Tag: parashqevi

  • Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur

    Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur

    Parashqevi Simaku zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” ku rrëfeu për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu gjithçka që ka ndodhur me të gjithë këto vite.

    Por tashmë lind një pyetje e rëndësishme: Kur do të vijë Parashqevi Simaku në Shqipëri? Përgjigjen e dha, siç u shpreh edhe gazetari Fevziu, si kavajse, qyteti ku ka lindur.
    Blendi Fevziu: Do vish në Shqipëri?
    Parashqevi Simaku: Kismet Zotit, ishalla!
    Blendi Fevziu: Fiks si kavajse je përgjigjur.

  • Parashqevi Simaku lë pa fjalë Blendi Fevziun: Nuk jam dashuruar kurrë në jetë

    Parashqevi Simaku lë pa fjalë Blendi Fevziun: Nuk jam dashuruar kurrë në jetë

    Showbiz E Premte, 30 Maj 2025 10:07
    Rikthimi i të madhes Parashqevi Simaku ishte për javë të tëra kryefjala e mediave në Shqipëri, por jo vetëm.
    Jeta e saj e re është komentuar gjerë e gjatë, e ndërkohë që të gjithë për më shumë se një muaj ishin “sy e veshë” nga këngëtarja shqiptare, ku gjithçka që ajo bënte kthehej në lajm.

    Në një intervistë me Blendi Fevziun për Opinion, këngëtarja ka zbuluar se ajo nuk ka dashuruar kurrë në jetë.
    Parashqevi Simaku: Nuk jam dashuruar kurrë.
    Blendi Fevziu: Kurrë, kurrë?
    Parashqevi Simaku: Asnjëherë, por kam pasur fatin të duhem shumë.

  • “Më dhanë pasaportën si Victoria Marini”, pse Parashqevi Simaku iku nga Shqipëria?!

    “Më dhanë pasaportën si Victoria Marini”, pse Parashqevi Simaku iku nga Shqipëria?!

    Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku, rrëfen për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria. Në një intervistë për “Opinion”, ajo tregon se fillimisht udhëtoi drejt Italisë, me një pasaportë të blerë.

    Nëna ime më tha, do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, që ishte një nga këto refugjatët. Qante gjithmonë, aman tha se ti je shumë e njohur. Me mikeshën time shkova në ambasadë. Ai ambasadori italian më kishte parë gjithmonë në këto mbrëmjet që bënte partia për Krishtlindje dhe më mbante mend. I thashë të lutem…Po ti je Parashqevia, tha! Mos ki merak tha, se do e marr Dash Dervishin në telefon. Do bësh gati guest room, se isha edhe e varfër.

    S’kisha asnjë lekë! Dhuratë e kisha, më sollën atë makinën diplomatike. Vjen një burrë e grua nga New York-u, dhe ata donin që të argëtoheshin, të hapnin muzikë në New York. Ishin nga Dibra e Maqedonisë, burrë e grua. Erdhën dhe më blenë një pasaportë. Ishte pasapotë e blerë, kalabreze. Victoria Marini! Unë flisja italisht, dukesha si italiane”, rrëfeu Simaku.

    Në 9 mars 1992, mbërriti në New York të Shteteve të Bashkuara.

    “U shokova kur erdha. Gjëja e parë thoja është pse është qielli kaq i lartë, në Shqipëri ato retë i kemi si kapele. Më dukej sikur kisha shkuar në një botë tjetër. Shqiptarët këtu më donin shumë.”

    Thekson se në atë fitonte shumë me muzikën.

    “Për ne ishte përrallë!”

  • Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja

    Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja

    Parashqevi Simaku, ka rrëfyer së fundmi detaje për periudhën e jetës së saj kur jetonte në rrugët e New York-ut, si e pastrehë dhe larg dritave të skenës. Në një intervistë për emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, këngëtarja ka sqaruar të vërtetën pas fotove që disa muaj më parë tronditën rrjetin, ku ajo u shfaq e braktisur në rrugët e Amerikës.

    Simaku ka habitur me deklaratën teksa është shprehur se e kishte zgjedhur vetë atë mënyrë jetese teksa u shpreh:
    “Pse mos të rrija jashtë? Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë. Kishim vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të isha jashtë. Ishte e imja. E quaj një pjesë të mirë të jetës sime, absolutisht.”

  • “Të shkuara, të harruara!” Parashqevi Simaku rrëfehet sonte në “Opinion”

    “Të shkuara, të harruara!” Parashqevi Simaku rrëfehet sonte në “Opinion”

    “Realizimi i një interviste me Blendi Fevziun”, u shpreh Elton Ilirjani për dëshirën e Parashqevi Simakut gjatë daljes së tij në “Opinion” në Tv Klan në muajin mars.
    Një video në rrjetet sociale të Blendi Fevziut  e konfirmon tashmë se intervista në Nju-Jork, sipas dëshirës së artistes shqiptare, është realizuar dhe do të transmetohet sonte.
    Pas gjetjes së këngëtares nga një video e kanalit amerikan ABC7NY, ku Simaku merrte ndihma bamirësie, kureshtja rreth saj vetëm është shtuar. Prej muajit dhjetor, ajo nuk është më e pastrehë, nuk fle më jashtë siç shprehej Elvira Tata, apo mbi gurin për të cilin ka rrëfyer Ilirjani.
    Vetë Parashqevia shprehet në videon me Fevziun se kjo tashmë është “e shkuar, e harruar.” Sa i përket  qëndrimit të saj jashtë, e komenton si “zgjedhje të saj.”
    Detajet e tjera do t’i mësojmë nga vetë ajo sonte në transmetimin e orës 21:00 të programit “Opinion” në Tv Klan.
    Blendi Fevziu: Keni kaq muaj që më pyesni ‘çfarë i ka ndodhur, çfarë i ka ndodhur’, një nga vendet më ikonike të Nju-Jorkut, t’jua thotë vetë. Si është e vërteta, Parashqevi?
    Parashqevi  Simaku: E vërteta është që hajde të shkojmë të kënaqemi se nuk do njeri të dëgjojë…Të shkuara, të harruara, themi ne.
    Blendi Fevziu: Të shkuara, të harruara?
    Parashqevi  Simaku: Po!
    Blendi Fevziu: Po pse ndenje jashtë tani?
    Parashqevi  Simaku: Po pse mos të rrija jashtë?
    Blendi Fevziu: Ishte zgjedhje e jotja?
    Parashqevi  Simaku: Posi! Me qindra amerikanë ishin përjashta si unë. Ne kishim edhe vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të rrija jashtë.
    Blendi Fevziu: Ishte zgjedhje e jotja?
    Parashqevi  Simaku: Po, ishte e imja.
    Blendi Fevziu: Dhe e quan një pjesë të mirë të jetës tënde?
    Parashqevi  Simaku: Absolutisht!/tvklan

  • Parashqevi Simaku bëhet gati për rikthimin e madh

    Parashqevi Simaku bëhet gati për rikthimin e madh

    Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare. Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte e ftuar në një darkë nga miqtë e saj, së bashku me biznesmenin Elton Ilirjanin.
    Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare, nga nëna e grimieres së saj. Duke bërë gëzuar me raki, ajo falënderon miqtë e saj dhe ndër të tjera thotë: “Na u bëftë gjak e dhjamë”.
    Që prej muajit dhjetor të vitit të shkuar, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga ana shëndetësore, tashmë diva e viteve 80 është rikthyer në muzikë. Pas lançimit të këngës në anglisht, duket se këngëtarja do të vijë dhe në Tiranë.
    “Panorama”, zbuloi që në javët e para të vitit, se grupi që po punon me të është duke përgatitur rikthimin e saj në skenën shqiptare.
    Duket se tashmë gjithçka është vendosur dhe Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator. Ka qenë pikërisht, Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar kështu se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj në Tiranë.
    Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë arsyen pse këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA.
    Iliriani rrëfen se ëndrrat e ikonës së muzikës shqiptare për Hollywoodin ishin të mëdha, por ato u shuan pasi ajo nuk zgjodhi të ishte një punonjëse seksi.

  • VIDEO – Festa e Pashkëve, uron Parashqevi Simaku, shfaqet me gotë rakie në dorë dhe rrëfen ngjarjen e veçantë

    VIDEO – Festa e Pashkëve, uron Parashqevi Simaku, shfaqet me gotë rakie në dorë dhe rrëfen ngjarjen e veçantë

    Sot është festa e Pashkëve për besimtarët e krishterë. Një ngjarje e tillë nuk ka kaluar pa vëmendjen edhe të shqiptarëve që jetojnë në SHBA. Mes tyre, edhe këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku. Në një video të shpërndarë nga mbështetësi i saj më i madh, Elton Ilirjani, ajo uron Pashkët, ndërsa tregon edhe një histori të veçantë nga jeta e saj.

    Më herët, Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte e ftuar në një darkë nga miqtë e saj, së bashku me biznesmenin Elton Ilirjanin.
    Në një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare, nga nëna e grimieres së saj. Duke bërë gëzuar me raki, ajo falënderon miqtë e saj dhe ndër të tjera thotë: “Na u bëftë gjak e dhjamë”.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet më të bukura të fëmijërisë

    Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet më të bukura të fëmijërisë

    Showbiz E Diel, 20 Prill 2025 21:21
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka ndarë sot me ndjekësit e saj një kujtim të veçantë nga fëmijëria, teksa ka festuar Pashkët. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, artistja ikonë ka rrëfyer emocionet e saj lidhur me këtë festë dhe figurën e dashur të gjyshit.
    “Kujtimet më të mira që kam të fëmijërisë është kur vinte gjyshi im me një bastun që jetoi 105 vjeç. Babai im ndante një qengj me vëllain e tij, se ata ndiqnin delet si çoban dhe e kishin për gjynah të hanin një qengj një djalë dhe një qengj një tjetër. E ndanin në gjysme. Ne nuk hanim kurrë mish qengji veç Pashkëve. Gjyshi im vinte me bastun, 2-3 orë ecte, vinte në shtëpi dhe hante mish qengji dhe byrek me qumësht, i dridheshin duart dhe këndonte këngët e bukura.”, shprehet këngëtarja.

  • Ambasadori Ervin Bushati takon ikonën e muzikës, Parashqevi Simaku në SHBA: Këngët e saj ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare

    Ambasadori Ervin Bushati takon ikonën e muzikës, Parashqevi Simaku në SHBA: Këngët e saj ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare

    Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati është takuar para pak ditësh me këngëtaren e shquar shiptare Parashqevi Simaku. Takimi u bë në një mbrëmje të organizuar në nder të fotografit Fadil Berisha që ka bërë bashkë ambasadorin me yllin muzikës shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.
    “️Parashqevi Simaku shkëlqen për Shqiptarët kudo në botë. Në mbrëmjen në nder të ikonës se artit Fadil Berisha, këngët e Parashkës ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare”, ka shkruar Bushati krahas disa fotove që ka publikuar.
    Parashqevi Simaku, e cila kishte shumë vite që jetonte e pastrehë dhee braktisur nga familja në New Jork, ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar. Disa muaj më parë, këngëtarja u pa në një video të publikuar nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma sociale dhe endej rrugëve. Parashqevi Simaku u ndihmua nga shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe jo vetëm, ndërsa tashmë i është rikthyer muzikës duke sjellë një këngë të re.

  • VIDEO – Dy yje bashkë në skenë, Inva Mula dhe Parashqevi Simaku, e ndezin me shkodranen “Ky marak…”

    VIDEO – Dy yje bashkë në skenë, Inva Mula dhe Parashqevi Simaku, e ndezin me shkodranen “Ky marak…”

    Dy yje të muzikës shqiptare, krah përkrah në skenë. Parashqevi Simaku i është rikthyer interpretimit të këngëve, ndërsa në skenë me të është shfaqur edhe një yll tjetër e mirënjohur ndërkombëtarisht, Inva Mula.
    Dy artistet kanë dhuruar spektakël në një event për fotografin e mirënjohur shqiptar Fadil Berisha. Emocionet janë të papërshkrueshme, teksa Parashqevi Simaku, “ndez” atmosferën me këngën shkodrane “Ky marak…”. Më poshtë, videot e publikuara nga mbështetësi më i madh i Parashqevisë, biznesmeni Elton Ilirjani.
    

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!