Tag: parave

  • ‘Show me ndërtimet pa leje’, PD: Koçiu ta niste punën nga…

    ‘Show me ndërtimet pa leje’, PD: Koçiu ta niste punën nga…

    Partia Demokratike ka denoncuar se qeveria po bën show me ndërtimet pa leje, duke hedhur akuza se kryeministri Edi Rama mbron kullat e oligarkëve dhe jo ligjin.
    “Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje”, tha zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.
    Por, theksoi se Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.
    Ajo theksoi se projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai ‘vizion europian’, por shtoi që është një lavatriçe gjigante pastrimi parash.

    “Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve. Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.”, u shpreh Vangjeli.
    Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK të hetojë lejet e ndërtimit të dhëna, zbatimin e punimeve në respekt të tyre, burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve, si edhe lidhjet midis ndërtuesve e funksionarëve të lartë shtetërorë.
    Deklarata e plotë:
    Pak ditë më parë, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje.
    Nëse ky aksion do të ishte real, Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, në qendër të kryeqytetit, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.
    Le të fillonte nga lejet e ndërtimit apo katet shtesë të ‘Tirana’s Rock’, ‘Book Building’, ‘MET Building Tirana’, ‘Eyes of Tirana’, ‘WEST Residence’, ‘Kulla Pyll’, ‘Kubi i Bllokut’,  ‘Bound Tower’ e shumë të tjera.
    Pa harruar rezidencat luksoze si Tirana Festival City, Square 21, Fiori di Bosco, Tirana Splendor e dhjetëra projekte të tjera gjigante që kanë rrethuar kryeqytetin me beton dhe para të pista.
    Projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai vetë ‘vizion europian’, ndërkohë që për qytetarët e thjeshtë ai është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash.
    Ndërsa deri në vitin 2018, sheshi qendror i Tiranës ishte i mbrojtur për shkak të vlerës historike. Vetëm pas ndryshimeve të bëra nga qeveria, kufiri i mbrojtjes u zhduk dhe kulla të reja nisën të ngrihen njëra pas tjetrës.
    Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve.
    Kujtojmë se në shtatë vitet e fundit, në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për rreth 12 milionë metra katrorë sipërfaqe banimi e komerciale, një pjesë e madhe e të cilave në qendër të qytetit, ndërsa asnjë aksion i qeverisë nuk guxon të afrohet te kullat.
    Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.
    Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të hetojë me urgjencë:
    Lejet e ndërtimit të dhëna, dhe zbatimi i punimeve në respekt të tyre,
    Burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve,
    Lidhjet midis ndërtuesve dhe funksionarëve të lartë shtetërorë.
    Këto ndërtime janë kthyer në simbol të korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, duke u bërë pjesë e raporteve ndërkombëtare dhe të jehonës negative në mediat botërore.

  • “Qeveria, show me ndërtimet pa leje”- Denoncimi i PD: Ministrja Koçiu ta niste punën nga kullat pak metra larg zyrës së saj!

    “Qeveria, show me ndërtimet pa leje”- Denoncimi i PD: Ministrja Koçiu ta niste punën nga kullat pak metra larg zyrës së saj!

    Partia Demokratike ka denoncuar se qeveria po bën show me ndërtimet pa leje, duke hedhur akuza se kryeministri Edi Rama mbron kullat e oligarkëve dhe jo ligjin.
    “Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje”, tha zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.
    Por, theksoi se Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.
    Ajo theksoi se projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai ‘vizion europian’, por shtoi që është një lavatriçe gjigante pastrimi parash.
    “Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve. Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.”, u shpreh Vangjeli.
    Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK të hetojë lejet e ndërtimit të dhëna, zbatimin e punimeve në respekt të tyre, burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve, si edhe lidhjet midis ndërtuesve e funksionarëve të lartë shtetërorë.
    Deklarata e plotë:
    Pak ditë më parë, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje.
    Nëse ky aksion do të ishte real, Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, në qendër të kryeqytetit, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.
    Le të fillonte nga lejet e ndërtimit apo katet shtesë të ‘Tirana’s Rock’, ‘Book Building’, ‘MET Building Tirana’, ‘Eyes of Tirana’, ‘WEST Residence’, ‘Kulla Pyll’, ‘Kubi i Bllokut’,  ‘Bound Tower’ e shumë të tjera.
    Pa harruar rezidencat luksoze si Tirana Festival City, Square 21, Fiori di Bosco, Tirana Splendor e dhjetëra projekte të tjera gjigante që kanë rrethuar kryeqytetin me beton dhe para të pista.
    Projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai vetë ‘vizion europian’, ndërkohë që për qytetarët e thjeshtë ai është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash.
    Ndërsa deri në vitin 2018, sheshi qendror i Tiranës ishte i mbrojtur për shkak të vlerës historike. Vetëm pas ndryshimeve të bëra nga qeveria, kufiri i mbrojtjes u zhduk dhe kulla të reja nisën të ngrihen njëra pas tjetrës.
    Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve.
    Kujtojmë se në shtatë vitet e fundit, në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për rreth 12 milionë metra katrorë sipërfaqe banimi e komerciale, një pjesë e madhe e të cilave në qendër të qytetit, ndërsa asnjë aksion i qeverisë nuk guxon të afrohet te kullat.
    Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.
    Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të hetojë me urgjencë:Lejet e ndërtimit të dhëna, dhe zbatimi i punimeve në respekt të tyre,
    Burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve. Lidhjet midis ndërtuesve dhe funksionarëve të lartë shtetërorë.
    Këto ndërtime janë kthyer në simbol të korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, duke u bërë pjesë e raporteve ndërkombëtare dhe të jehonës negative në mediat botërore.

  • Nga pensionet te ndihma ekonomike dhe bonusi i bebes/ Një e treta e parave të buxhetit 2026 do shkojë për pagesa sociale

    Nga pensionet te ndihma ekonomike dhe bonusi i bebes/ Një e treta e parave të buxhetit 2026 do shkojë për pagesa sociale

    Buxheti i vitit 2026 pritet të garantojë të ardhura në vlerën e 9 mld eurove, nga të cilat 3 mld euro do të shkojnë për pagesa sociale. 

    Gjithashtu, një pjesë e parave do të shkojnë për financim të programit të Bonusit të Bebes, i cili do të rritet deri në 600 mijë lekë për çdo foshnje dhe do të paguhet me këste deri kur fëmija të mbushë 5 vjeç. 

    Ky program social synon të përmbushë një sërë objektivash që qeveria ka vendosur për vitin 2030, duke çuar pensionin minimal 200 euro dhe atë mesatar në qytet 400 euro. 

    Po, ashtu përmes rritjes së pagesave sociale, Shqipëria synon të ulë nivelin e varfërisë, i cili sot është rreth 25% në shkallë popullsie. Me buxhetin e vitit të ardhshëm, Shqipëria bëhet vendi me nivelin më të lartë të shpenzimeve në drejtim të mbrojtjes sociale në raport me totalin në Ballkanin Perëndimor. 

     

  • Koordinoi pastrimin e parave të drogës në Durrës, ekstradohet nga Milano shqiptari

    Koordinoi pastrimin e parave të drogës në Durrës, ekstradohet nga Milano shqiptari

    Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

    Njoftimi:

    Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

    Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

    Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L..

    Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

  • Nga hetimet për gjyqtaren Gjoka, paratë e pista, qarku me kriminalitetin më të lartë dhe qyteti më paqësor…

    Nga hetimet për gjyqtaren Gjoka, paratë e pista, qarku me kriminalitetin më të lartë dhe qyteti më paqësor…

    Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti dje në Kuvend raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61,167 materiale, ç’ka përbën një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave, numrin më të madh të procedimeve penale e ka pasur Prokuroria e Tiranës, ndërsa Dibra dhe Kukësi janë qarqet me përqindjen më të ulët.
    Rritet kriminaliteti
    Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara në shkallë vendi ka arritur në 1,037 për 100 mijë banorë. Qarqet me nivelin më të ulët të kriminalitetit rezultojnë Berati, ndërsa me më të lartin Saranda. “Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, 22441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara.  Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi; Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2024 është 1037, ndërsa në vitin 2023 koeficienti i kriminalitetit ka qenë 872. Në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Sarandë. Sa i përket tendencave të kriminalitetit, procedimet për veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej gati 59 %, ato për falsifikim të monedhave dhe letrave me vlerë 48 %, krimet në fushën e doganave afër 40 % si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare mbi 33 %. Këto të dhëna, nisur nga karakteristikat e veprave penale, evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit. Ndërkohë ka një rritje të procedimeve të regjistruara edhe për krimet kundër jetës të kryera me dashje me 21,72 %, për veprat kundër lirisë së personit 30,59 %, për krimet seksuale gati 30%, për veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit pothuaj 29 %, për veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes rreth 18 %. Rritja e numrit të procedimeve në këto fusha, dikton nevojën për ndërhyrje të koordinuara për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit, si dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen efektive të kategorive vulnerabël të shoqërisë”, tha Çela.
    A u përdor administrata për zgjedhjet?
    Referuar raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit, deputeti Agron Gjekmarkaj kërkoi llogari për mungesën e veprimeve konkrete nga organet e drejtësisë, veçanërisht për përdorimin e administratës publike dhe fondeve shtetërore në fushatë. Në përgjigje, Kryeprokurori Çela tha se janë marrë masa për të adresuar krimet zgjedhore, duke ngritur seksione të posaçme për periudhën e zgjedhjeve. Ai shtoi se janë hapur disa çështje penale në lidhje me përdorimin e administratës dhe fondeve publike, por nuk dha një numër të saktë të tyre, duke theksuar se hetimet janë në vijim dhe se kontrolli realizohet nga pushteti gjyqësor. “Janë marrë disa masa për krime zgjedhore, nga ana jonë u ndërtuan seksione të posaçme për periudhën zgjedhore me qëllim që këta prokurorë në prioritet të kishin hetimin e këtij krimi. Ka një sërë çështjes penale që ka nisur hetime, nga 2025 rezulton se janë disa çështje penale, nuk e them dot numrin e saktë, por janë në gjithë territorit, që lidhet me përdorimin e administratës apo fondeve publike në fushatë. Mbetet për t’u parë në vijim. Kontrolli realizohet nga pushteti gjyqësor.” – tha ai.
    “Po verifikojmë nëse gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar nga Greqia”
    Çela u pyet më tej nga deputeti demokrat Ivi Kaso për gjyqtaren Irena Gjoka, e cila sipas tij është dënuar nga Greqia për falsifikim dokumentesh, por ua ka fshehur dënimin institucioneve shqiptare. Ivi Kaso kërkoi të dinte nëse, sipas Çelës, gjyqtarja kishte kryer vepër penale duke mos deklaruar dënimin. “Po, është vepër penale. Ia kemi referuar dhe Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka pasur 13 raste për deklarime të rreme. Ka sanksione penale sa i përket kësaj çështje”, tha Çela. I  pyetur se pse po zgjat kaq shumë hetimi dhe nëse është e jashtëligjshme kalimi i afateve prej 6 muajsh, Çela tha se “ky proces nuk ka afat për tu verifikuar plotësisht. Ne verifikimet ja dërgojmë më pas institucioneve që e kanë kërkuar. Ne kemi kërkuar që të dhënat për hetimin të jenë të plota. Në rastin në fjalë çështja lidhet me kthimin e përgjigjeve ndaj letër-porosive, që nuk janë në dorën tonë”. I pyetur se cilat institucione kanë kërkuar verifikim për dënimin e Irena Gjokës, Prokurori i Përgjithshëm tha se “verifikim u është kërkuar nga KLGJ, kemi komunikuar dhe me SPAK për materialet që na duhen për rastin”. Në fjalën e tij, deputeti Ivi Kaso, theksoi se një shtet që nuk jep drejtësi mbetet vetëm një strukturë mafioze. Ai tha se PD është e përkushtuar për një reformë të vërtetë në drejtësi, ku sipas tij, ndëshkon kapjen dhe përdorimin politik. “Ne vijojmë të jemi për përkushtuar në një reformë të vërtet në drejtësi. Të bazuar tek përgjegjësi, meritokracia, balancimi i pushteteve. Dhe jo tek kapja dhe përdorimi politik. Ne besojmë që një shtet që nuk jep drejtësi nuk është shtet ai mbetet një strukturë mafioze.” tha Kaso.
    Tenderat e përfituara nga persona me rekorde kriminale
    I pyetur nga Jorida Tabaku lidhur me përfitimin e tenderave publikë nga persona me rekorde kriminale dhe mungesën e hetimeve ndaj zyrtarëve përgjegjës, Çela deklaroi se Prokuroria nuk disponon të dhëna specifike për raste të tilla, duke theksuar se informacionet aktuale janë të natyrës statistikore dhe se çdo rast duhet trajtuar individualisht.
    “Nuk mund të them se kam një të dhënë specifike, ku mund të jenë mbyllur sytë. Të dhënat janë të natyrës statistikore. Kjo e dhënë që doni ju është shumë specifike dhe duhet parë rast pas rasti. Pyetjen tuaj mund të na i referoni me qëllim që ne ta marrim dhe t’ia përcjellim të gjitha prokurorive për të na dhënë ndonjë rast specifik.” Jorida Tabaku tha se nuk mori përgjigje për pyetjet e saj dhe shtoi se shifrat që u dhanë janë vetëm statistika. Tabaku i rikujtoi kryeprokurorit deklaratën e tij në Komisionin e Ligjeve se ka një shqetësim të madh përsa u përket parave të dyshimta në ndërtim, duke ju referuar kullave në Tiranë ku, sipas tij, Prokuroria e Tiranës ka 7 prokurorë në seksionin e pastrimit të parave që nuk bëjnë asgjë. Tabaku tha se në gjykimin e PD, kjo është përkeqësuar. “Dua t ‘iu rikutoj atë që vetë keni thënë më parë në Komisionin e Ligjeve: ka një shqetësim të madh përsa u përket parave të dyshimta në ndërtim, duke ju referuar kullave në Tiranë. Sipas jush, Prokuroria e Tiranës ka 7 prokurorë në seksionin e pastrimit të parave që nuk bëjnë asgjë, ndërkohë që në gjykimin tonë kjo është përkeqësuar. Në Tiranë janë dhënë 1.9 milionë metra katrot leje ndërtimi, shifër e papërballueshme për kompanitë dhe sektorin bankar. Në raportin e SPAK-ut të 2023 thuhej që grupet kriminale po përdorin ndërtimin, koncesione dhe PPP për të pastruar paratë. Sot ka kompani ndërtimi që marrin leje ndërtimi për kulla 200 milionë euro me 0 bilanc. A ka ndonjë hapësirë ligjore që ne mund të ndryshojmë, çfarë mund të bëjmë për të stopuar këtë . Sepse të ngremë duart dhe të them është e pamundur për mua nuk është përgjigje e mjaftueshme. Euro është ulur drastikisht dhe kjo është kambanë alarmi për ekonominë shqiptare. A mund të krijojmë një qark të mbyllur se ku shkojnë paratë, nga vijnë paratë që ndërtohet në Tiranë? Shifra që ju jepni janë statistika.”– tha Tabaku.
    Çela i pakënaqur me punën e Drejtorisë së Tatimeve
    Çela iu përgjigj sërish deputetes Jorida Tabaku, lidhur me numrin e referimeve nga Drejtoria e Tatimeve dhe institucioneve të tjera të inteligjencës financiare për veprat penale të pastrimit të parave. Çela tha se ka ende shumë punë për t’u bërë në këtë fushë, teksa theksoi se situata është e pakënaqshme. Ai tha se pret më shumë kontribute nga Drejtoria e Tatimeve sa i përket referimit të veprave penale që lidhen me pastrimin e parave. “Ka edhe shumë për të bërë në këtë drejtim. Nuk mendoj se situata është e kënaqshme. Presim më shumë kontribute nga Drejtoria e Tatimeve sa i përket referimit të veprave penale që lidhen me pastrimin e parave.’- tha ai.
    Çela kundër propozimeve për ashpërsimin e Kodit të ri Penal
    Kryeprokurori i Përgjithshëm ka shprehur kundërshtinë e tij ndaj propozimeve për ashpërsimin e Kodit të ri Penal, duke theksuar se legjislacioni aktual është mjaftueshëm i rreptë dhe në përputhje me standardet evropiane. Sipas tij, shtimi i dënimeve dhe kriminalizimi i masave administrative nuk janë qasje efektive për një shoqëri demokratike. Ai nënvizoi se përpara se të mendohet për burgun, duhet të forcohen mekanizmat parandalues dhe socialë. Çela shtoi se çdo tendencë për të rritur ndëshkimet tregon një drejtim të kundërt me parimet e humanizmit, të cilat qëndrojnë në themel të Bashkimit Evropian dhe duhet të udhëheqin edhe reformimin e sistemit penal shqiptar.
    “Në momentin që shkojmë drejt ashpërsimit të dënimeve, po largohemi nga parimet e humanizmit. Humanizmi është thelbi i qasjes që duhet të ketë kodi penal. Shtimi i ndëshkimeve dhe kriminalizimi i veprimeve administrative nuk i bëjnë mirë shoqërisë – përkundrazi, e përkeqësojnë,”  theksoi Kryeprokurori i Përgjithshëm. “Është një çështje komplekse. Unë kam një opinion të fortë, e kam theksuar se kodi që kemi është mjaftueshëm i ashpër. Në disa propozimi që na është dashur të japim, ne jemi shprehur për mungesën e domosdoshmërisë së dënimeve që janë mjaftueshëm të ashpra në nivelin evropian. Nuk mund të jetë burgu zgjidhja e vetëm e problemeve të shoqërisë. Para se të shkojmë te burgu duhet të vihen edhe mekanizma të tjerë që e bëjnë shoqërinë më humane. Në momentin që kemi shkuar tek ashpërsimi i dënimeve do të thotë se jemi duke ecur në drejtim të kundërt me parimet e humanizmit. BE është në radhë të parë parimi i humanizmit. Ne duhet të shkojmë drejt asaj. Humanizmi është thelbi, qasja që duhet të kishte kodi penal. Fakti që ne shtojmë, ndëshkojmë më shumë, masat administrative i bëjmë krime, apo edhe ashpërsojmë sanksionet nuk mendoj se është qasja e duhur dhe i bën mirë shoqërisë. Ajo agravon më shumë problemet që ka shoqëria”, tha Çela.

  • Raportimi i Çelës, Tabaku: Kriza që ka sot ekonomia, pastrimi i parave në ndërtim; Gjekmarkaj: Diskurs i ndërtuar mbi një paradoks

    Raportimi i Çelës, Tabaku: Kriza që ka sot ekonomia, pastrimi i parave në ndërtim; Gjekmarkaj: Diskurs i ndërtuar mbi një paradoks

    Pas raportimit në Kuvend dhe përgjigjes së pyetjeve të deputetëve, nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, demokratët kanë shprehur rezerva mbi deklaratat e tij.
    Në fjalën e saj, deputetja Jorida Tabaku ngriti alarmin mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare për shkak të pastrimit të parave në ndërtim dhe uljes në 30% të vlerës euro për shkak të pastrimit të parave dhe korrupsionit. Tabaku theksoi se nuk mori asnjë përgjigje mbi pyetjet e ngritura ndaj Çelës, ndërsa risolli në vëmendje një deklaratë të bërë në Komisionin e Ligjeve nga Çela në vitin 2022.
    “Deklarata juaj në maj 2022 te Komisioni i Ligjeve, ishte sikur shteti hiqte dorë. Sipas jush Prokuroria më e madhe ajo e Tiranës ka 7 prokurorë në seksionin e pastrimit të parave që nuk bëjnë asgjë. Në Tiranë janë dhënë 1.9 mln metra katrorë leje ndërtimi. Shifër e jashtëzakonshme, e papërballueshme për sektorin bankar dhe kompanitë.
    Në raportin e SPAK të 2023 thuhej se grupet kriminale po përdorin hapësirën ligjore për të pastruar para. Sot ka kompani që marrin leje ndërtimi për kulla 200 mln euro me zero bilanc. Çfarë mund të bëhet për të ndalar këtë që po ndodh me sektorin e ndërtimit. Pastrimi i parave, korrupsioni kanë ulur vlerën e euros në 30% dhe kjo është kambanë alarmi për ekonominë shqiptare. A duhet krijuar qark i mbyllur se ku shkojnë paratë? Situata sot është dhe më keq. Kriza që ka sot ekonomia shqiptare është pastrimi i parave në ndërtim”, tha Tabaku.
    Nga ana e tij, deputeti Agron Gjekmarkaj i konsideroi përgjigjet e kryeprokurorit Çela si diskurs të ndërtuar mbi paradoks.
    Ai theksoi se teksa raporti i OSBE/ODIHR konstaton  shuarje të kufirit mes partisë dhe shtetit, organet e drejtësisë shqiptare nuk e vërejnë atë.
    “Përgjigjet e tij stilema që përdoren rëndom. Diskursi i tij i ndërtuar mbi një paradoks. Pjesëtarët e OSBE/ODIHR konstatojnë shuarje të kufirit mes partisë dhe shtetit ndërsa organet e drejtësisë nuk e vërejnë.
    Lukunia  e patronazhistëve ka bërë kërdinë me manipulim vote dhe organet e drejtësisë nuk e shohin, mjaft trishtuese. Kryetarët e bashkive, drejtorët, administrata publike ushtrojnë presion mbi votën dhe organet e drejtësisë nuk e vërejnë. E çuditshme. Shumë mandate u përcaktuan nga vota e krimit, patronazhimit”, tha ai.

  • Raportimi i Çelës, Tabaku: Kriza që ka sot ekonomia, pastrimi i parave në ndërtim; Gjekmarkaj: Diskurs i ndërtuar mbi një…

    Raportimi i Çelës, Tabaku: Kriza që ka sot ekonomia, pastrimi i parave në ndërtim; Gjekmarkaj: Diskurs i ndërtuar mbi një…

    Pas raportimit në Kuvend dhe përgjigjes së pyetjeve të deputetëve, nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, demokratët kanë shprehur rezerva mbi deklaratat e tij.
    Në fjalën e saj, deputetja Jorida Tabaku ngriti alarmin mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare për shkak të pastrimit të parave në ndërtim dhe uljes në 30% të vlerës euro për shkak të pastrimit të parave dhe korrupsionit. Tabaku theksoi se nuk mori asnjë përgjigje mbi pyetjet e ngritura ndaj Çelës, ndërsa risolli në vëmendje një deklaratë të bërë në Komisionin e Ligjeve nga Çela në vitin 2022.
    “Deklarata juaj në maj 2022 te Komisioni i Ligjeve, ishte sikur shteti hiqte dorë. Sipas jush Prokuroria më e madhe ajo e Tiranës ka 7 prokurorë në seksionin e pastrimit të parave që nuk bëjnë asgjë. Në Tiranë janë dhënë 1.9 mln metra katrorë leje ndërtimi. Shifër e jashtëzakonshme, e papërballueshme për sektorin bankar dhe kompanitë.
    Në raportin e SPAK të 2023 thuhej se grupet kriminale po përdorin hapësirën ligjore për të pastruar para. Sot ka kompani që marrin leje ndërtimi për kulla 200 mln euro me zero bilanc. Çfarë mund të bëhet për të ndalar këtë që po ndodh me sektorin e ndërtimit. Pastrimi i parave, korrupsioni kanë ulur vlerën e euros në 30% dhe kjo është kambanë alarmi për ekonominë shqiptare. A duhet krijuar qark i mbyllur se ku shkojnë paratë? Situata sot është dhe më keq. Kriza që ka sot ekonomia shqiptare është pastrimi i parave në ndërtim”, tha Tabaku.
    Nga ana e tij, deputeti Agron Gjekmarkaj i konsideroi përgjigjet e kryeprokurorit Çela si diskurs të ndërtuar mbi paradoks.
    Ai theksoi se teksa raporti i OSBE/ODIHR konstaton  shuarje të kufirit mes partisë dhe shtetit, organet e drejtësisë shqiptare nuk e vërejnë atë.
    “Përgjigjet e tij stilema që përdoren rëndom. Diskursi i tij i ndërtuar mbi një paradoks. Pjesëtarët e OSBE/ODIHR konstatojnë shuarje të kufirit mes partisë dhe shtetit ndërsa organet e drejtësisë nuk e vërejnë.
    Lukunia  e patronazhistëve ka bërë kërdinë me manipulim vote dhe organet e drejtësisë nuk e shohin, mjaft trishtuese. Kryetarët e bashkive, drejtorët, administrata publike ushtrojnë presion mbi votën dhe organet e drejtësisë nuk e vërejnë. E çuditshme. Shumë mandate u përcaktuan nga vota e krimit, patronazhimit”, tha ai.

  • Trump fal bashkëthemeluesin e Binance, Changpeng Zhao, pas dënimit për pastrim parash

    Trump fal bashkëthemeluesin e Binance, Changpeng Zhao, pas dënimit për pastrim parash

    Presidenti Donald Trump ka falur bashkëthemeluesin e Binance, Changpeng Zhao, i cili u deklarua fajtor për një akuzë për pastrim parash në vitin 2023, thanë për CNN dy burime të njohura me çështjen.

    Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë se Trump “ushtroi autoritetin e tij kushtetues duke lëshuar një falje për z. Zhao, i cili u ndoq penalisht nga Administrata Biden në luftën e tyre kundër kriptomonedhës”.
    Deklarata e Leavitt vazhdoi duke argumentuar se dënimi i Zhao-s nga administrata Biden ishte shumë i ashpër – një pikëpamje që presidenti dhe këshilltarët e tij kryesorë ndajnë pas fushatës lobuese disamujore të Binance për një falje për Zhao-n, i cili njihet me emrin CZ.
    Falja, e cila u raportua për herë të parë nga The Wall Street Journal, mund t’i hapë derën Binance, bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë, që të operojë përsëri në SHBA.
    Zhao u dënua me katër muaj burg në maj të vitit 2024, pasi u deklarua fajtor për akuzat se nuk arriti të mbante një program efektiv kundër pastrimit të parave.
    Zhao dha dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i Binance, bursës së kriptovalutave që ai themeloi në vitin 2017, dhe pranoi të paguante 200 milionë dollarë gjoba. Kompania pranoi të paguante më shumë se 4 miliardë dollarë gjoba dhe penalitete të tjera si pjesë e një zgjidhjeje të koordinuar me qeverinë federale në vitin 2023. Binance pranoi se ishte përfshirë në aktivitete të pastrimit të parave, transmetim të palicencuar të parave dhe shkelje të sanksioneve.

    Top Channel

  • “Lavatriçja e parave të drogës s’dihet kur do fiket”,ish prokurori zbulon detajet:Motorin e ka ekzekutivi,ja roli që ka

    “Lavatriçja e parave të drogës s’dihet kur do fiket”,ish prokurori zbulon detajet:Motorin e ka ekzekutivi,ja roli që ka

    Për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, motorin e lavatriçes që pastron paratë e pista në Shqipëri e drejton ekzekutivi.
    I ftuar në një emision televiziv, Beçi u shpreh se ka një sërë boshllëqesh ligjore, disa prej të cilave mund të jenë dhe të qëllimshme, për të bërë të mundur pastrimin e produkteve të veprës penale.
    “Kriminelët shqiptarë flasin më shumë gjuhë të huaj se ambasadorët. Ata bashkëpunojnë në Itali, Brazil, Kolumbi për të krijuar linjën e trafikut përmes korrupsionit. Ne nuk kemi përse mërzitemi pse Shqipëria është një tabelë qitjeje. Nga 1998 e sot ne ja kemi kaluar dhe profesorëve. Organizatat shqiptare a nuk janë të lidhura me familje dhe farefisni? A nuk është e vërtetë që nuk të falin qindarkën?
    Bashkëpunimi me Italinë na çoi me Belgjikën. Ne prodhuam kanabis, me lekët e tij blemë drogë të forta, lekët i sollëm këtu dhe po i pastrojnë. Motorin e pastrimit e ka ekzekutivi. Ekzekutivi ka një rol të rëndësishëm. Problem janë titujt e pronësisë, se lejojnë pastrimin e parave. Bitcoin. Pronarët përfitues janë të papërcaktuar dhe na le tek zona gri. Pastrimi i produkteve ngeli te ndërtimi”, tha Beçi në “Off the Records”.