Tag: parave

  • Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim, 56 mijë apartamente bosh

    Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim, 56 mijë apartamente bosh

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë shqiptare se po e mban në këmbë ekonominë e vendit përmes pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha deklaron se mbi 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh në Shqipëri, duke qenë se janë ndërtuar jo për nevoja të tregut, por për të fshehur dhe ricikluar para të pista.
    Sipas tij, çmimet e larta të pronave i kanë përjashtuar qytetarët e ndershëm nga mundësia për të blerë një banesë.

    “Ekonomia e narko-shtetit mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit. Ndërkohë që 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge”, shkruan Berisha në “Facebook”.

    Ish-kryeministri i referohet ndërtimit si një ndër sektorët më të ndjeshëm ndaj aktivitetit të pastrimit të parave, duke ngritur alarmin për ndikimin që kjo ka në çrregullimin e tregut të banesave dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës për familjet shqiptare.

  • Tentoi të kalonte mbi 700 mijë euro pa deklaruar, kapet në kufirin kroat shqiptari. I kishte fshehur në…

    Tentoi të kalonte mbi 700 mijë euro pa deklaruar, kapet në kufirin kroat shqiptari. I kishte fshehur në…

    Një shumë e madhe parash u sekuestruan dhe një shqiptar u arrestua në kufirin Kroaci-Bosnjë. Nga kontrollet në pikën doganore Karasovići, policia gjeti të fshehura në automjetin që drejtohej nga një shqiptar, 702,435 euro. 
    Automjeti po largohej nga Kroacia me destinacion Malin e Zi. Kjo është shumë më me madhe e parave cash të sekuestruara në kufijtë kroatë, raportojnë mediat vendase. 
    “Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në veturën e një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro, e cila është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë.”-njofton Dogana e Kroacisë. 
    Shoferi shqiptar, u mundua që t’i shmangej policisë, por u kap në kohë nga autoritetet doganore. Identiteti i tij nuk është bërë me dije për mediat, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe për të zbuluar prejardhjen e parave të sekuestruara. 

  • Bie në prangat e policisë shqiptari/ Kishte fshehur mbi 700 mijë euro në makinë, ndalohet në kufirin kroat

    Bie në prangat e policisë shqiptari/ Kishte fshehur mbi 700 mijë euro në makinë, ndalohet në kufirin kroat

    Një shumë e madhe parash u sekuestruan dhe një shqiptar u arrestua në kufirin Kroaci-Bosnjë. Nga kontrollet në pikën doganore Karasovići, policia gjeti të fshehura në automjetin që drejtohej nga një shqiptar, 702,435 euro.
    Automjeti po largohej nga Kroacia me destinacion Malin e Zi. Kjo është shumë më me madhe e parave cash të sekuestruara në kufijtë kroatë, raportojnë mediat vendase.
    “Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në veturën e një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro, e cila është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë.”-njofton Dogana e Kroacisë.
    Shoferi shqiptar, u mundua që t’i shmangej policisë, por u kap në kohë nga autoritetet doganore. Identiteti i tij nuk është bërë me dije për mediat, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe për të zbuluar prejardhjen e parave të sekuestruara.

  • SPAK dosje voluminoze për trafikun e drogës, urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump dhe aktivizimi i CIA vënë në…

    SPAK dosje voluminoze për trafikun e drogës, urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump dhe aktivizimi i CIA vënë në…

    Në zyrat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndodhet një nga dosjet më voluminoze të dekadës, që lidhet me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe përfshirjen e grupeve shqiptare në rrjetet globale të karteleve. Hetimi, që ka marrë përmasa ndërkombëtare, po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me DEA-n, FBI-n dhe së fundmi edhe me CIA-n amerikane, pas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga ish-presidenti Donald Trump për intensifikimin e operacioneve kundër organizatave të drogës të shpallura si struktura terroriste. Nicolas Maduro, është shënjestra më e shtrenjtë aktualisht. Drejtësia ka ofruar 50 milionë dollarë shpërblim për informacionet që çojnë në arrestimin e tij, me akuza për trafikun e drogës. DEA, FBI por edhe ushtria ishin forcat e angazhuara intensivisht në betejën antitrafik ndaj kreut të Venezuelës.
    Plani
    Burime konfirmojnë se aktivizimi i CIA-s nga Trump ka ndryshuar arkitekturën e operacioneve antinarkotikë në Ballkan. Në kuadër të këtij urdhri ekzekutiv, janë ngritur ekipe të përbashkëta hetimi mes institucioneve shqiptare dhe agjencive amerikane, me synimin për të goditur zinxhirin financiar të karteleve që operojnë nga Amerika Latine deri në Europë. Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është përfshirë në disa takime të mbyllura me zyrtarë të ambasadës amerikane para disa ditësh. Gjithashtu ai zhvilloi një vizitë edhe në SHBA, në kuadër të bashkëpunimit kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., më 2 dhe 3 shtator. Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI), u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të narkotikëve dhe pastrimin e parave. Po ashtu gazeta raportoi disa ditë më parë se  takimi fundit i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka qenë më 1 tetor, kur Nancy VanHorn, u takua me Presidentin Bajram Begaj në Presidencë. Takimi u zhvillua, sipas burimeve diplomatike, në prani të shefit të stacionit të CIA për Tiranën ditën që kreu i shtetit do të firmoste dekretin për zgjedhjet e reja në Tiranë, duke njohur de facto shkarkimin e Veliajt në kundërshtim me kushtetutën. Futja në lojë e një funksionari të shërbimeve sekrete amerikane në takimin e presidencës është një rast i rrallë që tregon se marrëdhëniet me qeverisjen shqiptare janë futur në ngërç. Mesazhi që është përcjellë ka të bëjë me situatën e ngarkuar kriminale me uzurpimin e shtetit nga bandat e drogës dhe korrupsioni, i evidentuar qartazi në raportin e DASH
    Detajet e Dumanit
    Në raportimin në Komisionin e Ligjeve këtë javë mbi punën e institucionit për vitin 2024, Dumani theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të shumta, pastrimi i parave dhe grupet kriminale të strukturuara mbeten një kërcënim i lartë. Kreu i SPAK tha se grupet kriminale shqiptare janë ende aktive në disa shtete evropiane, duke përfshirë Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, Norvegji, Zvicër dhe Britani të Madhe. Ato janë kryesisht të përfshira në trafikimin e kokainës dhe kanabisit, duke siguruar drogat në vende latine si Kolumbi, Bolivi, Meksikë, Ekuador dhe Paraguaj. Në vitin 2024, janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, nga të cilat 10 janë dërguar në gjykatë për aktivitetet e tyre kriminale. Këto grupe janë karakterizuar nga struktura hierarkike, përdorimi i komunikimeve të kriptuara dhe pastrimi i parave në mënyra të sofistikuara, përfshirë përdorimin e kriptovalutave. Ato janë aktive në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Dumani theksoi se këto grupe po veprojnë me një nivel të lartë të organizimit dhe sofistikimit, duke i bërë ato një sfidë të madhe për autoritetet e drejtësisë.
    Qeveria “Rama” në rrethin e kuq?
    Goditjet e fundit të SPAK dhe agjencive ligjzbatuese kanë zbërthyer mekanizmin e funksionimit të bandave kryesore në vend të cilat kanë qenë të lidhura me kryeministrin e vendit në raporte ekonomike, të cilët kanë përfituar leje ndërtimi, tenderë, statuse të investitorit strategjik, tenderë rindërtimi dhe nëpërmjet këtyre investimeve Edi Rama i ka hapur rrugën pastrimit të parave dhe për më shumë financimin e tregtisë së drogës nëpërmjet fondeve të buxhetit të shtetit. Kjo metodë rezultoi aq fitimprurëse sa në përgjimet e komunikimeve të grupit Çela, thuhet shprehimisht se “nuk kemi nevojë për kokainë, se kemi tenderat”, duke e krahasuar fitimin nga paratë publike me atë të trafikut të drogës, duke treguar qartazi se bandat kriminale e kanë forcën dhe burimin e të ardhurave në shtetin e Edi Ramës i cili i ka suportuar direkt me vendime në favor të tyre. Faktet e mësipërme konfirmojnë se de facto financuesi dhe pastruesi i parave të bandave në Shqipëri është vetë Edi Rama. Gjithashtu mediat e huaja kanë raportuar se ka kontakte në nivel të lartë qeveritar me krimin e organizuar, duke përfshirë bashkëpunim me bandat që kanë trafikuar drogra nga Amerika Latine dhe me N’Drangheta. Artikuj të shumtë kantë theksuar se qeveria ka futur rolin e kanabisit si një komponent ekonomik që u dha terren rasteve të trafikut më të rëndë.

  • Deputetja Vokshi alarmon PPE: Pastrimi i parave kriminale po dominon ekonominë shqiptare

    Deputetja Vokshi alarmon PPE: Pastrimi i parave kriminale po dominon ekonominë shqiptare

    Në Asamblenë e PPE në Vilnius, Lituani, deputetja Albana Vokshi kërkoi një mision urgjent verifikimi në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze mbi situatën demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.

    Ajo denoncoi ndërhyrjet e qeverisë shqiptare në raportin e ODIHR-it dhe presionet ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, me qëllim ndryshimin e vlerësimeve për zgjedhjet.

    Vokshi theksoi se parlamenti i ri nuk funksionon, pasi shumica ka refuzuar debatet mbi çështje me rëndësi kombëtare dhe europiane, si programi qeverisës 4-vjeçar, interpelancat urgjente dhe raportet e institucioneve të pavarura, duke mohuar të drejtat kushtetuese të opozitës dhe qytetarëve për t’u informuar.
    Vokshi paralajmëroi gjithashtu për rritjen alarmante të pastrimit të parave kriminale, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, duke cituar Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit 2025, sipas të cilit fondet e paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, dominojnë ekonominë shqiptare, shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e ndershme.
    Vokshi nënvizoi se kjo nuk është një çështje vetëm për Shqipërinë, por një rrezik rajonal dhe europian, pasi këto fonde mund të ndikojnë në ekonomitë e vendeve të tjera të BE-së.Në përfundim, deputetja Vokshi paralajmëroi se Shqipëria po shkon drejt autokracisë, me rrezikun e ikjes së trurit dhe humbjes së demokracisë, dhe kërkoi nga PPE të ndërmarrë veprime urgjente për të mbrojtur institucionet demokratike dhe funksionimin e shtetit ligjor në vend.

  • Operacion kombëtar ndaj krimit ekonomik, ja si Qeveria do të gjurmojë mashtrimet financiare

    Operacion kombëtar ndaj krimit ekonomik, ja si Qeveria do të gjurmojë mashtrimet financiare

    Lufta ndaj mashtrimeve financiare do të jetë prioritet edhe gjatë viteve të ardhshme, pasi edhe pse Shqipëria ka arritur progres të dukshëm në luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar, si dhe në parandalimin dhe goditjen e pastrimit të parave dhe korrupsionit, sfidat në këto fusha mbeten të mëdha dhe komplekse.
    Strategjia Kombëtare për Parandalim dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, 2026-2030, e hedhur për konsultim publik, do të përqendrohet në zhvillimin e kuadrit ligjor dhe rregullator në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, duke mundësuar një përgjigje më të shpejtë dhe më efektive ndaj fenomeneve të pastrimit të parave dhe krimit ekonomik.
    Format e pastrimit të parave janë të shumta, ku një prej tyre është dhe pastrimi i fondeve nga krimet që lidhen me fushën e tatimeve  si fshehja e të ardhurave dhe mashtrimi me  TVSH-në, duke përdorur personat juridik rezident, duke mos deklaruar bilance dhe faturimet reale, nëpërmjet regjistrimit të personave juridik që nuk kryejnë aktivitet real në Shqipëri (shoqëri fiktive), nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, investimeve në pasuri të paluajtshme, etj.
    Për këtë arsye, në draft parashikohet të intensifikohet përdorimi i teknologjive të avancuara dhe mjeteve analitike për të monitoruar lëvizjet financiare të dyshimta dhe për të zbuluar shfrytëzimin e sistemeve financiare për aktivitete kriminale. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet ngritjes së kapaciteteve të stafit përmes trajnimeve të specializuara, që do të fuqizojnë aftësinë për hetime të thelluara dhe për ndjekje penale efektive.
    Për të arritur rezultate të qëndrueshme, strategjia parashikon thellimin e bashkëpunimit me sektorin privat dhe institucionet financiare, duke përfshirë bankat, institucionet e pagesave elektronike dhe entet e tjera financiare, për të përmirësuar mekanizmat e raportimit dhe verifikimit të transaksioneve të dyshimta.
    Për këtë qëllim ndër masat që do të merren është goditja e pastrimit të parave të udhëhequr nga inteligjenca (hetime proaktive, analiza risku dhe me metoda speciale hetimi); Identifikimi i rasteve të moszbatimit të kërkesave ligjore për pastrimin e parave nga operatorët privatë (bankat, zyrat e këmbimit valutor, institucionet financiare jo banka, fondet e pensionit, noterët, avokatët, firmat e ndërtimit, lojërat e fatit, kazinotë, audituesit ligjorë, kontabilistët e miratuar, agjentët e pasurive të paluajtshme etj.) dhe sanksionet përkatëse të ndërmarra; Kryerja e inspektimeve në bazë risku; Kryerja e analizës së riskut në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse mbi aktivitetet kriminale që lidhen ose çojnë në pastrimin e parave dhe administrimin e të dhënave të tyre; Goditja përmes hetimeve proaktive në fushën e krimit ekonomik dhe mashtrimit financiar si dhe sigurimi i aksesit dhe ndërveprimi online i bazave të të dhënave në funksion të mbikëqyrjes dhe hetimit në fushën ekonomike-financiare.

  • Qeveria pranon pastrimin e parave/ Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet

    Qeveria pranon pastrimin e parave/ Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet

    Qeveria pranon pastrimin e parave/ Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet
    Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pastrimit të parave duke e nënvizuar këtë në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 të nxjerrë për konsultim.
    Në dokument përpos pranimit të problemit theksohet se në ditët e sotme kur globalizimi dhe teknologjia kanë përshpejtuar transaksionet ndërkufitare dhe kanë krijuar mundësi të reja për zhvillim, në horizont është shfaqur një kërcënim gjithmonë e në rritje: transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to.
    “Këto përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale, të tilla si pastrimi i parave, evazioni fiskal, korrupsioni, trafiku i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore, të cilat shpesh u mundësojnë organizatave kriminale dhe terroriste të financojnë operacionet e tyre” thuhet në dokument.
    Strategjia sjell në vëmendje në mënyrë të detajuar disa nga format e rrezikut të pastrimit të parave të identifikuara në Shqipëri duke i kategorizuar ato në:
    – Pastrimi i fondeve nga një sërë veprash penale të kryera jashtë vendit (vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, apo edhe vepra penale të kryera nga krimi i organizuar, vjedhja e pasurisë) nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, transportit ndërkufitar të parave cash, investimeve në pasuri të paluajtshme;
    Pastrimi i fondeve nga mashtrimet (përfshirë mashtrimet kompjuterike dhe në fushën e investimeve në “platforma” investuese të pa licencuara), të kryera jashtë vendit ose në Shqipëri nga individë apo grupet e organizuara kriminale përmes përdorimit të sistemit financiar me pasojë transferimin e fondeve në juridiksione të tjera ose tërheqjen në para cash;
    – Pastrimi i fondeve nga krimet që lidhen me fushën e tatimeve (fshehja e të ardhurave dhe mashtrimi i TVSH), duke përdorur personat juridik rezident, duke mos deklaruar bilance dhe faturimet reale, nëpërmjet regjistrimit të personave juridik që nuk kryejnë aktivitet real në Shqipëri (shoqëri fiktive), nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, investimeve në pasuri të paluajtshme;
    – Pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta (individë dhe persona juridik) që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin, integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare, pasuri të paluajtshme brenda vendit, apo biznese; – Pastrimi i parave duke përdorur persona juridikë rezident (kryesisht të formës shpk dhe më rrallë forma të tjera juridike) ose persona të tretë individë brenda ose jashtë rrethit të ngushtë të personit që është gjenerues i të ardhurave kriminale./MONITOR

  • Qeveria pranon pastrimin e parave, Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet

    Qeveria pranon pastrimin e parave, Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet

    Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pastrimit të parave duke e nënvizuar këtë në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 të nxjerrë për konsultim.Në dokument përpos pranimit të problemit theksohet se në ditët e sotme kur globalizimi dhe teknologjia kanë përshpejtuar transaksionet ndërkufitare dhe kanë krijuar mundësi të reja për zhvillim, në horizont është shfaqur një kërcënim gjithmonë e në rritje: transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to.“Këto përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale, të tilla si pastrimi i parave, evazioni fiskal, korrupsioni, trafiku i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore, të cilat shpesh u mundësojnë organizatave kriminale dhe terroriste të financojnë operacionet e tyre” thuhet në dokument.Strategjia sjell në vëmendje në mënyrë të detajuar disa nga format e rrezikut të pastrimit të parave të identifikuara në Shqipëri duke i kategorizuar ato në:– Pastrimi i fondeve nga një sërë veprash penale të kryera jashtë vendit (vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, apo edhe vepra penale të kryera nga krimi i organizuar, vjedhja e pasurisë) nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, transportit ndërkufitar të parave cash, investimeve në pasuri të paluajtshme;– Pastrimi i fondeve nga mashtrimet (përfshirë mashtrimet kompjuterike dhe në fushën e investimeve në “platforma” investuese të pa licencuara), të kryera jashtë vendit ose në Shqipëri nga individë apo grupet e organizuara kriminale përmes përdorimit të sistemit financiar me pasojë transferimin e fondeve në juridiksione të tjera ose tërheqjen në para cash;– Pastrimi i fondeve nga krimet që lidhen me fushën e tatimeve (fshehja e të ardhurave dhe mashtrimi i TVSH), duke përdorur personat juridik rezident, duke mos deklaruar bilance dhe faturimet reale, nëpërmjet regjistrimit të personave juridik që nuk kryejnë aktivitet real në Shqipëri (shoqëri fiktive), nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, investimeve në pasuri të paluajtshme;– Pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta (individë dhe persona juridik) që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin, integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare, pasuri të paluajtshme brenda vendit, apo biznese; – Pastrimi i parave duke përdorur persona juridikë rezident (kryesisht të formës shpk dhe më rrallë forma të tjera juridike) ose persona të tretë individë brenda ose jashtë rrethit të ngushtë të personit që është gjenerues i të ardhurave kriminale.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

    Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

    Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar
    Të dhënat e siguruara nga dosjet hetimore tregojnë raste sporadike ku bizneset e këmbimit valutor në Shqipëri po shërbejnë si fronte të maskuara për qarkullimin ilegal të miliona eurove përmes sistemit Hawala dhe kriptovalutave, në shërbim të grupeve të narkotrafikutBrenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret.
    Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë tyre, dhjetra burra mbajnë topa me para ndër duar.
    Bizneset e këmbimit valutor vështirë se dallojnë nga njëri-tjetri; ato kanë sportele të ngjashme për klientët dhe reklamojnë në ngjyra të ndezura simbolet e Euros, Dollarit apo paundit britanik.
    Por përtej fasadës, njëri prej tyre funksiononte si një kanal i fshehtë i qarkullimit të miliona eurove të paligjshme për llogari të njërit prej grupeve më të fuqishme shqiptare të narkotrafikut ndërkombëtar.
    Pika e këmbimit valutor “B.Lika, Cimi &Keni” kryente, sipas Prokurorisë së Posaçme, rolin e një banke informale për organizatën e drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja – të akuzuar për një serial të përgjakshëm ekzekutimesh në Shqipëri dhe trafikimin e tonelatave me kokainë nga Amerika Jugore drejt vendeve të Bashkimit Europian përgjatë viteve 2018-2022.
    Dokumentet hetimore sugjerojnë se brenda pikës së ngushtë të kambizmit ruheshin depozita të parave të krimit, të cilat u shpërndaheshin në këste më të vogla anëtarëve të grupit ose transferoheshin përmes skemave të komplikuara mijëra kilometra larg Shqipërisë, për të garantuar pagesat e kokainës.
    Prokurori i SPAK, Klodian Braho i tha BIRN se gjatë hetimeve 2-vjeçare kishin dokumentuar transferimin e vlerave të mëdha të parave përmes sistemit Hawala apo transaksioneve me kriptovaluta.
    “Është provuar nga hetimet se personat e përfshirë në këtë veprimtari kanë transferuar para për llogari të organizatës kriminale në disa vende të Evropës, në Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe në vendet e Amerikës Qendore dhe Amerikës Jugore,” tha ai.
    Pika e këmbimit valutor “B.Lika, Cimi &Keni” është në pronësinë e Bashkim Likës, 55 vjeç dhe Maklen Micit, 45 vjeç – të dy të arrestuar në gusht të vitit të kaluar për veprën penale të pastrimit të parave, kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
    Por ajo nuk është e vetmja.
    Transformimi i grupeve shqiptare të krimit të organizuar në sipërmarrje me shtrirje globale duket se ka krijuar një terren pjellor për ngritjen e sistemeve paralele të qarkullimit të shpejtë të parave, jashtë kanaleve të gjurmueshme zyrtare.
    Institucionet ligjzbatuese besojnë se pjesë e këtij mekanizmi janë edhe biznese të caktuara të këmbimit valutor apo agjencitë e transfertave të parave, të cilat po funksionojnë si struktura më vete në funksion të grupeve kriminale për të maksimizuar fitimet e tyre.
    Ndërsa përmasat e këtij fenomeni janë ende të paqarta, ekspertët e ekonomisë besojnë se rrjetet kriminale po shfrytëzojnë boshllëqet ligjore dhe mekanizmat e dobët të monitorimit dhe mbikëqyrjes në tregun e këmbimit valutor.
    “Inspektimet e Bankës së Shqipërisë dhe autoriteteve tatimore shpesh kryhen në mënyrë formale… pa analizuar në thellësi origjinën e fondeve ose modelet e transaksioneve,” tha Eduart Gjokutaj, një konsulent i ekonomisë dhe drejtues i qendrës “Altax”.
    “Në këtë kontekst, aktorët kriminalë kanë shfrytëzuar hapësirat ligjore, duke regjistruar pikat në emër të të afërmve ose përdorur llogari të ndara për të fshehur transaksionet, duke shmangur kontrollin e drejtpërdrejtë,” shtoi ai.
    Avokati i të akuzuarve, Ardian Visha i tha BIRN se dyshimet e ngritura ndaj Bashkim Likës janë inekzistente, ndërsa ato ndaj Maklen Micit janë ngritur vetëm mbi bazën e komumikimeve në aplikacionin SKY ECC, pa u mbështetur në prova të tjera. Visha i quan akuzat për pjesmarrje në organizatë kriminale si absurde.
    “Dyshimi i Prokurorisë së Posaçme është i mbështetur në hamendësime që burojnë nga të dhënat e përftuara nga burime të paligjshme të kërkimit të provës. Për më tepër, këto të dhëna nuk jepen në versionin autentik të tyre, por si përzgjedhje e selektuar dhe e komentuar nga autoriteti procedues,” tha avokati, duke pretenduar se mes Micit dhe Çopjes ka njëherazi mungesë të raportit njerëzor si dhe të bashkëpunimit kriminal.
    Probleme sistemike
    Selia qendrore e Bankës së Shqipërisë | Foto: BIRN/Nensi BogdaniNë dhjetëvjeçarin e fundit, numri i zyrave të këmbimit valutor pothuajse është dyfishuar në Shqipëri; nga 356 biznese të licensuara në vitin 2014 në 640 të tilla në fund të vitit 2024.
    Por ky është një treg me luhatje të mëdha, pasi sipas Bankës së Shqipërisë, çdo vit ndërpresin aktivitetin me dhjetra biznese dhe po kaq operatorë të rinj shfaqen në horizont.
    Tregu duket se ka gjithashtu probleme të mëdha.
    Nga 166 inspektime të kryera nga Banka e Shqipërisë në tre vitet e fundit, janë revokuar 132 licensa, janë marrë masa administrative ndaj 46 bizneseve dhe u është tërhequr vëmendje 18 të tjerave.
    Edhe pse pikat e këmbimit valutor janë subjekte të ligjit për “Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, sipas së cilit duhet të identifikojnë çdo person që kryen transferta mbi 100 mijë lekë dhe të raportojnë çdo transaksion mbi 1 milion lekë, këto detyrime shpeshherë anashkalohen.
    Banka e Shqipërisë i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se inspektimet kanë identifikuar si shkelje kryesore mungesën e raportimeve, mosrespektimin e procedurave dhe mangësi në ruajtjen e dokumentacionit mbështetës për këmbimet valutore.
    Inspektimet kanë zbuluar gjithashtu mungesën e një sistemi të centralizuar për analizimin dhe identifikimin e parregullsive si dhe mungesë dokumentimi të rasteve të dyshimta.
    Edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare, një institucion në varësi të Ministrisë së Financave dhe autoritet përgjegjës për zbatimin e ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave…,” i konsideron bizneset e këmbimit të valutave si aktivitete me risk.
    Megjithatë, Agjencia i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informacion se raportimet ndaj tyre ishin sporadike.
    Duke iu referuar raportimeve nga bankat apo noterët, Agjencia tha se dyshimet kryesore lidhen me transaksionet e kryera në cash, mungesën e dokumenteve justifikuese si dhe përfshirjen e aksionerëve të pikave të këmbimit valutor në investime biznesi apo në pasuri të paluajtshme për llogari të persove të dyshuar.
    Referimet drejt Prokurorisë janë gjithsesi të papërfillshme.
    Agjencia e Inteligjencës Financiare i tha BIRN se gjatë vitit 2024 kishte referuar vetëm 1 rast në institucionet ligjzbatuese, i cili kishte si tipologji tërheqjen në cash të shumave të larta që nuk dihet se ku kishin përfunduar nga llogari të personave nën hetim.
    Nga Hawala te kriptovalutat
    Një skemë e thjeshtëzuar e sistemit Hawala të transferimit të parave. Ilustrim: Jurgena Tahiri.Në gusht të vitit 2020, një emisar i Franc Çopjes ngatërroi fillimisht adresë, ndërsa po kërkonte Exchange-in në pronësi të Bashkim Likës dhe Maklen Micit në vendin e njohur si “Dollari”.
    Tre burra u vunë në lëvizje dhe shkëmbyen detaje dhe fotografi përmes aplikacionit SKY ECC, për ta orientuar atë drejt pikës së duhur, ku do të tërhiqte më pas 215, 500 Euro të ndara në katër këste.
    Mesazhet e shkëmbyera në SKY ECC ranë në duart e Prokurorisë së Posaçme tre vjet më vonë, duke bërë të mundur një zbulim domethënës për evolucionin e krimit të organizuar shqiptar.
    Hetimet dokumentuan ekzistencën e një grupi personash që e përdornin biznesin e këmbimit valutor si kamuflim, ndërsa kryenin në të vërtetë operacione të qarkullimit të shpejtë të parave për llogari të grupit Çopja.
    Prokuroria beson se Lika dhe Mici e kryenin këtë shërbim përmes sistemit Hawala dhe transaksioneve në kriptovaluta.
    Hawala është një sistem informal i përdorur që prej shekullit të 8-të në Indi dhe në vendet e botës arabe për transferimin e parave nga njëri shtet në tjetrin, pa qenë nevoja që paratë të zhvendosen fizikisht.
    Skema funksionin mbi marrëdhënien e besimit dhe përfshin një rrjet agjentësh në shtete të ndryshme, të cilët pranojnë dhe shpërndajnë depozita për llogari të njëri-tjetrit. Nëse paratë dorëzohen fjala vjen në Londër, një person mund t’i tërheqë ato brenda pak orësh tek një agjent i dytë në Tiranë duke paraqitur një kod unik – i njohur si Token – ndërkohë që agjenti në Londër dhe ai në Tiranë rakordojnë librat e llogarive.
    Përveç metodave arkaike të transfertave të parave, nga pika e këmbimit valutor “B.Lika, Cimi &Keni” dyshohet se janë transferuar gjithashtu miliona dollarë përmes monedhave virtuale. Gjatë hetimeve të grupit Çopja, prokurorët gjurmuan dhe sekuestruan kriptovaluta në vlerën e 11.5 milionë dollarëve.
    Pas arrestimit të Likës dhe Micit në gusht të vitit 2024, Prokuroria e Posaçme zbuloi një grup të dytë të ngjashëm në korrik të vitit 2025, i cili akuzohet se mundësoi transferimin e vlerave të konsiderueshme me burim nga trafiku i drogës mes Zvicrës dhe Shqipërisë.
    I akuzuari kryesor në këtë dosje, Ervis Ferizaj, 47 vjeç u arrestua në shtator të vitit 2024 në Lucernë të Zvicrës me akuzën e trafikimit të narkotikëve, pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal. Ferizaj ishte i paarritshëm për koment.
    Në Tiranë, Ferizaj dyshohet se kontrollonte dy pika të këmbimit valutor në pronësinë e babait dhe bashkëshortes së tij, për të kamufluar transferimin e parave të paligjshme nga Zvicra drejt Shqipërisë.
    Sipas të dhënave të dërguara nga Prokuroria Federale e Zvicrës, paratë qarkullonin gjithashtu sipas sistemit Hawala për llogari të personave të tjerë.
    “…shtetasi Ervis Ferizaj dhe bashkëpunëtorët e tij, në Zvicër dhe në Shqipëri, kanë ruajtur dhe kanë menaxhuar paratë që vijnë nga aktivitetet kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, kanë siguruar para në dorë si pjesë e një sistemi “hawala” me qëllim transferimin e parave te persona të tjerë,” thuhet në dosjen e Prokurorisë.
    Sipas prokurorit Klodian Braho, personat e përfshirë në sistemet informale të transfertave të parave ndajnë një interes të përbashkët me grupet kriminale; atë të sigurimit të fitimeve të shpejta. Këto rrjete përfitojnë komisione në përqindje si për transfertat në cash përmes sistemit Hawala, ashtu edhe për transaksionet në kriptovaluta.
    Sipas Brahos, një agjent përfiton nga 6 deri në 15 për qind të vlerës totale që transferon në para fizike përmes sistemit Hawala, ndërkohë që komisionet e transaksioneve në kriptovaluta variojnë nga 0.5 deri në 2 për qind të vlerës totale.
    Në çdo rast, këto rrjete ofrojnë si avantazh për grupet kriminale shmangien e gjurmimit të parave përmes aktiviteteve të tyre formale.
    “Ky sistem informal mundëson transferimin e parave në një kohë të shpejtë dhe njëkohësisht shmang raportimin dhe kontrollin e origjinës së parave, pasi agjentët nuk zbatojnë dispozitat ligjore dhe nënligjore për regjistrimin dhe identifikimin e personave dërgues dhe marrës, nuk zbatojnë dispozitat ligjore për verifikimin e burimit të ligjshëm të parave që transferohen dhe për shumat tavane të transferta,” tha Braho për BIRN.
    Biznese me risk
    Përveç infrastrukturave financiare që operojnë në hije, grupet kriminale shqiptare vlerësohet se kanë shfrytëzuar edhe faktorë të tjerë ekonomikë dhe socialë që lidhen kryesisht me periudhën që shoqëroi pandeminë e COVID-19.
    Sipas Gjokutajt nga Altax, pas pandemisë shumë aktivitete ekonomike u zhvendosën në informalitet, duke rritur ndjeshëm përdorimin e valutës së huaj dhe kriptomonedhave për transaksione të padokumentuara.
    “Një tjetër faktor ishte rritja e kërkesës për para cash dhe kanale alternative për transferim parash, që ka lehtësuar operimin e sistemeve ilegale si Hawala,” tha Gjokutaj.
    “Ndërkohë, mekanizmat ligjorë dhe kontrollet e Bankës së Shqipërisë nuk u adaptuan në kohë me ndryshimet e tregut, ndërsa shtimi i pikave të këmbimit nuk u shoqërua me monitorim të shtuar,” theksoi ai.
    Gjokutaj vlerëson gjithashtu se me rritjen e transaksioneve virtuale, menaxhimi i tregut të këmbimit valutor është bërë shumëfish më i ndërlikuar.
    “Mungesa e kapaciteteve teknologjike për të monitoruar lidhjet midis valutës virtuale dhe transaksioneve cash dhe rreziqet që para të pista të integrohen në ekonominë formale përbëjnë një sfidë të vazhdueshme për autoritetet mbikqyrëse,” theksoi ai.
    Edhe institucionet e zbatimit të ligjit apelojnë për vigjilencë të shtuar ndaj këtyre bizneseve, si nga autoritetet e mbikëqyrjes administrative, ashtu edhe nga ato të hetimit.
    “Në vlerësimin tonë, aktivitetet e këmbimit valutor dhe të transfertave të parave duhet që të vlerësohen si aktivitete që janë me risk të lartë për përfshirjen e tyre në transferimin informal të parave, që mundet të kenë origjinë kriminale…,” tha prokurori Klodian Braho.
    Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, Banka e Shqipërisë deklaroi se është në procesin e miratimit të një rregulloreje të re për pikat e këmbimit valutor, që parashikon sipas saj verifikimin e origjinës së kapitalit dhe reputacionin e aksionerëve, por edhe kufizimin e vlerave që mund të mbahen cash apo t’u nënshtrohen transaksioneve.
    “Këto ndryshime lidhen me aspektet e parandalimit tё pastrimit tё parave dhe financimit të terrorizmit, por edhe me nevojën e forcimit të rregullave të hyrjes në treg të subjekteve që janë financiarisht të qëndrueshëm dhe me integritet,” deklaroi Banka e Shqipërisë./BIRN

  • “Pastrimi i parave”/ Procesi i integrimit, reagon ashpër deputeti: Rama po përdor pronat, për ekonominë e drogës

    “Pastrimi i parave”/ Procesi i integrimit, reagon ashpër deputeti: Rama po përdor pronat, për ekonominë e drogës

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, e lidh procesin e integrimit europian të Shqipërisë me skemat e pastrimit të parave të krimit të organizuar nga kryeministri Rama. Në një intervistë televizive, Balliu theksoi se në vend ka një blerje masive pronash në bregdet dhe qytete, ku ekonomia e drogës po injektohet drejtpërdrejt në tregun imobiliar.
    Balliu deklaron se nuk bëhet fjalë për zhvillim ekonomik, por për një sistem tërësisht të kapur nga interesat kriminale. Ai sjell si argument edhe raportin e DASH, duke theksuar se investitorët e huaj po shmangin Shqipërinë për shkak të mungesës së një tregu të pastër dhe rritjes së pasurisë së lidhur me krimin.
    Klevis Balliu:
    Ka blerje masive të pronave, kryesisht në bregdet dhe më pas në qytet. Po të shikoni, edhe Edi Rama integrimin e Shqipërisë në BE e ka prapë në funksion të pastrimit të parave, e ka një mashtrim sepse ajo dihet që Shqipëria nuk integrohet duke ditur që ka një kryeministër që ka hall si të pastrojë paratë krimi i organizuar dhe si të marrin mbrapsht ato investime që kanë bërë.
    Kryeministri ka hall se si të marrin kartelet investimet mbrapsht, nuk ka hall që të bëjë ekonomi për qytetarët, që çiftet e reja të kenë një shtëpi e të kenë një ekonomi tregu të vërtetë. Dhe qytetarët që na ndjekin, kjo nuk është një çështje që e them unë apo PD, mjafton të lexosh raportin e DASH.
    Arsyeja kryesore që investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri, është pikërisht injektimi me ekonominë e drogës në ekonominë shqiptare. Pra, në këtë investim të këtyre agjencive të cilat kanë goditur dhe agjencitë imobiliare që janë të drejta, të sinqerta. Nuk ka si të ekzistojë një treg ku shitet një dyqan 30 mijë euro metri katror në një vend ku është rroga 400 mijë lekë të vjetra. Ku bën sens kjo. Në asnjë vend të botës nuk bën sens. Në moment që e shkatërron ekonominë, çfarë do të prodhojë ajo? Kriminalitet…
    As më tepër kur ti ke një qeveri që është e investuar në rritjen e pasurisë së krimit sepse aty ka pjesën e vet Rama. Po të shikoni disa javë më para, Rama prezantonte një agjenci imobiliare, që do vinte kjo agjenci dhe do të bënte namin e do ti blinte të gjitha.