Tag: parave

  • ‘Mushkat e parave’ kështu qarkullonin milionat e trafikut të kokainës, nga shoferët e autobusëve

    ‘Mushkat e parave’ kështu qarkullonin milionat e trafikut të kokainës, nga shoferët e autobusëve

    Një operacion i madh ndërkombëtar antidrogë ka goditur një organizatë të dyshuar kriminale që vepronte midis Italisë dhe Shqipërisë, ku në qendër të skemës financiare qëndronin ‘mushkat e parave’ shqiptarë, kryesisht shoferë autobusësh që udhëtonin rregullisht në linjën Itali–Shqipëri.

    Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria e Brescias në bashkëpunim me SPAK, Eurojust, Europol dhe struktura të tjera europiane, çoi në ekzekutimin e masave sigurie për 24 persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Mbi 150 efektivë të Guardía di Finanza morën pjesë në aksionet e kryera njëkohësisht në Itali, Shqipëri, Francë dhe Britani.

    Sipas hetuesve, organizata me bazë drejtuese në Shqipëri dyshohet se ka importuar në Evropë mbi 1.3 ton kokainë, të ardhur nga Amerika e Jugut dhe të futur përmes porteve të Europës së Veriut. Droga më pas hynte në Itali me mjete të rënda dhe shpërndahej në gjashtë baza logjistike në territorin italian.

    Fokusi kryesor i hetimit ishte skema financiare, ku sipas akuzave paraprake, drejtues autobusësh shfrytëzoheshin si ‘mushka parash’, të ngarkuar me transportimin e fitimeve të trafikut nga Italia drejt Shqipërisë. Këta transportues të parave, të përzgjedhur për lëvizjen e shpeshtë mes dy vendeve, mbanin me vete shuma të mëdha të ardhurash të drogës, të maskuara si bagazh i zakonshëm udhëtimi.

    Hetimet, të zhvilluara gjatë viteve 2020-2025, përfshinë përdorimin e algoritmeve të avancuara për dekodimin e chat-eve të kriptuara, përgjime telefonike, vëzhgime në terren dhe metoda të tjera tradicionale. Deri tani janë arrestuar në flagrancë 10 persona dhe janë sekuestruar 550 mijë euro cash, 10 automjete, një armë dhe 130 kg drogë me vlerë rreth 12 milionë euro.

    Ndërkohë, po kryhen mbi 35 kontrolle në disa rajone të Italisë, me ndihmën e njësive antidrogë, qenve ‘cash dog’ dhe efektivëve të specializuar ‘baschi verdi’.

    Autoritetet theksojnë se të gjithë të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë, ndërsa hetimet për zinxhirin e ‘money mule’ dhe pistat e tjera financiare të rrjetit kriminal vijojnë me intensitet të lartë.

  • “U maskuan si funksionarë…”, arrestohen nëntë persona për vjedhjen e bankës

    “U maskuan si funksionarë…”, arrestohen nëntë persona për vjedhjen e bankës

    Nëntë persona janë arrestuar në Indi në lidhje me një grabitje spektakolare prej 70 milionë rupish (rreth 800 mijë dollarë). Disa persona të armatosur të maskuar si funksionarë të bankës qendrore rrëmbyen një furgon që transportonte para për furnizimin e bankomatëve.
    Të hënën, policia e qytetit jugor të Bengalurun njoftoi se kishte arrestuar edhe dy persona të tjerë, përveç shtatë të parëve, si dhe kishte rikuperuar 68.5 milionë rupitë e grabitura javën e kaluar.
    “Ende nuk mund të themi sa të tjerë do të arrestojmë, pasi hetimet po vazhdojnë”, tha për BBC-në Lokesh Jagalasar, zëvendëskomisioner i policisë së Bengaluru South.
    Sipas policisë, autorët u paraqitën si oficerë të Bankës Rezervë të Indisë dhe ndaluan furgonin e transportit të parave, duke pretenduar se duhej të verifikonin dokumentacionin për shumën e madhe që po transportohej. Kujdestari i parave dhe dy rojet e sigurisë u urdhëruan të hipnin në një mjet tjetër SUV, ndërsa një nga anëtarët e bandës mori kontrollin e furgonit.
    Hetuesit thanë se banda kishte ndërruar disa herë mjetet, kishte përdorur targa të rreme dhe kishte zgjedhur zona me mbikëqyrje minimale të kamerave të sigurisë për të zhvendosur kutitë me para.
    Një operacion masiv kërkimi u nis të mërkurën, me mbi 200 oficerë policie të dislokuar në shtetin Karnataka dhe në shtetet fqinje Kerala, Tamil Nadu, Telangana, Andhra Pradesh dhe Goa.
    Ndër të arrestuarit e mëparshëm janë Gopal Prasad, punonjës i kompanisë së transportit të parave CMS; J Xavier, ish-punonjës i CMS, si dhe Annappa Naik, një polic lokal.
    Policia po heton rolin e kompanisë CMS dhe mundësinë e shkeljes së protokolleve për transportin e parave. Komisioneri i policisë së Bengalurus, Seemant Kumar Singh, tha më herët se furgonët “nuk duhet të ndjekin të njëjtat rrugë dhe orare, pasi kjo i bën të parashikueshëm”.

  • VIDEO/ Bushkolaj: Shqipëria po ndjek modelin kolumbian, kartelet lulëzojnë nën sytë e shtetit

    VIDEO/ Bushkolaj: Shqipëria po ndjek modelin kolumbian, kartelet lulëzojnë nën sytë e shtetit

    Shqipëria është shndërruar në një qendër të rëndësishme për pastrimin e parave me origjinë kriminale, ku sektori i ndërtimit në Tiranë shërben si mekanizmi kryesor për këtë aktivitet të paligjshëm. Dyshimet e forta për implikim në nivele të larta politike mbështeten nga një sërë dosjesh dhe rastesh ndërkombëtare, të cilat skicojnë një panoramë alarmante.

    Në emisionin “Task Force”, gazetari Elkier Bushkolaj iu referua fillimisht deklarimeve të bashkëshortes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, e cila, sipas tij, ka përmendur interesin e McGonigal për “çështje të pastrimit të parave nëpërmjet projekteve të ndërtimit që kalonin nga Tirana”.

    Ai solli në vëmendje gjithashtu dosjen “Gallo” në Itali, ku në datën 23 pritet zhvillimi i seancës së apelimit. Sipas gazetarit, ky grup hetimor dyshohet se kishte planifikuar pastrimin e miliona eurove përmes ndërtimeve në Tiranë dhe tenderave në sektorin e shëndetësisë.

    Në analizën e tij, Bushkolaj tha se dokumente të ardhura nga partnerë ndërkombëtarë përmendin elementë që lidhen me “aksesin e kartelëve ndërkombëtarë të drogës”, përfshirë edhe grupime të njohura ndërkombëtare si karteli Sinaloa. Ai theksoi se këto pretendime nuk janë bërë publike për herë të parë, por kanë dalë në disa dosje ndërkombëtare, për të cilat autoritetet shqiptare kanë dhënë informacione të pjesshme.

    Një pjesë e deklaratave të tij lidhej me atë që ai e quajti “akuzë të drejtpërdrejtë nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani”, i cili në seancën parlamentare ka pranuar se grupe kriminale shqiptare kanë bashkëpunuar me struktura të krimit të organizuar në rajon, përfshirë ato në Serbi dhe Mal të Zi.

    Bushkolaj nënvizoi se sektori i ndërtimit dhe turizmit, si dhe çështja e lejeve të ndërtimit, përbëjnë sipas tij pika kyçe ku dyshohet se kalojnë skema të pastrimit të parave. Ai përmendi se studio të huaja arkitekturore kanë hyrë masivisht në tregun shqiptar dhe se dyshohet se disa prej tyre mund të kenë shërbyer si ndërmjetës midis aktorëve kriminalë dhe zyrtarëve të lartë.

    Gazetari shtoi se, sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të fundit janë sekuestruar rreth 65 milionë euro, shifër që ai e konsideroi “shumë të ulët krahasuar me flukset që dyshohet se lëvizin”.

    Në përfundim, Bushkolaj paralelizoi situatën në Shqipëri me rastin e presidentit kolumbian Gustavo Petro, i cili u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara me argumentin se gjatë qeverisjes së tij u zgjerua veprimtaria e karteleve të drogës. Sipas tij, deklaratat e prokurorëve italianë, përfshirë Nicola Gratteri, konvergojnë në idenë se “qeveria shqiptare ka krijuar akses për pastrimin e parave të pista”.

    Bushkolaj:

    Më erdhi ndërmend bashkëshortja e Charles McGonigal, që tha, Charles McGonigal ishte i interesuar për çështjen e pastrimit të parave në ndërtim që kalonte përmes Tiranës, pra që janë miliona euro. Më erdhi vetë ndërmend McGonigal që tha, drejtësia e re thua po na ofron mundësi të shumta. Dhe unë gjykoj që ato mundësitë e shumta nuk janë ato pagesat për emërimet se ato janë pjesë e palës shqiptare pra, po lidhet pikërisht me këtë, me oazin për lejimin e pastrimit masiv të parave.

    Më erdh ndërmend dosja e Antonio Gallos, në datën 23 në Itali është seanca në apel. Antonio Gallo, për gjithë ata që nuk e dinë, është grupi që planifikonte pastrimin e miliona eurove në ndërtim në kullat në Tiranë dhe në tenderat në shëndetësi. Një pjesë e mirë e të cilave janë finalizuar. Të vjen ndërmend çështja e Sinaloas. Pra, karteli më i rrezikshëm dhe karteli më famëkeq i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka gjetur akses për të pastruar para në Shqipëri dhe për të hyrë direkt në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

    Dhe duhet të kemi parasysh, e përmendi dhe vetë zoti Dumani, dy janë komponentët, njëherë sektori i ndërtimit me ato kullat, dhe i dyti është turizmi. Dhe njeriu që ka monopolin e lejeve të ndërtimit është vetë kryeministri Edi Rama. Këtu përfshihen dhe studio arkitekturore për të cilat është folur shumë pak gjatë kësaj kohe. Janë me qindra studio arkitekturore që vijnë në Shqipëri dhe marrin miliona euro dhe dyshimet e arsyeshme janë që mund të bëjnë rolin e sekserit ndërmjet trafikantëve të drogës dhe Edi Ramës për lejet e ndërtimit. Dhe kjo na ekspozohet, në atë që është dosja e Rumit. Del e specifikuar.

    Çfarë ndodh? Në të gjitha dosjet që ne na kanë ardhur nga partnerët ndërkombëtarë, pastrimi i parave është element i përbashkët, ashtu sikurse është përfshirja e policisë, përfshirja e prokurorisë, edhe përfshirja e gjykatave. Çfarë del? Del qartazi që shteti shqiptar ka krijuar të gjitha akseset për kartele kriminale jo vetëm shqiptare, është diçka që duhet theksuar se këtu në këtë histori pak flasim, po kemi dhe kartele malazeze dhe kartele serbe. Po.

    Patjetër që po, e pranoi zoti Dumani në parlament që po, grupet kriminale shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë bashkëpunuar me kartelet serbe edhe Open Balkan i drogës, pra i lëndëve narkotike. Dhe qartazi që këto kanë shfrytëzuar dhe portin e Durrësit, edhe çështjen e sektorit të ndërtimit në Tiranë, dhe kanë lidhje dhe me investitorë strategjikë që po ndërtojnë edhe në Beograd, edhe në Tiranë, investime me vlera që shkojnë në miliarda euro, që ekonomia shqiptare nuk beson, nuk i përthith pra.

    Qartazi blerësit nuk janë shqiptarë dhe mund të jemi përballë një skeme masive të të pastrimit të parave. Në gjithë këtë histori, ne kemi një shifër, të paktën për vitin e fundit që është 65 milionë euro, që është një shifër krejt minore e parave të sekuestruara, po flasim të sekuestruara, jo të konfiskuara, pasi do ketë vendime gjykatash dhe një pjesë e mirë e tyre mund të kthehen. Çfarë ndodh? Qartazi, qeveria shqiptare nuk ka bërë, qartazi qeveria shqiptare, për këdo që e lexon drejt ekonominë dhe e lidh me krimin dhe me politikën, nuk ka bërë asgjë më pak sesa ka bërë presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, që u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara me argumentin që nën qeverisjen e tij lulëzuan kartelet e drogës.

    E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Shqipëri. Është fiks ajo që thotë Gratteri, qeveria shqiptare u ka krijuar çdo akses të mundshëm për të pastruar paratë e pista. Po në këtë histori Sonila, duhet të themi dhe një të vërtetë tjetër. Nuk janë vetëm paratë e drogës në këtë histori. Janë edhe paratë e atyre aferave korruptive që ne flasim ku shkojnë. Aty janë paratë e inceneratorëve, janë ato paratë e tunelit. Dhe pse është Edi Rama përfituesi më i madh në këtë histori? Ne duhet të kemi parasysh që nëse një grup kriminal merr një leje ndërtimi, për shembull për një…

  • “Palermo” u mbyll për shkak të pastrimit të parave, punonjësit e Luftar Hysës ngujohen brenda në kazino: Duam rrogat

    “Palermo” u mbyll për shkak të pastrimit të parave, punonjësit e Luftar Hysës ngujohen brenda në kazino: Duam rrogat

    meksike

    MEKSIKË- Punëtorët në Kazinonë e Palermos po flenë brenda ambienteve për të parandaluar heqjen e pajisjeve pa marrë më parë pagat dhe të drejtat e tyre të punës. Ata gjithashtu po mbajnë një protestë të pasi biznesi u mbyll nga Ministria e Brendshme (Segob) nën dyshimin për pastrim parash, raportojnë mediat e huaja. 
    Më shumë se 30 persona të prekur pretendojnë se mbyllja u krye në mënyrë të papritur dhe se ata u dëbuan pa njoftim paraprak ose ndonjë shpjegim në lidhje me punësimin dhe përfitimet e tyre të ardhshme.
    Mbyllja e ‘Palermos’ ndodhi disa orë pasi Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi sanksione kundër një rrjeti të drejtuar nga familja Hysa me origjinë shqiptare, e cila akuzohet për operacione të pastrimit të parave në shkallë të gjerë. Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) dhe Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare (FinCEN) identifikuan të paktën 10 kazino në Meksikë që dyshohet se janë të lidhura me skemën e paligjshme financiare.
    Për të shmangur heqjen e vendeve të punës dhe humbjen e shanseve për t’u paguar, më shumë se tridhjetë punëtorë të prekur në Nogales kanë ndërmarrë një masë ekstreme: ata po e kalojnë natën me turne brenda ambienteve të Kazinosë së Palermos. Kjo synon të parandalojë që menaxherët e kompanive të largojnë mobiljet dhe asetet që mund të shërbejnë si garanci pagese në rast të mungesës së përgjigjes nga pronarët.
    Një nga punonjëset, Laura López Vieyra, një nënë, ndau dëshminë e saj, duke theksuar mungesën e plotë të komunikimit: “Mbyllja ishte e papritur dhe i lanë të lirë të gjithë punëtorët pa asnjë informacion. Asnjë autoritet, e lëre më stafi i kazinosë, nuk na është afruar për të na dhënë ndonjë informacion”, pohoi ajo, duke reflektuar dëshpërimin e kolegëve të saj përballë mungesës së përgjigjeve të qarta.
    Kazinotë që u mbyllën në Sonora janë Kazinoja Palermo në Nogales, Kazinoja Emine në San Luis Río Colorado dhe Kazinoja Midas në Agua Prieta. E gjithë kjo vjen pas publikimit të një liste nga qeveria e Shteteve të Bashkuara që i lidh këto institucione me operacione të dyshuara të pastrimit të parave të lidhura me krimin e organizuar.
    Octavio Berrelleza, një punonjës në Kazinonë e Palermos, ngriti zërin për të theksuar seriozitetin e situatës, e cila shkon përtej çështjeve monetare. Ai tha se menaxherët u premtuan atyre se do t’u paguanin të gjithëve kompensimin për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës më datë 15, por nuk i janë afruar për të folur, e aq më pak për të paguar pagat dhe kompensimet për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.
    «Ata jo vetëm që po ndikojnë në ekonominë e familjes, por po shkelin edhe të drejtat tona», deklaroi ai, duke theksuar se askush nuk i është drejtuar atyre për të ofruar mbështetje, duke i lënë të ndihen të pafuqishëm përballë mosveprimit të autoriteteve të punës.

    Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të enjten një seri sanksionesh kundër Luftar Hysës. 58-vjeçari me shtetësi shqiptare zotëron një shtëpi luksoze në Mont-Royal që nga viti 2008. Qeveria amerikane e konsideron tani Hysën dhe katër anëtarë të tjerë të familjes së tij si “një organizatë kriminale transnacionale të rëndësishme”, thuhet në një komunikatë. 
    Grupi “ka përdorur ndikimin e tij përmes investimeve ose kontrollit mbi disa biznese të bazuara në Meksikë – përfshirë kazino dhe restorante – për të pastruar fitimet nga trafiku i drogës”, thonë autoritetet amerikane. Departamenti i Thesarit beson gjithashtu se grupi “vepron me miratimin e kartelit të Sinaloas, i cili mban kontrollin kriminal mbi shumicën e territorit ku zhvillon aktivitetet e tij”.
    Konkretisht, të gjitha pasuritë amerikane të organizatës që autoritetet e quajnë “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa” janë tani të bllokuara, dhe qytetarëve amerikanë apo personave në territorin amerikan u ndalohet të bëjnë biznes me ta. Autoritetet gjithashtu identifikuan 10 kazino meksikane të drejtuara nga Hysa dhe grupi i tij, që supozohet se janë “përdorur për vite për të lehtësuar pastrimin e parave në favor të kartelit të Sinaloas”./ZËRI

  • “Trump goditi në zemrën e financave të Sinaloas”, El Pais: Familja Hysa mban profil të ulët, Luftari tha se e luftojnë konkurentët

    “Trump goditi në zemrën e financave të Sinaloas”, El Pais: Familja Hysa mban profil të ulët, Luftari tha se e luftojnë konkurentët

    Luftar hysa

    TIRANË- Media spanjolle El Pais, i ka kushtuar një artikull të gjatë Luftar Hysës dhe vëllezërve të tij, të cilët janë vendosur në listën e zeze të SHBA-ve, pasi akuzohen për pastrimin e parave të klanit Sinaloa.
    ARTIKULLI I PLOTË NË EL PAIS
    Nga dritat e makinave të lojërave të fatit dhe kuzhinës gourmet, te dyshimet për pastrim parash për Kartelin e Sinaloas.
    Qeveria e Donald Trump ka goditur këtë javë zemrën e financave të organizatës kriminale që kontrollohet nga trashëgimtarët e Joaquín El Chapo Guzmán dhe Ismael El Mayo Zambada. Departamenti Amerikan i Thesarit ka bllokuar perandorinë e bizneseve të familjes shqiptare Hysa dhe rreth dhjetëra kazinove për pastrim të dyshuar parash në favor të bandës.
    Raporti i fundit i Zyrës së Krimeve Financiare (FinCEN) shpjegon një rrjet të ndërlikuar që përfshin kompani fasadë, transferta miliona dollarëshe jashtë vendit dhe pagesa për kartelin përmes këtyre kazinove.
    Ajo që dukej një histori suksesi me bare, kazino, restorante luksoze, kompani energjie dhe tregtare veshjesh, është shndërruar në një makth. Familja shqiptare Hysa dhe 20 prej kompanive të tyre janë tashmë në shënjestër të SHBA-së, në kuadër të ofensivës financiare të Trump kundër karteleve meksikane.
    “Grupi i krimit të organizuar Hysa, i përbërë nga Luftari, Arbeni, Ramizi, Fatosi dhe Fabjoni, ka përdorur ndikimin e tyre përmes investimeve dhe bizneseve të ndryshme në Meksikë për të larë paratë e trafikut të drogës. Besohet se ky grup operon me pëlqimin e Kartelit të Sinaloas,” tha Thesari.
    Si pasojë, administrata Trump ka bllokuar financiarisht gjashtë anëtarë të familjes Hysa, bashkëpunëtorin e tyre meksikan Gilberto López dhe rreth 20 kompani në Meksikë, Kanada dhe Poloni.
    Sipas hetimit të SHBA-së, 57-vjeçari Luftar Hysa është një nga shtyllat kryesore të organizatës, duke udhëtuar vazhdimisht mes Meksikës dhe Kanadasë. Një figurë tjetër kyçe në kontrabandën e sasive të mëdha të parave në dorë, sipas Thesarit, është Arben Hysa, pronar dhe drejtor i disa kompanive të korporatës. Po ashtu, autoritetet amerikane theksojnë se Fatos dhe Fabjon Hysa kanë qenë të përfshirë në përdorimin e një entiteti me bazë në Evropë për t’u pasuruar përmes pastrimit të fondeve të paligjshme që u përkisnin trafikantëve të drogës.
    Pas hetimeve, Thesari njoftoi ngrirjen e të gjitha aseteve të individëve dhe kompanive të përmendura në SHBA dhe ndaloi qytetarët amerikanë të kryenin transaksione me to.
    Nuk është hera e parë që hija e narkotrafikut bie mbi bizneset e Hysëve. Edhe pse familja mban profil të ulët, në shtator 2022 Luftar Hysa botoi në disa media një deklaratë ku mbronte veten kundër akuzave për lidhje me Kartelin e Sinaloas, veçanërisht me El Mayo Zambada. Në atë kohë, Luftari mohoi çdo lidhje me aktivitete të paligjshme. Inxhinieri dhe biznesmeni tha se kur emigroi në Meksikë në vitin 2004, kërkonte vetëm të dilte nga kriza e vendit të tij. “Unë, Luftar Ali Hysa, asnjëherë i dënuar, asnjëherë i proceduar, asnjëherë i arrestuar, deklaroj se nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë në jetën time. Të gjitha problemet që kam pasur në jetë kanë qenë me padrejtësinë,” deklaroi ai.
    Tre vite më parë, Luftar Hysa bëri një mbrojtje të fortë për ligjshmërinë e bizneseve të tij dhe të familjes. Ai tregoi një jetë me sfida, emigrim dhe diskriminim. “Ditën kur ika nga Shqipëria, synimi im i vetëm ishte t’i ikja varfërisë për veten dhe familjen time, dhe të kërkoja mundësi të reja zhvillimi. Gjithmonë kam mbrojtur me krenari kombësinë time. Me të njëjtën krenari dua të theksoj se në kompanitë, që unë dhe vëllai im kemi krijuar, punësojmë më shumë se 1.500 persona vetëm në Meksikë,” tha ai atëherë.
    Ai po ashtu tregoi udhëtimin e tij nga Shqipëria drejt Afrikës së Jugut e pastaj në Peru, derisa mbërriti në Meksikë në 2004. “Nuk është hera e parë që më sulmojnë, është konkurrenca që më sulmon. Janë fjalë të liga. Nuk e njoh Ismael El Mayo, kurrë s’e kam parë. Aftësitë e mia janë karizma dhe aftësia për të bërë biznes,” u shpreh ai para mediave shqiptare.
    Përkohësisht larg vëmendjes, familja Hysa është sërish në bankën e të akuzuarve për lidhje të dyshuara me narkotrafikun.
    SHBA thotë pa hezitim se klani Hysa ka ngritur një sistem të ndërlikuar për pastrimin e parave të Kartelit të Sinaloas përmes kazinove, restoranteve dhe kompanive fasadë. Sipas OFAC, ky model e ka forcuar bandën, që deri para pak vitesh drejtohej nga El Chapo. Thesari thotë se Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë bashkëpunuar me një shtetas amerikan për pastrim parash, përfshirë transportimin e sasive të mëdha të parave nga Meksika në SHBA.
    Mes kompanive të kontrolluara nga Hysa që janë sanksionuar financiarisht nga SHBA janë: Bliri; Cucina Del Porto; Diversiones Los Mochis; El Arte de Cocinas y Beber; Entretenimiento Villahermosa; Entretenimiento y Espectáculos; Grupo Internacional Canhysamex; H Hidrocarburos Hysa Forëarders; LH Pro-Gaming; Procesadora de Alimentos HS; Rosetta Gaming; Hysa Holdings, e të tjera. Rrjeti i tyre shtrihet në Nuevo León, Sinaloa, Sonora dhe Baja California.
    El Mayo dhe lidhja meksikano-shqiptare
    Dyshimet për praninë e narkotrafikut në shtete të ndryshme, si dhe pastrimin e parave përmes kazinove dhe investimeve imobiliare, nuk janë të reja. Në 2023, gazetarja Jesusa Cervantes raportoi se kompania Procesadora de Alimentos HS —një nga ato të listuara nga OFAC— kishte marrë leje nga ish-kryebashkiakja e Rosaritos, Hilda Araceli Broën, për shitjen dhe konsumin e alkoolit në restorantin Ochuna, brenda kazinosë Midas. Kjo është një nga kazinotë e akuzuara nga SHBA për pastrim parash. Broën, tani deputete e partisë qeverisëse Morena, u sanksionua gjithashtu nga OFAC në shtatorin e kaluar për lidhje të mundshme me Kartelin e Sinaloas, bashkë me gjashtë persona dhe 22 kompani. Ajo akuzohet se ka mbledhur pagesa shantazhi për këtë organizatë dhe se ka ndihmuar në fshehjen e operacioneve të tyre gjatë mandatit të saj (2021–2024).
    Një element i veçantë në këtë histori është prania e supozuar e grupeve kriminale shqiptare në Meksikë. Sipas ekspertit të sigurisë publike Víctor Sánchez, lidhjet mes një rrjeti shqiptar dhe Kartelit të Sinaloas lidhen, sipas burimeve të sigurisë, vijnë përmes El Mayo-s. Sánchez shpjegon se mafiet shqiptare operojnë kryesisht në portet kryesore të Evropës dhe pastrojnë fitimet e tyre në projekte ndërtimi, komplekse turistike dhe prona të tjera.
    “Për organizatat meksikane ka qenë një biznes i leverdishëm të krijonin aleanca me këto klane, sepse jo vetëm ishin blerësit e tyre kryesorë për drogën që shkon në Evropë, por edhe i ndihmonin me pastrimin e parave në tregje ku ishte shumë më e vështirë t’i gjurmoje,” tha ai.
    Ai shton se, bazuar në mënyrën se si operojnë këto organizata familjare shqiptare, ka arsye për të menduar se individët e familjes Hysa, të vendosur në Meksikë, mund të jenë pjesë e një rrjeti kriminal më të madh me lidhje me klane të tjera shqiptare.
    Eksperti vëren se investimet e krimit të organizuar në kazino nuk janë ndonjë risi. “Ndodh në të gjithë botën,” thotë ai, sepse këto biznese raportojnë shuma shumë më të ulëta se ato që realisht lëvizin. Ai përmend edhe dy milionë dollarët e zbuluar nga OFAC, për të cilët foli edhe sekretari i Sigurisë, Omar García Harfuch. “Janë operacione shumë të vështira për t’u audituar,” shton ai.
    Ai thekson se ajo që ka ndodhur në Evropë, ku karteli ka pastruar para, po pasqyrohet edhe në territore të Meksikës ku karteli është pozicionuar, si Baja California, Sur dhe Sonora, ku vitet e fundit janë ngritur hotele të reja, qendra nate, restorante e spa.
    ‘Modus operandi’ i kazinove
    FinCEN ka vënë nën hetim 10 kazino në Meksikë për dyshime të forta për pastrim parash. Në dokumentet e paraqitura nga OFAC, përshkruhet se si kazinotë Midas, Emine, Mirage, Palermo dhe Skampa në Shtetet Sonora, Sinaloa, Baja California dhe Tabasco dyshohet se lehtësuan pastrimin e më shumë se dy milionë dollarëve në pagesa të paligjshme për Kartelin e Sinaloas midis viteve 2017 dhe 2024.
    Sanksionet e SHBA u publikuan një ditë pasi Ministria e Financave e Meksikës njoftoi bllokimin e llogarive bankare të 13 kazinove kombëtare. Hetimet zbuluan transaksione në para të gatshme, lëvizje ndërkombëtare dhe përdorim të platformave digjitale jo të mbikëqyrura.
    FinCEN specifikon se drejtues të lartë të kazinosë Midas në Mazatlán jepnin çdo muaj shuma të mëdha parash për këtë organizatë kriminale si pjesë e një marrëveshjeje me një drejtues të lartë të kartelit. Po ashtu, kazinotë Emine (San Luis Río Colorado), Palermo (Nogales), Skampa (Ensenada) dhe Mirage (Culiacán) drejtoheshin nga e njëjta strukturë, i cili kryente pagesa të rregullta drejt kartelit. Marrëveshja përfshinte edhe filialet e tjera të tyre në Agua Prieta, Guamúchil, Los Mochis, Mazatlán dhe Rosarito, si edhe kazinonë Skampa në Villahermosa.
    Sipas dokumentit, drejtuesit e kazinove morën udhëzime të detajuara nga karteli për të shmangur zbulimin nga kontrollet bankare kundër pastrimit të parave. Organizata urdhëroi që të bëheshin jo më shumë se dy depozita në llogari të caktuara dhe secila të mos e kalonte shumën prej 90.000 pesos (rreth 4.354 dollarë). Gjithashtu u kërkua që të mos bëheshin depozita në ditë radhazi për të shmangur bllokimet. Një tjetër mundësi ishte që një drejtues i lartë i kartelit të merrte vetë paratë fizikisht në kazino Midas.
    “Si provë e këtyre përpjekjeve për fshehje, struktura drejtuese e kazinosë mori udhëzime për mënyrën e pagesave ndaj Kartelit të Sinaloas, duke përdorur më shumë se 30 llogari bankare të kompanive meksikane për të bërë depozita në para të gatshme,” përfundon dokumenti./ZËRI 

  • U dhanë para me fajde dhe më pas dhunuan babë e bir, arrestohen dy të rinjtë në Elbasan

    U dhanë para me fajde dhe më pas dhunuan babë e bir, arrestohen dy të rinjtë në Elbasan

    Dy të rinj janë arrestuar në Elbasan për dhunë.

    Sipas uniformave blu, në pranga ranë shtetasit me iniciale P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, pasi u dhanë para me fajde dy personave, babë e bir, të cilët i kanë dhunuar që t’iu kthenin shumën e parave
    Të 2 të arrestuarit, me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.
    Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë.
    Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera të dhënies së parave me fajde, nga 2 shtetasit e arrestuar.
    Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Threat”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
    Nga hetimet dyshohet se këta, gjatë dy muajve, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur 2 shtetas (babë e bir), që ata t’iu kthenin shumë e parave që shtetasit P. G. dhe D. S. ia kishin dhënë me fajde.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”.

    Top Channel

  • Gratteri konfirmoi ‘Narko-Shtetin’, Alba Kepi: Trekëndëshi që lidh shtetin, narkotrafikun, krimin dhe riciklimin e parave

    Gratteri konfirmoi ‘Narko-Shtetin’, Alba Kepi: Trekëndëshi që lidh shtetin, narkotrafikun, krimin dhe riciklimin e parave

    Biznesmeni Luftar Hysa, i njohur për lidhjet e ngushta me qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin Edi Rama, është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit. Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Thesarit Amerikan e shpalli Grupin “Hysa”, si organizatë kriminale ndërkombëtare, për përfshirjen në operacione pastrimi parash të lidhura me kartelin e drogës Sinaloa.

    Në të njëjtën linjë  Kryeprokurori i Napolit Nicola Gratteri, e ciliëson Shqipërinë narkoshtet pasi e gjithë struktura shtetërore e vendit është lidhur me bandat dhe trafikantët e drogës.

    Gazetarja Alba Kepi e ftuar në studion e “Task Forcë’ sot në Syri Tv nënvizoi se ngjarja e fundit, që ka të bëjë me sanksionet dhe kontrollet e biznesve nga autoritetet amerikane, vijnë si përgjigje për të goditur grupet kriminale dhe pastrimin e parave në vendin e origjinës, duke treguar se lufta kundër narkotrafikut nuk mund të bëhet vetëm përmes politikave simbolike, por goditjes direkte të pasurive të paligjshme.

    Jo vetëm, po në këtë intervistë ka dhe një paragraf ku Nelo Trokia pyet Nikola Gratterin dhe i thotë: a është e ekzagjeruar kur ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha e konsideron qeverinë, shtetin e Edi Ramës si narko-shtet? Gratteri thotë, jo vetëm kaq, por është më shumë se kaq. Pra, kjo për t’u lidhur se dhe logjikën që thotë Genci, që si ka mundësi që vjen në Romë, në takimin e Romës, një person nën hetim, siç është numri dy i qeverisë shqiptare, e pandehur, dhe fakti tjetër i asaj që vijon intervista për riciklimin e parave në tokën e origjinës.

    Pjese nga diskutimi i Alba Kepit 

    ‘Dhe për ta lidhur me ngjarjen e ditës, e orëve të fundit, fakti se kryeministri në intervistën e tij përgënjeshtron apo thonë të kundërtën e vetvetes në dy intervista të ndryshme. Nga një vrimë hotel me asnjë, njëqind vende, njëqind dhoma, është dhe një vend ku kemi një kazino të fuqishme dhe dimë se antimafia italiane gjithmonë e ka renditur aktivitetin e lojërave të fatit si një nga sektorët ku bëhet riciklimi më i madh i parave të pista dhe jo më kot, jo vetëm hoteli, po brenda hotelit, ky person ka ngritur kazinonë për të ricikluar në mënyrë të pakontrolluar këtë fitim të madh të asaj akuzave që ai ka për lidhjen me Sinaloan.Dhe mos të harrojmë se personi, domethënë gazetari që e intervistonte, është gazetar i emisionit Report Rai 3, Bledi Mund ta konfirmojë, kur ka ndodhur kjo intervistë, Alessandro Tineli, i cili është një avokat, ka kontaktuar Sigfrido Ranuçin, që është drejtuesi, moderatori dhe autori i dikurshëm i Report Rai 3, tashmë ia kanë hequr këtë firmë, të drejtë që të ketë dhe autorësinë e këtij programi, edhe pse e moderon.

    Ai ka marrë një kërcënim drejtpërdrejtë nga Alessandro Tineli pikërisht pasi ka bërë këtë intervistë me kryeministrin Edi Rama. Duke, duke u lexuar në këtë kontakt se ndaj Sigfrido Ranuçit pikërisht për të dëmtuar dhe për të kundërshtuar këtë intervistë që ka bërë ndaj Edi Ramës, kërkohej të përhapja e një propagande dëmtuese, sociale, mediatike për të denigruar figurën e Sigfrido Ranuçit.Kjo për të treguar trekëndëshin e fuqishëm që lidh shtetin, narkotrafikun, krimin dhe riciklimin e parave. Dhe ajo çka ka ndodhur sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendoj se është përgjigja perfekte ndaj luftës që duhet bërë ndaj këtyre personave. Në qoftë se i prek paratë, në qoftë se i prek bizneset, në qoftë se i mbyll këtë lloj aktiviteti dhe vë në presion, nën kontroll gjithçka, mund t’i luftosh në mënyrë efikase. Nuk, nuk luftohet as me këto politika, ato që pamë gjatë orëve të fundit, me një konferencë shtypi të përbashkët të Guardia di Financës italiane dhe autoriteteve shqiptare për një fushatë mbikqyrje ajrore që tregonte efikasitetin e luftës së trafikut të drogës. Luftohet pikërisht duke i goditur bizneset aty ku dhe Gratteri thotë që grupet, klanet, mafia shqiptare pastron paratë në territorin, në vendin e origjinës.

    Grupi Hysa operon me miratimin e Kartelit Sinaloa, i cili në shkurt 2025 u shpall organizate terroriste nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Luftar Hysa është nga kryeministri Edi Rama në zyrën e tij më 4 tetor të vitit 2020 dhe pas këtij takimi kompania e Hysës mori licensën e kazinosë për hotelin Marina Bay në qytetin e Vlorës’

     

  • SHBA fut në listën e zezë familjen Hysa: Pastrojnë paratë e kartelit Sinaloa!

    SHBA fut në listën e zezë familjen Hysa: Pastrojnë paratë e kartelit Sinaloa!

    Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes shqiptare Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të kartelit meksikan, Sinaloa.
    Thesari amerikan tha se “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) u godit sot pas një pune të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Meksikës”.
    “Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Çështjet e Terrorizmit dhe Inteligjencën Financiare, John K. Hurley.
    Në përgjithësi, në listën e zezë janë futur 27 individëve dhe entiteteve.
    Familja Hysa në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.
    Kush është familja Hysa dhe për çfarë akuzohen?
    Sipas Thesarit, familja Hysa, apo HOCG, përfshin anëtarët e familjes, Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa.
    Kjo familje akuzohet se e ka përdorur ndikimin e vet përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me bazë në Meksikë – duke përfshirë lokale bastesh dhe restorante – për t’i pastruar paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve.
    SHBA-ja beson se HOCG vepron me pëlqimin e kartelit Sinaloa, i cili mban kontroll kriminal mbi pjesën më të madhe të territorit ku grupi zhvillon aktivitetet e tij.
    Luftari, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në media si një nga anëtarët kryesorë të familjes Hysa, duke dhënë intervista publike mbi bizneset e familjes në Meksikë dhe Evropë.
    Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë punuar ngushtë me një person amerikan për pastrimin e parave, përfshirë transportimin e sasive të mëdha të parave të gatshme nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, ku kompania e atij personi amerikan është përdorur për shpëlarjen e parave, sipas Thesarit amerikan.
    Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një entitet me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i parave të paligjshme që i përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh. Luftar gjithashtu zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa.
    Arbeni zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa në Meksikë. Ai gjithashtu është përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara me synimin për t’i shpëlarë ato, si dhe në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë për t’i shpëlarë paratë e drogës.
    Ramizi ka qenë i përfshirë në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë si mbulim për pastrimin e parave nga shitja e narkotikëve.
    Fatosi, së bashku me Luftarin, Arbenin dhe Fabjonin, kanë qenë të përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara për t’i pastruar më vonë.
    Fatosi dhe Fabjoni kanë qenë gjithashtu të përfshirë në përdorimin e një entiteti me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i parave të paligjshme që u përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh.
    Me veprimin e sotëm, OFAC-i synon gjithashtu disa individë dhe entitete brenda rrjetit të familjes Hysa.
    Kompania me bazë në Meksikë, Entretenimiento Palmero, S.A. de C.V., në pronësi të Arbenit, është qendrore në operacionet e HOCG-së.
    Shtetasi meksikan Gilberto Lopez Lopez vepron si komisionar i saj. Ndërsa shtetasja shqiptare, por me bazë në Meksikë, Eselda Baku (ish Eselda Hysa), vajza e Ramizit, është anëtare e Bordit të Drejtorëve të saj.
    Çfarë nënkuptojnë sanksionet ndaj tyre?
    Çdo aset i familjes Hysa në SHBA, ose që varet nga sistemet financiare amerikane, është i bllokuar dhe nuk mund të përdoret pa aprovimin e OFAC-it, njoftoi Thesari amerikan.
    Personat apo entitetet amerikane nuk mund të bëjnë biznes me ta (transferim parash, mallrash, shërbimesh) pa licencë.
    Institucionet financiare, amerikane ose ndërkombëtare që përdorin sistemin amerikan, duhet të kenë kujdes të veçantë ose të mos bashkëpunojnë me këto entitete ose me entitete që janë më shumë se 50 për qind në pronësi të tyre./ REL
     Detajet e sanksioneve të publikuara në faqen e Departamentit të Thesarit të SHBA 

  • “Autoritetet raportojnë brenda 72 orësh!”, qeveria me masa të reja kundër pastrimit të parave

    “Autoritetet raportojnë brenda 72 orësh!”, qeveria me masa të reja kundër pastrimit të parave

    Sot, 12 nëntor, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime të reja, që nga masat kundër pastrimit të parave e deri te ligji i ri për nënproduktet shtazore.
    Sipas vendimit zyrtar, Autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse raportojnë tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne, që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.
    Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Autoritetet mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:
    Banka e ShqipërisëAutoriteti i Mbikëqyrjes FinanciareOrganet e qeverisjes qendroreAgjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.Ministria e DrejtësisëDhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatëtMinistria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.Agjencia e Inteligjencës Financiare për:a) agjencitë e udhëtimit;b) shoqëritë e ndërtimit;c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtëBordi i Mbikëqyrjes Publike për:a) audituesit ligjorë;b) kontabilistët e miratuar.

  • “Autoritetet raportim brenda 72 orësh!”, qeveria me masa të reja kundër pastrimit të parave (LISTA)

    “Autoritetet raportim brenda 72 orësh!”, qeveria me masa të reja kundër pastrimit të parave (LISTA)

    qeveria-foto ilustruese

    TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime të reja, që nga masat kundër pastrimit të parave e deri te ligji i ri për nënproduktet shtazore. Në mbledhjen e kësaj të mërkure është miratuar vendimi që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse.
    Sipas vendimit të miratuar, autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse do të raportojnë menjëherë, dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, tek Agjencia e Inteligjencës Financiare.
    Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në këtë fushë.
    Autoritetet mbikëqyrëse që duhet të raportojnë janë:
    -Banka e Shqipërisë
    -Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
    -Organet e qeverisjes qendrore
    -Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.
    -Ministria e Drejtësisë
    -Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët
    Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.
    Agjencia e Inteligjencës Financiare për:a) agjencitë e udhëtimit;b) shoqëritë e ndërtimit;c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë
    Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:a) audituesit ligjorë;b) kontabilistët e miratuar.