Fenomeni i pastrimit të parave me anë të kriptomonedhave është një fenomen që është përhapur kudo në botë madje dhe në Shqipëri. OSBE organizoi një trajnim 2-ditor në Tiranë me synim forcimin e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese për të luftuar pastrimin e parave nëpërmjet kriptove. E drejtuar nga ekspertë të organeve ligjzbatuese italiane, si Guardia di Finanza, Policia së Shtetit Italian dhe Arma e Karabinierëve, kjo veprimtari u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Ndërlidhëse të Policisë Italiane dhe ekspertin e Guardia di Finanza për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi pranë Ambasadës Italiane në Tiranë.
Gjatë trajnimit, prokurorë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Përgjithshme, së bashku me anëtarë të agjencive të ndryshme ligjzbatuese në Shqipëri, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Byronë Kombëtare të Hetimit, Agjencinë e Inteligjencës Financiare të Shqipërisë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, përfituan trajnim praktik dhe njohuri të thelluara mbi metodat dhe mjetet hetimore thelbësore për gjurmimin dhe parandalimin e skemave të pastrimit të parave që përfshijnë kriptomonedhat. Ky trajnim i specializuar u ngrit mbi bazën e përpjekjeve të mëparshme nga ana e Prezencës së OSBE-së, duke përfshirë këtu një takim shkëmbimi përvojash të organizuar nga Prezenca në dhjetor të vitit të kaluar në Ambasadën Italiane në Tiranë, takim i cili mblodhi me sukses prokurorë dhe hetues nga agjencitë ligjzbatuese dhe sistemi i drejtësisë në Shqipëri, si dhe ekspertë nga agjencitë italiane ligjzbatuese për të diskutuar praktikat më të mira për adresimin e çështjes komplekse dhe në zhvillim të shpejtë të krimeve financiare që përfshijnë monedhat dixhitale.
Tag: parave
-

Pastrimi i parave me kriptomonedha, OSBE organizon trajnim në Tiranë për luftimin e këtij fenomeni
-

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 72-vjeçarem, pasi akuzohet se nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj (exchange), me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje.
Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar rreth 500 000 euro.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidden Funds”.
Nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj (exchange), me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, procedohet në gjendje të lirë pronarja e subjektit.
Sekuestrohen rreth 500 000 euro , të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Si rezultat i një hetimi, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.
Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Sekuestrohen 500 mijë euro në Tiranë, e ‘pëson’ pronarja e një pike këmbimi valutor
Nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj (exchange), me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, procedohet në gjendje të lirë pronarja e subjektit.
Sekuestrohen rreth 500 000 euro , të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Si rezultat i një hetimi, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.
Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-
Zef Preçi: Shtrëngimi i masave për kreditë për shtëpi u ‘hap derën’ fajdeve
TIRANË- Kushdo që kishte në plan të blinte një shtëpi, qoftë për të jetuar apo edhe për të investuar, tashmë do të duhet të mendohet pak më gjatë sepse do t’i duhet që një pjesë të parave t’i ketë mënjanë. E gjitha kjo vjen pasi Banka e Shqipërisë vendosi masa kufizuese për kreditë bankare për shtëpi. Vendimet u morën nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë duke ndikuar kështu si në kufirin tavan të kredisë dhe në raportin e i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë.
Nga 1 korriku, kufiri tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.
Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.
Por përse u mor ky endim pikërisht tani? Si do të ndikojë tek çiftet e reja që po tentojnë të krijojnë një familje dhe hapi i parë për ta është blerja e një shtëpi? A kanë shqiptarët para gjendje më shumë se sa 20% e vlerës së një apartamenti që mund të jetë ekuivalent me 20-30 mijë euro?
Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të kredimarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se vitin e kaluar kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 54.9 miliardë lekësh ose rreth 545 milionë eurosh, të llogaritura me kursin mesatar të vitit 2024. Kredia e re për banesa u rrit me 13% krahasuar me vitin 2023. Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2024 arriti në pothuajse 208.7 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 15.5%.
Si do të jenë shifrat pas zbatimit të këtyre kufijve?
Për të kuptuar më detajisht situatën apo se si do të ndikojë ky vendim tek qytetarët apo në tregun e shitblerjeve të banesave, gazetarja e ZËRI, Florida Mingla ka marrë në intervistë ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi.
Intervista:
Përse u mor ky vendim pikërisht tani, kishte ndonjë të dhënë Banka e Shqipërisë që tregonte se duheshin shtrënguar kreditë për blerjen e banesave?
Zef Preçi: Banka e Shqipërisë synon të mbrojë interesat e depozituesve të parave në banka dhe kapitalet e aksionerëve të tyre kështu që kjo është një masë në drejtimin e duhur nga pikëpamja e masave të ngjashme që merr një Bankë Qendrore dhe njëkohësisht që synon të mbrojë vetë bankat tregtare.
Si do të ndikojë ky vendim tek çiftet e reja, të cilët po tentojnë të krijojnë një familje dhe hapi i parë që ata bëjnë është blerja e një banese?
Zef Preçi: Me ndonjë përjashtim të rrallë, përgjithësisht bankat tregtare edhe deri në ditët e sotme nuk kanë financuar plotësisht vlerën e një pasurie të patundhsme, flas për qëllime banimi ose biznesi. Kuptohet që ka ndikim, gjë që do të thotë që për të kërkuar pjesën e munguar të parave, atë përqindje që banka nuk ta mbulon, do tu drejtohen të afërmve dhe studimet tregojnë që shumica e qytetarëve shqiptarë për nevoja financiare nuk i drejtohen bankës por u drejtohen familjarëve dhe të afërmve të tyre, ose do tu drejtohen tregut informal që ka norma interesi më të larta dhe që në një farë mënyrë, bën që kjo masë të japë efektin e saj në shtrenjtimin e parasë për konsumatorin, për blerësin e pasurive të patundshme në këtë rast.
A mendoni se ky vendim i marrë nga Banka e Shqipërisë në fakt do të ketë një efekt negativ tek pastrimi i parave, në sensin që rreziku i pastrimit të parave ulet në momentin që bankat financojnë me më shumë kufizime duke nxitur kështu deklarimin e të ardhurave?
Zef Preçi: Potencialisht edhe kjo mund të ndodhë, por mbetet për të parë se si do të funksionojë sepse pastrami i parave është një histori më vete që lidhet me politikat publike, amnistia fiskale është shpallur e pambështetur në ligj, por e zbatuar, kullat që lartësohen në Tiranë, një pjesë prej tyre vijnë nga këto burime. Rreziku ekziston, qoftë përsa i takon krijimit të hapësirës për penetrimin e këtyre parave dhe s’është fjala vetëm për paratë që vijnë nga trafiqet, por është fjala dhe për paratë që vijnë nga korrupsioni, aktivitetet e paligjshme brenda vendit, etj, por qëllimi i Bankës së Shqipërisë nuk është, të jemi realist, edhe pse artikulohet që mbrohen të dy palët, pesha apo rëndesa përsa i takon fitimeve, shkon në favor të bankave, kështu që prej fillimit është një masë favorizuese për systemin bankar por që ndërmerret në rrethana ende të paspecifikuara, të papanalizuara plotësisht.
Nisur nga fakti që ju jeni ekspert i fushës, sa vite i duhen një çifti shqipotar që të grumbullojë 30% e vlerës së një apartamenti, para të cilat ai duhet t’i ketë gjendje përpara se t’i drejtohet një banke për financim, duke marrë parasysh këtu edhe pagën mesatare të një qytetari shqiptar?
Zef Preçi: Nëse në periudhën e kaluar, para 10 vitesh, një çifti të sapomartuar do t’i duheshin le të themi 30 vjet për të blerë një 70 metra katrorë shtëpi në një zonë të jetueshme në Tiranë, nuk flas për pjesën qendrore, nuk flas për pjesën periferike, por diku në mes, tani është e kuptueshme që ky kurs këmbimi i monedhës kombëtare, ky mbiçmim i lekut për shkak të pompimit të parave informale dhe kriminale në ekonomi, këto paga që janë rritur por që janë ende shumë larg mundësive, do të thotë që kërkon shumë më tepër vite se sa kërkoheshin para 10 vitesh për të njëjtin qëllim. Kjo masë ka kosto për qytetarët dhe kosto plus për paratë që merren borxh, aq më tepër që në njëfarë mënyre kjo masë mund të nxisë, nuk përjashtohet nxitja e tregut informal të kredisë, ata që njihen në publik si para me fajde.
Duke marrë parasysh të gjitha këto nëse i vendosim në një peshore, cila nga palët preket më shumë, blerësi, konsumatori në këtë rast dhe qytetari apo shitësi?
Zef Preçi: Nuk ka diskutim që i ndikuar drejtpërdrejt në këtë masë, në këndvështrimin pozitiv është banka, në këndvështrimin negativ është blerësi i pasurive të patundshme. Nuk mendoj se ka ndonjë efekt tek shitësit, për faktin e thjesht që një pjesë e mirë e tyre kanë për synim zbardhjen e parave dhe jo maksimizimin e fitimeve. Për më tepër që kuadri fiskal i vendit i ndihmon këto kategori që t’i parkojnë paratë apo t’i vendosin në një kuti më të sigurtë se sa kutitë e sigurimit që kanë vetë bankat, edhe për faktin që me dhënien e lejes së shfrytëzimit nuk fillon detyrimi për të paguar tatim-taksat, por pasi të ketë kaluar prona tek blerësi fundor, që supozohet të jetë qytetari.
Do të doja të dija një shifër, ndoshta jo ekzakte, nuk e di nëse e keni, sa përqind e pronave blihen me kredi në vendin tonë?
Zef Preçi: Rreth 2/3 e pronave janë financuar me kredi bankare. Në të njëjtën kohë masa e financimit shkon deri në 60% të vlerës, edhe pa hyrë ky rregull i Bankës së Shqipërisë.
Unë dua ta prek më shumë këtë pjesë, nisur edhe nga fakti që ZËRI ka raportuar se njëra nga kompanitë e ndërtimit ka filluar të shesë apartamente pa u zbardhur leja e ndërtimit. Duke marrë parasysh edhe faktin që shumë agjenci, promovojnë, reklamojnë shitjen e apartamenteve që në gropë, çfarë na tregon kjo gjë për situatën në të cilën neve ndodhemi?
Zef Preçi: Ka interpretime të ndryshme, por ajo që mund të thuhet në këtë rast është se në kulturën tonë, në marrëdhëniet kontraktuale nuk mbrohet blerësi dhe kuadri ligjor është favorizues për oligarkë, për zhvillues prone, për lobist, për klientë të qeverisë, pra për këto kategori që kanë fuqi të ndikojnë në kuadrin rregullator. Edhe pse tregtimi në gropë, pra në momentin e fillimit të ndërtimit, me ose pa leje, është përsëri mbartje e riskut nga shitësi tek blerësi. Edhe është fakt i njohur që një pjesë jo e vogël e ndërtuesve ndërton me paratë e klientëve.
Qytetarët duhet të bëhen, nëse s’janë, të përgjegjshëm për fatin e mundit dhe të djersës së tyre, të kursimeve të familjes, kontributeve të emigracionit, ç’ka do të thotë që të verifikojnë në çdo hap bazueshmërinë ligjore të dokumetacionit që ata nënshkruajnë dhe të mos bien viktimë e mashtrimeve. Dikur kadastra raportonte se ishin mbi 200 pallate të pahipotekuar duke qenë se ishin zhdukur nga skena. Mendoj që këtu përgjegjësinë e kanë edhe agjencitë shtetërore që duhet të publikojnë qoftë emrat e kompanive që janë të licensuara, qoftë licensat që janë dhënë së bashku me karakteristikat përkatëse, vendndodhjen dhe njëkohësisht qytetarët duhet të kërkojnë një kontratë sipërmarrjeje apo premtim-ndërtimi ta shoqërojë me të gjithë dokumentacionin që zotëron kompania. Këtu fuqizohet roli i noterëve. Nëse qytetari nuk zotëron dijet e mjaftueshme, t’i drejtohet një noteri apo avokati dhe të mos firmosë kuturu.
Çfarë duhet tu themi ne sot qytetarëve të cilët nxiten të rezervojnë një apartament që nuk ekziston përmes një agjencie imobiliare, sa është rrisku që merr përsipër ky qytetar, që mund të humbasë paratë e tij, duke marrë këtu parasysh edhe faktin që nuk kanë qenë të pakta rastet që ne kemi raportuar për ndërtues apo pronarë kompanish ndërtimi që janë shpallur në kërkim pikërisht për këtë gjë, e kanë lënë një pallat në mes, projekti nuk ka përfunduar apo një apartament është shitur disa herë?
Zef Preçi: Një qytetar normal kur shkon dhe blen vezët në treg, sheh dy-tre fshatarë dhe zgjedh atë që ka vezë më të mëdha dhe çmimin më të arsyeshëm apo më i ulët. E njëjta gjë duhet të jetë edhe përsa i takon ndërtimeve, pra ka nevojë të eksplorojnë tregun, të sigurojnë informacionin e duhur, të shohin dhe besueshmërinë që gëzon kompania në fjalë, penalitetet që kanë ofruar tatimet apo agjencitë e tjera apo proceset gjyqësore. Është përgjegjësi e individit e familjes, nuk është diçka që agjencitë shtetërore duhet ta marrin përsipër veçmas. Qytetarët duhet të konsultohen me ekonomistin dhe juristin përpara se të marrin vendime të kësaj natyre. Populli thotë, e lira kushton shtrenjtë, kështu që nuk është motiv një çmim i favorshëm në dukje për tu futur në ato hallka në të cilat nuk del kollaj dhe viktimë mbetet qytetari me kursimet e veta.
Këto fjalë që ju thatë do të shërbejnë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve, por nuk mendoni që ka një rregull që do të balanconte marrëdhëniet mes institucionit që jep lejen e ndërtimit dhe deri tek Banka e Shqipërisë, duke çuar në favorizimin e klientit, qytetarit dhe konsumatorit në këtë rast dhe jo të blerësit që shohim se në çdo lloj rrethane nuk cënohet.
Zef Preçi: Nuk mendoj që ka masa të tilla dhe aq më pak vullnet politik dhe të institucioneve për të ndërmarrë masa të tilla. Ne do të ishim të lumtur nëse agjencitë shtetërore do të përmbushnin detyrimet që u ngarkon ligji. Që do të thotë që nëse Bashkisë i nargohet detyra për të verifikuar a është zbatuar projekti, mos të vendosë vulën mbi lejen e shfrytëzimit, por të verifikojë nëse është zbatuar projekti edhe nga cilësia e materialeve të ndërtimit, që të mos ndodhin djegie, si ato që ndodhën diku para dy vitesh, nga pikëpamja e sigurisë, shkallët e emergjencës që mungojnë, etj. Të gjitha këto janë përgjegjësi e autoriteteve shtetërore që në shumë raste neglizhojnë, nuk kanë kapacitete ose janë të përfshira në korrupsion në certifikimin e ndërtimeve që nuk përmbushin standartet./ZËRI/ -

Sali Berisha: Zgjedhjet nuk do të njihen kurrë!
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat për të folur sërish lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Berisha ka publikuar një video, që sipas tij tregon momentin e shpërndarjes së parave për vota në zonën e Babrrusë, në Tiranë.Ndër të tjera Berisha tha Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet e 11 majit.
“Narkoqeveria e Edi Ramës nuk u mjaftua me 76 milionë euro të shpërndara si bonus pensionistësh, që përbëjnë 48% të votuesve, as me 200 milionë euro të falura në gjoba dhe kamata, e as me firmosjen masive të lejeve të legalizimit e certifikatave të pronësisë. Përdorën makinat e shtetit, punësuan mijëra njerëz në mënyrë të përkohshme vetëm për të siguruar votën. Por kaluan edhe në blerje të drejtpërdrejtë të votës, me para në dorë.
Nuk u mjaftua me punësimin e mbi 10 mijë punonjësve për votë në qeverisjen lokale dhe qendrore, por ajo kaloi direkt dhe në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë.
Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë çdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë.
Megjithatë kamerat e qytetarëve syçelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota.
Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta.
Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush”, tha Berisha. -

“Nuk do lënë asnjë gram gjelbërim”, Vasili sulmon qeverinë: Karrigia e Ramës vjen erë korrupsion
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ishte i ftuar në një emision televiziv, ku zhvilloi një bisedë me moderatorin. Në fjalën e tij, Vasili e konsideroi kryeministrin Edi Rama simbol të një pushteti të gjatë dhe të shpërdoruar.
“Gangrena e një pushteti të shpërdoruar dhe shumë të gjatë, në të gjithë pluralizmin shqiptar, është Edi Rama”, tha ai, duke i bërë një përmbledhje të karrierës së gjatë politike të kryeministrit.
Sipas Vasilit, Rama ka hyrë në jetën publike në vitin 1998 dhe që prej atëherë ka qenë pothuajse pandërprerë në poste të larta ekzekutive. Ai përmendi fillimin e karrierës si ministër i Kulturës, vijimin me drejtimin e Bashkisë së Tiranës për 12 vite dhe më pas drejtimin e qeverisë për më shumë se një dekadë. Vasili theksoi se gjatë kësaj kohe, Rama është karakterizuar nga dështime dhe skandale të shumta.
“Ju e dini se Edi Rama e ka filluar që ditën e parë karrierën e tij me skandale. Askush nuk e ka harruar skandalin e fasadave të ministrive kur ishte ministër kulture, një çështje që nuk është mbyllur kurrë dhe për të cilën ai ishte fajtor i drejtpërdrejtë”, theksoi deputeti.
Vasili foli gjithashtu për kohën kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës, duke përmendur praktikat korruptive të njohura si “20% dhe 30%”, që sipas tij u bënë sinonim i shpërdorimit të parave publike. Ai theksoi se shumë media shqiptare kanë qenë dhe mbeten në varësi të këtyre parave të dyshimta.
Në vijim, ai kritikoi ashpër projektet urbanistike të qeverisë, duke i cilësuar si pjesë e një filozofie të narkopolitikës. “Narkoarkitektët i bëjnë shërbim narkopolitikës së Ramës”, tha Vasili, duke shtuar se arkitektura nën këtë qeveri ka humbur kuptimin e saj si një bashkëjetesë harmonike me mjedisin dhe interesat e qytetarëve.
Sipas tij, projektet në Tiranë janë një formë betonizimi agresiv që rrezikojnë gjelbërimin, cilësinë e jetës dhe shëndetin publik.
“Do ta betonizojmë komplet, në mënyrë të veçantë Tiranën… nuk do të lëmë asnjë gram gjelbërimi”, citoi Vasili si mendësinë e arkitektëve të afërt me qeverinë, duke shtuar se gjithçka është në funksion të pastrimit të parave.
Vasili:
Gangrena e një pushteti të shpërdoruar dhe shumë të gjatë, në të gjithë pluralizmin shqiptar është Edi Rama.
Edi Rama ka qenë vitin ‘98, ka hyrë në vitin e 28 të tij, dhe ku në këto 28 vite, 26 vite Edi Rama nuk është shkulur nga karrigia e ekzekutivit, pra e atyre posteve ku vihen firma, dhe e ka filluar si ministër i Kulturës në vitin ‘98, ka vazhduar vite me radhë si ministër 20 % i Bashkisë së Tiranës, ka vijuar për 12 vite me radhë si kryetar bashkie, dhe natyrshëm sigurisht jeto faktet të padiskutueshme dhe krijimi i kësaj risie gangrenoze që përfaqësohet nga Edi Rama dhe nga askush tjetër, sepse Edi Rama është njeriu që pavarësisht dështimeve të mëdha, pavarësisht skandaleve të jashtëzakonshme…
Ju e dini se Edi Rama e ka filluar që ditën e parë karrierën e tij me skandale, askush nuk e ka harruar skandalin e fasadave të ministrive kur ky ishte ministër kulture, një çështje që nuk është mbyllur kurrë dhe ai ishte fajtor i drejtpërdrejtë.
Pastaj batërdinë me Bashkinë e Tiranës ku shqiptarët u njohën për herë të parë me 20% e me 30%, me rrëmbimin e parave pafund dhe krijimit të një skeme korruptive gjigande e cila bëri pjesë edhe shumë media shqiptare të cilat që në atë kohë dhe vazhdojnë sot e kësaj dite të jenë sigurisht në varësi të këtyre parave të fëlliqura, e më tej 12 vjet si kryeministër i Shqipërisë, tregojnë që ky njeri ka qenë njeri i ngjitur pas karriges, e ka pasur gjithmonë karrigen që i vinte era korrupsion, dhe njeri që edhe përpara dështimeve dhe përpara skandaleve të jashtëzakonshme…
Narkoarkitektët i bëjnë shërbim narkopolitikës së Ramës, se ju e kuptoni shumë mirë, arkitekturë do të thotë një bashkëjetesë e ndërtimeve me ambiente të gjelbra, me mjedisin, me qarkullimin rrugor, trafikun etj., duke krijuar një ambient gjithmonë e më të jetueshëm e më të pëlqyeshëm për qytetarët.
Po çfarë thonë narkoarkitektët e narkokryeministrit? “Ne do ta mbushim, do ta betonizojmë komplet, në mënyrë të veçantë Tiranën, që është qyteti më i masakruar i tyre, nuk do të lëmë asnjë gram gjelbërimi, do shkatërrojmë jetën e shëndetin, do fusim trafikun nëpër vrima, nëpër rreze ku për të kaluar në Tiranë duhet të zvarritesh me orë të tëra, do mbajmë shërbime publike siç janë ato autobusët që përfundojnë tek Lana etj., edhe e gjithë kjo në funksion të politikës së narkoshtetit, pra të mos ndalen në asnjë mënyrë pastrimi i parave.”
-

Kufizimet nga Banka e Shqipërisë, gazetari: Banka e Shqipërisë po amniston pastrimin e parave në ndërtim, siç bënte me mikrokreditë
Gazetari Elkier Bushkollaj
TIRANË- Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për blerjen e shtëpive me kredi ka ngjallur mjaft interes për qytetarët, të cilët planifikojnë të krijojnë një familje apo për çiftet e reja që nisin bashkëjetesën. Gazetari Elkier Bushkollaj, i ftuar në Syri TV, e lexon këtë kufizim si një aministim të pastrimit të parave në ndërtimin e kullave, duke qenë se rregullat e reja të vendosura nga Banka e Shqipërisë kërkojnë që të ulet përqindja e financimit dhe që personi që ka në plan të blejë një banesë, të ketë më shumë para gjendje. Sipas Bushkolajt, ky rregull lehtëson thjesht pastrimin e parave, ndërsa çiftet dhe familjet e reja i vendos akoma më shumë në vështirësi.
“Nëse ti lexon raportet ndëkombëtare, ato shprehen qartë që sot fuqia e bandave shqiptare nuk është se janë më të dhunshme se bandat e tjera, as më të forta, sepse ne nuk kemi lidhje me grupet e tjera, ‘Ngangheta apo kushdo qoftë, pavarësisht pompimit që bëhet nga mediat. Por, kanë një avantazh të madh, portet shqiptare që u janë vënë në dispozicion, kanë avantazhin që nuk u janë mbyllur kalimet për në Mal të Zi, për në Greqi, apo Maqedonisë së Veriut, apo për ta ndërprerë rrugën e vjetër të heroinës që vijon prej 30 vitesh. Kanë dhe suportin e institucioneve financiare, rasti konkret, Banka e Shqipërisë sot po amniston pastrimin e parave në ndërtim, siç bënte me mikrokreditë. Dhe sot vendoset kufizime për çiftet e reja që blejnë një banesë me kredi dhe nuk vendoset për gjithë këto ndërtime e kulla që bëhen çdo ditë në mes të Tiranës dhe askush nuk bën transparencë për financimet e tyre,”- shprehet Bushkolaj. -

BSH: Depozitimi i parave përmes bankomateve u rrit me 21,5 %
Shërbimet digjitale në sistemin bankar kanë shënuar rritje edhe në depozitimin e parave përmes bankomateve.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tre muajt e parë të këtij viti, janë depozituar 13,6 miliardë lekë përmes ATM-ve.
Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, depozitimi i parave në ATM u rrit me 21,5 %.
Aktualisht, në Shqipëri numërohen 1064 bankomate, ku vetëm 408 prej tyre kanë edhe funksionin e depozitimit të parave.
Depozitimet në bankomat mund të kryhen në llogari me kartën e debitit ose të kreditit. Për të kryer depozitime parash me kartë, zakonisht duhet të respektohet monedha e llogarisë me të cilën është lidhur karta. Megjithatë, disa banka bëjnë të mundur që shumën e depozituar në lekë ta konvertojnë në monedhën e llogarisë me kursin ditor të këmbimit. -

“Toyota Auris”, për kë po vinin paratë? Nis në Belgjikë gjyqi për dosjen e bujshme
Foto ilustruese
BELGJIKË- Ka nisur në Belgjikë gjyqi për dosjen “Toyota Auris”, pas sekuestrimit në Shqipëri të parave nga trafiku i drogës në Belgjikë. Rasti “Toyota” ka nisur të gjykohet para Gjykatës Penale të Brukselit që prej kësaj të hënë. Çështja daton që nga viti 2018, kur gati 3.5 milionë euro në para “cash” u zbuluan në dy automjete Toyota Auris që mbërritën nga Belgjika dhe që duhej të ankoroheshin në portin e Durrësit në Shqipëri.
Nuk ishte asgjë tjetër veçse një rast klasik i pastrimit të parave dhe një shembull tjetër i rrënjosjes së mafies shqiptare në tokën belge. Si nisi gjithçka? Më 13 qershor 2018, dy burra u nisën me një automjet të rëndë mallrash nga Shqipëria dhe mbërritën në Belgjikë tre ditë më vonë. Më 17 qershor, një shtetas shqiptar që jetonte në Belgjikë ngarkoi disa automjete Toyota dhe kamioni kaloi përsëri Evropën, duke kaluar nëpër Gjermani, Austri dhe Itali, ku hipi në një traget në portin e Barit, me destinacion portin e vogël të Durresit, në anën tjetër të Detit Adriatik.
Sipas medias belge “L’echo”, shërbimi sekret shqiptar, i cili kishte informacione konfidenciale për mbërritjen e parave dhe njoftoi doganën e portit që kreu kontrollet. Gjatë zhdoganimit, ata zbuluan 3,366,700 euro dhe 80,000 franga zvicerane të paketuara në 106 pako të fshehura brenda dyerve të dy makinave Toyota Auris.
Një avokat dhe prokuror u dënuan në Shqipëri
Çështja belge sapo ka filluar, ndërsa në Shqipëri janë dënuar me nga 4 vjet burg avokati shqiptar Radovan Çela — i cili po ndiqet penalisht edhe në çështjen belge-por edhe ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka.
Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?
Kjo çështje është bërë si fillim publike nga asokohe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti i Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Balla e fitoi edhe gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.
Fillimisht për këtë dosje u arrestuan 6 persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka. Vladit iu dha vetëm një vit e gjysmë burg për veprën penale të mosdeklarimit të parave në kufi, duke sfumuar akuzën fillestare “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Për të njëjtën çështje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka i cili u gjykua për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Çeka ishte shoferi i kamionit.
Në shkurt të këtij viti, belgët erdhën në Shqipëri dhe pritën për dy orë e 20 minuta ishkryedemokratin Lulzim Basha, i cili u mor në pyetje nën cilësinë e personit në dijeni. Por nuk dihet nëse ish-kryedemokrati do të thirret sërish në Belgjikë për të dëshmuar në gjyq./ZËRI -

32 episode, me autobusë u transportuan rreth 3 mln euro! Si ‘Visi i Pojës’ përdori ‘Hawala’, për të paguar 500 kg kokainë në Ekuador
32 episode të transferimit të miliona eurove nga Italia në drejtim të Shqipërisë janë dokumentuar nga SPAK dhe antimafia italiane për grupin kriminal të ‘Visit të Pojës’. Deri në 332.500 euro dhe 2240 franga zvicerane shkonte tranferta më e madhe, e cila është bërë në korrik 2020 përmes ‘Firenze Lines’.
Çdo detaj i transfertave organizohej përmes komunikimeve në SKYECC, ndërsa ndiqej rrugëtimi nga persona përgjegjës, të vendosur nga grupi i Elvis Doçit. Sa për transportimin e mbi 332 mijë eurove, ato janë pritur nga Orgest Shqevi, i treti në hierarkinë e grupit kriminal të ‘Visit të Pojës’.Pjesë nga dosja
SPAK thotë se nga analiza e komunikimeve në aplikacionin SkyECC, ka rezultuar. metoda e transferimit të parave është bërë nëpërmjet rrugëve informale të transportit për të anashkaluar kontrollet zyrtare doganore. Sipas prokurorisë besimi i ndërtuar ndërmjet shoferave të identifikuar të autobusëve dhe përzgjedhja pikërisht e tyre, nga pronarët e parave ka qenë pika thelbësore e funksionimit të kësaj metode. Ata në mënyrë të vazhdueshme kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin për transferimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal. Kjo marrëdhënie është e bazuar në një ekuilibër të përfitimit reciprok, pasi dhe shoferat marrin një përqindje të caktuar për transportin e parave dhe rrezikut që të dy palët marrin përsipër. Nga episodet e zbardhura janë rreth 3 milionë euro paratë e transferuara, të cilat kanë mbërritur pa probleme në duart e trafikantëve në Shqipëri.Një detaj i veçantë në dosjen e SPAK për grupin e ‘Visit të Pojës’, i cili i shpëtoi arrestimit gjatë operacionit “ura” në bashkëpunim me antimafien e Barit, është episodi që flet për transferimin e parave përmes një metode të quajtur Hawala”.
Një transferim prej 505,650 dollarësh amerikanë, që do të shkonin drejt amerikës së jugut për të paguar blerjen e një ngarkesë prej 500 kg kokainë në Guajakil të Ekuadorit, që do të trafikohej drejt Evropës.Pjesë nga dosja
Për pagesën, e cila është realizuar më 24 shkurt 2021, Elvis Doçi ka bashkëpunuar me Juxhin Drazhin dhe Artan Sulejmanin, Sistemi informal i njohur “ Hawala” është një metodë e transferimit të parave pa lëvizur në të vërtetë të holla fizike. Ky është një sistem alternativ financiar që operon mbi bazën e besimit. Një person i dorëzon një shumë një agjenti lokal (i quajtur haëaladar), i cili më pas e njofton një koleg në një vend tjetër për të dhënë të njëjtën shumë marrësit. Ky transaksion nuk kalon përmes bankave dhe nuk lë gjurmë. Në rastet e grupeve kriminale, të cilat duhet të shmangin kontrollet zyrtare si në rastin e HaËala është ideal. I padukshëm, i shpejtë dhe praktikisht i pashoqërueshëm me burimin origjinal të fondeve.Skema (në anglisht) si funksionin transferimi “Hawala”
Tranferimin e 505 mijë dollarësh ia kërkon vetë Elvis Doçi i cili i shkruan Artan Sulejmanit.
“…tani të dal direkt në temë, mos të lodh. Kam një mik që po ngarkon gjëra nga Ekuadori. Ka bërë disa punë këtë periudhë dhe është i interesuar edhe për aty në Valenca… me çanta nuk bëhet?”.
Pas shumë komunikimesh, më 24 shkurt 2021, Artan Sulejmani dyshohet se ka realizuar transfertën, që është dërguar drejt Amerikës së Jugut dhe janë marrë fizikisht nga “Nino” që sipas hetimeve është Juxhin Drazhi. Transferta është bërë përmes një agjencie këmbimi valutor në Vlorë. Në këtë episod dyshohet se është përfshirë edhe Nexhmedin Danaj, pronar i televizionit kabllor “Vlora Cable”, që tashmë është vendosur nën sekuestro.