Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka mbajtur fjalën në seancën e sotme plenare duke e vënë theksin tek paratë e buxhetit të shtetit dhe koncensionet.
Braçe u shpreh se kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet, qoftë ai një ministër apo çfarëdo posti tjetër. Sipas tij tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publike.
“Në këtë sallë ka deputet që dinë ta lexojnë buxhetin dhe ka që nuk dinë. Të dyja palët kanë zhurmuar fortë dhe kanë gënjyer shumë. Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve të fundit politike që u mbajtën në vend. Për çdo pensionist është e qartë se çfarë do ndodh. Më në fund po flas me kartëmonedha dhe me mijë lekë. Është diferencë e madhe nga qindarkat tek mijë lekë në pensione. Çfarë kam unë për pensionet.
Hiqeni edhe argumentin për rishpërndarjen e fondit të fund vitit për pensionet. Jam kam bërë me dije edhe ministrit të financave dhe ekonomisë që qeveria duhet të llogarisë bonusin sistematik të pensionit për vitin e ardhshëm. Çdo e ardhur shtesë në skemën e pensioneve duhet të përdoret për politikë pensionesh dhe asgjë më shumë.
Vitin 2026 paga minimale shkon në 50 mijë lekë. Problemi është produktiviteti i shërbimeve publike dhe administratës. Jemi me suficit primar dhe rregulli i artë i buxhetit materializohet më së miri. Borxhi publik vazhdon të bjerë. Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publik. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për cilin do që korrupton dhe grabit skemën. Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë. Risku në buxhet vjen nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore, kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo qoftë dhe nuk përmbush detyrim in e parave duhet të largohet”, tha Brace në seancë plenare.
Tag: paratë
-

“Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet”/ Braçe : Koncensioneve që u mbaron kontrata, të kthehen…
-

Braçe në Kuvend: Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka mbajtur fjalën në seancën e sotme plenare duke e vënë theksin tek paratë e buxhetit të shtetit dhe koncensionet.
Braçe u shpreh se kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet, qoftë ai një ministër apo çfarëdo posti tjetër. Sipas tij tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publike.
“Në këtë sallë ka deputet që dinë ta lexojnë buxhetin dhe ka që nuk dinë. Të dyja palët kanë zhurmuar fortë dhe kanë gënjyer shumë. Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve të fundit politike që u mbajtën në vend. Për çdo pensionist është e qartë se çfarë do ndodh. Më në fund po flas me kartëmonedha dhe me mijë lekë. Është diferencë e madhe nga qindarkat tek mijë lekë në pensione. Çfarë kam unë për pensionet.
Hiqeni edhe argumentin për rishpërndarjen e fondit të fund vitit për pensionet. Jam kam bërë me dije edhe ministrit të financave dhe ekonomisë që qeveria duhet të llogarisë bonusin sistematik të pensionit për vitin e ardhshëm. Çdo e ardhur shtesë në skemën e pensioneve duhet të përdoret për politikë pensionesh dhe asgjë më shumë.
Vitin 2026 paga minimale shkon në 50 mijë lekë. Problemi është produktiviteti i shërbimeve publike dhe administratës. Jemi me suficit primar dhe rregulli i artë i buxhetit materializohet më së miri. Borxhi publik vazhdon të bjerë. Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publik. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për cilin do që korrupton dhe grabit skemën. Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë. Risku në buxhet vjen nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore, kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo qoftë dhe nuk përmbush detyrim in e parave duhet të largohet”, tha Brace në seancë plenare. -

‘Të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ishin shumë’, Berisha për deklaratën e Ramës: Paratë i përdor për avion taksi
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën e thirrur para kryeministrisë, e ka cilësuar krun e qeverisë Edi Rama si një njeri pamëshirë, pasi sipas tij ka lënë pa ilaçe të sëmurët me kancer. Sipas tij, Rama dy ditë më vonë deklaroi se pacientët me kancer mbetën pa trajtim për shkak se ishin shumë dhe buxheti nuk kishte fonde të mjaftueshme. Berisha akuzon Ramën se paratë i përdor për të udhëtuar, për të blerë makina superluksoze dhe shishe vere.
Sali Berisha: Dhe dy ditë më vonë, Edi Rama me cinizmin më ekstrem që do ta kishte lakmi çdo njeri i pashpirt dhe çdo diktator, u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para. A ka krim më të shëmtuar se të pohosh këtë? Sigurisht që para kishte dhe jo aq sa kërkonin ata, por u garantoj ju edhe 10 herë më shumë. Asnjë vështirësi. Dhe nuk ka vend në Europë as Afrikë ku ato të mungojnë. Dhe se mungesa e atyre ilaçeve përbën krim të vërtetë. Por paratë i përdor Edi Rama për t’i depozituar në bankat offshore. Paratë i rrëmben për t’i transportuar me aeroplanin e tij në dispozicion. Paratë i përdor për të udhëtuar me avion taksi 22 milionë euro.Për të ndërtuar këtu pas kryeministrisë Kopshtin e Edenit për të kënaqur sytë e tij dhe për të vjedhur bashkë me autorin e tij. Paratë i përdor për të blerë vetura superluksoze dhe super të kushtueshme. Shishe vere 34 mijë euro. Paratë i transporton ai me avionin e tij. Natyrisht për të sëmurët nuk mbeten para. Për të sëmurët mbetet dënimi i asaj sëmundje.Dhe siç e dëgjuat, duke iu drejtuar këtyre të sëmurëve, u thotë se unë kam edhe eksperiencë të hidhur personaleTani do i them këtu, nuk ka pafytyrësi më të madhe se kjo që bëre ti. Se ajo eksperienca personale që ke ti, dhe unë uroj ta kalojë me sukses të plotë, ka marrë çdo mjekim që ekziston mbi botë. Kurse ata ishin të njerkës, qytetarët e thjeshtë i le në spital pa ilaçe. Dhe ka pafytyrësi të thuash se ke eksperiencë personale. Ke pafytyrësi personale, pamëshirësi të plotë. -

Berisha: Kjo është foltorja e dytë, jo për shpëtimin e opozitës por të Shqipërisë
Nga foltorja para kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha tha se foltorja s’ka më synim që të shpëtojë opozitën, por Shqipërinë.
“Me represion dhe agresonin ndaj saj, por përsëri sot ajo mblidhet në foltoren e 2. Foltorja që s’ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtoje Shqipërinë nga regjimi i krimit. Ndaj edhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar me gardistë, ushtarë, Edvin je i pashpresë, fundi yt nga ky shesh do të vijë. Ne jemi në një regjim i cili është i kalbur nga koka te këmbët, nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë, vendosmëria jonë për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do të mbahet në këmbë me SKAP-in e partisë, që mendon se do mbahet në këmbë me dhunë, terror, blerje shitje, pazare, pro idealet janë ideale, janë më të fuqishme, janë forcë nukleare e njeirut, janë forca nukleare e shoqërisë janë forca e së cilës asgjë nuk i reziston Ju ftoj në këtë mision të vazhdojmë betejën tonë, si misonarë, ja ku jemi. Lali vjedhësin e nisëm ku e ka vendin, Lubinë e Ramën do ti nisim të Veliaj”, tha Berisha.
Berisha: Paratë e të sëmurëve me kancer i përdori Rama për avion privat e makina luksiBerisha drejtuar qytetarëve ka folur gjithashtu dhe për mjekimet e pacientëve në Spitalin e Onkologjikut. Berisha akuzon Ramën e ka përdorur paratë e pacientëve të sëmurë me kancer për të bërë udhëtime të shtrenjta me avion privat e për mallra luksi.
“Zgjedhja ishte të votohej në përmbysje të Kushtetutës se ajo nuk mund të bënte interpelancë. Dy ditë më vonë, Rama me cinizmin më ekstrem, që do t’ia kishte lakmi çdo njeri pa shpirt dhe cdo diktator u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para. A krim më të shëmtuar se ky?
Sigurisht që para kishte, por jo aq sa kërkoni ata. Ju garantoj unë dhe 10 herë më shumë. Mungesa e atyre ilaçeve përben krim. Paratë i përdori Rama për ti depozituar në bankat ofshore. Paratë i rrëmben për ti transportuar me aeroplanin e tij, i përdor për të udhëtuar me avion taxi 22 milionë euro, për kopshtin e Edenit për të kënaqur sytë e tij. Paratë i përdor për të blerë vetura super luksoze, shishe vere 34 mijë euro. Për të sëmurët nuk mbeten para, por dënimi i asaj sëmundje.
Iu drejtua këtyre të sëmurëve duke i thënë se pa pasur një ekeperiencë të hidhur personale. Ajo eksperienca personale që ka ai, ka marrë cdo mjekim që ekziston mbi tokë, ndërsa ata të njerkës, qytetarët e thjeshtë i le në spital pa ilaçe, dhe ne pafytyrësi të thuash që ke eksperiencë personale. Ndaj dhe e mbyll parlamentin sepse do që këto mos ti thuhen në sy, mos tia marrin vesh qytetarët. Nëse kishe eksperiencë personale ,ajo duhet të ishte detyrim shumë më i madh për t ëbrë për secilin fëmijë dhe të rritur, burrë dhe grua, i agresuar nga ajo sëmundje, të ketë të njëjtat ilaçe”, tha Berisha.
-

Për ata që e kanë “shkelur” moshën 60-vjeçare: Mbajeni gjallë dashurinë…
Për 60-vjeçarët:
1. Është koha të përdorësh paratë që ke kursyer gjatë gjithë jetës. Përdori për vete, jo për të bërë të ndihen mirë ata që nuk i njohin sakrificat që ke bërë për ti patur, veçanërisht personat që nuk janë as të familjes.
Kujdes: nuk është momenti për të bërë investime, të sjellin vetëm ankth dhe këtë periudhë duhet ta jetosh në paqe dhe qetësi.
2. Ndalo së shqetësuari për gjendjen financiare të fëmijëve dhe nipërve; mos u ndje ne faj kur shpenzon paratë e tua për vete. Tani, e kanë ata përgjegjësinë.
3. Nuk duhet të mbështetësh asnjë nga familja jote; bëhu pak egoiste. Bëj një jetë të shëndetshme, pa stërmundime fizike. Bëj gjimnastikë në mënyrë modeste dhe festo çdo ditë.
4. Bli gjithnjë më të mirën, në fund të fundit e bën për vete. Kujto që në këtë periudhë, objektivi yt kryesor është të shpenzosh paratë për vete, për shijet dhe kapriçot e tua. Pas vdekjes paratë sjellin vetëm urrejtje dhe mllef.
5. Mos i jepni rëndësi asgjëje. Në jetë çdo gjë kalon, si momentet e bukura që duhet të kujtohen, ashtu edhe ato të këqia që duhet harruar me shpejtësi.
6. Pavarësisht nga mosha, mbaje gjithnjë të gjallë dashurinë.
7. Bëj dush të përditshëm; bëhu mendjemadhe, shko shpesh tek parukierja, bëj thonjtë, shko tek dermatologu, tek dentisti dhe përdor parfume e kremëra me masë.
Meqë tani nuk je në majë të formës tënde fizike, të paktën kujdesu në çdo drejtim.
8. Mos u përpiq të jesh shumë moderne, përpiqu të jesh klasike. Është e trishtueshme të shohësh persona të një moshe të caktuar me krehje dhe veshje të bëra për të rinj.
9. Lexo libra dhe gazeta, dëgjo radion, shiko programe të mira në tv, përdor internetin, nis dhe përgjigju e-mail-ve, telefonoi miqve. Qëndro gjithnjë e përditësuar.
10. Respekto opinionet e të rinjve, megjithëse ndonjëherë mund të gabojnë.
11. Mos e përdor kurrë shprehjen “në kohën time”, sepse koha jote është sot.
12. Mos u josh për të jetuar me fëmijët ose nipërit megjithëse herë pas here mund të shkosh ti takosh si mikeshë. Merre më mirë një kujdestare që të shoqërojë dhe të ndihmojë me punët e shtëpisë, por vetëm nëse ke nevojë të ndihmohesh.
13. Zhvillo një “Hobby” si të udhëtosh, të ecësh, gatuash, lexosh, kërcesh, të rritësh një mace, një qenush, kujdesu për bimët, luaj me letra, golf, përdor internetin, pikturo, bëj vullnetaren ose koleksiono diçka.
Bëj atë që të pëlqen dhe atë që të lejojnë mundësitë e tua financiare.
14. Prano të gjitha ftesat e pagëzimeve, diplomimeve, ditëlindjeve, martesave, konferencave. Vizito muzeume, shko në fshat… E rëndësishme është të dalësh nga shtëpia për pak.
Por nuk duhet të ndihesh keq kur nuk të ftojnë sepse ndonjëherë nuk është e mundur. Sigurisht kur ishe e re nuk ftoje prindërit e tu gjithnjë.
15. Fol pak e dëgjo më shumë, sepse jeta jote dhe e kaluara jote të interesojnë vetëm ty. Nëse dikush të pyet për këto, përgjigju shkurt dhe përpiqu të flasësh për gjëra të bukura dhe të këndshme.
Mos u pendo kurrë për asgjë. Fol me ton të ulët dhe mirësjellje. Mos kritiko asgjë, prano situatat ashtu si janë. Çdo gjë është kalimtare. Kujto që shpejt do kthehesh në shtëpinë tënde dhe rutinën tënde.
16. Dhimbjet dhe vështirësitë do jenë gjithnjë të pranishme, Mos i bëj më keq se janë, duke folur për to. Përpiqu ti zhvlerësosh. Në fund të fundit të interesojnë vetëm ty, janë probleme të tuat dhe të mjekëve të tu.
17. Mos ji shumë besimtare tani në moshë, duke u lutur e përgjëruar gjithë kohën si një fanatike.
18. Qesh, qesh shumë, qesh me gjithçka, je me fat, ke patur një jetë të gjatë dhe vdekja do të jetë vetëm një fazë e re e pasigurtë, kështu siç ka qenë e paqartë e gjithë jeta jote.
19. Nëse dikush të thotë që tani nuk bën asgjë të rëndësishme, mos u shqetëso. Gjërat më të rëndësishme tashmë kanë ndodhur dhe historia jote, e bukur ose jo tashmë është shkruar.
20. Mos hiq dorë. Ka akoma zjarr në shpirtin tënd, ka akoma jetë në ëndrrat e tua, sepse çdo ditë është një fillim i ri, sepse ky është momenti më i mirë për të jetuar e shijuar jetën.
Si mendoni ??!!
Është koha për të reflektuar, se vera ta mundëson këtë reflektim!
(Postuar në Fb nga Nora Malaj)
ObserverKult
Lexo edhe:
50 THËNIE FRYMËZUESE NGA GËTE: SECILI TA PASTROJË DERËN E VET DHE E GJITHË BOTA DO TË JETË E PASTËR!
Johan Volfgang von Gëte (Johann Wolfgang von Goethe) ishte jo vetëm shkrimtar, por edhe piktor, shkencëtar, biolog, fizikant teorik, dhe dijetar.
Johan Volfgang von Gëte është konsideruar si një nga figurat më të mëdha në letërsinë perëndimore.
“Fausti” i tij cilësohet si një nga veprat më të mëdha të letërsisë moderne evropiane.
Në vazhdim ObserverKult ua sjell 50 thënie më frymëzuese nga Gëte:
1- Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.
2- Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.
3- Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para.
Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Korrupsioni në qeveri, ministri Szijjarto i kërkon BE-së të ndalojë financimin
Bota E Enjte, 13 Nëntor 2025 20:02
Bashkimi Evropian duhet të ndalojë dërgimin e parave të qytetarëve evropianë në Ukrainë pas skandalit të fundit të korrupsionit, tha sot në Facebook ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.
“Brukseli ka financuar operacionet e shtetit ukrainas me paratë e popullit evropian për shumë vite. Ndërkohë, korrupsioni po lulëzon në Ukrainë, kështu që nuk është çudi që askush nuk ka parë ende një raport të saktë se si janë shpenzuar fondet e marra nga BE-ja… Dhe çfarë dëshiron Brukseli? Të dërgojë edhe më shumë para në Ukrainë, te presidenti Zelensky, në rrethin e ngushtë të të cilit u zbulua së fundmi një rrjet i madh korrupsioni”, tha Szijjarto.“Është koha për të ndaluar këtë çmenduri, duhet të ndalojmë së dërguari paratë e qytetarëve evropianë në Ukrainë!”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se për sa kohë që partia “Fidesz” mbetet në pushtet, populli hungarez mund të jetë i sigurt: paratë e popullit hungarez nuk do të shkojnë në Ukrainë”, shtoi ai.



