Tag: paratë

  • “I gjithë shiu na hyn në shtëpi”/ Qytetari: Asnjë kompensim për dëmet e tërmetit se jemi demokratë! Berisha: Diskrimimin i egër politik

    “I gjithë shiu na hyn në shtëpi”/ Qytetari: Asnjë kompensim për dëmet e tërmetit se jemi demokratë! Berisha: Diskrimimin i egër politik

    Kryedemokrati Sali Berisha vizitoi një familje të dëmtuar nga tërmeti i viti 2019 në Durrës, që ende nuk është dëmshpërblyer.

    Berisha: Nuk i japin zgjidhje se nuk paguan ryshfet dhe nuk është demokrat
    Qytetari: Kur shkojmë te bashkia, ata e dinë që ne jemi demokrat dhe nuk na japin  zgjidhje. Madje thonë i ka marrë paratë ky po nuk di të flasë është fukara
    Berisha: Shikoni si i vjedhin paratë, s’di të flasë ky thonë se i ka marrë paratë
    Qytetari: Kur bie shi, ne vëmë kovat këtu se hyn i gjithë shiu Brenda. Ndërsa ata të tjerët që janë me PS-në i kanë marrë me kohë shtëpitë dhe i ndajnë sipas qejfit. Shtëpitë e tërmetit i kanë marrë të gjithë këta që janë në pushtet, kurse ne fukarenjtë nuk kemi marrë asgjë. E drejta nuk është asgjëkundi.
    Berisha: Pra, pasurim edhe në kurriz të të tjerëve, korrupsion dhe çnjerëzi edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature. Ka fituar edhe gjyqet, por mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet, ndërsa të tjerët I kanë ngritur nga e para shtëpitë duke mos pasur asnjë dëmtim nga tërmeti. Sako është një ‘Gjush’ me pantallona. Ndaj dhe 11 maji është përgjigjja. Jo vetëm kaq, por ata kanë hall se ti nuk jep ryshfet. Ata ia kanë dhënë paratë e tua dikujt tjetër, kurse këtij i thonë se i ke marrë paratë. Por gjykata ka faktuar se ti nuk i ke marrë paratë.
     

    Top Channel

  • Berisha akuzon kryebashkiaken e Durrësit: Sako është një Vangjush me pantallona, simbol i korrupsionit

    Berisha akuzon kryebashkiaken e Durrësit: Sako është një Vangjush me pantallona, simbol i korrupsionit

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në prezantimin e paketës së emergjencës nga një familje e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, u shpreh ashpër ndaj mënyrës se si po menaxhohet procesi i rindërtimit, duke e cilësuar atë si një skandal të pastër korrupsioni.
    Berisha tha se po pasurohen ata që shfrytëzojnë fatkeqësitë natyrore për përfitime personale, ndërsa akuzoi për diskriminim politik të egër, duke theksuar se në këtë proces ka mafia mbi gjykatën dhe se asnjë nuk po merr atë që i takon me të drejtë.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Pra, pasurim edhe në fatkeqësinë e të tjerëve. Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature. Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin.
    Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën. Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta.
    Këtyre ua grabisin pa ua dhanë. Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë. Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona. Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi.
    Ndaj dhe 11 maji është përgjigjja. Jo vetëm kaq, por ata kanë hall se ti nuk jep ryshfet. Ata ia kanë dhënë paratë e tua dikujt tjetër, kurse këtij i thonë se i ke marrë paratë. Por gjykata ka faktuar se ti nuk i ke marrë paratë.

  • ‘Paratë e pista legalizohen përmes ndërtimit’, Abilekaj: Rama propagandon ekonominë kriminale

    ‘Paratë e pista legalizohen përmes ndërtimit’, Abilekaj: Rama propagandon ekonominë kriminale

    Gazetari Enton Abilekaj ka kritikuar qasjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se diskursi i tij mbi programin qeverisës nuk përputhet me nevojat e qytetarëve. Në një intervistë, ai u shpreh se Rama fokusohet tek infrastruktura dhe ndërtimi, pa trajtuar problemet e cilësisë në shërbimet publike.
    Sipas Abilekajt, kryeministri shmang diskutimin mbi cilësinë e arsimit, mungesën e mjekëve dhe ilaçeve, duke u përqendruar vetëm në rikonstruksionin e godinave. Ai shtoi se ekonomia shqiptare mbështetet kryesisht te ndërtimi, një sektor që, sipas raportit të DASH, është i kriminalizuar dhe shërben për pastrimin e parave të pista.
    Gazetari argumentoi gjithashtu se rritja ekonomike e propaganduar nga qeveria është e bazuar në valuta që vijnë nga jashtë përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, çka ka ndikuar në zhvlerësimin e euros dhe forcimin e lekut.
    Në lidhje me integrimin në BE, Abilekaj deklaroi se Shqipëria nuk është gati për shkak të ekonomisë kriminale dhe problemeve me demokracinë dhe zgjedhjet e lira, të cilat janë evidentuar edhe në raportet e BE-së.
    ‘Kur foli për arsimin, nuk foli për cilësinë e mësimdhënies, kurrikulat, por përmendi vetëm godinat. Kur foli për shëndetësinë, nuk foli për mjekët e larguar, as për ilaçet që mungojnë në onkologjik apo rimbursimi, por foli për godinat e rikonstruktuara. Veç faktit që i ka të pa vërteta, nuk flet për përmbajtjen, thelbin.
    Flet si ndërtues. Kur Rama flet për ekonominë e bazon te ndërtimi. Investimet e huaja që propagandohen nga mediat e Ramës, 1 miliard nga investimet e huaja, janë blerje të pasurive të paluajtshme, mes tyre ka të huaj që blejnë në bregdet, pjesa dërrmuese i sjell këtu për të pastruar paratë sipas DASH. Mediat e Ramës u morën me Berishën që shkruante aty, por harruan që paratë e pista vijnë përmes blerjes së pasurive të paluajtshme.
    Kanë ardhur paratë e pista që pastrohen në ndërtim, është shtuar ekonomia kriminale, rritja ekonomike e Ramës që e propagandon është lajm  i keq, bazohet të valuta që vjen nga jashtë, dhe ka dobësuar euron e forcuar lekun vendas.
    Propagandojnë ekonominë kriminale. Flasim për BE dhe pasaportat, që është premtim 3D që s’janë bërë asnjëherë. Pasaporta evropiane s’do bëhet kurrë evropiane pasi s’të pranon BE, sepse ke ekonomi kriminale. Be sot është duke vendosur kufirin përfundimtar në kuadër të ndryshimeve gjeopolitike në botë. Ballkani perëndimor, përfshirë dhe Turqinë, nëse do të përfshihet në BE ose jo?!
    Të gjitha këto janë vendime që po merren me prioritet të veçantë në kushte të reja gjeopolitike që BE të mbrojë territorin nga ndërhyrjet e huaja. Në kuadrin gjeopolitik që planifikon BE, është një lëvizje që do të vijë shumë më shpejt se në një proces normal. Por a jemi ne gati, pa plotësuar kushtet me një ekonomi kriminale e keqqeverisje?! Sigurisht që nuk do të ndodhë.  Ka raprte që në Shqipëri s’ka zgjedhjet të lira. Është e disata që Rama shikohet si një njeri që s’bën zgjedhje, s’është i lirë dhe që bashkëpunon me krimin, këto të 3 janë raporte të BE’, tha Abilekaj.

  • Abilekaj: Rama propagandon ekonominë kriminale

    Abilekaj: Rama propagandon ekonominë kriminale

    Gazetari Enton Abilekaj shprehet se diskursi i kryeministrit Rama mbi programin që kërkon t’u paraqesë shqiptarëve, nuk është ai që kërkojnë qytetarët.
    Ndërsa kohët e fundit është ndalur në arsim e shëndetësi, sipas Abilekajt, Rama ka folur për infrastrukturën e jo për cilësinë dhe shërbimin që kërkojnë qyetarët.
    Në një intervistë për edicionin e pasdites në “Syri Tv” përmes një lidhje me Skype, gazetari Abilekaj tha se Rama kur flet për ekonominë, të dhënat iI bazon te ndërtimi, që sipas tij është një sektor i gjithi i kriminalizuar, një fakt i njohur edhe nga raporti i DASH.
    Sipas Abilekajt, paratë e pista po investohen në pasuritë e paluajtshme, të cilat bëhen legale përmes ndërtimit.
    Si pasojë, theksoin ndër të tjera gazetar Abilekaj, ekonomia e kriminalizuar është reflektuar edhe në zhvlerësimin e euros dhe forcimin e monedhës vendase, lekut.
    “Kur foli për arsimin, nuk foli për cilësinë e mësimdhënies, kurrikulat, por përmendi vetëm godinat. Kur foli për shëndetësinë, nuk foli për mjekët e larguar, as për ilaçet që mungojnë në onkologjik apo rimbursimi, por foli për godinat e rikonstruktuara. Veç faktit që i ka të pa vërteta, nuk flet për përmbajtjen, thelbin. Flet si ndërtues. Kur Rama flet për ekonominë e bazon te ndërtimi. Investimet e huaja që propagandohen nga mediat e Ramës, 1 miliard nga investimet e huaja, janë blerje të pasurive të paluajtshme, mes tyre ka të huaj që blejnë në bregdet, pjesa dërrmuese i sjell këtu për të pastruar paratë sipas DASH.
    Mediat e Ramës u morën me Berishën që shkruante aty, por harruan që paratë e pista vijnë përmes blerjes së pasurive të paluajtshme. Kanë ardhur paratë e pista që pastrohen në ndërtim, është shtuar ekonomia kriminale, rritja ekonomike e Ramës që e propagandon është lajm  i keq, bazohet të valuta që vjen nga jashtë, dhe ka dobësuar euron e forcuar lekun vendas”, tha Abilekaj.
    “Propagandojnë ekonominë kriminale. Flasim për BE dhe pasaportat, që është premtim 3D që s’janë bërë asnjëherë. Pasaporta evropiane s’do bëhet kurrë evropiane pasi s’të pranon BE, sepse ke ekonomi kriminale. Be sot është duke vendosur kufirin përfundimtar në kuadër të ndryshimeve gjeopolitike në botë. Ballkani perëndimor, përfshirë dhe Turqinë, nëse do të përfshihet në BE ose jo?!
    Të gjitha këto janë vendime që po merren me prioritet të veçantë në kushte të reja gjeopolitike që BE të mbrojë territorin nga ndërhyrjet e huaja. Në kuadrin gjeopolitik që planifikon BE, është një lëvizje që do të vijë shumë më shpejt se në një proces normal. Por a jemi ne gati, pa plotësuar kushtet me një ekonomi kriminale e keqqeverisje?! Sigurisht që nuk do të ndodhë.  Ka raprte që në Shqipëri s’ka zgjedhjet të lira. Është e disata që Rama shikohet si një njeri që s’bën zgjedhje, s’është i lirë dhe që bashkëpunon me krimin, këto të 3 janë raporte të BE”, shtoi ai.

  • Trump: Paratë e taksapaguesve nuk do të shpenzohen më për eksperimente

    Trump: Paratë e taksapaguesve nuk do të shpenzohen më për eksperimente

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Studimi: Paratë e blejnë lumturinë…tek ata që s’kanë para!

    Studimi: Paratë e blejnë lumturinë…tek ata që s’kanë para!

    Foto Ilustruese

    TIRANË- A e blen paraja lumturinë? Edhe pse duket si një pyetje e drejtpërdrejtë, hulumtimet e mëparshme na kanë vënë përpara gjetjeve kontradiktore, duke na lënë me një pasiguri për përgjigje.
    Puna themelore e botuar në vitin 2010 nga Daniel Kahneman  dhe Angus Deaton i Universitetit të Princeton-it kishte zbuluar se lumturia e përditshme rritej me rritjen e të ardhurave vjetore dhe se limiti ishte 75 mijë dollar në vit për të arritur një lumturi të caktuar. Hulumtimi i botuar në vitin 2021 nga Matthew Killingsworth i Universitetit të Pensilvanisë zbuloi se lumturia rritej në mënyrë të qëndrueshme nëse të ardhurat ishin më të larta se 75,000 dollarë në vit dhe pa një limit të caktuar.
    Për të kuptuar dallimet, Kahneman dhe Killingsworth u bashkuan në atë që njihet si një bashkëpunim kundërshtar, duke bashkuar forcat me profesoren e Universitetit  Penn Integrates Knowledge Barbara Mellers si arbitre. Në një artikull të ri Proceedings of the National Academy of Sciences, treshja tregon se, mesatarisht, të ardhurat më të mëdha shoqërohen me nivele gjithnjë në rritje të lumturisë. Megjithatë, marrëdhënia bëhet më komplekse, duke zbuluar se brenda kësaj tendence të përgjithshme, pasi do të ketë gjithmonë një grup të pakënaqur në çdo grup.
    “Me fjalë më të thjeshta, kjo sugjeron që për shumicën e njerëzve të ardhurat më të mëdha shoqërohen me lumturi më të madhe”, thotë Killingsworth, një bashkëpunëtor i lartë në Wharton dhe autor kryesor i studimit. “Përjashtim bëjnë njerëzit që janë financiarisht të pasur, por të pakënaqur. Për shembull, nëse je i pasur dhe i mjerë, më shumë para nuk do të ndihmojnë. Për të gjithë të tjerët, më shumë para u shoqëruan me lumturi më të lartë në shkallë disi të ndryshme.”
    Mellers gërmon në këtë nocion të fundit, duke vënë në dukje se mirëqenia emocionale dhe të ardhurat nuk janë të lidhura nga një marrëdhënie e vetme. “Funksioni ndryshon për njerëzit me nivele të ndryshme të mirëqenies emocionale,” thotë ajo. Në mënyrë të veçantë, për grupin më pak të lumtur, lumturia rritet me të ardhurat deri në 100,000 dollarë, më pas nuk tregon rritje të mëtejshme ndërsa të ardhurat rriten. Për ata që janë në rangun e mesëm të mirëqenies emocionale, lumturia rritet në mënyrë lineare me të ardhurat, dhe për grupin më të lumtur në fakt përshpejtohet me të ardhura mbi 100,000 dollarë.
    Dhe tani pyesim: A blejnë paratë lumturi?
    Studiuesit pranuan se punët e tyre të mëparshme kishte nxjerrë përfundime të ndryshme. Killingsworth, Kahneman dhe Mellers u përqendruan në një hipotezë të re se ekziston një shumicë e lumtur dhe një pakicë e pakënaqur. Për të parët, supozuan ata, lumturia vazhdon të rritet ndërsa vijnë më shumë para; lumturia e këtij të fundit përmirësohet me rritjen e të ardhurave, por vetëm deri në një prag të caktuar të ardhurash, pas së cilës nuk përparon më.
    Duke marrë një mesatare të lumturisë dhe të ardhurave të personit, Killingsworth nxjerr përfundime se si janë të lidhura dy variablat.
    “Është më e lehtë për t’u kuptuar me një shembull,” thotë Killingsworth. Imagjinoni një test kognitiv për demencën që shumica e njerëzve të shëndetshëm e kalojnë lehtësisht. Ndërsa një test i tillë mund të zbulojë praninë dhe ashpërsinë e mosfunksionimit kognitiv, ai nuk do të zbulonte shumë për inteligjencën e përgjithshme pasi shumica e njerëzve të shëndetshëm do të merrnin të njëjtin rezultat perfekt.
    A ka rëndësi nëse paratë mund të blejnë lumturinë?
    Nxjerrja e këtyre përfundimeve do të kishte qenë sfiduese nëse dy ekipet kërkimore nuk do të bashkoheshin, thotë Mellers, i cili sugjeron se nuk ka mënyrë më të mirë se bashkëpunimet kundërshtare për të zgjidhur konfliktin shkencor.
    “Ky lloj bashkëpunimi kërkon vetëdisiplinë dhe saktësi shumë më të madhe në mendim sesa procedura standarde,” thotë ajo. “Bashkëpunimi me një kundërshtar – apo edhe një jo kundërshtar – nuk është i lehtë, por të dyja palët kanë më shumë gjasa të njohin kufijtë e pretendimeve të tyre.” Në të vërtetë, kjo është ajo që ndodhi, duke çuar në një kuptim më të mirë të marrëdhënies midis parasë dhe lumturisë.
    Dhe këto gjetje kanë implikime të botës reale, sipas Killingsworth. Së pari, ata mund të informojnë për të menduar për normat e taksave ose si të kompensojnë punonjësit. Dhe, sigurisht, ato kanë rëndësi për individët ndërsa lundrojnë në zgjedhjet e karrierës ose peshojnë të ardhura më të mëdha kundrejt prioriteteve të tjera në jetë, thotë Killingsworth.
    Megjithatë, ai shton se për mirëqenien emocionale paratë nuk janë të gjitha. “Paraja është vetëm një nga përcaktuesit e shumtë të lumturisë,” thotë ai. “Paratë nuk janë sekreti i lumturisë, por ndoshta mund të ndihmojnë pak.”

  • Renzi viziton kampin bosh të Gjadrit: Italianët të shohin se ku kanë shkuar paratë e tyre! U ndërtua kot, për hir të miqësisë Rama-Meloni

    Renzi viziton kampin bosh të Gjadrit: Italianët të shohin se ku kanë shkuar paratë e tyre! U ndërtua kot, për hir të miqësisë Rama-Meloni

    Ish-kryeministri Matteo Renzi po zhvillon një vizitë në kampin e Gjadrit në Lezhë.
    Në një prononcim për mediat ai u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane.
    Një hap i tillë sipas tij do të ishte lehtësim për sistemin e burgjeve italiane dhe do të ndihmojë të burgosurit shqiptarë të jenë më afër familjarëve.
    “Mendojmë se është e drejtë që të vijmë këtu për t’u thënë italianëve shihni ku po shpenzohen paratë tuaja.
    Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali
    Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian.
    Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha ai.

  • Plani për të hequr paratë e gatshme në Evropë/ Euro digjitale, pothuajse në fazat përfundimtare

    Plani për të hequr paratë e gatshme në Evropë/ Euro digjitale, pothuajse në fazat përfundimtare

    Bashkimi Evropian po hyn në shtrirjen përfundimtare për “euro digjitale”, teksa shumë argumentojnë se ky është hapi i parë drejt zëvendësimit të plotë të parave të gatshme.
    Euro digjitale është në fazat përfundimtare të zbatimit të saj dhe do të përfshijë një mori opsionesh përdorimi për qytetarët e Bashkimit Evropian. Sipas Bankës Qendrore Evropiane (BQE), qëllimi i nismës është “ta bëjë atë sa më afër cash-it për sa i përket privatësisë, sigurisë dhe aksesit”.
    A do të shfuqizohen paratë e gatshme?
    Pavarësisht garancive, megjithatë, disa palë të interesuara mbeten të shqetësuar për hartimin dhe domosdoshmërinë e tij.
    Tipike e asaj që tha eurodeputeti gjerman Patrick Breyer në mars 2024, duke paralajmëruar: “Kjo luftë e BE-së për paratë e gatshme do të ketë pasoja të pakëndshme! Për mijëra vjet, shoqëritë në mbarë botën kanë jetuar me para të gatshme për mbrojtjen e privatësisë. Me eliminimin gradual të cash-it, ekziston rreziku i normave negative të interesit dhe rreziku që bankat të mund të ndërpresin ofertën monetare në çdo kohë. Varësia nga bankat po rritet me ritme alarmante. Ky lloj heqjeje e të drejtës ekonomike duhet të ndalet”.
    Vitet e fundit, dhe veçanërisht pas pandemisë COVID-19, pagesat digjitale dhe blerjet online janë rritur në eurozonë, ndërsa paratë e gatshme kanë rënë si përqindje e përgjithshme e pagesave nga 72% në 59% midis 2019 dhe 2022 dhe numri i kartëmonedhave në qarkullim ra për herë të parë vitin e kaluar.
    Pas kësaj tendence, në tetor 2021 BQE filloi një fazë studimi mbi mundësinë e emetimit të monedhës së saj digjitale të bankës qendrore (CBDC), euro digjitale, për të ofruar një formë shtesë të parasë publike në zonën e euros.
    Në qershor 2023, Komisioni i BE-së propozoi kuadrin ligjor që mund t’i hapë rrugën BQE-së për ta bërë realitet planin digjital të euros, dhe tani i takon ligjvënësve evropianë ta finalizojnë atë.
    “Nxitimi” i Bankës Qendrore Evropiane për të zhvendosur qytetarët evropianë në tregjet elektronike shihet nga disa si një përpjekje për të hequr efektivisht paratë e gatshme, veçanërisht kur kombinohet me ligje gjithnjë e më të rrepta për përdorimin e tij, zakonisht në emër të luftës kundër parasë së zezë, siç ishte ai i miratuar në fillim të vitit dhe që ngjalli shumë reagime.
    Me disa vërejtje se BE-ja në thelb po përpiqet të “ndalojë” paratë e gatshme në Kontinentin e Vjetër dhe ta zëvendësojë plotësisht atë me euron digjitale apo edhe me monedha të tjera digjitale.
    Heqja e bankave dhe e ATM-ve i hap rrugën heqjes së parave të gatshme
    Vendet nordike po udhëheqin rrugën në adoptimin e një të ardhmeje pa para, ndërsa vende si Armenia, Gjeorgjia dhe Gjermania kanë mbetur prapa. Vendet nordike të Evropës po ecin shumë më shpejt drejt një të ardhmeje pa para sesa pjesa tjetër e Evropës, sipas analizave të reja.
    Një faqe interneti norvegjeze e informacionit financiar, përpiloi të dhëna nga Banka Botërore, Eurostat dhe banka të tjera të disponueshme publikisht për të shqyrtuar se sa i përshtatur ishte çdo vend evropian për t’i lejuar njerëzit të paguanin pa para.
    Ata vlerësuan numrin e ATM-ve dhe terminaleve të pagesave të disponueshme për 100,000 banorë, kufirin që mbajtësit e kartës mund të shpenzojnë gjatë blerjeve pa kontakt dhe numrin e njerëzve që kryejnë transaksione bankare në internet.
    Më pak ATM do të thotë se ka më pak para në vend dhe një numër më i madh terminalesh pagesash do të thotë se ka “më shumë infrastrukturë” për transfertat elektronike.
    Analiza e tyre tregoi se Norvegjia është më e përgatitura për një të ardhme pa para: ajo ka një nga numrat më të ulët të ATM-ve dhe rreth 96% e popullsisë bën banking online, sipas analizës. Finlanda dhe Danimarka vijnë e dyta dhe e treta në analizë, sepse kanë më shumë ATM se Norvegjia dhe pak më pak terminale pagesash, por afërsisht të njëjtën përqindje të njerëzve që përdorin bankingun online.
    Holanda, Suedia, Islanda, Estonia, Lituania, Qiproja dhe Zvicra plotësojnë dhjetëshen e parë të analizës.