Tag: parave

  • Pasagjer” 3 milionë euro! Detaje të dosjes “Ura”, “cash” me autobus Itali-Shqipëri

    Pasagjer” 3 milionë euro! Detaje të dosjes “Ura”, “cash” me autobus Itali-Shqipëri

    332 mijë euro dhe 2200 franga të mbërritura nga Italia në Shqipëri të fshehura në trupin e një autobusi.
    Ky është vetëm një nga 30 episode të dokumentuara nga hetimi italo-shqiptar të transportimit të parave “cash” nga të akuzuarit e dosjes “Ura”.
    Fotoja e administruar si provë nga SPAK, ku shquhet edhe një shënim me shkrim dore i shumës së parave, është nxjerrë nga komunikimet në SKY ECC mes Ogert Shqevit dhe një personi të paidentifikuar. Pasi kishte marrë në dorëzim paratë e transportuara nga një autobus që ishte futur në Shqipëri nga pikëkalimi kufitar i Muriqanit, Shqevi raportonte për numërimin.
    “Më ngecin tek makina se ke shum tvogla e jan shtremnu nga vakumi… vlla,, kaq dalin këto”, i shkruan ai personit me kodin SKY të paidentifikuar.
    Kjo rezulton edhe shuma më e madhe e dërguari në një rrugë të vetme, por një pjesë e mirë e morisë së rasteve të dokumentuara, gati 3 milionë euro në total, dërgesat kanë qenë mbi 100 mijë euro. Sipas SPAK, pika thelbësore e transferimit të parave të trafikut të drogës drejt Shqipërisë përmes autobusëve ka qenë besimi i ndërtuar mes të dyshuarve dhe shoferëve të autobusëve.
    Marrëdhënia bazohej në ekuilibrin e fitimit reciprok, pasi shoferët merrnin përqindje për çdo transport dhe sipas SPAK, nivelin e qëndrueshmërisë në këtë praktikë e tregonte mungesa e incidenteve. Në bisedat koordinuese për dërgimin dhe pritjen e parave, të dyshuarit përmedin specifikat e autobusëve, si në episodin e transferimit të 289 mijë eurove në korrik 2020, ku Ogert Shqevi saktëson një person “Musai e qujn ka nji bus ngjyr gri në kafe. T’ja marre dhe targën po të duash. Ashtu quhet ai shoferi autobus. Do takosh Musain shok”.
    Ndërsa në këtë epispod të shtatorit 2020 për transferimin e 250 mijë eurove, Ogert Shqevi pyet Erind Laskun “sa jan” dhe tjetri, duke ju referuar paketimeve, i thotë “11 copë, si pash me trrejt po janë tgjitha tshkrujtme”.
    Sipas SPAK, për secilin episod, komunikimet në SKY dhe fotot e shkëmbyra përputhen me hyrje-daljet në pikëkalimet kufitare të autobusëve, si edhe me veprimet hetimore të kryera në Itali, dokumentimi i mbledhjes dhe dorëzimit të parave në disa auto-grille, apo edhe rastet kur autobusët kanë ndryshuar itinerarin vetëm për të shkuar në vendet ku do të merrnin shumat e parave./ A2

  • Trafik droge dhe pastrim parash në Shqipëri, jepen dënimet për grupin e strukturuar kriminal

    Trafik droge dhe pastrim parash në Shqipëri, jepen dënimet për grupin e strukturuar kriminal

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimet përfundimtare ndaj një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji, duke dhënë dënime të rënda me burg dhe urdhëruar konfiskime të shumta pasurie.
    Flori Pali, i konsideruar organizator dhe drejtues i grupit kriminal, u dënua me 11 vjet burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal. Flori Pali ishte përgjegjës për trafikun e të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë drejt Norvegjisë gjatë viteve 2018-2019, në bashkëpunim me shtetasit Halit Xhini dhe Steven Cooper, të dënuar në Norvegji. Ai ka organizuar gjithashtu transferimin e të ardhurave kriminale nga Norvegjia në Shqipëri përmes rrjeteve financiare dhe personave të tretë.

    Fredi Pali, vëllai i Flori Palit dhe bashkëpunëtor në menaxhimin e pasurive dhe parave të paligjshme, u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg, po ashtu me gjykim të shkurtuar. Ai ka luajtur rol kyç në fshehjen dhe qarkullimin e parave të përfituara nga veprimtaria kriminale. Në këtë grup kriminal ishte përfshirë dhe Anita Adilaj, e dënuar më parë me 6 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Apelit e Posaçme. Ajo vepronte si llogaritare e bashkëjetuesit të saj, Halit Xhini, në Norvegji, dhe ishte e përfshirë në tregtinë e drogës dhe transferimin e parave drejt Shqipërisë.
    Në kuadër të hetimeve dhe vendimeve të gjykatës, janë konfiskuar disa pasuri, përfshirë:
    Dy apartamente në Tiranë, të regjistruara në emër të shoqërive të lidhura me Flori Palin.Një automjet tip “Mercedes Benz E 220 CDI”, i vitit 2012.Një automjet “Daimler Chrysler A200CDI”, në pronësi të Fredi Palit.Një parcelë toke (arë) në Ishull Shëngjin, me sipërfaqe 1874 m², në emër të Flori Palit.Tre telefona celularë.
    Gjykimi është zhvilluar në mungesë, pasi të pandehurit ishin me masë sigurimi “arrest në burg” dhe ndodheshin jashtë territorit shqiptar. Proçedimi penal nr.132 i vitit 2019 u zhvillua nga SPAK në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe autoritetet norvegjeze. Me vendimin penal nr.6, datë 13.05.2025, gjykata urdhëroi kalimin përfundimtar të pasurive të sekuestruara në favor të shtetit, ndërsa Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara do të ndjekë ekzekutimin e tyre.

  • Lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave/ Ambasada e SHBA: Informoni DEA-n

    Lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave/ Ambasada e SHBA: Informoni DEA-n

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftoi se linja e sinjalizimit e Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA) është aktive dhe qytetarët mund të denoncojnë çdo rast të trafikut të drogës apo aktivitetet e pastrimit të parave.
    Përmes një njoftimi zyrtar, DEA u bën thirrje të gjithë personave që zotërojnë të dhëna në lidhje me këto çështje që të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e DEA-s.
    Ambasada siguron se çdo informacion i dërguar prej tyre do të mbahet i fshehtë.
    “Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].
    Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.
    Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.

  • “Të mbrojmë qytetarët”, ambasada e SHBA: Denonconi pranë DEA-s trafikun e drogës apo pastrimin e parave!

    “Të mbrojmë qytetarët”, ambasada e SHBA: Denonconi pranë DEA-s trafikun e drogës apo pastrimin e parave!

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftoi sot se linja e sinjalizimit e Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA) është aktive dhe në funksion të qytetarëve për të denoncuar çdo rast të mbi trafikun e drogës apo aktivitetet e pastrimit të parave.
    DEA u bën thirrje të gjithë personave që zotërojnë të dhëna në lidhje me këto çështje që të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e DEA-s përmes aplikacionit WhatsApp në numrin +1 571 502-7846 ose përmes email-it në: albania_DEA_tipline@state.gov.
    Ambasada siguron se çdo informacion i dërguar prej tyre do të mbahet i fshehtë.
    “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara,” thuhet në njoftim.
    Mesazhi i Ambasadës së SHBA
    Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov.
    Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.
    Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

  • Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë: Shërbimi Visa Direct tani i disponueshëm në tregun tonë

    Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë: Shërbimi Visa Direct tani i disponueshëm në tregun tonë

    Ndërsa tregu global i pagesave në kohë reale vazhdon të rritet dhe pritet të arrijë vlerën prej 34.16 miliardë dollarësh deri në fund të këtij viti, Visa ka mundësuar një shërbim për transfertat e menjëhershme të parave, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke përdorur vetëm një numër telefoni ose kartë pagese.

    Me vetëm disa klikime, individët, bizneset dhe institucionet shtetërore mund të dërgojnë fonde shpejt dhe në mënyrë të sigurt drejt një llogarie tjetër, përmes aplikacionit të bankingut në celular apo faqes zyrtare të bankës. Paratë merren në kohë reale – çka përbën avantazhin kryesor të këtij shërbimi.
    “Me lançimin e shërbimit Visa Direct në Shqipëri, po u ofrojmë përdoruesve mundësinë që të përmbushin detyrimet e tyre financiare në mënyrë të menjëhershme, të sigurt dhe shumë të thjeshtë. Nëpërmjet inovacioneve në pagesa, synojmë të ndjekim ritmin e zakoneve në ndryshim dhe nevojave reale të përdoruesve tanë,” – u shpreh Ana Drašković, Zëvendëspresidente dhe Drejtuese e Përgjithshme e Visa për Evropën Juglindore.

    Shërbimi Visa Direct përdor teknologji të avancuara sigurie të bazuara në rrjetin VisaNet – një sistem global pagesash që ka përpunuar mbi 3.3 trilionë transaksione në 200 vende dhe territore gjatë 25 viteve të fundit. Me një mbrojtje të shumëfishtë të të dhënave, përdoruesit mund të jenë të sigurt se informacioni i tyre financiar është i mbrojtur gjatë çdo transferte. VisaNet është ndërtuar për të mbrojtur të gjitha palët e përfshira në transaksione dhe ka përdorur inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe parandaluar mashtrimet për më shumë se 30 vite.
    Lançimi i Visa Direct në Shqipëri kontribuon gjithashtu në forcimin e shërbimeve financiare digjitale në rajon. Në shumë vende të Evropës Juglindore, transfertat digjitale të parave po bëhen një mjet thelbësor për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe për konsumatorët që kërkojnë një menaxhim më të shpejtë dhe efikas të financave. Ofrimi i këtyre inovacioneve ndihmon gjithashtu në uljen e ekonomisë informale dhe rritjen e transparencës së transaksioneve, duke ndikuar pozitivisht në rritjen afatgjatë të PBB-së së ekonomisë vendase.

    Shërbimi Visa Direct u prezantua për herë të parë në vitin 2013. Sot, është i disponueshëm në më shumë se 190 tregje në mbarë botën dhe lidh 11 miliardë përdorues në 160 monedha të ndryshme.
    ###
    Rreth Visa
    Visa është një lider botëror në pagesat digjitale, duke mundësuar transaksione ndërmjet konsumatorëve, tregtarëve, institucioneve financiare dhe enteve qeveritare në mbi 200 vende dhe territore. Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, të përshtatshëm, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave, duke ndihmuar individët, bizneset dhe ekonomitë të lulëzojnë. Ne besojmë se ekonomitë gjithëpërfshirëse për të gjithë, kudo, fuqizojnë të gjithë – dhe se aksesimi është themeli për të ardhmen e lëvizjes së parave. Më shumë informacion në Visa.com.

  • Hoxhaj: Tregu i ndërtimit në Shqipëri po përballet me stanjacion dhe pastrim parash

    Hoxhaj: Tregu i ndërtimit në Shqipëri po përballet me stanjacion dhe pastrim parash

    Gazetari Juljan Hoxhaj, nga studio e edicionit informativ të mesditës në Syri TV, u shpreh se tregu i ndërtimit në Shqipëri ka hyrë në një periudhë stanjacioni, duke reflektuar një rënie të ndjeshme të numrit të shitjeve në krahasim me vitin e kaluar.

    Hoxhaj theksoi se në dy vitet e fundit, sektori ka regjistruar vetëm 2000-3000 kontrata shitjesh, një shifër shumë më e ulët se në vitin 2023, duke sugjeruar kështu një rënie të ndjeshme të aktivitetit dhe një ngadalësim të ritmit të ndërtimit dhe shitjes.

    Ai theksoi se ky është një sinjal i qartë për një problem të mundshëm në sektorin e ndërtimit, ku ndërtuesit, të cilët zakonisht ndërtojnë për të shitur, po përballen me një pasiguri në treg.

    Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi se një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë stanjacion është pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërtimit.

    Sipas tij, këto pasuri të dyshimta kontribuojnë në krijimin e një destabiliteti financiar në tregun imobiliar, i cili mund të sjellë pasojë negative për të gjithë ekonominë e vendit.

    Deklarata e plotë:

    “Prej së paku një viti ka nisur një farë stanjacioni sa i përket tregut imobiliar.  Ky stanjacion kishte disa elemente. Së pari, nuk kishte më shitje, kishte nisur rënia e numrit të shitjeve. Pra, në dy vitet e fundit, janë realizuar 2000-3000 kontrata shitjesh, pra akt marrëveshjesh që bëjnë ndërtuesit me blerësit etj., më pak se në vitin 2023.

    Ky ishte sinjali i parë që po jepej nga sektori i ndërtimit, që po shikohej se kishte një problem.

    Ndërtuesi që ndërton sigurisht do të ndërtojë për ta shitur, dhe në momentin që ka një lloj hezitimi sa i përket shitjes së ndërtimit, kjo është edhe flluska e parë që pasohet me elementë të tjerë.

    Elementi tjetër i rëndësishëm është ajo për të cilën kemi folur shpesh herë, pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit.

    Të gjitha raportet ndërkombëtare, edhe vetë SPAK, kanë ngritur më shumë shqetësimin se në sektorin e ndërtimit pastrohen para, ku nuk dihet burimi i tyre.

    Në emisionin “PLUG” kemi investiguar miliarda afera euro dhe një pjesë e madhe e këtyre parave të korrupsionit ka përfunduar në sektorin e ndërtimit.

    Goditja e këtyre parave, por edhe ajo që krimi i organizuar, përmes kompanive, arrin t’i depërtojë dhe t’i investojë në tregun imobiliar, ka krijuar një lloj destabiliteti financiar të ndërtuesit.

    Gjatë ditëve të fundit, kemi parë se pak kohë më parë, qeveria ka miratuar leje ndërtimi për disa kulla shumëkatëshe në kryeqytet dhe ka ndodhur që shumë ndërtues nga ata që kanë përfituar leje ndërtimi kanë hezituar të kryejnë investimet.

    Kjo do të thotë se janë përballur me një situatë të paprecedentë, që nuk ka ndodhur më parë, ku ndërtuesit tërhiqen nga ndërtimi i kullave”.

  • “Burimi i parave enigmë”/ Kontrata e PD, avokati Hoxha: SPAK ka të gjitha provat për të nisur procedimin penal

    “Burimi i parave enigmë”/ Kontrata e PD, avokati Hoxha: SPAK ka të gjitha provat për të nisur procedimin penal

    Avokati Arbër Hoxha tha se kontrata e PD me vlerë 6 milionë dollarë për të hequr “non gratën” e Berishës, në SHBA është e ligjshme. Por, problemi i madh qëndron në vendin tonë, pasi kjo kontratë u mbajt e fshehtë dhe burimi parave ngre shumë dritëhije dyshimi.
    Hoxha tha se burimi i parave ngelet ende një enigmë, prandaj SPAK duhet të nisë hetimet e mirëfillta për këtë rast. Sipas tij Prokuroria e Posaçme ka prova të mjaftueshme për ta paregjistruar si procedim penal dhe se nisa e hetimeve do u jepte përgjigje shumë pyetjeve.
    “Në SHBA çdo që është kryer është e ligjshme, por në Shqipëri mënyra se si është mbajtur e fshehur kjo kontratë hedh shumë dritëhije dyshimi. Burimi i të ardhurave është akoma enigmë, prandaj duhet që të ketë hetime të mirëfillta. Prokuroria e Posaçme duhet që të japë përgjigje të këtyre pyetjeve se ku cili është burimi i këtyre parave. Kjo marrëveshje është e papërshtatshme për PD para zgjedhjeve 2025. Duhet të kalojë së pari filtrat verifikimit. Nëse ka të dhëna të mjaftueshme për të nisur një procedim penal duhet të nisë. Ka të dhëna të mjaftueshme për SPAK që të regjistrojë procedimin penale”, tha avokati.
    Sa i takon pretendimit të PD se shumë marramendëse është mbledhur në saj të emigrantëve, Hoxha thotë se kjo është e pamundur. Ai shton se edhe në rastet se mund të jetë e vërtetë, duhet të ketë një listë transparence me të dhënat e atyre që kanë kontribuar.
    “6 milionë dollarë janë shumë që të mblidhen nga emigrantët, kështu që u duhen minimalit 6 mijë njerëz, që është e pamundur. Edhe nëse do të kishte qenë duhet të bëjnë një listë transparente të numrit të emigrantëve, emrit, mbiemrit dhe IBAN-it. Nëse e regjistron SPAK, normal që do të marrë kohën e saj të paktën 6 ose 7 muaj. Besoj se do të ketë rezultate konkrete nëse do të regjistrohet si një procedim penal, do hetohet burimi i të ardhurave , pagesa dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë kontratë”, përfundoi avokati Hoxha.

  • Berisha nga Pogradeci: Programi i PD-së bazohet në kthimin e parave te qytetari

    Berisha nga Pogradeci: Programi i PD-së bazohet në kthimin e parave te qytetari

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se programi i PD bazohet tek kthimi i parave tek qytetari.
    Teksa prezantoi në Pogradec kandidatët për deputetë për në zgjedhjet e 11 majit, Berisha premtoi se brenda 100 ditëve të para do të ulë çmimin e naftës me 40 %.
    Ai deklaroi se do të dyfishohet buxheti për arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë.
    “Vendosim që në 100 ditët e parë të mos shitet litri i naftës më shumë sesa çmimi në Maqedoni apo në Kosovë. Pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon.
    I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht. Ata do të marrin për cdo fidan të mbjellë, për cdo kokë bagëti, 5 fishin e asaj që marrin sot për subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Mal të Zi dhe Serbi. Do kenë linja krediti të butë. Do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
    Do dyfishohet buxheti për bujqësinë, për shëndetësinë, për arsimin. Do vendosim minimumin jetik 200 euro dhe pensionin 500 euro. Po ku do dalin këto para? Këto janë taksat tuaja, nuk do bëjmë asgjë tjetër veçse do ju kthejmë paratë. Pra programi ynë bazohet tek rikthimi i parave tuaja”, tha kreu i PD.

  • Kaso: Korrupsioni, kr!m, dr@g, pastrimi i parave, fytyra e regjim!t të Ramës

    Kaso: Korrupsioni, kr!m, dr@g, pastrimi i parave, fytyra e regjim!t të Ramës

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Hapi konkurs me lekë për të mbledhur vota, Adriana Kalaja: Unë jam si Elon Musk…

    Hapi konkurs me lekë për të mbledhur vota, Adriana Kalaja: Unë jam si Elon Musk…

    Dhënia apo pranimi i parave në favor të kandidatëve për deputet është e ndaluar rrëptësisht me ligj. Por Partia Demokratike ka dalë hapur në këtë fushatë, dhe ofron para publikisht.
    Kandidatja e koalicionit të Shqipërisë Madhështore, njëkohësisht edhe avokate e PD, Adriana Kalaja ofron për mbështetësit e saj deri në 1 mije euro shperblim.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo paralajmëron shpërblimet, një ditë para zgjedhjeve.
    Në një prononcim për Abc News, ajo thotë se nuk ka ligj që e ndalon.
    “Jo, nuk është e ndaluar. S’ka ligj. Le ta marrin si të duan. Unë jam në rregull me ligjin.”
    Ajo pretendon se me këtë truk, po kopjon miliarderin Elon Musk në Shba. Por ky i fundit nuk ishte kandidat, por donator i Trump. Truku i giveaëay që ka përdorur Kalaja në këtë rast, dipas ekspertes së zgjedhjeve Gerta Meta, është po aq i ndaluar sa dhënia e parave dorazi, si rasti i Lushnjes 1 javë më parë.
    “Ne asnje rast e ne asnje vend nuk lejohet ofrimi i parave ne kembim te parave. Eshte veper penale”.
    Por si kryetari i saj Sali Berisha, edhe avokatja Kalaja, ndoshta nuk e lexojnë ligjin. Neni 328 i Kodit Penal për shpërblimet dhe premtimet, ndalon ofrimin ose dhënien e të hollave që favorizojnë një kandidat. Në raste të tilla, kandidati dënohet me burg nga 6 muaj deri në 2 vite burg.
    Në përgjigje të Abc News, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve tha se ligjshmëria apo jo për këtë rast mund të shprehet në séance publike por deri më tani nuk ka asnjë ankim mbi këtë cështje. Po ashtu ligjshmëria mund të verifikohet edhe nga organet ligjzbatuese.