Tag: parashqevi

  • VIDEO – Parashqevi Simaku vijon të integrohet në jetën e përditshme, jep mesazh në anglisht dhe shqip…

    VIDEO – Parashqevi Simaku vijon të integrohet në jetën e përditshme, jep mesazh në anglisht dhe shqip…

    Parashqevi Simaku duket se i është kthyer jetës krejtësisht normale pasi doli nga spitali në Nju Jork, ku u kurua për probleme psikologjike por edhe psikike. Ajo është mjaft aktive dhe po shfaqet në video dhe foto në përditshmërinë e saj.
    Elton Ilirjani ka publikuar imazhe të këngëtares duke shëtitur në Nju Jork. Këngëtarja e njohur falenderon në anglisht por edhe në shqip në një videomesazh të shkurtër.

    Ajo shfaqet me Eltonin dhe Elvira Tata, dy persona që po i qendrojnë pranë tashmë prej shumë javësh. Simaku duket se po shijon edhe shoqërinë e dy qenëve, me të cilët duket mjaft e familjarizuar.

    Continue Reading

  • VIDEO – Parashqevi Simaku shkëlqen si kurrë më parë, Elton Ilirjani denoncon: Kjo është vjedhje e pastër

    VIDEO – Parashqevi Simaku shkëlqen si kurrë më parë, Elton Ilirjani denoncon: Kjo është vjedhje e pastër

    Parashqevi Simaku, vijon të jetë në vëmendje të fansave të saj të shumtë. Mbështetësit, janë shumë të interesuar të mësojnë nga ecuria e jetës së saj, pasi la spitalin në Nju Jork ku u kurua per rreth 1 muaj.
    Duke parë këtë interes të lartë, Elton Ilirjani shpërndan shpesh foto dhe video nga përditshmëria e kënmgëtares së njohur, të cilat sigurisht, përbëjnë “lajm” edhe për mediat.

    Orët e fundit, Ilirjani ka shpërndarë foto dhe video të Simakut, e cila shkëlqen më shumë se asnjëherë, tregues se ajo po kalon një situatë mjaft të mirë, pasi ka lënë pas problemet shendetësore.
    Megjithatë, Elton Ilirjani ka një mesazh edhe për ata që po marrin videot e këngëtares dhe i përdorin për fitime në rrjetet sociale, duke u shprehur se po e dëmtojnë këngëtaren e njohur.

    Continue Reading

  • VIDEO – “Dashuria” është klipi më i ri që rikthen së shpejti Parashqevi Simakun në muzikën shqiptare…

    VIDEO – “Dashuria” është klipi më i ri që rikthen së shpejti Parashqevi Simakun në muzikën shqiptare…

    Një këngë që celebron dashurinë. Mesa duket përmes kësaj teme, këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku do të rikthehet fuqishëm me një klip të ri në muzikën shqiptare.
    Lajmin e ka dhënë prej kohësh mbështetësi më i madh i saj, Elton Ilirjani, i cili madje ka publikuar edhe një fragment të klipit të ri që pritet të dalë së shpejti. Bie në sy bashkëpunimi me mjeshtrin ndërkombëtar të fotografisë dhe videos, Fadil Berisha.
    

    Continue Reading

  • Lajm i mirë për Parashqevi Simakun, ja çfarë pritet të ndodhë

    Lajm i mirë për Parashqevi Simakun, ja çfarë pritet të ndodhë

    Biznesmeni Elton Ilirjani ka bërë me dije se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Parashqevi Simaku do të dalë të mërkurën e ardhshme nga spitali, pas më shumë se një muaji izolim total.
    Lajmin e ka shpërndarë vetë Ilirjani përmes një postimi në Instastory, ku shkruan: “Flutura del të mërkurën nga spitali”.
    Më pas ka ndarë disa video ku tregon me detaje se çfarë do të ndodhë me Parashqevinë pas daljes nga spitali.
    “Ditën e mërkurë, Parashqevi Simaku do të lërë spitalin dhe do të t’i rikthehet jetës normale në New York, bashkë me ne. Ditën e mërkurë do të ndodhem atje për ta marrë divën tonë dhe për ta strehuar në shtëpinë e saj të re. Rrugëtimi i saj do të rinisë, edhe pse nuk është e thjeshtë. Do të shkoj ta takoj, gjithashtu do t’i çoj edhe byrek me spinaq që ajo e ka shumë qejf. Tani që ajo do të dalë, fillon puna e vërtetë, por ne duhet të jemi aty për ta ndihmuar. Ka qenë një muaj interesant, me shumë dhimbje, shpresë, frikëra të ndryshme, por që po ia dalë,” tregoi biznesmeni.
    Parashqevi Simaku ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe u shtrua në spital psikiatrik pas një krize të rëndë psikologjike që ka pasuar pas takimit me djalin e saj, Luke.
    Dikur një ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku arriti të rrëmbente zemrat e shqiptarëve me zërin e saj melodioz, por jeta e shkëputi nga vendlindja duke marrë tjetër drejtim.
    Por pas shumë dekadash në harresë, një video tronditëse ku këngëtarja shfaqej e pastrehë në rrugët e New Yokut na la të shokuar të gjithëve.

  • Parashqevi Simaku del nga spitali, ja si është gjendja e saj

    Parashqevi Simaku del nga spitali, ja si është gjendja e saj

    Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju-Jork, ku po kurohej për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Lajmin e ka dhënë Elton Ilirjani duke ndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj.
    Simakut duket e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër. “Surprizë, ia dolëm”, shkruan Ilirjani krahas videos dhe fotove të ndryshme.
    Ilirjani disa ditë më parë kërkoi të gjithë grave shqiptarë në Amerikë për këngëtaren pas daljes nga spitali. “Rrugëtimi i saj do të rinisë, do të shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e kam të dalë, do të bëj që unë të duat e saj, me atë se si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne jemi për ta kuptuar.
    I bëj të gjitha grave grave, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na bëjnë gjatë një komodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Doja ta bëj unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që përfundon këtu”, tha ajo.

  • “Dashuria”, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës, sjell këngën e saj të re

    “Dashuria”, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës, sjell këngën e saj të re

    Këngëtarja Parashqevi Simaku ka risjellë një këngë, të krijuar mbi një dekadë më parë.
    Prodhimi muzikor titullohet “Dashuria”. “A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet, teksa tregohet një pjesë nga videoklipi përmes një videoje të shkurtër, të publikuar në rrjetet sociale Elton Ilirjani, personi që ka qëndruar pranë saj, teksa artistja po rindërton jetën pasi u largua nga stacioni i trenit në New York, ku qëndronte prej kohësh.