Në tetor të vitit 2023, Shqipëria doli zyrtarisht nga e ashtuquajtura “lista gri” apo statusi i monitorimit të shtuar për pastrimin e parave.Ndërkohë, raporti i fundit i MONEYVAL (Komitet ekspertësh i Këshillit të Europës për vlerësimin e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit) për Shqipërinë i takon qershorit të vitit 2023 dhe në të vlerësohej se Shqipëria ka…
Tag: parave
-

Goditja e organizatës së Suel Çelës/ Dy ndërtesat që u sekuestruan në Itali, përdoreshin për pastrimin e parave të drogës
Këto janë pasuritë e sekuestruara të organizatës kriminale të Suel Çelës në Itali. Guarda di Finanza, e cila koordinoi operacionin së bashku me SPAK, ka publikuar imazhet e dy ndërtesave të sekuestruara në Verona.
Kompania e pasurive të paluajtshme përdorej për pastrimin e parave që shkonin nga Shqipëria, investoheshin ë ndërtim, në rikonstruksione ndërtesash, të cilat më pas jepeshin me qira. -

Tentuan të fusin pa deklaruar 22.820 franga dhe 555 euro, procedohen penalisht dy shtetasit nga Kosova
Goditet një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.
Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.
Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Tentuan të fusin para të pa deklaruara/ Dy shtetas procedohen për 22 mijë franga dhe 500 euro
Dy shtetas kosovarë janë proceduar në gjendje të lirë pasi tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga zvicerane dhe 555 euro pa i deklaruar.
Policia Kufitare e portit të Durrësit i zbuloi paratë e fshehura në trup gjatë një kontrolli të bazuar në analizën e riskut. Shuma e parave u sekuestrua si provë materiale.
Rasti është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
PKK Port, Durrës/Goditet një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.
Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.
Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. -

VIDEO – ‘Paratë derdhen lumë’ në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe bllokojnë trafikun për të mbledhur kartëmonedhat
Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin nga qielli, duke shkaktuar trazira.
“Shiu i pazakontë i parave” mbi Gratiot Avenue nuk ishte gjë tjetër veçse një homazh prekës për një njeri që la një gjurmë të pashlyeshme në komunitetin lokal.
Konkretisht, hedhja ajrore e parave ishte në nder të Darrell Thomas – i njohur për shumicën si “Plant” – një pronar lavazhi makinash i cili mbështeti një lagje të tërë përpara se të ndërronte jetë së fundmi për shkak të sëmundjes së Alzheimerit.
Ai e donte shumë familjen e tij, i mbështeste fqinjët e tij dhe ishte një koleksionist i zjarrtë i makinave klasike.
Iniciativa (e cila ishte dëshira e tij e fundit) u iniciua nga djali i tij, “Smoke”, i cili, së bashku me familjen dhe miqtë, vendosi të vazhdonte trashëgiminë e bujarisë së lënë pas nga i ati. “Detroit, mund të mos e dini kush ishte babai im, por ai ishte një njeri i madh”, tha Smoke. “Ai ishte një legjendë në komunitetin e tij, ai i bekoi të gjithë dhe kjo ishte dhurata e tij e fundit për të gjithë. Asgjë më shumë.” Trafiku i paparë detyroi policinë lokale të trafikut të bllokonte Gratiot Avenue për rreth gjysmë ore, pasi shumë shoferë braktisën makinat e tyre në mes të rrugës dhe dolën për të mbledhur kartëmonedhat!
💸The real airdrop.In Detroit, a helicopter dumped cash all over the highway.Drivers literally abandoned their cars mid-traffic to grab the bills.It was the last wish of a local car wash owner who asked for a “rain of money” before he passed away from Alzheimer’s.Respect pic.twitter.com/RrJXX8RHWO
— SDN Insider (@SDNInsider) June 28, 2025 -

Shqiptari nga Konispoli që kapi 100 milionë dollarë në Republikën Dominikane
Ylli Didani, udhëheqës i një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës, shpallet fajtor në SHBA
Ylli Didani, shtetasi shqiptar 48-vjeçar, është shpallur fajtor nga një gjykatë federale e SHBA-së për akuzat lidhur me trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave. Didani, i cili ka origjinë nga fshati Janjar në Bashkinë Konispol, dyshohet se ka drejtuar një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të drogës që përfshinte operacione në Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Europë.Prokuroria amerikane ka paraqitur prova të mjaftueshme që e lidhin Didani-n me aktivitetet e trafikimit dhe pastrimit të parave, përfshirë blerjen e një trualli në Republikën Dominikane me vlerë 3 milionë dollarë, duke përdorur fonde të fituara nga operacionet e paligjshme të drogës. Për të finalizuar transaksionin, ai ka përdorur një metodë të njohur si “metoda simbolike”, një sistem të paligjshëm transferimi parash që është lidhur me rrjetet e pastrimit të parave të krimit të organizuar kinez, “los Chinos”.
Në një tjetër hap të hetimit, autoritetet zbuluan se Didani ishte i përfshirë në një operacion të madh, ku më shumë se 3,400 ton kokainë u kapën në pesë anije të ndryshme mes viteve 2019-2020. Vlera e drogës, në rrugët e shpërndarjes, arrinte më shumë se 100 milionë dollarë. Po ashtu, hetimet zbuluan se Didani dhe bashkëpunëtorët e tij kishin projektuar një dron nënujor për të transportuar drogë të fshehur në trupat e anijeve tregtare që udhëtonin drejt Europës shkruan BW.
Pas shpalljes së fajësisë, Ylli Didani përballet me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim federal në pritje të dënimit. Hetimi i këtij rasti është kryer nga agjentët e DEA-s, IRS-CI, CBP dhe departamentet lokale të policisë në Michigan.
Ky rast është një tjetër tregues i masave të forta që po ndërmerren nga autoritetet amerikane për të luftuar trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave, një problem që ka marrë përmasa globale. -

‘Shqipëria, kërcënim për Evropën’, Vokshi: Strehë e sigurt për pastrimin e parave të drogës
Në fjalën e saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), deputetja e PD, Albana Vokshi denoncoi Shqipërinë si një qendër kryesore për pastrimin e parave të drogës, që përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe ekonominë evropiane. Sipas saj, korrupsioni i thellë dhe kapja e shtetit nga interesat kriminale kanë kthyer vendin në një “amnisti fiskale” të heshtur për krimin e organizuar, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, ku miliarda euro pasurore paligjshme riciklohen në projekte të mëdha, ndërkohë që shumica e apartamenteve mbeten bosh.
Ajo i bëri thirrje Këshillit të Evropës për hetime urgjente dhe përforcim të luftës kundër krimit të organizuar, duke paralajmëruar se kjo situatë rrezikon jo vetëm Shqipërinë, por edhe integritetin financiar dhe stabilitetin e gjithë kontinentit.
Fjalimi në PACE:
Albana Vokshi: I nderuar President, të nderuar kolegë,
Ajo që mund të duket si një çështje shqiptare, në të vërtetë është një kërcënim për sigurinë evropiane.
Hetime të fundit nga Radio France dhe gazeta gjermane Die Zeit konfirmojnë atë që shumë shqiptarë e shohin çdo ditë me sytë e tyre: Shqipëria është kthyer në një qendër kryesore për pastrimin e parave të drogës, duke i shërbyer rrjeteve ndërkombëtare të trafikut, të cilat veprojnë në shumë vende të Bashkimit Evropian. Një nga mediat më të mëdha amerikane, Fox News, vetëm dy ditë më parë e quajti kryeministrin shqiptar “Ramaduro”.
Ka një shqetësim në rritje. Grupet kriminale nuk e kanë më të vështirë të legjitimojnë fitimet e tyre. Shqipëria ua zgjidh këtë problem, duke ofruar një mënyrë të lehtë për të pastruar dhe ricikluar pasuritë e paligjshme përmes projekteve të ndërtimit me vlera prej miliarda eurosh.
Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me korrupsionin. Ka të bëjë me kapjen totale të shtetit shqiptar nga interesat kriminale.
Lejet e ndërtimit nuk jepen mbi bazë merite apo tregu, por si shpërblime politike, shpesh për subjekte që nuk kanë as kapitalin minimal të nevojshëm. Në shumicën e rasteve, aktorët e vërtetë pas këtyre projekteve janë rrjete kriminale. Dhe personi që i autorizon lejet, është vetë Kryeministri. Po të vini sot në Tiranë, është e mbushur me kulla të larta, shumë të tjera janë në ndërtim, e të tjera kanë marrë leje. Çdo vit miliarda euro në ndërtim. Por mbi 40% e apartamenteve në këto ndërtesa janë bosh. Në Tiranë, çmimi për metër katror ka kaluar shumë qytete të BE-së: 3000, 5000, tashmë gjenden edhe me 10.000 euro për metër katror. Unë nuk mund t’i përballoj këto apartamente. Shqiptarët nuk mund t’i përballojnë. Nëse marr një kredi, do më duhen 50 deri në 100 vite për ta shlyer. Atëherë, kush i blen?
Ajo që dikur BE-ja e ndaloi si një amnisti fiskale formale, sot duket se po zbatohet në heshtje: një pakt i fshehtë mes politikës dhe krimit të organizuar.
Siç shkruan Die Zeit, edhe arkitektët ndërkombëtarë të ftuar nga kryeministri Rama kanë shprehur shqetësimin se kush do t’i blejë këto kulla, dhe nëse ata po shërbejnë në fakt për të legjitimuar pastrimin e parave.
Të nderuar kolegë,
Pse e ngre këtë shqetësim? Sepse nuk është vetëm cështje e Shqipërisë.
Kjo nuk po shkatërron vetëm ekonominë shqiptare, por po minon integritetin financiar evropian. Kur këto fonde kriminale pastrohen në Shqipëri, ato hyjnë sërish në BE, duke shtrembëruar tregjet dhe duke dëmtuar konkurrencën e ndershme. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit në të gjithë kontinentin tonë.
Ndërkohë, popullsia e Shqipërisë po bie në mënyrë dramatike, popullsia po plaket.
Një qeveri e kontrolluar nga interesat e trafikut nuk mund të garantojë as demokraci, as stabilitet. Këto interesa do të prodhojnë shumë shpejt përplasje, pandëshkueshmëri dhe, destabilizim rajonal.
Prandaj, i bëj thirrje kësaj Asambleje dhe Këshillit të Evropës të veprojnë pa vonesë:
• Të hetojnë origjinën e kapitalit në bumin e ndërtimit në Shqipëri.
• Të shqyrtojnë lidhjet politike-kriminale në nivelet më të larta të qeverisë.
• Dhe të mbështesin rritjen e ndërgjegjësimit në luftën kundër krimit të organizuar.
Sa më gjatë të heshtim, aq më i madh do të jetë dëmi — jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vlerat që pretendojmë të mbrojmë në të gjithë Evropën dhe komunitetin transatlantik. -

Me mijëra euro të falsifikuara/ Printonte para në shtëpi, arrestohet një person në Prishtinë
Një person me iniciale L.A. është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për falsifikim të parave.
Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë realizimit të kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar afro 5 mijë euro dhe gjësende të tjera të dyshimta.
“Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, thuhet në njoftim.
Më poshtë gjeni provat që u gjetën gjatë kontrollit tek i dyshuari:
Ballkani përballet me temperatura përvëluese– 123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;– 12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;– 1 telefon iPhone;– 2 x 100€ = 200 €– 108 x 20€ = 2,160 €– 40 x 10€ = 400 €– 23 x 50€ = 1,150 €– 4 x 100€ = 400 €– 5 x 50€ = 250 €– 5 x 20€ = 100 €– 7 x 10€ = 70 €– 11 x 5€ = 55 €
Në total, shuma e parave të sekuestruara është 4,796.40 euro. -

“Rama po shpërblen krimin”, Saraçi paralajmëron: Pastrimi i parave në Shqipëri rrezikon tregun europian, veçanërisht…
I ftuar në një emision televiziv, theksoi se në qendër të skemës së pastrimit të parave në Shqipëri nuk janë më organizatat kriminale, por vetë Edi Rama.
Saraçi shprehet se, përmes lejeve të ndërtimit të dhëna personave pa kapacitet financiar dhe me lidhje të dyshuara me krimin, qeveria po u krijon organizatave kriminale një rrugë të sigurt për të futur paratë e pista në ekonomi. Ai theksoi se ky fenomen nuk po dëmton vetëm ekonominë shqiptare, por po shndërrohet në kërcënim për tregun e përbashkët europian, përfshirë Gjermaninë, ku ndikimi i konkurrencës së pandershme tashmë ndihet.
Saraçi e cilësoi këtë situatë si një “amnisti fiskale e heshtur” që, sipas tij, ishte premtuar paraprakisht për botën e krimit nga vetë kreu i qeverisë.Ai artikull, më shumë sesa për interesin e opinionit publik shqiptar, është edhe për interesin publik gjerman. Kjo sepse pastrimi i parave në Shqipëri jo vetëm që po shkatërron ekonominë shqiptare, por po kthehet në një problem real edhe për ekonominë e Bashkimit Evropian. Paratë e krimit, pasi pastrohen në Shqipëri, kanalizohen sërish jashtë vendit, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme përfshirë edhe në Gjermani.
Ajo që po ndodh në Shqipëri nuk kemi pse ta mësojmë nga mediat e huaja e shohim çdo ditë me sytë tanë, edhe pse mediat shqiptare nuk e pasqyrojnë. Po ndodh një shpërblim i hapur që Edi Rama po u bën organizatave kriminale përmes dhënies së lejeve të ndërtimit.
Dikur deshi të miratonte amnistinë fiskale një nismë që u ndalua me forcë nga BE-ja. Por kjo që po ndodh tani është pikërisht ajo amnisti fiskale e heshtur, e premtuar paraprakisht për organizatat kriminale.
Atje ku jepen leje për ndërtim kullash, janë vetëm 2-3 kompani që mund të justifikojnë realisht vlerën e investimit. Ndërkohë, 90% e lejeve jepen për kompani apo individë që nuk kanë as kapitalin minimal për të ndërtuar një kullë.
Por a është individi që merr lejen ai që po ndërton vërtet? Apo është organizata kriminale ajo që qëndron pas? Në të vërtetë, ajo leje është thjesht një pikë e vendosur nga Edi Rama. Më pas, kompanitë që bashkëpunojnë me organizatat kriminale u tregojnë pikërisht këtë “pikë” si vendin ku të fusin paratë e pista.
Skema nuk funksionon thjesht si pastrim i parave nga organizatat në qendër të saj është vetë Edi Rama. -

Pastrimi i parave në Shqipëri, problem për BE, Saraçi: 90% e lejeve për anonimët, Rama garant!
I ftuar në emisionin Task Force, kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, theksoi se në qendër të skemës së pastrimit të parave në Shqipëri nuk janë më organizatat kriminale, por vetë Edi Rama.
Saraçi shprehet se, përmes lejeve të ndërtimit të dhëna personave pa kapacitet financiar dhe me lidhje të dyshuara me krimin, qeveria po u krijon organizatave kriminale një rrugë të sigurt për të futur paratë e pista në ekonomi. Ai theksoi se ky fenomen nuk po dëmton vetëm ekonominë shqiptare, por po shndërrohet në kërcënim për tregun e përbashkët europian, përfshirë Gjermaninë, ku ndikimi i konkurrencës së pandershme tashmë ndihet.
Saraçi e cilësoi këtë situatë si një “amnisti fiskale e heshtur” që, sipas tij, ishte premtuar paraprakisht për botën e krimit nga vetë kreu i qeverisë.
Pjesë nga deklarata:
Ai artikull, më shumë sesa për interesin e opinionit publik shqiptar, është edhe për interesin publik gjerman. Kjo sepse pastrimi i parave në Shqipëri jo vetëm që po shkatërron ekonominë shqiptare, por po kthehet në një problem real edhe për ekonominë e Bashkimit Evropian. Paratë e krimit, pasi pastrohen në Shqipëri, kanalizohen sërish jashtë vendit, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme përfshirë edhe në Gjermani.
Ajo që po ndodh në Shqipëri nuk kemi pse ta mësojmë nga mediat e huaja e shohim çdo ditë me sytë tanë, edhe pse mediat shqiptare nuk e pasqyrojnë. Po ndodh një shpërblim i hapur që Edi Rama po u bën organizatave kriminale përmes dhënies së lejeve të ndërtimit.
Dikur deshi të miratonte amnistinë fiskale një nismë që u ndalua me forcë nga BE-ja. Por kjo që po ndodh tani është pikërisht ajo amnisti fiskale e heshtur, e premtuar paraprakisht për organizatat kriminale.
Atje ku jepen leje për ndërtim kullash, janë vetëm 2-3 kompani që mund të justifikojnë realisht vlerën e investimit. Ndërkohë, 90% e lejeve jepen për kompani apo individë që nuk kanë as kapitalin minimal për të ndërtuar një kullë.
Por a është individi që merr lejen ai që po ndërton vërtet? Apo është organizata kriminale ajo që qëndron pas? Në të vërtetë, ajo leje është thjesht një pikë e vendosur nga Edi Rama. Më pas, kompanitë që bashkëpunojnë me organizatat kriminale u tregojnë pikërisht këtë “pikë” si vendin ku të fusin paratë e pista.
Skema nuk funksionon thjesht si pastrim i parave nga organizatat në qendër të saj është vetë Edi Rama.
