Mediat italiane prej ditësh e konsideronin të mbyllur zgjedhjen e Fabio Paraticit si drejtori i ri sportiv te Milani. Madje u tha se marrëveshja ishte gati dhe mungonte vetëm zyrtarizimi.
Megjithatë, gjatë bisedimeve mes palëve, ka pasur një kthesë të papritur. Paratici dhe Milani nuk kanë rënë dakord në disa pika të klauzolës, të cilat lidheshin me pezullimin e tij në Itali, i cili i përfundon në Korrik.
Momentalisht negociatat janë ndalur dhe kuqezinjtë kanë filluar të shikojnë për alternativa të tjera.
Sipas mediave pranë klubit, drejtuesit po studiojnë emra të tjerë dhe në skenë është rikthyer Igli Tare.
Shqiptari dukej pranë kuqezinjve në rolin e drejtorit sportiv, si dëshirë e madhe e Zlatan Ibrahimovic. Megjithatë Furlani vendosi për Paraticin, duke e lënë jashtë gare atë.
Tani që negociatat me Paraticin kanë ngecur, palët mund të rikthehen sërish te Igli Tare dhe po e studiojnë si mundësi, për shkak të njohurive të mëdha që ka nga eksperienca 15-vjeçare te Lazio.
Tag: paratici
-

“Ngec” Paratici, në skenë te Milani rikthehet Igli Tare
-

EMRI/ Milani zgjedh Drejtorin e ri Sportiv
Fabio Paratici do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit. Klubi kuqezi ka marrë vendimin dhe roli drejtues i është besuar një emri të njohur në Itali.
Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, CEO i Milanit, Giorgio Furlani udhëtoi këtë të Martë drejt Londrës për të mbyllur akordin dhe firmosjen e kontratës me Paraticin.
52-vjeçari rikthehet në Serinë A, aty ku ka qenë drejtor sportiv dhe ekzekutiv i Juventusit. Paratici është i pezulluar në Itali deri më 20 Korrik të vitit 2025, për shkak të hetimit të fitimeve kapitale në të cilat ai ishte i përfshirë te Juventusi.Atij i është besuar revolucioni i Milanit dhe shpresojnë të rikthejnë klubin në krye të futbollit italian dhe jo vetëm.
Për rolin e drejtorit sportiv u përfol edhe Igli Tare, si një dëshirë e Zlatan Ibrahimovic, por një marrëveshje mes palëve nuk u finalizua. -

Igli Tare më larg Milanit, Furlani takon Paraticin, ish-drejtori i Juventus favorit për t’iu bashkuar kuqezinjve
Igli Tare është tashmë zgjedhja e dytë e Milanit sa i takon postit të drejtorit sportiv. Kuqezinjtë kanë avancuar në bisedimet e tyre për ta afruar në këtë rol, Fabio Paratici, ish-drejtori i Juventusit, aktualisht në këtë pozicion tek Tottenham në Premier League.
Kaosi i javëve të fundit te Milani, shoqëruar me protestën e fortë të tifozëve kundër drejtuesve, ka zbehur pozitat e Zlatan Ibrahimovic, i cili në fakt ishte njeriu që po sponsorizonte ardhjen e mundshme të Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit.
Mesa duket, vendimin final për këtë çështje do ta marrë administratori i deleguar i klubit, Giorgio Furlani. Ky i fundit ka biseduar konkretisht me Paraticin për të arritur një marrëveshje të mundshme mes palëve.Janë biseduar detajet e zgjidhjes së kontratës së Paraticit me Tottenham, por edhe idetë e tij mbi projektin teknik të Milanit të së ardhmes, që nga trajneri e deri tek grupi i lojtarëve.
Referuar mediave italiane, në këtë moment Fabio Paratici është kandidati kryesor për postin e drejtorit sportiv të Milanit, ndërsa Igli Tare konsiderohet zgjedhja e dytë.
Fabio Paratici u gradua drejtor tek Juventus në vitin 2011 dhe në epokën e tij, e cila zgjati 11 vjet, Juventus fitoi 19 trofe, duke kaluar një nga momentet më të mira të historisë së vet./vizionplus.tv