje të shërbimit. Këshilla u nxit nga lufta në Ukrainë, pandemia Covid-19 dhe fatkeqësitë natyrore. Zjarret dhe përmbytjet kanë ekspozuar dobësitë e Evropës dhe kanë çuar në rritjen e shpenzimeve për sigurinë dhe mbrojtjen.

    “Paraja është një element kritik i përgatitjes kombëtare për kriza”, thuhet në raportin e BQE-së, i cili shqyrton ndikimin e krizave të tilla si pandemia dhe ndërprerjet e energjisë në Spanjë dhe Portugali. Ai gjithashtu vëren se monedha fizike “jo vetëm që shërben për të përmbushur nevojat individuale, por gjithashtu kontribuon në një rezistencë më të gjerë sistemike”.

    “Dobia e parave të gatshme rritet ndjeshëm kur stabiliteti kërcënohet – pavarësisht natyrës specifike ose fushëveprimit gjeografik të tronditjes themelore, ose shkallës së digjitalizimit”, pohon gjithashtu BQE.

    Pagesat digjitale dominojnë transaksionet me pakicë dhe bankat po ulin kostot duke mbyllur degët dhe bankomatët. Por politikëbërësit janë nën presion për të siguruar që familjet të ruajnë aksesin në kartëmonedha dhe monedha.

    Dokumenti i BQE-së thekson një paradoks: Pavarësisht faktit se paratë e gatshme mungojnë gjithnjë e më shumë në pagesat e përditshme, kërkesa për to rritet kur besimi në sistemet financiare, ose digjitale tronditet.

    Ky model sjelljeje ishte i dukshëm gjatë pandemisë dhe ngjarjeve të tjera, siç ishte ndërprerja e energjisë elektrike që paralizoi Spanjën dhe Portugalinë në pranverë.

    Në rastin e pandemisë, paratë e gatshme u rritën me 140 miliardë euro në dy vjet, krahasuar me një rritje vjetore prej 55 miliardë euro para krizës, vëren BQE. Rritja erdhi edhe pse konsumatorët iu drejtuan kartave pa kontakt dhe blerjeve online, për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe izolimit.

    Sipas raportit, sistemet e parave të gatshme duhet të ndërtohen për t’i bërë ballë krizave të rralla, por ekstreme, raportoi televizioni Scan.

  • DASH ‘ekspozon’ Ramën si garancia sovrane e pastrimit të parave të drogës!

    DASH ‘ekspozon’ Ramën si garancia sovrane e pastrimit të parave të drogës!

    Nga Elkier Bushkolaj

    Për të kuptuar hallin më të madh të një politikani, mjafton të lexosh artikulimin e tij.Edi Rama ka një javë që u bën apel evropianëve të vijnë dhe të blejnë apartamente në kullat e Tiranës dhe në projektet strategjike në bregdet, që mbajnë firmën e tij, me premtimin se çmimet do të rriten, një premtim që nisi ta bënte edhe Veliaj, para se të arrestohej.Pas apelit të Edi Ramës, erdhi reagimi nga Banka e Shqipërisë, e cila konfirmoi se të huajt kanë blerë miliona euro prona në Shqipëri në 2024. Ndërkohë, Zarat e Lavanterisë Mediatik na dolën me “intervista ekskluzive” me përfaqësues të një agjencie amerikane pronash e ngjashme me Air Albania, që paskësh zbuluar “Dubain e Ballkanit”.Ky apel i Ramës prej spekulanti imobiliar, vjen në një kohë kur mediet në Itali po publikojnë detaje nga takimi në Aruba mes përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe karteleve të drogës, takim që kishte si qëllim kryesor pastrimin e parave të narkotrafikut në Shqipëri.
    Ky takim “konfirmohet” indirekt edhe nga raporti i fundit i DASH për klimën e investimeve, ku theksohet se sipërmarrja shqiptare është në mëshirë të parave që sjellin kartelet e drogës.Censurimi i raportit të DASH nga mediet pranë oborrit qeveritar tregon qartë se pasojat e flluskës imobiliare do të jenë fatale për ekonominë dhe shqiptarët.Me mijëra emigrantë shqiptarë kanë investuar kursimet e jetës në beton në Shqipëri, në një treg ku kartelet e drogës – përfshirë ‘Ndrangheta-n, klanet malazeze dhe serbe dikur që kanë masakruar shqiptarët e Kosovës, po pastrojnë paratë e narkotrafikut në kurriz të djersës e gjakut të shqiptarëve.